Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

PS mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës, do të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati

7 September 2024 at 22:07

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka zbardhur agjendën e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila mblidhet këtë të diel në Durrës.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja nga e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

The post PS mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës, do të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati appeared first on Gazeta Si.

Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë

7 September 2024 at 22:07

Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjelle destabilitet për partinë.

“Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë. Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë.”

Paralel me zgjedhjet brenda saj, PD e ka fokusin të reforma zgjedhore dhe kërkon rikthimin në tryezën e dialogut për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse. Bardhi thotë se ftesa për bashkëpunim e mazhorancës është e mirëpritur nëse ajo do të pranojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

“Nuk kam pasur kontakt me Peleshin. Asnjëherë dhe në asnjë moment grupi i PD s’ka refuzuar të diskutojë çështje që janë në interes të publikut dhe për një reformë zgjedhore kuptimplotë, siç e kërkon OSBE/ODIHR-i, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bërë detyrën tonë në bashkëpunim me mazhorancën sepse ndryshimet në Kod kërkojnë shumicë të cilësuar.”

Mazhoranca ka kërkuar bashkëpunim edhe për Komisionin Antikorrupsion, por demokratët vijojnë ta refuzojnë.

“Për ne, nëse Rama do kishte vullnet për shtet ligjor, kjo s’ka nevojë për komision të posaçëm, mjafton që qeveria të përmbushë detyrimet. Fakti që është kthyer në shtet krimi, ku zbulojmë afera korruptive me dëme mln euro, tregojnë se komisioni i posaçëm është propaganda për zgjedhjet e ardhshme”.

Nisja e sesionit të vjeshtës e gjen opozitën me një strategji të re të aksionit të saj politik në parlament. Por qëndrimi do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës, thotë Bardhi.

“Qëllimi jonë s’ka qenë kurrë të bllokojmë punën e parlament, por nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete e të plotë zgjedhore, është në detyrën e opozitës për të reaguar me çdo formë e mjet për t’iu imponuar kësaj nevoje që nuk është thjeshtë e opozitës, por është nevojë e Shqipërisë.”

Krahas betejës në Kuvend, Bardhi thotë se vjeshta e gjen opozitën edhe në sheshe me qytetarët, me qëllim largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. /TvKlan

The post Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë appeared first on Gazeta Si.

Analiza: Çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Lukashenko?

By: Ardit
7 September 2024 at 22:04

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mërkurën se do të falë edhe 30 burgosur të tjerë politikë, rasti i tretë i lirimit të të burgosurve politikë në tre muajt e fundit. Emrat e atyre që do të lirohen nuk janë bërë publik, por e burgosura politike më e njohur, figura opozitare Maria Kalesnikava nuk pritet […]

The post Analiza: Çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Lukashenko? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Viti i ri shkollor/ Rama: Mbi 238 mijë nxënës janë pajisur me tekstet shkollore falas

By: rozalb
7 September 2024 at 20:19

Në prag të vitit të ri shkollor, kryeministri Rama njofton se mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekstet shkollore falas për vitin 2024-2025. Nga ky program përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze. Pajisja e nxënësve me libra falas realizohet përmes financimit nga…

Source

Berisha: Zëvendësuesi i Rrumbullakut, është emëruar nga Suel Çela

By: Ardit
7 September 2024 at 21:07

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së tij, u ndal dhe të shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm te Policisë, Muhamet Rumbullaku, ku u shpreh se ai që zëvendësoi Rrumbullakun është emërtesë e Suel Çelës. “Dje shkarkuan Rrumbullakun, i cili u shndërrua në një vegël të verbër dhe u […]

The post Berisha: Zëvendësuesi i Rrumbullakut, është emëruar nga Suel Çela appeared first on BoldNews.al.

“Krimi ka pushtuar Shkodrën”/ Berisha: Ushtarët e tij janë qeveritarët dhe policia

By: Ardit
7 September 2024 at 20:38

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, komentoi ngjarjet kriminale të ndodhura një pas një në qytetin e Shkodrës, teksa për këtë fajësoi drejtpërdret qeverinë. ‘‘Krimi është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë […]

The post “Krimi ka pushtuar Shkodrën”/ Berisha: Ushtarët e tij janë qeveritarët dhe policia appeared first on BoldNews.al.

Veliaj jep lajmin për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime! Do tregojmë se dimë ta mbajmë Tiranën të pastër

By: Java News
7 September 2024 at 20:10

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë sot, për të gjithë punonjësit që kujdesen çdo ditë që Tirana të jetë e pastër.

Duke lajmëruar nisjen e një aksioni të madh pastrimi nga kompania publike Eco Tirana, e cila do të shtrihet në të gjitha zonat, edhe jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private, Veliaj tha se me kalimin e emergjencës së krijuar, bashkia do të rrisë pagat dhe shpërblimet për punonjësit.

“Ajo që Tirana na e dha me 60 mijë vota diferencë është kjo skuadër, është ky ekip, janë këta njerëz të mrekullueshëm. Ajo që ka ndryshuar masivisht është mënyra si ne i trajtojmë punonjësit tanë. Punonjësit tanë kanë punuar edhe më përpara për kompanitë private, por punonin në të zezë. Shkonte i merrte administratori lekët te bankomati dhe punëtorit i jepte vetëm gjysmën sepse gjysma tjetër u shkonte pronarëve.

Një nga gjerat që kemi luftuar është edhe puna në të zezë e atyre që bëjnë një nga punët më të ndershme dhe më të vështira të qytetit, punën e pastrimit. Ndaj, do të vazhdoj të përpiqem që, pasi të kalojmë këtë emergjencë, të vazhdojmë me rritjen e rrogave, të vazhdojmë me shpërblimet për Vitin e Ri, për të gjithë punonjësit e Eco Tiranës, të cilët bëjnë punën më të vështirë. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve në këtë situatë kritike që po kalojmë, por unë jam i bindur se siç kemi menaxhuar çdo krizë, do e menaxhojmë edhe këtë me shumë sukses”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se pavarësisht kësaj situate, qyteti nuk do të dorëzohet dhe puna do të vijojë me të njëjtin ritëm si ditën e parë.

“Dua që sot t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të fokusohemi sidomos në zonat e reja që kemi marrë në administrim, ta kalojmë këtë situatë emergjence, dhe teksa vijnë mjetet e reja me kazanët e rinj, do të vazhdojmë ta mirëmbajmë territorin, por mbi të gjitha do i tregojmë qytetit të Tiranës se nuk dorëzohemi, do të punojmë si ditën e parë, dhe do ta bëjmë këtë qytet xixë”, tha Veliaj.

Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

7 September 2024 at 19:08

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili me rastin e vendosjes së shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, e quajti Bulliqin mashtrues.

Bulliqi, duke iu kundërpërgjigjur Hysenit, ka thënë se “është për të ardhur keq, por nuk është e papritur që një person si Ekrem Hyseni i cili ka humbur orientimin politik, përpiqet të më përbaltë mua në një moment kaq të rëndësishëm për qytetin tonë siç ishte përurimi i shtatores së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova”.

“Në këtë moment ai dhe partia e tij duhet të ndjehen të turpëruar që për 20 vjet në pushtet nuk arritën ta nderojnë asnjëherë Presidentin Rugova, por e keqpërdorën gjithmonë figurën dhe personalitetin e tij për përfitime elektorale”, ka shkruar Bulliqi, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “Ekrem Hyseni si një mjeran politik që s’dinë nga të kapet nuk është në gjendje të kuptojë se respekti dhe nderimi për një figurë si Dr. Ibrahim Rugova shkon përtej interesave të ngushta personale”.

“Në përfundim, dua t’ju kujtoj të gjithëve se historia nuk shkruhet nga ata që ulërasin më shumë, por nga ata që punojnë për të mirën e përbashkët, si dhe që dinë t’i nderojnë figurat meritore në historinë e lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/

The post Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik appeared first on Telegrafi.

Asamble Kombëtare vetëm me të rinj? Zbardhen detajet e planit të Ramës, çfarë pritet të ndodhë nesër

By: Java News
7 September 2024 at 19:54

Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes një rikompozim i thellë brenda PS-së, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës.

Një program politik transformues brenda PS, sipas modelit të Laboristëve të Tony Blair, të cilin e shtriu në filozofinë qeverisëse, përfshirë pushtetin lokal përmes Rilindjes urbane.

I vetëdijshëm se Rilindja po shkon drejt një kapitulli të ezauruar, e ndjen nevojën e të krijuarit të mekanizmave të ri transformues, përballë një plakje të pa-shmangshme 34 vjeçare të kësaj force politike dhe elektoratit mbështetës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.

Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 8 Gushtit në Durrës.

Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.

Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund Korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Elena Kaçe,

Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialist të dielën.

Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.

Tetë shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.

Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit.

Të gjitha këto zhvillime të pritshme nga asambleja, raporto, gazetari Muhamed Veliu, do të shërbejnë për të qartësuar dinamikat e brendshme të kësaj force politike, të ardhmen e fatit politik të shumë figurave aktuale të PS-së, e mbi të gjitha për të zbuluar planet afatgjata të Edi Ramës për partinë që drejton, nga ku më i afërmi fitimi një mandati të katërt në parlamentaret 2025.

Biden pret për herë të dytë brenda verës Starmer, zbardhen pikat që do të diskutohen

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:12

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të presë kryeministrin britanik, Keir Starmer për një takim dypalësh më 13 shtator, tha të premten Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit do të kenë një diskutim të thellë mbi një sërë çështjesh globale me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, sigurimin e lirimit të pengjeve dhe marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, mbrojtjen e anijeve ndërkombëtare. në Detin e Kuq nga kërcënimet Houthi të mbështetur nga Irani dhe avancimi i një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, tha në një deklaratë zëdhënësja, Karine Jean-Pierre.

Biden dhe Starmer do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin SHBA-MB për të siguruar zinxhirët e furnizimit dhe për të rritur elasticitetin ndaj klimës.

 Zëdhënsja tha gjithashtu se Biden do të nënvizojë rëndësinë e vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këtë takim të dytë që nga zgjedhja e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden pret për herë të dytë brenda verës Starmer, zbardhen pikat që do të diskutohen appeared first on Euronews Albania.

Rama: Investimi dinjitoz në shkollën 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela”, kushte moderne për 274 nxënës e mësues

By: rozalb
7 September 2024 at 17:41

Shkolla 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” në Gorre, të Kurbinit është gati për të hapur dyert në shtator për 274 nxënës dhe mësues. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e rindërtuara të kësaj shkolle ku procesi mësimor do të zhvillohet në mjedise me standarde dinjitoze. “Një tjetër shkollë e rilindur hap dyert këtë vit të ri mësimor”, shkroi Rama.

Source

Mazniku: Qeveria me 208 mjekë stomatologë dhe me 154 kabinete dentare mbulon 213 mijë fëmijë në shkolla

By: njeshi
7 September 2024 at 17:34

“Me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve. 208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar. Të angazhuar për të siguruar që…

Source

Boçi: Politika e kriminalizuar, po mbyt jetën dhe qetësinë e Shkodrës

By: Ardit
7 September 2024 at 17:22

Pas ngjarjes kriminale të shënuar në vend dhe në Shkodër, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë edhe ish deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili është edhe drejtuesi politik i demokratëve në këtë qark. Sipas Boçit, ngjarjet e fundit vijnë  nga politika e kriminalizuar, e cila po mbyt jetën dhe […]

The post Boçi: Politika e kriminalizuar, po mbyt jetën dhe qetësinë e Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

“U bëra miq me ish-zyrtarët e PS”/ Beleri rrëfen jetën e burgut: Kanë rezerva për padrejtësitë që iu ka bërë SPAK

By: Ardit
7 September 2024 at 17:03

Teksa u lirua disa ditë më parë nga Gjykata e Fierit, ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës, dhe eurodeputeti i sapo zgjedhur Fredi Beleri, ka komentuar eksperiencën 16 mujore në burg Në një intervistë për RTSH, Fredi Beleri, Beleri tha se në burg kishte zënë miqësi me atë që i kishte kundërshtarë politikë, apo ish-bashkëpunëtorë të […]

The post “U bëra miq me ish-zyrtarët e PS”/ Beleri rrëfen jetën e burgut: Kanë rezerva për padrejtësitë që iu ka bërë SPAK appeared first on BoldNews.al.

U hiqet licenca 11 noterëve, Manja njofton aksionin

By: E.K
7 September 2024 at 16:49

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar heqjen e licencës për 11 noterë në mbarë vendin si dhe sekuestrimin e 17 arkivave noteriale. Operacioni është zhvilluar gjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Sipas ministrisë, kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve. “Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka forcuar dhe intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale në […]

The post U hiqet licenca 11 noterëve, Manja njofton aksionin appeared first on FaxWeb.

Rama: 154 kabinete dentare në shkolla, trajtim falas për mbi 213 mijë nxënës

By: Java News
7 September 2024 at 16:54

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar që me nisjen e vitit të ri shkollor do të hapen 154 kabinetet dentare të reja në ambiente ku do të zhvillohet mësimi.

Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar është lancuar nga qeveria në 2022 dhe ka si qëllim përkujdesjen për fëmijët e grup moshave 6-14 vjeç në shkolla.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu kanë publikuar të dhënat se sa fëmijë përfitojnë nga ky program.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se “me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve”.

“Janë 208 mjekë stomatologë që japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar” shkruan Rama.

Më tej Rama shkruan se, “të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm.

/a.r

Prapaskenat në mbledhjen e PD, zbardhen debatet në Këshillin Kombëtar

7 September 2024 at 15:20

Siç pritej, emrat e drejtuesve politik të PD në 12 qarqe për fushatën e 2025, por edhe disa vendimmarrje të debatuara të grupit parlamentar demokrat në muajt e fundit, nuk kanë kaluar pa debate dhe kundërshti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Flamur Noka, Edi Paloka ishin dy pritësit kryesor të sulmeve dhe deklaratave që u bën nga disa anëtarë të Këshillit Kombëtar, kur erdhi fjala për drejtuesit politik, por edhe për votën pro të PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Myslim Murrizi, Osman Stafa, Apollon Baçe, ishin ndër 3 zërat kryesor që spikatën gjatë mbledhjes ku kërkuan që të sqarohen se përse PD pranoi një sistem listash jo plotësisht të hapura. Kësaj kërkese llogarie i dha përgjigje Oerd Bylykbashi, i cili shpjegoi se sistemi që do të përdoret në 2025 është më i mirë se ai në 2021.

Por pjesa më e nxehtë e mbledhjes, aty ku në disa momente edhe tonet u ngritën ishte pika ku pati kritika ndaj disa drejtues politik që deri para pak kohësh cilësoheshin si mbështetës të Gazment Bardhit. Por këtyre shigjetave të Murrizit të drejtuara ndaj Bardhit, Gjekmarkajt apo ndonjë tjetri, iu doli përpara Flamur Noka i cili u shpreh se si Bardhi kanë kontribute të çmuara në disa prej kauzave të partisë, Bardhi me aksionin në parlament, dhe Gjekmarkaj duke ndërkombëtarizuar çështjen për lirimin e liderit demokrat, Sali Berisha.

Një qëndrim të fortë mësohet të ketë mbajtur edhe Edi Paloka, i cili duke thënë se në pranverën e ardhshme përballja për PD do të jetë për mbijetesën e saj politike, tha se në rast humbjeje nuk ka më justifikim por mbajtje përgjegjësish duke nisur nga ai i pari e me radhë, gjithë lidershipi i partisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prapaskenat në mbledhjen e PD, zbardhen debatet në Këshillin Kombëtar appeared first on Euronews Albania.

Kostot për votën e diasporës| Si do kryhet e sa do i kushtojë buxhetit të shtetit

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 15:20

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës 2025 shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do mundet të votojnë nga aty pa iu dashur që të vijnë në Shqipëri siç kanë bërë në të gjitha proceset elektorale në këto 34 vite pluralizëm politik.

Kjo risi vjen edhe me kostot e saj që një pjesë do përballohen nga buxheti i shtetit dhe një pjesë tjetër nga emigrantët që do të marrin pjesë në proces.

Deri në mesin e nëntorit KQZ do duhet që të ketë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që specifikojnë procedurat për realizimin e votës së diasporës. 

Nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshime ligjore që u miratuan në kuvend në fund të korrikut, KQZ ka kohë 90 ditë që të nxjerrë aktet nën-ligjore.

Në ndryshimet buxhetore që pritet të shqyrtohen në shtator, qeveria ka parashikuar një fond shtesë prej 250 milionë lekësh që do të shërbejnë që KQZ të mund të ngrejë platformën ku do mund të regjistrohen emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa deri në 10 shtator do duhet të shpallen rregullat për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.

Regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë nis 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.

Kjo listë do të publikohet në faqen e KQZ, dhe nuk mund të ndryshohet më.

Votuesit nga diaspora pasi kanë marrë zarfin me fletën e votimit, do mund ta dërgojnë zarfin mbrapsht me votën e plotësuar deri në ditën e votimit dhe çdo zarf që dërgohet më pas nuk do të konsiderohet nga KQZ.

Vota e dhënë nga shqiptarët jashtë vendit do të shpërndahet sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit para largimit të tyre nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kostot për votën e diasporës| Si do kryhet e sa do i kushtojë buxhetit të shtetit appeared first on Euronews Albania.

“Të zgjedhurit e ekstremit u bënë bashkë!” / Bido për takimin e Belerit me Kryepeshkopin: Janullatos, diplomat grek me pasaportë! Pse vizitoi vetëm eurodeputetin në burg (Dokumenti)

7 September 2024 at 14:07

Nga Gazeta Si- Kreu i Drejtorisë së Arkivave Ardit Bido ka reaguar në lidhje me takimin që eurodeputeti Fredi Beleri kishte me Kryepeshkopin Ortodoks Anastas Janullatos.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se Janullatus është një diplomat grek me pasaportë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk vizitoi asnjë nga politikanët shqiptarë të burgosur, por vetëm Fredi Belerin në kohën që ai ishte në qeli.

Postimi i plotë:

A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek në pashaportë?

Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek.

Ligji 4781/2021 grek për pasaportat diplomatike, si dhe paraardhësi i tij, përcaktojnë në mënyrë të kufizuar pozicionet që më Greqi kanë të drejtë të marrin pasaportë diplomatike greke, ku në asnjë moment nuk përcaktohet kleri i Kishave jashtë Greqisë. Përjashtimin mund ta bëj vetëm ministri i Jashtëm grek, për personel diplomatik, ushtarak a të shërbimeve sekrete. Ndaj, me të drejtë lind pyetja si ai e ka këtë pasaportë?

Fakti që ai sot mban edhe pasaportën shqiptare, që nuk ia dha asnjë president ortodoks që ka pasur Shqipëria, por ia dha një bektashi, nuk ndryshon gjë. Ai, sipas enturazhit të vetë, vijon përdor vetëm pasaportën diplomatike greke, duke thyer rekordin si diplomati më jetëgjatë grek në Shqipëri, teksa në ambasada e konsullata, mbajtësit e pasaportave diplomatike ikin e vijnë.

Kur Beleri, që dikur dilte krah më krah me kreun e Agimit të Artë në Greqi, na thotë se Kryepeshkopi Anastas ka punuar për minoritetin dhe i ka dhënë Belerit kurajo të tejkalojë sfidat e gjyqit për vjedhje votash, nuk kemi asnjë arsye të mos e besojmë. Fundja, a nuk është vetë kryepeshkopi Anastas i zgjedhur jashtligjshmërisht peshkop në Greqi nga një Sinod i Shenjtë i jashtligjshëm i instaluar nga Junga ushtarake e ekstremit të djathtë në fundvitet ‘60, i lënë pa asnjë peshkopatë deri në 1990 për shkak të zgjedhjes së jashtligjshme deri sa u katapultua në Tiranë me mbështetjen e disa politikanëve shqiptarë, kundër dëshirës së besimtarëve të këtushëm? A nuk është ai që nuk ka thënë kurrë “ortodoks shqiptarë”, por ka folur për pakica e shumë etni në Kishën më homogjene, ku mbi 90% janë shqiptarë ortodoksë?

Të zgjedhurit e ekstremit sot u bënë bashkë!

The post “Të zgjedhurit e ekstremit u bënë bashkë!” / Bido për takimin e Belerit me Kryepeshkopin: Janullatos, diplomat grek me pasaportë! Pse vizitoi vetëm eurodeputetin në burg (Dokumenti) appeared first on Gazeta Si.

❌
❌