Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Lajme Shqiperi

“Fitore kyç për ecurinë në Nations League”, Sylvinho: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në të tilla nivele

7 September 2024 at 23:50

Ishte padyshim një triumf historik.

Trajneri I Kombëtares, Sylvinho është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme.

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar.

Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq. Por sa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë.

Ndryshime me Gjeorgjinë? Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa.

Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar. Kjo është puna”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al

Analiza/ Falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko, mesazh për botën

7 September 2024 at 23:37

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mërkurën se do të falë edhe 30 burgosur të tjerë politikë, rasti i tretë i lirimit të të burgosurve politikë në tre muajt e fundit.

Emrat e atyre që do të lirohen nuk janë bërë publik, por e burgosura politike më e njohur, figura opozitare Maria Kalesnikava nuk pritet të jetë mes tyre. Ajo së bashku me dy gratë e tjera, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, drejtuan një fushatë të përbashkët për ndryshim kundër zotit Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Pavarësisht kësaj, e motra e zonjës Kalesnikava, Tanya Khomich shpreson se këto raste të faljeve janë një mesazh për botën se zoti Lukashnko mund të jetë i gatshëm që të bjerë dakord për lirimin e të burgosurve të tjerë politikë në këmbim të disa lëshimeve.

Zonja Khomich shpreson gjithashtu që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet në Bjellorusi për 30 vjet, mund të jetë duke menduar mbi të ardhmen e tij personale dhe mund të jetë i hapur ndaj thirrjeve të vendeve perëndimore për lirimin e të burgosurve.

“Lukashenko nuk do që të lihet në harresë pasi të jetë kthyer paqja në Ukrainë”, i tha Zërit të Amerikës zonja Komich. “Po ashtu, ai nuk do që territoret bjelloruse të preken nga Rusia”.

Për rastin e zonjës Kalesnikava ka një emergjencë të shtuar sepse ajo dhe të burgosurit politikë më të lartë të Bjellorusisë nuk janë lejuar të kenë komunikim prej më shumë se 600 ditësh. Njerëz pranë tyre thonë se ka një errësirë totale të frikshme mbi gjendjen e tyre.

Zonjës Kalesnikava, bashkëshortit të Sviatlana Tsikhanouskayas, Siarhei Tsikhanouski dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, u është mohuar e drejta për të marrë apo dërguar letra, për të bërë takime me avokatët dhe për të kryer telefonata, sipas përkrahësve dhe të afërmëve të tyre.

Por fjalët nën zë arrijnë t’i kapërcejnë muret e burgut. Zonja Khomich tregon se i është thënë se zonja Kalesnikava, 1.7 metra e gjatë, tani peshon më pak se 45 kilogramë dhe nuk është e sigurt se do të arrijë të dalë e gjallë nga qelia.

“Merreni me mend”, tha zonja Khomich. “Është shekulli i 21-të, ne jemi në qendër të Evropës dhe dikush po vdes nga uria. Maria nuk lejohet të ketë komunikim. Ju lutemi mos e lini të vdesë nga uria”.

Zonja Kalesnikava, e cila u sëmur rëndë në burg nga ulçera ka nevojë për një dietë të veçante e cila nuk po i mundësohet, sipas të motrës.

Franak Viacorka, këshilltar i udhëheqëses së opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya, shprehu gjithashtu nevojën urgjente për lirimin e të burgosurve politikë.

Ai tha se 30 emrat në listën që do të lirohen kishin pak kohë në burg dhe ishin dënuar për shkelje të vogla, si komentimi apo pëlqimi i postimeve në mediat sociale kundër regjimit. Ndërsa thotë se është i lumtur për këdo që lirohet, ai sugjeroi se faljet nuk janë një tregues se zoti Lukashenko po zbut qëndrimin, por se thjesht po përpiqet të pastrojë figurën e tij.

“Propaganda shtetërore e reklamon si një gjest të madh humanitar nga ana e regjimit”, tha zoti Viacorka. “Është akti i Lukashenkos përpara të ashtuquajturave zgjedhje të vitit të ardhshëm për të treguar se sa human është dhe se kujdeset për njerëzit, sepse edhe mbështetësit e tij nuk janë të lumtur për shtypjet mizore që po ndodhin”.

Zoti Viacorka shprehet gjithashtu se trysnia diplomatike ndërkombëtare pati ndikim në vendimin e Presidentit Lukashenko për të falur 30 të burgosurit politikë, por se edhe opinioni publik vendas luajti rol. Ai vuri në dukje se të burgosurit që u falën nuk do të jenë plotësisht “të lirë”, por do të lirohen nga burgu dhe do të mbikqyren nëpërmjet shërbimeve sekrete, dhe disa ndoshta nuk do të lejohen që të largohen nga vendi.

“Shumica prej tyre u detyruan t’i shkruanin një letër ku të kërkonin falje nga Lukashenko, si dhe të rrëfenin krime që nuk i kanë bërë kurrë”, tha ai. “Kjo është gjithashtu një formë poshtërimi për njerëzit, por gjithashtu tregon shumë mire se si është Lukashenko. Ai dëshiron që njerëzit të njohin fuqinë e tij. Dëshiron që t’i poshtërojë dhe që ata të pranojnë pushtetin e tij”.

Pavarësisht faljes së të burgosurve, zoti Viacorka thotë se gjendja e të drejtave të njeriut në Bjellorusi është përkeqësuar kohët e fundit. Dënimet me burgim nga disa vjet janë ashpërsuar në 10 ose 15 vjet. Të burgosurit politikë detyrohen të mbajnë stema të verdha në mënyrë që të burgosurit e tjerë ta dinë kush janë dhe të mos u flasin në rast të një takimi të rastësishëm.

“Ata duan të godasin emocionalisht”, thotë Tanya Khomich, duke vënë në dukje se motra e saj e burgosur dërgohet sa në një “qeli izolimi” tek një “qeli dënimi”, të cilat sipas saj, janë dhoma të vogla me erë shumë të rëndë. Një ndryshim i madh, thotë zonja Khomich, është se në qelinë e izolimit, Maria Kalesnikavas i lejohet furça e dhëmbëve dhe sapuni, ndërsa në qelinë e ndëshkimit nuk i lejohet asnjë send personal.

Përballë shtypjes së fortë dhe mbikqyrjes së fuqishme nga KGB-ja bjelloruse e komunikimeve elektronike, veprimtaria e opozitës po ndodh larg internetit “off line”, thotë zoti Viacorka.

“Njerëzit takohen në apartamente private dhe shpërndajnë “samizdat” materiale të shtypura në mënyrë të fshehtë. Ka edhe shumë njerëz që ndihmojnë me fushata kibernetike. Bjellorusia ka hakerë të mirë.”

Sipas zotit Viacorka, shumë nga këta “vullnetarë kibernetikë” janë punonjës shtetërorë që ndihmojnë fshehurazi opozitën, e cila u jep vendeve perëndimore informacione se çfarë dhe ndaj kujt në Bjellorusi të vendosin sanksione. Ka gjithashtu grupe që përpiqen të ndihmojnë ukrainasit dhe ta mbajnë Bjellorusinë zyrtarisht jashtë luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, zoti Viacorka thotë se fakti që opozita është në mërgim po i dekurajon njerëzit brenda Bjellorusisë që të angazhohen në ndonjë aktivitet të hapur politik në këtë moment kaosi, në një kohë që vazhdon lufta në Ukrainë.

“Ne nuk duhet t’i sakrifikojmë njerëzit ndërsa nuk kemi qartësi”, thotë ai. “Lukashenko bën gabime. Ne duam të jemi gati kur të jetë momenti i duhur. Tani për tani, ne jemi në kulmin e terrorit”.

Pavarësisht se regjimi i Lukashenkos u ka mbyllur gojën Maria Kalesnikavas dhe aktivistëve të tjerë të opozitës duke i burgosur, populli bjellorus nuk i ka harruar këta të burgosur, thotë zoti Viacorka.

Duke vënë në dukje rolin e spikatur që luajnë gratë në opozitë, shtoi ai: “E kuptoj se çfarë do të thotë forcë e gruas. Ana mashkullore toksike e Lukashenkos përballë ndjeshmërisë femërore të udhëheqësve tona, kjo është ajo që e bën lëvizjen tonë kaq të qëndrueshme”./VOA

“E merituam këtë fitore”, Ismajli pas fitores me Ukrainën: Do i bëjmë krenar të gjithë shqiptarët

7 September 2024 at 23:24

Ardian Ismajli është kthyer si protagonist në radhët e Kombëtares, duke shënuar gol që në ndeshjen e parë, pasi u la jashtë nga Silvinjo në ndeshjet e Euro 2024.

Gjithësi, ai theksoi se ajo i përkiste të kaluarës dhe se ishte i përqendruar te puna në Ligën e Kombeve, duke festuar fitoren ndaj Ukrainës.

“E kemi ditur që është skuadër shumë e fortë fizikisht, nuk ka shumë dallim nga Çekia. Por me një taktikë të jashtëzakonshme dhe luftë të paparë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Besoj që e kemi merituar këtë fitore, mendoj se është speciale se hera e parë që mundim Ukrainën.

Unë jam profesionist, e kam bërë gjatë karrierës e do të vazhdoj. Në Europian ishte zgjedhja e trajnerit, desha s’desha, duhet të pranoj. Ajo është e kaluara, të shohim të ardhmen, kemi ardhur për një cikël të ri. E rëndësishme ishte të dalim me tre pikë në një transfertë të vështirë. Tani mbetet të rikuperojmë dhe të martën të mendojmë për një ndeshje si Gjeorgjia që ka bërë ndeshje të madhe kundër Çekisë.

Nuk ka pas polemikë me trajnerin dhe nuk do ketë kurrë. Jam profesionist, që nga dita e parë e karrierës e deri në fund, nuk do ketë polemika, i kam pranuar vendimet me sportivitet. Çfarë shkruajnë portalet e disa gazetarë, nuk ka qenë e vërtetë e nuk do të ketë kurrë. Nuk do kem asnjëherë probleme me trajnerë në karrierë. Falënderoj Zotin për këtë ndeshje të madhe, ku ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Këtë gol e fitore ia kushtoj familjes që ka vuajtur shumë, do i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët dhe familje time”,- u shpreh Ismajli pas fitores ndaj ukrainasve. /i.m /abcnews.al

Fitorja me Ukrainën, Rama: Forca Shqipëri!

7 September 2024 at 23:22

Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores të Kombëtares, me një rezultat 2:1.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama ka ndarë edhe një video nga ndeshja, ndërsa shkruan: “FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA”

/abcnews.al/

“Luftë” me Ukrainën, fiton Shqipëria

7 September 2024 at 22:56

Sukses me të vërtetë historik. Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf të merituar edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Paraqitja e kuqezinjve në Pragë ishte një nga ato që nuk do të harrohen lehtë, e padyshim një konfirmim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë edhe sesa shpresuan tifozët më optimistë.

Pas një fillimi të vështirë në minutat e para, kur rivalët bënë presion pranë zonës sonë dhe qarkulluan topin, kuqezinjtë morën masat tepër shpejt.

Jo vetëm që sulmet e Ukrainës, sidomos nga krahët, u bllokuan, por edhe u dominua mesfusha, edhe rastet erdhën radhazi.

Qazim Laçi, sërish Qazim Laçi, Rej Manaj, Jasir Asani e përsëri Laçi patën mundësi për të shënuar.

Çdo mundësi shënimi erdhi me anë të aksioneve të menduara dhe kombinimeve që e zunë në befasi kundërshtarin.

Që nga portieri Strakosha, tek Ismajli, Kumbulla e Mitaj në mbrojtje, Laçi, Asllani e Ramadani në mesfushë e Manaj në sulm, të gjithë treguan personalitet, madje edhe më shumë sesa në eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian.

Mesa duket tre ndeshjet e mëdha në Gjermani, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, ishin një përvojë tepër e madhe për ekipin e Silvinjos.

Braziliani ka merita të mëdha për këtë sukses, por ka edhe fat që nga stoli mund të hedhë në fushë një Arbër Hoxha apo edhe Medon Berisha, dhe që nuk e ka problem mungesën e Brojës, Dakut, Gjimshitit dhe Ajetit.

Kombëtarja tregoi se kualifikimi në Europian nuk ishte rastësi, dhe pas Çekisë e Polonisë, kaloi me meritë edhe Ukrainën, edhe kjo finaliste në Gjermani.

Natyrisht, kohë për të festuar nuk ka, dhe as nuk mund të mendohet për një ekip që dëshiron të jetë I madh.

Këtë të martë, në “Arenën Air Albania” vjen Gjeorgjia pasi shkatërroi Çekinë me shifrat 4-1.

/abcnews.al

Nations League/ Gjermania “shuplakë” Hungarisë, Holanda e Greqia bëjnë detyrën në “shtëpi”

7 September 2024 at 22:38

Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.

Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të UEFA Nations League.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dusseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niclas Fullkrgu, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Aleksandar Pavlovic e Kai Havertz, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda ka arritur një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkzee, Reijnder, Gakpo, Weghorst e Xavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demirovic e Dzeko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionnadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kallman. /i.m /abcnews.al

Ukraina e shqetësuar për praninë e raketave balistike iraniane në Rusi

7 September 2024 at 22:25

Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se ishte e shqetësuar nga njoftimet për një transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, diplomacia ukrainase shprehet se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Teheranit dhe Moskës përbënte kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë.

Rrjeti CNN dhe gazeta Wall Street Journal njoftuan të premten se Irani kishte transferuar në Rusi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke cituar burime të paidentifikuara.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi në muajin gusht se Rusia po priste dërgimin e menjëhershëm nga Irani të qindra raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të tipit “Fath-360”. Po ashtu, dhjetëra ushtarakë rusë po trajnoheshin në Iran për të përdorur armët që komandohen përmes satelitëve për përdorim eventual në luftën në Ukrainë.

Përmbysje e çmendur, Jasir Asani zhyt topin në rrjetën e Trubin

7 September 2024 at 22:17

Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës.

Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. Rezultati shkon në 1-2. /i.m /abcnews.al

Zgjat pak avantazhi ukrainas, “Legjionarët” fillojnë festën në “epet Arena”

7 September 2024 at 22:05

Pas shumë përpjekjesh ia dolën, me “Kuqezinjtë” tanë që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morrën avantazhin në “epet Arena”.

Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al

Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:22

Zef Ndoci, 81 vjeçari nga Mirdita, ishte personazhi i kësaj të premteje në emisionin Real People për Euronews Albania, i cili rrëfeu historinë prekëse të jetës së tij.

Ndoci tregoi për jetën e vështirë për shkak të ndarjes në një moshë shumë të herët nga babai i tij, të cilin e burgosën për shkak të regjimit.

Banori i vetëm i fshatit mirditor Kodër-Spaç, i pyetur nga gazetari Flor Gjini nëse ndihet sot i lirë pas gjithë peripecive me të cilat e kishte përballur jeta, përfshirë këtu vrasjen e gjyshit të tij, arrestimin e babait nga regjimi, jeta në një moshë të herët larg tij, u shpreh kështu:

“Unë jam i lirë si njeri, sepse nuk varem nga askush.Pa liri, nuk ka jetë, Nëse një njeri nuk është i lirë, është i dhunuar nga çdo anë. Unë pendohem dhe kam merak  për gjërat që nuk kam mundur të bëj në jetë. Dua të bëj diçka të bukur. Kam pasur qejf sportin, aty e kam gjetur qetësinë tek futbolli.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People appeared first on Euronews Albania.

“Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:00

Sot një 81 vjeçar, por dikur i braktisur nga babai për shkak të regjimit komunist, Zef Ndoci tregon për emisioni Real People se kujtimet janë për të si një ditar që e mban gjithmonë me vete.

Në ktë ditar të mirditori, zbulojmë edhe vrasjen e gjyshit të tij, me të cilin ka të njëjtin emrin, Zef Ndoci, deputetit i dikurshëm i Fan Nolit.

“Atë e ka vrarë kryetari i bashkisë së Shkodrës. E vrau me një plumb, pagoi një malsor në atë kohë. E vrau me hutë, për gjyshin malsorit I dhanë 500 napolona floriri. Hakun ja ka marrë gjyshja, gruaja e vet. Edhe ajo ka vrarë dy vetë, vrasësit e burrit të saj.” -rrëfen Zefi.

Ai tregon së në kohën kur jetonin gjyshërit e tij pavarësisht kornizave morale që vendoste ajo kohë, gjyshja e tij vendosi të merrte hak ndaj personave që i vranë bashkëshortin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 22:14

Një dyqan është përfshirë nga flakët në zonën e Medresesë në Tiranë.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Teksa raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende.

The post Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale appeared first on Euronews Albania.

Triumfi ndaj Ukrainës, Armand Duka: Sukses i merituar i Kombëtares

By: rozalb
7 September 2024 at 23:36

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e cilëson si fitore të merituar suksesin ndaj Ukrainës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Duka shkruan se ekipi tregoi forcë, karakter dhe besim, pavarësisht disavantazhit. “Miq e sportdashës! Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për…

Source

Fitorja me përmbysje ndaj Ukrainës, ja kush ishte lojtari i ndeshjes (Notat)

By: rozalb
7 September 2024 at 23:24

Shqipëria arriti një fitore fantastike përballë Ukrainës me përmbysje në Ligën e Kombeve, me rezultatin 1-2 dhe duke marrë tre pikë të rëndësishme në Grupin B1. Protagonist absolut ishte Ardian Ismajli, i cili përveç golit të realizuar, ishte dhe një “mur” në mbrojtje, duke i mohuar gjithashtu një gol të sigurt ukrainasve. Për këtë arsye, “Sofascore” ka vendosur që ta vlerësojë dhe me notën më…

Source

PS mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës, do të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati

7 September 2024 at 22:07

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka zbardhur agjendën e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila mblidhet këtë të diel në Durrës.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja nga e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

The post PS mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës, do të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati appeared first on Gazeta Si.

Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë

7 September 2024 at 22:07

Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjelle destabilitet për partinë.

“Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë. Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë.”

Paralel me zgjedhjet brenda saj, PD e ka fokusin të reforma zgjedhore dhe kërkon rikthimin në tryezën e dialogut për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse. Bardhi thotë se ftesa për bashkëpunim e mazhorancës është e mirëpritur nëse ajo do të pranojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

“Nuk kam pasur kontakt me Peleshin. Asnjëherë dhe në asnjë moment grupi i PD s’ka refuzuar të diskutojë çështje që janë në interes të publikut dhe për një reformë zgjedhore kuptimplotë, siç e kërkon OSBE/ODIHR-i, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bërë detyrën tonë në bashkëpunim me mazhorancën sepse ndryshimet në Kod kërkojnë shumicë të cilësuar.”

Mazhoranca ka kërkuar bashkëpunim edhe për Komisionin Antikorrupsion, por demokratët vijojnë ta refuzojnë.

“Për ne, nëse Rama do kishte vullnet për shtet ligjor, kjo s’ka nevojë për komision të posaçëm, mjafton që qeveria të përmbushë detyrimet. Fakti që është kthyer në shtet krimi, ku zbulojmë afera korruptive me dëme mln euro, tregojnë se komisioni i posaçëm është propaganda për zgjedhjet e ardhshme”.

Nisja e sesionit të vjeshtës e gjen opozitën me një strategji të re të aksionit të saj politik në parlament. Por qëndrimi do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës, thotë Bardhi.

“Qëllimi jonë s’ka qenë kurrë të bllokojmë punën e parlament, por nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete e të plotë zgjedhore, është në detyrën e opozitës për të reaguar me çdo formë e mjet për t’iu imponuar kësaj nevoje që nuk është thjeshtë e opozitës, por është nevojë e Shqipërisë.”

Krahas betejës në Kuvend, Bardhi thotë se vjeshta e gjen opozitën edhe në sheshe me qytetarët, me qëllim largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. /TvKlan

The post Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë appeared first on Gazeta Si.

Fitorja me Ukrainën/ Silvinjo: E merituam, zëvendësimet e pakta? Është diçka që…

By: armand
7 September 2024 at 23:48

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas fitores me Ukraninën. Braziliani është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme. “Është një fitore shumë e merituar. Është fitorja e parë pas shumë kohës, që pas asaj […]

The post Fitorja me Ukrainën/ Silvinjo: E merituam, zëvendësimet e pakta? Është diçka që… appeared first on BoldNews.al.

“Fitore e madhe”/ Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë!

By: armand
7 September 2024 at 23:28

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Pas kësaj sfide për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh […]

The post “Fitore e madhe”/ Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌