Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga anija, humb jetën 22-vjeçari në Porto Romano, ishte pjesë e ekuipazhit

16 September 2024 at 13:54

Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Porto Romano. Sipas policisë së Durrësit, dyshohet se 22-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anije.

I riu ishte pjesë e ekuipazhit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

“PD do të shkrihet si parti”, Meçe: Berisha e përdori për të mbrojtur veten

16 September 2024 at 13:48

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Tirana Live” në ABc News foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen 500 faqe të SPAK.

Gjatë intervistës, Meçe tha se Partia Demokratike do të pësojë goditjen më të rëndë, pasi ish-kryeministri e përdori vetëm për të mbrojtur veten.

“Vërtetohet që paratë që janë përfituar nga një linjë korruptive janë përdorur nga Sali Berisha. Ndërsa për familjen jemi në një linjë tjetër që është e lidhur me hetimin pasuror. Dhe sipas SPAK këto para injektohet në familjen Berisha. Pra kjo bën që të mos merremi më vetëm me Berishën dhe Jamarbërin, por edhe me familjen. Nëpërmjet kësaj vepre penale implikohet gjithë familje dhe kjo ka disa sekuenca të tjera dhe këtu vijmë te PD sepse PD është “një shpk e Berishës”. Dhe këtu vijmë tek fakti që PD do të pësojë goditjen më të rëndë, sepse “shkrihet” pronari. Mekanizmi që përdor Berisha për t’u mbrojtur shkaktoi pasoja për PD. Sot rezulton që është një instrument tjetër që është bërë vepër penale. Dosja 500 faqe tashmë nuk është konspiracion. PD do të shkrihet si parti, Saliu e përdor për të mbrojtur veten. Tani kjo dosje është dosje përvëluese për familjen Berisha, sepse janë në linjën e korrupsion pasiv që të gjithë. Kapja e PD nga Sali Berisha ka qenë dëmi më i madh”, tha ai.

/abcnews.al/

Detaje të reja nga dosja 500 faqe e SPAK: Ja korrupsioni i Berishës e Malltezit

16 September 2024 at 13:32

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga dosja e ish kompleksit Partizani. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se është mësuar se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha paguante shpenzime të mëdha, pas marrjes së pronës te “Partizani”.

Sipas SPAK nis me 17 tetor 2008, historia mes Berishës dhe firmës Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft, kur ish-kryeministri miraton një VKM, (praktikë dhe me raste të tjera të ngjashme) për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës.

Nisin punimet, hidrocentrali realizohet dhe vendimi numër 170 datë 18.12.2012 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prapë me urdhër të Sali Berishës vendos të miratojë edhe marrëveshjen e shitjes së energjisë mes  KESH sh.a dhe Energji.

Çfarë u zbulua nga dosja e SPAK–

Shtetasi Ardian Shehu, për llogari të një marrëdhënie të shoqërisë Energji Ashta si më sipër të krijuar dhe të projektit të mësipërm rezulton se paguan shtetasin Jamarbër Malltezi si vijon:

Në vitin 2008 në llogarinë e Jamarbër Malltezit , Adrian Shehu ka derdhur 18.900 Euro
Në vitin 2009 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 8.820 Euro
Në vitin 2010 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 25.754 Euro
Në vitin 2011 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 12.1290 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 7.985 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 5.760 Euro
Në vitin 2013 në llogarinë e Jamarbër Malltezit  Adrian Shehu ka derdhur 2.220 Euro

Gjithashtu në listën e SPAK, renditen pagesat që Jamarbër dhe Argita kanë bërë për familjen Berisha.

“Shtetasi Ardian Shehu, i pyetur përgjatë këtij hetimi, me datë 03.04.2024, ka deklaruar se shtetasin Jamarbër Malitezi e njeh prej shumë vitesh, në projekte të ndryshme bashkëpunonte me specialistë të ndryshëm, por kryesisht i besonin më shumë pedagogëve dhe shtetasi Jamarber Mallëzi ka qenë pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës”, thuhet në dosjen e SPAK.

/abcnews.al/

“Dosja e SPAK përmban 500 faqe me fakte e të dhëna”, Meçe për hetimet për Berishën: Thelbi mbetet korrupsioni!

16 September 2024 at 13:25

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga dosja e ish-kompleksit Partizani. Është mësuar se dhëndri i paguante ish-kryeministrit shpenzime të mëdha, pas marrjes së pronës te “Partizani”.

Arben Meçe në një interviste në “Tirana Live” në ABC News, foli për dosjen e SPAK ndaj për ish-kryeministrin Sali Berisha, në të cilën janë zbardhur edhe detaje të reja.

Gjatë intervistës, Meçe nënvizoi se tashmë dosja përmban 500 faqe me fakte dhe të dhëna dhe se tashmë po zbërthehet ajo që pritej.

“U bënë nëntë muaj që kur është kërkuar masa e sigurisë dhe është hapur dosja për hetim ndaj Berishës dhe Malltezi. Tashmë janë 500 faqe që kanë brenda vetes fakte, dhe natyrisht po bëhen publike dhe po zbërthehet atë që opinioni publik e priste nëse kemi të bëjmë me një vepër penale, apo goditje politike”, tha Meçe.

Gjithashtu ai u shpreh se thelbi i hetimeve mbetet korrupsioni, ndërsa nënvizoi se si fillim duhet të identifikohet vepra penale, më pas hetimi.

/abcnews.al/

Ministrja gjermane Anna Luhrmann vizitë në Kosovë, pritet nga Presidentja Osmani

16 September 2024 at 12:45

Ministrja gjermane Anna Luhrmann do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në Prishtinë, ajo do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 14:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren e shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann”.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj vizite.

/abcnews.al/

Fëmijë që po lindin foshnje, mjekja në “ABC e Mëngjesit” për rastin në Mallakastër: Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë

16 September 2024 at 11:58

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, mjekja gjinekologe Edlira Bylykbashi, foli për rastin e 15-vjeçares nga Fratari i Mallakastrës, që solli në jetë një fëmijë, në ditën e parë të shkollës, në tualetin e banesë së shtëpisë së saj.

Mjekja shpjegoi se si ndikojnë raste të tilla, ndërsa tha se një lindje në kushte shtëpie mbart me vete rrisqe të mëdha.

“Duke pasur parasysh që 15-vjeçaret ende nuk janë formuar në momentin e lindjes mund të shoqërohen me çarje. Por kanë qenë me fat. Edhe foshnja ka qenë jetëgjatë, pasi në momentin që kordoni nuk pritet shtohet rreziku. Por fatmirësisht sot janë mirë. Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste mjekja këshilloi që adoleshentja të vazhdojë të jetë nën kujdesin e psikologëve.

“Në shumicën e rasteve fëmijët lihen tek shtëpitë e fëmijës. Ndoshta vajza duke menduar se do t’i japë një mjedis, duke ditur edhe vështirësitë ekonomike, ka menduar atë si diçka më të mirë”, tha ajo.

Nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje më herët nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar. Ky i fundit është në kërkim nga uniformat blu.

/abcnews.al/

Adoleshentja bëhet nënë në ditën e parë të shkollës, gazetarja: 15-vjeçarja lindi në tualetin e banesës

16 September 2024 at 11:50

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News” morën vëmendje ngjarjet e ndodhura disa javë më parë, ku vajza të mitura u bënë nëna, fare në moshë të re.

Gazetarja Laureta Roshi foli për rastin e ndodhur në fshatin Fratar në Mallakastër, ku vajza e mitur lindi në tualet.

“Nëna e gjeti me kordonin e bebes së sapolindur. Vajza ka lindur sapo është kthyer nga dita e parë e shkollës. Në aspektin e gjendjes emocionale shumë e mbyllur në vetvete. E ëma lajmëroi ambulancën e fshatit dhe e çuan në Fier dhe për një javë është mbajtur në maternitet. Është kontaktuar psikologia dhe është mbajtur në kushte spitalore. Është bërë denoncimi i rastit duke qenë e mitur. Vajza ka treguar se partneri i saj është një emigrant jashtë Shqipërisë. Bebja është pajisur me certifikatën e lindjes dhe tek atësia është vendosur një vizë. Në rastin e një të miture kemi të bëjmë me një abuzim seksual”, ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo tregoi se nëna e 15-vjeçares ka qenë e mendimit që të mos e mbajë fëmijën, por ta japë për birësim. Ajo tregoi se bebja do të shkojë në shtëpinë e foshnjës.

/abcnews.al/

Beleri rekurs në Gjykatën e Lartë, ankimon vendimin e GJKKO për dënimin e tij me dy vite burg

16 September 2024 at 10:43

Pak kohë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ankimon vendimin e GJKKO për dënimin e tij me dy vite burg.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se ish-kryebashkiaku ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

/abcnews.al/

Mandati i Olta Xhaçkës, Peleshi: Palët janë në të drejtën e tyre, s’e kundërshtuam vendimin e Kushtetueses

16 September 2024 at 10:21

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një komunikim për mediat foli për mbledhjen e grupit, ku edhe u pyet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Sa i përket diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit, Peleshi tha se fokusi ishte edhe te buxheti i vitit të ardhshëm. Sa i përket çështjes së Olta Xhaçkës, Peleshi sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është trajtuar me seriozitet.

“Grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet për të adresuar mendime e duhura”, tha ai. I pyetur lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës u shpreh:” Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e zbatuam sa i përket futjes në seancën plenare. U zbatua për ta trajtuar në seancë. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit pro, kundër, abstenim që është shprehje e paqartësisë. Në vendimin Kushtetuese e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon e kemi trajtuar në Këshillin e Legjislacionit dhe pa hezituar ashtu siç kërkonte ky vendim e kaluam në seancë. Nuk kishte një vendim politik, nuk ishte vendim grupi sepse i tillë është rasti”, tha ai.

/abcnews.al/

FOTO/ FBI nis hetimet për të shtënat ndaj Trump, çfarë u gjet pranë fushës së golfit ku u qëllua me armë?

15 September 2024 at 23:59

Të shtëna me armë u raportuan pranë fushës së golfit të ish-Presidentit Donald Trump, ku edhe ishte duke luajtur.

Fatmirësisht u raportua se Trump nuk pësoi lëndime dhe se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe të sigurt. Ndërsa autoritetet FBI janë duket hetuar si tentativë vrasje ndaj ish-Presidentit Trump.

Në një konferencë të mbajtur për mediat autoritetet kanë dhënë detaje lidhur me ngjarjen.  FBI konfirmoi se po i trajtonte të shtënat me armë në afërsi të zotit Trump si një “tentativë për vrasje”.

Gjithashtu u njoftua se bëhet fjalë edhe për një dëshmitar që ka parë autorin e dyshuar të largohet nga pemët me shpejtësi dhe se është larguar me një automjet.

Një pushkë e stilit AK-47, dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro u gjetën nga një shkurre ku u pa i dyshuari, raportojnë mediat amerikane.

Në konferencë u zbuluan edhe imazhet e sendeve të gjetura.

/abcnews.al/

Gara presidenciale në SHBA dhe çështja e emigracionit

15 September 2024 at 23:41

Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump më pak se dy muaj përpara ditës së zgjedhjeve, dolën në pah edhe dallimet e tyre për çështjen e emigracionit.

Por, pavarësisht qëndrimeve të tyre të ndryshme mbi këtë çështje, asnjëri kandidat nuk ka ofruar deri më tani një propozim gjithëpërfshirës për emigracionin.Emigracioni ishte një temë e rëndësishme gjatë debatit të parë presidencial.

Ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris nuk iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me numrin e shtuar të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, ish- Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të krimit, duke thënë në të gjithë botën krimi është ulur, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është rritur për shkak të hyrjes në vend të miliona emigrantëve.

Studimet tregojnë se emigrantët kanë më pak gjasa të kryejnë krime sesa njerëzit e lindur në Shtetet e Bashkuara. Por në tubimet e tij elektorale, zoti Trump mban një qëndrim të ashpër për emigracionin, duke premtuar se do të intensifikojë përpjekjet e tij për trajtimin e kësaj çështjeje nëse bëhet sërish president.

“Nëse fitoj, në ditën e parë, ne do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve në historinë e Amerikës”, tha ai.

Ekspertët e emigracionit kanë ngritur pikëpyetje mbi këtë plan.

“Për çfarë bëhet fjalë? A do të ketë oficerë policie dhe zyrtarë të emigracionit që do të shfaqen në banesat e të gjithëve, duke u kërkuar dokumentet e identifikimit”, pyet David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatës Nisma për Studimin e Emigracionit.

Kur zonja Harris u pyet për kalimet e paligjshme në kufi, që shënuan një rritje gjatë administratës së Presidentit Biden përpara se të ulej në muajt e fundit, ajo akuzoi zotin Trump se u kishte kërkuar republikanëve në Kongres që të bllokonin një projekt-ligj dypartiak të reformës së emigracionit. Ajo ka thënë gjatë fushatës se mbështet projektligjin dypartiak mbi sigurinë e kufirit, që përfshin rritjen e numrit agjentët të rojës kufitare.

“Nëse zgjidhem presidente, unë do ta nënshkruaj këtë projektligj. Ne mund të ruajmë trashëgiminë e Amerikës si një vend krenar i përbërë nga emigrantë dhe njëkohësisht të reformojmë sistemin tonë të emigracionit. Ne mund të krijojmë një rrugë për marrjen e shtetësisë dhe të sigurojmë kufirin tonë”, tha zonja Harris.

Ekspertët theksojnë se pa angazhim të Kongresit, reforma e duhur e sistemit të emigracionit është e paarritshme.

“Asnjëri prej tyre nuk foli për rëndësinë e Kongresit. Presidenti mund të bëjë ndryshime të mëdha. Por presidenti ka edhe kufizime lidhur me atë që mund të bëjë”, thotë David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatës Nisma për Studimin e Emigracionit.

Duket se nuk ka të ngjarë të ketë një debat tjetër mes zonjës Harris dhe zotit Trump. Votuesit do të duhet të ndjekin nga afër planet e tyre të emigracionit ndërsa vazhdon fushata presidenciale./VOA/

Tiranë/ Fëmija tentohet të merret peng, ngjarja brenda një marketi, babai denoncon rastin

15 September 2024 at 23:32

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë në një market në rrugën e Barrikadave. Një grua ende e paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë të mitur.

Siç duket nga pamjet, gruaja sapo hyn në market, i afrohet fëmijës, i flet diçka dhe e merr në krahë duke u larguar.

Më pas, kjo gjë u konstatua nga e ëma e vajzës 2 vjeçare, e cila doli menjëherë jashtë marketit dhe ia mori fëmijën nga duart e gruas së panjohur.

Rasti është referuar në polici nga babai i vajzës 2 vjeçare, ndërsa mësohet se gruaja ende nuk është identifikuar nga policia, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al/

FBI për të shtënat pranë ish-Presidentit Trump: Tentativë për vrasje!

15 September 2024 at 23:08

Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit zhvilluan një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Donald Trump në Florida.

“Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, ka thënë FBI.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.

Sipas mediave amerikane personi i ndaluar lidhur me këtë ngjarje, ishte i armatosur me një pushkë AK-47. Gjithashtu autoritetet thanë më herët se një armë e stilit AK-47 u gjet pranë fushës së golfit.

/abcnews.al/

Stuhia “Boris” shkakton dëme të jashtëzakonshme në Europën Qendrore dhe Lindore, vendet më të prekura

15 September 2024 at 23:02

Stuhia “Boris” ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë vende në Europë. Nga pamjet e raportuara nga mediat e huaja shihen imazhe të vendeve të përmbytura, ndërsa numri i viktimave është shtatë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Poloni, Republikën Çeke dhe në Austri. Por gjithashtu probleme nga stuhia reshjet e shumta dhe përmbytjet janë raportuar në Hungari, Gjermaninë juglindore.

Gati 80 %  një qyteti në Republikën Çeke, Krnov, është zhytur nën ujë, ndërsa operacionet për shpëtimin e qytetarëve janë tejet të vështira.

Nga ana tjetër Kryeministri polak Donald Tusk,  thotë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet luftojnë për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve.

/abcnews.al/

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Florida/ Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Trump

15 September 2024 at 22:26

Një person është ndaluar pas të shtënave me armë të raportuara pranë fushës së golfit të ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Në momentin kur është raportuar për të shtëna me armë, Trump ka qenë duke luajtur golf. Gjithashtu autoritetet kanë gjetur një pushkë pranë fushës ndërkombëtare të golfit.

Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje, ndërsa vetë Trump ka thënë se është i sigurt dhe në gjendje të mirë.

Ndër të tjera ish-Presidenti ka thënë se asgjë nuk do ta ndalë dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.

/abcnews.al/

Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i sigurt dhe mirë, nuk dorëzohem kurrë!

15 September 2024 at 22:11

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pranë fushës së tij golfit në Florida, teksa ish-presidenti Donald Trump ishte duke luajtur.

Vetëm ish-Presidenti Trump ka bërë reagimin e tij të parë, pas kësaj ngjarje. Ai ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh, ndërsa theksoi se është në gjendje shumë të mirë dhe gjithashtu i sigurt.

“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se Jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij.

/abcnews.al/

Të shtënat me armë zjarri pranë fushës së golfit të Trump, reagon Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë!

15 September 2024 at 21:57

Kamala Harris ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti, Donald Trump.

“Jam informuar mbi të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shton ajo.

Sipas mediave amerikane ish-presidenti Donald Trump nuk ka pësuar lëndime, pasi të shtënat u raportuan pranë fushës së tij të golfit në Florida të dielën.

Zëdhënësi i fushatës së Trump, sqaroi se ish-presidenti Trump është i sigurt.

/abcnews.al/

Të shtëna me armë zjarri teksa Trump po luante golf, zëdhënësi i fushatës së ish-presidentit: Është i sigurt!

15 September 2024 at 21:01

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë vendit ku ish-presidenti Donald Trump, ishte duke luajtur golf, në Pal, Beach në Florida.

Ndërsa në një deklaratë zyrtare është komunikuar se ish-Presidenti Trump është i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij”.

Sipas New York Post, dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër ish-presidentin Trump.

Rreth dy muaj më parë, Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh. Ekipi i fushatës së tij nuk dha detaje shtesë.

/abcnews.al/

❌
❌