Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Java e derbit Partizani-Tirana, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të kryeqytetit

By: armand
18 September 2024 at 21:52

Partizani dhe Tirana përballen të shtunën në “Air Albania” në orën 20:00 në derbin e parë të këtij sezoni. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në një situatë krejt ndryshe nga prilli, kur u luajt beteja e fundit mes tyre. Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë […]

The post Java e derbit Partizani-Tirana, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të kryeqytetit appeared first on BoldNews.al.

Partizani-Tirana, klubi i kuq publikon çmimet e biletave për derbin

By: armand
18 September 2024 at 15:53

Ditën e shtunë, prej orës 20:00, Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të parë këtë sezon në duelin e vlefshëm për javën e 6-të të Superiores, që do të luhet në “Air Albania”. Klubet kanë nisur sot përgatitjet, por të njëjtën po bëjnë edhe tifozëritë përkatëse që janë gati të dhurojnë spektakël në […]

The post Partizani-Tirana, klubi i kuq publikon çmimet e biletave për derbin appeared first on BoldNews.al.

Revista e njohur Forbes artikull për Tiranën: Kryeqyteti ka përjetuar një transformim të thellë

18 September 2024 at 15:47

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës dhe transformimit të saj në 10 vitet e fundit. Duke nisur që nga zhvillimi urbanistik e deri tek ai kulturor, Forbes shkruan se nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier.

Ndërkohë, në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt.

“Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban”, shkruhet në artikullin e Forbes, ku nënvizohet se drejtimi i Veliajt në Tiranë karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë.

Artikulli i plotë i përkthyer në shqip:

Evolucioni i vazhdueshëm i tabelës gjeopolitike dhe rrjedhimisht ekonomike në Evropë, na tregon se si përtej Adriatikut, interesi për kapitalin e huaj, kryesisht nga Italia fqinje, është baza e një veprimi për t’u hapur ndaj zhvillimit, i cili tashmë ka nisur për disa vite. Mikpritja, luksi, zgjerimi urban dhe vëmendja ndaj kulturës, rezultojnë të jenë katër gurët e themelit të një ndryshimi që synon riformësimin e skenarit të të gjithë hapësirës ballkanike, ku Shqipëria po luan rolin e protagonistes.

Ndër qytetet kryesore është sigurisht kryeqyteti, Tirana, dëshmitar i një hapjeje të shpejtë financiar ndaj kapitalit ndërkombëtar, Italia është objektivi kryesor i saj. Një transformim i shpejtë ‘estetik’, i mbështetur nga një bum i paprecedentë ndërtimi, me ngritjen e ndërtesave dhe zonave financiare që ndryshuan pamjen e horizontit të saj, të vendosur në një përzierje të arkitekturës osmane, austro-hungareze dhe italiane.

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut
Në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt. Një mirënjohje e rëndësishme e dhënë nga 43 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun (UfM), e cila vjen pas një vlerësimi të kujdesshëm në fronte si promovimi i dialogut ndërkulturor dhe vlerat e tolerancës dhe respektit.

“Në një kohë ndarjesh politike dhe konfliktesh serioze, projekti është dëshmi e fuqisë së kulturës në ndërtimin e urave dhe promovimin e dialogut, gjë që është kaq e nevojshme,” komentoi Nasser Kamel, sekretari i përgjithshëm i UfM.

Gjatë gjithë vitit, Tirana dhe Aleksandria do të presin një sërë ngjarjesh kulturore dhe arsimore, duke forcuar bashkëpunimin mes vendeve mesdhetare dhe duke festuar identitetin e tyre të përbashkët. Një qendër e gjallë kulturore, sot Tirana u ofron partnerëve të saj ndërkombëtarë formula të ndryshme investimi dhe luks mikpritjeje që zë vendin e parë në bregdetin ballkanik.

Tirana e kryebashkiakut Erion Veliaj: Qëndrueshmëri, turizëm dhe kulturë
Një udhëkryq jo vetëm i historisë, kulturës dhe modernitetit, por edhe i rinisjes dhe zhvillimit për milionerët e rinj ndërkombëtarë. Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Lidershipi i Veliajt, i cili filloi në vitin 2015, karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë, falë edhe angazhimit të tij në vijën e parë me disa organizata humanitare në Kosovë, Amerikën Latine dhe Afrikë. Një përvojë që e rriti më tej ndërgjegjësimin e tij për çështjet sociale dhe politike.

Ndër projektet më ambicioze që vlen të përmenden janë padyshim Pylli Orbital dhe Piramida e re me pamje nga kryeqyteti. E para është një nismë që përfshin mbjelljen e dy milionë pemëve rreth qytetit deri në vitin 2030, një brez i gjelbër i krijuar për të përmirësuar cilësinë e ajrit, për të ofruar hapësira të reja rekreative dhe për të kontribuar biodiversitetin urban. Por, edhe rinovimi i sheshit Skënderbej, i shndërruar në një pedonale të rrethuar nga hapësira të harlisura dhe shatërvane, sot një pikë referimi dhe vend tubimi shoqëror për komunitetin, si dhe pikëmbështetje e ngjarjeve kulturore e demonstratave publike.

2025? Një mundësi e madhe për Shqipërinë
Sfida e 2025-ës është një mundësi e shkëlqyer për Tiranën, e bazuar në themele të forta të rilindjes dhe dëshirës për t’u pozicionuar në një udhëkryq jashtëzakonisht strategjik mes Ankarasë dhe kontinentit të vjetër.
Mund të kuptohet më mirë nëse krahasohet me zhvillimin urban të kryeqyteteve të tjera fqinje, të cilat kanë ndërmarrë gjithashtu projekte rizhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës, por gjithmonë duke vënë në vend të parë angazhimin për qëndrueshmërinë mjedisore, promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe qartësisht zhvillimin ekonomik.

Before yesterdayMain stream

Tirana nis përgatitjet për derbin, ndaj Partizanit fitorja shihet si një detyrim

By: armand
17 September 2024 at 20:58

Tirana nuk ka pushim. Edhe pse ka luajtur dy ndeshje për pak ditë ajo sërish ishte sot në stërvitje. Shkëmbi nisi punën për derbin ndaj Partizanit, ndeshje, të cilën Tirana nuk e fiton prej kohësh. Për sfidën derbi nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni me lojtarin i cili ka probleme në këmbë. Mbrojtësi […]

The post Tirana nis përgatitjet për derbin, ndaj Partizanit fitorja shihet si një detyrim appeared first on BoldNews.al.

Java e 5-të e Kampionatit/ Tirana nuk i ndahet barazimit, Elbasani shkon në vendin e tretë

By: redi
16 September 2024 at 21:18

Për javën e 5 të kampionatit, Tirana dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1. Bardheblutë kaluan në avantazh me anë të Kolës, në minutën e 22, pas një goditje këndi. Kundërpërgjigja e Elbasanit nuk vonoi, me Ze Gomes që barazoi shifrat vetëm 2 minuta më vonë. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, madje Elbasani humbi edhe 11-metërsh në minutën e fundit shtesë…

Source

Spikat derbi Partizani-Tirana, njihuni me axhendën e javës së gjashtë të Superiores

By: armand
16 September 2024 at 22:59

Java e gjashtë e Superiores do të rikthehet në fundjavë, kur janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet interesante. Siparin e kësaj jave do e ngrejë dueli mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në Korçë prej orës 17:00. Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin Partizani-Tirana që do të […]

The post Spikat derbi Partizani-Tirana, njihuni me axhendën e javës së gjashtë të Superiores appeared first on BoldNews.al.

Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi”

By: user 2
16 September 2024 at 21:22

Nuk ka fitues në Arena Kombëtare, por nuk është çudi. Tirana merr barazimin e pestë radhazi në pesë ndeshje, pas një drame të vërtetë në kohën shtesë. Me ndeshjen në 1-1 pas golave të Kolës e Ze Gomes, Elbasani fitoi një penallti. Musta u hipnotizua nga Selmani dhe Shkëmbi meriton tani epitetin e mister X.

Verdheblutë kërkonin fitoren për të mos humbur kontaktin me kreun, ndërsa Tirana kërkonte suksesin e parë në kampionat. Një ndeshje e luajtur hapur, me shumë raste, disa paqartësi më shumë e në fund një barazim që ishte i merituar. Tirana goditi në këndorën e parë të ndeshjes dhe me shtatlartin Kola kaloi në avantazh në minutën e 22′. Një gol që ndezi edhe më shumë ndeshjen me reagimin e menjëhershëm të Elbasanit. Ze Gomes barazoi rezultatin, duke bërë gjithcka vetë e duke “djegur” Selmanin në shtyllën e parë.

“Mendoj se një përqindje mund ta ketë edhe eksperienca – tha Shkëmbi pas ndeshjes -. Nga barazimet po mundohemi të marrim më të mirën. Sot ishte një ndeshje pozitive që ishim futur për ta fituar. Në pjesën e dytë bëmë maksimumin për të shënuar 1 gol. Më vjen keq për barazimet, por mendoj se mund të merrnim ndonjë pikë më shumë në këto ndeshje. Shpresoj që fitorja të vijë sa më shpejt. Nuk është çudi që fitorja të vijë në derbi, do futemi për ta fituar”.

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. Sidoqoftë, drama ishte rezervuar e gjitha në fund, kur një kontakt naiv brenda zonës. Jaku ndaloi Tsague dhe arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e 92′. Musta gaboi nga pika e bardhë, duke e lënë barazimin në fuqi, për zhgënjimin e Bordin, që gati preku fitoren e dytë radhazi.

“Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti – tha tekniku italian -. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës”. Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.

The post Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi” appeared first on Lapsi.al.

Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video)

By: armand
16 September 2024 at 19:30

Tirana dhe Elbasani përballen sot në “Air Albania” në një ndeshje e cila kthen rivalitetin e dikurshëm mes dy skuadrave në fillimin e viteve 2000. Kjo sfidë po dhuron spektakël teksa për dy minuta janë shënuar dy gola. Fillimisht në avantazh kaluan bardheblutë e Bledi Shkëmbit me anë të Kolës, i cili godet saktë me […]

The post Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit

By: armand
16 September 2024 at 18:17

Tirana dhe Elbasani do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00. Tashmë dy trajnerët, si Bledi Shkëmbi dhe Roberto Bordin kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga […]

The post Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Zhvillohet për herë të parë MED 24 në Shqipëri/ Imzot Dodaj: Tirana këto ditë kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut

By: D Marku
16 September 2024 at 18:28

Për herë të parë në Shqipëri, po zhvillohet takimi ndërkombëtar MED24 në Tiranë, një ngjarje e madhe që sjell së bashku të rinj dhe peshkopë nga mbi 25 vende të Mesdheut dhe Detit të Zi. Ky aktivitet i cili ka nisur sot dhe do të zgjasë 1 javë synon të promovojë dialogun ndërfetar, paqen dhe solidaritetin në një rajon të përballur me sfida të mëdha sociale dhe politike.

Shqipëria, një vend i njohur për harmoninë fetare dhe bashkëjetesën paqësore mes feve të ndryshme, është zgjedhur për të pritur këtë event historik, duke ofruar një model unik për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.

Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë nismë ndërkombëtare të rëndësishme si dhe për vlerat e mikpritjes së Shqipërisë.

“Të dashur të rinj, jemi shumë të lumtur që Tirana në këto ditë është kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut. Qyteti ynë është një qytet i ri, i themeluar vetëm 100 vjet më parë, por veçanërisht në këto 30 vitet e fundit ka në vetvete një shpërthim në shpirtin e vet kozmopolit, të aftë për të shprehur me gjallërinë e vet mikpritjen për rininë dhe ndërmarrjen e shpirtit që gjithmonë e karakterizon në vetvete edhe Mesdheun. Në rrugët e ndryshme, bulevardet e Tiranës, është normale të takosh fytyra, të shohësh targa, të dëgjosh gjuhë prej çdo ane. Në veçorinë e vet ky qytet ka qenë i aftë t’i ofrojë një gjuhë shumë- formëshe, për pluralitetin e personave dhe kulturave që këtu takohen deri në pikën që në këtë kohë është bërë pikë referuese dhe në Ballkan për të realizuar atë që thotë Papa Francesku, që nga periferia kuptohet më mirë edhe qendra.“

Imzot Arjan Dodaj u ndal dhe në misionin kryesor të këtij takimi të 50 të rinjve në vendin tonë.

“Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes”, kjo është tema që do të na shoqërojë në këto ditë. Sikurse e dini, takimi zhvillohet pak muaj nga hapja solemne e Jubileut, nga ku takimi ynë merr edhe frymëzimin e parë: “shtegtarë të shpresës”. Është në këtë ecje që futet edhe përvoja e këtyre ditëve: të ndërtojmë së bashku paqen. Të dashur të rinj, dëshira jonë është që të mund të shijojmë Shqipërinë si vend i një laboratori paqeje që dallohet për veçorinë e saj veçanërisht në përvojën ndërfetare.

MED24 Tirana është një thirrje për veprim dhe shpresë, duke synuar të forcojë lidhjet mes të rinjve dhe peshkopëve, ndërsa adreson sfidat dhe mundësitë për paqe në Mesdhe. Me mbështetjen e Papa Françeskut, ky takim synon të ndërtojë ura të reja dialogu dhe solidariteti ndërmjet popujve të rajonit.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit do të përfshihen në sesione pune, diskutime dhe vizita kulturore, duke eksploruar trashëgiminë historike dhe shpirtërore të Shqipërisë. Aktivitetet përfshijnë vizita në qytetin historik të Shkodrës, takime me liderë fetarë dhe politikë, si dhe një program të pasur shpirtëror e kulturor që përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë.

The post Zhvillohet për herë të parë MED 24 në Shqipëri/ Imzot Dodaj: Tirana këto ditë kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut appeared first on Albeu.com.

Tirana kërkon të thyejë “mallkimin” e barazimeve, përballet me Elbasanin

By: fra nc
16 September 2024 at 11:37

Tirana-Elbasani mund të cilësohet kryendeshja e javës së pestë të Superligës shqiptare, ku përballen dy prej skuadrave më me emër të futbollit vendës ndër vite.

Verdheblutë në superformë, me Tiranën që ende nuk ia di aromën 3 pikëve, e synon që këtë gjë ta bëjë këtë të hënë. Përgatitjet kanë marrë fund në kryeqytet, me stafin bardheblu që e ka studiuar çdo lëvizje të kundërshtarit.

“Elbasani ekip i fortë, i mirë. E kam ndjekur më vëmendje, jam kurioz, e kemi analizuar. Skuadër për tu vlerësuar”, deklaroi  Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës

“Nuk merrem me pjesën e të pamposhturit, dua pikët. E thashë që e rëndësishme është që skuadrën e shoh mirë. Pavarësisiht me lojtarë që luajnë për herë të parë në Superligë. Pas pjesës së parë reaguam në ndeshjen e fundit. Nuk patëm eksperiecnën”, vijoi Shkëmbi.

Për futbollistin Ismajli, skuadra futet në fushë vetëm për fitore.

“Me Elbasanin para tifozëve, e respektojmë, luajmë vec për 3 pikë”, tha Ismajli.

Elbasani renditet në vendin e tretë me 7 pikë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Tirana e shtata me 4 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tirana kërkon të thyejë “mallkimin” e barazimeve, përballet me Elbasanin appeared first on Euronews Albania.

Erisa Xhixho: Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë (VIDEO)

By: V K
15 September 2024 at 10:42

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar se Tirana është e mbytur në plehra, ndërsa milionat shkojnë për incineratorët fantazmë.

Në videon e publikuar nga Xhixho në rrjetet sociale, tregohen disa rrugë të kryeqytetit ku duken qartë kazanët e plehrave të tejmbushura.

Postimi i Xhixhos:

Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë.????

The post Erisa Xhixho: Tirana e mbytur në plehra, ndërkohë që miliona euro shkojnë për inceneratorët fantazmë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shkëmbi gati të “gradojë” Haxhiun dhe Ndrecën, priten titullarë kundër Elbasanit

By: armand
14 September 2024 at 17:16

Në ndeshjen me Bylisin, dy zëvendësues bënë paraqitje të mirë te Tirana teksa bëhet fjalë për Haxhiun dhe Ndrecën. Të dy lojtarët mund të shpërblehen nga trajneri Shkëmbi dhe ta nisin titullar të hënën ndaj Elbasanit. Një lëvizje tjetër e pritshme në formacionin bardheblu është që Dembele ta nisë takimin nga pankina ndërsa në vend […]

The post Shkëmbi gati të “gradojë” Haxhiun dhe Ndrecën, priten titullarë kundër Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

“Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme”- Rama: E paimagjinueshme, në gusht iknin të gjithë, por tani edhe zonat malore janë plot

14 September 2024 at 11:30
Kryeministri Edi Rama është shrehur se Tirana është kthyer në një bazë turistike shumë të fuqishme në vend. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ishte e paimagjinueshme deri para pak vitesh pasi në muajin gusht në kryeqytet s’kishte këmbë njeri. Ndërsa theksoi se tashmë edhe zonat malore janë plot me turistë. “Tirana është bërë një bazën

Tirana pa ujë dhe e mbytur nga pisllëku, qytetarët “çjerrin” propagandën e Erion Veliajt (VIDEO)

By: V K
4 September 2024 at 08:41

Pisllëku ka mbuluar Tiranën dhe këtë e faktojnë denoncimet e qytetarëve të cilët po “çjerrin” propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke na treguar situatën alarmante të papastërtisë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Qytetari thotë për Syri.Net, se uji vjen vetëm 20 minuta në ditë ose nuk vjen aspak dhe atëherë kur vjen është pa presion, ndërsa për të përmbushur nevojat e tyre janë të detyruara që ujin ta blejnë me bidona, pavarëisht kostove që mund të kenë për ta.

Qyetari ngre shqetësimin se mungesa e ujit e ka zanafillën që prej muajit gusht, ndërsa situata vijon të jetë e njëjtë edhe në shtator.

Frika për përhapjen e sëmundjeve infektive, si pasojë e mungesës së ujit në rubineta dhe depozita është e madhe, teksa shtojnë se pavarësisht këmbnguljes së tyre për të marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj, kanë vajtur në vesh të shurdhër.

“Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar”, thuhet në mesahin e qytetarit drejtuar redaksisë së Syri.Net.

“Boldnews.al” ka publikuar dy video, ku duket qartë pisllëku që ka përfshirë kryeqytetin ndërsa qytetarët kanë frikë se mos marrin ndonjë infeksion.

Pamjet skandaloze ndodhen në rrugën “Ali Progri”, një lagje banimi pranë zonës që e njohin të gjithë “Burgu 313”.

Kur kjo gjendje katastrofale ndodh në një lagje vetëm 1 km larg sheshit “Skëndërbej”, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me periferinë e Tiranës.

Siç mund të shikoni nga pamjet jo vetëm koshat që janë plot, por plehrat janë përhapur gjithandej në rrugë dhe trotuar kurse qytetarët vazhdojnë të “vidhen” nga taksat, të cilat shkojnë në xhepat e drejtorëve të emëruar nga Lali.

Denoncuesi shkruan se në rrugë kalojnë qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët, të cilët rrezikojnë të marrin infeksione për shkak të mikrobeve dhe pisllëkut si pasojë e mospastrimit të kazanëve të mbeturinave nga Bashkia e Tiranës.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje Syri!

Prej ditësh shumë zona në Tiranë vuajnë nga mungesa e ujit. Është e tmerrshme se si në këto temperatura qytetarët në Tiranë të lihen për ditë të tëra pa ujë.

Shumë zona të populluara si Rr.Elbasanit, Ali Dem, Astir, etj. nuk kanë ujë për më shumë se një javë.

Uji vjen një herë në ditë 20 minuta në mëngjes pa presion fare, ose nuk vjen aspak.

Po detyrohemi të blejmë bidona me ujë sepse kemi në shtëpi fëmijë të vegjël dhe njerëz të sëmurë që duan shërbimin me ujë më çdo kohë.

Kam kryer dhe denoncime në media dhe portale të tjera por askush nuk ka dënjuar të shkruajë një lajm për mungesën e ujit, shpresoj që ky reagim i imi të marrë zë te ju.

Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar.

Uji ka ikur që në gusht, tani është shtator. Do na zejë kolera nga mungesa ujit.

The post Tirana pa ujë dhe e mbytur nga pisllëku, qytetarët “çjerrin” propagandën e Erion Veliajt (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së, shpjegimet e Veliajt qesharake dhe kriminale (VIDEO)

By: V K
2 September 2024 at 13:04

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tregon situatën me plehrat në rrugën “Jordan Misja”, njësia numër 9.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, gjendja duket mjaft shqetësuese me plehrat të shpërndara kudo në rrugë.

Anëtari i Kryesisë, Belind Këlliçi, denoncon prej kohësh situatën alarmante me plehrat, ku sot shkruan se banorët e Tiranës, janë rrethuar nga katër anët nga plehrat e lëna me kapicë nga kreu i “5D”-së, Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit, justifikimet e Veliajt për situatën e plehrave, janë qesharake dhe kriminale.

Postimi:

“Java nis sërish nën rrethim! Banorët e Tiranës janë rrethuar nga të katër anët nga plehrat e lëna kapicë nga kreu i 5D Erion Veliaj.  Këtu jemi tek Rruga ‘Jordan Misja’ Njësia nr.9!

I vetmi shpjegim që dha ditën e djeshme pronari faktik i inceneratorit Tiranë ishte se, për situatën katastrofike me plehrat në kryeqytet, fajin e ka opozita! Qesharake dhe kriminale njëkohësisht!”, shkruan drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

The post Belind Këlliçi: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së, shpjegimet e Veliajt qesharake dhe kriminale (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Koncertet e bashkisë largojnë tifozët nga stadiumet: Tirana luan në Durrës, Dinamo në Elbasan

By: admin
1 September 2024 at 22:24

Spostimi i ndeshjeve nga Tirana ne qytetet tjera për shkak të përdorimit të stadiumeve për qëllime tjera jashtë atyre sportive, ka sjellë reagime dhe kritika të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, transmeton Albeu.com.

Kështu, një tifoz i Tiranës duhet të shkojë në Durrës për të parë ndeshjen në “fushen e vet” të Tiranës me Egnatian e Rrogozhinës ndërsa tifozët e Dinamos përballen menjë situatë edhe më absurde, duhet të shkojnë në Elbasan ku do të luajnë si vendas kundër “vendalinjve” të Elbasanit.

Në lidhje me këtë situatë absurde ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Ja cfare shkruan ai:

Çudira shqiptare…
Jo po kemi investuar ne sport, jo po kemi bere stadiume te reja te nivelit europian…
Nderkohe, dy skuadrat me te titulluara te Shqiperise,
Tirana 26 here kampion,
Dinamo 18 here kampion,
te dyja historikisht skuadra te kryeqytetit, qe prej dites se pare te themelimit te tyre, luajne sot, si skuadra pritese ne Durres dhe ne Elbasan.
Tirana, luan ne Durres me Egnatian e Rrogozhines (qe e ka Durrsin shume me afer se Tirana) pasi stadiumi i saj, prone e bashkise se Tiranes, eshte kthyer prej kohesh ne ambjent koncertesh.
Ndersa Dinamo, qe i kane vendosur edhe emrin “City”, mban mbi bluze emrin e “Durresit” dhe i luan ndeshjet si vendase ne Elbasan, po luan ne “fushen e vet” perballe Elbasanit “mik”, me gjithe tifozerine e tij “mike” ne qytetin e vet..🤣🤣🤣
Dhe pastaj thone “pse nuk vijne tifozet ne stadium”?!
/albeu.com.

The post Koncertet e bashkisë largojnë tifozët nga stadiumet: Tirana luan në Durrës, Dinamo në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit

By: Ola Xama
15 August 2024 at 18:03

Shtatë vjet pas nisjes së punimeve për rikonstruksion dhe afro 1 dekadë e gjysmë pas blerjes së godinës ikonike të hotelit të famshëm “Dajti” në bulevardin qendror të Tiranës, Banka e Shqipërisë hapi dyert për të pritur punonjësit e saj në një ceremoni që kishte në fokus promovimin e turizimit. “Kam kënaqësinë t'ju uroj mirëseardhjen […]

The post Raporti ‘konfidencial’: Banka e Shqipërisë ‘printoi para’ për blerjen e Hotel Dajtit appeared first on Reporter.al.

❌
❌