Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Problem për Cole Palmer te Chelsea shkaku i Estevao Willian

19 September 2024 at 17:27

Sipas Give Me Sport, Chelsea nuk ka ndërmend ta dërgojë Estevao Willian në huazim pasi të përfundojë transferimin e tij vitin e ardhshëm.

Blutë kanë rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me brazilianin e ri nga Palmeiras, por ai do të bashkohet zyrtarisht në qershorin e ardhshëm.

Mediumi pretendon se ai do të bëhet pjesë e planeve të Enzo Marescas për ekipin e parë mes premtimeve për një ndeshje të rregullt në rolin nr.10.

Ky besohet të jetë pozicioni i preferuar i Estevaos edhe pse ai shpesh luan në krahun e djathtë për Palmeiras.

GMS shton më tej se Chelsea gjithashtu mund të lëvizë Estevaon në krah për të akomoduar Cole Palmer, i cili kënaqet duke luajtur në mes.

Tani që Estevao ka të ngjarë të futet shpejt në ekipin e parë, mbetet për t’u parë se si ndikon në anglezin. /Telegrafi/

The post Problem për Cole Palmer te Chelsea shkaku i Estevao Willian appeared first on Telegrafi.

Dueli shihet si i barabartë, por jo edhe ndarja e parave – Joshua lë shumë mbrapa Duboisin

18 September 2024 at 23:51

Fitorja do të jetë pa dyshim në mendjen e Anthony Joshua dhe Daniel Dubois – por paratë është gjithashtu diçka për të cilën ata do të mendojnë.

AJ është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin vakant IBF në garë për t’u fituar.

Joshua shkon në këtë përballje të madhe të Wembleyt pas një fitoreje brutale me nokaut kundër legjendës së UFC, Francis Ngannou.

Ndërsa Dubois arriti një fitore të bujshme ndaj yllit kroat Filip Hrgoviç.

Shifrat zyrtare për që do të fitojnë Anthony Joshua dhe Daniel Dubois nuk janë zbuluar ende, por është e garantuar që të dy boksierët do të marrin miliona në shtëpi.

Raportohet se Dubois do të fitojë një shumë të garantuar prej katër milionë euorve, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve shikimeve.

Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht 2023 pas humbjes nga Oleksandr Uysk.

Ndërkohë, është thënë se Joshua do të marrë në shtëpi shtatë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

AJ thuhet se ka fituar po ashtu 30 milionë euro pasi rrëzoi ikonën e UFC-së, Francis Ngannou në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

The post Dueli shihet si i barabartë, por jo edhe ndarja e parave – Joshua lë shumë mbrapa Duboisin appeared first on Telegrafi.

Ylli i Real Madridit merr miratimin e Ancelottit si “më i miri në botë”

18 September 2024 at 23:33

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar portierin Thibaut Courtois, duke e shpallur atë më të mirin në botë për momentin.

Mbështetja e trajnerit italian vjen pas paraqitjes së jashtëzakonshme të belgut në fitoren 3-1 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Stuttgart në Santiago Bernabeu.

Courtois bëri gjashtë pritje të rëndësishme për të fituar çmimin MVP të ndeshjes, duke forcuar statusin e tij si një nga portierët më të mirë në botë.

“Thibaut Courtois? Epo, ai është më i miri në botë për momentin”, deklaroi Ancelotti.

Strategu italian, i cili ka punuar me shumë portierë kryesorë gjatë karrierës së tij, përsëriti admirimin e tij për Courtois.

“Kam pasur portierë të shkëlqyeshëm në karrierën time dhe tani Thibaut është më i miri, sigurisht”, ka shtuar më tej Ancelotti. /Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit merr miratimin e Ancelottit si “më i miri në botë” appeared first on Telegrafi.

Shkëlqeu Gvardiol: Man City 0-0 Inter, notat e lojtarëve

18 September 2024 at 23:06

Manchester City dhe Interi barazuan pa gola në startin e sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat kishin shumë raste shënimi, por asnjëra nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Manchester City ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.33, ndërsa Interi u vlerësua me 6.94.

Josko Gvardiol sipas SofaScore u cilësuar si lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 8.7.

Në anën tjetër, dështimi kësaj sfide doli të ishte Alessandro Bastoni, që u vlerësua me 6.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

The post Shkëlqeu Gvardiol: Man City 0-0 Inter, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Bëhuni gati për një fundjavë spektakolare: Joshua-Dubois, vendi, data dhe ora

18 September 2024 at 21:57

Adhuruesit e boksit do të kenë një fundjavë mjaftë spektakolare, pasi do të jetë të bombarduar me ngjarje sportive, pasi kësaj here do kenë edhe një super përballje në boks.

Anthony Joshua dhe Daniel Dubois përballen me njëri-tjetrin për titullin e IBF në peshën e rëndë këtë të shtunë, më 21 shtator në stadiumin Wembley në Londër, Angli.

Pritet që rreth 96,000 spektatorë të marrin pjesë në shfaqjen që do të kryesohet nga dueli Joshua kundër Dubois, me një kartë plot cilësi në të cilën në ndeshjen Tyler Denny Hamzah Sheeraz për titull në peshën e mesme.

I pranishëm do të jetë edhe një nga të preferuarit e tifozëve britanikë, Josh Warrington, i cili do të sfidojë Anthony Cacacen për rripin e peshës super të lehtë IBF, ndërsa në një tjetër meç brenda vendit, Joshua Buatsi do të përballet me Willy Hutchinson.

Gjithashtu në kartë ishte Liam Smith, por ai duhej të tërhiqej pasi u kontraktua me një virus, megjithëse Matchroom është ende në kërkim të një kundërshtari të minutës së fundit për Josh Kelly.

Ora kur fillon dueli Anthony Joshua vs Daniel Dubois?

Ngjarja kryesore Anthony Joshua vs Daniel Dubois do të zhvillohet në mesnatë në stadiumin Wembley në Londër, me organizimin që fillon në orën 17:00 (sipas kohës tonë lokale).

Ngjarja kryesore është planifikuar të fillojë rreth orës 00:00. /Telegrafi/

The post Bëhuni gati për një fundjavë spektakolare: Joshua-Dubois, vendi, data dhe ora appeared first on Telegrafi.

Interi i bën ballë Man Cityt në 45 minutat e parë në “Etihad” – pa gola

18 September 2024 at 21:46

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Citizens e kishin iniciativën qysh nga fillimi, duke bërë presion mbi mbrojtjen Neroazzure.

Rasti i parë serioz në ndeshje u shënua në minutën e 27-të, kur Kevin de Bruyne lëshopi një goditje, por që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.

Në minutën e 36-të, Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer.

Rasti më serioz për Interin në 45 minutat e parë e pati Marcu Thuram (42’), me goditjen e tij që shkoi jashtë.

Sommer bëri një goditje bravuroze në minutën e 43-të, pasi ndaloi goditjen e De Bruynes.

Duket se pjesa e dytë do të prodhojë së paku një gol, duke parë lojën me ritëm të lartë që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”. /Telegrafi/

The post Interi i bën ballë Man Cityt në 45 minutat e parë në “Etihad” – pa gola appeared first on Telegrafi.

E pashpjegueshme se si Manuel Neuer e lëndoi vetën në një veprim të panevojshëm

18 September 2024 at 21:17

Manue Neuer u detyrua të largohej me një lëndim pas një tentative të dështuar për të larguar topin gjatë fitores së Bayern Munich ndaj Dinamo Zagrebit mbrëmë.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve pa Bavarezët që mundi kundërshtarët e tyre kroatë 9-2.

Neuer, i cili është i njohur për daljet e tij jashtë porte, ​​ishte i prirur të bënte të ndihej prania e tij në një lojë ku ai kishte shumë pak ndikim.

Dhe gardiani gjerman e bëri këtë duke bërë një goditje me kokë gjatë pjesës së parë për të penguar Zagrebin të fillonte një kundërsulm kundër skuadrës së tij.

Megjithatë, 38-vjeçari u përplas me sulmuesin e Zagrebit Bruno Petkovic dhe u rrëzua në tokë.

Një xhirim i jashtëzakonshëm nga loja tregoi momentin që Neuer humbi qëndrimin në ajër dhe i kishte këmbët shumë lartë ndërsa u rrëzua në tokë.

Tifozët nuk mund të mos e ngacmonin 124 herë reprezentuesin gjerman me imazhin që dukej sikur po tentonte një goditje me gërshërë në gjysmë të fushës.

Manuel Neuer dukej sikur kishte provuar një goditje spektakolare me biçikletë gjatë fitores 9-2 të Bayern Munich ndaj Dinamo Zagrebit.

Njëri shkroi: “Neuer vërtet u përpoq të përsëriste goditjen me gërshërë të Ronaldos”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Portieri që bën goditje me gërshërë në mes të fushës. Ky djalë nuk është njeri”.

Portieri veteran u zëvendësua nga Sven Ulreich në pushimin mes pjesëve me trajnerin Vincent Kompany që nuk donte të rrezikonte. /Telegrafi/

The post E pashpjegueshme se si Manuel Neuer e lëndoi vetën në një veprim të panevojshëm appeared first on Telegrafi.

Guardiola dhe Inzaghi startojnë me më të mirët në dispozicion: Man City-Inter, formacionet zyrtare

18 September 2024 at 19:47

Manchester City dhe Interi përballen në startin e formatit të ri në Ligën e Kampionëve.

Kjo është një përsëritje e finales së sezonit 2022/23, aty ku Citizens triumfuan 1-0 ndaj Neroazzurëve.

Ndeshja do të fillojë në ora 21:00 në stadiumin “Etihad”, me vendasit që kanë formë më të mirë deri më tani në startin e këtij sezoni.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Dias, Haaland, Grealish, Rodri, De Bruyne, B.Silva, Gvardiol, Akanji, Savinho, Lewis.

Inter: Sommer, Zielinski, Thuram, Acerbi, Calahanoglu, Barella, Augusto, Bisseck, Darmian, Bastoni, Taremi. /Telegrafi/

The post Guardiola dhe Inzaghi startojnë me më të mirët në dispozicion: Man City-Inter, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Haaland sonte mund ta thyejë rekordin e jashtëzakonshëm të Ronaldos

18 September 2024 at 17:57

Erling Haaland është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet e pabesueshme të Cristiano Ronaldos.

Por asi norvegjez duhet të shënojë fillimisht kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Ronaldo ka shumë më tepër rekorde të mbrojtura për momentin, Haaland mund të bëhet lojtari i ri më i shpejtë që ka shënuar 100 gola për një klub evropian.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht mban rekordin pasi arriti 100 gola në vetëm 105 ndeshje për Real Madridin.

Haaland aktualisht ka 99 gola të Cityt pas vetëm 103 paraqitjeve.

Kjo do të thotë se atij i ka mbetur edhe një ndeshje për të mposhtur Ronaldon me shifra treshifrore.

Dhe Manchester City pret kampionin e Serie A, Interin të mërkurën.

Nëse Haaland dështon të shënojë, atëherë ai mund të barazojë rekordin e Ronaldos në ndeshjen e ligës të së dielës kundër rivalëve për titull, Arsenalit. /Telegrafi/

The post Haaland sonte mund ta thyejë rekordin e jashtëzakonshëm të Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin

18 September 2024 at 17:37

Harry Kane theu tri rekorde të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma pasi Bayern Munich mposhti Dinamon e Zagrebit 9-2.

Sulmuesi e çoi numrin e tij në 33 gola në garë dhe rrëmbeu një tjetër rekord nga Wayne Rooney.

Kane u bë lojtari anglez me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve pas katër golave ​​të tij në Allianz Arena.

Kapiteni i Anglisë ka kaluar numrin e 30 golave ​​të Rooneyt në 85 ndeshje në këtë kompeticion, të gjitha të shënuara për Manchester United.

Dhe Kane e bëri këtë në 40 ndeshje më pak. Ishte rekordi i golave ​​të Rooneyt që Kane e kishte tejkaluar për Tre Luanët në Mars 2023 – ai tani ka 68 gola të ekipit kombëtar nga 53 që ka Rooney.

Dhe thyerja e rekordit nuk u ndal me kaq të martën mbrëma. Ish-sulmuesi i Spurs u bë gjithashtu anglezi i parë që shënon katër gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Dhe lojtari i parë i çdo kombësie që ka shënuar tri gola nga pika e bardhë në të njëjtën ndeshje.

Golat e fundit të Kane e çojnë atë në vendin e 25-të të përbashkët me Fernando Morientes – duke kaluar Rooneyn, Kakan , Samuel Eto’on, Franciso Genton dhe të madhin e Bayernit, Arjen Robben, të gjithë në një natë. /Telegrafi/

The post Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin appeared first on Telegrafi.

Kur më së paku pritej, si Endrick i la të shtangur të gjithë në Bernabeu me golin e tij

17 September 2024 at 23:34

Real Madridi triumfoi 3-1 përballë Stuttgartit në kuadër të formatit të ri në Ligën e Kampionëve.

Golat për Los Blancos i shënuan Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Endric, ndërsa për skuadrën gjermane realizoi Deniz Undav.

Por, vëmendje të madhe aktualisht ka marrë goli i brazilianit, që nuk pritej të gjuante, sidomos nga ajo pozitë.

Endrick u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, kur e zëvendësoi Jude Bellinghamin.

Sulmuesi u nis në aksion nga pjesa e madrilenëve, derisa në 25 metrat e fundit vendosi të lëshonte një goditje të fuqishme.

Endrick ia doli ta mposht portierin e Stuttgartit duke i lënë të gjithë të befasuar në minutën e 90+5-të, për rezultatin 3-1.

Ky ishte debutimi i tij në Ligën e Kampionëve, derisa me gol te Los Blancos debutoi edhe Mbappe. /Telegrafi/

The post Kur më së paku pritej, si Endrick i la të shtangur të gjithë në Bernabeu me golin e tij appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit

17 September 2024 at 22:59

Real Madridi ka triumfuar me shumë mund përballë Stuttgartit në startin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Los Blancos ishin në vështirësi qysh nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë.

Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.

Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm.

MBAPPE FIRST GOAL FROM REAL MADRID IN UCL. This click doesn’t have the pass from Tchouameni to Rodrygo. Just incredible. pic.twitter.com/dphZeUh62d

— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 17, 2024

Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.

Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling.

LET’S ALL LAUGH AT REAL MADRID😭😭😭😭😭
pic.twitter.com/eFcbMwY9ZY

⚡🇧🇼 (@Priceless_MCI) September 17, 2024

Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.

Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.

GOOOOOOOOL DE ANTONIO RÜDIGER

VAMOOOOOOOOOOOS pic.twitter.com/nZBhxIMOV3

— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) September 17, 2024

Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1.

Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit appeared first on Telegrafi.

Man United shfryhet në Barnsleyn, kalon tutje në Carabao Cup

17 September 2024 at 22:51

Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup, duke mposhtur 7-0 Barnsleyn.

Pas 16-të minutash lojë, Marcus Rashford kaloi në epërsi Djajtë e Kuq me asistimin e Alejandro Garnachos.

Për 2-0 u përkujdes Antony, që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 35-të.

Pjesa e parë përfundoi me golin e Garanachos, me Rashford që ia ktheu favorin te goli i parë (45+2’).

Sulmuesi argjentinas shënoi edhe për 4-0, kur Christian Eriksen i bëri një asistim perfekt.

Rashford (58’) dhe Garanacho kombinuan sërish, tani për rezultatin 5-0.

Goli i gjashtë u shënua nga Eriksen, kur u asistua prej Bruno Fernandes.

Mesfushori danez ishte i disponuar për lojë, duke realizuar të dytin persona, vetëm katër minuta më vonë, me Antonyn që ishte asistues.

Manchester United pritet që gjashtë kësaj jave të mësojë emrin e kundërshtarit të radhës. /Telegrafi/

The post Man United shfryhet në Barnsleyn, kalon tutje në Carabao Cup appeared first on Telegrafi.

Liverpooli shënon edhe golin e tretë në San Siro

17 September 2024 at 22:33

Liverpooli e ka shënuar edhe golin e tretë përballë Milanit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Derisa pjesa e parë përfundoi 2-1 për skuadrën angleze, tani kanë shënuar edhe të tretin.

Ky rezultat i Liverpoolit është falë një super paraqitje nga Cody Gakpo.

Sulmuesi holandez ishte sonte i kudondodhur, ndërsa asistoi te Dominik Szoboszlai në minutën e 67-të për 3-1. /Telegrafi/

 

Szoboszlai goal! 🔥

pic.twitter.com/MKllnnsybZ

— Hungarian Football Xtra (@HunFootballXtra) September 17, 2024

The post Liverpooli shënon edhe golin e tretë në San Siro appeared first on Telegrafi.

Rodri thotë se janë gati për diçka që do ta dridh FIFA-n dhe UEFA-n

17 September 2024 at 20:52

Rodri kritikoi organet drejtuese të futbollit për numrin e ndeshjeve që lojtarët duhet të luajnë dhe u pyet nëse do të hyjnë në grevë nëse asgjë nuk ndryshon.

“Unë mendoj se jemi afër kësaj, është e lehtë për t’u kuptuar. Mendoj se është diçka e përgjithshme. Unë mendoj se nëse pyet ndonjë lojtar, ata do t’ju thonë të njëjtën gjë, nuk është mendimi vetëm i Rodrit apo diçka e tillë”, deklaroi ylli i Manchester Cityt.

“Them se është mendimi i përgjithshëm i lojtarëve. Dhe nëse vazhdon kështu, do të vijë një moment kur nuk kemi zgjidhje tjetër, besoj vërtet, por do të shohim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është diçka që na shqetëson sepse ne jemi ata që vuajmë”.

“Nuk kam një numër të saktë. Nga përvoja ime, mund t’ju them se 60-70 ndeshje në sezon janë shumë. Mendo se janë 40 dhe 50 është numri i ndeshjeve në të cilat një lojtar mund të performojë në nivelin më të lartë”.

“Pas kësaj ju bini (në formë) sepse është e pamundur të ruani nivelin fizik. Këtë vit mund të arrijmë 70, ndoshta 80, nuk e di. Varet se sa larg shkoni në gara. Për mendimin tim modest, unë mendoj se është shumë”, ka shtuar më tej spanjolli. /Telegrafi/

The post Rodri thotë se janë gati për diçka që do ta dridh FIFA-n dhe UEFA-n appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

17 September 2024 at 18:49

Ange Postecoglou u përplas me një gazetar gjatë një konference për shtyp mbi një koment që ai bëri pas humbjes së Tottenhamit ndaj Arsenalit.

Spurs pësuan një disfatë 1-0 ndaj rivalëve Arsenal në derbin e Londrës së Veriut fundjavën e kaluar.

Kjo do të thotë se skuadra e Postecoglou ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre hapëse të sezonit të ri të Ligës Premier.

Pas rezultatit, trajneri australian insistoi që ai ‘fiton gjithmonë’ trofe në sezonin e tij të dytë.

Të martën, ai pranoi pyetje nga mediat përpara ndeshjes së Carabao Cup të Spurs në Coventry City që luhet të mërkurën.

Dhe ai u pyet për komentin e tij, duke shkaktuar një përgjigje të zjarrtë.

“Është e mahnitshme – sapo deklarova një fakt – a duhet të gënjej? Nuk jam i sigurt se si duhet t’i përgjigjem diçkaje që është e vërtetë dhe duket sikur kam mërzitur disa njerëz për ndonjë arsye”, deklaroi ai.

Ange Postecoglou në ndeshjen e Tottenham kundër Arsenalit. Imazhi: Getty

Postecoglou shtoi: “A po mburrem unë? Si duhet t’i përgjigjem diçkaje. Mund të thuash se janë ato gara – ose janë të lehta ose diçka tjetër – por është e vërtetë dhe nuk jam i sigurt pse njerëzit mendojnë se po mburrem me të”.

“Është e vërtetë dhe plani im është që kjo të ndodhë këtë vit dhe nëse nuk ndodh, atëherë do të them se është kryesisht – por jo gjithmonë”, shtoi më tej Ange.

59-vjeçari është në sezonin e tij të dytë në klub pas emërimit të tij nga Celtic në verën e vitit 2023. Ai i udhëhoqi ata në vendin e pestë në ligë sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese appeared first on Telegrafi.

Historia e pabesueshme se si u emërua Lamine Yamal nga prindërit e tij

17 September 2024 at 16:45

Adoleshenti i Barcelonës, Lamine Yamal është i gjithë bujë në La Liga deri më tani, me shtatë kontributet e tij të golave ​​deri më tani, duke ia kaluar çdokujt tjetër në Spanjë.

Tashmë me një medalje në Euro 2024 në emrin e tij, Lamine Yamal tani po shfaqet në talk show, pasi statusi i tij i famshëm i afrohet aftësive të tij futbollistike.

Një numër anekdotash rreth Lamine Yamal kanë filluar të shfaqen dhe Cadena SER ka zbuluar një tjetër. Vetë emri i tij – i cili funksionon në çift si me Luis Enriquen – është në fakt një kombinim i emrave të dy personave që prindërit e tij i njihnin.

Emri i tij i plotë është Lamine Yamal Nasraoui Ebana, mbiemrat e tij vijnë nga nëna Guineane – Shaila Ebana dhe babai Mounir Nasraoui, i cili është me origjinë marokene.

Si një çift i ri që nuk mund të përballonte shumë sfida e jetës, ata filluan të jetonin me një çift tjerë, në një moment kur nuk mund të përballonin qiranë.

Në shenjë vlerësimi për mirësinë e tyre, ata premtuan se do t’i vinin një fëmijë me emrin Lamine dhe Yamal nëse do të kishin një të tillë, dhe kështu u emërua Lamine Yamal.

Reprezentuesi spanjoll është shumë në kontakt me rrënjët e tij dhe mban flamurin maroken dhe flamurin e Guinesë në atletet e tij për Spanjën. Festimi i tij, duke bërë një ‘305’ me duar, i referohet kodit postar të lagjes Rocafonda.

Përveç kësaj, Bar Canaletes ka zbuluar se së fundmi Lamine Yamal ftoi një grup miqsh të tij nga Rocafonda në terrenin stërvitor të Barcelonës “Ciutat Esportiva”, ku ata realizuan disa goditje në portë. /Telegrafi/

The post Historia e pabesueshme se si u emërua Lamine Yamal nga prindërit e tij appeared first on Telegrafi.

Kaon Kurshumlija bëhet pjesë e akademisë së Dinamo Cityt, klubit që menaxhohet nga City Football Group

17 September 2024 at 16:18

Kaon Kurshumlija, një yll i ri i futbollit nga Kosova, është bërë pjesë e akademisë së njohur Dinamo City, e cila menaxhohet nga City Football Group.

Kurshumlija, i cili është vetëm 14 vjeç, ka treguar potencial të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij të hershme.

Ai ka qenë pjesë e KF Vëllaznimit për 6 vjet, ku ka luajtur si qendër sulmues në ekipin U15.

Foto: Kaon Kurshumlija në foto me Gavin Rhodes

Gjatë kësaj periudhe, Kaon ka ndihmuar ekipin të arrijë rezultate të shkëlqyera dhe ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në fushë.

Lojtari i talentuar është i vetmi kosovar deri më tani në ekip, derisa synon të dëshmojë vetën, siç bëri tek KF Vëllaznimi, derisa është fotografuar me shefin e operacioneve tek City, Gavin Rhodes.

Ky transferim është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe mund të hapë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të talentit të tij në futbollin ndërkombëtar. /Telegrafi/

 

The post Kaon Kurshumlija bëhet pjesë e akademisë së Dinamo Cityt, klubit që menaxhohet nga City Football Group appeared first on Telegrafi.

❌
❌