Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom

19 September 2024 at 17:00

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator regjistrimin e një procedimi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, bazuar në një kallëzim të kryer nga Savino Cianci, administratori i shoqërisë Wisdom, sh.p.k., i njohur ndryshe si Kolegji Universitar Italian i Tiranës. Megjithatë, në njoftimin e shkurtër të prokurorisë, thuhet se çështja është në […]

The post Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

“Shqiponja Telhaj mori çantën ‘Louis Vuitton’ për akreditimin e Universitetit Wisdom”- Ish-zyrtarja reagon pasi emri i saj doli në dosjen italiane: Shpifje, s’kam marrë kurrë asnjë dhuratë

17 September 2024 at 15:42
Dosja hetimore e Prokurorisë Italiane ka nxjerrë në pah një skemë mashtrimi me diploma false në Shqipëri. Në dosje ndër të tjera thuhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom në Tiranë, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me njw çantë ‘Louis Vuitton’

Zyrtarja mori çantë Louis Vuitton për Krishtlindje, detaje nga skandali i diplomave

By: Fia Nelaj
17 September 2024 at 12:36

Gazetarja italiane e medias “La Repubblica”, Chiara Spagnolo ka thënë në një intervistë për Euronews Now se çështja për diplomat false që ju jepeshin studentëve italianë nga univeristete private shqiptare përfshin më tepër akuza ndaj palës italiane, sesa asaj shqiptare.

Sipas gaetares, kjo është hera e parë që një skandal i tillë përfshinë Shqipërinë, pasi në të kaluarën është tentuar vazhdimisht e njëjta gjë, por nga shtete të tjera.

Hetimet, sipas saj kanë përfshirë zyrtaren e akredimit të diplomave në Shqipëri, Shqiponja Telhaj, e cila dyshohej se ishte korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

“Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Itali sepse fatkeqësisht në vite është dhënë mundësia shumë universiteteve dhe eniteteve arsimore që të menaxhojnë formimin e studentëve, në ven të univeristeteve publike. Shumë personazhe të përfshirë kanë qenë të përfshirë edhe në hetime në të kaluarën e me shumë mundësi është hera e parë që këto hetime prekin edhe Shqipërinë.”-sqaroi gazetarja.

Sipas gazetares, në dosjen hetimore, ku përfshihet edhe emri i Shqiponja Telhaj, thuhet se ajo ka marrë një çantë Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro. Megjithatë hetimet nuk janë ndalur shumë në këtë pikë sepse dyshohet se Telhaj e ka marrë çantën si një dhuratë nga pala italiane për Krishtlindje.

“Disa institucione arsimore italiane ju referoheshin disa instituicioneve të huaja dhe kërkonin akreditimine studentëve, mes të cilave ishte si vend edhe Shqipëria. Asnjë qytetar shqiptar nuk rezulton i hetuar në këtë dosje, por janë në referencë sepse kanë rezultuar të përfshirë në telefonatat e personave në Itali. Mes tyre është Shqiponja Telhaj, megjithatë nuk konsiderohet që të ketë kryer ndonjë vepër korrupsioni, por shtetasit italian thuhet se kanë bërë disa dhurata për Krishtlindje asaj. Dhurata më e veçantë rezulton të jetë çanta Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro, të cilën e ka marrë për dhuratë Krishtlindjesh,” –tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja mori çantë Louis Vuitton për Krishtlindje, detaje nga skandali i diplomave appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga skandali i diplomave, zyrtarja e Ministrisë mori çantë “Louis Vuitton” për Krishtlindje

17 September 2024 at 12:50

Gazetarja italiane e medias “La Repubblica”, Chiara Spagnolo ka thënë në një intervistë për Euronews Albania, se çështja për diplomat false që ju jepeshin studentëve italianë nga univeristete private shqiptare përfshin më tepër akuza ndaj palës italiane, sesa asaj shqiptare. Sipas saj, kjo është hera e parë që një skandal i tillë përfshinë Shqipërinë, pasi […]

The post Detaje nga skandali i diplomave, zyrtarja e Ministrisë mori çantë “Louis Vuitton” për Krishtlindje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌