Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarja mori çantë Louis Vuitton për Krishtlindje, detaje nga skandali i diplomave

By: Fia Nelaj
17 September 2024 at 12:36

Gazetarja italiane e medias “La Repubblica”, Chiara Spagnolo ka thënë në një intervistë për Euronews Now se çështja për diplomat false që ju jepeshin studentëve italianë nga univeristete private shqiptare përfshin më tepër akuza ndaj palës italiane, sesa asaj shqiptare.

Sipas gaetares, kjo është hera e parë që një skandal i tillë përfshinë Shqipërinë, pasi në të kaluarën është tentuar vazhdimisht e njëjta gjë, por nga shtete të tjera.

Hetimet, sipas saj kanë përfshirë zyrtaren e akredimit të diplomave në Shqipëri, Shqiponja Telhaj, e cila dyshohej se ishte korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

“Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Itali sepse fatkeqësisht në vite është dhënë mundësia shumë universiteteve dhe eniteteve arsimore që të menaxhojnë formimin e studentëve, në ven të univeristeteve publike. Shumë personazhe të përfshirë kanë qenë të përfshirë edhe në hetime në të kaluarën e me shumë mundësi është hera e parë që këto hetime prekin edhe Shqipërinë.”-sqaroi gazetarja.

Sipas gazetares, në dosjen hetimore, ku përfshihet edhe emri i Shqiponja Telhaj, thuhet se ajo ka marrë një çantë Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro. Megjithatë hetimet nuk janë ndalur shumë në këtë pikë sepse dyshohet se Telhaj e ka marrë çantën si një dhuratë nga pala italiane për Krishtlindje.

“Disa institucione arsimore italiane ju referoheshin disa instituicioneve të huaja dhe kërkonin akreditimine studentëve, mes të cilave ishte si vend edhe Shqipëria. Asnjë qytetar shqiptar nuk rezulton i hetuar në këtë dosje, por janë në referencë sepse kanë rezultuar të përfshirë në telefonatat e personave në Itali. Mes tyre është Shqiponja Telhaj, megjithatë nuk konsiderohet që të ketë kryer ndonjë vepër korrupsioni, por shtetasit italian thuhet se kanë bërë disa dhurata për Krishtlindje asaj. Dhurata më e veçantë rezulton të jetë çanta Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro, të cilën e ka marrë për dhuratë Krishtlindjesh,” –tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja mori çantë Louis Vuitton për Krishtlindje, detaje nga skandali i diplomave appeared first on Euronews Albania.

Skandal me diplomat false në Shqipëri, Guarda di Finanza zbulon skemën

17 September 2024 at 08:37

Nëntë persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e dy mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksioni janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave. /Telegrafi/

The post Skandal me diplomat false në Shqipëri, Guarda di Finanza zbulon skemën appeared first on Telegrafi.

Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

By: user 4
16 September 2024 at 20:03

Dy italianë, administratorë të Universitetit Wisdom në Tiranë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Itali, si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false. Nga përgjimet rezulton se zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve janë korruptuar, siç raportojnë mediat italiane, një prej tyre ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.

Në krye të skemës janë një çift të sapomartuarish, Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit, që duke përfituar nga lidhjet në Shqipëri dhe në Itali, vendosen në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin.

Mediat italiane raportojnë se të dy i dhuruan një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentes së Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama për aktivizimin dhe përfundimin e procedurës së akreditimit të Wisdom University.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në qershor, Nino kurorëzoi martesën në një dasmë luksoze me Lucia Catalanon, ndërsa sot janë arrestuar dhe është kryer transferimi i tyre në një burg në Itali.

Të dy përfunduan pas hekurave në përfundim të operacionit të Guardia di Finanza kundër diplomave false.

Në qeli përfunduan edhe bashkëpuntorë të tyre, të gjithë italianë Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë të dyshuar si bashkëpuntorë në procedurat e pajisjes me diplomë kryesisht të studentëve italianë.

Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia.

Të arrestuarit e tjerë janë pjesë e rrjetit për prodhimin e diplomave dhe specializimin apo trajnime të ndryshme, që në thelb, shërbejnë për të mashtruar studentët.

Mediat italiane kanë zbardhur pjesë nga dosja e prokurorisë, sipas së cilës Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.

Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme.

19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.

9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë.

Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.

Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve ka të bëjë me një Maserati krejt të ri, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve. Deri më tani, organet e prokurorisë shqiptare nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni i policisë italiane do të shtrihet deri në Shqipëri./Lapsi.al

The post Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton appeared first on Lapsi.al.

Diplomat false/ Arrestohet pronari i universitetit në Shqipëri

By: user 4
16 September 2024 at 18:43

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Ndërkohë në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepej “studentëve”. Sipas dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

The post Diplomat false/ Arrestohet pronari i universitetit në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

❌
❌