Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reagimi/ Shqiponja Telhaj: Nuk mora asnjë dhuratë nga italianët e Wisdom

By: user 4
17 September 2024 at 15:17

Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas deklaratave në mediat italiane të cilat shkruanin, duke cituar dosjen e prokurorisë, se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Komentet Telhaj i ka bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilat vijnë pasi disa persona ranë në pranga në Itali, në lidhje me diplomat false që universitetet shqiptare jepnin për shtetasit në vendin fqinj.

Në postimin e saj Telhaj shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Ajo ka kërkuar gjithashtu se autoritetet zyrtare dhe mediat që kanë përmendur emrin e saj në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, të kërkojnë falje.

Postimi:

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, ka shkruar Telhaj.

Nw fakt, emri i Telhaj përmendet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, të siguruar nga Lapsi.al për skemën e mashtrimit me diploma false në Shqipëri shkruhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.

The post Reagimi/ Shqiponja Telhaj: Nuk mora asnjë dhuratë nga italianët e Wisdom appeared first on Lapsi.al.

“Shqiponja Telhaj mori çantën ‘Louis Vuitton’ për akreditimin e Universitetit Wisdom”- Ish-zyrtarja reagon pasi emri i saj doli në dosjen italiane: Shpifje, s’kam marrë kurrë asnjë dhuratë

17 September 2024 at 15:42
Dosja hetimore e Prokurorisë Italiane ka nxjerrë në pah një skemë mashtrimi me diploma false në Shqipëri. Në dosje ndër të tjera thuhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom në Tiranë, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me njw çantë ‘Louis Vuitton’

Skandali me shitjen e diplomave nga Kolegji Universitar WISDOM, Ministria e Arsimit pranon shkeljet

By: Ela
17 September 2024 at 14:17

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri. Ministria e Arsimit sqaron se, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar […]

The post Skandali me shitjen e diplomave nga Kolegji Universitar WISDOM, Ministria e Arsimit pranon shkeljet appeared first on BoldNews.al.

Shqiponja Telhaj mori çantën Luis Vuitton për akreditimin e Universitetit Wisdom (DOSJA)

By: user 4
17 September 2024 at 13:29

Në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, të siguruar nga Lapsi.al për skemën e mashtrimit me diploma false në Shqipëri shkruhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.

Pas përgjimit të telefonatave, prokuroria italiane ka bërë edhe verifikimin në dyqanin ku është blerë çanta që ka marrë si shpërblim Telhaj për akreditimin e universitetit piramidë. Deri më tani janë qindra denoncime të studentëve italianë që kanë paguar nga 6 deri në 20 mije euro për marrjen e një diplome false nga ky universitet.

Disa vite më parë, kur e emëroi në krye të Bordit, kryeministri Rama e vlerësoi Shqiponja Telhaj për kontributin si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Lexo edhe: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University

“Shqiponja Telhaj, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjioze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim”, thoshte Rama, sikur diplomat dhe specializimet jashtë të ishin garanci për imunitet nga favoret dhe privilegjet korruptive.

The post Shqiponja Telhaj mori çantën Luis Vuitton për akreditimin e Universitetit Wisdom (DOSJA) appeared first on Lapsi.al.

Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

By: user 4
16 September 2024 at 20:03

Dy italianë, administratorë të Universitetit Wisdom në Tiranë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Itali, si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false. Nga përgjimet rezulton se zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve janë korruptuar, siç raportojnë mediat italiane, një prej tyre ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.

Në krye të skemës janë një çift të sapomartuarish, Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit, që duke përfituar nga lidhjet në Shqipëri dhe në Itali, vendosen në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin.

Mediat italiane raportojnë se të dy i dhuruan një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentes së Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama për aktivizimin dhe përfundimin e procedurës së akreditimit të Wisdom University.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në qershor, Nino kurorëzoi martesën në një dasmë luksoze me Lucia Catalanon, ndërsa sot janë arrestuar dhe është kryer transferimi i tyre në një burg në Itali.

Të dy përfunduan pas hekurave në përfundim të operacionit të Guardia di Finanza kundër diplomave false.

Në qeli përfunduan edhe bashkëpuntorë të tyre, të gjithë italianë Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë të dyshuar si bashkëpuntorë në procedurat e pajisjes me diplomë kryesisht të studentëve italianë.

Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia.

Të arrestuarit e tjerë janë pjesë e rrjetit për prodhimin e diplomave dhe specializimin apo trajnime të ndryshme, që në thelb, shërbejnë për të mashtruar studentët.

Mediat italiane kanë zbardhur pjesë nga dosja e prokurorisë, sipas së cilës Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.

Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme.

19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.

9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë.

Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.

Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve ka të bëjë me një Maserati krejt të ri, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve. Deri më tani, organet e prokurorisë shqiptare nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni i policisë italiane do të shtrihet deri në Shqipëri./Lapsi.al

The post Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton appeared first on Lapsi.al.

❌
❌