Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

By: rom ario
19 September 2024 at 21:36

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi i socialistëve në Kuvend për të mos e dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, është realizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të mbronte një kryetar partie.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama veproi në mënyrë të tillë, pasi i intereson që një subjekt politik të jetë në fushën e lojës, për t’i hequr vota të djathtës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur kur një deputet ka dalë në Parlament dhe ka deklaruar se ‘Policia e Ramës i ka mbyllur biznesin për arsye politike’.

“Unë besoj që pas vendimit të diskutuar të socialistëve është padyshim Edi Rama, por nuk e ka bërë për Olta Xhaçkën, por e ka bërë për një kryetar partie. Për të mbrojtur një kryetar partie i cili me llogarinë e tij elektorale i shërben të jetë në fushë, të jetë në Parlament dhe jo jashtë tij, për t’i hequr një fetë modeste ose serioze të djathtës në zgjedhje.

Në kujtesën e tij i ka mbetur një frazë kur ata e akuzojnë në Parlament, një deputet i thotë që Policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin e vetë për arsye politike. Një deputet del në Parlament dhe deklaron që Policia politike e Ramës më ka mbyllur biznesin për arsye politike. Nuk mund të ketë biznes privat, është në konflikt interesi”, tha Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

LISTA/ Fondet e përdorura për zgjedhjet e 14 Majit, KQZ kërkon gjobitjen e partive dhe kandidatëve

16 September 2024 at 13:32

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka përfunduar auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 Majit të vitit të kaluar. Pas shkeljeve të konstatuara, komisioneri Ilirjan Celibashi i ka propozuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sankioneve marrjen e masave administrative ndaj një numri të partive politike, si dhe kandidatëve […]

The post LISTA/ Fondet e përdorura për zgjedhjet e 14 Majit, KQZ kërkon gjobitjen e partive dhe kandidatëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌