Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

“Mos guxo të kërcënosh”- Shehaj përplaset me Vangjelin: Ke përfituar nga politika

By: rom ario
19 September 2024 at 22:28

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analisti Lorenc Vangjeli, janë përplasur mbrëmjen e sotme në studion e emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, pas deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Edi Rama dhe socialistët në Kuvend i dolën në krah deputetes Olta Xhaçka për mandatin e deputetes, me qëllim mbrojtjen e një kryetari partie (që nënkuptonte Shehajn).

Shehaj i quajti deklaratat e Vangjelit si kërcënime që ai të mbyllte gojën e të mos bënte opozitë, pasi sipas tij, kjo ishte hera e dytë që ai bënte deklarata të tilla.

Debati në studio ‘u nxeh’ pasi Shehaj e cilësoi Vangjelin si dikush që ka përfituar nga politika dhe që e sheh atë si biznes.

Nga ana tjetër Vangjeli i kërkoi Shehajt që të ulë tonin e zërit, duke shtuar se ai nuk ka pse ta kërcënojë atë, pasi nuk e llogarit fare.

Pjesë nga debati në studio:

Shehaj: Vangjeli ka ardhur me një mision. Vjen këtu e më thotë Agron ti duhet të humbasësh mandatin. Mos harro Agron që ti vetë ke thënë që ta kanë mbyllur njëherë biznesin. Dhe akoma vazhdon e nuk e ke mbyllur gojën.

Vangjeli: A ma thua dot në çfarë ore e mora vesh unë që ishte Agroni këtu? Ky është një editorial i 2 viteve më parë që unë e lexova këtu.

Shehaj: Pse mua ma the më para kush ishte këtu e atij ia the 5 minuta para? E di si është mbyllur biznesi im? Unë biznesin e kam bërë me punë, nuk është gjë që të zgërdhihesh ti këtu. Kam punuar vite të tëra, edhe një ditë të bukur ngaqë bëra detyrën time në Kuvend, dërgoi Policinë. Nuk mund të vish këtu edhe të bësh lojëra të tallesh. Është hera e dytë që vjen në emision e më kërcënon publikisht. E ke bërë kur kam nxjerrë rastin e Gjiknurit që ka ndërtuar resortin në Butrint, për të cilin qeveria u mblodh edhe zvogëloi parkun e Butrintit. Edhe përmendje kobure e çifte. Të kujtohet? Ti që jeton me paratë e mazhorancës.

Vangjeli: Se me çfarë jetoj unë, atë nuk e di ti. Ke qenë në biznes dhe ke qenë edhe i suksesshëm. Papritur kuptove që politika është biznesi më i suksesshëm.

Shehaj: Nëse ka njeri për të cilin politika është biznes je ti. Pse me çfarë jeton? Me paratë e korrupsionit jeton. Mos guxo të kërcënosh.

Vangjeli: Ule zërin! Ule Zërin!

Shehaj: Ta kanë dërguar ndonjëherë policinë në shtëpi ty?

Vangjeli: Ma ka dërguar Berisha dhe ka qenë për punën time. Nuk të kërcënoj sepse nuk të llogaris fare. Atë që ta thashë në spekulim, por ti nuk e kupton, sepse gjuhën e politikës nuk e kupton. I dështuar hyre duke paguar dhe i dështuar do dalësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos guxo të kërcënosh”- Shehaj përplaset me Vangjelin: Ke përfituar nga politika appeared first on Euronews Albania.

“Dosje drithëruese”, Vangjeli zbulon skandalin në drejtësi: Do prishen ekuilibra

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 22:09

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin Now me Erla Mëhillin se së shpejti pritet që një dosje, të cilën e e cilësoi drithëruese, të bëhet publike, duke përfshirë shumë emra të sistemit të ri të drejtësisë.

Sipas Vangjelit, në këtë dosje, për të cilën është vendosur me urdhër gjykate që të mos bëhet publike për shkak të materialeve sekrete, ku përfshihen emrat e dretësisë së re, zbulohen biseda nga Encrochat.

“Flitet shumë në Tiranë, në rrethet e juristëve dhe politikanëve, për ekzistencën e një dosjeje dhjetëra faqesh, dosje drithëruese, e cila përfshin dekriptimin e dhjetëra chat-eve të Encrochat-it me subjeket njerëz të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë së re. Ka një vendim gjykate që kjo dosje të mos publikohet, materialet e saj janë sekret, nuk them e kam parë ose jo. Natyrisht i bindem vendimit të gjykatës, pavarësisht se jam gazetar dhe nesër mund të dal kundër këtij vendimi. Ndoshta diku ky informacion ka fillur të shndërrohet në një sekret publik dhe druaj që do shpërthejë diku. Ka shumë emra, prishen shume ekuilibra, emra të sistemit të ri të drejtësisë,” –u shpreh Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dosje drithëruese”, Vangjeli zbulon skandalin në drejtësi: Do prishen ekuilibra appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

By: rom ario
19 September 2024 at 21:36

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi i socialistëve në Kuvend për të mos e dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, është realizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të mbronte një kryetar partie.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama veproi në mënyrë të tillë, pasi i intereson që një subjekt politik të jetë në fushën e lojës, për t’i hequr vota të djathtës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur kur një deputet ka dalë në Parlament dhe ka deklaruar se ‘Policia e Ramës i ka mbyllur biznesin për arsye politike’.

“Unë besoj që pas vendimit të diskutuar të socialistëve është padyshim Edi Rama, por nuk e ka bërë për Olta Xhaçkën, por e ka bërë për një kryetar partie. Për të mbrojtur një kryetar partie i cili me llogarinë e tij elektorale i shërben të jetë në fushë, të jetë në Parlament dhe jo jashtë tij, për t’i hequr një fetë modeste ose serioze të djathtës në zgjedhje.

Në kujtesën e tij i ka mbetur një frazë kur ata e akuzojnë në Parlament, një deputet i thotë që Policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin e vetë për arsye politike. Një deputet del në Parlament dhe deklaron që Policia politike e Ramës më ka mbyllur biznesin për arsye politike. Nuk mund të ketë biznes privat, është në konflikt interesi”, tha Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën appeared first on Euronews Albania.

“Dosja drithëruese”/ Gazetarët: Flitet shumë në kafe, por askush s’e përmend! Fut në kolaps drejtësinë

19 September 2024 at 08:46

Prej kohësh në Tiranë, thuhet se në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, është mbyllur në mënyrë ‘hermetike’ një dosje ku përmenden emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, që janë pjesë e përgjimeve në SKY ECC. Kjo dosje, sipas gazetarëve të ftuar në emisionin “Top Story” përmban të dhëna drithëruese, që do të fusnin në […]

The post “Dosja drithëruese”/ Gazetarët: Flitet shumë në kafe, por askush s’e përmend! Fut në kolaps drejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Ka kthyer një bar kafe në zyrë ku…”- PD denoncon Rexhë Byberin: Emëroi kryetaren në detyrë të bashkisë Tropojë! Edhe pse nën masë sigurie, vazhdon shkel ligjin

17 September 2024 at 14:05
Zëdhënësja për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar ish-kryetarin e bashkisë së Tropojës, duke thënë se ndërsa ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, vazhdon shkel ligjin. Sipas Vangjelit, Byberi ka uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke komanduar vetë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, Zyra Islamja. Gjithashtu ajo thotë se

Denoncimi i PD/ Genta Vangjeli: Dy të dënuarit me burg marrin tendera miliona euro

By: E.K
14 September 2024 at 11:29

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp, ka denoncuar se kompanitë e një të dënuari me 2 vite burg kanë fituar miliona euro tendera. Vangjeli tha se janë lidhur 57 kontrata publike tenderash në mënyrë korruptive me 3 subjekte tregtare. Ajo u shpreh se kompania edhe pse u kap […]

The post Denoncimi i PD/ Genta Vangjeli: Dy të dënuarit me burg marrin tendera miliona euro appeared first on FaxWeb.

❌
❌