Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Greqi – Bie nga lartësia 8 metra teksa punonte, 51-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

By: Ela
21 September 2024 at 09:46

Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte. Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme. Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema. 51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin […]

The post Greqi – Bie nga lartësia 8 metra teksa punonte, 51-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit

By: Ela
21 September 2024 at 09:40

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore – mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas. Shtëpia buzë liqenit – në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me […]

The post Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit appeared first on BoldNews.al.

Misteri në Gramsh – Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë/ EMRI

By: Ela
21 September 2024 at 09:30

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar ditën e djeshme për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh. Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite. Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet. Në kërkime […]

The post Misteri në Gramsh – Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Derbi mes ‘Partizanit’ dhe ‘Tiranës’, ja rrugët që do të bllokohen sot

By: Ela
21 September 2024 at 09:20

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, që do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 21.09.2024, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm […]

The post Derbi mes ‘Partizanit’ dhe ‘Tiranës’, ja rrugët që do të bllokohen sot appeared first on BoldNews.al.

Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni fotografohet me bashkëshortin dhe djalin

By: Ela
21 September 2024 at 09:03

Aktorja Ana Lika dhe ish-banori i “BBV” Bjordi Meziri kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Patjetër që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi […]

The post Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni fotografohet me bashkëshortin dhe djalin appeared first on BoldNews.al.

Aksident i 3-fishtë në Elbasan, 4 të plagosur

By: Ela
21 September 2024 at 08:57

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në aksin Elbasan-Tyneli i Krrabës. Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volksëagen me drejtues shtetasi një shtetas turk. Nuk janë të […]

The post Aksident i 3-fishtë në Elbasan, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Modeli “Shqipëria” për refugjatët e të gjithë Bashkimit Europian

By: Ela
21 September 2024 at 08:42

“Gjermania mund të jetë e hapur për një nismë në nivel europian, që parashikon realizimin e procedurave të azilit jashtë Bashkimit Europian” sipas Euractiv, portali informues me qendër në Bruksel, sipas të cilit tani “plani Shqipëria” shihet me simpati në disa qarqe të politikës në Gjermani, si një mënyrë për të frenuar problemin e emigracionit në të […]

The post Modeli “Shqipëria” për refugjatët e të gjithë Bashkimit Europian appeared first on BoldNews.al.

Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

By: Ela
21 September 2024 at 08:24

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sesioni do të ketë një […]

The post Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën appeared first on BoldNews.al.

Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, si parashikohet moti për këtë të shtunë

By: Ela
21 September 2024 at 08:08

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me […]

The post Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, si parashikohet moti për këtë të shtunë appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 21 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
21 September 2024 at 08:05

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 88.4 lekë dhe do shitet me 89.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik […]

The post Këmbimi valutor 21 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit për politikanët shqiptarë

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 09:57

Aktivisti Luan Halluli ishte në një lidhje direkte mëngjesin e kësaj të shtune në Euronews Weekend ku bëri edhe një thirrje për politikanët shqiptar sa i takon votës së diasporës.

Përmes kësaj thirrje, ai shprehu perceptimine tij sa i takon vendsomërisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë për të mos u korruptuar në procesin zgjedhor të vitit që vjen dhe gjithashtu kërkesën e tyre që diaspora të mund të ketë përfaqësues në këto zgjedhje.

“Shumë komplikacione do ketë, nuk është shumë e qartë se çfarë do ndodhë. Problemet e diasporës i ka ngrit diaspora, shoqata e avokatëve, shumë federata dhe mezi e bën edhe këtë. Ky rrugëtim problematik do jetë. I mblodhi kryetarët e bashkive ai kryeministri jonë dhe ju tha bëni çmos se nuk i kemi mirë punët, janë 1 milionë vota. Telefonatat nuk kanë filluar tani, kanë kohë. Ne nuk korruptohemi shumë lehtë, nuk korruptohemi fare. Ne jemi për drejtësid he kemi dëshirë të kemi përfaqëusesit tanë aty, kemi djem e vajza që kanë studjuara në gjithë universitetet e Evropës, me kulturë,” –tha Hallulli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit për politikanët shqiptarë appeared first on Euronews Albania.

Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 09:30

Jay Emmanuel-Thomas, një futbollist që dikur luante për gjigantin e Premier League, Arsenal, është arrestuar pasi ju gjet kanabis me vlerë 795,300 dollarë në një aeroport britanik.

Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) tha të mërkurën se një burrë 33-vjeçar ishte arrestuar më herët atë mëngjes në Skoci, si i dyshuar për import kanabisi përmes aeroportit Stansted të Londrës.

Emmanuel-Thomas ishte deri të enjten duke luajtur për klubin skocez të nivelit të dytë Greenock Morton.

Në një deklaratë të postuar në X , i njohur më parë si Twitter, Greenock Morton tha të enjten se kishte ndërprerë kontratën e Emmanuel-Thomas “me efekt të menjëhershëm”, duke shtuar se nuk do të bënte asnjë koment të mëtejshëm mbi situatën.

Emmanuel-Thomas u dërgua në Carlisle në Angli për t’u marrë në pyetje.

Ai u paraqit në gjykatë të enjten në Carlisle i akuzuar për importimin e drogave të klasës B. Lirimi i tij me kusht u refuzua dhe ai do të paraqitet \në Gjykatën e Kurorës së Carlisle më 18 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal appeared first on Euronews Albania.

Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:56

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të KF Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen appeared first on Euronews Albania.

Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:49

Deri në 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur.

Rreth 18,000 njerëz në qytetin e Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë me shi të dendur për disa pjesë të prefekturës.

Transmetuesi publik japonez NHK citoi zyrtarë qeveritarë të thoshin se 12 lumenj në prefekturë kishin thyer brigjet e tyre.

Ky rajon është ende duke u rikuperuar pas një tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:31

Shkollat ​​në Nigeri do ta nisin vitin e ri akademik pothuajse një muaj me vonesë për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Autoritetet kanë shtyrë datën e fillimit nga 2 në 28 tetor.

Gjatë javëve të fundit, vendi i Afrikës Perëndimore është goditur nga rrebeshe të shumta shiu, duke rezultuar në mbi 300 vdekje ose për shkak të mbytjes ose shembjes së ndërtesave.

Në qytetin qendror-jugor të Maradit, një nga zonat më të goditura, rreth 100 tenda janë ngritur për të akomoduar njerëzit në shkolla.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit raportoi se mbi 800,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Përveç përmbytjeve, ajo ka përjetuar edhe thatësira dhe dështime të të korrave vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se shumë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet dhe thatësirën, po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor appeared first on Euronews Albania.

Bruksel/ “Brezat e ardhshëm do ta paguajnë”, qindra aktivistë protestojnë për klimën

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:16

Qindra aktivistë protestuan të premten në Bruksel për të kërkuar “klimë dhe drejtësi sociale”.

Hana, në emër të Youth for Climate, tha se grupi doli në rrugë për t’u treguar njerëzve se klima është më e rëndësishme se kurrë.

Ajo vuri në dukje se demonstruesit duan që njerëzit, veçanërisht politikëbërësit t’i japin përparësi ndryshimit të klimës.

Dirk Van Esbroeck, nga grupi Gjyshërit për Klimën, tha se protestuesit duan të vendosin klimën në axhendën politike përpara zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm në Belgjikë.

Klimatologu belg Jean-Pascal van Ypersele mori pjesë dhe tha se klima dhe biodiversiteti, së bashku me çështje të tjera mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet të kenë vërtet më shumë vëmendje.

“Nëse njerëzit nuk u kushtojnë më shumë vëmendje këtyre problemeve, gjeneratat e ardhshme do të paguajnë çmimin,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bruksel/ “Brezat e ardhshëm do ta paguajnë”, qindra aktivistë protestojnë për klimën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:05

Këshilli i Sigurimit i OKB-së  thirri një seancë urgjente të premten në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse të pagerëve dhe pajisjeve radio në Liban.

Shefja e Çështjeve Politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, e quajti shkëmbimin e zjarrit midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite një “shkelje të ndërprerjes së armiqësive dhe shkelje të rezolutës 1701”.

“Rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të këtij cikli dhune është jashtëzakonisht serioz dhe përbën një kërcënim të madh për stabilitetin e Libanit, Izraelit dhe të gjithë rajonit”, tha DiCarlo në seancën, e cila u kërkua nga Algjeria.

DiCarlo vuri në dukje se “lufta shkatërruese në Gaza vazhdon”, duke i bërë jehonë kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Duke vënë në dukje se “nuk është tepër vonë për të shmangur” “shkatërrime dhe vuajtje” të mëtejshme, DiCarlo kërkoi që diplomacia të përdoret pa vonesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 07:58

Me rritjen eksponenciale të platformave të mediave sociale si TikTok, X (i njohur më parë si Twitter), Instagram dhe YouTube, gjenerata Z po i drejtohet gjithnjë e më shumë atyre për këshilla për karrierën.

Midis tyre, TikTok është shfaqur si një platformë popullore për këshilla për karrierën, duke krijuar një vend të veçantë #CareerTok. Sipas një studimi të EduBirdie të vitit 2023, 70% e GenZers(gjenrata Z) të anketuar iu drejtuan TikTok për këshilla për karrierë, me 19% që zbuluan se ishte burimi i tyre kryesor i këshillave për karrierën.

Hashtags si #Careers, #careertips, #jobsearchtips dhe #careersadvice ishin disa nga më të njohurit, me të tjerë si #worklife, #dreamjob, #Jobinterview dhe #Internship gjithashtu që kanë një numër të madh krijimesh.

Një numër i konsiderueshëm i GenZers i drejtohen TikTok pasi platforma është e shpejtë dhe falas.

Kjo u lejon atyre me shpresë të kenë akses në këshilla të ekspertëve në atë që ata e shohin si një treg pune gjithnjë e më konkurrues në të gjithë botën.

Rreth 46% e GenZers nga sondazhi EduBirdie zbuluan se TikTok ndikoi në zgjedhjen e tyre të profesionit, ndërsa 48% thanë se i kishte ndihmuar në një farë mënyre karrierën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere appeared first on Euronews Albania.

Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 22:00

Analisti Arben Ratkoceri ishte në një lidhje direkte këtë të premte në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, për të analizuar ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe njëkoshësisht edhe në Serbi.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ashtu si Rusia ka shtrirë tentakulat e saj në ish-republikat sovjetike, por edhe vendet e Ballkanit, të njëjtën gjë po edhe Serbuia me Maqedoninë e Veriut.

Sipas analistit sondazhet kanë treguar se vetë populli maqedonas është shprehur se ndjen afërsi më tepër me popullin rus dhe atë serb, kjo për shkak të kontrollit që Serbia ka vendosur aty, duke shfrytëzuar poltika të buta edhe të anës kulturore.

“Bota serbë është një kopje e politikës ruse, karshi ish-republikave sovjetike, ku Rusia ka influencën e saj në bazës të jo vetëm pikëpamjeve kulturore, por edhe të pakicës ruse, e cila është e shpërndarë në një pjesë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik. I njëjti sistem është edhe nga Serbia. Ne e dimë ndikim e Serbisë në Bosnje-Hercegovinë përmes republikës Serbska, së fundmi përmes ndryshimeve në qeveri me ndihmën e zotit Abazoviç. Në ksovë kanë ushtruar kontroll përmes veriut të Kosovës, ndërsa në Maqedoni përmes politikave të buta dhe anës kulturore të komunitet maqedonas që është e lidhur me popullin serb. Në Maqedoni të gjitha sondazhet tregojnë që janë më të afërt me popullin serb dhe rus,” –u shpreh Ratkoceri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Pse Rusisë i ineterson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH zbardh arsyet

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 21:06

Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika ka shpejuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania qëllimin që ka në thelb politika ruse në raport me Ballkanin.

Sipas tij, zanafilla e kësaj marrëdhënie që ka krijuar Rusia me Ballkanin vjen jo vetëm për shkak të historisë, por edhe faktit që Rusia e ka “shfrytëzuar” Ballkanin sepse ka shërbyer gjithmonë si një urëlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Fillon historia qysh me perandorinë ruse. Rusia ka pasur gjithmonë një vëmdnej të veçantë për Ballkanin. Arsyeja e parë është se popullësia e këtij vendi është sllavo-folëse dhe gjithashtu e besimit ortodoks. Ballkani ka qenë një urë lidhëse mes perëndimit dhe lindjes, për këtë arsye janë përplasur gjithmonë interesat e fuqive të mëdha. Unë do të thosha që është trajtuar si oborri i mbrapëm i perandorisë ruse,” –u shpreh ish-drejtori i SHISH.

Sipas këndvështrimit të tij, nuk është qëllim vetëm sabotimi NATO-s dhe Perëndimit, por ndikon edhe fakti që Rusia kërkon të mbajë aleancat me vendet e që më parë ka pasur lidhje, në mënyrë që këto vende të mos kalojnë nën influencën e mirëfilltë perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pse Rusisë i ineterson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH zbardh arsyet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌