Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Shfaqet një variant i ri i Covid-it, ja cilat janë 4 simptomat kryesore

By: Ela
21 September 2024 at 13:58

Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atëherë është shfaqur në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. XEC u zbulua se kishte disa mutacione të reja që mund të ndihmonin përhapjen e llojit këtë vjeshtë, megjithëse ekspertët besojnë se vaksina duhet të ndihmojë në […]

The post Shfaqet një variant i ri i Covid-it, ja cilat janë 4 simptomat kryesore appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT

By: Ela
21 September 2024 at 13:44

Një e moshuar, banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje. E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është […]

The post E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Vlorë, 48-vjeçari kanosi me armë gruan – VIDEO

By: Ela
21 September 2024 at 13:29

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Akërni në Vlorë. Mësohet se një 48-vjeçar ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë. Si pasojë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në kohë. Sakaq, ka gjetur në stanin e tij një sasi lënde narkotike […]

The post Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Vlorë, 48-vjeçari kanosi me armë gruan – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Derisa foshnjat vdesin, në Maqedoninë e Veriut s’ka masa e as para kundër ndotjes së ajrit

By: Ela
21 September 2024 at 13:22

Nënat e ardhshme shprehen të tronditura nga informacionet se çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur. Prej vitesh, ky vend është ndër të parët në Evropë sa i përket ajrit të ndotur, por vetëm 0.8 për qind e buxhetit ndahet për mjedisin. Shkupi është ndër […]

The post Derisa foshnjat vdesin, në Maqedoninë e Veriut s’ka masa e as para kundër ndotjes së ajrit appeared first on BoldNews.al.

Malltezi publikon faktet: SPAK, i nënshtruar politikisht! Firmën e Ramës ia kalon Berishës – VIDEO

By: Ela
21 September 2024 at 13:06

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka bërë publike disa fakte të tjera të cilat demaskojnë hetimet selektive dhe me urdhër politik që SPAK-u i Edi Ramës ka bërë në dosjen ‘Partizani’. Malltezi ka shpjeguar në një video manipulimin në dosje nga ana e SPAK për vendimin e ndryshimit të destinacionit të pronës. Ai ka […]

The post Malltezi publikon faktet: SPAK, i nënshtruar politikisht! Firmën e Ramës ia kalon Berishës – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra

By: Ela
21 September 2024 at 12:52

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”. Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë […]

The post Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra appeared first on BoldNews.al.

Një “Vatikan” brenda Tiranës? NYT zbulon planin e Ramës për krijimin e një mikroshteti për bektashinjtë

By: Ela
21 September 2024 at 12:32

New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas NYT, kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kleriku mysliman që përgatitet të udhëheqë atë që, nëse […]

The post Një “Vatikan” brenda Tiranës? NYT zbulon planin e Ramës për krijimin e një mikroshteti për bektashinjtë appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga mesazhet “surprizë”/ Eksperti: Synojnë t’ju vjedhin të dhënat personale e bankare

By: Ela
21 September 2024 at 12:19

Shumë qytetarë kanë marrë në rrjetet e tyre sociale mesazhe mashtruese, origjina e të cilave ende nuk dihet. Eksperti i IT-së Kadri Manaj apelon që të mos klikojmë në linqet që na vijnë pasi të tilla mesazhe synojnë marrjen e Informacioneve Financiare. Këto mesazhe mashtruese tregojnë që hakerat po përdorin teknika gjithnjë e më të […]

The post Kujdes nga mesazhet “surprizë”/ Eksperti: Synojnë t’ju vjedhin të dhënat personale e bankare appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë

By: Ela
21 September 2024 at 12:15

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh. Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike […]

The post Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë appeared first on BoldNews.al.

Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit!

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 13:28

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht bashkëthemeluesi i Nismës “Thurrje”, Pano Soko ishte i ftuar në Euronews Weekend për të diskutuar rreth rritjes së pensioneve me 4.1%.

Ajo që spikati ishte forma me të cilën Soko nisi fjalën e tij, ku mbi tavolinën e studios vendosi një qese, e cila brenda kishte 3 domate, djath dhe bukë, gjest përmes të cilit, eksperti ironizoi vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pensionit të të moshuarve.

“E di çka bërë qeveria? Kjo është rritja e pensionit në një muaj(tregon 3 produktetet e ushqimit). Pra qeveria u mblodh në një muaj dhe arriti në kokluzionin se pensionistëve duhet t’ju japin kaq. Rritja në një ditë përkon me një të katërtën e fetës së bukës, pak gramë djath dhe 5 kafshata domate. Kjo është rritja që ata të mund të hanë bukë,” –u shpreh Soko, teksa fliste tregonte ushqimet në tavolinë.

Sipas tij, përveç vlerës shumë të ulët të një pensioni, ajo çka është e padrejtë lidhet me vlerën e ndryshme të pensioneve nga fshati në qytet, duke bërë një diferencim të madh me një pensionisti që jeton në fshat dhe një pensionisti në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit! appeared first on Euronews Albania.

Kontestime dhe përplasje në PD-në e Lezhës për Gjekmarkajn

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 13:13

Në mbledhjen e parë të organizuar me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë, ku Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka prezantoi përballë demokratëve të këtij qarku, drejtuesin e ri politik, Agron Gjekmarkaj, ka pasur debate dhe përplasje të forta.

Gjekmarkaj është kontestuar nga një numër i madh drejtuesish lokal të PD në Lezhë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij.

Disa prej zyrtarëve lokal të PD në këtë qark kanë deklaruar se nëse Gjerkmarkaj do të vendoset përfundimisht si drejtues politik në Lezhë, ata nuk do të dalin në fushatë për të kërkuar vota për Partinë Demokratike.

Disa të tjerë mësohet që të kenë kërkuar respektimin e primareve, një parim që u premtua nga Sali Berisha në Kuvendin 11 dhjetorit 2021.

Agron Gjekmarkaj ka dalë deputet nga listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por atëherë ishte i dyti në listë pas Mark Markut, që ishte drejtues politik.

Kontestimi ndaj Gjekmarkajt në bazë lidhet me qëndrimet që ai mbajti gjatë 2 viteve përplasje të brendshme në PD.

Në fillim të kësaj përplasje Agron Gjekmarkaj ishte kundër lëvizjes së Sali Berishës, por në 12 muajt e fundit ndryshoi qasje, ku bashkë me disa deputetë të tjerë pjesë e “grupimit Bardhit” që u afruan në PD dhe morën disa poste drejtuese në parti dhe së fundmi në fillim të shtatorit, kryedemokrati Berisha iu besoi disa qarqe të rëndësishme, si Lezha, Kukësi, Fieri, Dibra apo Elbasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontestime dhe përplasje në PD-në e Lezhës për Gjekmarkajn appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Kanosi gruan me kallashnikov dhe u arratis, në pranga 48 vjeçari

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 13:02

Një 48-vjeçar në Vlorë është arrestuar këtë të shtunë pasi ka kërcënuar me armë zjarri gruan e tij.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshgatin Akërni, atje ku shtetasi me iniciale B.I ka qëlluar me një armë kallashnikov në ajër, duke rrezikuar gjithashtu edhe sigurinë e banorëve të zonës.

Ky persona ka marrë makinën dhe ka tentuar të largohej, por pas marrjes së njoftimit për kërcënim , Policia ka mundur të arrestojë personin në fjalë.

Gjatë kontrollit të automjetit, iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten.

Po ashtu, në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Kanosi gruan me kallashnikov dhe u arratis, në pranga 48 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 12:39

New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan se kryeministri Rama është zotuar se do të ndërtojë brenda Tiranës një enklavë sovrane të stilit të Vatikanit, e cila do t’i përkasë komunitetit Bektashi.

Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut.

Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës.

NYT shkruan se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, enklava bektashie do të bëhet shteti më i vogël në botë dhe në krye do të jetë kleriku bektakshi, Baba Mondi.

“Shteti i tij mysliman i shpresuar në Tiranë, do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut dhe do të lejojë alkoolin, do t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos vendosin rregulla të stilit të jetesës”, shkruan NYT.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, tha Baba Mondi për New York Times, duke shpjeguar se si synon të sundojë mbi një copë toke prej 27 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë për New York Times se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Vendodhja përfshin kryeqytetin shqiptar të Tiranës dhe Krujën.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi,” tha Baba Mondi.

Në intervistë, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai.

Një mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

“Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut’, shkruan NY.

Baba Mondi tha se “madhësia nuk ka rëndësi”, duke shtuar: “Unë nuk kam nevojë të jem diktator”, megjithëse pranoi se i vetmi kufizim domethënës në autoritetin e tij do të jetë Zoti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës appeared first on Euronews Albania.

SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit – EMRAT

By: Ela
21 September 2024 at 11:59

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona që dyshohet se trafikonin kokainë dhe kanabis në Suedi dhe Danimarkë. Prokuroria ka marrë të pandehur Klajdi Dervishin, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha. Sipas hetimeve të SPAK, provohet se gjatë viteve 2018-2019,  të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, […]

The post SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

“SPAK, garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin”

By: Ela
21 September 2024 at 11:43

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se SPAK nuk i ka arritur pritshmëritë. Në një konferencë për shtyp, ajo tha se niveli i korrupsionit në vend është rritur dhe këtë gjë e dëshmojnë të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me […]

The post “SPAK, garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin” appeared first on BoldNews.al.

Metamorfoza e Ramës nga “Një pallat një gazetë” në “Një kontenier kokainë një kullë në Tiranë”

By: Ela
21 September 2024 at 11:35

Kreu i FRPD-së Besard Xhaferri shkruan se Edi Rama i cili shpiku formulën “një pallat një gazetë” kur ishte Kryetar Bashkisë Tiranë tani si Kryeministër ka shpikur formulën “një kontenier kokainë një kullë në Tiranë”. Xhaferri shprehet më tej se “njeriu që e ka kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave […]

The post Metamorfoza e Ramës nga “Një pallat një gazetë” në “Një kontenier kokainë një kullë në Tiranë” appeared first on BoldNews.al.

Italia sjell të akuzuarin për kultivim droge, Tirana nis të dënuarin për grabitje me armë

By: Ela
21 September 2024 at 11:21

Policia e Shtetit konfirmoi sot dy operacionet e kryera në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë. I pari u soll në pranga nga Italia prej Interpol Romës Erjon Haxhiu, 53 vjeç, nga Miloti, që akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike kanabisi afër banesës së tij në vitin 2022. Më pas agjentët shqiptarë përcollën drejt vendit fqinj […]

The post Italia sjell të akuzuarin për kultivim droge, Tirana nis të dënuarin për grabitje me armë appeared first on BoldNews.al.

Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” shqipen, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

By: Ela
21 September 2024 at 11:12

“Ka ligj, por ka edhe Maliq”, kjo është shprehja që i përshtatet më së miri përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit. Ligji është, por ka dhe “Maliq”, nga i cili varet zbatimi i saj, pasi saherë që ndryshon përbërja qeveritare, ndryshon edhe zbatimi i saj. Në këtë drejtim, Portalb.mk, ka analizuar përdorimin e shqipes […]

The post Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” shqipen, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet sa para i dhuroi njeriu më i pasur në planet Trumpit për fushatë

By: Ela
21 September 2024 at 10:53

Elon Musk dhuroi 289,100 dollarë për Partinë Republikane të Donald Trump në muajin gusht. Kjo është bërë e ditur nga Komiteti Kombëtar Republikan i Kongresit, siç raportohet nga CNN. Pronari i Tesla-s, personi më i pasur në botë me një vlerë neto të vlerësuar mbi 250 miliardë dollarë, ka financuar si demokratë ashtu edhe republikanë […]

The post Zbulohet sa para i dhuroi njeriu më i pasur në planet Trumpit për fushatë appeared first on BoldNews.al.

U larguan nga qendra sociale në Elbasan, gjenden dy të miturit. Në kërkim 13-vjeçari

By: Ela
21 September 2024 at 10:50

Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër. Policia bën me dije se dy 13 vjeçarë dhe një 14 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin u laguan nga qenda mos lënë asnjë informacion për vend […]

The post U larguan nga qendra sociale në Elbasan, gjenden dy të miturit. Në kërkim 13-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌