Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Zjarr në një banesë në Pukë, pëson lëndime një person

By: P. Gj.
21 September 2024 at 15:29

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës, është përfshirë nga flakët.

Nja zjarri mësohet se një person ka mbetur i lënduar, i identifikuar si Ardian Keci.

I lënduari është transportuar në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

The post Zjarr në një banesë në Pukë, pëson lëndime një person appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Njihuni  me “përbindëshat e së vërtetës” të zodiakut

By: P. Gj.
21 September 2024 at 14:54

Të qenit i sinqertë nuk do të thotë gjithmonë se është e lehtë, por këta përfaqësues të zodiakut e bëjnë këtë me një lehtësi natyrore që i bën ata miq të besueshëm dhe aleatë të vërtetë në jetë.

Nëse po kërkoni njerëz që do t’ju thonë të vërtetën, pa rrotullime, këto shenja janë “përbindëshat” më të sigurt të së vërtetës që do të gjeni!

Dashi

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të fajësoni një Dash, është ndershmëria e tij. Dashi nuk ka filtër dhe kjo është një nga pikat e tij më të forta. Kur bëni një bisedë me një Dash, prisni të vërtetat dhe kjo sepse ai nuk ka frikë të shprehë mendimin e tij në formën më të drejtpërdrejtë. Dashi është si miku juaj më besnik, i cili do t’ju thotë të vërtetën edhe nëse nuk doni ta dëgjoni – sepse ndershmëria është gjithçka për të!

Shigjetari

Shigjetari shquhet për thjeshtësinë dhe ndershmërinë e tij. Kjo shenjë nuk ka kohë për kuptime të fshehura apo agjenda të fshehta. Nëse diçka nuk i pëlqen ose sheh diçka që nuk është në rregull, ai e thotë atë në mënyrën më të qartë. Shigjetari preferon të jetë i sinqertë dhe t’i tregojë gjërat ashtu siç janë, në vend që të përpiqet të fshehë të vërtetën. Kjo mënyrë e hapur komunikimi e bën atë një mik të madh, edhe nëse ndonjëherë ju duhet të gëlltisni të vërtetën që ai ju ofron.

Luani

Luani e do të vërtetën dhe ndershmërinë sepse është pjesë e personalitetit të tij autentik. Luani nuk ka frikë të jetë i sinqertë – në fakt, ai e konsideron detyrën e tij ta bëjë këtë. Ashtu si dielli që nuk fshihet kurrë pas reve, Luani i shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij me pasion dhe ndershmëri. Nëse keni nevojë për një mik që do t’ju thotë të vërtetën pa i grirë fjalët, Luani është zgjidhja më e mirë.

Virgjëresha

Virgjëresha mund të duket sikur fokusohet në detaje dhe përsosmëri, por ajo që i dallon ato është ndershmëria e tyre. Virgjëreshat nuk e kanë problem të tregojnë të vërtetën e zhveshur, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që kërkojnë qartësi dhe saktësi. Ndershmëria e tyre nuk është vetëm për jetën e tyre personale, por edhe për jetën profesionale – ato nuk hezitojnë të vënë në dukje gabimet dhe të sugjerojnë korrigjime, sepse për to e vërteta është mjeti më i mirë për përmirësim.

Akrepi

Akrepi njihet për personalitetin e tij të fortë dhe aftësinë e thellë për të parë përtej sipërfaqes. Ndershmëria e Akrepit është e veçantë – është një kombinim i përkushtimit dhe perceptimit të mprehtë emocional. Kur Akrepi vendos të jetë i sinqertë, e bën këtë me forcën e një stuhie emocionesh. Kjo shenjë mund të mbajë sekrete, por kur bëhet fjalë për të vërtetat e veta, është aq reale dhe e qartë sa duhet për t’ju treguar realitetin, edhe nëse është i vështirë.

Ujori

Ujori është shenja që promovon ndershmërinë si pjesë e misionit të tij shoqëror. Për Ujorin, e vërteta nuk është vetëm personale – është sociale. Ai beson se e vërteta duhet të jetë e lirë dhe e padiskutueshme. Ujori nuk heziton të shprehë opinionet e tij novator dhe ndonjëherë jo konvencionale, sepse beson se ndershmëria është çelësi i përparimit dhe transparencës.

 

The post Njihuni  me “përbindëshat e së vërtetës” të zodiakut appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rrëfimi i trajnerit legjendar të Junajtidit, Ferguson: Më mungon futbolli, kam frikë nga demenca

By: P. Gj.
21 September 2024 at 14:39

Sër Aleks Ferguson ka zbuluar se i mungon jeta si menaxher futbolli, në intervistën e tij të parë të zgjeruar në vite. Trajneri legjendar, sot 82 vjeç, u tërhoq nga menaxhimi në fund të sezonit 2012-13, pasi udhëhoqi Mançester Junajtid drejt titullit të 13-të kampion të Premier Ligës në atë që ishte viti i tij i 27-të në klub.

“Djajtë” kanë vuajtur për sukses që nga largimi i tij, me Sitin që është kthyer në superfuqinë e re të të dekadës së fundit.

Në intervistën e tij për “BBC Breakfast” për jetën pas daljes në pension, kur e pyetën se si është jeta, skocezi u përgjigj: “Mirë, unë kam dalë në pension prej 11 vitesh tashmë, kështu që ju gjeni një mënyrë për t’u përshtatur. Po, ndonjëherë më mungon. Mendoj se vitin e parë pas pensionit, shkova në finalen europiane dhe i thashë Ketit (gruas): ‘Kjo është ajo që më mungon’, ndeshjet e mëdha, ndeshjet europiane. Kështu që më pas shkova në shumicën e finaleve europiane, sepse gjej diçka me të cilën mund të lidhem, diçka që do të doja ta kisha bërë çdo ditë. Sepse këto janë ngjarjet e mëdha në të cilat Junajtid duhet të përfshihet gjithmonë”. Ai është parë në finalet e Ligës së Kampioneve gjatë dekadës së fundit, pavarësisht se “Djajtë e Kuq” nuk kanë shkuar kurrë atje pas tij. Gjatë karrierës së tij si trajner në “Old Trafford”, Junajtid fitoi Ligën e Kampioneve në vitin e tripletës historike në 1999 dhe e bënë përsëri në 2008. Junajtid, arriti gjithashtu në finale në 2009 dhe 2011, por humbi në të dyja rastet nga skuadra legjendare e Pep Guardiolës, Barcelona.

Fergi i ndjek rregullisht ndeshjet e Junajtidit si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, dhe në “Old Trafford” ai ka një tribunë me emrin e tij që nga viti 2011. Ai gjithashtu ka një statujë jashtë stadiumit, e cila u zbulua nga gruaja e tij e ndjerë, Keti. Ai e përshkroi ishbashkëshortin si “shkëmbin e tij”, ndërsa ajo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare tetorin e kaluar. “58 vjet është një kohë e gjatë, ajo ishte një grua e shkëlqyer, një nënë fantastike dhe një gjyshe e jashtëzakonshme. Ajo ishte liderja e orkestrës, nuk ka dyshim për këtë”.

Tetorin e kaluar legjenda Bobi Çarlton ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas një beteje me demencën, ndërsa një tjetër legjendë si Lou vuan nga sëmundja e Alzhaimerit në moshën 84-vjeçare.

Duke folur për veten e tij, i cili gjithashtu pësoi një goditje cerebrale, Ferguson tha: “Unë jam 82 vjeç, padyshim që shqetësohem për këtë. Vërtetë kujtesa ime është mjaft e mirë, lavdi Zotit. Nuk e di nëse do të mbetet kështu. Por unë shqetësohem për këtë, 100%. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk ndihem kështu. Unë lexoj shumë, bëj kuice dhe mendoj se kjo më ndihmon. Ka kuice në ‘YouTube’ me 100 pyetje dhe nëse unë nuk përgjigjem saktë 70 për qind, e vuaj shumë”.

PANORAMASPORT.AL

The post Rrëfimi i trajnerit legjendar të Junajtidit, Ferguson: Më mungon futbolli, kam frikë nga demenca appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin, rikthehen motrat Marina e Luana Vjollca, ja ku do t’i shohim vajzat VIP! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani

By: P. Gj.
21 September 2024 at 14:25

Tashmë nuk ka më surpriza, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky që i kishte munguar ekranit në vitin e shkuar. Siç dihet tashmë, Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baçi në “Goca dhe gra”.

 

Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv. Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në ekran dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara Tito shprehet se kjo është një dëshirë që e ka shprehur vite më parë dhe më në fund iu realizua.

kiara tito2

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në sezonin e 42 të “Portokalli”. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara. Një surprizë e vërtet është padyshim debutimi i Heidit në një ekran. “Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision.

heidi baci

Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit. Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory. Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollçaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion.

marina dhe luana vjollca

Një surprizë është padyshim edhe rikthimin i Marinës. Moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar do të nis së shpejti. Marina po ashtu ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan’ nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore. Por siç duket diçka ka shkuar keq dhe Marina ka ndërprerë marrëdhëniet, për t’u rikthyer edhe njëherë aty ku e nisi.

Ndërkohë në bisedime për një hapësirë është edhe Luana. Vetë moderatorja ka zhvilluar disa takime me producentët, për të diskutuar më tej idetë që ajo ka. Megjithatë, deri më tani, nuk ka një vendim që do ta rikthente sërish edhe Luanën.

bora-zemani

Së shpejti, do të nisë një format i ri game show, ku moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila rikthehet në një projekt të freskët dhe argëtues për shikuesit shqiptarë. Ky format do të sjellë një përzierje të ngazëllyer të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve. Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart.

Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare. Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para. Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide. Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy. Teksa u zgjidh edhe dilema për drejtimin e emisionit të njohur “Fiks Fare”, reaguan edhe protagonistët që përfliteshin për këtë format.

egla ceno

Pas spekulimeve dhe aludimeve se drejtimi mund t’i jepej binjakeve Veshaj, Egla Cenos ose Jul Dedës, ky vendim ka sqaruar situatën. Për këtë ndryshim të rëndësishëm, Egla Ceno ka dhënë një reagim që ka tërhequr vëmendjen. Ajo duket se nuk është aspak e shqetësuar nga kjo situatë dhe është shfaqur e qeshur dhe e relaksuar në fotot e fundit nga një vizitë në qytetin e bukur të Korçës. Këto imazhe tregojnë një Egla Ceno të qetë dhe të lumtur, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht nga zhvillimet e fundit.

enxhi nasufi (2)

Ndërkohë që ende pa një emër ka mbetur edhe moderimi i “Big Brother Fun Club” Enxhi Nasufi nuk do të jetë më pjesë e këtij formati. Burime bëjnë me dije se Enxhi Nasufi mund të moderojë në sezonin e ri ‘The Voice’, një format që i ka munguar ekranit prej disa vitesh. Argjira Spanca është një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo ka qenë pjesë e “E diell” në rubrika të ndryshme si moderatore dhe autore. Mirëpo, duket se moderatorja nuk do të kthehet në “E diell” në sezonin e ri televiziv.

graciano tagani argjira spanca keishli ada deda (4)

Kështu është shprehur Argjira teksa është pyetur lidhur me projektet e reja në një “Ask me” së fundmi me ndjekësit në Instagram. “Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura”, shkruan Argjira teksa tregon se nuk do të kthehet në ekran në shtator dhe se do i dedikohet biznesit të saj. Në javën e ardhshme pritet që të nisin disa nga emisionet kryesore, duke zbuluar më shumë rreth surprizave të reja që janë përgatitur për publikun.

The post Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin, rikthehen motrat Marina e Luana Vjollca, ja ku do t’i shohim vajzat VIP! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Kam 1 mijë mënyra për ta shkatërruar”- Akuzoi Arbenitën se i rrëmbeu vajzën, Fero bashkohet sërish me Ninën! Kërcënime e dhunë, brenda marrëdhënies së ish-çiftit

By: P. Gj.
21 September 2024 at 14:15

Pasi ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, akuzoi ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli, se i ka mohuar të drejtën për të takuar vajzën që kanë së bashku, Ninën, së fundmi ai shihet duke kaluar kohë me të voglën e tij.

Me anë të disa postimeve në InstaStory, Fero është parë me vajzën por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe kush është vendimi i gjykatës.

Kujtojmë që disa ditë më parë ai ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.

Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.

Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”

 

/PANORAMAPLUS

The post “Kam 1 mijë mënyra për ta shkatërruar”- Akuzoi Arbenitën se i rrëmbeu vajzën, Fero bashkohet sërish me Ninën! Kërcënime e dhunë, brenda marrëdhënies së ish-çiftit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRAT/ E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja! Në pranga djali i saj ndërsa në gjendje të lirë 45 vjeçarja! Detaje nga ngjarja në Bathore

By: P. Gj.
21 September 2024 at 13:36

Një grua e moshuar është dhunuar nga i biri dhe nusja e saj, rast të cilin e ka kallëzuar pranë Komisariatit të Policisë nr.5 me datë 19 shtator.

Denoncimi është bërë rreth orës 19:30, kur e moshuara Vjollca Murja është shprehur se i biri dhe bashkëshortja e tij e kanë dhunuar, ndaj ka kërkuar urdhër-mbrojtje prej tyre.

Në pranga ka rënë shtetasi Edmond Murja, 47 vjeç, djali i së moshuarës, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Fllanxa Murja, 48 vjeç, është lënë në gjendje të lirë për shkak të fëmijëve të mitur.

Kjo e fundit akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja e armëve të ftohta”.

E moshuara, pas një ekspertize mjeko-ligjore nga e cila rezulton se është dhunuar, i është dhënë urdhër-mbrojtja.

 

 

The post EMRAT/ E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja! Në pranga djali i saj ndërsa në gjendje të lirë 45 vjeçarja! Detaje nga ngjarja në Bathore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

E rëndë në Vlorë, kanosi me kallashnikov bashkëshorten dhe qëlloi në ajër duke rrezikuar banorët, në pranga 48 vjeçari! Tentoi të largohej me automjet, ja çfarë iu sekuestrua

By: P. Gj.
21 September 2024 at 13:24

Një 48 vjeçar është arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pasi kanosi me kallashnikov bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi në ajër duke rrezikuar kështu banorët e zonës.

Në pranga është vënë shtetasi i identifikuar me inicialet B.I., 48 vjeç, banues në fshatin Akërni të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, e pas qëllimit në ajër me armën e zjarrit, uniformat blu janë organizuar për arrestimin e 48 vjeçarit.

Ky i fundit u përpoq të arratisej me automjet, por u bllokua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Përgjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan kallashnikovi, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike tip cannabis.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër, vihet në pranga 48-vjeçari.
Në momentit që 48-vjeçari vuri re shërbimet e Policisë tentoi të largohej me automjet, por u bllokua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit.
Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, u finalizua operacioni policor “Strike 22”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij, shtetasi B. I., 48 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.
Në vijim të kontrollit në stanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Vlorë, kanosi me kallashnikov bashkëshorten dhe qëlloi në ajër duke rrezikuar banorët, në pranga 48 vjeçari! Tentoi të largohej me automjet, ja çfarë iu sekuestrua appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjidhet pas 35 vitesh misteri i vrasjes së futbollistit italian, e organizoi e dashura se nuk donte të martohej

By: P. Gj.
21 September 2024 at 13:15

Pas 35 vitesh është zbuluar mister i vrasjes së futbollistit italian Denis Bergamini.

 

Vrasja e tij u urdhërua nga e dashura për shkak se futbollisti nuk dëshironte të martohej me të. Isabella Interno kishte qenë shtatzënë, por më pas e kishte abortuar në Londër dhe futbollisti nuk dëshironte që të kishte më asnjë marrëdhënie me të.

Kështu ajo për të shpëtuar nderin e saj, vendosi ta vriste mesfushorin duke mos dashur që të ishte vetëm.

Vendimi nga gjykata për Isabelën do të merret më 1 tetor.

PANORAMASPORT.AL

The post Zgjidhet pas 35 vitesh misteri i vrasjes së futbollistit italian, e organizoi e dashura se nuk donte të martohej appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pse është tronditur sistemi social i jetës seksuale?

By: P. Gj.
21 September 2024 at 13:12

NGA GËZIM TUSHI 

Të jemi të vërtetë. Tema seksualitetit, problemet e jetës seksuale në shoqërinë e sotme, për fat të mirë kanë dalë nga “izolimi social” dhe paragjykimet obskurantiste, që vijnë nga “trojet e së ndaluarës” dhe mentalitetet okulte të mbajtjes së kësaj teme në margjinalitet social, duke i bërë më në fund problemet e seksualitetit human, pjesë imponuese e të sferës etike, debatit shoqëror publik dhe ligjërimit mediatik. Kjo nuk është befasi sociale apo sociologjikisht e paparashikuar.

Përkundrazi, ka qenë e pritur, e parashikuar që kalimi në jetën demokratike, do të cenonte, madje do t’i përmbyste shumë paradigma e tabu të jetës së vjetër seksuale, logjika e çalë edukative që ngatërronte kufirin midis të lejuarës dhe së ndaluarës. Por nga ana tjetër, tashmë jemi në një realitet të ri social, etik e kulturor, por që jemi në kohën e duhur të diskutimit publik të çështjeve që lidhen me jetën seksuale dhe ontologjinë e seksualitetit human. Sepse si kurrë më parë tani po përballemi me fenomene e realitetet të reja, të ndërlikuara, kur problemet delikate të jetës intime personale, fenomenologjia e seksualitetit privat është ndërlikuar. Por akoma më shumë duhet parë e vërteta e ndikimit në jetën publike, stabilitetin social dhe nevojën ultimative për krijimin e një sistemi të ri, modern të jetës seksuale, si pjesë me rëndësi e strukturës së përgjithshme të jetës moderne.

Jemi para një realiteti të ri social dhe ndikimeve erruptive e turbulente të zgjerimit të kornizës së “disiplinës seksuale” tejet të liberalizuar. Në këto kushte, liria seksuale pavarësisht se nuk përmendet me këtë sintagmë sociologjike është një parakusht që garanton realitete dhe lidhje seksuale të larmishme, lidhje të cilat kanë dalë nga determinimi i dikurshëm, sipas të cilit vetëm martesa të jep “licencë” për të pasur marrëdhënie seksuale. Ndaj është imperative kërkesa, detyra për një shikim kompleks, të plotë, të integruar të raporteve midis dëshirave dhe kënaqësisë së jetës private seksuale me problemet, shqetësimet sociale që e shoqërojnë atë. Në shoqërinë shqiptare liberalizmi seksual, pornografia, seksualizmi, devijimet seksuale dhe në përgjithësi manipulimi me seksualitetin, janë bërë fenomene që nuk mund të mbahen më të fshehura. Për seksin, këtë “tutkall social ngjitës”, sot si kurrë më parë flitet gjerësisht dhe intensivisht në shoqëri, gati si për një “mall të zakonshëm”, që mund ta sigurosh si çdo mall tjetër falas, duke e blerë, duke e vjedhur.

Në këto kushte duket se shoqëria moderne po përpiqet për të ndërtuar një kod të ri moral, për të rregulluar sjelljen e lirë seksuale, duke shmangur në të njëjtën kohë anarkinë. Nuk janë të lehta problemet e jetës seksuale. Sido që të sillemi, ndodhemi në fushë të vështirë e delikate, përballë konceptimeve dhe realiteteve të reja, që nuk zgjidhen vetiu. Dallga e lirisë seksuale ka mbërritur e fuqishme në “dyert” e shoqërisë sonë, ka marrë përmasa, forma dhe modalitete që lidhen me konceptet e praktikat moderne të drejtës së njeriut për intimitet e privatësi.

“Bota e seksit” tashmë jo vetëm që nuk është “tabu” për shqiptarët, por është bërë pjesë e jetës, e cila ka “lulëzim të paparë”, në të cilin janë të përzierë të gjitha modelet dhe tipologjitë, nga ato që janë vërtetë shprehje e lirisë, deri tek ato që janë bujshëm shfaqje të kaosit, anarkisë dhe “mishmashit” seksual. Tani është fakt që seksualiteti shpeshherë për shumë njerëz është kthyer në raport të rastësishëm. Madje, nga ca të tjerë konsiderohet si pjesë e kënaqësive të thella, ndjenjës së konfrotit të përkohshëm. Në këtë situatë të keqinterpretimit të liberalizimit të seksualitetit, duket një ndarje të ndjenjave nga trupi, tërheqjes fizike nga ajo shpirtërore, të cilat në shumë raste janë krejt paralele që nuk takojnë më njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja pse në jetën moderne vazhdimisht është zhvilluar dhe vazhdon akoma më intensiv debati për çështjet e strukturës sociale dhe nevojës së një lloj disipline humane të “lirisë seksuale”, e cila ka qenë historikisht një “fushë beteje”, midis moralistëve dhe puritanëve, nga njëra anë dhe realitetit të ndryshëm e kontradiktor nga ana tjetër. Në këto kushte do ish-paradoksale nëse në emër të asnjë gjëje që nuk ka vlerë, t’i shmanget shoqëria jonë debatit për “lirinë seksuale”, të drejtës së çdo njeriu për të bërë çfarë të dojë me trupin e tij, si thelbi kryesor i lirisë e privatësë. Ajo duhet kuptuar dhe interpretuar drejt, pa ndërlikime politike, shtetërore, pa ambalazhe moralistike e alambikime shkollareske.

Jemi pjesë e shoqërinë globale moderne, në të cilën problemet seksuale kanë marrë një vend të rëndësishëm, ato janë pjesë e shfaqur e jetës së përditshme. Ajo konsiderohet si një nga “tri obsesionet” kryesore të njeriut modern, krahas dëshirës për fitim (para) dhe tendencës për konsum të tepër, si qëllim në vetvete. Ky “trekëndësh i pasioneve” të njeriut: para-konsun-seks, është tashmë realitet sundues i pashmangshëm. Në këto kushte, duhet, është obligative që problemet e seksualitetit në shoqërinë tonë t’i shikojmë me një optikë tjetër, duke e vlerësuar të vërtetën që tani liria e përgjithshme, kapërcimi koracës së ngatërrimit të “jetës seksuale” me metanarativat ideologjike dhe etike konservatore, që njeriun dhe trupin e tij e konsideronte thjesht “forcë prodhuese”, thellimi i individualizmit, krijimi kornizave të reja të modelit të “shoqërisë së qejfit”, zgjerimit të kënaqësive personale, do ta ndryshonin radikalisht ontologjinë dhe deontologjinë e raporteve të njeriut të lirë me “botën e seksit”.

Ideja se njeriu ka sovranitet në ndërtimin e modelit të jetës personale, apo kuptimi i “kushtetutës humane” moderne, sipas të cilës trupi i njeriut është “pronë private”, jo thjesht ingranazh i jetës sociale, i dhanë një spunto të akseleruar ndryshimit të sistemit të vjetër të funksionimit të jetës seksuale, që ishte tërësisht i kontrolluar nga ingranazhet e rënda të politikës, shoqërisë, moralit etj.. Pas viteve ‘90-të, mbase më vonë se të gjitha shoqëritë europiane të kohës, shoqëria shqiptare më në fund dhe me “vonesë faze” e kapërceu “rubikonin” e puritanizmit, monogamisë strikte, kufizimit të seksit si instrument martesor dhe riprodhues, që realizohet vetëm në “dhomat e mbyllura të gjumit”. Por ama është e nevojshme të bëjmë disa reflektime, që kanë të bëjnë me një lloj “pandemie” të seksualitetit kaotik, sepse aktualisht ndodhemi përballë një situate turbulente dhe shfaqjeve evidente të kaotizmit seksual, të jetës intime që nuk është më “botë e izoluar”.

Përkundrazi, duhen vlerësuar me kujdes fenomenet shoqëruese, sepse jeta seksuale shoqërohet me një zhvendosje ontologjike të njeriut nga korniza tradicionale dhe disiplina e sistemit të dikurshëm, të mbyllur moralisht, të determinuar ideologjikisht. Tipare të “reja” të kësaj zhvendosjeje janë përhapja e ekzagjeruar dhe konceptet sempliste e mendjelehta për të drejtën e lirisë seksuale, për seksin e lirë, spontan, të veçuar nga zemra, i ndarë nga emocionet. Dukuri të cilat janë fare evidente, madje deri në nivelin e shfaqjes së njeriut banal, që ka nëpërkëmbur “kodet” e shëndetshme, hijeshinë e sjelljes, gjuhës dhe veprimeve seksuale, duke humbur ndjenjën e “turpit social”, duke u katandisur në një mbetje humane, i “droguar” pas seksit spontan.

Kohët e fundit është e vërtetë që shoqëria filloi t’i shikonte me sy tjetër, me koncepte liberale “botën e frikshme”, ligjërimin e kufizuar të jetës seksuale të trashëguar nga e kaluara. Por krahas progresit, lirisë dhe emancipimit human të jetës seksuale, mesa duket për shkak të nxitimit dhe marramendjes specifike që ka kjo botë dhe efektit social përhapës dhe ngjitës, në shoqëri janë shfaqur shumë andralla e anomali, prishje të etikës, strukturës së lidhjeve e marrëdhënieve seksuale, duke e kthyer atë në një problem të madh, jo vetëm të jetës private, por edhe publike, të shoqëruar edhe me dukuri ekcentrike, mendjelehtësi në raportet dhe plotësimin anormal të “urgjencave seksuale”, anomali në lidhjet paralele martesore e jashtëmartesore, uljen e moshës së fillimit të aktivitetit seksual, shfaqjeve të llojeve të larmishme të prostitucionit të “rrugës”, “zyrtar” apo të “luksit”.

Nuk ka dyshim që nëse e shikon në pamje të parë shoqërinë shqiptare, nuk është e vështirë që të dallosh se në emër të “lirisë seksuale”, që “lindi” dhe po gjallërohet këto vitet e fundit, ajo është e ngatërruar në një “mishmash” relacionesh seksuale. Nuk është konservatorizëm, as puritanizëm, shqetësimi që ka shoqëria dhe njerëzit për këtë situatë plot kontradikta e ambiguitete, që vijnë prej kësaj “lënde djegëse” sociale sikurse janë marrëdhëniet seksuale, qoftë në ligjërimin etik apo dhe veprimet empirike të shfaqjeve kaotike. Në këtë kontekst janë të natyrshme pyetjet: A janë pjesë e lirisë individuale çrregullimet e jetës seksuale? Sa liri ka në shfaqjet banale të “seksit të papërgjegjshëm”? Në këtë sferë delikate të jetës private dhe shfaqjes së intimitetit, duhet intervenim i kujdesshëm etik dhe social, duke ndarë mirë dhe respektuar drejt, atë që është personale, private, intime nga ajo që është pjesë përbërëse e një “sistemi të jetës seksuale”, pa të cilën nuk mund të kemi shoqëri të qytetëruar.

Mbi të gjitha, duhet vlerësuar seriozisht fakti, që jemi në situatën kur kodet e jetës seksuale, nuk rregullohen me hipokrizi morale e slogane etike e ideologjike, të cilat koha i ka nxjerrë “jashtë përdorimit”. Por nga ana tjetër, është shqetësues fenomeni i përdorimit të seksit si “drogë”. Koha ka treguar se është krejt e gabuar e pa perspektivë ideja se shqetësimet, problemet apo deformimet ekzistenciale mund të “kompensohen seksualisht”. E them këtë, sepse më duket se në këtë aspekt është duke u shfaqur dhe zgjeruar sindromi social i seksizmit, si “iluzion” mjaft i përhapur kohët e fundit. Padyshim jetojmë në kohë moderne. Seksualiteti njerëzor nuk është më i ndaluar, i mohuar apo sekret i frikshëm për “shoqërinë e hapur”. Kanë ndryshuar shumë koncepte e raporte të jetës seksuale, si lidhje midis mishit dhe shpirtit të njeriut. Por nuk mund të jemi indiferentë, apo të udhëhiqemi nga sjellja e “strucit social”, për të mos parë e vlerësuar realitetet që vërtiten dukshëm.

Jemi në momente kur kanë shpërthyer, janë bërë shqetësim serioz individual dhe bezdisje sociale, fakti që po ekzagjerohen sjelljet personale, intimitetet shoqërisht të qortueshme, të cilat në një vlerësim serioz sociologjik, të krijojnë idenë se jemi duke ecur me shumë nxitim, drejt një “shoqërie tolerante, pa disiplinë sociale dhe dimension human të seksualitetit”. Personalisht mendoj se gjërat duhet t’i shikojmë me objektivitet. Shthurja seksuale në shoqëri nuk është vetëm problem i thjeshtë fizik, por është njëkohësisht konceptual dhe metafizik. Sepse në sferën etike, sidomos atë të kristalizimit të sistemit modern të jetës seksuale, besoj se shoqëria është akoma në valët e një “tranzicioni moral” të papërfunduar, kur konceptet janë në gjendje latante, duke u përplasur në kontradikta që vijnë nga ballafaqimi modelit të vjetër të konservator, me paradigmat e keqkuptuara apo të interpretuara keq, në mënyrë anarkike të lirisë seksuale”, nga shfaqja e zgjeruar e “njeriut hedonist” këtij tipi social të dhënë tërësisht vetëm pas parasë, konsumit dhe seksit.

Kjo është arsyeja pse në shoqëri po shtohen njerëzit me “pasione të deformuara”, sindromë e shfaqur sidomos tek adoleshentët dhe të rinjtë, që kanë koncepte, përfytyrime të deformuara në vlerësimin e drejtë të lirisë seksuale, duke e ngatërruar atë me shfaqjet e ekzagjeruar të “seksualitetit banal”. Ne po përballemi gjithnjë e më shpesh me njeriun e droguar pas seksit, që vepron i qetë në emër të së drejtës liberale e moderne, të “çlirimit të trupit” nga prangat e “seksit të kontrolluar” dhe kalimit të pafrenuar në hapësirën e “seksit të lirë”, që është bërë tipar i dukshëm i shfaqjes së njeriut “seksualisht devijues”. Kjo është koha kur shoqërisë shqiptare i duhen rregullime të qenësishme, veprime kompakte të institucioneve shtetërore, kulturore dhe edukative për të rregulluar “sistemin e jetës seksuale”, të bazuar mbi atë substancë që ndan seksin human si problem privat nga ndjenja e “turpi social”…

/Gazeta Panorama

The post Pse është tronditur sistemi social i jetës seksuale? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Krijim i një shteti të ri brenda Shqipërisë? Rama për New York Times: Do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi!

By: P. Gj.
21 September 2024 at 12:51

The post Krijim i një shteti të ri brenda Shqipërisë? Rama për New York Times: Do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm! Blogerja zbulon se… Kush është e dashura milionere që i vodhi zemrën reperit

By: P. Gj.
21 September 2024 at 12:26

Blogerja Sara Hoxha, duket se ka marrë vendimin e rëndësishëm  për tu shpërngulur në Tiranë pasi Ledri Vula, ish-partneri, e ‘braktisi’ dhe nisi një romancë me shoqen e saj . Këtë fakt e ka bërë vetë të ditur aktorja me disa ‘Story’ që ka postuar teksa tregon shtëpinë e re e cila është në proçes e sipër duke u rregulluar.

“Poi dhe unë shkuam të shohim shtëpinë tonë të re,” shkruan Sara.

Mesa duket pas ndarjes nga, reperi , Sara ka lënë Prishtinën dhe zgjedhur të jetojë në Tiranë, bashkë me vajzën e saj.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit.

Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”. “Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja.

“Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet t’i kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë.

Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu, vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

Ende nuk ka asnjë konfirmin nga secili prej tyre për ndarjen, apo nisjen e romancave të reja, megjithatë duhet se ata nuk do të jenë bashkë.

 

/PANORAMAPLUS

The post Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm! Blogerja zbulon se… Kush është e dashura milionere që i vodhi zemrën reperit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“‘Krimet’ e familjeve Berisha dhe Malltezi, bamirësi për fëmijët autikë!” -PD: Raportet ndërkombëtare shprehin rritje të korrupsionit! Reforma në drejtësi nuk arriti pritshmëritë

By: P. Gj.
21 September 2024 at 12:10

Zëdhënësja për anti-korrupsionin e Partisë Demokratike, Genta Vangjeli, ka mbajtur një deklaratë për media lidhur me reformën në drejtësi dhe akuzat e hedhura ndaj familjeve Berisha dhe Malltezi.

Vangjeli u shpreh fillimisht se reforma në drejtësi nuk i arriti pritshmëritë e qytetarëve.

“Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Sot pas tetë vitesh, publiku që pati ato pritshmëri legjitime duhet të informohet mbi ecurinë, rezultatet dhe pasojat e sistemit të ri të drejtësisë. Duhet ta dinë se sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat.”, u shpreh ajo.

Po kështu, demokratja tha se sipas raportëve ndërkombëtare, korrupsioni në vend është zhvilluar në nivele më të larta. Vangjeli u shpreh se raporti i Spending Data tregon se shqiptarët kanë paguar përmes taksave shifrën prej 100 milionë euro për prokurorët e vendit, përgjatë viteve 2019-2024.

“Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.”, tha ajo.

Lidhur me akuzat ndaj familjes Berisha dhe Malltezi, Vangjeli u shpreh se “krimet” e tyre janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa të faturave të spitalit të Liri Berishës.

“Siç e keni parë në dosjen e SPAK, ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha. Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë, me siguri i vjen ndot nga ky standard çnjerëzor që kërkon të vendosë SPAK.”, tha demokratja.

Deklarata e plotë:

Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”.

Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Sot pas tetë vitesh, publiku që pati ato pritshmëri legjitime duhet të informohet mbi ecurinë, rezultatet dhe pasojat e sistemit të ri të drejtësisë. Duhet ta dinë se sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat.

Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.

Rezultati është:

1. Hetim i mangët i dosjes së sterilizimit – kallëzuar nga PD;

2. Hetim i mangët i dosjeve për të tre inceneratorët – kallëzuar nga PD. Rezultati ka qenë dhe mbetet arresti i disa punëmarrësve, të gradës “F” në shkallën e vjedhjeve dhe të implikimit. Çka publikut vërtetë duhet ta dijë: asnjë para e gjetur, asnjë para e kthyer në arkën e shtetit, në xhepat e tyre, në rrugë, shkolla, ndihmë sociale apo parqe. Mbi të gjitha, Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë të jenë të lirë, vijojnë të shesin mend, vijojnë të marrin dhe të fshehin 80 mijë euro në ditë vetëm për Tiranën, e cila nuk ka incinerator, por është mbytur në plehra.

3. Sa i takon vjedhjes tjetër të madhe, mamuthit të korrupsionit, dosjes 5D, kallëzuar nga PD, rezultati është i njëjtë: Veliaj vazhdon të jetë i lirë, të vjedhë i pashqetësuar, ndërsa paratë shkojnë në ‘drejtim të paditur’. Edhe ky krim, ashtu si inceneratorët, është klasifikuar nga Altin Dumani si ‘krim intelektual’ i vështirë për t’u zbuluar.

4. Nëse kërkoni rezultat për hetimin e “çështjes McGonigal”, kallëzuar nga PD, lodheni kot: Edi Rama as nuk është pyetur! Pavarësisht se ka korruptuar një kryeagjent të partnerit më të madh të Shqipërisë, ai vazhdon të luajë liderin global.

5. Tuneli i Llogarasë, kallëzim i PD, dhe vepër kriminale mbetet e pahetuar, e pangacmuar, ndërsa autorët rrisin pushtetin dhe oreksin me shpenzimet e shqiptarëve.

6. Rezultati për vjedhjen e pronës publike nga “investitori strategjik” Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres strategjike Olta Xhaçka, e ka një rezultat: arrestimin e Jorgo Goros, ‘kokës së turkut’ për të shpëtuar ministren e Ramës. Investimi strategjik vazhdon, kështu edhe shpërgfillja që qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i bëjnë Gjykatës Kushtetuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

7. Manipulimi me pronën publike dhe vjedhja ashiqare e saj me VKM nga Edi Rama, në përfitim të ‘botuesit të oborrit’ dhe përfituesit të paligjshëm, Carlo Bolino, gjithashtu është i patrajtuar nga SPAK. Carlo vazhdon të përfitojë para duke ushtruar aktivitet privat mbi pronën private të familjes Begeja, dhuruar prej tyre si vakëf për ndërtimin e gjimnazi publik për fëmijët e komunitetit.

8. Rama ndërkohë zhvendoset në jug ku hedh në emër të familjarëve të tij 34 mijë metra tokë bregdetare, me qëllim gllabërimin e Gjirit të Gjipesë, një nga më të bukurit dhe i vetmi ende i pashfrytëzuar në vijën Dhërmi-Himarë.

Të nderuar qytetarë, kjo është punëzeza e Prokurorisë Speciale dhe të reformuar vetëm në emër, ndërkohë që shpërblimi nga taksat tuaja nuk i ka munguar.

Mos harroni këtu faturën edhe më të kripur, që paguhet ‘nën dorë’, që këto dosje as të mos hapen dhe as të mos mbyllen. Apo pagesat që merren që të mos hetohen dosjet që sjell opozita, por e kundërta të ndodhë, ata që sjellin dosjet kundër qeverisë të hetohen dhe të burgosen. Janë pra 100 milion të deklaruara e disa fish të padeklaruara, që ‘drejtësia e re’ të mbyllë të gjitha kallëzimet e PD dhe të hapë hetime kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, deri te nipërit e mbesat, ende të palindur në kohën kur ai ishte kryeministër.

Siç e keni parë në dosjen e SPAK, ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha. Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë, me siguri i vjen ndot nga ky standard çnjerëzor që kërkon të vendosë SPAK.

Këta prokurorë, këto mendje të mbrapshta, po shndërrohen në monstra të fëmijëve tanë.

Kjo Prokurori Speciale po rezulton thjesht një garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin dhe ushqyer SPAK.

Sot janë 100 milion, por kostot e monstrave rriten me kalimin e kohës.

The post “‘Krimet’ e familjeve Berisha dhe Malltezi, bamirësi për fëmijët autikë!” -PD: Raportet ndërkombëtare shprehin rritje të korrupsionit! Reforma në drejtësi nuk arriti pritshmëritë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Jeta e vetmuar dhe sekrete e dy djemve të Vladimir Putin në shtëpinë buzë liqenit! Romanca e presidentin rus me ish-gjimnasten që nisi para se të divorcohej nga gruaja

By: P. Gj.
21 September 2024 at 11:55

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore – mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.

 

Shtëpia buzë liqenit – në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me helikopter nga Kremlini – është rezidenca kryesore e dy djemve të vegjël të Putinit, sipas një raporti të Qendrës Dossier, një medium hulumtues i lajmeve, i financuar nga ish-manjati i naftës dhe kritiku i zëshëm i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim.

Gazetarët kanë raportuar prej kohësh se Putin ka dy djem me ish-gjimnasten olimpike dhe politikanen Alina Kabayeva, por raporti në Dossier – i bazuar kryesisht në intervista me një burim që ka jetuar dhe punuar në rezidencë dhe që ka kaluar kohë me dy djemtë – shkon shumë më tej.

Putin, 71 vjeç, dhe Kremlini kanë qenë shumë të mbyllur sa i përket familjes së presidentit, gjatë dekadave të tij në pushtet.

“Unë kurrë nuk diskutoj për familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë në fatin e tij. Ata jetojnë jetën e tyre dhe këtë e bëjnë me dinjitet”, ka thënë Putin gjatë një konference televizive për shtyp në vitin 2015.

Megjithatë, këtë muaj, gjatë një vizite në rajonin Tyva, Putin bëri një koment të pazakontë, teksa vizitonte një shkollë lokale.

“Disa nga anëtarët e familjes sime, të vegjlit, flasin edhe kinezisht – e flasin rrjedhshëm”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse ai iu referua tre nipërve që raportohet se i ka nga dy vajzat prej martesës së tij me Lyudmila Putinin, e cila përfundoi me divorc në vitin 2014, apo djemve që thuhet se i ka me Kabayevan, 41 vjeçe, e të cilët kanë lindur më 2015 dhe më 2019.

Vajzat

Vajza e madhe e Putinit, Maria, ka lindur në Leningrad në vitin 1985 dhe aktualisht është 39 vjeçe.

Edhe pse Putin nuk i ka konfirmuar raportet, ajo është identifikuar si endokrinologia Maria Vladimirovna Vorontseva. Ajo ka qenë shumë e përfshirë në një qendër onkologjike të financuar nga shteti, jashtë Shën Petersburgut, si aksionare kryesore e kompanisë së quajtur Nomeko, e cila menaxhon projektin prej 634 milionë dollarësh.

Vajza më e vogël e Putinit, Yekaterina, ka lindur në Drezden – në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore – në vitin 1986 dhe tani është 38 vjeçe. Gazetarët e kanë identifikuar atë si Katerina Vladimirovna Tikhonova, ish-balerinë akrobatike, që drejton një çerdhe të financuar nga shteti e që është nën kujdesin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Ajo është gjithashtu zëvendësdrejtore e Institutit të Universitetit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka qenë e martuar me biznesmenin miliarder, Kirill Shamalov.

putin

Djemtë

Putin ka pasur lidhje romantike me Kabayevan që nga viti 2008, para se të divorcohej nga Lyudmila më 2014.

Në vitin 2020, ueb-faqja ruse The Insider ka raportuar se gjinekologia kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë, Leila Adamyan, dhe vajza e saj janë regjistruar si pronare të një pasurie të paluajtshme në Moskë, me vlerë rreth 1 miliard rubla, apo 11 milionë dollarë.

Blerja është bërë disa muaj pas raporteve se Kabayeva ka lindur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, Kulakov, në Moskë, ku Adamyan ka punuar.

Gazetari hulumtues, Sergei Kanev, ka raportuar në atë kohë se spitali është kontrolluar dhe siguruar tërësisht nga agjentët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO).

Më 23 maj të vitit 2019, dy javë pasi Kabayeva ka lindur, Putin i ka dhënë personalisht Adamyanit urdhrin Për Shërbim ndaj Atdheut, në një ceremoni luksoze në Kremlin.

Sipas raportit në Dossier, djali i parë i Putinit me Kabayevan, Ivani, ka lindur në vitin 2015, ndërsa djali i tij më i vogël, Vladimiri, ka lindur në vitin 2019. Dossier tha se ka edhe fotografi të djemve, por se ka vendosur të mos i publikojë ato, për t’i mbrojtur të miturit.

“Ata nuk kalojnë shumë kohë me prindërit e tyre”, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë Ilya Rozhdestvensky, hulumtues kryesor për raportin në Dossier.

“Sipas informacioneve tona, rreth 30 deri në 60 minuta në ditë… Dadot, në njëfarë mase i zëvendësojnë prindërit e tyre, duke ngrënë mëngjes me ta dhe duke i mësuar e duke ushtruar me ta”, tha ai.

Sipas tij, Ivani, në veçanti, e do shumë Putinin.

“Djali gëzohet shumë për ndeshjet e tyre të përbashkëta të hokejit. Djemtë luajnë në një ekip me Vladimir Putinin kundër agjentëve të FSO-së. Ivani u ka treguar shërbëtorëve një histori… duke u thënë se prindërit e tij i kanë treguar se kur ka lindur ai, babai i tij ka qenë aq i lumtur saqë ka bërtitur: Urra! Më në fund, djalë!”, rrëfeu Rozhdestvensky.

Capture

Ai tha se të dy djemtë po mësojnë anglisht dhe gjermanisht.

“Ka mundësi që janë duke u përgatitur për karriera atletike. Ata kanë trajnerë profesionistë – njëri në gjimnastikë dhe tjetri në not. Kanë edhe një mësues shahu. Djali i madh studion edhe lëndë akademike”, sipas tij.

“Ata rrallë shohin fëmijë të moshës së tyre. Vetëm në festa si Viti i Ri, kur familja i fton miqtë. Miqtë – pasi kalojnë disa javë në karantinë – mbërrijnë në Valdai dhe i sjellin fëmijët e tyre”, tha Rozhdestvensky.

“Princat e kurorës”

Burimi i brendshëm i Dossier-it i drejtoi hulumtuesit edhe te një reklamë, që u shfaq më herët këtë vit në faqen e internetit të agjencisë elitare të punësimit, English Nanny – një kompani që rekruton ndihmës shtëpiakë për njerëz të pasur nga Rusia, Kazakistani, Kina dhe gjetiu.

Përmes reklamës kërkohej një “mësues i anglishtes për dy fëmijë të moshës 4 dhe 8 vjeç në rajonin e Shën Petersburgut”.

“Familja jeton në izolim”, thuhej në reklamë. Aty ofrohej një pagë mujore prej 7.700 eurosh dhe thuhej se tutori “do të punonte i izoluar” dhe “nuk do të largohej nga territori i punëdhënësit”.

Sipas raportit në Dossier, punonjësit në shtëpi hezitojnë t’i disiplinojnë fëmijët ose t’u vendosin kufizime, dhe djemtë rriten në një atmosferë avionësh dhe jahtesh private.

Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ata kanë kaluar vazhdimisht kohë me Kabayevan në jahtin Graceful të presidentit rus, 82 metra i gjatë dhe me vlerë 119 milionë dollarë, thuhet në raport.

“Nëse të gjithë vrapojnë pas tyre dhe plotësojnë çdo dëshirë të tyre dhe ata sillen sikur të jenë princa të kurorës… atëherë nuk është çudi që ata marrin gjithçka si të mirëqenë”, tha Rozhdestvensky.

Gazetari rus, Konstantin Eggert, i cili punon për Deutsche Welle-n, tha se djemtë e Putinit “jetojnë pikërisht ashtu siç kanë jetuar fëmijët e familjes perandorake të Rusisë, përveçse në një hapësirë më të mbyllur shpirtërore dhe fizike”.

“Është e qartë se ata e mendojnë veten si një fisnikëri e re, një aristokraci e re. Ata sundojnë Rusinë pikërisht ashtu siç është sunduar në epokën e robërisë”, tha Eggert.

“Jeta e këtyre fisnikëve të rinj, në krahasim me granatimet masive të qyteteve ukrainase, është një kontrast monstruoz i kohërave tona”, sipas tij.

“Sigurisht, kjo është një shenjë e prishjes morale të elitës ruse dhe indiferencës së shoqërisë ruse. Kjo tregon shumë për krizën morale të Rusisë. Fati i këtyre dy djemve është vetëm një pjesë e peizazhit të madh të kësaj krize monstruoze, e cila është zhvilluar prej vitesh”, thotë Eggert./REL

The post Jeta e vetmuar dhe sekrete e dy djemve të Vladimir Putin në shtëpinë buzë liqenit! Romanca e presidentin rus me ish-gjimnasten që nisi para se të divorcohej nga gruaja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Trafik i narkotikëve në vendet nordike, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në GJKKO anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati (EMRAT)! Ja si funksiononte skema

By: P. Gj.
21 September 2024 at 11:27

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në GJKKO, lidhur me pesë persona, anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati, ose i njohur si Sokol Krasniçi.

Të pandehurit  të cilët janë dërguar për gjykim në GJKKO janë:

  • Klajdi Dervishi, alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti
  • Arteid Musallari
  • Eltion Dani
  • Nikolin Noku, alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini
  • Zamir Hoxha.

Bazuar nga rezultatet e hetimeve, Prokuroria e Posaçme shprehet se përgjatë viteve 2018-2019, këta pesë anëtarë, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, të gjithë të drejtuar nga Jetmir Kastrati, ishin të përfshirë në trafikimin dhe përpunimin e lëndës narkotike tip kokainë dhe bimës cannabis sativa. Më pas këto i shpërndanin tek persona të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Anëtarë të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal janë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj (Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi), të cilët janë arrestuar në Danimarkë dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen.

Po kështu, kreu i grupit kriminal, Jetmir Kastrati, alias Sokol Krasnici është arrestuar dhe dënuar nga drejtësia e Danimarkës.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

SI FUNKSIONONTE GRUPI KRIMINAL?

Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagën, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut.

Dërgimi nga Kopenhagën në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e së cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal.

Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj. Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasniçi), i arrestuar në Danimarkë.

Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

Të pandehurit Dervishi, Musallari, Dani, Noku dhe Hoxha, akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NJOFTIM

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 26.01.2024 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 11.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i hetuar në mungesë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019, të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me veprimtarinë kriminale të lartpërmendur, konkretisht të pandehurit Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, në lidhje me procedime të tjera penale të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

The post Trafik i narkotikëve në vendet nordike, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në GJKKO anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati (EMRAT)! Ja si funksiononte skema appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Operacion i dyfishtë ekstradimi/ Rikthehet në Shqipëri i kërkuari për kultivim narkotikësh, dërgohet në Itali, Nino Gjeloshi

By: P. Gj.
21 September 2024 at 10:59

Interpol Tirana dhe homologët në Itali kanë zhvilluar një operacion të dyfishtë ekstradimi, teksa është sjellë në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa u ekstradua drejt Italisë një 46 vjeçar i cili ka  kryer grabitje me armë.

Nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua shtetasi Erjon Haxhiu, ndërsa nga vendi ynë drejt fqinjëve, shtetasi Valentino Gjoleshi, alias Nino Gjeloshi.

Erjon Haxhiu kultivoi 320 bimë narkotike tip cannabis sativa, pranë banesës së tij në Milot në vitin 2022. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me datë 31 maj 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Haxhiu iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sakaq, i ekstraduari nga Italia, Valentino Gjoleshi, alias Nino Gjeloshi, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi në 2022 ai është dënuar me 9 vite burgim, për veprën penale “Grabitje me armë”, e kryer në bashkëpunim. Gjeloshit i kanë mbetur dhe 5 vite, 9 muaj e 16 ditë burgim.

NJOFTIM

Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
• Akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022, ekstradohet nga Italia, 53-vjeçari.
• Ndërkohë, ekstradohet drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

The post Operacion i dyfishtë ekstradimi/ Rikthehet në Shqipëri i kërkuari për kultivim narkotikësh, dërgohet në Itali, Nino Gjeloshi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U larguan nga qendra sociale në Elbasan, gjenden dy prej të miturve! Vijojnë kërkimet për gjetjen e 13 vjeçarit

By: P. Gj.
21 September 2024 at 10:46

Janë gjetur dy prej të miturve të cilët u larguan nga qendra sociale në Elbasan me datë 19 shtator, ndërkohë po vijojnë kërkimet për djalin tjetër i moshës 13 vjeç.

Të vegjlit pasi janë gjetur nga uniformat blu i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se tre të miturit u larguan nga qendra me datë 19 shtator dhe ka qenë përgjegjësi i institucionit social, shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili denoncoi mungesën e tyre.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, njofton policia.

LEXONI EDHE:

Tre të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi i institucionit kallëzon ngjarjen ditën e enjte! Policia ende në kërkim të tyre

The post U larguan nga qendra sociale në Elbasan, gjenden dy prej të miturve! Vijojnë kërkimet për gjetjen e 13 vjeçarit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Meriton Mjekiqi “braktiset” nga fansat dhe po blen ndjekës? Shifrat e ‘fryra’ të moderatorit në Instagram, si renditen rivalët e tij në BBV

By: P. Gj.
21 September 2024 at 10:31

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 469K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, njësoj si javën e kaluar, edhe këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar plot 26000 ndjekës dhe numëron 402K.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 139K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tani ka 848K, ndërsa Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 185K ndjekës.

The post Meriton Mjekiqi “braktiset” nga fansat dhe po blen ndjekës? Shifrat e ‘fryra’ të moderatorit në Instagram, si renditen rivalët e tij në BBV appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dita Ndërkombëtare e Paqes, President Begaj: Historia na njeh si paqedashës, le t’i ndajmë botës modelin tonë! Konfliktet përbëjnë rrezik serioz për sigurinë…

By: P. Gj.
21 September 2024 at 10:25

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë mesazhin e tij në Ditën Botërore të Paqes, duke u ndalur në modelin tonë të paqes dhe problemet që shqetësojnë botën.

Begaj u shpreh se bota ndodhet në kushte të trazuara, për shkak të konflikteve dhe kërcënimeve, që përbëjnë rreziqe serioze për paqen në botë.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.”, shprehet ai.

Por përtej kësaj, Kreu i Shtetit shton se shqiptarët njihen si paqedashës, ndaj ky model duhet t’i shpërndahet botës.

Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj.”, shprehet Begaj

 

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera.

Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, shkruan Begaj.

The post Dita Ndërkombëtare e Paqes, President Begaj: Historia na njeh si paqedashës, le t’i ndajmë botës modelin tonë! Konfliktet përbëjnë rrezik serioz për sigurinë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Turizmi dhe arsimi profesional, Rama: Fqinjët janë përpara nesh në shumë aspekte! Sipërmarrësit të punësojnë nxënësit, por jo t’i trajtojnë “hajde goce më mbush ujë, ose kap fshij atë”

By: P. Gj.
21 September 2024 at 09:58

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij “Flasim” për rëndësinë e arsimit profesional dhe lidhjen e saj me sektorin e turizmit.

Rama theksoi se fqinjët janë shumë më përpara se sa vendi ynë jo vetëm në turizmin, por dhe në shumë aspekte të tjera.

“Turizmi është në një garë shumë të fortë me fqinjët, që janë shumë përpara nesh në shumë aspekte.”, tha Rama.

Për këtë arsye, ai theksoi se arsimi profesional është i rëndësishëm në fuqizimin e sistemit dual, pra ku nxënësit bëjnë praktikë në sipërmarrje kundrejt pagesave.

“Ajo që më intereson tani është pjesa e fuqizimit të sistemit dual, sepse jemi larg akoma krijimit të një sistemi dual, të ndarjes së kohës midis shkollës dhe punës, dhe të qëndrimit në punë në një ndërmarrje përkatëse sipas zanatit që merret, si nxënës jo si minoren që përdoren për të bërë punët e ndërmarrjes dhe ndërkohë nuk kanë mundësi të bëjmë tamam punën e nxënësit, Ky është një deficit shumë i madh akoma.”, u shpreh Rama.

Shtuar kësaj, kreu i qeverisë u shpreh se është e rëndësishme që sipërmarrësit mos t’i trajtojnë nxënësit si punonjës të tipit “hajde goce çohu më mbush içik ujë, ose hajde kap fshije këtë tani se je gocë e re”.

 

Edi Rama: Ajo që më intereson tani është pjesa e fuqizimit të sistemit dual, sepse jemi larg akoma krijimit të një sistemi dual, të ndarjes së kohës midis shkollës dhe punës, dhe të qëndrimit në punë në një ndërmarrje përkatëse sipas zanatit që merret, si nxënës jo si minoren që përdoren për të bërë punët e ndërmarrjes dhe ndërkohë nuk kanë mundësi të bëjmë tamam punën e nxënësit, Ky është një deficit shumë i madh akoma.

Duam ta sistemojmë vërtet siç duhet këtë pjesë që vajtja në punë, të jetë vajtja më punë në një sipërmarrje që është pjesë e një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, është pjesë e sistemit të integruar të arsimit profesional dhe lajmi pozitiv që kemi marrë këtë vit nga sipërmarrja është rritja e interesimit nga vetë sipërmarrja për t’ju ofruar arsimit personal sepse tani e shohin, nuk është më çështja që e mendojnë me mend, e shohin që kanë kaq shumë nevojë për krah të kualifikuar pune dhe ndërkohë ekonomia që rritet, bëhet gjithmonë e më kërkuese për të qëndruar me ritmin e rritjes së ekonomisë dhe për të mos mbetur mbrapa nga parakalimi i të tjerëve.

Turizmi është në një garë shumë të fortë me fqinjët, që janë shumë përpara nesh në shumë aspekte. Kjo është shumë shpresëdhënëse që të sistemojmë këtë pjesë me pagesë për nxënësit, pagesë për nxënës jo si punonjës. Dhe me garanci për prindërit që atje në sipërmarrje të bëjnë shkollën përmes praktikës dhe nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojnë ‘hajde goce çohu më mbush i çik ujë, ose hajde kap fshije këtë tani se je gocë e re’. Por, ti garantosh këtë do të thotë të kesh hapur një kapitull të ri historik për arsimin profesional sipas meje.

The post Turizmi dhe arsimi profesional, Rama: Fqinjët janë përpara nesh në shumë aspekte! Sipërmarrësit të punësojnë nxënësit, por jo t’i trajtojnë “hajde goce më mbush ujë, ose kap fshij atë” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi bashkëshortja e kishte tradhëtuar me të, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara

By: P. Gj.
21 September 2024 at 09:38

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, për motive xhelozie pasi ky i fundit kishte lidhje me bashkëshorten e policit.

Goxhara kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por institucioni e rrëzoi kërkesën e ish-efektivit, duke e lënë kështu në qeli..

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e datës 19 gusht, në zonën e “Komunës së Parisit”, në kryeqytet. Goxhara u vetdorëzua pranë autoriteteve pas më shumë se 48 orësh.

Seanca e parë gjyqësore ndaj 46 vjeçarit u zhvillua më 23 gusht. Goxhara shprehu pendesë për lëndimin e bërë ndaj shtetasit Lorenc Kosta ndërsa avokatët e ish-efektivit kërkuan që atëhere masë më të butë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike.

Erjon Goxhara po hetohet për veprën penale “vrasje me paramendim”, por e mbetur në tentativë dhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Akuza për veprën e dytë penale vjen pasi ende nuk është provuar nëse ish-efektivi ka përdorur armën e shërbimit apo një tjetër personale në plagosjen e Kostës.

Avokatët kërkuan që klienti i tyre t’i nënshtrohet një ekspertizë të gjendjes psikike, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.

GRUAJA E POLICIT

Gjatë dëshmisë gruaja ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune.

Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se ta qëllonte me 6 plumba afër banesës së tij te “Komuna e Parisit”, ai e ka kërcënuar me jetë.

 

“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”, – mësohet të ketë thënë ajo.

Edhe djali ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje. Djali i çiftit ishte i pari që Ejron Goxhara mori në telefon pas plagosjes dhe me të cilin pasi shkoi në këmbë deri pranë Shkozës, shkuan me taksi në zonën e Thesarit pranë Dajtit, aty ku mundi t’u largohej me vrap dy kolegëve që e panë dhe i kërkuan të ndalojë. Në dëshminë dhënë në polici, djali tregon se ka shkuar më tej në drejtori për të folur me hetuesit i shoqëruar nga daja i tij, edhe ai efektiv policie.

NIPI I ERJONIT DHE KOLEGU I KOSTËS

Ndërsa nipi i Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe “shpeshherë tregonte se do vriste veten”. Ai ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe e tronditur.

“Pasi ka mësuar tradhtinë, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Më 19 gusht, në prezencën time teksa pinin kafe në një lokal, Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja t’i kërkonte falje, por që nuk ka ndodhur. Ai ka tentuar ta godasë, por unë nuk e lejova. E shoqërova gruan e Erjonit për në banesë, ndërkohë që ajo godiste veten me grushte në fytyrë”. Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe kolegu i Lorenc Kostës. Ai ka thënë se rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend E.R e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë.

KUNATI

Marsel S., kunati i efektivit Erjoin Goxhara, i cili është në burg ka dëshmuar në polici se ky i fundit i ka dërguar një video pak pas ngjarjes. Pasi e qëlloi 6 herë me armë zjarri Lorenc Kostën, ai e filmoi të shtrirë në tokë dhe të gjakosur dhe më pas videon ia dërgoi kunatit të tij. “Nga deklarimi i shtetasit Marsel S., ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar, shtetasi Erjon Goxhara, në orën 14:34 në aplikacionin ‘Ëhatsapp’ i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: ç`a është kjo se s`po e kuptoj’. Nga ana jonë u këqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për t’iu bashkëlidhur procesverbalit përkatës”, – theksohet në dosje.

 

The post Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi bashkëshortja e kishte tradhëtuar me të, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌