Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

21 September 2024 at 17:33

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj ku një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë

21 September 2024 at 16:39

Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor të Marsejës, më 21 shtator, për të protestuar kundër ndotjes së detit, ajrit dhe klimës të shkaktuar nga këto anije të mëdha.

Rreth 20 anëtarë të grupeve Extinction Rebellion dhe Stop Croisieres, me bazë në Marsejë, formuan një zinxhir kanoesh në ujë, duke bllokuar hyrjen në port, raportoi një korrespondent i agjencisë së lajmeve AFP.

Protesta bëri që një anije të kthehej mbrapa në orën 7:00 të mëngjesit dhe të ndalej më larg bregut. Anije të tjera mbetën në pritje jashtë portit deri rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Aktivistët u larguan nga autoritetet, dhe porti u rihap më pas, sipas autoriteteve detare të cilat i folën AFP-së.

“Ajri ynë, detet tona dhe shëndeti ynë nuk janë të negociueshme”, tha grupi Stop Croisieres në faqen e saj të internetit.

Ata kritikuan anijen për përdorimin e madh të naftës, shkatërrimin e faunës së oqeanit dhe bregdetit, ndikimin e anijeve në klimë dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit në bord.

Protesta ndaloi anijen Aidastella, që është në pronësi të një kompanie gjermane dhe që mban rreth 2.000 njerëz, të mbërrinte në port rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Costa Smeralda dhe MSC World Europa gjithashtu u detyruan të prisnin para se të hynin në port.

MSC World Europa është anija e gjashtë më e madhe e udhëtarëve në botë. Ajo mund të mbajë 6.000 pasagjerë dhe ka më shumë se 2.600 kabina, si dhe 13 restorante dhe një qendër tregtare.

Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Anijeve Turistike dënoi protestën si “të paligjshme dhe të rrezikshme”.

Në një email drejtuar AFP-së, ajo argumentoi se industria e anijeve turistike po përpiqet të ulë emetimet e gazeve serë që ngrohin klimën.

Marseja është qendra e një industrie të zhvilluar të anijeve turistike në Francë.

Mes viteve 2022 dhe 2023, numri i pasagjerëve të anijeve turistike që hynin në port u rrit nga 1.5 milion në 2.5 milion, sipas observatorit të turizmit në Marsejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë appeared first on Euronews Albania.

Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike

By: Ela
21 September 2024 at 15:27

Deputeti demokrat Flamur Noka ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, Xhelal Mziu dhe qytetarët. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se bashkimi i demokratëve do të rrisë fuqinë elektorale dhe bëri thirrje për të protestuar për të arritur një qeveri teknike. “Në […]

The post Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike appeared first on BoldNews.al.

“Rritja minimale e pensioneve ofenduese”, Tabaku: Fondet publike shkojnë për një pakicë të privilegjuar

By: Ela
21 September 2024 at 15:13

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar rritjen minimale të pensioneve nga qeveria prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor. Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe […]

The post “Rritja minimale e pensioneve ofenduese”, Tabaku: Fondet publike shkojnë për një pakicë të privilegjuar appeared first on BoldNews.al.

Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë

By: Ela
21 September 2024 at 15:00

Tregtarët e Bleshit kanë protestuar sërish ditën e sotme për shkak se janë larguar nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnë aktivitetin prej 32 vitesh. Ata kundërshtojnë largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Tregtarët nuk pranojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga […]

The post Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë appeared first on BoldNews.al.

Njëri dhunoi gruan, tjetri nënën, dy të arrestuar në Fier

By: Ela
21 September 2024 at 14:54

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa një 48-vjeçar ndaj nënës. “Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues […]

The post Njëri dhunoi gruan, tjetri nënën, dy të arrestuar në Fier appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi i fundit: Trump-Harris, mbështetje “e njëjtë” për ekonominë!

By: Ela
21 September 2024 at 14:36

Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish-presidentin, në një dyluftim politik. Sipas anketimit të realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe […]

The post Sondazhi i fundit: Trump-Harris, mbështetje “e njëjtë” për ekonominë! appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga shpopullimi dhe rrëshqitja në diktaturë!

By: Ela
21 September 2024 at 14:23

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, shprehet se është e pamoralshme fakti që disa demokratë e opozitarë shprehin vrer në media kundër PD e Berishës, por nuk bëjnë asgjë kundër Ramës. Maliqi u ka bërë thirrje të bashkohen nëse e duan vendin, familjen të ardhmen e përbashkët europiane dhe […]

The post Maliqi: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga shpopullimi dhe rrëshqitja në diktaturë! appeared first on BoldNews.al.

Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë

21 September 2024 at 15:59

Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës ka vrarë të paktën 22 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit në shkollën al-Falah, të cilën Izraeli tha se grupi militant po e përdorte për të “planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave IDF dhe Shtetit të Izraelit”.

Shkolla, e mbyllur gjatë luftës, strehonte njerëzit e zhvendosur, tha ministria e shëndetësisë.

IDF tha se ndërmori hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjes ajrore, dhe akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e infrastrukturës civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

21 September 2024 at 15:39

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi sot pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien, thanë autoritetet lokale.

Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore. Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

21 September 2024 at 15:22

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

21 September 2024 at 15:04

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase.

Sulmi la të vrarë një 12 vjeçar dhe dy gra të moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “Përsëri, një sulm i tmerrshëm i armikut në Krivi Rih. Në mes të natës, kur qyteti flinte”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë, mediat ruse njoftuan për shpërthimin e një depoje armësh në Rusi si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se Ukraina kishte lëshuar gjatë orëve të natës rreth100 dronë në zonën e pushtuar të Krimesë,

Autoritetet ruse mbyllën të shtunën segmentin e një autostrade prej 100 kilometrash dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë pasi zjarri shkaktoi një seri shpërthimesh.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Joe Biden gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian u zotua t’i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore appeared first on Euronews Albania.

Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 14:45

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një person të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët.

Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë e fryrë të dilnin nga shtrati, përmbytën shtëpi dhe bllokuan disa banorë në rajonin që ende po rikuperohej nga tërmeti vdekjeprurës i 1 janarit.

Në Suzu, një person humbi jetën dhe një tjetër u zhduk pasi u mor nga përmbytjet. Një tjetër person u zhduk në qytetin e afërt, Noto, sipas autoriteteve të prefekturës.

Në Wajima, katër persona u zhdukën pasi u raportua për rrëshqitjeje dheu. Ata ishin ndër 60 punëtorët që po riparonin një tunel të dëmtuar nga tërmeti i janarit, raportoi NHK, duke shtuar se edhe një person tjetër ishte zhdukur për shkak të përmbytjeve në një vend tjetër të qytetit.

Në qytetin Noto, dy persona u plagosën rëndë ndërsa po vizitonin shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti kur një rrëshqitje dheu i goditi.

Të paktën 16 lumenj në Ishikawa kishin dalë nga shtrati deri të shtunën pasdite, sipas Ministrisë së Tokës dhe Infrastrukturës. Banorët u këshilluan të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe dëmeve në ndërtesa.

Sugimoto Satoshi nga Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë tha se “Ky nivel reshjesh nuk është përjetuar kurrë më parë në këtë rajon. Banorët duhet të sigurojnë menjëherë sigurinë e tyre. Rreziku për jetën e tyre është i pashmangshëm”.

Deri në pasditen e së shtunës, rreth 1.350 banorë po strehoheshin në qendrat e komunitetit, palestrat e shkollave dhe objekte të tjera të qytetit, thanë autoritetet./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur appeared first on Euronews Albania.

Izraeli mbyll hapësirën ajrore në veri, shkak cënimi i sigurisë në rajon

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 14:31

Izraeli ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në rajonin verior për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Ky veprim erdhi në mes të armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor, me të dyja palët që kanë shkëmbyer zjarr në ditët e fundit.

Sulmi ajror ndodhi në mes të një valë të re të përshkallëzimit izraelit në Liban, me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant që njoftoi të enjten se konflikti me Hezbollahun ka hyrë në “një fazë të re”.

Sipas Korporatës së Transmetimeve Publike të Izraelit, hapësira ajrore është mbyllur nga qyteti Hadera deri në kufirin libanez për 24 orë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Të premten, Izraeli vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, së bashku me komandantë të lartë nga forcat elitare të grupit Radwan gjatë një sulmi ajror në periferinë jugore të Bejrutit.

Sulmi ishte i treti nga Izraeli në periferinë jugore që kur filloi një valë e vazhdueshme armiqësish gati një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli mbyll hapësirën ajrore në veri, shkak cënimi i sigurisë në rajon appeared first on Euronews Albania.

Shfaqet një variant i ri i Covid-it, ja cilat janë 4 simptomat kryesore

By: Ela
21 September 2024 at 13:58

Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atëherë është shfaqur në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. XEC u zbulua se kishte disa mutacione të reja që mund të ndihmonin përhapjen e llojit këtë vjeshtë, megjithëse ekspertët besojnë se vaksina duhet të ndihmojë në […]

The post Shfaqet një variant i ri i Covid-it, ja cilat janë 4 simptomat kryesore appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT

By: Ela
21 September 2024 at 13:44

Një e moshuar, banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje. E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është […]

The post E rëndë në Bathore! E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Vlorë, 48-vjeçari kanosi me armë gruan – VIDEO

By: Ela
21 September 2024 at 13:29

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Akërni në Vlorë. Mësohet se një 48-vjeçar ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë. Si pasojë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në kohë. Sakaq, ka gjetur në stanin e tij një sasi lënde narkotike […]

The post Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Vlorë, 48-vjeçari kanosi me armë gruan – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Derisa foshnjat vdesin, në Maqedoninë e Veriut s’ka masa e as para kundër ndotjes së ajrit

By: Ela
21 September 2024 at 13:22

Nënat e ardhshme shprehen të tronditura nga informacionet se çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur. Prej vitesh, ky vend është ndër të parët në Evropë sa i përket ajrit të ndotur, por vetëm 0.8 për qind e buxhetit ndahet për mjedisin. Shkupi është ndër […]

The post Derisa foshnjat vdesin, në Maqedoninë e Veriut s’ka masa e as para kundër ndotjes së ajrit appeared first on BoldNews.al.

Malltezi publikon faktet: SPAK, i nënshtruar politikisht! Firmën e Ramës ia kalon Berishës – VIDEO

By: Ela
21 September 2024 at 13:06

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka bërë publike disa fakte të tjera të cilat demaskojnë hetimet selektive dhe me urdhër politik që SPAK-u i Edi Ramës ka bërë në dosjen ‘Partizani’. Malltezi ka shpjeguar në një video manipulimin në dosje nga ana e SPAK për vendimin e ndryshimit të destinacionit të pronës. Ai ka […]

The post Malltezi publikon faktet: SPAK, i nënshtruar politikisht! Firmën e Ramës ia kalon Berishës – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra

By: Ela
21 September 2024 at 12:52

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”. Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë […]

The post Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra appeared first on BoldNews.al.

❌
❌