Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

PAMJE/ Vjosa Osmani dhuron abetare për nxënësit e shkollave shqipe në Nju Jork

By: D Marku
22 September 2024 at 20:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me nxënës e mësues të shkollave shqipe në Nju Jork, pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA.

Osmani ka dhuruar abetare për nxënësit shqiptarë për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

“Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaren tonë, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Osmani në facebook.

Presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare.

The post PAMJE/ Vjosa Osmani dhuron abetare për nxënësit e shkollave shqipe në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, flasin fqinjët: Fajin e ka alkooli, ishte familjar i rregullt

By: D Marku
22 September 2024 at 20:40

Një ditë pas ngjarjes në fshatin Akërni të Vlorës, një 48 vjeçar babai i katër fëmijëve shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten.

Fshati Akërni është rreth 25 km nga qyteti i Vlorës dhe është fshati ku po ndërtohet dhe aeroporti, një fshat i vogël por dhe me pak banorë ata e komentojnë në mënyra të ndryushme ngjarjen.

“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor, dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njeri nga fqinjët.

E kanë shtyrë te pinte raki dhe të bënte atë që bëri. Të gjithë e njohim njeri fukara dhe familjar të rregullt, nuk ka qenë asnjëherë problematik, ishte familjar i rregullt.

Banorët na shoqërojne dhe tek stani ku u gjet dhe Drogasi dhe ku shtiu dhe në ajër me armë.

“Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani.”, thotë fqinji.

Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48 vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.

The post Kërcënoi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, flasin fqinjët: Fajin e ka alkooli, ishte familjar i rregullt appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Moti i keq në Rumani, uji tërhiqet dhe i lë vendin baltës

By: D Marku
22 September 2024 at 20:32

Shirat e dendura dhe përmbytjet bën ‘kërdinë’ në Rumani, një nga vendet më të prekura nga moti i keq.

Mijëra shtëpi u shkatërruan nga përmbytjet në qarkun e Glatit, duku bërë që të zhvendosen me mijëra banorë të zonës. Qytetet, rrugët dhe urat janë shkatërruar nga moti ekstrem. Ndërkohë që uji është tërhequr, shtëpitë plot me baltë dhe mobiliet e shkatërruara ngelën pas.

Moti i keq preku disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Italia, Austria, Republika Çeke  dhe Poloni, duke u zhvendosur më pas drejt Britanisë dhe Uellsit.

Të paktën 23 persona humbën jetën nga stuhia Boris në gjithë Evropën.

 

The post VIDEO/ Moti i keq në Rumani, uji tërhiqet dhe i lë vendin baltës appeared first on Albeu.com.

Ylli i “Game Of Thrones” tregon përjetimet e divorcit mes xhirimeve të filmit të ri

By: D Marku
22 September 2024 at 20:06

Sophie Turner u “përfshi” nga emocionet teksa xhiroi një seri kriminale pas divorcit të saj nga Joe Jonas.

Aktorja e ‘Game of Thrones’, u raportua më 11 shtator se kishte finalizuar ndarjen e saj nga bashkëshorti i saj këngëtar, Joe, 35 vjeç, dhe menjëherë pas nisjes së punës për të bërë ‘Joan’ për ITV – që tregon se ajo luante në jetën reale Joan.
Ajo tha gjatë një konference për shtyp për të nisur emisionin se si nuk kishte probleme të qante për kamerën gjatë realizimit të saj: “Unë jam Peshq, jam emocionuese. Dhe unë jam një nënë, kështu që çdo gjë që ka të bëjë me fëmijët dhe ajo thjesht rrjedh jashtë.

Mendoj se ndonjëherë kur je duke bërë një shfaqje si kjo dhe ka diamante dhe magjepsje, të rrëmben të gjitha.

Duhet të mbani mend se kjo është për të siguruar një jetë solide dhe të qëndrueshme për vajzën e saj në mënyrë që ajo të mund ta kthejë atë. Dhe është me të vërtetë një histori zemërthyese.”

Sophie, e cila u martua me Joe në vitin 2019, procedurat e saj të divorcit u vonuan nga beteja e kujdestarisë së tyre mbi dy fëmijët e tyre – vajzat Willa, katër vjeç dhe Delphine, dy vjeçe.

The post Ylli i “Game Of Thrones” tregon përjetimet e divorcit mes xhirimeve të filmit të ri appeared first on Albeu.com.

Ben Affleck “braktiset” nga miku i ngushtë, Matt Damon mbështet Jennifer Lopez në procesin e divorcit

By: D Marku
22 September 2024 at 19:53

Jennifer Lopez duket se ka gjetur një aleat në divorcin e saj nga Ben Affleck. Bëhet fjalë për Matt Damon, “mikun më të mirë” të Ben Affleck, i cili e mbështet në këtë fazë të vështirë që po kalon.

Aktori, siç shkruan “Marca”, ka shprehur fuqishëm pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi Affleck e trajtoi ndarjen, duke e cilësuar sjelljen e tij si “mizore”. Ndarja e nisur nga artisti pas dy vitesh martesë, ka lënë tensione mes dy yjeve të Hollivudit dhe e ka vënë në pozitë të vështirë Damon.
Damon, i cili është mik i ngushtë me Affleck dhe Lopez, ka qenë gjithnjë e më shumë mbështetës për Lopez që nga divorci. Sipas një burimi, Lopez i beson atij dhe dëshiron që miqësia e tyre të zgjasë pas divorcit të saj.

Miqësia mes Damon dhe Lopez thuhet se është forcuar, veçanërisht gjatë shfaqjes së filmit të tyre të fundit “Unstoppable”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Me Affleck-un që mungonte dukshëm në event, Damon dhe Lopez u panë duke ndarë një bisedë të përzemërt me njëri-tjetrin. Burime pranë aktorëve thanë se Lopez është hapur me Damon për ndjenjat e saj, duke shprehur se sa e lënduar është nga divorci.

Ndërsa përkushtimi i Damon ndaj Affleck-ut është i pamohueshëm, ylli i “Good Will Hunting” po e ka gjithnjë e më të vështirë të falë sjelljen e mikut të tij.

“Matt ka qenë gjithmonë një mik besnik i Benit, por veprimet e tij ndaj JLo i konsideron tepër mizore”, shpjegon i njëjti burim i brendshëm. “Ai nuk po përpiqet të ndërhyjë, por ai mendon se Lopez meriton më shumë dhembshuri”.

Damon po bën çmos për të ruajtur miqësinë me Lopez dhe Affleck, pavarësisht tensioneve të fundit. Megjithatë, ndërsa Lopez vazhdon të mbështetet te Damon për mbështetje emocionale, mbetet e paqartë nëse marrëdhënia e Damon me Affleck do të dalë e padëmtuar pas divorcit.

The post Ben Affleck “braktiset” nga miku i ngushtë, Matt Damon mbështet Jennifer Lopez në procesin e divorcit appeared first on Albeu.com.

12 të arrestuar në Iran, dyshohet se spiunonin për Izraelin

By: D Marku
22 September 2024 at 19:46

Dymbëdhjetë persona u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane si “të dyshuar për bashkëpunim me regjimin sionist (Izrael)” dhe planifikimin e veprimeve kundër sigurisë së vendit, tha Garda Revolucionare, sipas Rrjetit të Lajmeve Studentore.

Kujtohet se më herët gjatë ditës së sotme me masa drakoniane dhe nderime ushtarake, mijëra njerëz shoqëruan numrin 2 të Hezbollahut, Ibrahim Akil, në banesën e fundit.
Duke folur në funeralin e Ibrahim Aqilit, komandanti i dytë i Hezbollahut, Naim Kassem, tha se Izraeli kishte kryer “krime lufte që janë të dhimbshme për ne” dhe si rezultat i veprimeve të tij, ai kishte nisur një “betejë pa kufij”.

The post 12 të arrestuar në Iran, dyshohet se spiunonin për Izraelin appeared first on Albeu.com.

Kërkonin s*ks në këmbim të rolit”/ Julia Ilirjani rrëfen fillimet e karrierës

By: D Marku
22 September 2024 at 19:35

Aktorja shqiptare Julia Iliriani pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip 3 është zhvendosur në Shqipëri.

Ajo ka “braktisur” New York-un aty ku prej vitesh jetonte dhe punonte dhe është rikthyer në atdhe duke u bërë pjesë kështu sërish jetës publike.
Së fundmi Julia ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku dhe ka rrëfyer momentet e vështira në fillimet e karrierës së saj, nga studente në përfshirjen në aktrim.

Ajo ka treguar se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën kur studionte për aktrim, teksa më tej ka folur dhe për humbjen e disa roleve, pasi sipas saj i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

Në 92’ në akademi si ka qenë periudha në konvikt?

Julia: Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar

Ke thënë se ke humbur disa role?

Julia: Në atë kohë po, nuk e di se çfarë mendonin njerëzit…

Të ofronin një rol, në këmbim të një marrëdhënie me ty?

Julia: Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.

The post Kërkonin s*ks në këmbim të rolit”/ Julia Ilirjani rrëfen fillimet e karrierës appeared first on Albeu.com.

“Frymëzohemi nga Nënë Tereza”/ Rama fjalim në samitin e OKB: Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës një shembull të mirë

By: D Marku
22 September 2024 at 19:23

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në asamblenë e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se bota përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjitha shteteve.

“Bota ka ndryshuar dramatikisht që kur OKB është themeluar 8 dekada më parë. Duhet të përpiqemi që të rimarrim ndjesinë e përbashksisë që ka humbur. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe në qoftë se nuk përballemi me to me një reënd të ri, do të dështojmë të gjithë së bashku. Problemet që përballemi sot kërkojnë përgjigje kolektive”, tha Rama.
Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Paktin për të Ardhmen, teksa shtoi se vendi ynë ka treguar shembuj se si një vend i vogël mund të bëjë gjëra të mëdha, që nga strehimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, te mikpritja e afganëve.

“Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe angazhimet e saj. Por ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël ,por i ka dhënë botës një shembull të mirë që është ccuar në mbrojtje të humanizmit.

Shqipëria pas rënies së Kabulit në duar të talebanëve, strehuam mijëra afganë. Shqipëria gjithashtu I ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën”, tha Rama.

The post “Frymëzohemi nga Nënë Tereza”/ Rama fjalim në samitin e OKB: Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës një shembull të mirë appeared first on Albeu.com.

Hyrja e Shkodrës “ndez gjakrat”/ PS i kthehet PD-së: Jeni fatkeqësi! Projekti sipas të gjitha procedurave ligjore

By: D Marku
22 September 2024 at 18:53

Partia Socialiste e Shkodrës deklaroi sot se “projekti i hyrjes së qytetit të Shkodrës ka nisur zbatimin në respekt të plotë të ligjeve në fuqi dhe do të vijojë po sipas të gjitha procedurave ligjore”.

Përmes një deklarate për mediet, PS Shkodër reagoi mbi deklaratat e djeshme të PD-së dega Shkodër, sipas së cilës “zbatimi i projektit ka nisur mbrapsht, me shkelje totale të ligjit”.

“Ka qenë fatkeqësisht gjithmonë kështu për të gjitha investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në Shkodër. Jemi pak të habitur megjithatë nga paturpësia e ‘nxjerrjes së bishtave’ pikërisht për projektin e hyrjes së Shkodrës, projekt që krijon  një hapësirë publike fantastike prej 19 hektarësh në breg të Bunës e liqenit, nga një parti që në 30 vite në pushtet i la trashëgimi qytetit një gjysëm lulishteje te shatërvani, duke e lënë Shkodrën në bisht të Shqipërisë për hapësirat publike dhe gjelbërimin”, thuhet në deklaratë.

“Një PD që i ka shkelur gjithmonë syrin paligjshmërisë dhe informalitetit në shpinë të qytetarëve të ndershëm, të fëmijëve, të të rinjve e të moshuarve të qytetit”, thuhet më tej.

Sipas PS-së, projekti i hyrjes së Shkodrës ka qenë në zemër të programit ‘Shkodra Pozitive’ të kryetarit aktual të bashkisë dhe është mbështetur menjëherë nga qeveria shqiptare”.

PS solli në vëmendje qëndrimin e opozitës ndaj këtij projekti, ndërsa u kujtoi qytetarëve se “ky qëndrim ka ndërruar disa herë gjatë gjithë kohës”.

“Gjatë fushatës, PD deklaronte se ‘është projekt vetëm 3D, sa për zgjedhje, nuk do të bëhet kurrë; është projekt i pamundur për t’u bërë, janë vetëm fantazi me mbjellje pemësh në ujë; këtë projekt e ka bërë bashkia e PD-së dhe e ka bllokuar qeveria.

Ndërsa pas zgjedhjeve: ‘ju thamë, projekti ishte vetëm fasadë për zgjedhje, asgjë nuk po ndodh, nuk do të bëhet kurrë. Për t’u kthyer sot me fillimin e punimeve në refrenin e vjetër: ‘ky nuk është projekt që i duhet Shkodrës, është në dëm të qytetarëve shkodranë etj. etj”, thuhet më tej në reagimin e PS-së Shkodër.

PS e Shkodrës thekson se projekti i hyrjes së qytetit të Shkodrës ka gjetur mbështetje e vlerësim nga të gjithë shkodranët.

“Edhe vetë pronarët e ndërtimeve që do të shemben kanë shprehur mirëkuptim, duke e vlerësuar projektin si një e mirë e përbashkët publike, nga e cila përfitojnë të gjithë.

Është tashmë fakt i njohur se çdo gjë është bërë në bashkëveprim me ta, siç edhe do të vijojë çdo etapë e projektit.

Sigurisht ky është vetëm njëri nga projektet e mëdha dhe transformuese për Shkodrën”, thuhet më tej.

PS siguron se shumë shpejt kantiere të tjera do të hapen në Shkodrën tonë, që tashmë është futur në rrugën e pandalshme të investimeve të rëndësishme dhe me impakt te çdo shkodran.

“Në fund, një kërkesë për kolegët tanë opozitarë, me të cilët ulemi në një sallë në këshillin bashkiak të Shkodrës. Fushata elektorale është ende larg, ende nuk ka nisur.

Deri atëherë të bëjmë të gjitha përpjekjet, të bëjmë më të mirën për Shkodrën. Shpresojmë shumë ta kenë sinqerisht kur thonë se nuk janë kundër investimeve dhe zhvillimit të qytetit.

Besojmë se ky duhet të jetë objektivi ynë i përbashkët, por nëse kanë vendosur që edhe në opozitë ta vënë partinë para Shkodrës, u kujtojmë se  ai tren ka ikur një herë e mirë në maj 2023.

Asgjë nuk mund ta frenojë ritmin e punëve në qytet dhe programin transformues që do ta kthejë Shkodrën atje ku i takon, në qendër të rëndësishme ekonomike, urbane e kulturore në krye të vendit”, përfundon deklarata e PS-së Shkodër.

Nga ana tjetër, PD e Shkodrës deklaroi dje se “asnjë zgjidhje alternative nuk iu është ofruar bizneseve apo personave që kanë punuar në objektet e shembura”.

“Janë më shume se 300 familje që kanë jetuar me ato të ardhura e sot janë pa asnjë mundësi.

Gjithashtu flitet për dëmshpërblim të pronarëve, me vlerë referenciale. Një gjë qesharake dhe e turpshme, duke i larguar nga prona e tyre me vetëm dy lekë”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike kërkon me vendosmëri t’ju gjendet zgjidhje alternative të gjithë biznesmenëve dhe punonjësve të shërbimit, duke ia krijuar mundësinë për të punuar e jetuar.

“Kërkojmë që dëmshpërblimi i pronarëve të jetë me vlerën e tregut, dhe jo siç iu ka shkuar shkresa me një vlerë modeste e qesharake. Ne kërkojmë zgjidhjen e problemit të trafikut në hyrje të Shkodrës në investimin e urës së Bahçallekut, duke e bërë me 4 korsi”, thuhet në deklaratën e PD Shkodër.

 

The post Hyrja e Shkodrës “ndez gjakrat”/ PS i kthehet PD-së: Jeni fatkeqësi! Projekti sipas të gjitha procedurave ligjore appeared first on Albeu.com.

PD hap degën në Parma/ Berisha: Jemi të angazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike

By: D Marku
22 September 2024 at 18:42

Partia Demokratike ka hapur degën e saj politike në Parma të Italisë. Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një lidhje direkte me këtë degë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë apo mënyrë nga kryeministri Edi Rama.

Teksa ka përshëndetur anëtarësimet e reja, Berisha tha se kontributi i diasporës është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa theksoi nevojën për një betejë ndaj regjimit të narkoshtetit, si e vetmja mënyrë e garantimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
Berisha solli në vëmendje para diasporës shqiptare në Itali, atë çfarë ndodhi me Bashkinë Himarë, ku sipas tij, Rama për interesa të tij rrëmbeu mandatin të zgjedhurit të opozitës.

Do të japim çdo kontribut të mundshëm për partinë simotër, me të cilin na lidh një bashkëpunim i ngushtë që nga vitet ’90. Situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor, është autokraci elektorale, identike me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Vednezuelën e Maduros.

Regjimet kontrollojnë vullnetin e qytetarëve. Ne jemi të angazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur është faktuar se Rama s’respekton asnjë standard ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk njeh asnjë rregull. Nuk ndalet para asgjëjë, për t’u rrëmbyer mandatin që ju takon.

E vërteta është se pas këtij, qëndronin interesa mafioze të Ramës për trojet dhe tokat e Himarës. Përjashtoi nga votimet mbi 6 mijë votues në një proces aspak ligjor. Himara në këtë rast tregoi se cili është qëndrimi i këtij autokrati ndaj zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur në këtë betejë. Kjo betejë duhet të kurorëohet  me qeveri teknike dhe fitore. Pres nga degët e PD në Itali, kontributin më të madh në këtë betejë. Jemi para një regjimi që s’respekton rregullat, të rikthejmë votën e lirë përmes një qeverie teknike.”, tha Berisha.

The post PD hap degën në Parma/ Berisha: Jemi të angazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike appeared first on Albeu.com.

Xhixho: Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat

By: D Marku
22 September 2024 at 16:04

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar kazanet e mbeturinave të tejmbushura në Tiranë.

Xhixho shprehet se Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Postimi i Xhixhos:

Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë
Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat.

Bashkia e drejtorëve 5D nuk ka kohë të mendojë për pastrimin e qytetit, sepse shëndeti i qytetarëve dhe pastërtia e qytetit nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj përtej lustrës së rrjeteve sociale.

Ajrit të ndotur të Tiranës nga ndërtimet që pastrojnë miliona euro të krimit e korrupsionit i shtohet toksiciteti i mbeturinave që mbushin rrugët.

Tirana po bëhet e pajetueshme sepse taksat e qytetarëve të saj nuk shkojnë për investime por përfundojnë në vrimën e zezë të korrupsionit të Bashkisë.

The post Xhixho: Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat appeared first on Albeu.com.

“SMS kërcënuese për dy fëmijët në celularin e Dados”. Këlliçi gënjeu dhe hetuesit, ja si iku gjyqtarja me vrap shkallëve të prokurorisë

By: D Marku
22 September 2024 at 15:32

Detaje të reja kanë dalë nga një dosje penale, që përfshiu Gjykatën e Tiranë në një skandal të manipulimit të situatave kërcënuese përmes dokumentave të falsifikuara.

Protagonistja kryesore e këtij skandali është Arnisa Këlliçi, ish-gjyqtarja e Tiranës, e cila tashmë është marë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Moskallëzimit të krimit”.
Këlliçi nuk ka mashtruar vetëm kolegët e saj gjyqtarë, por teksa ajo ndodhej në prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime rreth kërcënimit të saj, ajo inskenoi një kërcënim të dytë në prezencë të prokurorëve, sikur një mesazh kërcënues kishte shkuar në telefonin e dados së fëmijëve të saj.

Në rastin e parë gjyqtarja Këlliçi, inskenoi një situatë të çuditshëm sikur një letër e mbëritur nga burgu i Fushë-Krujës, e kërcënonte me jetën e saj dhe dy fëmijëve.

Por pas kryerjes së 8 ekspertizave kaligrafike, u provua shkencërisht se Këlliçi kishte mashtruar, duke u tallur me drejtësinë, e cila i vuri në dispozicion për 3 muaj me rradhë mbrojtje fizike.

Ndërkohë detajet e reja për rastin e dytë dhe rrethanat e kësaj dosje janë zbuluar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, sipas të cilit prokuroria e Tiranës kishte nuhatur lojën tallëse të Arnisa Këlliçit, përpara se të dilnin konkluzjonet shkencore të 8 ekspertizave të shkrimit të saj.

Gjyqtarja Këlliçi, në ditët e muajit Janar 2024 është ftuar në prokurorinë e Tiranës, për të dhënë s’qarime para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurores së çështjes, Deniona Katro.

Pas përfundimit të dëshmisë Arnisa Këlliçit i është kërkuar të japi në letër A4 disa formate shkrim eksperimental, që duhet të shkruheshin nga dora e saj.

Këlliçi është treguar e gatshme për të dhënë shkrime eksperimentale, por pasi ka shkruar 2-3 faqe, ajo ka shfaqur shetësim duke u shprehur se: ”…sapo i kishin dërguar mesazh kërcënues në telefonin e dados së fëmijëve…”.

Në këtë moment gjyqtarja Këlliçi, ka shfaqur para grupit hetimor një situatë të rëndë tronditëse për familjen e saj.

Ajo ka ndërprerë procedurën e dorëshkrimeve eksperimentale që po i jepte prokurores, Katro. Këlliçi, ka marrë me vete formatet e plotësuara deri në atë moment dhe është larguar, duke dalë nga zyra.

Njëkohësisht Arnisa Këllçi që mbahej si aset në Drejtësinë Shqiptare, nuk ka firmosur as procesverbalin e deklarimit, duke u larguar me vrap shkallëve të prokurorisë, nga kati Nr. 4 deri në katin e parë.

Kjo çoroditje e pakuptimtë është kuptuar nga prokurorja e çështjes si një skemë e mirëfilltë për t’ju shmangur hetimit, duke ngjallur dyshime të forta tek grupi hetimor se Arnisa Këlliçi, e kishte sajuar kërcënimin e saj se gjoja ishte një burgosur nga Fushë-Kruja.

Ndërkohë për të provuar faktin se gjyqtarja Këlliçi, ka qenë e pranishme në këtë procedurë hetimore të zhvilluar në prokurorinë e Tiranës, janë nxjerrë të dhënat e printuara nga sistemi i kamerave të institucionit, ku identifikohet gjyqtarja Këlliçi, punonjësi i shërbimit që e shoqëron, oficeri i policisë gjyqësore i deleguar si dhe prokurorja e çështjes.

Nga kamerat gjyqtarja duket se në ikje e sipër kapërcen nga 4 shkallë njëherësh.

Madje për të kryer verifikime mbi kërcënimin e dytë, lidhur me mesazhet që kishin mbëritur tek telefoni i dados së fëmijëve, prokurorja dhe oficeri, i kanë shkuar në banesë për t’i ofruar ndihmë për situatën e krijuar, si edhe për të kryer veprime hetimore në lidhje me kërcënimin e marrë.

Por sërisht gjyqtarja Arnisa Këlliçi është mbyllur në banesën e saj, duke mos u treguar bashkëpunuese dhe nuk ka lejuar kryerjen e veprimeve hetimore të mëtejshme.

E gjithë kjo situatë bindi prokurorët se Këlliçi, nuk ishte kërcënuar realisht, por gjyqtarja kishte futur në kurth të paprecendetë Drejtësinë Shqiptare, duke u tallur jo vetëm me kolegët e saj por dhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili i vendosi 3 muaj mbrojtje fizike gjyqtares Këlliçi.

Ajo mori protagonizëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga institucionet, duke ja hedhur fajin e kërcënimit dy njerëzve të pafajshëm, prokurorit Adriano Dyrmishit dhe ish-gjyqtarit Arben Mickaj.

Në dëshminë e saj Këlliçi, pretendoi se letra kërcënuese në zarfin e mbëritur nga burgu i Fushë-Krujës, mund të jetë futur nga prokurori Adriano Dyrmishi, pasi sipas saj në 16 janar 2024, kur ka parë letrën në zyrën e saj ka qënë prezent Dyrmishi.

Kjo letër ishte futur në zarfin e dërguar në gjykatë nga një i paraburgosur që ishte në proces gjykimi tek dosja Nr.90 në gjykatë të Tiranës dhe përmes letrës në zarf, ai kishte kërkuar shtyrjen e procesit gjyqësor.

Gjyqtarja ka hequr letrën e të paraburgosurit të Fushë-Krujës dhe ka futur në zarfin e tij, letrën që ka shkruar vetë, duke ngritur më pas alarmin se ishte kërcënuar.

“…E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e rëndë. Me respekt…”-thuhet në letrën e shkruar nga vetë gjyqtarja.

Tashmë rasti i Arnisa Këlliçit është në proces gjykimi në Gjykatën e Durrësit, ndërsa hetimi i kryer gjatë këtyre muajve nuk arriti të zbardhë arsyet dhe shkaqet që ndikuan në “çmendjen” e gjyqtares së Tiranës.

The post “SMS kërcënuese për dy fëmijët në celularin e Dados”. Këlliçi gënjeu dhe hetuesit, ja si iku gjyqtarja me vrap shkallëve të prokurorisë appeared first on Albeu.com.

Një çerdhe në Dubai përdor Inteligjencën Artificiale për zhvillimin e vogëlushëve

By: D Marku
22 September 2024 at 15:20

Në një nga çerdhet e Dubait, fëmijët priten nga një qen robotik si pjesë e një qasjeje novatore për edukimin, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me metodat tradicionale të të mësuarit.

Pasi e nisin ditën e tyre me një shoqëruese “lozonjare” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, fëmijët ndjekin disa orë mësimi në klasa si dhe kryejnë aktivitete në qendrën ‘FRIENDLY EARLY CHILDHOOD CENTER’. Teknologjia e avancuar përdoret për të zbuluar edhe pak nga bota e vogëlushëve.
Drejtoresha Ekzekutive e ‘Çerdhes Miqësore’, Ekaterina al-Bakri, thotë se është me rëndësi mbajtja e një ekuilibri midis arsimit klasik dhe teknologjisë së përparuar.

“Qendra jonë shkon përtej bazave tradicionale. Ne ndërthurëm arsimin klasik me Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë e lartë duke zbatuar mjetet ndërvepruese si tavolina interaktive me rërë, si tavolina inteligjente, qen robotikë, që kemi në recepsionin tonë të cilët përshëndesin në hyrje fëmijët me prindërit e tyre.”

Duke përdorur tabela të bardha interaktive, investimi i çerdhes në makina të tilla të teknologjisë së lartë nuk ka një çmim të lirë, pasi tarifa vjetore arrin  21,780 USD.

“E dinim që investimi për të pasur një çerdhe të tillë do të ishte i madh, por ne nuk u ndalëm. Donim t’i tregonim jo vetëm Emirateve te Bashkuara Arabe, por edhe botës që kemi ngritur çerdhe si këto. Po, ne kemi një tarifë premium, ndoshta është pak më e lartë se zakonisht, por është miratuar nga ministria.”

Ndërsa më shumë institucione arsimore fillojnë të udhëheqin rrugën në formësimin e së ardhmes së arsimit dhe në ndërveprimin e teknologjisë së Open AI pedagogu i vjetër në inxhinierinë e softuerit në Universitetin e Boltonit, Renuka Nyayadhish shprehet se është përshtatur me sukses kjo risi, por prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhet të punojnë së bashku.

Pra, ndërsa kalojmë nga shkumësi në tablet në teknologjinë tjetër të AI, dhe për ta përdorur atë në mënyrë efektive duhet që ekipi i prindërve, mësuesve dhe nxënësve, të punojnë së bashku. Ata duhet të përshtasin AI në mënyrë efektive pa humbur asnjë aktivitet fizik, kështu që do të jetë e dobishme. Mjetet dhe pajisjet interaktive janë vetëm për të mësuar përmes lojës. Në këtë mënyrë fëmijët e kuptojnë edhe ndarjen mes edukimit klasik dhe atij nëpërmjet tekonologjisë.“

Sipas drejtuesve të çerdhes vogëlushët mësojnë matematikën, kaligrafinë, gjuhët, shkencën.

The post Një çerdhe në Dubai përdor Inteligjencën Artificiale për zhvillimin e vogëlushëve appeared first on Albeu.com.

Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 arrestime dhe mbi 1400 gjoba në ditë gjatë javës së fundit

By: D Marku
22 September 2024 at 15:17

26 arrestime dhe procedime penale janë kryer nga policia rrugore në Tiranë, e cila gjithashtu ka vendosur mbi 10 mijë gjoba gjatë gjithë kësaj jave.

Në njoftimin e saj, policia raporton:
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

26 Arrestime dhe procedime penale:

10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

3 persona për pa leje drejtimi.

12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.

30 masa për xhama të zinj.

833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

7.222 masa për qëndrim të gabuar.

427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste për tejkalim shpejtësie.

58 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

The post Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 arrestime dhe mbi 1400 gjoba në ditë gjatë javës së fundit appeared first on Albeu.com.

PAMJE/ Aksident tragjik në Fier, makina përplas për vdekje të moshuarin

By: D Marku
22 September 2024 at 14:35

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën Skënderbeu të qytetit të Fiert.

Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

I plagosuri është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit por që më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital gjat rrugës.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët.

Në vendngjarje ka mbrritur policia e qarkullimit rrugor por dhe ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

The post PAMJE/ Aksident tragjik në Fier, makina përplas për vdekje të moshuarin appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%

By: D Marku
22 September 2024 at 14:20

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparëshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.
Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.
Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, gjykata kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në të njëjtën ditë 16 shtator, 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku depozitoi në kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.

Mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga mazhoranca ky propozimin, por vendimi i dytë i kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në Fletoren Zyrtare është një gur i fortë në dorën e qeverisë për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

 

The post Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15% appeared first on Albeu.com.

Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut

By: D Marku
22 September 2024 at 13:52

Erdion Muho, personi i arrestuar nga policia e Sarandës për akuzën e tentativës së shkatërimit me eksploziv në muajin qershor 2024 të anijes “Feliks”, do vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerjen e tij nga qelia, vendosi të mos marë në konsideratë argumentat e ngritura nga avokatët e Muhos.

Kjo edhe për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetime të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambjentet e Portit të Pireut në Athinë.

Kujtojmë se anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.

Një plan të tillë kriminal, ka dashur ta verë në zbatim biznesmeni konkurent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një puntori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar 30 mijë euro.

Por një gjë të tillë nuk e ka kryer puntori, i cili ka njoftuar për planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dështimit të shkatërimit të anijes në Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur të meret vetë me këtë punë, kur anija në fund të muajit Qershor ka mbëritur në portin e Sarandës.

Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij në biznes, Erdion Muho, në 24 qershor kanë tentuar të shkatërojnë anijen “Feliks” me një sasi tritoli ende të papërcaktuar.

Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.

Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak për shpërthimin e tritolit ishte mbëritja në telefon të një mesazhi me tekst “Ëelcome to Grecee”.

Pas kësaj ngjarje gati një muaj më pas policia zbuloi si bashkëpuntor të Armand Nelaj, mikun e tij, Erdion Muho.

Për këtë ngjarje në policie është marë në pyetje dhe pronari i anijes “Feliks”, i cili ka treguar se në muajin Mars 2024 ka blerë në ishullin e Kretës në Greqi një mjet lundrues dhe më pas e ka çuar për remond, në zonën e Pireut, Athinë, në kantierin “Halqiti”.

Pasi anija kishte filluar rimondin, dhe ishte në tokë, e kanë kontaktuar në telefon nga Athina, duke i thënë se Armand Nelaj, i kishte premtuar personit që do t’i jepte 3 mijë euro për të djegur anijen e tij në Athinë, e cila në atë kohë vazhdonte rimondin në tokë.

Sipas Andrea Qirjakos, kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se personi që e kishte njoftuar dhe do paguhej nga Nelaj, i njihte dhe i ka paralajmëruar të bënim kujdes se do i ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit.

The post Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut appeared first on Albeu.com.

‘Është e pabesë’/ Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës?

By: D Marku
22 September 2024 at 10:45

Ilnisën dhe Julian, në fillim i bashkonte një “luftë” e hapur me Eglën, por duket se jashtë shtëpisë se ‘BBV’, gjërat ndryshuan.

Jashtë shtëpisë së “Big Brother”, Julia dhe Ilnisa nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Julia është pyetur edhe për këtë, por nuk ia ka gjetur arsyen e vërtetë.
Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me Ilnisën, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” Kjo ironi nuk ishte e pritshme nga aktorja, madje pati zëra që ajo dhe Ilnisa do të kishin një projekt bashkë.

Pasditen e djeshme, në gjatë një interviste”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisën.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën.

Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte: “Është e pabesë” – tha ajo, po këtë iu desh edhe të shpjegohej për këtë deklaratë:

“(Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

The post ‘Është e pabesë’/ Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? appeared first on Albeu.com.

Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura

By: D Marku
22 September 2024 at 10:27

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaron se po vijojnë me investimet për modernizimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura.

Vengu bën me dije se fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej po rindërtohet me standardet më moderne.
“Investim që përmirëson kushtet për përgatitjen fizike të personelit dhe është pjesë e angazhimit  për modernizimin e Forcave të Armatosura”, thekson ministri krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej.

The post Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura appeared first on Albeu.com.

I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë

By: D Marku
22 September 2024 at 10:04

Festim Taku dhe familja e tij përballen çdo ditë me sfida të mëdha për të siguruar bukën e përditshme.

Mbështetja financiare që ai merr si ndihmë ekonomike është më pak se 5 mijë lekë, e nuk mjafton  as për nevojat më elementare.

49 vjecari i cili është i pafuqishëm për ta ndryshuar gjëndjen kërkon ndihmë, kryesisht për vajzën e tij të mitur.
Kjo është banesa e familjes Taku në Vaqarr të Tiranës.

Screenshot

Brenda saj mungon thuajse gjithëcka për një jetë normale.

Por janë ditët me shi ato që e thellojnë dramën.

Thuajse cdo gjë që bie jashtë, futet brenda tregojnë anëtarët e familjes Taku.

‘’Jam copë copë fukara’’.

Kryefamiljari Festim Taku ka barrën e rrëndë të sigurojë ushqim në tavolinë.

E bën këtë duke pastruar varrezat në Sharrë.

Nga shteti familja merr vetëm 49 mijë lekë, të cilat nuk mjaftojnë as për bukë të thatë.

‘’Unë me këtë dal tek varrezat e Sharrës, me pastru një varr me marrë dy lek’’.

Sëmundjet dhe pamundësia i kanë krijuar pengje.

Tregon se ndihet fajtor veçanërisht për të bijën.

‘’Iher makarona, iher pa bukë. Rrrimë pa bukë, flejmë pa bukë. Na ndihmon xhamia e fshatarët këtu’’.

Screenshot

Ajo që ai kërkon është më shumë se ndihmë financiare, është shpresë dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për vajzën e tij.

‘’Jam me shtëpinë copë copë, me fëmijën dhe me gruan. Këmbën e kam me hekur e kam thyer’’.

Kjo thirje shkon për të gjithë.

The post I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë appeared first on Albeu.com.

❌
❌