Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Horoskopi 24 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

By: M C
23 September 2024 at 23:55

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo ditë është e favorshme për të riorganizuar çështjet ekonomike dhe profesionale. Në dashuri, është momenti të tregoheni të sinqertë dhe të afërt me partnerin. Disa mund të kenë probleme të vjetra për të zgjidhur, por kjo nuk duhet t’i pengojë të lëvizin përpara me projekte të reja.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ju ndjeni një lloj intolerance në dashuri për shkak të ndikimit të Venusit. Nëse keni pasur keqkuptime, është më mirë t’i diskutoni menjëherë. Në punë, mund të përballeni me disa sfida, por do të ketë mundësi për të treguar aftësitë tuaja dhe për të përparuar​.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj ju bën më optimistë pas një periudhe stresuese. Në dashuri, mund të keni një qetësi më të madhe, dhe në punë, është koha për të konsoliduar pozicionin tuaj pa bërë ndryshime të mëdha.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Edhe pse përballeni me pengesa në projekte të reja, ky është një moment për të treguar forcën tuaj. Në dashuri, marrëdhëniet kërkojnë më shumë durim, sidomos nga ana juaj për të mos reaguar emocionalisht​.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Kjo është një ditë e rëndësishme për përparimin në punë. Me mundësi të reja në horizont, duhet të tregoheni të gatshëm. Në dashuri, Venusi i kundërt mund të sjellë polemika, prandaj kujdes me debatet.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Puna juaj do të vlerësohet më shumë në këtë periudhë, dhe ju mund të merrni një propozim të ri. Në dashuri, situata është në përmirësim pas disa kohëve të tensionit. Qetësia dhe durimi janë çelësi për stabilitet.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita e martë është një balancim mes detyrimeve profesionale dhe jetës personale. Në dashuri, mund të ketë mundësi për njohje të reja për ata që janë beqarë, ndërsa ata që janë në një lidhje duhet të shmangin polemikat e vogla​.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ndikimi i Venusit ju bën më të tensionuar dhe të pasigurt. Duhet të shmangni reagimet impulsive, si në punë ashtu edhe në dashuri. Bisedat me partnerin duhet të jenë të qeta dhe të ndershme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Një ditë pozitive për dashurinë. Nëse jeni në një lidhje, do të ndjeni një përforcim të marrëdhënies. Në punë, gjërat po ecin mirë, por më të mëdhatë sukseset janë në pritje për muajt e ardhshëm.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Puna do të kërkojë shumë përkushtim dhe mund të ketë presione të jashtme. Në dashuri, tensioni mund të rritet nëse nuk i menaxhoni mirë përgjegjësitë profesionale dhe ato personal.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Fokusi i madh në punë mund të shkaktojë neglizhencë në marrëdhëniet personale. Merrni kohë për të ndarë momente të këndshme me partnerin dhe për të shmangur keqkuptimet​.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Do ndjeni një dëshirë për të përmirësuar marrëdhëniet, por kujdes me tendencën për të nisur debate të panevojshme. Në punë, mund të keni propozime interesante, por duhet të mendoheni mirë për çdo vendim.

The post Horoskopi 24 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju appeared first on Albeu.com.

A hyn dot SPAK-u në shtetin e Baba Mondit? Artan Hoxha: Nëse bëhet shtet, do të ketë rregullat e veta

By: M C
23 September 2024 at 23:38

Ideja e hedhur nga kryeministri Edi Rama në OKB për të krijuar shtetin e bektashinjve, ka prodhuar debate të forta ditët e fundit. Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ç’ndodh me juridiksionin e SPAK nëse krijohet ky shtet. Gazetari tha se shteti do të ketë rregullat e veta ndaj SPAK nuk mund të ndërhyjë atje.

Pyetje: Po SPAK-u a hyn atje dot, në shtetin e ri bektashi?

Artan Hoxha: Nëse bëhet shtet, do të ketë rregullat e veta. Ti mendon që ata që do vjedhin te shteti i Bajramit, do të fshihen te shteti i baba Edit ? Nuk është kështu. Kryeministri na ka vënë para një fakti të kryer dhe e ka bërë në OKB. Gjithë kjo gjë dhe mungesa e transparencës… Baballarët i kemi kontaktuar dhe nuk e dinin. Ata kanë atdheun të parin, nuk kanë kërkuar atdhe të dytë.

The post A hyn dot SPAK-u në shtetin e Baba Mondit? Artan Hoxha: Nëse bëhet shtet, do të ketë rregullat e veta appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Mos më prek mua”, përplasja e Haaland me ish-sulmuesin e Cityt bën xhiron e rrjetit

By: M C
23 September 2024 at 23:35

Manchester City barazoi në frymën e fundit përballë arsenalit brenda në “Emirates”, një sfidë që pritet të vendosë shumë për fatet e titullit në fund të kampionatit.

Ajo që ra në sy në përfundim të këtij takimi, ishte përplasja që Erling Haaland kishte me lojtarët e tjerë të Arsenalit.

Norvegjezi i tha si fillim trajnerit Arteta që të qëndronte i përulur, teksa menjëherë pas kësaj ai u përballë me Gabriel Jesus, ish-sulmuesi i Manchester Cityt.

Ai kërkoi si fillim që të qetësonte situatën, me Haaland që e shtyu, teksa në këtë moment filloi dhe përplasja.

“Mos më prek mua”, i tha Jesus norvegjezit, me këtë të fundit që iu kthye: “Për çfarë po flet? Shko q** andej ti kloun i dreqit”.

Më pas u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

The post VIDEO/ “Mos më prek mua”, përplasja e Haaland me ish-sulmuesin e Cityt bën xhiron e rrjetit appeared first on Albeu.com.

A do të kandidojë për deputete? Malltezi: Mund ta bëj si reagim, por nuk kam ambicie politike

By: M C
23 September 2024 at 23:23

Argita Malltezi Berisha tha se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit kur u pyet nëse do të kandidojë për deputet. Malltezi e ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama tha se momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë dhe se sigurisht që politika ka qenë pjesë e saj gjithmonë.

“Kam thënë një gjë, që nuk kam në plan të garoj vetëm nëse do ta bëj këtë si një reagim. Pastaj unë jam dhe mendoj se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit. Nuk e di se si funksionin me detaje dhe nuk kam asnjëlloj kompleksi në këtë aspekti. Më nderon kjo luftë dhe ambicia që mund të marr. Momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë. Sigurisht që politika ka qenë pjesë e imja gjithmonë. Unë mbetem aktiviste e PD-së. Çështja e angazhimit në politikë do ta marrë kur me qetësi të plotë,” tha Malltezi.

The post A do të kandidojë për deputete? Malltezi: Mund ta bëj si reagim, por nuk kam ambicie politike appeared first on Albeu.com.

Shtet i ri Bektashi në Shqipëri? Mërtiri: Qesharake dhe aspak serioze

By: M C
23 September 2024 at 23:12

Analisti Ergys Mërtiri e quan idenë e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë qeshrake dhe aspak serioze si vizion dhe si ide. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mërtiri shprehet se nëse kjo ide bëhet realitet, atëherë duhen ndryshuar parimet themelore të kushtetutës.

Ergys Mërtiri: Problemi im është a ta marr me të qeshur apo jo. Nisma është qesharake, nuk është asapk serioze si ide, si vizion. Argumentat janë akoma më banale se sa vetë nisma. Është pa sens. Ideja që edhe vetë Kryegjyshata e mbron, prapë pa sens sepse nuk mund të thonë se ne jemi feja e vërtetë. Kjo është një nga ato nisma që prodhon të kundërtën e asaj që pretendon se do të prodhojë. Kjo është e shëmtuar mënyra se si i qasen.

Është problem kushtetute, nisesh të bësh diçka kundër kushtetutës, parimeve themelore të kushtetutës, nuk bëhet fjalë për një ligj periferik. Të sjellësh një kushtetutë të re vetëm se kërkon një kapriço. Nuk besoj se kërkohet nga jashtë. New York Times-in e ka thirrur Rama. Rama thotë se nuk e ka konsultuar me partnerët tanë. Unë nuk shoh interes që mund të kenë për shembull amerikanët apo ndonjë shtet tjetër. Nuk gjej dot. Unë besoj që kjo ka të bëjë me mendjen totalitare që ka Rama. Të gjitha gjërat i thotë jashtë, nuk na i thotë ne.

The post Shtet i ri Bektashi në Shqipëri? Mërtiri: Qesharake dhe aspak serioze appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Nis “Për’puthen”, zbuloni opinionistët e këtij sezoni nën moderimin e Megi Pojanit

By: M C
23 September 2024 at 22:48

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni. Ata janë moderatori Arjon Muça dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që pritet të ndodhë.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…

The post Nis “Për’puthen”, zbuloni opinionistët e këtij sezoni nën moderimin e Megi Pojanit appeared first on Albeu.com.

“Rama ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër për krijimin e shtetit sovran Bektashi

By: M C
23 September 2024 at 22:24

Vendi po “vlon” nga ideja e hedhur për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë. Duket se mes personave që janë kundër kësaj ideje është edhe pastori Akil Pano.

Ai në emisionin Noë në Euroneës Albania e cilësoi tradhti kombëtare vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Këshillit Ndërfetar të Shqipëri duhet të dilte me një deklaratë të përbashkët, me 4 komunitetet.

“Do ishte në nderin e Këshillit Ndërfetar të Shqipëri të dilnin me një deklaratë të përbashkët, 4 fatkeqësisht komuniteteve shqiptare se inkoherenca që po na zbulohet brenda 24 orëve nga kryegjyshata botërore e bektashinjve tregon se e kanë përqafuar projektin e Ramës për vendosjen e një shteti fetar brenda territorit sovran të republikës.

Nëse është fjala për ta ruajtur harmoninë fetare duhet që asnjë nga këto të mos shkëputet nga kjo buqetë për t’i dhënë një status i veçantë. Sa e ekspozon Shqipërinë në raportet problematike në dimensionin gjeopolitik? Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë të komunitetit bektashi, është projekti i një personi që komunikon me popullin e vet përmes medias së huaj siç bëri për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Neni i parë i kushtetutës cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi të bëjmë me çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë e nocionin e tradhtisë kombëtare”, tha pastori Pano.

The post “Rama ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër për krijimin e shtetit sovran Bektashi appeared first on Albeu.com.

Dosja ”Partizani”, Malltezi: Prokurorët kanë falsifikuar dokumente, ky hetim nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës

By: M C
23 September 2024 at 21:58

Argita Malltezi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në dosjen Partizani prokurorët kanë falsifikuar dokumente.

Malltezi: Së pari jo vetëm Rama në asamblenë e PS-së, në prill dhe në maj të 2022 por më herët dhe më vonë Juri Kim dhe Escobar kanë bërë thirrje për të njëjtën gjë, ndërkohë që kanë premtuar që do sillnin provat.

Qartazi provat nuk i kanë sjellë se prova nuk kanë.

Ky hetim nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës.

Kjo çështje nuk ka një fakt penal. Është një çështje që është montuar duke falsifikuar dokumente.

Në momentin që prokurori falsifikon dokumente bëhet e pabesueshme për tjetrin.

Se ky është krim i rëndë, falsifikimi i një dokumenti zyrtar. Të falsifikosh një dokument tjetër për ta future në akuzë ky është dyfish krim.

Padisktuim prokurorët kanë falsifikuar dokumenta. Aludojnë se kam blerë shtëpi në Gjermani, por nuk është e vërtetë.

Gjithë jetën, Jamarbëri dhe unë nuk kemi bërë biznes por kemi blerë apartamente dhe i kemi dhënë me qera dhe nga këto i kemi nxjerrë të ardhura. Nuk kam blerë shtëpi në Gjermani.

Burimi i parave ka qenë krejtesisht të deklaruara, i kam çuar me bankë. Të gjitha këto janë blerje që ka bërë Jamarbëri me të ardhurat e tij.

Vite më parë I kam bërë një shkresë ILDKP kur nuk kishte lindur ky problem ku e pyesja nëse isha e detyruar të deklaroja pasurinë e bashkëshortit dhe përgjigja ishte jo dhe keni deklaruar në rregull deri tani.

Unë kam deklaruar rregullisht burimin e të ardhurave të mia.

E bën politike manipulimi dhe falsifikimi.

Hetimi është i plotë dhe kjo duket nga aktet që kanë bërë. Kanë çuar letra për pasuritë e fëmijëve të mi që në ‘94 ndërkohë vajzën e madhe e kam të ditëlindjes ’96. Kanë çuar letra kudo ku kanë mundur.

The post Dosja ”Partizani”, Malltezi: Prokurorët kanë falsifikuar dokumente, ky hetim nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës appeared first on Albeu.com.

Shteti i ri bektashi, Artan Hoxha: Nuk po krijohet shteti i Baba Mondit, por i Baba Edit

By: M C
23 September 2024 at 21:35

Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama. Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.

“Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës. Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!

Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë”, tha Hoxha.

The post Shteti i ri bektashi, Artan Hoxha: Nuk po krijohet shteti i Baba Mondit, por i Baba Edit appeared first on Albeu.com.

Po pastronte armën e gjahut, vetëplagoset aksidentalisht 70-vjeçari në Roskovec

By: M C
23 September 2024 at 21:02

Një 70-vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, teksa i moshuari ka qenë duke pastruar armën e gjahut.

Sipas uniformave blu, i plagosur ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Po pastronte armën e gjahut, vetëplagoset aksidentalisht 70-vjeçari në Roskovec appeared first on Albeu.com.

Surprizë në merkato, Barcelona ‘shigjeton’ Etrit Berishën

By: M C
23 September 2024 at 21:01

Etrit Berisha te Barcelona? Ky është lajmi që po bën bujë në Spanjë dhe në Itali së fundmi. Portieri shqiptar është një nga opsionet konkrete për katalanasit, të cilët kanë nevojë urgjente për një ‘gardian’.

Dëmtimi i Ter Stegen do të zgjasë më shumë se 8 muaj dhe Barcelona ka futur në listën e zëvendësuesve edhe portierin e Kombëtares shqiptare. Nuk dihet ende nëse ky operacion do të konkretizohet dhe 35-vjeçari do të bëjë hapin e madh në karrierë, por gjasat janë të mëdha.

Kujtojmë që Berisha është pa ekip që prej korrikut të këtij viti. Portierit i përfundoi kontrata me Empolin dhe palët nuk zgjodhën zgjatjen e saj. Kujtojmë që Berisha ka një karrierë të gjatë pasi ka mbajtur veshur fanellën e Kalmar, Lazios, Atalantës, SPAL dhe Torinos.

The post Surprizë në merkato, Barcelona ‘shigjeton’ Etrit Berishën appeared first on Albeu.com.

Sa kafe në ditë reduktojnë diabetin dhe sëmundjet koronare? Ja se si përgjigjet shkenca

By: M C
23 September 2024 at 20:26

Po sikur t’ju thonë se kafeja është e mirë për shëndetin tuaj? Ju duhet t’i besoni kësaj thënie brenda kufirit prej tre filxhanësh në ditë?, shkruan adnkronos.it.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism tregoi se marrja e 200-300 mg kafeinë në ditë, rreth tre filxhanë, mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve si diabeti, sëmundjet koronare të zemrës dhe goditjet në tru.

Analiza, e kryer në mbi 500 000 pjesëmarrës, nga të cilët mbi 172 000 pa sëmundje kardiometabolike para-ekzistuese, zbuloi se ata që konsumojnë një sasi të moderuar të kafeinës kanë një rrezik 48.1% të reduktuar për të zhvilluar më shumë se një sëmundje kardiometabolike në krahasim me jo-konsumatorët.

Edhe ata që konsumojnë më pak kafeinë, nën 100 mg në ditë, kanë përfitime, por në një masë të reduktuar (rreth 40.7%).

“Konsumimi i tre filxhanëve kafe ose 200-300 mg kafeinë në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të multimorbiditetit kardiometabolik, por kujdes të mos e teproni’’, thekson Chaofu Ke i Kolegjit Mjekësor Suzhou të Universitetit Soochow në Kinë, përgjegjës kryesor për studimin.

The post Sa kafe në ditë reduktojnë diabetin dhe sëmundjet koronare? Ja se si përgjigjet shkenca appeared first on Albeu.com.

Studentët nuk rritin qiratë, agjentët imobilarë: Preferojnë më shumë konvikte sesa shtëpi

By: M C
23 September 2024 at 19:59

Gjatë muajit shtator, studentët që vinë nga rrethet e vendit, kërkojnë të akomodohen në Tiranë, në prag të nisjes së vitit të ri akademik. Ndërsa gjatë viteve të fundit janë përballur me rritje të konsiderueshme të çmimit të qirave të banesave, këtë vit situata duket se ka ndryshuar.

Sipas agjencive imobilare, në këtë periudhë, ndryshe nga viti i kaluar çmimi i qirave në treg mbetet i stabilizuar. Për këtë duket se kanë ndikuar ndërtimi i konvikteve të reja, të cilat ofrojnë çmime të lira dhe kushte të mira për studentët. Por sa variojnë çmimet e qirave në Tiranë?

Edhe këtë vit kërkesat më të larta të studentëve janë për zonat periferike, për shkak të çmimit më të lirë. Për ekspertët e tregut të banesave, nuk pritet të ketë tendencë rritje të çmimit edhe në muajt në vijim.

The post Studentët nuk rritin qiratë, agjentët imobilarë: Preferojnë më shumë konvikte sesa shtëpi appeared first on Albeu.com.

Plani për themelimin e ‘Sovranitetit të Urdhërit Bektashi’, reagon KMSH: Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit

By: M C
23 September 2024 at 19:42

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë ditën e sotme një deklaratë zyrtare pas diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë.

Komuniteti Mysliman thekson se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri, ndërsa shpreh shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, shprehet ndër të tjera se nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Reagimi i plotë i Komunitetit Mysliman në Shqipëri:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilët janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jetë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vitesh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilit do tarikat, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Plani për themelimin e ‘Sovranitetit të Urdhërit Bektashi’, reagon KMSH: Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ideja për të ndërtuar Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, Rama: Një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes

By: M C
23 September 2024 at 19:18

Kryeministri Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjtë si ai i Vatikanit, për bektashinjtë.

Shteti i ri parashikohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe sa pesë blloqe banimi të qytetit të Nju Jorkut dhe brenda tij do të lejohet alkooli, gratë do të lejohen të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.

Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

Para disa minutash ai postoi librin e shkrimtarit kanadez. Robert Elsie “Bektashinjtë shqiptarë, Historia dhe kultura e një Urdhri Dervish në Ballkan”.

Rama shprehet se ai është një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, të cilin ai e quan një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

Kryeministri thekson se Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku bektashinjtë Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, ka shkruar Rama.

The post FOTO/ Ideja për të ndërtuar Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, Rama: Një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes appeared first on Albeu.com.

Komandanti i KFOR-it takon diplomatët e vendeve që kanë trupa në Kosovë, arsye situata e sigurisë

By: M C
23 September 2024 at 18:56

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, priti sot ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City.

Sipas njoftimit, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, tha komandanti i KFOR-it.

Më tej në deklaratë thuhet se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

The post Komandanti i KFOR-it takon diplomatët e vendeve që kanë trupa në Kosovë, arsye situata e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Plagoset me armë shqiptari në Greqi, policia gjen 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes

By: M C
23 September 2024 at 18:39

Të shtëna me armë janë shënuar pasditen e sotme më zonën e Omonias në qendër të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një shqiptar. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e autorëve, ndërsa raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja.

The post Plagoset me armë shqiptari në Greqi, policia gjen 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Akuzohet nga gruaja me tumor se i kërkoi para për një foto, reagon Eli Malaj: Zonja t’i thërras mendjes

By: M C
23 September 2024 at 18:25

Emri i këngëtares Eli Malaj ka bërë xhiron e medias, pasi një grua e sëmurë e akuzon se i ka kërkuar euro që të bënte një fotografi me këngëtaren.

Gruaja e cila është e sëmurë me tumor, me anë të një video-mesazhi shprehet se kishte dalë një mbrëmje për të harruar sëmundjen dhe për tu argëtuar. Në një moment ka dashur që të bëjë një fotografi me këngëtaren, por që bashkëpunëtorët e Eli Malajt i kanë kërkuar 50 euro.

“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehet gruaja.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja, e cila shkruan se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nëse një nga bashkëpunëtorët e saj do kërkonte para, e di shumë mirë që nuk do të punonin më bashkë.

“Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja t’i thërras mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin më bashkëpunëtorët e mi”, shprehet Malaj.

@anatafili3 #anatafili3 #ovariancancer #cancro #metastatico #albania🇦🇱 #@Eli Malaj ♬ Lost in Time – George King & Richard Kimmings

@elimalaj Per ate Zonjen e 50/teshes ☺#anatafili3 ♬ original sound – Eli Malaj

The post VIDEO/ Akuzohet nga gruaja me tumor se i kërkoi para për një foto, reagon Eli Malaj: Zonja t’i thërras mendjes appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali në Shkup, takim me kryeministrin maqedonas: Të avancojmë me bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh

By: M C
23 September 2024 at 18:00

Në vijim të vizitës në RMV, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe; Vendet tona gjenden në zemër të Korridorit VIII, një projekt strategjik dhe një mekanizëm bashkëpunimi, integrimi e sigurie në rajon e më gjerë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh”, tha Spiropali.

Ndërkohë kryeministri Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet tona e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE.

The post Elisa Spiropali në Shkup, takim me kryeministrin maqedonas: Të avancojmë me bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh appeared first on Albeu.com.

Nuk u lejua të betohej si kryebashkiak i Himarës, Beleri ankimon vendimin e Aktit të Drejtorisë së burgjeve në Gjykatën Kushtetuese

By: M C
23 September 2024 at 17:41

Eurodeputeti, Fredi Beleri pas daljes nga burgu dhe pas nisjes së punës në Parlamentin Europian ka vendosur të mos i ndahet procedurave për vendimet e marra për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës. Mësohet se ai ka depozituar sot një tjetër ankimim në lidhje me mosbetimin e tij si kryebashkiak ndërsa humbi postin përshkak të afatit që parashikon ligji.

Kërkesën e parë për lejen për tu betuar Gjyjata Kushtetuse e rrëzoi me arsyetimin që duhej të mbaronte gjithë shkallët e gjykimit. Tashmë që kanë mbaruar gjithë shkallet e gjykimit Beleri ka vijuar me procedurat për ankimin ndaj Aktit të Drejtorisë së burgjeve që nuk i dha leje për betimin. Pas ankimimit të Belerit pritet të shihet sesi do të reagojë Gjykata Kushtetuese.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit më 2 shtator.

The post Nuk u lejua të betohej si kryebashkiak i Himarës, Beleri ankimon vendimin e Aktit të Drejtorisë së burgjeve në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

❌
❌