Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Takimi i nënkryetarit të KMSH dhe Baba Mondit me presidentin e Izraelit/ Gurra: Pikëpyetje e madhe

23 September 2024 at 22:18

Fillimisht në një intervistë për gazetën amerikane New York Times dhe mbrëmë nga Selia e OKB-së, Kryeministri Edi Rama njoftoi “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”. Si çdo zhvillim të rëndësishëm që e marrim vesh përmes medias ndërkombëtare, edhe këtë herë lëvizja e Ramës duket e mirëmenduar […]

The post Takimi i nënkryetarit të KMSH dhe Baba Mondit me presidentin e Izraelit/ Gurra: Pikëpyetje e madhe appeared first on BoldNews.al.

Plani për themelimin e ‘Sovranitetit të Urdhërit Bektashi’, reagon KMSH: Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit

By: M C
23 September 2024 at 19:42

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë ditën e sotme një deklaratë zyrtare pas diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë.

Komuniteti Mysliman thekson se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri, ndërsa shpreh shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, shprehet ndër të tjera se nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Reagimi i plotë i Komunitetit Mysliman në Shqipëri:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilët janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jetë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vitesh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilit do tarikat, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Plani për themelimin e ‘Sovranitetit të Urdhërit Bektashi’, reagon KMSH: Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit appeared first on Albeu.com.

Plani për krijimin e shtetit sovran Bektashi, reagon KMSH: Nismë e pakonsultuar! Precedent për prishjen e harmonisë fetare

23 September 2024 at 19:29
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, duke u shprehur se nisma të tilla janë precedent për prishjen e harmonisë fetare. Komuniteti Mysliman thekson se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë
❌
❌