❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Meta për takimin me Nokën: U diskutua përshkallëzimi i protestave

By: user7
24 September 2024 at 14:57

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ku tha se kanë diskutuar tema të ndryshme duke nisur nga përshkallëzimi i protestave para bashkisë deri te koordinimi në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar.

“Ka qenĂ« njĂ« takim miqĂ«sor. ËshtĂ« diskutuar pĂ«r tema tĂ« ndryshme tĂ« bashkĂ«punimit qĂ« nga pĂ«rshkallĂ«zimi i protestave duke nisur nga nesĂ«r para bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s deri tek pĂ«rshkallĂ«zimi dhe koordinimi i mirĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si i gjithĂ« veprimit opozitar. Natyrisht edhe pĂ«r tĂ« forcuar bashkĂ«punimin pĂ«r zgjedhjet e vitit tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilat si rezultat i mos bĂ«rjes pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« njĂ« reformĂ« zgjedhore janĂ« tĂ« rrezikuara dhe apelojnĂ« pĂ«r rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar pĂ«r tĂ« mbrojtur votĂ«n e opozitĂ«s. KĂ«shtu qĂ« jemi takuar dhe do vazhdojmĂ« tĂ« takohemi. NdĂ«rkohĂ« PL tashmĂ« ka nisur riorganizimin e saj efektiv nĂ« qarkun e TiranĂ«s dhe nĂ« shumĂ« qarqe tĂ« vendit. ShumĂ« shpejt do delegohen tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e kryesisĂ«, anĂ«tarĂ«t e KDK qĂ« janĂ« nĂ« TiranĂ« sipas zonave dhe njĂ«sive deri nĂ« cdo qendĂ«r votimi pĂ«r tĂ« arritur njĂ« rezultat spektakolar nĂ« kryeqytet”, tha Meta.

I pyeur nĂ«se do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e primareve tĂ« PD pĂ«r zgjedhjet e ardhshme, Meta u pĂ«rgjigj: “RespektojmĂ« cdo vendim tĂ« PD, ne marrim vendimin tonĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« maksimizimit tĂ« votĂ«s. RespektojmĂ« cdo vendim tĂ« PD dhe ata besoj do respektojnĂ« vendimin tonĂ«â€.

The post Meta për takimin me Nokën: U diskutua përshkallëzimi i protestave appeared first on Lapsi.al.

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund të dëbohen

By: user7
24 September 2024 at 14:15

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

Nisur nga kĂ«to shifra zĂ«dhĂ«nĂ«sja pĂ«r politikĂ«n ndaj refugjatĂ«ve e grupit parlamentar tĂ« partisĂ« “E Majta” nĂ« Bundestag, Clara BĂŒnger, kritikoi nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n “Neue OsnabrĂŒcker Zeitung” debatin pĂ«r migracionin nĂ« Gjermani. “Edhe pse kjo shifĂ«r pĂ«rbĂ«n vetĂ«m katĂ«r pĂ«rqind tĂ« popullsisĂ« sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« GjermanisĂ«, politikanĂ«t e partive nĂ« qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t’i bĂ«jnĂ« njerĂ«zit tĂ« besojnĂ« se kjo pakicĂ« e vogĂ«l Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r tĂ« gjitha problemet e tyre. Kjo Ă«shtĂ« marrĂ«zi e rrezikshme qĂ« vetĂ«m forcon tĂ« djathtĂ«n ekstreme.” – tha ajo.

Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.

80,5 për qind nuk mund të dëbohen

Sipas “Neue OsnabrĂŒcker Zeitung” shifra prej 3.48 milionĂ« refugjatĂ«sh tĂ« regjistruar nĂ« Regjistrin Qendror tĂ« tĂ« Huajve pĂ«rfshin tĂ« gjithĂ« personat qĂ« kĂ«rkojnĂ« mbrojtje nĂ« Gjermani pĂ«r arsye humanitare, pavarĂ«sisht nga statusi i tyre i qĂ«ndrimit. NdĂ«r ta rreth 1.18 milionĂ« janĂ« nga Ukraina.

80.5 pĂ«r qind e personave qĂ« duhet tĂ« largohen nga Gjermania vazhdojnĂ« tĂ« tolerohen pĂ«rmes statusit “Duldung”, sepse nuk mund tĂ« dĂ«bohen apo deportohen pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s nĂ« vendin e tyre tĂ« origjinĂ«s./DW

The post Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund të dëbohen appeared first on Lapsi.al.

I vihet flaka dy automjeteve në Durrës, autorët ende të paidentifikuar

By: user7
24 September 2024 at 13:12

Dy automjeteve iu është vënë zjarri në Durrës, ndërsa autorët janë ende të paidetifikuar.

Një nga automjetetet është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I vihet flaka dy automjeteve në Durrës, autorët ende të paidentifikuar appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet 2025/ Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka takim me Ilir Metën

By: user7
24 September 2024 at 12:55

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë se Lirisë, Ilir Meta.

Në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit 2025, pasi mes aleateve opozitare, do duhet te përcaktohet modalitetet sesi do te përbëhen listat zgjedhore.

JavĂ«n e ardhshme pritet tĂ« kĂ«tĂ« njĂ« tjetĂ«r takim mes PD e PL per t’u dakordesuar per marrĂ«veshjen e tyre.

The post Zgjedhjet 2025/ Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka takim me Ilir Metën appeared first on Lapsi.al.

Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara bashkëpunoi me policinë

By: user7
24 September 2024 at 12:04

NjĂ« ruse dhe njĂ« ukrainase janĂ« bĂ«rĂ« bashkĂ« pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar shtetase tĂ« huaja pĂ«r prostitucion nĂ« TiranĂ«. Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u arrestuan nĂ« flagrancĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Escort”, ndĂ«rsa janĂ« publikuar dhe fotot e tyre. Po ashtu janĂ« proceduar penalisht edhe 11 vajza qĂ« shfrytĂ«zohenin nga dy tĂ« arrestuarat.

Sipas informacioneve Anna Tkachenko dhe Elena Maslova, vajzat qĂ« shfrytĂ«zonin pĂ«r prostitucion i reklamonin nĂ« faqen “Escort Tirana”, dhe mĂ« pas shumat e parave tĂ« pĂ«rfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorĂ«ve tĂ« kĂ«saj faqeje. KĂ«ta tĂ« fundit janĂ« ende tĂ« paidentifikuar.

Ndërkohë bëhet me dije se njëra nga vajzat e cila shfrytëzohej si punonjëse seksi, ka bashkëpunuar me policinë për të zbuluar rrjetin e prostitucionit. Policia gjithashtu po punon për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.

The post Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara bashkëpunoi me policinë appeared first on Lapsi.al.

BE- kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë: Të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë

By: user7
24 September 2024 at 11:33

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

“Kosova: NjĂ« vit pas sulmit nĂ« BanjskĂ« Bashkimi Evropian pĂ«rsĂ«rit thirrjen pĂ«r ndjekjen penale tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sve dhe e riafirmon pĂ«rkushtimin e saj pĂ«r drejtĂ«si dhe llogaridhĂ«nie”, ka shkruar Stano nĂ« X.

Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku ka dënuar sulmin në Banjskë.

Shkrimi i Plotë:

Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

The post BE- kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë: Të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Lapsi.al.

Çmendet burri nĂ« KosovĂ«, godet me thikĂ« tĂ« miturin nĂ« PrishtinĂ«

By: user7
24 September 2024 at 11:02

Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në burg, shkruan Express.

Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“PrishtinĂ« 23.09.2024 – 19:00. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari, pasi kishte therur me thikĂ« njĂ« tĂ« mitur. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« paraburgim”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Çmendet burri nĂ« KosovĂ«, godet me thikĂ« tĂ« miturin nĂ« PrishtinĂ« appeared first on Lapsi.al.

Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin jetën në një ditë

By: user7
24 September 2024 at 10:03

Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Liban, thotë ministria e shëndetësisë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të konfliktit Izrael-Hezbollah që nga viti 2006.

MijĂ«ra familje thuhet se u larguan nga shtĂ«pitĂ« e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1300 objektiva tĂ« Hezbollahut nĂ« Liban. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kĂ«rkoi popullit tĂ« Libanit qĂ« tĂ« “dalĂ« nga rruga e keqe tani” dhe ushtria izraelite dĂ«rgoi mesazhe me tekst duke paralajmĂ«ruar njerĂ«zit tĂ« largoheshin nga ndĂ«rtesat ku Hezbollahu po ruante armĂ«.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmi kishte në shënjestër komandantin e lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, Ali Karaki, por se nuk ishte e qartë nëse ai u vra. Hezbollahu, ndërkohë, gjuajti më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predha, thonë mjekët.

Sipas BBC, nĂ« shumĂ« shkolla nĂ« Izraelin verior po mbyllen sot, ndĂ«rsa mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« javĂ«, shkollat ​​nĂ« zonĂ«n e Haifa-s dhe nĂ« veri u mbyllĂ«n, por mĂ« shumĂ« po mbyllen tani nĂ« qytete tĂ« tjera ku janĂ« raportuar raketa pĂ«rgjatĂ« kufirit verior.

Nga ana tjetĂ«r ministria e arsimit e Libanit tha se tĂ« gjitha shkollat ​​do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« mbyllura. Shkollat ​​publike nuk kanĂ« nisur ende pĂ«r vitin shkollor, ndĂ«rsa atyre private nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit Ă«shtĂ« kĂ«rkuar qĂ« tĂ« pezullojnĂ« mĂ«simin duke nisur nga dita e sotme. Disa shkolla nĂ« Bejrut tani po pĂ«rdoren si strehimore pĂ«r njerĂ«zit qĂ« kanĂ« ikur nga shtĂ«pitĂ« e tyre nga jugu i Libanit.

The post Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin jetën në një ditë appeared first on Lapsi.al.

Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

By: user7
24 September 2024 at 09:34

Kryeministri i KosovĂ«s, Albin Kurti ka reaguar nĂ« lidhje me njĂ« vjetorin e sulmit terrorist nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit ku humbi jetĂ«n efektivi, Afrim Bunjaku. Kurti nĂ« reagimin e tij nĂ« “Facebook” ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra nĂ« mbrojtje tĂ« sovranitetit dhe integritetit tĂ« shtetit.

Kurti nĂ« postim pĂ«rmendi vendimet e marra njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« mbledhjen e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ndĂ«r tĂ« cilat edhe emĂ«rimin e rrugĂ«s rajonale R-217 segmenti: Ballaban-BanjskĂ«, me emrin e Heroit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s “Afrim Bunjaku”.

“NĂ« mbledhjen e 221-tĂ« tĂ« QeverisĂ«, ndĂ«r vendimet tona kryesore ishte emĂ«rtimi i RrugĂ«s Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – BanjskĂ«, me emrin e Heroit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ‘Afrim Bunjaku.

NĂ« njĂ«vjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundĂ«r vendit tonĂ« nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit, nderojmĂ« e kurrĂ« nuk harrojmĂ« sakrificĂ«n e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, qĂ« humbi jetĂ«n duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, shkruan Kurti.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

The post Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku appeared first on Lapsi.al.

Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026

By: user7
24 September 2024 at 08:51

Gjatë vitit të ardhëm do të përpilohen të dhënat me pasuritë dhe asetet e 12,800 individëve më të pasur të vendit për qëllime taksimi. Ministria e Financave në dokumentin afatmesëm të politikës fiskale njoftoi se do të ngrejë dhe do të aktivizojë brenda vitit 2026 të dhënat për individët më të pasur të vendit, i cili do të ketë për qëllim edhe hetimin e pasurive të pajustifikuara si dhe kryerja e hetimeve të tatimpaguesve dhe individëve bazuar në të dhënat e pasurive.

Përpos projektit të fiskalizimit, me ligjin e vitit 2020 u krijua Regjistri Qendror i Llogarive Bankare, i cili është një bazë e të dhënave shtetërore. Financat pohojnë se qëllimi i krijimit të këtij regjistri është krijimi i kushteve për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë, për pastrimin e parave dhe produkteve me origjinë nga vepra penale. Në vitin 2022 Shqipëria ndau informacionin e saj me më shumë se 77 juridiksione (përfshirë 24 Shtete Anëtare të BE-së) në vitin 2022.

Në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e informacionit- Sektori i Komunikimit. Prioritare është krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për Tatimet më të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Brenda vitit 2026 synohet ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 (12,800 persona).

PĂ«r krijimin e regjistrit do tĂ« pĂ«rdoren tĂ« dhĂ«na nga palĂ« tĂ« treta si nga regjistri i shĂ«rbimeve publike (elektrike, ujĂ« , regjistri i automjeteve, bashkive pĂ«r t’i mundĂ«suar AdministratĂ«s Tatimore hetimin e pasurive tĂ« pajustifikuara te taksapaguesve me afat deri dhjetor 2026.

Ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve synon vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi verifikimi dhe gjurmimi të të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në pronë. Disa nga problematikat e evidentuara për krijimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve janë mungesa e regjistrave digjitale nga palët e treta (Kadastër, DPSHTRR, Aviacioni Civil, Autoriteti Detar, etj.) dhe informacioni që merret manualisht është i pastrukturuar.

Krijimi i Regjistrit është parashikuar të bëhet brenda vitit 2026. Ky proces do të kalojë në 2 faza: e para krijimi i një Regjistri të Aseteve me atributet përkatëse, për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 dhe e dyta analiza e të dhënave./ Monitor

The post Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026 appeared first on Lapsi.al.

Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

By: user7
24 September 2024 at 08:27

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane.

Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

PĂ«rmbajtja e krijuar me inteligjencĂ« artificiale nga Moska Ă«shtĂ« “nĂ« pĂ«rputhje me pĂ«rpjekjet mĂ« tĂ« gjera tĂ« RusisĂ« pĂ«r tĂ« forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe pĂ«r tĂ« denigruar NĂ«npresidenten (Harris) dhe PartinĂ« Demokrate, duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e teorive tĂ« konspiracionit”, tha ai.

Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani.

“Rusia Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e sofistikuar nĂ« fushĂ«n e operacioneve tĂ« ndikimit nĂ« proceset politike tĂ« njĂ« vendi tjetĂ«r nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton mĂ« mirĂ« se rivalĂ«t e tjerĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« operacioneve tĂ« saj tĂ« ndikimit.

Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.

“Pekini po pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale nĂ« operacione me ndikim mĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« synojnĂ« tĂ« krijojnĂ« pikĂ«pamje globale mĂ« pozitive pĂ«r KinĂ«n dhe tĂ« thellojnĂ« ndasitĂ« politike nĂ« SHBA”, tha zyrtari. “Ne ende nuk e kemi parĂ« KinĂ«n tĂ« pĂ«rdorĂ« inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r ndonjĂ« operacion specifik, qĂ« synon ndryshimin e rezultateve tĂ« zgjedhjeve nĂ« SHBA.”

Grupet iraniane kanĂ« pĂ«rdorur inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r tĂ« krijuar postime nĂ« platformat e mediave sociale dhe pĂ«r “tĂ« shkruar artikuj lajmesh tĂ« rreme pĂ«r faqet e internetit qĂ« u ngjajnĂ« portaleve reale tĂ« lajmeve”, tha zyrtari.

Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janĂ« nĂ« gjuhĂ«n angleze dhe atĂ« spanjolle dhe nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« tyre janĂ« votuesit amerikanĂ« “nĂ« tĂ« gjithĂ« spektrin politik pĂ«r çështje polarizuese” si Izraeli, konflikti nĂ« Rripin e GazĂ«s dhe kandidatĂ«t presidencialĂ«, tha zyrtari. Irani mĂ« parĂ« i ka mohuar akuzat pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« zgjedhjet amerikane./VOA

The post Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA appeared first on Lapsi.al.

BSH pĂ«rgatit “stuhinĂ«â€ pĂ«r mikrofinancĂ«n: Jo mĂ« shumĂ« se dy kredi njĂ«kohĂ«sisht pĂ«r çdo huamarrĂ«s

By: user7
24 September 2024 at 07:40

Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur disa ndryshime nĂ« rregulloren “PĂ«r administrimin e rrezikut nĂ« veprimtarinĂ« e subjekteve financiare jobanka”, qĂ« pritet tĂ« sjellin njĂ« shtrĂ«ngim tĂ« fortĂ« nĂ« hapĂ«sirat kredituese tĂ« institucioneve financiare jobanka.

Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.

Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë. Këto raste do të trajtohen si raste përjashtimore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik.

Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare.

Në rastin e të ardhurave të pritshme, rritja në të ardhura do të konsiderohet vetëm kur ekzistojnë evidenca të shkruara. Projektrregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.

Institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Kërkesat e reja, që parashikojnë vlerësimin e detajuar të afëtsisë pagues,e pritet ta vështirësojnë shumë dhënien e kredive vetëm me një dokument identiteti brenda afateve kohore shumë të shpejta (në harkun e pak minutave), praktikë që ndiqet gjerësisht nga disa institucione të mikrofinancës konsumatore.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie.

Masat shtrënguese për dhënien e kredive konsumatore do të prekin vetëm institucionet financiare jobanka, ndërsa deri tani nuk ka informacion që Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë shtrëngime të ngjashme për kreditë konsumatore që jepen nga bankat tregtare.

Nëse miratohet, rregullorja e re pritet të godasë kryesisht biznesin e kredive të shpejta. Mikrofinanca e kredive të shpejta ka marrë një zhvillim të shpejtë pas vitit 2016, duke sjellë në Shqipëri modele biznesi të zbatuara më parë në vendet Balltike dhe në vende të tjera të Europës Lindore. Këto kredi përgjithësisht jepen në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi.

Avantazhi i tyre konsiston në vendimmarrjen e shpejtë dhe me procedura burokratike minimale, por, që nga ana tjetër, ato bartin rreziqe më të mëdha dhe norma efektive interesi shumë të larta se kreditë që ofron sektori bankar.

Këto produkte janë kryesisht të orientuara tek segmenti i konsumatorëve me informalitet dhe me rrezik më të lartë, që ka vështirësi për të gjetur akses në financim nga sektori bankar./ Monitor

The post BSH pĂ«rgatit “stuhinĂ«â€ pĂ«r mikrofinancĂ«n: Jo mĂ« shumĂ« se dy kredi njĂ«kohĂ«sisht pĂ«r çdo huamarrĂ«s appeared first on Lapsi.al.

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

By: user7
24 September 2024 at 07:30

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

The post Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE

By: user7
23 September 2024 at 15:09

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, AleksandĂ«r Nikolloski, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Channel 5 foli lidhur me procesin integrues tĂ« vendit nĂ« BE. Nikolloski u shpreh se ishte i pari qĂ« tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet ShqipĂ«risĂ« nĂ« njĂ« paketĂ« nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ«.

Po ashtu ministri foli i bindur se vendi ynë nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, dhe kjo sipas tij jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashĂ« se do tĂ« bashkojnĂ« MaqedoninĂ« dhe ShqipĂ«rinĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-sĂ« sĂ« atĂ«hershme tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Askush nuk besonte atĂ«herĂ«, madje edhe qeveria dĂ«rgoi njoftime se ishte fantashkencĂ«. Ajo fantashkencĂ« u bĂ« e vĂ«rtetĂ« dhe ne iu bashkuam ShqipĂ«risĂ«â€. u shpreh ministri Nikolloski. “Tani unĂ« deklaroj se ShqipĂ«ria nuk do tĂ« bĂ«het kurrĂ« anĂ«tare e BE-sĂ«. Jo pĂ«r shkak tĂ« ShqipĂ«risĂ«, por pĂ«r shkak tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« Bashkimit Evropian.”

The post Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE appeared first on Lapsi.al.

Kishte fshehur kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

By: user7
23 September 2024 at 13:59

Një 30-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës për kontroll të imtësishëm. Pas kontrollit mësohet se 30-vjeçarit G.M banues në Kosovë, i është gjetur dhe sekuestruar 7.25 gramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Kishte fshehur kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në pikën kufitare të Morinës appeared first on Lapsi.al.

I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim, arrestohet nga autoritetet greke

By: user7
23 September 2024 at 13:02

Dy të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se 16-vjeçari shqiptar dhe 18-vjeçari nga Bullgaria janë denoncuar nga një turiste 26-vjeçare kanadeze për përdhunim.

Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka denoncuar në polici se në orët e para të së dielës është përdhunuar në zonën e qendrës tregtare nga të rinjtë, të cilët janë arrestuar menjëherë. Të rinjtë pritet të paraqiten në prokurori mesditëm e sotme, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga policia e Korfuzit.

The post I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim, arrestohet nga autoritetet greke appeared first on Lapsi.al.

Akuzohet për pastrim parash/ SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: user7
23 September 2024 at 11:56

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK pĂ«r tĂ« kopsitur dosjen “Ahmetaj” Ă«shtĂ« caktuar nĂ« datĂ« 22 dhjetor te kĂ«tij viti, ku me pas organi i akuzĂ«s pritet tĂ« zbresĂ« hetimet nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme pĂ«r kalimin ose jo tĂ« dosjes pĂ«r gjykim.

Ndaj ish zĂ«vendĂ«s kryeministrit, njĂ«herĂ«sh ish ministĂ«r i financave, SPAK ka ngritur akuzat pĂ«r kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje tĂ« pasurisĂ«â€ dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatĂ« funksionit tĂ« tij si ministĂ«r, mori disa akte pĂ«r t’i mundĂ«suar sipĂ«rmarrĂ«sve lidhjen e kontratave koncensionare.

The post Akuzohet për pastrim parash/ SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Lapsi.al.

Shpërthime me lëndë plasëse në një gurore në Dimal, dëmtohen disa banesa të zonës

By: user7
23 September 2024 at 11:29

Administratori njĂ« guroreje nĂ« Dimal tĂ« Beratit Ă«shtĂ« proceduar penalisht. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r A.Ç 51 vjeç, administrator i njĂ« subjekti pĂ«r nxjerrjen dhe pĂ«rpunimin e inerteve (gurore), nĂ« fshatin Pashalli.

Bëhet me dije se para dy ditësh në subjektin e 51-vjeçarit janë kryer shpërthime me lëndë plasëse ku për pasojë janë dëmtuar disa banesa aty pranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat.

The post Shpërthime me lëndë plasëse në një gurore në Dimal, dëmtohen disa banesa të zonës appeared first on Lapsi.al.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Xhaferri-Ministrit Hoxha: Krimi nuk ka frikë policinë dhe ligjin

By: user7
23 September 2024 at 11:06

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Në seancën e sotme po raporton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri u shpreh se krimi nuk ka më frikë as policinë e shtetit dhe as ligjin. Nga ana tjetër, ministri Hoxha tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e deritansihme të policisë por, sipas tij, kjo do të përmirësohet në vazhdim.

DISKUTIMI

Ferdinand Xhaferri: Në një seancë maratonë kaluam ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë seancë i kërkuam ministrit të atëhershëm, zotit Balla dhe problemet e vitit të kaluar gjatë sezonit veror, të merreshin masa e të mos përsëriteshin më. Krimi nuk ka frikë policinë, ekzekuton në Tiranë e Shkodër, sepse nuk e ka frikë ligjin. Vetëm në gusht kemi 12 viktima.

Ervin Hoxha: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale. Kam 50 ditë në detyrë. Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve. E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar.

The post Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Xhaferri-Ministrit Hoxha: Krimi nuk ka frikë policinë dhe ligjin appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet nga zetori, vdes 61-vjeçari në Poliçan

By: user7
23 September 2024 at 10:36

Policia në Poliçan njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhiton.

Mësohet se shtetasi B.Q, 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

The post Rrëzohet nga zetori, vdes 61-vjeçari në Poliçan appeared first on Lapsi.al.

❌
❌