Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Detaje te reja/ Polici Rezart Berberi në kërkim pasi qëlloi drejt një makine

By: user 11
24 September 2024 at 11:06

 

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës. Sipas burimeve mësohet se 3 policët kanë ndaluar për kontroll rutinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Qytetari u ka dhënë dokumentat dhe u ka kërkuar që të largohet pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerr pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke e fshehur, prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.

Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë. 2 efektivët në masë “detyrim paraqitje” Elton Dokollari dhe Florian Zeneli kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t’i përplas me makinë.

Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim, në akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentivë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim të rremë.

The post Detaje te reja/ Polici Rezart Berberi në kërkim pasi qëlloi drejt një makine appeared first on Lapsi.al.

Tiranë/Arrestohen në flagrancë dy shtetaset, ruse dhe ukrainase/ Shfrytëzonin vajzat e huaja për prostuticion

By: user 11
24 September 2024 at 10:43

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Escort”, pas një hetimi të kryer me metoda speciale.

Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Tiranë/Arrestohen në flagrancë dy shtetaset, ruse dhe ukrainase/ Shfrytëzonin vajzat e huaja për prostuticion appeared first on Lapsi.al.

Alarm në Meksikë/ Uragani John godet vendin, paralajmërohen përmbytje ‘kërcënuese për jetën’

By: user 11
24 September 2024 at 10:26

Meksika ka lëshuar alarmin e kuq, pasi vendi u godit mbrëmjen e së hënës nga uragani John

“Mbroni veten dhe mos harroni se gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore; të mirat materiale bëhen përsëri,” tha presidenti meksikan në largim, Andres Manuel Lopez Obrador përmes X.

Fenomeni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu në Guerrero, i cili u godit më 25 tetor 2023 nga uragani i kategorisë 5 Otis.

Ndërsa klasifikohej si Kategoria 2, John u rrit në Kategorinë 3, siç pritej, pak para se të arrinte mbi tokë. Në anën tjetër të vendit, qytetet turistike të Karaibeve, Kankun dhe Tulum, do të goditen nga një stuhi tropikale brenda ditës.

“Mbroni veten dhe mos harroni se gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore; të mirat materiale bëhen përsëri,” tha presidenti meksikan në largim, Andres Manuel Lopez Obrador përmes X.

Fenomeni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu në Guerrero, i cili u godit më 25 tetor 2023 nga uragani i kategorisë 5 Otis.

Ndërsa klasifikohej si Kategoria 2, John u rrit në Kategorinë 3, siç pritej, pak para se të arrinte mbi tokë. Në anën tjetër të vendit, qytetet turistike të Karaibeve, Kankun dhe Tulum, do të goditen nga një stuhi tropikale brenda ditës.

.

Qyteti më i prekur nga uragani, me erëra deri në 120 milje në orë, është Marquelia, në shtetin e Guerrero.

Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile meksikane ka kërkuar që popullata në zonat ku parashikohet të kalojë uragani, të qëndrojë brenda banesave të tyre.

“Mbroni veten dhe mos harroni se gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore; të mirat materiale bëhen përsëri,” tha presidenti meksikan në largim, Andres Manuel Lopez Obrador përmes X.

Fenomeni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu në Guerrero, i cili u godit më 25 tetor 2023 nga uragani i kategorisë 5 Otis.

Ndërsa klasifikohej si Kategoria 2, John u rrit në Kategorinë 3, siç pritej, pak para se të arrinte mbi tokë. Në anën tjetër të vendit, qytetet turistike të Karaibeve, Kankun dhe Tulum, do të goditen nga një stuhi tropikale brenda ditës.

The post Alarm në Meksikë/ Uragani John godet vendin, paralajmërohen përmbytje ‘kërcënuese për jetën’ appeared first on Lapsi.al.

Publikohen rregullat, si do të regjistrohet diaspora! Zbardhet drafti për votën e emigrantëve

By: user 11
24 September 2024 at 09:51

Çdo shqiptar që jeton jashtë dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të pranverës do të duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje rregulloren për të gjithë procesin që do të ndiqet që nga ngritja e kësaj platforme dhe deri tek krijimi dhe afishimi i listës së zgjedhësve nga jashtë e veçuar nga lista e votueseve që jetojnë brenda territorit të republikës. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, e cila është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin.

Zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyren, llogari që kërkon autentifikim biometrik me njohje të fytyrës, një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe Numri Personal i Identifikimi. Ndërkohë dokumentet që do të duhet të ngarkojë për t’u regjistruar janë certifikatë pronësie, vërtetim banimi, kontratë qiraje apo çdolloj dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një strukturë të caktuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e saj dhe Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve i njoftohet po në Platformë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive dhe tre ditë më vonë ose 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, e cila pas këtij momenti nuk ndryshon. Sipas Kodit të ri Zgjedhor vota e votueseve nga jashtë llogaritet në qarkun ku ai ka jetuar përpara se të largohej nga vendi.

DRAFTI

KQZ zbardhi projekt vendimin për votën e emigrantëve, në të cilën janë dhënë më mënyrë të detajuar se si do të kryet regjistrimi dhe procesi i votimit i qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor mundësuan votën e Diasporës, regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë vendit do të kryet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Regjistrim i tyre do të kryhet online nëpërmjet një aplikacioni të krijuar nga KQZ, të quajtur Platforma Elektronike e Regjistrimit. Ky aplikacion mund të shkarkohet në kompjuter ose telefon. Krijimi i një KQZ publikon rregullat. Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve Zgjedhjet, si do të regjistrohet diaspora “Votojnë edhe qytetarët që ndodhen në kampe emigrantësh apo spitale”.

KQZ: Procesi që duhet të ndjekin emigrantët në zgjedhjet e 2025-ës llogarie të personalizuar në atë aplikacion do të bëhet me tre elementë sigurie: skanimi i fytyrës nga kamera e kompjuterit ose e telefonit, vendosja e numrit të identifikimit personal dhe vendosja e 1 kodi të cilin KQZ do t’jua dërgojë në telefon, ose me e-mail. Më pas, votuesi duhet të plotësojë të dhënat e tij, si dhe duhet të skanojë një pasaportë apo kartë identiteti shqiptare, të vlefshme. Sipas këtij pr/vendimi regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para zgjedhjeve.

Në vijim të deklarimit të të dhënave, qytetari duhet të provojë që jeton në adresën e deklaruar jashtë territorit të Shqipërisë duke ngarkuar të paktën një nga këto dokumente: – Certifikatë pronësie të banesës, vërtetim banimi, kontratë qiraje; kontratë kredie për blerje të banesës; kontratë furnizimi me ujë, gaz, energji elektrike, telefon, internet në atë banesë; kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë. Dokumenti i KQZ-së, ju lë hapësirë për të votuar edhe emigrantëve të paligjshëm apo të personave që po marrin trajtim mjekësor në një shtet tjetër apo kamp emigracioni. Brenda 5 ditëve KQZ do t’i njoftojë nëse regjistrimi i tyre u pranua, e nëse ka gabime, do t’ju jepet një shans i dytë për korrigjime. Pas kësaj, ata do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, dhe do të jenë në listën e veçantë të zgjedhësve nga jashtë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orëve nga publikimi i saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive.

The post Publikohen rregullat, si do të regjistrohet diaspora! Zbardhet drafti për votën e emigrantëve appeared first on Lapsi.al.

Merr flakë makina në qendër të Sarandës

By: user 11
24 September 2024 at 09:34

Një automjet është duke u djegur në këto momente pranë qendrës së qytetit të Sarandës.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Merr flakë makina në qendër të Sarandës appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për këtë të martë

By: user 11
24 September 2024 at 08:52

Në tregun e këmbimit valutor sot euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 118 lekë dhe shitet me 119.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do të blihet me 104.4 lekë dhe do të shitet me 105.6 lekë.

The post Këmbimi valutor për këtë të martë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Berat, humbin jetën burrë e grua, në spital vajza

By: user 11
24 September 2024 at 08:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën burrë e grua, të cilët udhëtonin me mjetin bujqësor, ndësa vajza e tyre ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në Berat, humbin jetën burrë e grua, në spital vajza appeared first on Lapsi.al.

Qindra viktima nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdeκjeprurëse që nga viti 2006

By: user 11
24 September 2024 at 08:20

Nga sulmet izraelite në Liban të hënën u vranë rreth 500 njerëz, duke përfshirë më shumë se 90 gra dhe fëmijë, thanë autoritetet libaneze. Kjo është dita më vdekjeprurëse e konfliktit që nga lufta Izrael-Hezbollah e vitit 2006. Ushtria izraelite paralajmëroi banorët në Libanin jugor dhe lindor që të evakuohen përpara fillimit të fushatës së saj ajrore të zgjeruar kundër Hezbollahut.

Mijëra libanezë u larguan nga jugu dhe autostrada kryesore nga porti jugor i Sidonit u bllokua me makina që shkonin drejt Bejrutit në eksodin më të madh që nga viti 2006.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se sulmet shkaktuan vrasjen e 492 njerëzve, duke përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra, dhe plagosjen e 1,645 njerëzve të tjerë. Ky është një numër tronditës viktimash brenda një dite në Liban, që ende nuk e ka marrë veten nga shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të komunikimit javën e kaluar.

Numri i të vdekurve e tejkaloi atë të shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit në 2020, kur qindra ton nitrat amoniumi të vendosura në një magazinë shpërthyen, duke shkaktuar vrasjen e të paktën 218 njerëzve dhe plagosjen e mbi 6,000 të tjerëve.

Në një mesazh të regjistruar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje civilëve libanezë që t’i kushtojnë vëmendje thirrjeve izraelite për evakuim, duke thënë “merreni seriozisht këtë paralajmërim “.

“Ju lutemi largohuni nga objektivat e ushtrisë sonë”, tha Netanyahu. “Pasi të përfundojë operacioni ynë, ju mund të ktheheni të sigurt në shtëpitë tuaja.”

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, admirali Daniel Hagari, tha se avionët luftarakë izraelitë kishin goditur 1300 objektiva të Hezbollahut të hënën, duke shkatërruar raketa me vetëdrejtim, platformat të lëshimit të raketave, raketa me rreze të gjatë dhe shkrutër veprimi dhe dronë.

Ai tha se shumë prej tyre ishin fshehur në zona të banuara, duke treguar foto të atyre që ai tha se ishin armë të fshehura në shtëpi private.

“Hezbollahu e ka kthyer Libanin jugor në një zonë lufte”, tha ai në një konferencë për shtypin.

Izraeli vlerëson se Hezbollahu ka rreth 150,000 raketa, duke përfshirë raketa me vetëdrejtim dhe predha me rreze të gjatë veprimi, që mund të godasin çdo cep të Izraelit.

Më herët në mbrëmje të hënën, ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm në Bejrut, pa dhënë hollësi të tjera. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit njoftoi se lagjia Beir al-Abed në jug të Bejrutit u godit me tre raketa. Televizioni Al-Manar i Hezbollahut tha se gjashtë persona u plagosën si pasojë e këtij sulmi.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firass Abiad tha në një konferencë për shtypin se sulmet e mëparshme izraelite kishin në shënjestër spitalet, qendrat mjekësore dhe ambulancat. Qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave dhe universiteteve në pjesën më të madhe të vendit dhe filloi përgatitjet për strehimin e personave të zhvendosur.

Hezbollahu filloi të sulmonte Izraelin një ditë pas sulmit të 7 tetorit, në përpjekje për të ndihmuar luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe konflikti është intensifikuar vazhdimisht.

Izraeli është zotuar të largojë Hezbollahun nga kufiri në mënyrë që qytetarët e tij të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet deri në arritjen e një armëpushimi në Gaza, por kjo duket gjithnjë e më e vështirë ndërsa lufta i afrohet përvjetorit të saj të parë.

Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Në kundërofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Izraeli thotë se në mesin e të vrarëve janë mijëra militantë të Hamasit./ VOA

The post Qindra viktima nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdeκjeprurëse që nga viti 2006 appeared first on Lapsi.al.

Ndalesa e mallrave serbe, Kosova në rrezik të përjashtimit nga CEFTA

By: user 11
24 September 2024 at 07:50

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia, sepse është duke i shkel parimet e CEFTA-s.

Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe. Në një intervistë për Ballkan Insight, i dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin paralajmëroi se Kosova rrezikon izolim më të thellë.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”.

Më 5 shtator, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Sarrazin, në vizitën e tij të dytë në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heqë ndalimin e vendosur në qershor 2023 për importin e produkteve të vendit. Origjina serbe, për të cilën Sarrazin thotë se po bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe po pengon CEFTA-n.

“Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë”.

Megjithatë, sipas tij emri i saj do të shkruhej si Kosovë*, që të çonte në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka bërë ndonjë lëvizje pas këtyre deklaratave. nuk ka lëvizur. Vetëm se të premten përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, qeveria tha se po punon për zhbllokimin e CEFTA-s.

“Në drekën e ftuar dje nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti ka shprehur angazhimin e tij dhe të qeverisë së republikës së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, tha Kryeziu.

Kurse, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke qortuar kërkesat e artikuluara – dhe paralajmërimet e dhëna – nga emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazanin, tha se janë dy gjëra që nuk lidhen me njëra tjetrën.

“Tash në aspektin e sigurisë po ndërlidhet çështja me elementin tregtar, janë dy elemente të cilat nuk lidhen njëra me tjetrën”.

Kusari-Lila para gazetarëve në këtë dritë hodhi akuza se Gjermania nuk bën që të vendos “gjithmonë standarde më të rënduara” për Kosovën dhe se duhet parë te Bosnje-Hercegovina e cila nuk e ka zbatuar marrëveshjen për lëvizje të lirë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pas kidnapimit të tre policëve me 14 qershor 2023 Kosova ka vendosur bllokim të produkteve serbe për arsye të sigurisë. Lëvizja e cila ka ndodhur në kufirin verior të Kosovës, ka prezantuar rrezik të sigurisë, kontrabandës dhe mundësi tjera të shkeljes së sovranitetit. Nuk kanë qenë çështje tregtare, por çështje të sigurisë.

Çështjen e bllokimit të CEFTA-së nga ana kosovare, Kusari-Lila tha se “në njëfarë mënyre po e ndërlidhin me Procesin e Berlinit”.

“Kërkojmë që standarde të njëjta të aplikohen për to, të mbajnë përgjegjësi të gjitha shtetet, e jo gjithmonë që të ketë standarde më të rënduara për Kosovën”.

Megjithatë, Kusari-Lila e la të hapur mundësinë e heqjes së ndalesës së mallrave serbe, për çka tha se janë në pritje të skanerëve kufitarë. Kosova rrezikon të mos e gëzojë edhe fondin 6 miliardësh – Plani i Rritjes – që BE ndan për rajonin në formë grantesh dhe kredish të buta: e nga ku për Kosovën supozohet të jenë diku një miliardë.

Për Kosovën pjesëmarrja në Fondit e Rritjes që herët ishte thënë se kushtëzohet me heqjen e ndalesës së mallrave serbe, si dhe “qasjen konstruktive në dialog” gjë që do të vlerësohej ose jo përmes një raportimi të Fascilituesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak; ndërsa ky i fundit nuk ka pasur gjë të të mirë për të thënë në këtë drejtim.

Kohëve të fundit Ministrja e Gjermanisë për Europë, Anna Luhrman, ka pasur po ashtu qortime të ashpra ndaj qeverisë kosovare se Kosova rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinuit.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”.

Qeveria e Kosovës i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend. Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë asnjëherë me ndonjë raport vlerësues se si ka ndikuar kjo masë në nivelin e sigurisë./ Monitor

The post Ndalesa e mallrave serbe, Kosova në rrezik të përjashtimit nga CEFTA appeared first on Lapsi.al.

Gjashtë viktima dhe dy të zhdukur në Japoni pas shirave të rrëmbyeshëm

By: user 11
24 September 2024 at 07:23

Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy janë zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm në prefekturën qendrore të Japonisë Ishikawa që kanë shkaktuar përmbytje të lumenjve dhe rrëshqitje dheu në të gjithë rajonin Noto.

Policia lokale dhe departamentet e zjarrit thanë se 10 persona u shpëtuan pranë një tuneli në Wajima City. Dy u konfirmuan më vonë të vdekur. Në afërsi të tunelit po zhvillohej rindërtimi për shkak të dëmtimeve të ndodhura nga tërmeti i 1 janarit. Një rrëshqitje dheu goditi vendin të shtunën.Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në katin e parë të disa shtëpive.

Agjencia meteologjike e uli paralajmërimin e saj të urgjencës për shi të dendur për pjesë të Ishikawa në një paralajmërim të dielën në mëngjes. Por ende po u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilent për përmbytjet dhe rrëshqitje të mundshme të dheut në prefekturë.

The post Gjashtë viktima dhe dy të zhdukur në Japoni pas shirave të rrëmbyeshëm appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Deputetët e PD kërkojnë shpjegime në Komisionin e Sigurisë lidhur me gjendjen e rendit në vend

By: user 11
23 September 2024 at 11:08

Në  u mbajt sot seanca dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

Deputetët e PD kanë kërkuar shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij deputeti Ervin Salianji iu drejtua ministrit Hoxha duke i thënë nesë kanë zbuluar autorët e ngjarjeve të rënda kriminale, si të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe, apo dhe vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit.

“Kanë ndodhur 12 vrasje, janë zbuluar 10, sa keni arrestuar ju? Doni t’u them për ngjarjet e rënda? Është arrestuar ai i moshuari që vrau në azil, ai në azil është mezi lëviz… ja po të them të tjerët… problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda.

Kanë gjuajtur me armë policinë në Malësi të Madhe, dini gjë kush e ka bërë atë? T’i kanë vënë tritol gjyqtarit në Shkodër, keni zbuluar gjë? Këtu ku goditen themelet e autoritetit të shtetit. Keta që ndërtojnë një kotec, një suvatim, këta i mbysni ju.

Si këto ndërtimet  në mes të Tiranës, kapni dot atë, dini dot gjë? Është 8 kate mu në mes të Tiranës, po mbyllet, tani këto janë krimet që nuk kapni dot.

A ndjeni përgjegjësi meqë jeni ministër i ri por jeni i Brendshëm, për fshehjen e ngjarjes në Pogradec.

Risk është, se fati të shpëton, se të jetë për policinë. A keni nevojë për amendim, meqë jemi te ky shteti i ri, do ketë polici apo do jetë sovran dhe do ketë polici më vete?”, tha Salianji me ironi.

The post Deputetët e PD kërkojnë shpjegime në Komisionin e Sigurisë lidhur me gjendjen e rendit në vend appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet 19 – vjeçari në Shkodër, nuk iu bind policisë

By: user 11
23 September 2024 at 10:49

Policia në Shkodër lajmëron se ka arrestuar një 19-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.

The post Arrestohet 19 – vjeçari në Shkodër, nuk iu bind policisë appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet nga zetori, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan

By: user 11
23 September 2024 at 10:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhiton si pasojë humb jetën 61-vjeçari.

Mësohet se shtetasi B.Q, 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia.

The post Rrëzohet nga zetori, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan appeared first on Lapsi.al.

Kanosi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, banorët: Fajin e ka alkooli

By: user 11
23 September 2024 at 09:56

Një 48 – vjeçar babai i katër fëmijëve nga fshati Akërni Vlorë shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten.

Fshati Akërni është rreth 25 km nga qyteti i Vlorës dhe është fshati ku po ndërtohet dhe aeroporti, një fshat i vogël por dhe me pak banorë ata e komentojnë në mënyra të ndryshme ngjarjen.

“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor, dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njeri nga fqinjët.

E kanë shtyrë te pinte raki dhe të bënte atë që bëri. Të gjithë e njohim njeri fukara dhe familjar të rregullt, nuk ka qenë asnjëherë problematik, ishte familjar i rregullt.

Banorët na shoqërojne dhe tek stani ku u gjet dhe Drogasi dhe ku shtiu dhe në ajër me armë.

“Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani.”, thotë fqinji.

Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48- vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.

The post Kanosi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, banorët: Fajin e ka alkooli appeared first on Lapsi.al.

Kërkon të barazohet me Biden/ Vuçiç: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta edhe unë aq do flas

By: user 11
23 September 2024 at 09:37

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë  se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Sipas Vuçiç dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve për çështje të cilat asnjë i gjallë s’do ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.

The post Kërkon të barazohet me Biden/ Vuçiç: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta edhe unë aq do flas appeared first on Lapsi.al.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet

By: user 11
23 September 2024 at 09:22

Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet. Zjarri ka vijuar përgjatë fundjavës dhe mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym kancerogjen që përthithet nga banorët e fshatit Piskovë.

Situata është kritike pasi po digjen të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskovës ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.

Sipas kryeplakut të fshatit Arlind Dyrmishi në vendngjarje nuk kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndonëse ishin lajmëruar prej tij personalisht për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kryeplaku Durmishi ka thënë se do të depozitojë në SPAK këtë çështje me aktorë tashmë të njohur të pushtetit vendor e qëndror.

Deri më tani nuk dihet se kush ka qenë zjarrëvenësi, por banorët e fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësitë e Bashkisë së Përmetit janë ata që i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.

Ata akuzojnë rëndë ministren Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e tyre si shkaktare e kësaj situate.

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

By: user 11
23 September 2024 at 08:39

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

The post Këmbimi valutor për këtë fillim jave appeared first on Lapsi.al.

OKB-ja miraton “Paktin për të Ardhmen”, Guterres: Mundësi që vjen një herë në jetë

By: user 11
23 September 2024 at 08:12

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.

Si një akt hapës për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 24 shtator, dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën për nënshkrimin e tekstit.

Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.

“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.

Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes.

Ai gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”. Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti i saj u hodh poshtë me shumicë dërrmuese.

Nga fjalët në veprime gjatë fazës së negociatave, Guterres i kishte nxitur kombet të tregojnë “vizion” dhe “guxim”, duke bërë thirrje për “ambicie maksimale” për të forcuar institucionet ndërkombëtare për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme.

Megjithatë, përderisa ka disa “ide të mira”, teksti “nuk është dokumenti revolucionar që reformon gjithë multilateralizmin, siç kishte kërkuar fillimisht Antonio Guterres”, tha Richard Gowan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, për AFP-në.

Ngjashëm u shprehën shumë diplomatë, të cilët shprehën zhgënjim kur diskutuan për ambicien dhe ndikimin e tekstit, duke e përshkruar atë si “të vakët”, “emëruesi më i ulët i përbashkët” dhe “zhgënjyes”.

“Idealisht, do të dëshironim ide të reja, ide të freskëta”, tha një diplomat.

Lufta kundër ngrohjes globale ishte një nga pikat e debatit në negociata, me referenca për “tranzicionin” larg karburanteve fosile që ishin zhdukur nga drafti i tekstit disa javë më parë, përpara se të riktheheshin.

Pavarësisht kritikave, pakti është ende “një mundësi për të pohuar angazhimin tonë kolektiv ndaj multilateralizmit, edhe në kontekstin e vështirë gjeopolitik aktual”, tha një diplomat perëndimor, duke theksuar nevojën për të rindërtuar besimin midis Veriut dhe Jugut Global.

Vendet në zhvillim kanë qenë veçanërisht të zëshme në kërkesën për angazhime konkrete për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke synuar të sigurojnë qasje më të lehtë në financime preferenciale, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Teksti përfshin me të vërtetë “angazhime të rëndësishme për drejtësi ekonomike dhe reformimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare”, komentoi Human Rights Watch (HRW), duke lavdëruar gjithashtu “fokusin në të drejtat te njeriut.”

Megjithatë, udhëheqësit botërorë “ende duhet të tregojnë se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha Louis Charbonneau, drejtori i HRW për OKB-në.

Pavarësisht përmbajtjes së tij, pakti dhe anekset e tij — një Pakt Global Dixhital dhe një Deklaratë mbi Brezat e Ardhshëm — nuk janë ligjërisht obliguese, duke ngritur kështu shqetësime për zbatimin, veçanërisht pasi disa parime — si mbrojtja e civilëve në konflikte — shkelen çdo ditë.

“Detyra jonë e ardhshme është t’u japim jetë atyre, për t’i kthyer fjalët në veprime”, tha Guterres./REL

The post OKB-ja miraton “Paktin për të Ardhmen”, Guterres: Mundësi që vjen një herë në jetë appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

By: user 11
23 September 2024 at 07:40

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara priten në ekstremin juglindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së hënë, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke rrezikuar shira lokalë. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi jugperëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV ku do të krijohet mundësia për reshje të pakta shiu. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Europa

Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell do të paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez ndërsa përjashtim bëjnë Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre, ku priten reshje të dendura shiu, shoqëruar herë pas here më stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe Europën lindore.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira appeared first on Lapsi.al.

Universitetet dhe shkollat profesionale në Shqipëri orientohen drejt programeve për sektorin turistik

By: user 11
23 September 2024 at 07:18

Universitetet e vogla dhe shkollat profesionale po orientohen së fundmi në Shqipëri drejt programeve për sektorin turistik. Hapja e degëve të reja synon të zbusë nevojat për punonjës, me të cilat po përballen sipërmarrjet. Në Gjirokastër interesimi të rinjve për këto programe ka nisur të rritet.

Prurjet turistike në Shqipëri po rrisin nevojën për shërbime, ndërsa shumë qytete të vogla janë në sfidë për punonjës prej përmasave të emigrimit të të rinjve jashtë vendit.

Gjirokastra, një qytet historik që mbrohet nga UNESCO, gjatë sezonit turistik nga maji në tetor pret mijëra turistë dhe ka gjithnjë e më shumë nevojë për shërbime të kualifikuara në këtë sektor.

Universiteti i Gjirokastrës po orientohet në programe të reja për tu përshtatur me këtë prirje të re zhvillimi, thotë Brikena Metaj, specialiste për marëdhëniet me publikun.

“Ne kemi disa programe studimi në Universitetin e Gjirokastërs që janë të fokusuara tek turizmi. Kemi bachelor në turizëm por kemi edhe programe të tilla duale me universitete italiane, si është ai me Universitetin e Molise ,“menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm” ,një program i ri që zhvillohet në dy gjuhë dhe u jep mundësi të gjithë studentëve të diplomohen me një diplomë të dyfishtë duke ju krijuar më shumë hapësira të punësohen në sektorin e turizmit”, tregon ajo.

Zonja Metaj thotë se tani studentët po përfshihen krahas ndjekjes së studimeve edhe në tregun e punës dhe kjo i ndihmon ata ekonomikisht, por edhe sektorin turistik që ka nevoja të mëdha.

“Ne përpiqemi që t`i ndihmojmë dhe orientojmë studentët drejt këtij sektori. Kemi raste të strudentëve që ndjekin programe të tjera studimi brenda univeristetit tonë dhe njëkohësisht janë të punësuar edhe në sektorin e turizmit”, thotë ajo.

Krahas Universitetit edhe shkolla profesionale në Gjirokastër që dikur njihej si shkolla industriale po priret drejt sektorit trustik.

“Këtë vit është hapur drejtimi mësimor hoteleri turizëm”, thotë drejtoresha e shkollës Renata Puleri .

“Është hapur drejtimi i ri mësimor hoteleri -turizëm dhe ndërkohë ne ofrojmë drejtimet e tjera mësimore që kanë vite që kanë egzistuar në shkollën tonë si shërbim mjete transporti, teknologji informacioni dhe komunikimi, termo-hidraulikë dhe elektroteknikë”, thotë ajo.

Zonja Puleri thotë se kërkesat e tregut janë rritur kohët e fundit në sektorin turistik në Gjirokastër.

“Kërkesa që ka tregu i punës në Gjirokastër, por edhe në zonat e qarkut duke përfshirë edhe Tepelenën dhe Përmetin për punonjës të kualifikuar në fushën e hoteleri -turizmit janë të larta. Jemi dëshmitarë që numri I turistëve që po vizitojnë qarkun e Gjirokastrës dhe sidmos qytetin e Gjirokastrës po rritet nga viti në vit dhe patjetër këta turistë të shtuar kanë nevojë edhe për përmirësimin e shërbimit që u ofrohet.”

Ndërsa Sara Halailj thotë se erdhi nga një fshat i vogl i Përmeti ku kanë mbetur pak të rinj për të studiuar për informatikë në Gjirokastër.

“Erdha në shkollën profesionale për të vazhduar degën e Informatikës në vitin e parë. Kam bërë në shkollën ku isha një vit gjimnaz dhe për një të ardhme më të mirë erdha këtu. Në fshatin tim është vetëm një djalë që shkon në shkollë , nuk është se ka shumë të rinj”, tregon ajo.

Shkollat profesionale në Shqipëri ndiqeshin më parë pak nga vajzat për shak të profesioneve i elektricistë apo saldatorë, ku punësoheshin djem ndërsa tani prirja e re në programet për turizmin e ka rritur edhe interesin e vajzave.

Sara thotë se pjesa dërmuese në shkollë janë djem dhe në fillim ka qenë për të pak e vështirë përshtatja.

Janë më shumë djem dhe unë erdha këtu për të ndjekur shkollën profesionale. Është pak e vështirë përshtatja, por nuk është se jam vetëm, pasi kam edhe shoqe të tjera dhe tani nuk është shumë problem”

Në Shqipëri 29 shkollat profesionale i ndoqën vitin e shkuar rreth 14,700 nxënës dhe këtë vit regjistrimet sipas autoriteteve zytare arsimore janë rritur rreth 11% , krahasur me një vit më parë.

Por megjithë mbështetjen =e shtuar nga qeveria shqiptare të arsimit profesional gjatë viteve të fundit numri i të diplomuarve në këto shkolla ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave zytare në vitin e fundit arsimor u diplomuan 3212 nxënës nga 3676 që ishin diplomuar në vitin shkollor 2021-2022 dhe 3831 që ishin diplomuar në vitin 2020-2021.

Pjesa më e madhe e të diplomuarve në arsimin profesional në tre vitet e fundit, me rreth 8700, janë djem dhe rreth 2000 të diplomuar janë femra./VOA

The post Universitetet dhe shkollat profesionale në Shqipëri orientohen drejt programeve për sektorin turistik appeared first on Lapsi.al.

❌
❌