Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon Bashkimi Europian: Nuk kemi kompetencë për çështjet fetare

By: user7
25 September 2024 at 14:26

Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot mediatike. Delegacioni i Bashkimit Evropian i pyetur nga Euronews, ka theksuar se në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim.

The post Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon Bashkimi Europian: Nuk kemi kompetencë për çështjet fetare appeared first on Lapsi.al.

Krijimi i një shteti bektashi, Berisha: Po synohet të luhet karta e ndasive fetare

By: user7
25 September 2024 at 13:52

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhej me idenë e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në vend.

Ai u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë sepse vendi ynë është një shtet laik dhe se një ide e tillë vjen nga ata që janë armiq të shqiptarëve.

“Teqetë ishin mësonjëtore dhe mburoja të luftëtarëve të lirisë.

Shqipëria është shtet laik, këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë.
Rama u bë kësaj here ashtu siç është, nuk kam dyshuar kurrë se është armik i shqiptarëve.

Kjo është një thikë e tmerrshme. Synoi të luajë kartën e fundit të ndasive dhe armiqësive fetare”, tha ai.

The post Krijimi i një shteti bektashi, Berisha: Po synohet të luhet karta e ndasive fetare appeared first on Lapsi.al.

Berisha zbardh detajet nga takimi Noka-Meta/ Ja çfarë u diskutua

By: user7
25 September 2024 at 13:20

Ditën e djeshme , presidenti i PL Ilir Meta dhe Flamur Noka janë takuar në kuadër të zgjedhjeve 2025.

Kreu i PD Sali Berisha ka zbardhur detaje nga takimi.

I pyetur në lidhje me një ofertë të mundshme që Noka i ka dorëzuar Metës, Berisha u shpreh se takimi ka qenë në kuadër të aksionit opozitar dhe protestave që organizohen, ndërsa shtoi se theksi i diskutimeve është kërkesa për qeveri teknike.

“Janë diskutime, nuk ka një projekt të dorëzuar. Diskutimet janë të përqendruar te protestat dhe kërkesat për qeveri teknike”, tha ai.

The post Berisha zbardh detajet nga takimi Noka-Meta/ Ja çfarë u diskutua appeared first on Lapsi.al.

I kërkuar në Shqipëri për rrëmbim personi, kapet në Itali 34-vjeçari

By: user7
25 September 2024 at 12:18

Ai ishte në një lokal në qendër të Pavias në Itali kur u rrethua dhe u arrestua. Efektivi i skuadrës fluturuese të Pavias, pasi mori një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoriteti gjyqësor shqiptar nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor, gjurmoi dhe arrestoi një 34-vjeçar me origjinë shqiptare të akuzuar për rrëmbim dhe shtrëngimi me qëllim të dhënies së dëshmisë së rreme.

Për këtë krim të kryer në territorin e huaj, ligji shqiptar parashikon një dënim të rëndë, i cili mund të arrijë deri në shtatë vjet burgim.

Disa orë pas fillimit të kërkimeve, falë disa aksioneve, i kërkuari u njoh teksa hynte në një lokal në qendër. I dërguar në komisariat për identifikim, i riu u arrestua dhe u transferua në burgun Torre del Gallo në Pavia, ku qëndron në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Milanos, përgjegjëse për verifikimin përkatës për ekstradim.

The post I kërkuar në Shqipëri për rrëmbim personi, kapet në Itali 34-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Avokatja e Berishës paraqitet në SPAK, tërheq aktet hetimore

By: user7
25 September 2024 at 11:00

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina dhe kreun e PD Sali Berisha.

Ajo ka dalë nga ambientet e SPAK me një dosje voluminoze në duar. Ku ishin aktet hetimore që ka tërhequr.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

The post Avokatja e Berishës paraqitet në SPAK, tërheq aktet hetimore appeared first on Lapsi.al.

Nuk mori masa për mbikqyrjen e vendit të ngjarjes, ndalohet një punonjës i AMP Durrës

By: user7
25 September 2024 at 10:46

Një punonjës i AMP-së është arresttuar ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të AMP-së policiakuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Mësohet se polici nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë” pas aksidentimit të një punonjësi në një biznes ndërtimi.

The post Nuk mori masa për mbikqyrjen e vendit të ngjarjes, ndalohet një punonjës i AMP Durrës appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk do të paraqitet në SPAK, do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës

By: user7
25 September 2024 at 10:17

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën Berishën përmes avokatëve mbrojtës se duhej të paraqitej për të firmosur zyrtarisht përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe marrjen e akteve të plota.

Ndërkohë sot raportohet se Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse pasi nuk do të paraqitet. Më pas, dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme do t’i dërgohet për gjykim GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur për këtë çështje Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Më 11 shtator të këtij viti, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka njoftuar akuzat për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për korrupsion lidhur me dosjen e ish-kompleksit Partizani. Berisha është në hetim për veprën penale të “korrupsionit pasiv” së bashku me Malltezin, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Berisha dhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

The post Dosja “Partizani”/ Berisha nuk do të paraqitet në SPAK, do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës appeared first on Lapsi.al.

Konsumi dhe turizmi në rritje, por menaxhimi i mbetjeve në vendnumëro

By: user7
25 September 2024 at 09:41

Rritja me ritme të larta e numrit të turistëve dhe konsumit dy vitet e fundit ka ndikuar edhe rritjen e mbetjeve, por të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se volumet e menaxhimit të tyre nuk po ndryshojnë.

Sipas njoftimit zyrtar në vitin 2023 u menaxhuan rreth 844.157 tonë mbetje urbane, ndërkohë që në vitin 2022 kjo sasi ishte 820.322 tonë, duke shënuar një rritje prej 0,03%.

Në vitin 2023 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 10,30 % ndaj sasisë gjithsej, nga 11,62% që ka qenë në 2022, duke shënuar një rënie me 1,32%.

Nëse do i referoheshim kategorive kryesore të mbetjeve urbane të menaxhuara, mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo kategori zë peshën më të madhe të mbetjeve urbane të menaxhuara, me një peshë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 57-58%, në tre vitet e fundit.

Kategoritë Plastikë, Qelq dhe Letër, Karton përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane.

Nëse do i referoheshim kategorive kryesore të trajtimit të mbetjeve, vërehet se ka një rritje të dukshme të mbetjeve të djegura për energji, nga viti 2022 në 2023.

Gjatë vitit 2023, 4,55% e mbetjeve urbane janë djegur për qëllime energjie, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 0,16 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2022.

Riciklimi mbetet një pjesë e konsiderueshme e trajtimit të mbetjeve. Gjatë vitit 2023 u ricikluan 18,81% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,89%.

Depozitimi në Landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë përkatëse, vazhdon të jetë metoda më e përdorur për menaxhimin e mbetjeve, edhe pse me një rënie të lehtë nga 76,58% në vitin 2022 në 76,49% në vitin 2023

Deri në vitin 2018 statistikat mbi “Mbetjet e Ngurta Urbane në Shqipëri” mbështeteshin në të dhëna të mbledhura në terren nëpërmjet anketës vjetore mbi mbetjet urbane pranë subjekteve që ushtronin veprimtarinë e mbledhjes dhe menaxhimit të tyre.

Në vitin 2020, INSTAT për mbledhjen e të dhënave mbi mbetjet e ngurta urbane referuar vitit 2019, ka aplikuar për herë të parë metodën nëpërmjet pyetësorëve elektronikë “online” pranë gjithë bashkive të vendit.

Mbetjet e ngurta urbane depozitohen në kazanët e grumbullimit të mbetjeve dhe në vendin tonë, ato mblidhen përgjithësisht të pandara sipas llojit dhe në shumë raste në po të njëjtin vend hidhen edhe mbetje industriale që rezultojnë nga prodhime dhe shërbime të subjekteve të vogla biznesi në territorin urban./MONITOR

The post Konsumi dhe turizmi në rritje, por menaxhimi i mbetjeve në vendnumëro appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Kamëz, makina përplas motorin, humb jetën një 36-vjeçar

By: user7
25 September 2024 at 09:20

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në Valias. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Kamëz, makina përplas motorin, humb jetën një 36-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Meta për takimin me Nokën: U diskutua përshkallëzimi i protestave

By: user7
24 September 2024 at 14:57

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ku tha se kanë diskutuar tema të ndryshme duke nisur nga përshkallëzimi i protestave para bashkisë deri te koordinimi në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar.

“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

I pyeur nëse do të jetë pjesë e primareve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.

The post Meta për takimin me Nokën: U diskutua përshkallëzimi i protestave appeared first on Lapsi.al.

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund të dëbohen

By: user7
24 September 2024 at 14:15

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t’i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme.” – tha ajo.

Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.

80,5 për qind nuk mund të dëbohen

Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung” shifra prej 3.48 milionë refugjatësh të regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve përfshin të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Ndër ta rreth 1.18 milionë janë nga Ukraina.

80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania vazhdojnë të tolerohen përmes statusit “Duldung”, sepse nuk mund të dëbohen apo deportohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës./DW

The post Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund të dëbohen appeared first on Lapsi.al.

I vihet flaka dy automjeteve në Durrës, autorët ende të paidentifikuar

By: user7
24 September 2024 at 13:12

Dy automjeteve iu është vënë zjarri në Durrës, ndërsa autorët janë ende të paidetifikuar.

Një nga automjetetet është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I vihet flaka dy automjeteve në Durrës, autorët ende të paidentifikuar appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet 2025/ Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka takim me Ilir Metën

By: user7
24 September 2024 at 12:55

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë se Lirisë, Ilir Meta.

Në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit 2025, pasi mes aleateve opozitare, do duhet te përcaktohet modalitetet sesi do te përbëhen listat zgjedhore.

Javën e ardhshme pritet të këtë një tjetër takim mes PD e PL per t’u dakordesuar per marrëveshjen e tyre.

The post Zgjedhjet 2025/ Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka takim me Ilir Metën appeared first on Lapsi.al.

Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara bashkëpunoi me policinë

By: user7
24 September 2024 at 12:04

Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë për të shfrytëzuar shtetase të huaja për prostitucion në Tiranë. Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u arrestuan në flagrancë në kuadër të operacionit “Escort”, ndërsa janë publikuar dhe fotot e tyre. Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 11 vajza që shfrytëzohenin nga dy të arrestuarat.

Sipas informacioneve Anna Tkachenko dhe Elena Maslova, vajzat që shfrytëzonin për prostitucion i reklamonin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.

Ndërkohë bëhet me dije se njëra nga vajzat e cila shfrytëzohej si punonjëse seksi, ka bashkëpunuar me policinë për të zbuluar rrjetin e prostitucionit. Policia gjithashtu po punon për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.

The post Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara bashkëpunoi me policinë appeared first on Lapsi.al.

BE- kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë: Të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë

By: user7
24 September 2024 at 11:33

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.

Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku ka dënuar sulmin në Banjskë.

Shkrimi i Plotë:

Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

The post BE- kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë: Të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Lapsi.al.

Çmendet burri në Kosovë, godet me thikë të miturin në Prishtinë

By: user7
24 September 2024 at 11:02

Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në burg, shkruan Express.

Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari, pasi kishte therur me thikë një të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

The post Çmendet burri në Kosovë, godet me thikë të miturin në Prishtinë appeared first on Lapsi.al.

Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin jetën në një ditë

By: user7
24 September 2024 at 10:03

Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Liban, thotë ministria e shëndetësisë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të konfliktit Izrael-Hezbollah që nga viti 2006.

Mijëra familje thuhet se u larguan nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi popullit të Libanit që të “dalë nga rruga e keqe tani” dhe ushtria izraelite dërgoi mesazhe me tekst duke paralajmëruar njerëzit të largoheshin nga ndërtesat ku Hezbollahu po ruante armë.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmi kishte në shënjestër komandantin e lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, Ali Karaki, por se nuk ishte e qartë nëse ai u vra. Hezbollahu, ndërkohë, gjuajti më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predha, thonë mjekët.

Sipas BBC, në shumë shkolla në Izraelin verior po mbyllen sot, ndërsa më herët këtë javë, shkollat ​​në zonën e Haifa-s dhe në veri u mbyllën, por më shumë po mbyllen tani në qytete të tjera ku janë raportuar raketa përgjatë kufirit verior.

Nga ana tjetër ministria e arsimit e Libanit tha se të gjitha shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura. Shkollat ​​publike nuk kanë nisur ende për vitin shkollor, ndërsa atyre private në shumë zona të vendit është kërkuar që të pezullojnë mësimin duke nisur nga dita e sotme. Disa shkolla në Bejrut tani po përdoren si strehimore për njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre nga jugu i Libanit.

The post Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin jetën në një ditë appeared first on Lapsi.al.

Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

By: user7
24 September 2024 at 09:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku. Kurti në reagimin e tij në “Facebook” ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Kurti në postim përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban-Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës ‘Afrim Bunjaku.

Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

The post Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku appeared first on Lapsi.al.

Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026

By: user7
24 September 2024 at 08:51

Gjatë vitit të ardhëm do të përpilohen të dhënat me pasuritë dhe asetet e 12,800 individëve më të pasur të vendit për qëllime taksimi. Ministria e Financave në dokumentin afatmesëm të politikës fiskale njoftoi se do të ngrejë dhe do të aktivizojë brenda vitit 2026 të dhënat për individët më të pasur të vendit, i cili do të ketë për qëllim edhe hetimin e pasurive të pajustifikuara si dhe kryerja e hetimeve të tatimpaguesve dhe individëve bazuar në të dhënat e pasurive.

Përpos projektit të fiskalizimit, me ligjin e vitit 2020 u krijua Regjistri Qendror i Llogarive Bankare, i cili është një bazë e të dhënave shtetërore. Financat pohojnë se qëllimi i krijimit të këtij regjistri është krijimi i kushteve për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë, për pastrimin e parave dhe produkteve me origjinë nga vepra penale. Në vitin 2022 Shqipëria ndau informacionin e saj me më shumë se 77 juridiksione (përfshirë 24 Shtete Anëtare të BE-së) në vitin 2022.

Në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e informacionit- Sektori i Komunikimit. Prioritare është krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për Tatimet më të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Brenda vitit 2026 synohet ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 (12,800 persona).

Për krijimin e regjistrit do të përdoren të dhëna nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar Administratës Tatimore hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve me afat deri dhjetor 2026.

Ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve synon vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi verifikimi dhe gjurmimi të të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në pronë. Disa nga problematikat e evidentuara për krijimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve janë mungesa e regjistrave digjitale nga palët e treta (Kadastër, DPSHTRR, Aviacioni Civil, Autoriteti Detar, etj.) dhe informacioni që merret manualisht është i pastrukturuar.

Krijimi i Regjistrit është parashikuar të bëhet brenda vitit 2026. Ky proces do të kalojë në 2 faza: e para krijimi i një Regjistri të Aseteve me atributet përkatëse, për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 dhe e dyta analiza e të dhënave./ Monitor

The post Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026 appeared first on Lapsi.al.

Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

By: user7
24 September 2024 at 08:27

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane.

Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përmbajtja e krijuar me inteligjencë artificiale nga Moska është “në përputhje me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe për të denigruar Nënpresidenten (Harris) dhe Partinë Demokrate, duke përfshirë përdorimin e teorive të konspiracionit”, tha ai.

Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani.

“Rusia është shumë më e sofistikuar në fushën e operacioneve të ndikimit në proceset politike të një vendi tjetër në përgjithësi”, tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton më mirë se rivalët e tjerë të Shteteve të Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve në shënjestër të operacioneve të saj të ndikimit.

Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.

“Pekini po përdor inteligjencën artificiale në operacione me ndikim më të gjerë që synojnë të krijojnë pikëpamje globale më pozitive për Kinën dhe të thellojnë ndasitë politike në SHBA”, tha zyrtari. “Ne ende nuk e kemi parë Kinën të përdorë inteligjencën artificiale për ndonjë operacion specifik, që synon ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve në SHBA.”

Grupet iraniane kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në platformat e mediave sociale dhe për “të shkruar artikuj lajmesh të rreme për faqet e internetit që u ngjajnë portaleve reale të lajmeve”, tha zyrtari.

Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe në shënjestër të tyre janë votuesit amerikanë “në të gjithë spektrin politik për çështje polarizuese” si Izraeli, konflikti në Rripin e Gazës dhe kandidatët presidencialë, tha zyrtari. Irani më parë i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA

The post Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA appeared first on Lapsi.al.

❌
❌