Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime

By: V K
28 September 2024 at 13:26

Në muajin shkurt te vitit 2024, parlameni miratoi ligjin e kundërshtueshëm, atë të legalizimit të lojrave të fatit on line.

Ministria e Financave kishte 6 muaj kohë që të përgatiste aktet nënligjore, për ta bërë të zbatueshëm.

Sot jemi 7 muaj pas këtij afati dhe nuk ka ende një sinjal se kur ligji do të nisë të aplikohet. Ndryshe nga cdo nisëm tjetër, ky ligj mori disa muaj kohë diskutim, shyqrtim, madje dhe me ndryshime të minutës së fundit në Kuvend.

“Nuk është një ligj i lehtë, edhe konteksti gjtihashtu nuk është i lehtë. Ju jeni në dijeni se cfarë ndodh me lojrat e fatitit në vëndet e tjera. Jemi në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Sipas parashikimeve tona do të jenë mbyllur deri në fund të vitit, cka do të thotë se vitin tjetër do të të hapet gara per dhënien e licensave”, deklaroi Shalsi në një intervistë për Vizion Plus.

Por sinjalet që vijnë nga tregu flasin se ligji mund të ndryshojë sërish. Është e paqartë se cfarë kërkohet të ndryshohet, në një ligj I cili ende ska nisur të zbatohet. Por cili është qëndrimi i mazhoracnës, do të rishikohet sërish ky ligj?

“Që gjatë kohës që ne diskutonim këtë ligj kishte deputetë apo ekspertë që kërkonin gjëra të ndryshme, të cilat sa më shumë diskutonim aq më shumë kuptonim mbi tregun. Sa më shumë debatoje aq më shumë kuptoje eksperiencat e vëndeve të tjera, cka do të thotë që natyrish kishte ka dhe do të ketë. Deri tani jemi ende në ato ide të cilat u hodhën gjatë propozimit të ligjit, por për të cilat asokohe nuk u dakortësuan. A do të hapen prapë, a do të diskutohen prap, nuk di ta them këtë gjë me siguri”, tha Shalsi

Tregu i lojërave të fatit, qarkullon miliona euro në informalitet. Qeveria kërkoi ta legalizojë këtë treg, por duket se ende nuk është gjetur formulën e duhur dhe finale për të kënaqur të gjitha palet në këtë proces, buxhetin, aktorët e tregut, mbikqyrjen dhe mbrojtne e lojtarëve.

The post Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime appeared first on Albeu.com.

Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve

By: V K
28 September 2024 at 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj mbi arsyet pse shqiptarët sot blejnë më pak dhe paguajnë më shumë.

Sipas saj, të ardhurat e disponueshme të qytetarëve kanë rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke e bërë Shqipërinë vendin ku qytetarët kanë më pak para në xhepat e tyre sesa dhjetë vite më parë.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave: “Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt,” theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve:Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave:Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt”, theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve:Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

E para janë taksat,taksa socialiste e cila sot në cdo sektor e në cdo produkt ka rritur një kosto prej 20% shtesë.

Dhe e dyta lidhet me kapjen e tregjeve. Tregjet sot janë të kapura,ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimin, ka një marrëveshje për cmimet dhe ai që vuan në fund është sigurisht konsumatori.

Sot sigurisht cdo produkt që mund ta blesh që nga sigurimet tek karburanti, tek produktet ushqimore, tek vaji,orizi ,tek kosi, sot janë me cmime pothuajse 80% më të larta.

Ato të importit nga vendet ku vijnë por njëkohësisht ka shumë produkte shqiptare që shiten në raftet e supermarketeve.

Këto tregje të kapura janë arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot blejnë më pak, shpenzojnë më pak me cmime më të larta.
Këtë situatë duhet të ndryshojmë, këtë sistem duhet të clirojmë sigurisht në mbrojtje dhe në dobi të konsumatorëve”, përfundoi Jorida Tabaku.

The post Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO)

By: V K
28 September 2024 at 12:35

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private, se për atë profesionale.

Ditën e enjte më 26 shtator, Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë, me aktorin komedian Besart Kallaku.

Ndërsa ditën e djeshme, një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale. Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.

Po cili është shkaku i një lumturie të tillë? Këtë gjë vetëm këngëtarja mund të na e thotë.

.


The post Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Bashkia e Selenicës tendera korruptivë, nënshkroi dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle

By: V K
28 September 2024 at 12:23

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar Bashkinë Selenicë, se po kryen tendera korruptivë.

Ajo tha se bashkia e Selenicës, ka nënshkruar dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle.

Deklarata:

Bashkia Selenicë, e denoncuar edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’, për keqmenaxhim të fondeve publike:

 

Ka Lidhur kontratën nr. 1147/1 dt 19.06.2023 me objekt: “Meremetim dhe Hidroizolim i Shkollave 9-vjeçare” Velcë, Lubonjë, Ramicë dhe Peshkëpi, me vlerë 116 mijë euro dhe kontraktor BOE APIS CONSTRUCTION & Asi-2A CO, i cili nuk paraqiti ofertën më të ulët, afati 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës;

Ka lidhur kontratën më datë 09 Korrik 2024 me objekt: Rikonstruksion i Shkollës 9-vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, afati 7 muaj, me vlerë 753 mijë euro, dhe kontraktor Asi-2A CO shpk me pronar bashkëshortin e nënkryetares së bashkisë Fier, Eleni Gjikondaj, denoncuar më parë nga PD.

Sipas relacionit arkitektonik të kontratës së parë ndërhyrjet për të 4 shkollat, do të konsistonin në: hidroizolime, patinime, prishje e shtresave në tarracë, etj.

Kontrata e dytë e Korrik 2024, për rikostruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, për paradoks përfshin punime pjesë e tenderit të mëparshëm.

Pra, në 2023 lidhin kontratë për meremetim dhe hidroizolim, dhe 3 muaj më pas, po në 2023, shpallet tenderi për projektimin e rikonstruksionit të shkollës 9 vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, rikonstruksion që u konkludua me kontratën respektive në 9 Korrik 2024.

Por këtë nuk e kuptuar kryetari Nertil Ballaj i cili thotë:

“Nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk më duhet kush po i bën punimet. Tenderi vjet është bërë për rregullime të objekteve, që i prishin nxënësit dhe këtë vit për rikonstruksionin e plotë të saj..”.

Sipas kësaj llogjike, çdo vit duhet bërë një tender për ‘prishjet që bëjnë nxënësit’ dhe po të njëjtin vit fillojnë procedurat për rikonstruksionin e plotë.

Kjo është llogjikë të korruptuarish jo administratorësh të qyteteve dhe të fondeve që sigurohen me taksat e banorëve të Selenicës.

The post Denoncimi i PD: Bashkia e Selenicës tendera korruptivë, nënshkroi dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle appeared first on Albeu.com.

Aktiviteti në SHBA për vlerësimin e ndihmës së Shqipërisë ndaj hebrenjve/ Kryeministri Rama: Kush harron të shkuarën, i destinuar ta rijetojë

By: V K
28 September 2024 at 12:09

Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve, kryeministrit Edi Rama, tha se dy shtetet kishin shpirt të ngjashëm.

“Për ata që kurrë nuk kanë qenë në Tiranë, ishte një bunker i ndërtuar për t’i qendruar një sulmi, por sot një hapësirë të dedikuar viktimave të atyre që e ndërtuan. Bunkeri të kujton Yad Vashemin, brenda shkallëve me fotot e shqiptarëve të vrarë nga regjimi me shkronja neoni shkruhet “Ata që harrojnë të shkuarën janë të destinuar ta rijetojnë atë”.

Ne shqiptarët e njohim dhimbjen e pashembullt të plagëve të se shkuarës dhe nevojën, për të mos i harruar shkaqet e tyre.

Jemi dy shtete të vogla por me shpirt të madh.

Besoj se çdo hebre i sapolindur është një bekim për botën. Duke iu rikthyer shpirtrave të vendeve tona, dua të them se shpirti nuk digjet në furra. Po shpirti triumfon gjithmonë. Shpirtrat tanë janë testuar në mënyra të mëdha e të vogla nga kundërshtitë e së shkuarës, por në fund ata prevalojnë. Dhe vendet tona do dalin më të fortë në çdo sprovë.

The post Aktiviteti në SHBA për vlerësimin e ndihmës së Shqipërisë ndaj hebrenjve/ Kryeministri Rama: Kush harron të shkuarën, i destinuar ta rijetojë appeared first on Albeu.com.

“Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”/ Avokatët e Salianjit dorëzojnë kërkesën në Gjykatën e Tiranës, çfarë pritet të ndodhë të hënën

By: V K
28 September 2024 at 11:47

Ditën e djeshme, pa humbur kohë ekipi ligjor i Ervin Salianjit, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kërkesa argumenton se ekzekutimi i vendimit, duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe kërkesën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Mësohet se të hënën pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

The post “Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”/ Avokatët e Salianjit dorëzojnë kërkesën në Gjykatën e Tiranës, çfarë pritet të ndodhë të hënën appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga tre persona, identifikohet polici në Yzberisht (EMRI)

By: V K
28 September 2024 at 10:48

Gjatë natës, një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona. Efektivi Arbër Labi, është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën “3 Dëshmorët”.

Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë e bardhë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë.

Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.

The post U dhunua nga tre persona, identifikohet polici në Yzberisht (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dhunohet një polic i burgjeve në Yzberisht, përfundon te Trauma, autorët i morën edhe armën e shërbimit

By: V K
28 September 2024 at 10:20

Gjatë natës zonën e Yzberishtit, një polic i burgjeve është dhunuar. Sipas informacioneve, mësohet se personi i dhunuar është dërguar me urgjence në spitalin e Traumës.

Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, por mësohet se policit, të identifikuar me inicialet A.L., i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Sa i përket shkakut të ngjarjes, ai mbetet ende i panjohur.

The post Dhunohet një polic i burgjeve në Yzberisht, përfundon te Trauma, autorët i morën edhe armën e shërbimit appeared first on Albeu.com.

Histori e pagëlltitshme/ Skandali i Onkologjikut, Rama: Kemi ende nevojë për përmirësim, spitalet i shajnë ata që s’i kanë parë vitet e fundit

By: V K
28 September 2024 at 10:16

Doktor Sallabanda, i cili punon në Spanjë, tha se tashmë fytyra e spitaleve shtetërore, ka ndryshuar dhe se njerëzit duhet të kenë besim. Dha dhe dy këshilla për qeverinë.

“Duhet të shkojnë me besim (tek spitalet shtetërore) se ka mjek të mirë, të zgjuar, të shkathët, me njohuri. Ka mjek që nuk të kërkojnë të paguash për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, ose trajtime. Kjo është e vërtetë. Që ka fenomene të tilla ka.

Duhet të shkojnë me shumë besim, Dje pashë sallat e kiruirgjisë së përgjithshme. Nuk ka asnjë ndryshim nga asnjë sallë kirurgjie në cdo vend të botës. Jua them si profesionist. Nuk kam qenë vetëm në Spanjë, kam qenë në Francë, Gjermani, Itali. Ai sistem që keni bërë në sistemin kirurgjikal, nuk i lë asnjë… madje i keni sallat më të mira se i kam unë në spitalin publik në Spanjë. Kur e them nuk e ekzagjeroj.

Sot spitali kirurgjikal apo spitali i urgjencës është një nga më të mirat që unë kam parë për strukturën, organizimin. Kjo është e vërtetë. Duhet mbushur me aparatura, që dalë ngadalë do të bëhen e duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat”, tha Sallabanda.

Në përgjigje Rama tha “Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit”.

Por është i vetëdijshëm që ka ende për të përmirësuar

“Aparaturat? Krahasuar me vende si Spanja, kemi mangësi, por aparaturat bazike sot moderne I kemi. Duhen aparatura që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, tregues se kemi ende nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e menaxhimit”.

Sallabanda është pro lejimit të punësimit të mjekëve në shtet dhe privat. Një sistem që e ka dhe Franca dhe Italia.

“Duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat”, tha Sallanda.

Ndërkohë, Rama foli për ndryshimet që janë bërë që lejon punësimin e mjekëve në privat, por më parë duhet të marrin aprovim nga drejtuesi duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.

“Lidhjet e publikut me privatin, për shkak të mësimeve që nxorrëm nga historitë e pagëlltitshme të Onkologjikut e kemi që mjeku që punon në publik mund të shkojë të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim dhe sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e kodit etik”, tha Rama.

The post Histori e pagëlltitshme/ Skandali i Onkologjikut, Rama: Kemi ende nevojë për përmirësim, spitalet i shajnë ata që s’i kanë parë vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

Persona të maskuar dhunojnë presidentin shqiptar të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

By: V K
28 September 2024 at 09:29

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm nga disa individë me maska në Shkup ditën e sotme.

Ky incident i papritur, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili njoftoi se presidenti ishte duke u larguar nga restoranti pas një takimi pune kur disa persona të panjohur e sulmuan atë dhe shoqëruesin e tij.

Aktualisht, ende nuk ka informacione të plota mbi gjendjen shëndetësore të Muamed Sejdinit pas sulmit, si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në këtë dhunim.

Sakaq, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj.

The post Persona të maskuar dhunojnë presidentin shqiptar të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Nga njohja e Kosovës, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, mesazhet e Ramës në OKB

By: V K
28 September 2024 at 09:07

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu adresua Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në OKB:

Ndërsa takohemi këtu sot përballemi me një tjetër vit krizash e konfliktesh komplekse, ndërsa një botë thellësisht e përçarë rri e sheh. Perspektivat tona për një botë më të paqtë, të drejtë e të barabartë janë të mjegullta sot, tonat janë kohëra sfiduese.

Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me nivel të lartë ambicieje dhe rezultate, të cilat duhen zbatuar.

Kemi ndërmarrë të tjera angazhime të tilla në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur për ta thënë shumë butë. Kemi paguar çmimin. Ky është sërish një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, për një të ardhme më të paqtë e më të begatë, ndërkohë që kohërat në të cilat jetojmë, nuk mund të ishin më të zymta.

Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pas përmbylljes së misionit të vet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku për ato vlera e parime që janë të panegociueshme dhe sinqerisht shpresoj që të kemi përmbushur pritshmëritë e shumë prej jush.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Mos u gaboni, me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi. Toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë dhe jo thjeshtë të tolerojmë, por të tolerojmë me respekt në mënyrë aktive, me hijeshi. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në mënyrë konstante me kompleksitetin e të gjithë historive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv e jo fort me qejf i divesitetetit të dikujt.

Kjo formë tolerance, toleranca që shqiptarët myslimanë e të krishterë shprehën gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik kundrejt së keqes e duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj seç kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje, të paqtosh mosmarrëveshjet me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të debatojmë e të nxisim mirëkuptim e paqe të mëtejshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.

Kërkon po kështu që ne të vazhdojmë të sfidojmë veten, duke reflektuar mbi mundësitë e njëanshmërive e gjykimeve që kemi ne, duke reflektuar mbi arbitraritetin dhe njëanshmërinë që u veshim të tjerëve dhe duke vënë përherë në pikëpyetje standardet tona të dyfishta morale.

Me besim në njerëzim dhe humanizëm, Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja pas rënies së Kabulit nën talebanët, të cilët u mikpritën e u pranuan nga vendi ynë, ndërkohë që shtete anëtare të NATO-s më të mëdha e më të pasura u kthen shpinën atyre. Në të njëjtën frymë u dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranian, jetët e të cilëve rrezikoheshin çdo ditë në kampin “Liria” në Irak ku sulmoheshin e masakroheshin nga vrasësit e Teheranit.

Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë që synonte të gjunjëzonte vendin, duke fshirë të gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht.

Ne nuk u lëkundëm e nuk do të lëkundemi në angazhimin tonë për të strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme.

Mikpritja jonë nuk ka qenë e nuk është aspak e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humaniste, gdhendur në shpirtin tonë si komb.

Së fundmi i shtrimë dorën e ndihmës, fqinjësisë sonë e mikes së veçantë, Italisë, në përpjekje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat e ka ngarkuar gjeografia, në një prej dukurive më trysnuese të kohëve tona, migracioni.

Në vend që thjeshtë të flisnim, u përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnin problemin e madh të migracionit në Europë, po nga ana tjetër nuk qëndruam duarlidhur, e duke u përpjekur që të ndërtonim e të shtonim diçka konstruktive bëmë pjesën tonë. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi e marrëdhënie fqinjësie të mirë është bë fakt boshti i politikës në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Në rajonin tonë pas më shumë çerek shekulli, plagët e thella të lëna nga shpërbërja e dhunshme e Ish-Jugosllavisë kanë nevojë ende të shërohen. Por kemi parë po kështu edhe ndërtimin e paqes, reflektuar mbi të gjitha nga vizioni, urtia e pakrahasueshme dhe kurajo që çoi në krijimin e Bashkimit Europian.

Të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi rrekur për një dekadë që të bëhemi bashkë, të takohemi, të flasim për sfidat dhe të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që duhet ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes e jo të shohim të ardhmen me sytë e të shkuarës.

Sot popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike në kontekstin e një rreziku historik më gjerë në Europë, ku agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi.

Do të thoja që Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion shumë më të mirë sesa ka qenë ndonjëherë, por na duhet të punojmë pareshtur dhe me durim midis vetes sonë në rajon e mbi të gjithë me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë, jo vetëm i pamundur, po thjeshtë i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.

Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar.

Në vitin e tretë të luftës së pajustifikuar e të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndihmi të detyruar të përtërimë thirrjen tonë për Rusinë që ta ndalë këtë luftë. Kjo luftë që as Ukrainë e as bashkësia e vendeve tona me të njëjtën mendësi e kanë zgjedhur, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një vendi dhe në fakt i një ëndërrimtari delirant i një së shkuare të vjetër imperialiste. Të shpërblesh një agresor që anekson territoret e një vendi sovran duke çarmatosur viktimën e agresionit, nuk sjell paqe, por i shtron rrugën, më shumë lufte.

Të gjithë ata që kërkojnë paqe, duke ndaluar Ukrainën ndërkohë, në vend që të ndalojnë agresionin neoimperialist të Rusisë e kanë gabim dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për një të vërtetë shumë të thjeshtë, një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë vetëm agresion të mëtejshëm e do ta shndërrojë botën tonë në një botë që sundohet nga fuqia, jo nga e drejta.

Po, edhe ne duam paqe dhe po, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurisht do të mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe çdo format që do të përfshijë Rusinë përreth tryezës, por kërkojmë një paqe të drejtë, mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat e kësaj Asambleje të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund të minoj Ukrainën dhe të drejtën e saj.

Në fillim të këtij viti në Tiranë, në kryeqytetin tonë pritëm Samitin e dytë midis Ukrainës dhe Evropës Juglindore dhe mirëpritëm presidentin Zelenskyy, një udhëheqës i vërtetë dhe i guximshëm i rezistencës që nuk është thjesht rezistencë dhe qëndresë ndaj një agresioni brutal kundër atdheut të tij, por në të njëjtën kohë është një qëndresë për vetë ekzistencën e demokracisë dhe një Evrope dhe një bote të drejtë e të mbështetur në rregulla.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe do të mbështesë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa të arrihet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme.

Një tjetër luftë po vlon në Juglindje të Europës. Shqipëria i qëndron e palëkundur qëndrimit të saj se nuk ka vend për Hamasin dhe të ngjashmit e tij në botën ku duam të jetojmë, në të drejtën plotësisht të njohur të popullit palestinez të kenë vetë vendin e tyre të sigurt në këtë botë dhe të drejtën për të lindur e rritur fëmijët e tyre në shtetin e tyre.

Garantimi i një kushti kaq bazë për miliona palestinezë është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, po aq sa është më shumë e lehtë të thuhet sesa të bëhet që populli hebre të jetojë në tokën e vet ndërkohë që askënd nuk e vë në pikëpyetje të drejtën e tij për të ekzistuar.

Duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez.

Megjithatë nuk është kaq e vështirë ta thuash fort e me zë të lartë, që kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete.

Shqipëria mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë konflikt përmes dialogut e bisedimeve që çojnë në një zgjidhje të vërtetë, të pavarur, shteti që jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë; një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet sikur Izraeli, që në vend që t’i bëjnë leksione nga lart, duhet mbështetur , jo duke thënë, “po por…” në luftën kundër terrorizmit ndërkohë që ka qindra të pafajshëm që ende mbahen në vende ferri , në faqen e tokës nga ’kasapët’ e 7 tetorit të vitit të kaluar.

Sundimi i ligjit është në themel të një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030, një objektiv që luan rolin e mundësuesit e përshpejtuesit të të gjitha objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm.

Rëndësia e tij mbështetet në premtimin e arritjes së shoqërive më gjithëpërfshirëse të drejta e të paqta, pa institucione të forta që hasin në drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut, përparimi në objektivat e tjerë; si dhënia fund e varfërisë, siguria apo garantimi i sigurisë ushqimore, promovimi i shëndetit, mirëqenies, përfshi ndryshimin klimaterik, do të ishte i kufizuar.

Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër dhe digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurrur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione.

Me një reformë të pashembullt në drejtësi, Shqipëria ka investuar masivisht gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kyç për të përftuar të ardhme të qëndrueshme, progres shoqëror, prosperitet ekonomik, qëndrueshmëri mjedisore dhe drejtësi, por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet e drejta, e ndershme e mirëqeverisje, kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti përmes disa reformave apo edhe brenda vetëm një dekade. Në të kundërt, është një përpjekje e pareshtur për të transformuar së brendshmi, të gjitha praktikat për t’u ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes.

Jemi zotuar të luajmë rolin tonë e të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar realizimin me sukses të agjendës sonë ‘’Shqipëria 2030’’. Duke punuar mbi atë çfarë kemi bërë në vazhdim gjatë mandatit të mëparshëm si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne, për të përmirësuar qeverisjen dhe efikasitetin institucional të OKB si edhe rendin shumëpalësh, respektimin e të drejtave të njeriut. Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale, të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, ku çdo qenie njerëzore mund të realizojë potencialin e vet të plotë dhe të jetojë me dinjitet e respekt.

Një bijë e dashur e shqiptarëve, Shën Tereza tha dikur, “E vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në ujë për të krijuar shumë rrathë’’.

Nuk ka thënie më të mirë që shëmbëllen nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë çka qartësisht është thelbi i rendit shumëpalësh. Faleminderit shumë!

The post Nga njohja e Kosovës, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, mesazhet e Ramës në OKB appeared first on Albeu.com.

Çelja e negociatave më 15 tetor/ BIRN: Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

By: V K
28 September 2024 at 08:42

Shqipëria pritet të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian, për grupin e parë të kapitujve mbi të drejtat themelore në mesin e Tetorit dhe të ecë e vetme në këtë rrugë, nëse BE vendos ta ndajë procesin për Maqedoninë e Veriut, e cila po bllokohet nga vetoja Bullgare.

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE”, ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit, duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë, Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat i mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”,- komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit, duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”,- shprehet ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar, Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”,- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj, nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit, si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit, nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së, kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”,- tha ai./BIRN

The post Çelja e negociatave më 15 tetor/ BIRN: Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në appeared first on Albeu.com.

Magjistarja e Kavajës që bën mrekulli dhe zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy (VIDEO)

By: V K
28 September 2024 at 07:59

Magjitë janë përhapur mjaft së fundmi, por pa lënë pas edhe syrin e keq. Por për këto probleme kaq madhore ka dhe zgjidhje. Dhe këtë zgjidhje mund ta japë  vetëm Flora e Kavajës, e cila ka fuqi të mbinatyrshme të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreqë fatet e miletit.

Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës, e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

Siç ndodh me të gjithë shëruesit e magjive, syrit të keq e njëmijë e një përrallave me xhinde, të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, pengohen që t’i drejtohen një mjeku specialist dhe të marrin kurat e nevojshme për t`u shëruar dhe sapo mbërrijnë në dyert e këtyre sharlatanëve, përballen me fjalinë e zakonshme: “Ti nuk je për mjek”!

Zonja Flora e cila prej 13 vitesh ushtron këtë “profesion”, është e “aftë” të shërojë njerëzit dhe të dalloj hallet e tyre vetëm duke i parë në sy. Njejtë si ky rast, ku në takimin e organizuar, Flora tregohet mjaft e gatshme për të na ndihmuar dhe përpiqet ta gjejë vetë problemin tonë.

Por pas kësaj bamirësie nga ana e saj, fshihet një tjetër detaj të cilën na e vendos në dispozicion denoncuesja jonë. Sipas saj, Flora e Kavajës këtë punë nuk e bën për të ndihmuar sepse në të vertetë aftësitë e saj lënë për të dëshiruar. Pas saj fshihen shuma të mëdha parash që i merr nga njerëzit në nevojë, duke abuzuar edhe me besimin e tyre.

Pasi realizojmë takimin dhe ritualet sipas rregullave të saj, Flora vendos të bëjë një ligjerate e cila është e gjitha në stilin e fallxhoreve, edhe pse ajo ende nuk është njohur me problemin tonë.

Dhe e habitur pasi u njoh me hallin tonë, kjo zonjë na sugjeron një seancë tjetër yshtje por pas 8 ditësh.

Në seancën e dytë ndiqet po e njëjta praktikë, ku zonja Flora me një Kuran në duar fillon të lexojë dhe lutet. Praktika të zakonshme të sharlatanëve të cilët nën emrin e Kuranit, mundohen të manipulojnë personat me probleme që kërkojnë ndihmë.

Por në këtë gjithë këtë histori, kemi harruar pa thënë dhe një detaj shumë të rëndësishëm. Kjo zonjë, e cila ka krijuar një sekt të sajin në emër të bamirësisë, ka një mënyrë aspak të ndershme për të bindur hallexhinjtë që i trokasin çdo ditë në derë.

Duke përdorur vajzën e saj që është ndarë nga jeta vite më parë.

E kuptojmë dhimbjen e një nëne për vajzën e saj të ndarë nga jeta, por të përdorë këtë të fundit, është një tjetër strategji manipulimi e kësaj zonje, që kërkon të përfitojë financiarisht nga fatkeqësia që i ka ndodhur.

Dhe pasi dëgjuam mirë e mirë seç kjo zonjë ishte e aftë të bëntë, vendosëm të tregojmë se cilët jemi në të vertëtë.

Pas ballafaqimit me ne, Zonja Flora është e bindur për fuqinë dhe aftësinë e saj të mbinatyrshme për të shëruar njerëz, por sërish pavarësisht kësaj dhuntinë e mbajti brenda, të fshehur nga sytë kureshtarë dhe dashakeqës që mundohen t’i prishin veprat e mira që bën çdo ditë.

The post Magjistarja e Kavajës që bën mrekulli dhe zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
28 September 2024 at 07:45

Sot, më 28 shtator 2024, dollari amerikan blihet, me 88.2 lekë dhe shitet me 89.1 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Shtator 2024, kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
28 September 2024 at 07:26

Ditën e sotme, qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane, do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Megjithatë nuk priten reshje. Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 28 Shtator 2024, kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 28 Shtator 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: V K
28 September 2024 at 07:22

Dashi

Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental.

Demi

Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale.

Binjakët

Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë kësaj dite. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

Gaforrja

Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të minojnë qetësinë tuaj.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave dhe atë profesionale.

Virgjëresha

Do të ndjeni nevojën për konfirmim si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale. Nën ndikimin kritik të ditëve të kaluara, kjo e shtunë nuk do të jetë në ritmin e duhur.

Peshorja

Do të vijoni të demonstroni një gjendje nervozizmi në çdo sektor, sidomos në atë të ndjenjave dhe profesionit. Nën ndikimin e Hënës, do të arrini që t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.

Shigjetari

Do të vijoni të shfaqni një humor të përkeqësuar gjatë gjithë ditës. Do të përballeni me kritika të forta si në fushën e ndjenjave edhe në familje.

Bricjapi

Duhet të ndaleni dhe të mendoheni mirë lidhur me disa angazhime të akumuluara gjatë kësaj periudhe, shkruan noa.al. Mundohuni që të zgjidhni disa çështje të cilat vijojnë të jenë të hapura në fusnin e ndjenjave.

Ujori

Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.

Peshqit

Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.

The post Horoskopi 28 Shtator 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Dënimi i Salianjit/ Reagon PD: U dënua me burgim politik, akt hakmarrje nga Fatzi Xhafa dhe Edi Rama

By: V K
26 September 2024 at 15:31

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Lidhur me vendimin e gjykatës me 1 vit burg për Ervin Salianjin, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

PD: Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani! Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij. Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar.

Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.

The post Dënimi i Salianjit/ Reagon PD: U dënua me burgim politik, akt hakmarrje nga Fatzi Xhafa dhe Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Dënimi i deputetit Salianji/ Juristi Daci: Vendimi me burg nuk duhej lënë në fuqi, deputeti s’ka asnjë të shkuar negative

By: V K
26 September 2024 at 14:53

Këtë të enjte, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Juristi i njohur Jordan Daci, thotë se vendimi i Apelit për të dënuar me burg Ervin Salianjin, është politik. Sipas tij, vepra për të cilën akuzohet deputeti i PD-së, nuk e justifikon dënimin me burg.

Gjithashtu, Daci thotë se çështja ose duhej të pushohej, ose duhej që dënimi të konvertohej në një masë më të butë.

“Edhe mbarimi i mandatit nuk mbaron vetvetiu, duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të gjitha këto të lidhura bashkë bëjnë të domosdoshëm kontrollin formal, minimal, ka një mori arsyesh proceduralesh që kërkojnë një kontroll formal për heqjen e lirisë së këtij deputeti dhe t’i hapë rrugë dënimit.

Ai vendim nuk duhej lënë në fuqi, minimumi duhej konvertuar, se këtu po konvertohen dhe për ata që merren me drogë. Dëmi që i sjell shoqërisë është zero dhe nuk justifikohet dënimi me burg kur dhe zyrtarëve për korrupsion u lehtësohet dënimi. Po të ishte person i rrezikshëm, hajde de, por për mendimin tim nuk justifikohet dënimi me burg. Gjykata e Lartë të marrë vendim për pezullim të këtij vendimi”, tha ai.

The post Dënimi i deputetit Salianji/ Juristi Daci: Vendimi me burg nuk duhej lënë në fuqi, deputeti s’ka asnjë të shkuar negative appeared first on Albeu.com.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë

By: V K
26 September 2024 at 14:32

Vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, në Gjykatën e Apelit, u prit me tensione, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi, akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri Pazar.

“Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët”, tha Bardhi.

The post Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Dënimi me burg i Salianjit, Partia Demokratike mbledhje urgjente

By: V K
26 September 2024 at 14:12

Pas lënies në fuqi të dënimit me një vit burg nga Apeli i Posaçëm të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike, do të mbajë mbledhje urgjente në seli.

Mësohet se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.

The post Dënimi me burg i Salianjit, Partia Demokratike mbledhje urgjente appeared first on Albeu.com.

❌
❌