Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Në ndjekje të “yllit” anglez, Lazio “ëndërron” Bellingham

28 September 2024 at 23:50

Pasi shkëlqeu tek aventura e tij, me spanjollët e Getafe, “ylli” i Manchester United, Mason Greenwood kërkohej me ngulm nga “Bardhekaltërit” e Lazio, mirëpo me kalimin e tij te Marseille gjithçka ndryshoi.

Në të tilla rrethana, bordi i Lazio është fokusuar te një tjetër talent anglez e më konkretisht te vëllai i vogël i Jude Bellingham, i cili është pjesë e skaudrës së Sunderland.

Jobe Bellingham aktivizohet kryesisht në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të luajë edhe si mesfushor dhe qendërsulmues, me 18-vjeçarin, që vlerësohet me një çmim rreth 15 milionë euro dhe nëse gjithçka arrihet me sukses kalimi te Lazio do të ishte eksperienca e parë e tij jashtë ishullit. /i.m /abcnews.al

Kërkohet një anësor i ri, “Bardhezinjtë” e Anglisë pas “pistonit” norvegjez

28 September 2024 at 23:13

Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë.

“Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për anësorin e mbrojtjes, Kieran Trippier dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit kushton 15 milionë euro, teksa sezonin e shkuar ka arritur të bëhet protagonist me 4 gola të shënuar, si dhe me 1 asistim, në 26 përballjet e para të këtij edicioni, në të gjitha kompeticionet. /i.m /abcnews.al

LaLiga/ “Bie” Barcelona, “Katalanasit” turpërohen në transfertën e Osasuna 

28 September 2024 at 22:56

Ishte turpëruese, pavarësisht se ishte humbja e parë në elitën e futbollit spanjoll për këtë sezon.

“Katalanasit” e Barcelona kanë zhgënjyer totalisht në transfertën e Osasuna, teksa janë mundur me rezultatin e thellë, 4-2, me dominimin e vendasve që u pa që në minutat e para, me dyshen Ante Budimir-Bryan Zaragoza që shënuan nga një gol në minutat 18’ e 28’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Barça ngushtoi shifrat me Victor, mirëpo një tjetër gol i Budimir dhe rrjeta e Bretones, në minutat 72’ e 85’ i shkaktoi djemve të Hansi Flick humbjen e parë në LaLiga, të cilët shënuan edhe me Yamal në minutën e 90’-të, por më kot.

Pavarësisht disfatës, “Katalansit” sërish mbeten në vendin e parë të tabelës së renditjes, në kampionatin elitar spanjoll, teksa ndodhen 4 pikë larg Real Madrid të vendit të dytë dhe 6 pikë larg Atletico Madrid të vendit të tretë. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Atalanata barazon në fund, “Zikaltërit” e Gjimshitit ndajnë pikët në transfertën e Bologna

28 September 2024 at 22:36

Rezultati mund të kishte qënë shumë më ndryshe, në rast se Lucumi nuk do të ndëshkohej me kartonin e kuq.

Bologna dhe Atalanta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1-1, në “Stadio Renato Dall’Ara”, në një përballje shumë të luftuar dhe kjo u pa gjithashtu edhe nga numri i kartonëve, plot 7 të tillë, ku një prej tyre ishte i kuq.

Sipari i golave u çel nga vendasit në minutën e 46’-të të sfidës, me “bomberin” argjentinas, Santiago Castro, që shënoi golin e tretë, në tre sfidat e fundit në Serie A, megjithatë avantazhi do të zgjaste deri në minutën e 90’-të, me “fantazistin” serb, Lazar Samardzic, që zhyti topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Falë këtij rezultati, Atalanta dhe Bologna nuk ndryshojnë pozitat e tyre në tabelën e elitës italiane, teksa renditen në vendet 9 dhe 10, me nga 7 pikë respektivisht. /i.m /abcnews.al 

Yesterday — 28 September 2024Main stream

“Lojtar special”, Zidane elozhe për Bellingham: Është shumë i fortë, do të sjellë shumë tituj në “Bernabeu”

28 September 2024 at 22:16

Anglezit Jude Bellingham i mjaftoi vetëm një sezon për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid. Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi.

Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane, me “legjendën” e Real Madrid, i cili në një koment të shkurtër për mediat është shprehur se e konsideron talentin anglez, një lojtar spektakolar, shumë të fortë dhe që dotë të sjellë një numër të mëdhenjsh titujsh, në “Santiago Bernabeu”.

“Është një lojtar me të vërtetë special, të gjithë ne ndihemi me shumë fat që ai është pjesë e Real Madrid. Është shumë i fortë dhe unë shpresoj që do t’i sjell shumë tituj skuadrës”,- u shpreh një prej lojtarëve, më të mirë në historinë e “Los Blancos”.

Interesant është fakti se Bellingham te Real mban veshur fanellën me numër pesë, fanellë e cila i përkiste edhe Zidane. Duhet theksuar se britaniku ia ka dalë ta nderojë atë dhe ta meritojë një numër me aq shumë peshë në historinë e madrilenëve, teksa këtë sezon është kthyer në protagonistin kryesor të skemave të Carlo Ancelotti. /i.m /abcnews.al

Kategoria e Parë/ Besa vijon kryesimin, Flamurtari e Vora i vihen pas “Verdhezinjve”

28 September 2024 at 21:56

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e kësaj të shtune, të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e gjashtë, të sezonit 2024-2025, ku padyshim favoritët nuk kanë zhgënjyer.

Kështu,  “Verdhezinjtë” e Besës kanë mposhtur në “frymën e fundit” të sfidës, Apoloninë, në stadiumin “Loni Papuçia”, të Fierit, duke i mundur kundërshtarët, me rezultatin e ngushtë 2-1, me Topin që mori avantazhin për fierakët, por më pas djemtë e Mirel Josës përmbysën gjithçka me Mazrekajn e Goxhën.

Në krahun tjetër, “Kuqezinjtë” e Flamurtarit fitoi me shifrat e pastra 2-0 kundër Valbonës, me autorët e golave Herald Markun dhe Oshafin.

Ndërkaq, të gjithë sfidat e tjera të javës së gjashtë, Burreli-Lushnja, Kukesi-Korabi dhe Vora-Pogradeci u mbyllën me shifrat minimale 1 me 0. /i.m /abcnews.al

“Katalizator” në mesfushë, Barça, Liverpool e Arsenal vihen pas Martin Zubimendi

28 September 2024 at 21:36

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal, “Të kuqtë” e Liverpool  dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Mbappe me “kokën pas”, kapiteni i “Gjelave” i dërgon “faturën” ish-klubit të tij

28 September 2024 at 21:16

Dikur ishin dashur shumë, por siç ndodh shpesh herë, janë dashuritë e mëdha që rezervojnë edhe finale dramatike.

Pjesë e tyre është bërë edhe Kylian Mbape.

“Divorci” i sulmuesit francez me “gjigantët” e PSG nuk ishte aspak i lehtë, megjithatë pavarësisht se letrat janë firmosur, kjo histori nuk është mbyllur ende, madje gjërat mund të bëhen më keq, sidomos pas vendimin të fundit të Mbappe.

“Ylli” i Real Madrid ka urdhëruar avokatët e tij që të denoncojnë klubin parizien në Federatën Franceze të futbollit dhe UEFA me pretendimin se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet financiare, me prestigjiozen franceze, “Le Monde” që ka zbuluar lëvizjen e Mbappe, ashtu edhe shifrën që ai kërkon nga ish-skuadra e tij.

Bëhet fjalë për 55 milion euro, të cilat janë pjesë e përplasjeve të mëdha të hershme mes palëve dhe që lidhjen me bonuset shpërblyese për futbollistin.

Denoncimi në federatën franceze dhe UEFA është vetëm hapi i parë, ndërsa Mbappe dhe Paris Saint-Germain me shumë mundësi do të përballen në gjykatë e po ashtu, ky vendim i sulmuesit mund të sjellë pasoja për klubin parizien, që rrezikon pezullimin e merkatos dhe në rastin më të keq edhe përjashtimin nga Kupat e Evropës. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Shkëlqen Dinamo e Dajës, “Nëndetësja Blu” mund Vllazninë në “Elbasan Arena”

28 September 2024 at 20:56

Mund të konsiderohet fitorja e parë e madhe, pas rikthimit të Ilir Dajës në krye të pankinës së tyre.

“Nëndetësja Blu” e Dinamo City ka arritur një fitore të madhe, përballë “Kuqebluve” të Vllaznisë, duke i mundur këta të fundit, në “Elbasan Arena”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, ku në rezultat ndikoi jo pak edhe dalja me të kuqe e Krymit, në minutën e 51’-të.

Para se të mbesnin me 10 lojtarë, “Kuqeblutë” e Brdaric kishin gjetur edhe avantazhin, falë “fantazistit” Eslit Sala, megjithatë golat e Peter Itodo dhe Dejvid Bregu mjaftuan që djemtë e Ilir Dajës të siguronin tre pikët.

Kështu, falë kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e katërt të tabelës, me 11 pikë, teksa është pretendente për të qëndruar deri në fund në Final Four. /i.m /abcnews.al

Premier League/ Fitore për kreun, Salah nderon Liverpool në transfertën e “Molineux”

28 September 2024 at 20:36

Përfituan nga barazimi i “Qytetarëve” të Manchester City dhe morën kreun me mundësinë e parë, që u ra në dorë.

“Të Kuqtë” e Liverpool ia kanë dalë të sigurojnë tre pikët e radhës, në Premier League, teksa mundën në “Molineux Stadium”, skuadrën e Ëolves, me rezultatin e ngushtë, 2-1, ku padyshim “heroi” i sfidës mund të quhet “faraoni” i sulmit , Mohamed Salah.

“Ylli” egjiptian shënoi golin e fitores në minutën e 61’-të, falë ekzekutimit përfekt të një 11-metërshi, duke i dhuruar sërish avantazhin pas golit të Ait-Nouri, në minutën e 56’-të, me algjerianin që barazoi francezin Konate, në sekondat e fundit, të fraksionit të parë të lojës.

Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati “Të Kuqtë” e Liverpool ngjiten në vendin e parë të tabelës së Premier League, me 15 pikë, një më shumë se “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Liverpool. /i.m /abcnews.al

Bundesliga/ Mbyllet në “paqe” përplasja e “gjigantëve”, Bayern dhe Leverkusen ndajnë pikët në “Allianz Arena”

28 September 2024 at 20:26

Ishte padyshim një përballje spektakolare, vetëm se në fund gjithçka u ndal në shifrat 1-1.

“Bavarezët” e Bayern Munich kanë “testuar” për herë të parë veten këtë sezon, teksa pritën në “Allianz Arena”, kampionët në fuqi të Bundesliga, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, me ndeshjen që mund të thuhet se u dominua nga djemtë e Vincent Kompany.

Pavarësisht dominimit “të kuq”, të parët që e morën avantazhin ishin kampionët e Xabi Alonso, me “shkatërruesin” e mesfushës, Roman Andrich, që dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Granit Xhakës, duke marrë për vetëm 8 minuta avantazhin në duar, teksa në të 39’-n minutë, talenti gjerman Aleksandar Pavlovic barazon shifrat me një goditje spektakolare.

Pavarësisht se golat erdhën shumë herë dhe “Bavarezët” dominuan totalisht duke patur rreth 19 raste shënimi, sërish “gjigantët” e futbollit gjerman, nuk arritën të siguronin 3 pikët.

Megjithatë, pavarësisht se u ndalën në vetëm 1 pikë, sërish “Bavarezët” e Bayern Munich qëndrojnë në vendin e parë të tabelës, me 13 pikë, dy më shumë se Leipzig i vendit të dytë. /i.m /abcnews.al

Vlahovic, “hero” në Xhenoa/ Juventus rikthehet me fitore bindëse në Serie A, “Zonja” fiton me tre gola në “Luigi Ferraris”

28 September 2024 at 19:56

Ishte padyshim një fitore, e siguruar gjithashtu në një fushë aspak të lehtë.

“Bardhezinjtë” e Juventus janë rikthyer me spektakël te triumfi në Serie A, teksa në “Stadio Luigi Ferraris” kanë mundur skuadrën e Genoa, me rezultatin e thellë 3-0, me të tre golat e sfidës, që erdhën në 45 minutat e dyta të lojës.

Protagonist absolut mund të konsiderohet “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, i cili shënoi fillimisht një 11-metërsh në minutën e 48’-të dhe 7 minuta më vonë dërgon në rrjetë një pasim të Koopmeiners, për t’i lënë më pas vendit rrjetës së “diamantit” portugez, Francisco Conceicao.

Falë këtij triumfi të madh, skuadra e Juventus ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 12 pikë, teksa deri më tani janë e vetmja skuadër në ligat e mëdha që nuk kanë pësuar gol në kampionatin e tyre. /i.m /abcnews.al

“Futbolli është bërë i mërzitshëm”, Platini propozon ndryshimin drastik

28 September 2024 at 18:56

Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm, mirëpo, duket se këtij problemi Por këtij problemi i jep zgjidhje ish-presidenti i UEFA, Michel Platini me propozimet e tij.

Përtej mërzisë së një futbolli që është më shumë i vëmendshëm ndaj pasimeve, ish-“ylli” francez është shprehur se skuadra duhet të hyjnë në fushë me 10 lojtarë dhe në këtë mënyrë do të krijohen hapësira të reja në fushë dhe do t’u lejohet lojtarëve të vrapojnë më shumë.

“Nevojitet të hiqet një, e skuadrat të luajmë me dhjetë lojtarë. Në 1900, filloi të luhej me 11 lojtarë, por në atë kohë lojtarët vraponin më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht. Kështu që mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësira në fushë.

Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futbollin që luhej më parë. Bëhen shumë pasime prapa se sa përpara. Nuk dua të bëhem kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”,- u shpreh Platini.

Në rast miratimi, ky propozim do të kishte efektin e një revolucioni në një sport të cilin “legjenda” holandeze, Marco Van Basten, si konsulent i FIFA-s, ishte përpjekur ta evoluonte me ide të ndryshme, duke modifikuar pozicionin jashtë loje, duke hequr kohën shtesë, duke vendosur një përjashtim të përkohshëm. /i.m /abcnews.al

Premier League/ Shkëlqejnë Chelsea e Arsenal, Everton gjen fitoren e parë të sezonit

28 September 2024 at 18:16

Ishin padyshim fitore të mëdha dhe kjo duket që nga rezultati 4-2.

“Gjigantët” e Londrës, Chelsea e Arsenal kanë shkëlqyer mesditën e kësaj të shtune, teksa kanë fituar respektivisht ndaj Brighton dhe Leicester me shifrat e thella 4-2.

Kështu, në “Stamford Bridge”, djemtë e Enzo Maresca triumfuan falë “magjisë” së Cole Palmer, me “fantazistin” anglez, i cili shënoi të gjithë golat për “Blutë”, duke nxjerrë “të pavlefshme” rrjetat e Rutter dhe Baleba.

Në krahun tjetër, për “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta në fitoren ndaj “Dhelprave” menduan Martinelli, Trossard e Havertz, si dhe Ndidi, me këtë të fundit që shkaktoi një autogol, i cili ndikoi jo pak në humbjes e skuadrës së tij, duke nxjerrë totalisht “jashtë loje” dopietën e Justin.

Ndërkaq, në përballje të tjera të kësaj jave, Everton mundi në “shtëpi” skuadrën e Crystal Palace, me shifrat 2-1, Fulham fitoi 1-0 në transfertën e Nottingham Forest, ndërsa Brentford dhe West Ham u ndalën në barazimin 1-1. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Teuta “fundos” Laçin, “Bardhezinjtë” ende në kërkim të fitores së parë të sezonit

28 September 2024 at 17:56

Është java e shtatë e Superiores dhe ende nuk kanë mundur të regjistrojnë fitoren e parë të sezonit.

“Bardhezinjtë” e Laçit kanë pësuar disfatën e radhës në elitë, mesditën e kësaj të shtune, teksa janë mundur në stadiumin e tyre, nga Teuta, me rezultatin minimal 0-1, me golin e Ledio Beqjas në minutën e 44’-t, që mjaftoi për t’i siguruar “Djemve të Detit” fitoren e madhe.

Kështu, “Kurbinasit” vijojnë të mbeten në vendin e fundit të tabelës, me vetëm tre pikë, pas shtatë javëve të para, pikë që kanë ardhur nëpërmjet tre barazimeve, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e 4-t të tabelës, me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Inter rikthehet te fitorja, Lautaro protagonist në triumfin ndaj “Bardhezinjve”

28 September 2024 at 17:16

Ishte padyshim një fitore e domosdoshme, sidomos pas tre rezultateve negative radhazi.

“Zikaltërit” e Inter kanë shkëlqyer në “Stadio Friuli” mesditën e kësaj të shtune, teksa mundën me rezultatin e ngushtë, 3 me 2 “Bardhezinjtë” e Udinese, duke ngritur goxha moral, para sfidës së radhës në UEFA Champions League.

Një gol i Davide Frattesi dhe një dopietë e kapitenit Lautaro Martinez mjaftuan për t’i dhuruar skuadrës së Simone Inzaghi tre pikët, pavarësisht rrjetave të Kabasele dhe Lucca për të përmbysur rezultatin në dy rasteve.

Kështu, “Zikaltërit” e Inter ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe ndodhen në vendin e tretë të tabelës, pas “Kuqezinjve” të Milan dhe “Demave” të Torino, me pikë të barabarta me këta të fundit, por me një golavarazh më negativ. /i.m /abcnews.al

Elite Youth Development Academy/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet

28 September 2024 at 16:49

“Shpresojmë që projekti “Elite Youth Development Academy” të na plotësojë ëndrrën për t’u bërë futbollistë”, – në këtë mënyrë janë shprehur lojtarët e talentuar të “Elite Youth Academy” që kanë nisur një rrugëtimi të ri në jetën e tyre. Projekti më i ri i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n po ecën në rrugën e duhur dhe çdo ditë nga e hëna në të enjte, talentët e përzgjedhur trajnohen nga specialistët e ekipeve Kombëtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Projekti po ecën sipas planit dhe fëmijët e përzgjedhur nga rrethet qëndrojnë dhe studiojnë në Tiranë nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Qëllimi është edukimi dhe trajnimi i talenteve jo vetëm në kontekstin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Gjatë një prononcimi për fshf.org, tre nga lojtarët e “Elite Youth Development Academy” janë shprehur shumë të lumtur dhe të kënaqur me punën e bërë deri tani, duke shtuar se ky projekt do të bëjë ëndrrën e tyre realitet për t’u bërë futbollistë.

Besardo Ndoj – Jam Besardo Ndoj, portier te Vllaznia dhe jam pjesë e projektit “Elite Youth Development Academy”. Është shumë mirë dhe tani jemi mësuar. Trajnerët janë shumë të mirë dhe po kënaqemi në stërvitje. Janë shumë të sjellshëm dhe na ndihmojnë. Mua më pëlqen Etrit Berisha dhe dua të bëhem pjesë e Kombëtares. Shpresoj që ky projekt të më plotësojë ëndrrën.

Mateo Kapllani – Unë jam Mateo Kapllani dhe luaj me ekipin e AF Loris. Jam shumë i kënaqur për këtë projekt. Jemi shumë mirë dhe po kalojmë bukur. Ky projekt ka përmirësuar shumë fizikun tim. Unë dua të luaj me Bayern Munich dhe lojtari im i preferuar është Jamal Musiala. Nga Kombëtarja më pëlqen Kristjan Asllani dhe një ditë dua të luaj me Shqipërinë. Shpresoj që ky projekt të realizojë ëndrrën time që një ditë të bëhem futbollist.

Elez Elqeni – Përshëndetje unë jam Elez Elqeni. Jam lojtar i Partizanit, 13 vjeç dhe jam përzgjedhur te “Elite Youth Development Academy”. Ky projekt më pëlqen shumë, grupi është shumë i mirë, trajnerët po ashtu. Stërvitja shkon shumë mirë, kam përmirësuar teknikën dhe forcën. Besoj se për aq kohë sa është planifikuar ky program do të përmirësohemi shumë. Në të ardhmen e shikoj veten në vendin e Gjimshitit, sepse ai është lojtari im i preferuar në Kombëtare. E shoh veten pjesë të Kombëtares. /FSHF

Këngëtarja “non grata” në derbi/ Dana Paola nuk do të interpretojë në Atletico-Real, “Bardhekuqtë” anuluan koncertin mes dy pjesëve

28 September 2024 at 16:36

Një duel i tillë duhet të jetë më shumë se një ndeshje.

Sipas shembullit të sportit amerikan, edhe Atletico Madrid mendoi së shtonte spektaklin në pushim të derbit të kryeqytetit spanjoll.

Atletiko dhe Real Madrid ndeshen këtë të dielë në mbrëmje në stadiumin “Wanda Metropolitano” dhe në program ishte një koncert prej 15 minutash në pushim të dy pjesëve. Në skenë do të ngjiteshin këngëtarja meksikane, Dana Paola, dhe këngëtari spanjoll, Abraham Mateo.

Gjithçka po shkonte siç duhet, kur papritur situata u përmbys. Përse?

Këngëtarja meksikane ishte e ftuar në një program televiziv në televizionin publik spanjoll, RTVE, teksa në emisionin “La Revuelta” ajo pohoi se është tifoze me Realin. Kaq u desh dhe klubi i presidentit Enrique Serezo vendosi ta anulonte koncertin.

Motivi ishte i thjeshtë, një këngëtare që e deklaron hapur “madridizmin” e saj mund të krijojë probleme me tifozët, teksa besohet se herën tjetër, Atletico do të kërkojë që përpara të sigurohet që këngëtarët të mos jenë tifozë të Real Madrid, ose që të paktën të mos e deklarojnë. /i.m /abcnews.al

EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat

28 September 2024 at 16:16

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U21 në ebileta.al . Çmimi i biletave është 200 lekë.

Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë. /FSHF

Arsenal pas Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro 

27 September 2024 at 23:47

Ishte i magjishëm sezonin e kaluar, ishte i magjishëm në Euro 2024 dhe po vijon të dhurojë spektakël në fushën e blertë.

“Ylli” gjerman, Florian Wirtz konsiderohet si një ndër lojtarët me më shumë potencial për të ardhmen, teksa pas një sezoni ku shënoi plot 20 gola e dhuroi po 20 asistime, në 54 ndeshje ka tërhequr të gjithë të mëdhenjtë pas vetes.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjerman “Bild”, pas interesimit të Bayern Munich, Manchester City e Real Madrid, në garë për shërbimet e 21-vjeçarit kanë hyrë edhe “Topçinjtë” e Arsenal, me teknikun Mikel Arteta që e pëlqen shumë talentin gjerman, megjithatë problem mbetet çmimi.

“Aspirinat” gjermane kërkojnë jo më pak se 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër goxha e madhe edhe për një klub si Arsenal. /i.m /abcnews.al

❌
❌