Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

Mbappe me “kokën pas”, kapiteni i “Gjelave” i dërgon “faturën” ish-klubit të tij

28 September 2024 at 21:16

Dikur ishin dashur shumë, por siç ndodh shpesh herë, janë dashuritë e mëdha që rezervojnë edhe finale dramatike.

Pjesë e tyre është bërë edhe Kylian Mbape.

“Divorci” i sulmuesit francez me “gjigantët” e PSG nuk ishte aspak i lehtë, megjithatë pavarësisht se letrat janë firmosur, kjo histori nuk është mbyllur ende, madje gjërat mund të bëhen më keq, sidomos pas vendimin të fundit të Mbappe.

“Ylli” i Real Madrid ka urdhëruar avokatët e tij që të denoncojnë klubin parizien në Federatën Franceze të futbollit dhe UEFA me pretendimin se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet financiare, me prestigjiozen franceze, “Le Monde” që ka zbuluar lëvizjen e Mbappe, ashtu edhe shifrën që ai kërkon nga ish-skuadra e tij.

Bëhet fjalë për 55 milion euro, të cilat janë pjesë e përplasjeve të mëdha të hershme mes palëve dhe që lidhjen me bonuset shpërblyese për futbollistin.

Denoncimi në federatën franceze dhe UEFA është vetëm hapi i parë, ndërsa Mbappe dhe Paris Saint-Germain me shumë mundësi do të përballen në gjykatë e po ashtu, ky vendim i sulmuesit mund të sjellë pasoja për klubin parizien, që rrezikon pezullimin e merkatos dhe në rastin më të keq edhe përjashtimin nga Kupat e Evropës. /i.m /abcnews.al

Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte politik, çështja shkon në Strasburg

By: Oldi
28 September 2024 at 13:38

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se në procesin gjyqësor ndaj Salianjit nuk kishte rëndësi sa e mirë është mbrojtja e avokatëve pasi vendimi ishte marrë pa filluar gjyqi. Gjokutaj ka theksuar se Salinji ka dy rrugë tani për të fituar kauzën e vet ku njëra është rekursi në Gjykatën e lartë dhe tjetra është ndjekja […]

The post Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte politik, çështja shkon në Strasburg appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO)

By: V K
23 September 2024 at 09:04

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 2”, Armaldo Kllogjeri, ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Këngëtari duke iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare.

Ai shtoi më tej, se Teatrin e Operas dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

The post Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌