Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Horoskopi ditor, e Hënë 30 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: Ela
29 September 2024 at 22:56

Dashi Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift. Demi […]

The post Horoskopi ditor, e Hënë 30 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Si emigrantët shqiptarë përdorin “Kushon” dhe pushtojnë tregun e kanabisit në Britani

By: Ela
29 September 2024 at 22:40

Qindra shqiptarë që kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla kanë ndihmuar bandat e drogës të mbytin tregun e kanabisit në Britani. Ata janë rekrutuar si punëtorë në “fermat” ilegale të kanabisit të ngritura nëpër shtëpi me qira ose ndërtesa industriale të pashfrytëzuara për të prodhuar bimë kanabisi me vlerë deri në […]

The post Si emigrantët shqiptarë përdorin “Kushon” dhe pushtojnë tregun e kanabisit në Britani appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik

By: Ela
29 September 2024 at 22:03

Një alarm për bombë ka penguar reperin e njohur Mozzik të performojë në një prej club-eve në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka shpjeguar situatën me detaje. “Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, […]

The post Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik appeared first on BoldNews.al.

Vjeshta shton virozat tek të vegjlit

By: Ela
29 September 2024 at 21:45

Vjeshta ka sjellë shtimin e pacientëve të vegjël që drejtohen tek mjeku pediatër. Luhatja e temperaturave sipas mjekut Bektash Mandri ka bërë që të shtohen rastet e fëmijëve me viroza stinore dhe infeksione respiratore. Bektash Mandri, mjek pediatër: Referuar ndryshimeve të temperaturës, kanë qenë ftohjet e zakonshme ato që kanë mbizotëruar që shoqërohen me sekrecione të […]

The post Vjeshta shton virozat tek të vegjlit appeared first on BoldNews.al.

U bënë mikesha pas “BBV”, plas sherri mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit – VIDEO

By: Ela
29 September 2024 at 21:31

Një sherr ka plasur gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes dy ish-banoreve të “BBV”, Erjola Doçit dhe Françeska Muratit. Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka. Pjesë nga debati […]

The post U bënë mikesha pas “BBV”, plas sherri mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake

29 September 2024 at 22:00

Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani “përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”.

Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se “ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim”.

Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.

Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta “dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,”.

Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.

Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.

“Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet”

29 September 2024 at 21:48

Juxhina Sotiri eksperte sigurie tha në emisionin Review në Euronews Albania se Irani po përpiqet të ballafaqohet në front të drejtpërdrejtë në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, gjë që gjeografikisht është e pamundur.

Sotiri u shpreh se Izraeli po përpiqet të ndryshojë realitetet territoriale, politike, demografike të territorit që është nën sulmin e tij.

Sipas saj, përtej konfliktit Iran-Izrael ka edhe një axhendë të fshehtë, që është ajo Iran-SHBA që në të gjitha veprimet politike dhe ushtarake “luan fijet”.

“Në Irak kemi edhe misionin e NATO-s por edhe Jordania është një rajon që ka paqëndrueshmëri politiko-sociale të madhe, nëse i kthehemi idesë së Izraelit të madh, vrasja e një numri aq të madh njerëzish është përpjekje për të ndryshuar demokracinë, pasi Palestina është territori me dendësinë më të madhe të popullsisë në vend”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet” appeared first on Euronews Albania.

SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene

29 September 2024 at 21:17

Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë njerëz të bllokuar, pa strehë dhe në pritje për t’u shpëtuar, pasi kanë filluar pastrimet nga një stuhi që shkaktoi vdekjen e të paktën 64 vetëve, shkaktoi shkatërrim të gjerë në të gjithë Juglindjen e Shteteve të Bashkuara dhe la pa energji elektrike miliona njerëz.

Helene preku tokën në Shtetet e Bashkuara në Florida si një stuhi e kategorisë 4 të enjten vonë me erëra me shpejtësi 225 kilometra në orë. Nga atje, stuhia u zhvendos me shpejtësi përmes Xhorxhias, ku guvernatori Brian Kemp tha të shtunën se dukej “sikur kishte shpërthyer një bombë” pasi pa në një inspektim nga ajri shtëpitë e shkatërruara dhe autostradat e mbuluara me copëra mbetjesh.

Pasi humbi fuqinë e uraganit, Helene shkaktoi shira të rrëmbyer në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, si edhe Tenesi, duke përmbytur brigjet dhe sforcuar digat.

Qindra vetë të bllokuar nga përmbytjet janë shpëtuar. Rasti më dramatik ishte ai i një spitali në një pjesë rurale të Tenesisë, ku dhjetëra pacientë dhe personel mjekësor u shpëtuan me helikopter nga çatia e spitalit të premten.

Stuhia, që tani është zbutur duke u shndërruar në një ciklon post-tropikal, pritej të përshkonte Luginën e Tenesisë të shtunën dhe të dielën, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Ajo shkaktoi përmbytjet më të rënda prej një shekulli në Karolinën e Veriut. Shira të dendur ranë edhe në Atlanta për 48 orë me radhë.

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se shkatërrimi nga Helene ka qenë “dërrmues” dhe u zotua të dërgojë ndihma. Ai gjithashtu miratoi një deklaratë për fatkeqësi natyrore për Karolinën e Veriut, duke vënë në dispozicion fondet federale për individët e prekur.

Helene shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve në Karolinën e Jugut, duke u bërë cikloni tropikal më vdekjeprurës për shtetin që kur uragani Hugo shkaktoi vdekjen e 35 vetëve në vitin 1989.

Viktima janë raportuar gjithashtu në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Vlerësimi paraprak nga AccuWeather për dëmin total dhe humbjet ekonomike nga Helene në SHBA është midis 95 dhe 110 miliardë dollarë.

Ndryshimet klimatike kanë krijuar kushtet për stuhi të tilla që intensifikohen me shpejtësi në ujërat që ngrohen dhe shndërrohen në ciklone të fuqishëm ndonjëherë brenda disa orësh.

Helene ishte stuhia e tetë e sezonit të uraganeve në Atlantik, e cila filloi më 1 qershor. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka parashikuar një sezon me aktivitet mbi mesataren këtë vit për shkak të temperaturave rekord të ngrohta të oqeanit.

 

The post SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene appeared first on Euronews Albania.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Peka: Ndikimi i konfliktit Izrael-Iran mbi Libanin

29 September 2024 at 21:15

Ish zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka Avenir Peka tha në emisionin Review në Euronews Albania se vrasja e kreut të Hezbollahut do të ndryshojë marrëdhëniet mes Libanit dhe Iranit.

Peka u shpreh se shumë libanezë janë të lumtur me vdekjen e Nasrullahut sepse vetëm ju ka shkaktuar probleme.

“Në 2006 ka ndodhur përplasja e fundit me Izraelin dhe që atëherë Izraeli është tërhequr, por është përgatitur për ditën që jemi sot. Duket sikur sulmi i 7 tetorit është pikënisja e zgjidhjes së konfliktit Izrael-Palestinë, pasi disa shtete e kanë njohur shtetin e Palestinës. Kur të përfundojë kjo do të çojë në njohjen reciproke të dy shteteve. Ngjarjet e tetorit me shumë mundësi janë nxitur nga Irani, sot ishte lajmi që princi i Kurorës Saudite ka dhënë ultimatum që fjala Palestinë të mos përdoret në ceremonitë fetare de të mos ketë reagim publik për Palestinën. Me situatën që jemi për shkak të gjeografisë nuk mund të ketë konflikt të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, Izraeli ka avantazh inteligjencën. Izraeli në raport me Iranin është eliminimi i rrezikut bërthamor të Iranit”, tha Peka.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, Peka: Ndikimi i konfliktit Izrael-Iran mbi Libanin appeared first on Euronews Albania.

Norvegjia do ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë, sipas modelit të Finlandës 

29 September 2024 at 20:25

Norvegjia mund të ngrejë një gardh përgjatë një pjese ose të gjithë kufirit të saj 198 kilometra me Rusinë, siç ka bërë Finlanda përgjatë kufirit ruso-finlandez, tha ministrja norvegjeze e Drejtësisë Emily Mel.

Mell tha në një intervistë me transmetuesin publik norvegjez NRK të shtunën mbrëma se gardhi kufitar jo vetëm që mund të veprojë si një parandalues, por gjithashtu të përmbajë sensorë për të zbuluar njerëzit që lëvizin pranë kufirit.

Ajo vuri në dukje se qeveria norvegjeze po shqyrton aktualisht disa masa për të forcuar sigurinë në kufirin me Rusinë në Arktikun verior, të tilla si instalimi i një gardhi, rritja e numrit të personelit kufitar dhe forcimi i mbikëqyrjes, raportoi AP.

“Nëse situata e sigurisë në rajonin delikat të Arktikut përkeqësohet, qeveria norvegjeze është e gatshme të mbyllë kufirin në një afat të shkurtër”, tha Mel, i cili vizitoi Finlandën këtë verë për të mësuar se si po instalohet gardhi përgjatë gjithë kufirit finlandezit-rus, i cili është i gjatë 1340 kilometra.

Qeveria finlandeze mbylli të gjitha pikat kufitare nga Rusia në Finlandë në fund të vitit 2023 pasi më shumë se 1300 migrantë të vendeve të treta pa dokumentacion ose viza të duhura hynë në vend në tre muaj, vetëm disa muaj pasi u bë anëtare e NATO-s.

Finlanda aktualisht po ndërton gardhe me një gjatësi totale deri në 200 kilometra në seksione të veçanta përgjatë zonës kufitare me Rusinë që shërben si kufiri i jashtëm i BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Norvegjia do ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë, sipas modelit të Finlandës  appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon huthët në Jemen, hidhet në erë termocentrali dhe porti

29 September 2024 at 20:03

Ushtria e Izraelit tha se bombardoi objektivat Houthi në Jemen të dielën, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon, pasi vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah të premten në një konflikt të përshkallëzuar në Liban.

Sulmet ajrore në portin Hodeidah të Jemenit ishin në përgjigje të sulmeve me raketa Houthi ndaj Izraelit në ditët e fundit, tha Izraeli, shkruan Reuters.

Sulmet u zhvilluan ndërsa Izraeli sulmoi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se sulmet izraelite të dielën kishin vrarë 24 njerëz në Ain Deleb në jug dhe 21 njerëz në Baalbek-Hermel në lindje dhe se 14 mjekë ishin vrarë në sulmet ajrore gjatë dy ditëve të fundit.

The post Izraeli sulmon huthët në Jemen, hidhet në erë termocentrali dhe porti appeared first on Euronews Albania.

“Nëna biologjike më mohoi për herë të dytë”, Elisa e lënduar: Më shau dhe mashtroi për një…

By: Ela
29 September 2024 at 21:13

Elisa rrëfeu në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për lindjen e saj si fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore mes nënës dhe kunatit dhe braktisjen në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe, Elisa u birësua pas dy muajsh. Në maternitet u regjistrua me emrin Silvana dhe gjyshi i saj e kishte përfshirë në trungun […]

The post “Nëna biologjike më mohoi për herë të dytë”, Elisa e lënduar: Më shau dhe mashtroi për një… appeared first on BoldNews.al.

Shtohen flamingot në Nartë, por e ardhmja e tyre e kërcënuar

By: Ela
29 September 2024 at 20:52

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra. Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se […]

The post Shtohen flamingot në Nartë, por e ardhmja e tyre e kërcënuar appeared first on BoldNews.al.

Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen

By: Ela
29 September 2024 at 20:29

Pas fundjavës me rrebeshe shiu, moti gjatë javës në vendin tonë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme e me mot të kthjellët. Sipas SHMU, ditën e Hënë, të Martë dhe të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve […]

The post Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen appeared first on BoldNews.al.

Protesta e 7 tetorit/ Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD

By: Ela
29 September 2024 at 20:04

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike njoftoi sot se protesta e paralajmëruar do të mbahet pasditen e së hënës së 7 tetorit. Ajo që ka parashikuar në unanimitet Këshilli Kombëtar i PD është se gjatë protestës nuk do të ketë fjalime nga udhëheqës apo deputetë, por bllokim rrugësh. Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka lënë porositë […]

The post Protesta e 7 tetorit/ Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet plani i PD për datën 7 tetor, Paloka: Do bllokojmë rrugët, s’do ketë fjalime

By: Ela
29 September 2024 at 19:47

Pas mbylljes së mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD në prani të kamerave, Edi Paloka u është drejtuar demokratëve me porosi të qarta. Bëhet me dije se protesta do jetë ndryshe këtë herë dhe nuk do të ketë fjalime, por bllokim rrugësh. “Ishte menduar që  të dielën ne date 6 ta bllokoheshin akset në gjithë […]

The post Zbulohet plani i PD për datën 7 tetor, Paloka: Do bllokojmë rrugët, s’do ketë fjalime appeared first on BoldNews.al.

Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

By: Ela
29 September 2024 at 19:32

PD mblodhi sot Këshillin Kombëtar, ndërsa kryedemokrati mori pjesë përmes videokonferencës. Berisha deklaroi se në përgjigje të “deklaratave të luftës” nga ana e qeverisë, me rastin më të fundit, arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët duhet të sulmojnë duke përdorur gjithë mjetet e mosbindjes civile. Berisha u ka kërkuar të tijve të bëhen gati për “luftë” […]

The post Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve

By: Ela
29 September 2024 at 19:01

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se deputeti demokrat Ervin Salianji u burgos nga regjimi sepse denoncoi publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh […]

The post Berisha: Me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Dosja Nr.26 e “Toyota Yaris”/ Prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë në “lupën” e shërbimit të inteligjencës

By: Ela
29 September 2024 at 18:50

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Ndërsa për këtë çështje 3 të tjerët biznesmeni Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, […]

The post Dosja Nr.26 e “Toyota Yaris”/ Prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë në “lupën” e shërbimit të inteligjencës appeared first on BoldNews.al.

Dënimi i Salianjit/ Baçi: Duan të zhbëjnë opozitën, PD duhet të marrë vendime ekstreme

By: Ela
29 September 2024 at 18:40

Deputeti demokrat Luan Baçi shprehet se opozita është e vonuar ndaj reagimeve për burgosjet dhe përndjekjet përmes gjyqeve politike ndaj drejtuesit dhe deputetëve të opozitës. Baçi tha për syritv se mazhoranca dhe parlamenti është toleruar nga opozita për hir të detyrimeve që këta të fundit kanë ndaj qytetarëve. Sipas Baçit, opozita duhet të kishte reaguar […]

The post Dënimi i Salianjit/ Baçi: Duan të zhbëjnë opozitën, PD duhet të marrë vendime ekstreme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌