Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

30 September 2024 at 07:50

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se vrau Nabil Kaoukun, një tjetër zyrtar i lartë të grupit militant Hezbollah, një ditë pasi grupi konfirmoi vdekjen e disa komandantëve, përfshirë udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu i konfirmoi vrasjet, përfshirë atë të komandantit Ali Karaki, i cili humbi jetën në sulmin e së premtes që vrau dhe Nasrallahun.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se vrasja e udhëheqësit të Hezbollahut, ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, megjithëse ai paralajmëroi për ditë sfiduese përpara.

“Ne kemi larë hesapet me dikë që ishte përgjegjës për vrasjet e izraelitëve të panumërt dhe shumë shtetasve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë. Nasrallah nuk ishte vetëm një tjetër terrorist, ai ishte boshti i terrorizmit, motori kryesor i boshtit të së keqes së Iranit. Ai dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”, dekalroi ai.

Po ashtu kryeministri izraelit pati dhe një paralajmërim për Iranin.

“Dhe regjimit të ajatollahëve, unë i them: Ata që na godasin, ne do t’i godasim. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë. Ju tani e dini këtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se vrasja e udheheqësit të Hezbollahut si dhe një oficeri të lartë të Gardën Revolucionare të Iranit, i cili u vra në të njëjtin sulm izraelit të premten në Bejrut “nuk do të mbeteshin pa përgjigje”.

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zhvendos në një vend të sigurt në Iran pas vrasjes së Nasrallahut, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të dielën, ushtria izraelite tha se forcat ajrore kishin goditur dhjetëra objektiva duke përfshirë depo armësh. Dronët mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi të gjitha pjesët e kryeqytetit libanez gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës të dielën.

Një raketë lëshuar nga Libani u rrëzua në Bregun Perëndimor të shtunën, duke shkaktuar zjarre tha ushtria izraelite. Më herët, sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në periferi të Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor.

Bombardimet në rritje të Izraelit kanë rritur frikën se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit, duke tërhequr potencialisht Iranin si dhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të Izraelit.

I pyetur nga gazetarët nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban ishte i pashmangshëm, presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ishte koha për një armëpushim.

“Është koha për një armëpushim” u tha Biden gazetarëve ndërsa po dilte nga kisha në Rehoboth Beach, Delaëare.

Zoti Biden u pyet gjithashtu nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe ai tha: “Po, ne po përgjigjemi”.

Një zyrtar amerikan tha se anijet luftarake të marinës amerikane që kalonin në Detin e Kuq goditën disa raketa dhe dronë, që ishin nisur nga grupi Huthi.

Përpjekjet diplomatike kanë treguar pak shenja përparimi. Ministri i Informacionit i Libanit Ziad Makary tha gjatë një takimi të kabinetit se përpjekjet për një armëpushim ishin ende duke u zhvilluar.

“Është e pamundur të mos theksohet rëndësia e vrasjes së Hassan Nasrallah nga Izraeli. Ai ka qenë udhëheqësi ikonë për mbështetësit e Hezbollahut në Liban dhe përtej kufijve të Libanit, në të gjithë rajonin për 32 vite. Ai nuk është vetëm një udhëheqës libanez me ndikim në politikën libaneze, por ai ishte në krye të projektit iranian në rajon, aktori më i fuqishëm joshtetëror në atë bosht iranian, i vendosur në kufirin verior të Izraelit. Pra është një ngjarje shumë e rëndësishme si brenda vendit për Libanin dhe të ardhmen e tij, por edhe më gjerë për rajonin dhe konfrontimin iraniano-izraelit”, thotë Firas Maksad, nga Instituti për Lindjen e Mesme me bazë në Uashington.

Për ekspertin Paul Moorcraft, vrasja e drejtuesit të grupimit milintat Hezbollah është një pikë të mundshme kthese për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme.

“Ky mund të jetë shkas për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme. Çfarë do të thotë kjo? Kjo mund të jetë një intifadë e tretë në Bregun Perëndimor, mund të ketë më shumë luftime, sauditët të zhyten në atë që quhej ‘Vietnamin’ e tyre kundër Huthëve, ndoshta sirianë që shkojnë në Golan, kjo mund të jetë një luftë e madhe shumë e madhe”, mendon ai.

Shqetësimet janë rritur për mundësinë e një konflikti më të gjerë. Izraeli ka mobilizuar brigada rezervë dhe thotë se është gati për të gjitha opsionet, përfshirë një operacion tokësor.

Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet vetëm kur të përfundojë ofensiva e Izraelit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 1000 libanezë u vranë dhe 6000 u plagosën në dy javët e fundit, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – kishin ikur nga shtëpitë e tyre.

 

The post Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi

30 September 2024 at 07:46

Akademia Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD) akuzoi sot Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Malin e Zi, Podgoricë e Kotorr, duke thënë se aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) u panë atje me xhip, si dhe autobusë me votues me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia.

“Bëhet fjalë për migrimin e votuesve të rremë me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia. Përveç votuesve të paligjshëm nga Serbia, aktivistët e SNS-së së Vuçiç u bënë presion votuesve në Podgoricë dhe Kotorr para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Ky akt paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mal të Zi dhe vazhdim të politikës agresive të Vuçiç ndaj fqinjëve”, thuhet në reagim.

Ata shtuan se të njëjtat “parregullsi dhe metoda kriminale tashmë janë bërë praktikë e zakonshme” në zgjedhjet në Serbi.

ADD ka bërë të ditur se në ditën e sotme të zgjedhjeve, 14 mijë qytetarë më shumë kanë hyrë në Mal të Zi nga Serbia sesa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar dhe vlerësoi se kjo ishte paraqet shkelje të sovranitetit të Malit të Zi dhe një rrezik serioz për stabilitetin rajonal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi appeared first on Euronews Albania.

Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit

30 September 2024 at 07:38

Udhëheqësi i Hamasit në Liban është vrarë në një sulm izraelit, ka njoftuar grupi militant palestinez.

Fateh Sherif Abu el-Amin vdiq së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm në jug të Libanit, tha grupi militant.

Hamasi ka bërë një luftë kundër Izraelit në Gaza për gati një vit.

Ngjashëm me grupin militant libanez Hezbollah, ai mbështetet nga Irani.

Deklarata e Hamasit këtë mëngjes erdhi pasi një grup tjetër militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, tha se tre nga udhëheqësit e tij ishin vrarë në një sulm në Bejrut.

Ai pretendoi se ushtria izraelite qëndronte pas sulmit – por kjo nuk është konfirmuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit appeared first on Euronews Albania.

Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

30 September 2024 at 07:04

Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian.

Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile.

Zakonisht kalojnë 10 vjet pas vdekjes së një personi të famshëm përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala pretendon se Salvini e bëri këtë veprim pa përfshirë kompaninë që menaxhon aeroportin – SEA ose këshillat lokale.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin për të riemërtuar aeroportin Malpensa të Milanos dhe ka pasur protesta kundër tij.

The post Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake

29 September 2024 at 22:00

Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani “përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”.

Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se “ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim”.

Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.

Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta “dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,”.

Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.

Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.

“Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet”

29 September 2024 at 21:48

Juxhina Sotiri eksperte sigurie tha në emisionin Review në Euronews Albania se Irani po përpiqet të ballafaqohet në front të drejtpërdrejtë në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, gjë që gjeografikisht është e pamundur.

Sotiri u shpreh se Izraeli po përpiqet të ndryshojë realitetet territoriale, politike, demografike të territorit që është nën sulmin e tij.

Sipas saj, përtej konfliktit Iran-Izrael ka edhe një axhendë të fshehtë, që është ajo Iran-SHBA që në të gjitha veprimet politike dhe ushtarake “luan fijet”.

“Në Irak kemi edhe misionin e NATO-s por edhe Jordania është një rajon që ka paqëndrueshmëri politiko-sociale të madhe, nëse i kthehemi idesë së Izraelit të madh, vrasja e një numri aq të madh njerëzish është përpjekje për të ndryshuar demokracinë, pasi Palestina është territori me dendësinë më të madhe të popullsisë në vend”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet” appeared first on Euronews Albania.

SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene

29 September 2024 at 21:17

Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë njerëz të bllokuar, pa strehë dhe në pritje për t’u shpëtuar, pasi kanë filluar pastrimet nga një stuhi që shkaktoi vdekjen e të paktën 64 vetëve, shkaktoi shkatërrim të gjerë në të gjithë Juglindjen e Shteteve të Bashkuara dhe la pa energji elektrike miliona njerëz.

Helene preku tokën në Shtetet e Bashkuara në Florida si një stuhi e kategorisë 4 të enjten vonë me erëra me shpejtësi 225 kilometra në orë. Nga atje, stuhia u zhvendos me shpejtësi përmes Xhorxhias, ku guvernatori Brian Kemp tha të shtunën se dukej “sikur kishte shpërthyer një bombë” pasi pa në një inspektim nga ajri shtëpitë e shkatërruara dhe autostradat e mbuluara me copëra mbetjesh.

Pasi humbi fuqinë e uraganit, Helene shkaktoi shira të rrëmbyer në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, si edhe Tenesi, duke përmbytur brigjet dhe sforcuar digat.

Qindra vetë të bllokuar nga përmbytjet janë shpëtuar. Rasti më dramatik ishte ai i një spitali në një pjesë rurale të Tenesisë, ku dhjetëra pacientë dhe personel mjekësor u shpëtuan me helikopter nga çatia e spitalit të premten.

Stuhia, që tani është zbutur duke u shndërruar në një ciklon post-tropikal, pritej të përshkonte Luginën e Tenesisë të shtunën dhe të dielën, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Ajo shkaktoi përmbytjet më të rënda prej një shekulli në Karolinën e Veriut. Shira të dendur ranë edhe në Atlanta për 48 orë me radhë.

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se shkatërrimi nga Helene ka qenë “dërrmues” dhe u zotua të dërgojë ndihma. Ai gjithashtu miratoi një deklaratë për fatkeqësi natyrore për Karolinën e Veriut, duke vënë në dispozicion fondet federale për individët e prekur.

Helene shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve në Karolinën e Jugut, duke u bërë cikloni tropikal më vdekjeprurës për shtetin që kur uragani Hugo shkaktoi vdekjen e 35 vetëve në vitin 1989.

Viktima janë raportuar gjithashtu në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Vlerësimi paraprak nga AccuWeather për dëmin total dhe humbjet ekonomike nga Helene në SHBA është midis 95 dhe 110 miliardë dollarë.

Ndryshimet klimatike kanë krijuar kushtet për stuhi të tilla që intensifikohen me shpejtësi në ujërat që ngrohen dhe shndërrohen në ciklone të fuqishëm ndonjëherë brenda disa orësh.

Helene ishte stuhia e tetë e sezonit të uraganeve në Atlantik, e cila filloi më 1 qershor. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka parashikuar një sezon me aktivitet mbi mesataren këtë vit për shkak të temperaturave rekord të ngrohta të oqeanit.

 

The post SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene appeared first on Euronews Albania.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Peka: Ndikimi i konfliktit Izrael-Iran mbi Libanin

29 September 2024 at 21:15

Ish zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka Avenir Peka tha në emisionin Review në Euronews Albania se vrasja e kreut të Hezbollahut do të ndryshojë marrëdhëniet mes Libanit dhe Iranit.

Peka u shpreh se shumë libanezë janë të lumtur me vdekjen e Nasrullahut sepse vetëm ju ka shkaktuar probleme.

“Në 2006 ka ndodhur përplasja e fundit me Izraelin dhe që atëherë Izraeli është tërhequr, por është përgatitur për ditën që jemi sot. Duket sikur sulmi i 7 tetorit është pikënisja e zgjidhjes së konfliktit Izrael-Palestinë, pasi disa shtete e kanë njohur shtetin e Palestinës. Kur të përfundojë kjo do të çojë në njohjen reciproke të dy shteteve. Ngjarjet e tetorit me shumë mundësi janë nxitur nga Irani, sot ishte lajmi që princi i Kurorës Saudite ka dhënë ultimatum që fjala Palestinë të mos përdoret në ceremonitë fetare de të mos ketë reagim publik për Palestinën. Me situatën që jemi për shkak të gjeografisë nuk mund të ketë konflikt të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, Izraeli ka avantazh inteligjencën. Izraeli në raport me Iranin është eliminimi i rrezikut bërthamor të Iranit”, tha Peka.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, Peka: Ndikimi i konfliktit Izrael-Iran mbi Libanin appeared first on Euronews Albania.

Norvegjia do ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë, sipas modelit të Finlandës 

29 September 2024 at 20:25

Norvegjia mund të ngrejë një gardh përgjatë një pjese ose të gjithë kufirit të saj 198 kilometra me Rusinë, siç ka bërë Finlanda përgjatë kufirit ruso-finlandez, tha ministrja norvegjeze e Drejtësisë Emily Mel.

Mell tha në një intervistë me transmetuesin publik norvegjez NRK të shtunën mbrëma se gardhi kufitar jo vetëm që mund të veprojë si një parandalues, por gjithashtu të përmbajë sensorë për të zbuluar njerëzit që lëvizin pranë kufirit.

Ajo vuri në dukje se qeveria norvegjeze po shqyrton aktualisht disa masa për të forcuar sigurinë në kufirin me Rusinë në Arktikun verior, të tilla si instalimi i një gardhi, rritja e numrit të personelit kufitar dhe forcimi i mbikëqyrjes, raportoi AP.

“Nëse situata e sigurisë në rajonin delikat të Arktikut përkeqësohet, qeveria norvegjeze është e gatshme të mbyllë kufirin në një afat të shkurtër”, tha Mel, i cili vizitoi Finlandën këtë verë për të mësuar se si po instalohet gardhi përgjatë gjithë kufirit finlandezit-rus, i cili është i gjatë 1340 kilometra.

Qeveria finlandeze mbylli të gjitha pikat kufitare nga Rusia në Finlandë në fund të vitit 2023 pasi më shumë se 1300 migrantë të vendeve të treta pa dokumentacion ose viza të duhura hynë në vend në tre muaj, vetëm disa muaj pasi u bë anëtare e NATO-s.

Finlanda aktualisht po ndërton gardhe me një gjatësi totale deri në 200 kilometra në seksione të veçanta përgjatë zonës kufitare me Rusinë që shërben si kufiri i jashtëm i BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Norvegjia do ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë, sipas modelit të Finlandës  appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon huthët në Jemen, hidhet në erë termocentrali dhe porti

29 September 2024 at 20:03

Ushtria e Izraelit tha se bombardoi objektivat Houthi në Jemen të dielën, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon, pasi vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah të premten në një konflikt të përshkallëzuar në Liban.

Sulmet ajrore në portin Hodeidah të Jemenit ishin në përgjigje të sulmeve me raketa Houthi ndaj Izraelit në ditët e fundit, tha Izraeli, shkruan Reuters.

Sulmet u zhvilluan ndërsa Izraeli sulmoi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se sulmet izraelite të dielën kishin vrarë 24 njerëz në Ain Deleb në jug dhe 21 njerëz në Baalbek-Hermel në lindje dhe se 14 mjekë ishin vrarë në sulmet ajrore gjatë dy ditëve të fundit.

The post Izraeli sulmon huthët në Jemen, hidhet në erë termocentrali dhe porti appeared first on Euronews Albania.

Si do zhvillohet protesta e 7 tetorit/Detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

29 September 2024 at 19:35

Protesta e parë kombëtare e opozitës e lajmëruar pas burgosjes së deputetit Ervin Salinji, është shtyrë për më 7 tetor, nga 6 tetor që ishte vendosur më parë.

Lajmi është bërë me dije në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të mbledhur pasditen e së dielës, ndërsa gazetari Ardit Hoxha ka mësuar edhe disa detaje rreth mënyrës si do organizohet protesta.

Mësohet se protesta e parë kombëtare e opozitës për vjeshtën nis në qendër të Tiranes dhe do shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Sa i takon modelit te diskutuar, burime bëjnë me dije se do të jetë një protestë e zhvilluar në disa lokacione të ndryshme të Tiranës. Nuk do të ketë protestë që do zhvillohet vetëm në bulevard dhe me fjalime, si ato qe kemi parë në herët e mëparshme të protestave kombëtare që janë thirrur në kryeqytet.

The post Si do zhvillohet protesta e 7 tetorit/Detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD appeared first on Euronews Albania.

Festivali i filmit për fëmijë kthen në kinema spektatorët e vegjël të Gjirokastrës

29 September 2024 at 19:29

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë ka çelur siparin në Gjirokastër duke mbledhur së bashku në qytetin e gurtë kineastë, regjisorë, krijues të filmit për fëmijë nga vendi dhe bota.

Edicioni i 15-të i këtij festivali ka rikthyer në kinema spektatorin e vogël duke ndjekur me interes transmetimin në ekranin e madh të rreth 60 filmave për fëmijë shqiptarë dhe të huaj.

“Tashti u bë viti i 15 eksperienca ka treguar që gjithmonë fëmijët e mirëpresin festivalin, tani ka një lloj interesimi dhe gradualisht kanë dashamirësi për filmin e animuar, është në këndvështrim ndryshe por sërish kinemaja mbushet”, tha Artan Maku, organizator i Festivalit

Kineastët e pranishëm kanë shprehur vlerësime për mënyrën e organizimit të festivalit ndërkombëtar të filmit për fëmijë si edhe mundësinë e bashkëpunimit me krijuesit dhe regjisorët shqiptarë.

“Të shkëmbejmë mendimet, të shkëmbejmë të gjitha ato  filmat e mirë dhe të gjitha  ato që i kemi të përbashkëta do të thotë që  ti ndajmë, pse jo në të të ardhmen nëse  kemi mundësi të shkëmbejmë edhe publikun  pse jo mos vijë publiku i fëmijëve  andej ose  publiku i Prishtinës të vijë këndej  që ti shohë filmat”, u shpreh Burim Haliti, regjisor nga Kosova.

“Janë filma të realizuar në mënyrë profesionale kanë një cilësi mjaft të mirë kinematografike, por mbi të gjitha përcjellin mendimet e fëmijëve çfarë është më domethënësja,  mbi të gjitha përcjellin vlera edukative për fëmijët e vegjël”, tha Dhimitris Bellos, regjisor nga Greqia.

Për organizatorët e festivalit evente të tilla po rikthejnë traditën e pasur të kinematografisë shqiptare të filmave dhe prodhimeve që kanë në qendër argëtimin dhe edukimin e fëmijëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i filmit për fëmijë kthen në kinema spektatorët e vegjël të Gjirokastrës appeared first on Euronews Albania.

Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës

29 September 2024 at 19:08

Protesta e parë kombëtare e opozitës e lajmëruar pas burgosjes së deputetit Ervin Salinji, është shtyrë për më 7 tetor, nga 6 tetor që ishte vendosur më parë.

Kreu i PD në mbledhjen e këshillit kombëtar të thirrur të dielën bëri thirrje për të përdorur të gjitha instrumentet për të paralizuar qeverinë që e quajti kriminale, armike e egër e lirive, e të drejtave të njeriut.

“Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, ka instrumente për të mashtruar, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, me revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vend këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive, e të drejtave, e dinjitetit, e qenies së shqiptarëve. Dhe sot është koha që të përdorim të gjitha këto instrumente. Të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Këto instrumente nuk janë 600 mijë shqiptarë që na kanë votuar zgjedhjet e fundit, jo, mjaftojnë vetëm disa mijëra prej tyre që sot janë gati në këmbë për rezistencë të qëndrueshme, pa kthim, deri në fitore, por presin udhëheqjen tuaj, frymëzimin tuaj, orientimin tuaj, organizimin tuaj, mobilizimin tuaj. Ndaj dhe kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës. O sot o kurrë, pa kthim, të paralizohet qeveria gjer në vendosjen e qeverisë teknike”, tha Berisha.

 

The post Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Salianji s’ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën

29 September 2024 at 18:55

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në Parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.

Në fjalën e tij kreu i PD, Sali Berisha tha se Ervin Salianji si një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet u burgos vetëm pse guxoi të bëjë detyrën e tij.

“Sot, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies. Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë. Një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria. U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.

Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge”, tha Berisha.

The post Berisha: Salianji s’ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën appeared first on Euronews Albania.

Rusia bombardon Ukrainën, goditen objektet civile, mbi 16 të plagosur në Zaporizha

29 September 2024 at 18:45

Më shumë se 16 persona mbetën të plagosur pas sulmeve që ushtria ruse kreu në Ukrainë gjatë mbrëmjes së të dielës.

Bombardimet ajrore nisën njëkohësisht në 13 qytete të ndryshme duke goditur zona të banuara dhe ndërtesa civile.

Pjesa më e madhe e sulmeve ishte në qytetin Zhaporizha. Kryebashkiaku i qytetit tha se një numër i madh njerëzish dyshohet se kanë mbetur në rrënoja.

Ndërkohë numri i viktimave pas bombardimit të qytetit Sumy ka arritur në 10 dhe 22 të plagosur. Ushtria ruse goditi me dy raketa spitalin ku merrnin  ndihmën e parë qytetarët e plagosur.

Nga ana tjetër Ushtria e Ukrainës ka vijuar sulmet me dronë. Sipas ministrisë ruse gjatë orëve të para të ditës së diel janë kryer më shumë se 125 sulme me dron, kryesisht në bazat ushtarake që janë në kufirin me Rusinë. Në qytetin rus Voronezh dronët godinën që objekt që përdorej si depo municionesh.

The post Rusia bombardon Ukrainën, goditen objektet civile, mbi 16 të plagosur në Zaporizha appeared first on Euronews Albania.

“Aleksandër Gjoka e ka lënë pijen…” – Rrëfehet Redon Makashi për miqësinë e tyre

29 September 2024 at 18:24

“Aq sa rebel aq dhe romantik”…kështu e përkufizon veten e tij Redon Makashi, i cili vjen këtë të diel në Profil me një rrëfim nostalgjik dhe me muzikë të mirë.

Ai ka rrëfyer momente nga fëmijëria e tij deri te kritikat për vlerësimin e shtetit ndaj artistëve për gazetaren Greta Topjana.

Kur u pyet për marrëdhënien me anëtarët e grupit “3 musketjerët”, ai tregoi se kohët e fundit nuk takohen shumë bashkë dhe kur takohem kryesisht për projekte të përbashkëta.

“Sandri ka blerë një shtëpi te Gjiri i Lalzit dhe nuk vjen më në Tiranë. Toni merret me lokalin që ka hapur kurse unë merrem me punët e mia. Veç kur kërcet telefoni hajde se kemi një material mblidhemi. Por ne nuk rrimë më bashkë si dikur…Sandri ka lënë pijen! Ai është bërë grup “uji” si puna ime…dhe tani po marrim me vete dhe Tonin por pak e vështirë…”, tregon këngëtari.

 

 

The post “Aleksandër Gjoka e ka lënë pijen…” – Rrëfehet Redon Makashi për miqësinë e tyre appeared first on Euronews Albania.

Rezultatet paraprake: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë

29 September 2024 at 18:19

Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare.

Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë.

Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë se nuk do të pranojë të futet në një koalicion qeveritar të udhëhequr nga Kickl.

Rivali kryesor i Kickl, kancelari në largim Karl Nehammer i OVP-së, ka thënë se “është e pamundur të formosh Qeveri me dikë, i cili i adhuron teoritë konspirative”.

Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si, emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.

Qendra e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 17:00.

Nëse konfirmohet, fitorja e Kicklit mund të jetë e padobishme, pasi 55-vjeçari është figurë polarizuese nën udhëheqjen e të cilit liderët e partisë kanë refuzuar të punojnë.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë deri tani se mund të heqë dorë për t’u siguruar që partia e tij ta udhëheqë Qeverinë.

“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.

 

The post Rezultatet paraprake: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Elbasan-Peqin, makina përplaset me barrierën e rrugës

29 September 2024 at 18:05

Një aksident është regjistruar të dielën në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Hyndai me drejtuese shtetasen M. K 47 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Hyndait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

The post Aksident në Elbasan-Peqin, makina përplaset me barrierën e rrugës appeared first on Euronews Albania.

Zjarr në një banesë të pabanuar në qendër të qytetit të Korçës

29 September 2024 at 17:54

Një banesë e pabanuar në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët të dielën.

Banesa ndodhet në afërsi të kishës ortodokse të këtij qyteti, zjarr që dyshohet të ketë rënë nga pakujdesia e personave që e përdorin këtë banesë, të dyshuar si përdorues të lëndëve narkotike

Për izolimin e flakëve janë izoluar 5 mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa depërtuar në banesa të tjera, ndërkohë që punonjës të këtij shërbimi janë duke punuar për të shuar flakët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në një banesë të pabanuar në qendër të qytetit të Korçës appeared first on Euronews Albania.

Redon Makashi: Artistët marrin pensione qesharake, kujtohen kur vdesin!

29 September 2024 at 17:40

“Aq sa rebel aq dhe romantik”…kështu e përkufizon veten e tij Redon Makashi, i cili vjen këtë të diel në Profil me një rrëfim nostalgjik dhe me muzikë të mirë.

Ai ka rrëfyer momente nga fëmijëria e tij deri te kritikat për vlerësimin e shtetit ndaj artistëve për gazetaren Greta Topjana.

Këngëtari i mirënjohur shprehu revoltën për mungesën e vlerësimit ndaj artistëve për të cilët siç tha kujtohen vetëm kur largohen nga kjo jetë.

“Do ishte mirë që arti i mirëfilltë të kishte një çik më shumë mbështetje nga lart dhe jo kur njerëzit të ikin nga kjo botë të thuash sa i mirë ishte. Vjen një kohë kur këta artistë me ato pensione qesharake largohen nga kjo jetë vijnë iu bëjnë elozhe. Kjo më duket gjëja më qesharake që mund të jetë…Rebelizmi qëndron brenda meje, por jo i shfaqur te njerëzit, nuk mund të them që jam romantik, jam dhe rebel, nuk mund të them asgjë të saktë për veten, unë jam gjithmonë për artin, për të tjerat të mos flasim”, u shpreh këngëtari.

 

The post Redon Makashi: Artistët marrin pensione qesharake, kujtohen kur vdesin! appeared first on Euronews Albania.

❌
❌