Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Euro e mbyll shtatorin në nivelin më të ulët në histori. Këmbehet me 98.77 lekë

30 September 2024 at 13:25

Nga Gazeta ‘SI’ – Kursi euro-lekë ka mbyllur shtatorin në nivelin më të ulët në histori.

Në ditën e fundit të muajit, një euro këmbehet me 98.77 lekë, vlerë e paregjistruar më parë. Edhe dollari vazhdon rënien dhe këmbehet me 88.25 lekë, ndërsa paundi britanik me 118.34 lekë.

Euro është zhvlerësuar fort në fund të sezonit turistike, pas një “ngrirje” në vlerën e 100 lekëve, përgjatë sezonit.

 Për autoritetet, flukset e turistëve dhe investimeve të huaja vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi monedhën europiane. Për ekspertët financiarë fluksi formal i euros nuk ka në ekonomi aq peshë sa për të shkaktuar një goditje të tillë, duke sugjeruar se janë flukset informale ato qe e ndikojnë.

Një aktivitet të tillë e konfirmoi dhe vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke thënë se paraja e pistë ka ndikim në kursin e këmbimit dhe se është e vështirë për t’u matur.

The post Euro e mbyll shtatorin në nivelin më të ulët në histori. Këmbehet me 98.77 lekë appeared first on Gazeta Si.

Rritja e ekonomisë së Shqipërisë u ngadalësua gjatë 2023-shit

30 September 2024 at 13:09

Nga Gazeta ‘SI’ – Rritja e PBB-së së Shqipërisë u ngadalësua gjatë vitit 2023, raporton INSTAT.

Sipas rishikimit të fundit gjysmëfinal, ekonomia u rrit me 3.94% përgjatë vitit të shkuar (fillimisht ishte raportuar 3.45%), ndërsa në vitin 2022 ajo ishte rritur me 4.83% (para rishikimit 4.86%).

PBB me çmime korrente në vitin 2023 u vlerësua 2.369.906 milion lekë, 2.149.741 milion lekë për vitin 2022.

Shërbimet kishin peshën më të madhe në ekonomi përgjatë 2023-shit, me 47.96% me një rritje prej më shumë se 8%, ndjekur nga industria dhe ndërtimi me 23%, por industria përjetoi një rënie me 2.4%, ndërsa ndërtimi u rrit me 8.3%. Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 16.22% të PBB-së, por raportojnë një rënie rreth 2%.

Sipas PBB-së me metodën e shpenzimeve, konsumi final përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi me 82.25%. Ky komponent u rrit me 8.73% në terma nominalë dhe 3.19% në terma realë.

Konsumi final i popullatës zë 69.64% të konsumit final, i ndjekur nga konsumi i administratës publike me 12,05% dhe konsumi i institucioneve në shërbim të familjeve (NPISH-eng) me 0,57%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 14.59% në terma nominalë dhe me 9.45% në terma realë, ndërkohë Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.72% në terma nominalë dhe me 0.21% në terma realë, krahasuar me vitin 2022.

INSTAT njofton se rishikimi i PBB-së është bërë me anë të metodologjisë së koordinuar me BE-në.

The post Rritja e ekonomisë së Shqipërisë u ngadalësua gjatë 2023-shit appeared first on Gazeta Si.

Daily Mail: Shqiptarët i marrin tregun e drogës vietnamezëve. ‘Kushot’ mësojnë si rriten ‘trëndafilat’

30 September 2024 at 12:28

Të rinj shqiptarë vënë në risk jetën e tyre për të mbërritur në tokën angleze. Me kamionë apo gomone, shumë prej tyre kanë mundur të arrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ku mediat vendase i dedikojnë vazhdimisht artikuj mbi kalimet ilegale apo veprimtarinë kriminale të të rinjve shqiptarë atje.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se “profesionalizmi i pamëshirshëm” që kanë sjellë shqiptarët në kultivimin e kanabisit, u ka mundësuar atyre të zhvendosin vietnamezët si ofruesit kryesorë vendas të drogës në Britani.

Bandat shqiptare të specializuara më parë për kokainën u transferuan tek kanabisi sepse ishte “me rrezik shumë, shumë më të ulët”.

Kanabisi sjell një fitim të mirë për shkak të kërkesës së lartë. Britanikët konsumojnë 240 ton drogë, me vlerë 2.4 miliardë paund në vit dhe ky aktivitet nuk kërkon transport të rrezikshëm ndërkufitar sepse është një prodhim vendas, sipas NCA.

Ata janë rekrutuar si punëtorë në “fermat” ilegale të kanabisit të ngritura nëpër shtëpi me qira ose ndërtesa industriale të pashfrytëzuara për të prodhuar bimë kanabisi me vlerë deri në 2 milionë paund, të cilat mund të rriten dhe korren në vetëm 12 javë.

Kjo rritje në industrinë e prodhimit të kanabisit është zbuluar nga një investigim i fshehtë në një kanal sekret në shërbimin e koduar të mesazheve, Telegram. Ai përdoret nga më shumë se 700 shqiptarë për të shkëmbyer informacione mbi operacionet e tyre të kanabisit.

Bisedat midis anëtarëve të grupit përqendrohen tek kimikatet më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur kanabisin, mënyrën e sigurimit të pronave për prodhimin e drogës dhe madje edhe pse harqet janë më të mira se armët për të mbrojtur të korrat e tyre nga bandat rivale.

Anëtarët e grupit rrëfejnë aty edhe grabitjet ku punëtorëve të “fermës” së kanabisit u janë prerë gishtat dhe pronarëve u kanë kërkuar shumë pesëshifrore të fitimeve.

Rritja e numrit të shqiptarëve që kaluan Kanalin në vitin 2022, kur 12.685 persona arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, ka siguruar një furnizimin të gatshëm punëtorësh të paligjshëm, të aftë në teknologjinë hidroponike që kërkohet për të rritur bimët në dhomat e errëta të shtëpive ku të gjitha dritaret janë të vulosura.

Kjo ka çuar në rritjen e fokusit të policisë në prodhimin vendas të kanabisit.

Rreth 29 shqiptarë u dënuan vetëm në korrik për prodhim të paligjshëm të drogës. Kjo u pasua nga 24 shqiptarë të tjerë që u paraqitën para gjykatave në gusht. Kjo përfaqëson gati 1 shqiptar në ditë.

Rreth 101 emigrantë shqiptarë të paligjshëm u dënuan me më shumë se 300 vjet burg në 3 muaj e fundit të vitit të kaluar. Tre të katërtat e tyre u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit në të gjithë Anglinë dhe Uellsin në “shtëpi bari”.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një aksion i qeverisë kundër punës në të zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e punës.

Gjobat për bosët që punësojnë emigrantë të paligjshëm janë trefishuar deri në 60 mijë £ për punëtor duke i lënë ata jashtë bizneseve.

Policia është e shqetësuar se Telegrami është bërë një platformë e përshtatshme për kriminelët. Ka 900 milionë përdorues, por vetëm rreth 100 punonjës.

Pavel Durov, themeluesi i Telegram me origjinë ruse, u arrestua në Francë këtë verë për dështim e tij për të luftuar përdorimin e platformës së tij për krime, duke përfshirë edhe përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Kanali i shqiptarëve ka emrin “Kusho”, që do të thotë “kushëri” dhe është pseudonimi që shqiptarët përdorin për t’iu drejtuar njëri-tjetrit.

Aktualisht ka 703 anëtarë që ndajnë informacione se si të prodhohet sasia maksimale e kanabisit, nga mbjellja e farave, tek rritja e bimëve.

Postimet në kanal u mblodhën nga një reporter shqiptar i cili u infiltrua në grup. “Të gjithë, ju duhet të dini si të rrisni “trëndafila”, thotë një nga organizatorët e kanalit.

Një tjetër anëtar renditi 6 kimikatet kryesore që kishin rezultuar më efektive për rritje të shpejtë dhe të shëndetshme.

Një video demonstronte mënyrën më të mirë për të prerë gjethet thata nga një bimë kanabisi, ndërsa një anëtar tjetër me pseudonimin “Bushi 06”, ofronte fidanë kanabisi për 5£ dhe mburrej se kishte shitur 700 copë deri më tani.

Në diskutimet mes shqiptarëve se si të mbronin “fermat”, njëri shpjegon se ishte më mirë të shpenzoje 337 £ për një hark me fuqi të lartë sesa për një armë, sepse kapja me një hark kishte një dënim më të vogël. Disa dukeshin më pak të shqetësuar se policia do të zbulonte plantacionet e tyre të paligjshme sesa nga sulmet dhe grabitjet nga bandat rivale.

“Shumica e grabitjeve në shtëpitë e kanabisit po ndodhin në Leicester. I kanë prerë gishtat një punëtori shqiptar”, – thotë një anëtar i grupit. “Policia nuk është problem i madh” – thotë një shqiptar me bazë në Londër duke përdorur pseudonimin “Deni”. “Problemi kryesor janë grabitësit që tani po përdorin dronë për të identifikuar shtëpitë. Ata zbulojnë nxehtësinë e bimëve përmes çative të shtëpive”, shton ai.

Të tjerë ankohen se pronarët po i paguanin pak për përdorimin e pronave të tyre ose kërkonin një ulje të fitimeve.

“Pronarët në Londër po paguajnë 4000 £ në muaj për një shtëpi. Nuk ia vlen fare”, – thotë njëri. Një tjetër shkruan: “Deri më tani kam investuar 31 000 £ në një shtëpi, duke përfshirë 12 mijë për mbylljen e saj dhe 12 mijë për dritat. Nuk e di nëse do m’i kthejë paratë. Agjencia që kam marrë me qira shtëpinë po kërkon 9000 paund kur produkti të jetë gati për korrje.”

Verën e kaluar, policia nisi operacionin “Mille” për të goditur fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes të burgosurve ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 dhe jetoi në Birmingham.

Më pas u transferua në Swansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të rekrutohej në një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga 4 “kopshtarët” e burgosur për një total prej 6 vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi në një pronë në Neath, në Uellsin jugor.

Dy dhoma dhe papafingo ishin përshtatur dhe izoluar për të rritur bimë me një vlerë prej 85 000 £. Duke i dënuar ata, gjykatësi Geraint Walters tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe sipas gjykimit të tij “ishin kthyer në një industri”.

Ai sugjeroi që autoritetet të shikojnë sektorin e banesave me qira, duke vënë në dukje se teksa të ashtuquajturit “fermerë” të kanabisit shpesh paraqiteshin në gjykatë, pronarët dhe të tjerët që merrnin para nga qiraja e pronave që përdoreshin për mbjelljen e bimëve, rrallë e bënin këtë./DailyMail

The post Daily Mail: Shqiptarët i marrin tregun e drogës vietnamezëve. ‘Kushot’ mësojnë si rriten ‘trëndafilat’ appeared first on Gazeta Si.

Plas grushti në Lushnje, shpallen në kërkim dy vëllezër

By: Ela
30 September 2024 at 13:55

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi rrahën me grushte një person. Bëhet fjalë për J. Ç., 55 vjeç, dhe A. Ç., 57 vjeç. Sipas njoftimit, Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim policor dy vëllezërit, të dy banues në Bitaj, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas. Materialet procedurale i […]

The post Plas grushti në Lushnje, shpallen në kërkim dy vëllezër appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për shenjën tënde

By: Ela
30 September 2024 at 13:52

Dashi Gjej një rrugë të mesme! Bashkimi i Diellit dhe i Mërkurit të frymëzon në negociata të reja, duke gjetur atë që duhet mes preferencave të tua dhe të dikujt tjetër, për të arritur në një kompromis të vlefshëm për të dyja palët. Eklipsi diellor i së mërkurës, i cili do të ndodhë në Peshore, […]

The post Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për shenjën tënde appeared first on BoldNews.al.

Vendimi gjyqësor/ Rasti i punonjëses A.G., ja sa lehtë vidhen paratë brenda OTP Bank

By: Ela
30 September 2024 at 13:30

Nga Boldnews.al Ndërkohë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri pretendojnë shpesh për sigurinë e ruajtjes së parave në sistemet e tyre, raste të ndryshme tregojnë se ato janë shumë vulnerabël nga vjedhjet e brendshme. Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës ka dënuar një 30-vjeçare, A.G., punonjëse në bankën “OTP”, e cila, me […]

The post Vendimi gjyqësor/ Rasti i punonjëses A.G., ja sa lehtë vidhen paratë brenda OTP Bank appeared first on BoldNews.al.

Eksperti i çështejeve ndërkombëtare: Soros drejton ambasadat e SHBA duke minuar demokracinë

By: Ela
30 September 2024 at 13:03

Profesori i njohur amerikan, James Jay Carafano, një nga ekspertët më të mirë për çështjet ndërkombëtare, thotë se Alex Soros drejton politikën e jashtme të SHBA. Në një postim në X, analisti shkruan se Soros ka pushtet mbi ambasadat amerikane në botë, duke minuar demokracinë. “Kudo që shkoj nëpër botë njerëzit, me gjithë seriozitet më […]

The post Eksperti i çështejeve ndërkombëtare: Soros drejton ambasadat e SHBA duke minuar demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota, e paqartë se kush do ta formojë pushtetin vendor në Podgoricë

By: Ela
30 September 2024 at 13:00

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh të votave në Podgoricë e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç, ku mori rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende. Rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Evropa […]

The post Partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota, e paqartë se kush do ta formojë pushtetin vendor në Podgoricë appeared first on BoldNews.al.

NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

By: Ela
30 September 2024 at 12:51

Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit (ARF) do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për stërvitje që synojnë “gatishmërinë e tyre dhe mbështetje për KFOR-in”. Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca […]

The post NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut appeared first on BoldNews.al.

“Do sulmojmë nga toka, deti, ajri” – Paralajmërimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes

30 September 2024 at 13:40

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranë kufirit libanez, duke u thënë atyre se do të kthejnë banorët e zhvendosur të Izraelit verior me “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”.

Yoav Gallant u thotë trupave se “eliminimi i liderit të Hezbollahut Nasrallah është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka”, shkruan BBC.

Në një video të shkurtër, ai shihet duke u thënë trupave se “ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi dhe nëse dikush nga ana tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë të gjitha aftësitë – janë të gjitha aftësitë.

“Dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje, ne ju besojmë se mund të arrini gjithçka”.

Gallant vazhdon duke thënë se “çdo gjë që duhet bërë – do të bëhet” dhe se “ne do të përdorim të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do sulmojmë nga toka, deti, ajri” – Paralajmërimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e ish-presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota

30 September 2024 at 13:22

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh të votave në Podgoricë e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve e ish- presidentit Milo Gjukanoviç, ku mori rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende.

Rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Milojko Spajiç dhe Demokratëve fituan 14 vende, ndërsa lista e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Lëvizja Ura fituan 6 vende, shkruan VOA.

Partitë e ish-Frontit Demokratik pro-rus dhe Partisë Popullore Socialiste pro-serbe do të kenë 13 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian mori 3 vende, Partia e Progresit Evropian 2 vende dhe Lëvizja “Revolucioni” 2 vende.

Për të formuar pushtetin vendor në Podgoricë nevojitet një shumicë prej të paktën 29 këshilltarësh.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste, e cila ishte në pushtetin e Malit të Zi për tre dekada, fitoi shumicën e mandateve, është tejet e vështirë që ata të formojnë qeverinë vendore, duke qenë se partitë që sundojnë në nivel shtetëror vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të hyjnë në koalicion me këtë parti.

Në Podgoricë kanë votuar 56,3 për qind e votuesve të regjistruar që ësht pjesëmarrja më e ulëtë në dhjetë vitet e fundit.

Rënia e pushtetit në Podgoricë ishte pasojë e mosmarrëveshjes dhe ndarjes së partisë që mban pushtetin në Malin e Zi, Lëvizjes Evropa Tani. Partia u nda mes presidentit aktual, Jakov Milatoviç, i cili ishte një nga themeluesit e saj dhe kryeministrin dhe kryetarin të kësaj lëvizjeje, Milojko Spajiç.

Analistët i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet e Podgoricës dhe i shohin si një provë për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat sipas disa vlerësimeve mund të ndodhin për shkak të paqëndrueshmërisë ende të theksuara politike në vend.

Zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e kryeqytetit u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur pas gati tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin, në nivel shtetëror dhe pastaj në kryeqytetin malazez në një valë ndryshimesh të përgjithshme politike në shtet.

Mali i Zi ka rreth 633,000 banorë, dhe rreth 180,000 prej tyre jetojnë në Podgoricë, sipas regjistrimit të vitit 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e ish-presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota appeared first on Euronews Albania.

Irani kërcënon Izraelin: Aktet kriminale nuk do të mbeten pa përgjigje

30 September 2024 at 13:06

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani thotë se Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë “akt kriminal” izraelit.

Duke folur gjatë një konference javore për shtyp – e para e tij që kur një gjeneral i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit u vra nga një sulm izraelit të premten – Kanaani thotë se Irani nuk kërkon luftë, por nuk ka frikë prej saj, raporton Reuters.

Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei, i cili tha gjatë fundjavës se veprimet e Izraelit nuk do të shkojnë “të pa hakmarrë”.

Hezbollahu – të cilin Izraeli po e synon në Liban – është një nga një numër i milicive në rajon të mbështetur dhe financuar nga Irani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani kërcënon Izraelin: Aktet kriminale nuk do të mbeten pa përgjigje appeared first on Euronews Albania.

E përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet pasuria e punonjëses së shtetit

30 September 2024 at 12:50

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 prona dhe automjetet e një shtetaseje pasi ka dyshime se janë të të vëllait të dënuar në Angli.

Në kuadër të hetimeve, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” mbi dyshimet për shtetasen Irma Hasani, prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se shtetasja Irma Hasani, e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”, bëri me dije Prokuroria.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar Oltion Hasain pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases Irma Hasani.

Organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja Irma Hasani dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automtetet:

Volkswagen golf 5;

Renault Clio;

Audi Q3;

Volvo CX60;

Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe

Audi SQ7.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post E përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet pasuria e punonjëses së shtetit appeared first on Euronews Albania.

Depozitat u shtuan gjatë gushtit. Shqiptarët kursejnë eurot dhe shpenzojnë lekët

30 September 2024 at 11:10

Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku i depozitave në bankë preku vlerën e 1.33 trilionë lekëve gjatë muajit gusht, me rritje 1.5% nga korriku ose 19 mld lekë më shumë . Kjo është shifra më e lartë e raportuar e depozitave.

Në raport vjetor, kursimet në banka janë shtuar me 3.7%.

Edhe pse valutat nuk kanë pasur një vit të mirë, vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të depozitave, mbi 55%. Në gusht kursimet në valutë u shtuan me 2.8% duke arritur 738 mld lekë. Në raport vjetor ato kanë rënë me 0.8%.

Depozitat në lekë ranë lehtë gjatë periudhës, me 0.2%, duke qëndruar në vlerën e 594 mld lekëve. Nga një vit më parë rritja është rreth 10%.

Sipas kategorive, bizneset kanë pasur në rritje të kursimeve të tyre në banka, ndërsa individët kanë “zbrasur” llogaritë.

The post Depozitat u shtuan gjatë gushtit. Shqiptarët kursejnë eurot dhe shpenzojnë lekët appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët janë më pak skeptikë në rajon ndaj medias. Rritet besimi tek portalet

30 September 2024 at 11:09

Nga Gazeta ‘SI’- Besimi i shqiptarëve në media është rritur përgjatë vitit 2024.

Sipas anketës së kryer nga Barometri i Ballkanit, 56% e shqiptarëve të anketuar besojnë informacionet që marrin nga televizioni apo radio (pa përfshirë atë publik). Një vit më parë, ky tregues ishte 50%.

Krahasuar me rajonin, shqiptarët janë më pak skeptikët ndaj medias. Qytetarët e Kosovës kanë normën më të ulët të besimit në media, me 27%.

Anketa tregon një rritje të fortë të besimit ndaj mediave online, portaleve. Gjatë 2023-shit vetëm 25% e të anketuarve i shikonin si të besueshme portalet, ndërsa në 2024-n, përqindja është rritur në 43%. Gjithsesi, më shumë se gjysma, 52% nuk i besojnë portaleve.

Vendet fqinje janë shumë më pak të prirura të besojnë portalet, sipas anketës.

Nga ana tjetër, Barometri tregon një rënie të besimit në median e shkruar, nga 38% një vit më parë në 37% gjatë 2024-s.

Shqiptarët kanë perceptuar më pak “fake news” gjatë këtij viti, 50% e tyre, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 66%.

Shqiptarët kanë një nivel të lartë besueshmërie edhe tek njerëzit që ata ndjekin në mediat sociale dhe 54% e tyre i besojnë informacionet që ato shpërndajnë. Mesatarja e rajonit për këtë tregues është 55%.

The post Shqiptarët janë më pak skeptikë në rajon ndaj medias. Rritet besimi tek portalet appeared first on Gazeta Si.

Armë, municion luftarak dhe drogë në banesë, arrestohet i moshuari në Shkodër/ PAMJE

By: Ela
30 September 2024 at 11:52

Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Gjatë kontrollit në banesë, të moshuarit iu gjetën rreth 2.63  kilogramë kanabis, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe lidhjeve të mundshme të të moshuarit me persona të tjerë. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me […]

The post Armë, municion luftarak dhe drogë në banesë, arrestohet i moshuari në Shkodër/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

REL: Pse po hetohen investimet e Kushnerit në Shqipëri e Serbi?

By: Ela
30 September 2024 at 11:40

Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet e investimeve të planifikuara në Beograd të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjuriq u përgjigj negativisht në pyetjen nëse ai, gjatë kohës kur […]

The post REL: Pse po hetohen investimet e Kushnerit në Shqipëri e Serbi? appeared first on BoldNews.al.

I riu shqiptar godet me thikë italianin pas sherrit

By: Ela
30 September 2024 at 11:15

Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, të diëlën e 29 shtatorit, në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre, ku shqiptari ka goditur me thikë italianin. 32-vjeçari ka sulmuar italianin, duke […]

The post I riu shqiptar godet me thikë italianin pas sherrit appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës country/ Emri – Foto

By: Ela
30 September 2024 at 11:12

Legjenda e muzikës country dhe aktori i “A Star is Born”, Kris Kristofferson, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Zëdhënësja e familjes, Ebie McFarland, ka njoftuar se Kristofferson humbi jetën në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Maui, Hawaii, të shtunën. Mediat e huaja shkruajnë se nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes, por […]

The post Ndahet nga jeta legjenda e muzikës country/ Emri – Foto appeared first on BoldNews.al.

“Është e sëmurë mendore”, Donald Trump sulmon ashpër Kamala Harris

By: Ela
30 September 2024 at 11:04

Kandidati republikan për president, Donald Trump, intensifikoi sulmet personale ndaj rivales së tij demokrate, Kamala Harris, duke e quajtur atë “të sëmurë mendore” dhe duke kërkuar ndjekjen e saj penale. Gjatë një tubimi, Trump deklaroi se Harris ishte përgjegjëse për krizën në kufirin SHBA-Meksikë dhe duhet të mbahet përgjegjëse ligjërisht për veprimet e saj. “Joe […]

The post “Është e sëmurë mendore”, Donald Trump sulmon ashpër Kamala Harris appeared first on BoldNews.al.

❌
❌