Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Kaos në Parlament, flet Dash Sula: Çfarë faji ka bërë Salianji, është hakmarrje

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:48

Mes toneve të larta, deputetit i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka bërë thirrje gjithë qytetarëve dhe dashamirësve për t’ju bashkuar protestës së datës 7 Tetor që ky subjekt politika ka thirrur.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se kjo protest dhe aksione të tjera do të jenë një shenjë e mosbindjes civile, pas vendieve që ata i kanë quajtur të padrejta, lidhur me vendosjen në arrest shtëpie të kryetarit Sali Berisha dhe dënimit me një vit burg për nënryetarin e grupit parlamentar të Pd, Ervin Salianji.

Në fjalën e tij Sula tha se nëse nuk reagohet në këtë formë atëherë rreziku që një tjetër koleg i opozitës të dënohet padrejtësisht, ashtu si deputeti Salianji, është shumë i madh.

Më herët në nisjen e sancës së sotme plenare opozityarët kanë hedhur objekete drejt kryeparlamentares Spiropali dhe kanë djegur karriget e tyre në ambjentet përpara derës së Parlamentit.

“Sot ne jemi të vendosur nga i pari tek i fudnit, duke lënë ndasitë, që çdo qytetarë, sot i ftoj që si sot një javë në orën 18:00 të jemi në Tiranë. Pika e fundit që derdhi gotën ishte burgimi për Ervin Salinjin, që po vuan dënim për një vepër penale të një kallëzimi që nuk ekziston. Këta kanë bërë një hakmarrje primitive, duke filluar nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj e gjthë mazhoranca. Vendimin e GJK për zonjën Xhaçka nuk e ekzekutuan, kurse opozita vendosi që Salianji pavarësisht dënimit jo të drejtë të shkojë në burg. Ky është ndryshimi ynë, dhe jo propaganda që bën Rama dhe mazhoranca. Ne respektojmë të gjitha vendimet e GJK, pavarësisht se një pjesë e sistemit të drejtësisë janë kamzhikë të kësaj qeverie për të dënuar opozitën. Jam ibindur që qysh nga sot, do kemi përsëri kolegë tanë që do t’i çojnë para drejtësisë, do ti fabrikojnë prova për ti arrestuar. S’duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar duhet të nisi sot,” –u shpreh Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaos në Parlament, flet Dash Sula: Çfarë faji ka bërë Salianji, është hakmarrje appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti në flakë! Bardhi: Do na kenë përballë, nuk na mbyllin dot gojën

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:30

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të djegin karriget e tyre përpara ambjenteve të Parlamentit në shenjë proteste, pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të deputetit, Ervin Salianji.

Ky aksion i opozitës vjen pas thirrjes së tyre për mosbindje civile dhe organizimin e një proteste në 7 Tetor kundër qeverisë.

Fillimisht, në nisjes së seancës deputetët e opozitës kanë hedhur sende drejt kryeparlamentares e më pas kanë vijuar me nxjerrjen e karrigeve jashtë sallës, ku dhe më pas u kanë vendosur flakën.

Në një pronocim të shkurtër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ky aksion i tyre është një kundërpërgjigje ndaj 2 vendimeve të padrejta për dy aktorë të rëndësishëm të këtij subjekti,  arrestit të shtëpisë për Sali Berishën dhe burgosjes së Ervin Salianjit.

“Meqënëse Edi Rama i ka vënë flakën Parlamentit, ne po i vendosim flakën karrigeve tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona, jemi për mbrojtjen e interest publik, që është shndërruar në rrezik për cilindo që denoncon lidhjet e Edi Ramës me krimine organizuar. E provoi kryetari i Partisë Demokratike, që është prej një viti në arrest shtëpie, për shkak se ka vendosur që të përballet me regjimin e Edi Ramës. I dyti ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Pd, denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe po e vuan dënimin prej 3 ditësh. Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona, sepse nuk jemi për veten tonë por për qytetarët. Jo djegien e mandatave e bëri kush e bëri, neve do na kenë përbllë në çdo moment me regjimin kriminal të Edi Ramës dhe kujtdo që do t’i mbyllë gojën të vërtetës,” –u shpreh Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti në flakë! Bardhi: Do na kenë përballë, nuk na mbyllin dot gojën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet në Lindjen e Mesme, 67% e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:08

Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, kjo sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në përditësimin e fundit të raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tha se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm.

“Kjo analizë… tregon se dy të tretat e totalit të strukturave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme”, tha UNOSAT.

“Totali prej 66 përqind të ndërtesave të dëmtuara në Rripin e Gazës përfshin gjithsej 163.778 struktura”, thuhet tutje në vlerësimin e UNOSAT-it.

Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme.

UNOSAT dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së raportuan gjithashtu se rreth 68 përqind e fushave të kulturave të përhershme në Gazë treguan një “rënie të ndjeshme në shëndetin dhe dendësinë” e tyre në shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet në Lindjen e Mesme, 67% e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta appeared first on Euronews Albania.

Alcaraz triumfon drejt gjysmëfinales së tenisit, përballet me rusin Medvedev

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:54

Carlos Alcaraz është kualifikuar në gjysmëfinalen e Pekinit, ku do të përballet me rusin Medvedev për një vend në finalen e madhe të tenisit.

Spanjolli zhvilloi një paraqitje pozitive në duelin ndaj Kaçanov, të cilin e fitoi në shifrat 2-0.

21-vjecari arriti të triumfojë në të dyja setet, ku tek i pari hasi jo pak vështirësi, i mbyllur në rezultatin 7-5, ndërsa tek i dyti 6-2.

Paralelisht luhet dhe sfida tjetër mes Medvedev dhe italianit Copolli, ku fitues u shpall rusi, që është dhe një ndër pretendentët për fitimin e trofeut.

Seti i parë u fitua lehtësisht nga Medvedev 2-6 dhe seti i dytë ose ai final 4-6 në favor të tij. Gjysmëfinalja e do që dyshja të përballet me njëri-tjetrin, duel i cili pritet me shumë interes dhe luhet paraditen e 1 tetorit.

Dyshja që renditen mes 10 më të mirëve të botës së tenisit janë përballur 7 herë më herët së bashku ku spanjolli numëron 5 fitore dhe 2 në favor të Medvedev.

Kur vjen puna te trofetë rusi ka fituar 5 më tepër, konkretisht 20 kundrejt 15 të Alcaraz, që është shumë më i ri në moshë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alcaraz triumfon drejt gjysmëfinales së tenisit, përballet me rusin Medvedev appeared first on Euronews Albania.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, ja sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:37

30 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare  të përkthimit.

Kjo ditë përkon me festën e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës i cili konsiderohet mbrojtës i përkthyesve.

Në kuadër të Ditës Botërore të Përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit këtë të hënë zhvilloi aktivitetin “Përkthimi, urë lidhëse ndërmjet kulturave”, ku morën pjesë përkthyes e shkrimtarë.

I pranishëm ishte dhe kryetari i shoqatës së përkthimit në vendin tonë Rexhep Hida, i cili u shpreh se pavarësisht ndotjes së gjuhës shqipe, shtëpitë botuese nuk e kanë lejuar htrembërimin e saj.

“Gjatë këtyre 30 viteve mund të them se janë vërejtur dy prirje, një prirje për ta ndotur gjuhën shqipe me fjalë të huaja të panevojshme dhe një prirje tjetër për ta mbrojtur atë me vendosmëri të paprekur. Shtëpitë botuese nuk e kanë lejuar që në fillim shtrembërimin e gjuhës shqipe apo ndotjen me fjalë të huaja. Nuk ka qenë nevoja për ndonjë kontroll të veçantë,”-u shpreh Hida.

Ndërsa përkthyesit e veprave të ndryshme u shprehën se gjuha luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve.

“As fjalë për fjalë, as lirisht por saktësisht. Ti do ta përkthesh atë si duhet në shqip atë që ka thënë ai. Ti duhet të jesh besnik, pa u kuptuar që je besnikë,” –u shpreh shkrimtarja Diana Çuli.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për t’i bërë homazhe punës së profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, ja sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe appeared first on Euronews Albania.

Pojskë| Ekspozitë për të burgosurat, 60 gra të dënuara pjesë e aktivitetit kulutror

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:28

Mbi 60 gra që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës në Pogradec janë bërë pjesë e një aktiviteti përmes një ekspozite fotografike me disa prej monumenteve natyrore dhe veshjeve tradicionale të zonave përreth institucionit të vuajtjes së dënimit.

Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e këtyre grave me sitet turistike, por edhe me socializimin e tyre teksa vuajnë dënimin.

Interesant ishte fakti se të gjithë gratë që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës shfaqën dëshirën që të tilla aktivitete duhet të mbahen sa më shumë, pasi i largon disi nga momentet e vështira që po kalojnë.

Të gjitha paraburgosurat dhe të dënuarat në këtë institucion shfaqen interes të lartë për tu njohur me ekspozitën ashtu siç apeluan që aktivitete të tilla informuese dhe pse jo argëtuese të jenë më të shpeshta.

Drejtoresha e institucionet tregon se synimi i këtyre aktiviteteve është që gratë të mos ndihen si në burg. Ajo premton se në bashkëpunim edhe me Muzeun e Pogradecit do të organizohen aktivitete të tjera, deri tek mbrëmjet poetike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pojskë| Ekspozitë për të burgosurat, 60 gra të dënuara pjesë e aktivitetit kulutror appeared first on Euronews Albania.

Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:17

Disa mijëra persona në Portugali kanë protestuar kundër emigracionit të pakontrolluar, në një tubim të thirrur nga partia ekstremiste CHEGA.

Demonstruesit marshuan përgjatë kryeqytetit Lisbonë me flamurin kombëtar portugez dhe me banera me parullat “Të dëbohen emigrantët që kryejnë krime”.

Kryetari i partisë CHEGA, André Ventura deklaroi se ata që vinin në Portugali për të punuar dhe kontribuuar ishin të mirëpritur.

“Emigracioni nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, por edhe nga ai i një drame që u diskutua në rrugët tona, drama e strehimit. Nëse ne lejojmë 15 për qind të të huajve të hyjnë në vend, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm shtëpi për këdo. Nuk ka kuptim të shtiremi se streha të tilla ka dhe ato nuk do ndërtohen për një vit,” –tha kryetar i ekstremistëve, André Ventura.

Tensione u verifikuan kur pjesëmarrësit në tubim iu afruan lagjeve të klasës punëtore, me një prani të theksuar emigrantësh.

Disa prej tyre u përleshën me aktivistë pro-emigracionit, që thonë se Portugalia duhet t’u hapë dyert të huajve.

Numri i të huajve që jetojnë në Portugali u rrit me mbi 33 për qind vitin e kaluar, duke shkuar mbi 1 milion. Kjo shifër, sipas Agjencisë për Integrimin, Migracionin dhe Azilin, përbën një të dhjetën e popullsisë totale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime appeared first on Euronews Albania.

Rritet vala e emigrimeve në Liban, sulmet e vazhdueshme largojnë 100 mijë banorë

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:44

Rreth 100,000 shtetas sirianë dhe libanezë janë larguar nga Libani në Siri mes  sulmeve të vazhdueshme izraelite, tha komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

“Numri i njerëzve që kanë kaluar në Siri nga Libani duke ikur nga sulmet ajrore izraelite – shtetas libanezë dhe sirianë – ka arritur në 100,000. Ikja e tyre vazhdon,” shkroi Filippo Grandi në X.

Që nga 23 shtatori, Izraeli ka nisur sulme masive ajrore kundër atyre që i quan objektivat e Hezbollahut në të gjithë Libanin, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke plagosur mbi 2700 të tjerë.

Disa komandantë të Hezbollahut u vranë në sulmet ajrore, duke përfshirë liderin e tij Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë afro 41,600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet vala e emigrimeve në Liban, sulmet e vazhdueshme largojnë 100 mijë banorë appeared first on Euronews Albania.

Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:32

Dy persona humbën jetën në një zjarr që u përhap në zonat e banuara në Corinthia, provincën qendrore të Greqisë.

Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i bashksië së provincës bëri të ditur se dy burra, të moshës 35 dhe 40 vjeç, vdiqën ndërsa po udhëtonin për të ndihmuar në shpëtimin e bagëtive nga zjarri.

Fronti i zjarrit ishte shtrirë në 30 kilometra (18.6 milje) në katër drejtime kryesore, shtoi ai.

Disa shtëpi në fshatin Ano Loutra tashmë janë rrafshuar nga flakët, teksa forcat e zjarrëfikëses kanë lëshuar një urdhër evakuimi për më shumë vendbanime në rajon.

Qindra zjarrfikës të ndihmuar nga mjetet tokësore dhe ajrore, si dhe vullnetarë, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra appeared first on Euronews Albania.

Gaza| Rritet numri i reporterëve të vdekur, sulmet ajrore vrasin një tjetër gazetare

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:18

Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza, duke e çuar numrin total të reporterëve të vdekur në 174, që nga 7 tetori i kaluar.

Në një deklaratë nga zyra për median palestineze është identifikuar viktima, Ëafa Aludaini, pa dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së saj.

Sakaq deklarata thotë se Aludaini kishte punuar “me disa media anglishtfolëse”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjës qeverinë izraelite për “krimet e saj kundër gazetarëve”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Afro 41,600 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 96,200 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gaza| Rritet numri i reporterëve të vdekur, sulmet ajrore vrasin një tjetër gazetare appeared first on Euronews Albania.

Ukraina pretedon se ka rrëzuar 67 dronë nga sulmet ajrore ruse në 11 rajone

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:07

Ukraina ka pretenduar këtë të hënë se ka rrëzuar 67 dronë rusë në 11 rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Një deklaratë e Forcave Ajrore të Ukrainës pohoi se gjithsej 73 dronë, si dhe tre lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë një raketë balistike Iskander, u lëshuan nga Rusia në vend gjatë natës.

Serhiy Popko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, tha në Telegram se alarmi për sulm ajror në kryeqytet zgjati për më shumë se pesë orë dhe se të gjithë dronët mbi qytet u rrëzuan.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rrënojat e një droni të rrëzuar rus u gjetën pranë një ndërtese banimi në lagjen Obolonskyi të kryeqytetit.

Guvernatori i Kievit Ruslan Kravchenko tha se mbetjet nga dronët që u rrëzuan ranë në gjashtë rrethe të ndryshme të rajonit dhe një zjarr shpërtheu në një shtëpi private në një nga rajonet.

Nga ky sulm ende nuk raportohet për viktima nga autoritetet ukrainase, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende pretendimet e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina pretedon se ka rrëzuar 67 dronë nga sulmet ajrore ruse në 11 rajone appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

‘Plani i Fitores’ së Zelensky kundër Rusisë, ja cilat janë 5 pikat

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:53

Plani i Zelenskyy për fitoren e Ukrainës besohet të jetë një plan me pesë pika.

Në një intervistë me median ABC News, presidenti ukrainas e përshkroi planin si një “urë” drejt një pozicioni mjaft të fortë negociues që Ukraina të detyronte Rusinë t’i jepte fund luftës sipas kushteve të Kievit.

Cilat janë komponentët e planit?

  • Ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n: Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskyy dhe këshilltar efektiv i sigurisë kombëtare, i tha Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork të martën se një element kyç i planit të fitores ishte një ftesë zyrtare për anëtarësimin në NATO për Ukrainën.
  • Raketa me rreze të gjatë për të goditur brenda Rusisë: Ukraina ka kërkuar të përdorë këto raketa, për të synuar vendet thellë brenda Rusisë dhe ka shtuar kërkesat e saj pas inkursionit të saj dramatik në rajonin e Kurskut të Rusisë në gusht.
  • Furnizimi i qëndrueshëm i armëve të avancuara: Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Kievi është mbështetur shumë në armët dhe platformat ushtarake të ofruara nga aleatët e NATO-s. Megjithatë, shpesh, Ukrainës i është dashur “të lutet” për sisteme të veçanta armësh për javë të tëra, fillimisht të përballet me refuzime dhe përfundimisht të ketë sukses të bindë SHBA-në dhe të tjerët për furnizimet. Kjo, ka thënë Ukraina, zvogëlon efektivitetin e kundërvënieve të saj ushtarake ndaj Rusisë, vonon qëllimet e saj të luftës dhe çon në humbjen e jetëve që mund të ishin shpëtuar. Sipas Bloomberg, plani i fitores përfshin një kërkesë për një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm të armëve të avancuara për Ukrainën.
  • Anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE): Një rrugë e qartë drejt anëtarësimit në BE është gjithashtu pjesë e planit të fitores, sipas Bloomberg. Në një intervistë me New Yorker, Zelenskyy tha se Ukraina aktualisht “është e përjashtuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO”.
  • Ndihma ekonomike shtesë për Ukrainën: Zelenskyy dhe ndihmësit e tij kanë theksuar se plani i fitores përfshin një kërkesë për mbështetje ekonomike. Banka Botërore vlerëson se vendit do t’i nevojiten 480 miliardë dollarë për rindërtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Plani i Fitores’ së Zelensky kundër Rusisë, ja cilat janë 5 pikat appeared first on Euronews Albania.

Lufta Rusi-Ukrainë: Lista e ngjarjeve kryesore në ditën e 946 të saj

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:44

Të paktën gjashtë persona janë vrarë pas dy sulmeve të njëpasnjëshme ruse në një qendër mjekësore në Sumy në Ukrainën verilindore, sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko. Sulmi i parë vrau një person dhe dëmtoi pjesë të objektit. Ndërsa njerëzit u evakuuan, rusët goditën përsëri, duke vrarë pesë të tjerë, tha ai.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 69 nga 73 dronë gjatë një sulmi rus gjatë natës që përfshinte dy raketa balistike dhe dy raketa lundrimi. Rreth 15 nga dronët e sulmit u shkatërruan në periferi dhe në kryeqytetin Kiev, tha ushtria.

Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, goditi një ndërtesë pesëkatëshe që strehon departamentin rajonal të policisë, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.

Një sulm me dron rus në Izmail të Ukrainës, një qytet port strategjik në lumin Danub, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur 11 të tjerë, duke përfshirë një fëmijë, tha në një deklaratë guvernatori rajonal i Odesës , Oleg Kiper.

Rusia pretendon se ka pushtuar fshatin Marynivka në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku forcat e saj janë shtyrë drejt qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovsk.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës as nuk e konfirmoi as mohoi kapjen e Marynivka, por vuri në dukje se fshati ishte në mesin e gati një duzinë lokalitetesh ku forcat ruse kishin “pranuar një kundërshtim të ashpër”. Ai tha se dy sulme ruse në zonë po vazhdonin dhe luftimet në sektorët e Pokrovsk dhe Kurakhove ishin më të vështirat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufta Rusi-Ukrainë: Lista e ngjarjeve kryesore në ditën e 946 të saj appeared first on Euronews Albania.

“Salianji u nxitua…” Daci: Bëri gabim,nuk duhej të dorëzohej

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:04

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar në emisionin Review, aty ku diskutoi për vetëdorëzimin e depuetit Ervin Salianji në Drejtorinë e Policisë, pasi Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij me akuzën “Kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Sipas juristit, do të duhej që përpara se ai të vetëdorëzohej, fillimsiht të bëhej një ndarje dhe inerpretim më i gjerë i vendimti sepse legjislacioni parashikon që bëhet një dallim i qartë mes lirisë së shprehjes dhe kallëzimit të rremë.

E ndërkaq, nëse nuk do kalohej kjo hallkë, sipas Dacit, Salianji nuk do duhej të kishte dorëzuar sepse automatikisht ka pranaur ekzekutimin e vendimit për dënimin ndaj tij, të cilin pritet që përfaqësuesi i tij ligjor t’a dërgojë për recurs në Gjykatë të Lartë.

“Një kallëzim i rremë parimisht i shkatërron jetën dikujt, sidomos kur bëhet nga një figurë publike. Në rastin e Salianjit Kodi Penal Italian kërkon që nëse bëhet një kallëzim i rremë duhet që të depozitohet diku. Edhe nëse del që faktin e rremë ma ka thënë dikush tjetër dhe unë i besoj, prapë nuk mban përgjegjësi penale. Një vijë e hollë e ndan kallëzimin e rremë nga liria e shprehjes. Ti mund të bësh një denoncim që të nxisësh edhe një provokoim që mund të jetë i shëndetshëm për shoqërinë. Në këtë pikëpamje është dënim pa ligj, sepse e dënon për një vepër të pakryer. N.q.s bëhet ekzekutimi i vendimit atëherë nuk ka çfarë të pezullojë ekzekutimin Gjyakate Lartë. U nxitua Salianji. Nëse vendimi është ekzekutuar, nuk ka kuptim ta çosh në Gjykatë të Lartë,” –sqaroi Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji u nxitua…” Daci: Bëri gabim,nuk duhej të dorëzohej appeared first on Euronews Albania.

Lita për vendimin ndaj Salianjit: Janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:46

Gazetari Lavdrim Lita, nga Faktor.Al, foli në emisionin Review për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj deputetit, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk duhet “të nxitojë” për të akuzuar trupën gjykuese që dha atë vendim ndaj deputetit, sepse është po e njëjta trupë gjykuese që i ka dhënë vulën këtij subjekti politik.

Në vazhdim të kësaj gazetari tha se përfaqësuesi ligjor i Salianjit do duhej t’i ishte referuar disa vendimeve të Gjykatës së Lartë për të njëjtat raste, ku arsyetohet se denoncimi publik dallohet qartazi nga kallëzimi i rremë.

“Është vendim për të mbipopulluar burgjet me deputetë. GJyqtarët nuk e kanë marrë idenë që mund të bëhej me dënim alternativë, të cilët janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD-së. Në 11 qerdhor e njëjta trup gjykuese ka gjykuar çshtjen e rikthim të vulës, tek Partia Demokratikem, tek Ervin Salianji. O kanë qenë bashkë atëherë, o s’kanë qenë. Pra ose janë koherent, ose do jua lënë vendimet palëve të tjera. Salianji fare mirë mund të mbrohej me një vendim të Gjykatë së Lartë, siç bëri Dritan Goxhaj ku dhe ai është akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe GJL ka thënë që denoncimi publik nuk është regjistruar si kallëzim. Dhe i kanë dhënë lirinë sepse shihej si çështje e lirisë së fjalës. Ngjarja për Agron Xhafaj është diskutuar edhe më herët sepse në Parlament në vitin 2012, deputeti Fatos Hoxha ka thënë që vëllai yt ja është i përfshirë në trafikim droge,” –u shpreh Lita.

Kujtojmë se dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.

Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i ministrit.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lita për vendimin ndaj Salianjit: Janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD appeared first on Euronews Albania.

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:25

Avokati Ledio Braho ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania për të diskutuar rreth pikëpyetjeve që janë ngritur për dënimin e deputetit Ervin Salianji.

Ai sqaroi se në vijim, pavarësisht një vendimi gjyqësor nga Gjykata e Apelit të pazbardhur, do të vijohet me kërkesat për përshpejtimin e gjykimit të çështjes dhe gjithashtu rekursi në Gjykatën e Lartë.

“Duhet të them pse palët janë të pabarabarta. E para prokuroria ka mundësinë që të ekzekutojë një vendim të formës së prerë pa u arsyeturar, ai që ka qarkulluar me dy faqe. Ndërkohë që ne si mbrojtje nuk kemi të drejtë të bëjmë recurs pa u zbardhur vendimi. Seanca e fundit ishte në 20 shtator dhe trupa gjyqësore u tërhoq ta jepte në datë 26 dhe ideja është që kur merr kohë duhet ta shpallësh të arysetuar. Vendimi duhet të ketë përmbajtje dhe dispozitim, në mënyrë që palët të kenë mundësinë të kërkojnë pezullimin. Kjo është një shkelje. Ndoodh që masat e sigurisë të vijnë edhe pas një viti, personi lihet në burg dhe nuk bën dot ankim,i sepse nuk është zbardhur vendimi. Pra kjo është një traditë e gjyqësori shqiptar. Do bëjmë rekurs dhe kërkesa për përshpejtim. Ne do t’i konsumojmë gjithë hallkat e gjyqësorit. Vepra penale nuk është provuar në asnjë vend,”-sqaroi Braho.

Sipas avokatit, ende nuk është provuar fajësia nga Prokuroria, madje sipas tij është provuar e kundërta, pra pafajësia për deputetin Salianji.

“Nuk mund të dënohesh për kallëzim të rremë mnga pakujdesia, aq më tepër që Albert Veliu nuk kishte shkuar tek gazetari Jetmir Olldashi dhe tek Salianji, kishte shkuar edhe tek SHISH-i, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nuk besoj që ka një dosje që ka 6-7 fashgikuju poër kallëzim të rremë. Janë angazhuar dhjetëra forca të Operacionales për të ruajtur gazetarin dhe selinë e PD. Barra e provës i takon prokurorisë, ajo nuk është provuar dhe ka ndodh e kundërta, ne kemi provuar pafajësinë,” –u shpreh avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës appeared first on Euronews Albania.

Irlandë| Shufra ari prej 1.4 milionë eurosh dhe kokainë, arrestohet 50-vjeçari

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:03

Pas një operacioni dyditor kërkimi në Republikën e Irlandës janë zbuluar shufra ari me vlerë 1.4 milion €, një shumë parash prej 460,000 €  dhe kokainë  në vlerën 210,000 €.

Një burrë rreth të 50-ave është arrestuar dhe aktualisht po mbahet në paraburgim, tha Policia irlandeze.

Kontrollet u kryen të enjten dhe të premten në ambiente banimi dhe biznesi në zonën e Dublinit.

Aktualisht droga është dërguar për analiza të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irlandë| Shufra ari prej 1.4 milionë eurosh dhe kokainë, arrestohet 50-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Merr vulën-jep Salianjin”, Basha sulmon demokratët: Është pazar Rama-Berisha

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 19:31

Pas dënimit me burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një tjetër reagim ka ardhur kësaj here nga Demokratët Euroatlantikë.

Përmes një postimi në Facebook, ky subjekt politik nën drejtimin e Lulzim Bashës shprehet se ky i fundit nuk gëzohet e as nuk përdor situatat kundrejt fatkeqësive politike si në rastin e ish-kryeministrit Berisha, edhe në rastin e depuetit Salianji.

Mes rreshtave nuk ka munguar as ironia kundrejt demokratëve, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për Salianjin, ku sipas Euroatlantikëve të Lulzim Bashës janë po i njëjti trup gjykues që i kthyen vulën Partisë Demokratike.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre,” -thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Merr vulën-jep Salianjin”, Basha sulmon demokratët: Është pazar Rama-Berisha appeared first on Euronews Albania.

Dënimi me burg i Salianjit, PD letër zyrave e mediave në botë për dosjen “Babale”

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 19:24

Pas dënimit me burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit me akuzën “kallëzim i rremë”, ky subjet ka nisur një dosje me pretendimet e tyre për çështjen “Babale” në zyrat kryesore dhe mediat botërore.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të deputetit Salianji, i cili ka bashakngjitur edhe një dokument me 15 pika ku shpjegohen denoncimet për dosjen “Babale”, të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi audio regjistrime të Agron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

PD ka dërguar vendimin përfundimtar të Gjykatës italiane, ku ka dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në dosje pasqyrohet fakti se pas denoncimeve ndaj Agron Xhafajt, vëllai i tij, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

E në vazhdim të kësaj shpjegohet çfarë ndodhi me trasnkriptet telefonike, ku u testuan, çfarë prodhuan këto testime, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj Salianjit etj.

Në postimin e deputetit Ervin Salianji shkruhet:

“Nga sot Kongresi Amerikan, kancelaritë e huaja dhe mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë të plotë dosjen e turpit për drejtësinë shqiptare! Drejtësia nuk duhet të jetë në duart e kamikazëve politik! Nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë rikthimin e dënimeve politike! Piketat shpjeguese dhe dosja në anglisht dërguar përfaqësive të huaja.

The post Dënimi me burg i Salianjit, PD letër zyrave e mediave në botë për dosjen “Babale” appeared first on Euronews Albania.

Tajfuni Yagi dëmtoi rrethimin e tyre, fermeri vret 100 krokodilët e rrezikuar

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 18:59

Një fermer krokodilësh tajlandez, i cili njihet me pseudonimin “Krokodili X”, tha se vrau më shumë se 100 zvarranikë të rrezikuar për t’i shpëtuar ata, pasi një tajfun dëmtoi rrethimin e tyre.

Natthapak Khumkad, 37 vjeç, i cili drejton një fermë krokodilash në Lamphun, në Tajlandën veriore, tha se u përpoq të gjente një shtëpi të re për krokodilët e tij siamezë, kur vuri re se një mur që siguronte mbylljen e tyre ishte në rrezik të shembjes.

Për të ndaluar që krokodilët të lëshoheshin në komunitetin lokal, Natthapak ai hodhi poshtë 125 prej tyre më 22 shtator.

“Më duhej të merrja vendimin më të vështirë të jetës sime për t’i vrarë të gjithë”, tha ai. “Familja ime dhe unë diskutuam nëse muri u shemb, dëmi në jetët e njerëzve do të ishte shumë më i madh se sa mund të kontrollojmë. Do të përfshinte jetën e njerëzve dhe sigurinë publike.”

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, përfshiu Kinën jugore dhe Azinë Juglindore këtë muaj, duke lënë një gjurmë shkatërrimi me reshjet e tij intensive dhe erërat e fuqishme. 

“Më duhej të merrja një vendim në më pak se 24 orë kur pashë se erozioni po përparonte me shpejtësi”, tha Natthapak, duke shtuar se ai goditi krokodilët për t’i vrarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tajfuni Yagi dëmtoi rrethimin e tyre, fermeri vret 100 krokodilët e rrezikuar appeared first on Euronews Albania.

❌
❌