Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Gaza| Rritet numri i reporterëve të vdekur, sulmet ajrore vrasin një tjetër gazetare

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:18

Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza, duke e çuar numrin total të reporterëve të vdekur në 174, që nga 7 tetori i kaluar.

Në një deklaratë nga zyra për median palestineze është identifikuar viktima, Ëafa Aludaini, pa dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së saj.

Sakaq deklarata thotë se Aludaini kishte punuar “me disa media anglishtfolëse”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjës qeverinë izraelite për “krimet e saj kundër gazetarëve”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Afro 41,600 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 96,200 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gaza| Rritet numri i reporterëve të vdekur, sulmet ajrore vrasin një tjetër gazetare appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së

By: Oldi
26 September 2024 at 11:01

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e RTSH-së. Ajo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Kujtojmë që ish-deputeti socialist Alfred Peza u përfshi në një skandal pasi i kërkonte favore […]

The post Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌