Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

SHBA/ Kandidatët presidencialë devijuan nga planet e tyre të fushatës parazgjedhore, shkak Uragani Helen

By: lia rda
30 September 2024 at 22:55

Për shkak të pasojave të uraganit “Helen” në SHBA, kandidatët presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump kanë devijuar nga planet e tyre të fushatës parazgjedhore.

Harris u kthye më herët nga një vizitë e fushatës në Las Vegas për të folur me qytetarët e prekur dhe Trump po shkon në Gjeorgji për të parë pasojat e uraganit.

Numri i të vdekurve ka kaluar 100 dhe ka shumë dëme nga përmbytjet në Karolinën e Veriut, e cila, së bashku me Gjeorgjinë, është kyçe në mesin e shteteve ku rezultati i zgjedhjeve të nëntorit është i pasigurt me donatorët e tij radikalë dhe njoftoi se ai “po sillte shumë materiale ndihme, duke përfshirë karburant, pajisje, ujë” në Gjeorgji.

Ai pretendoi pa prova se autoritetet “bënë çmos për të mos ndihmuar njerëzit në zonat republikane”.

Presidenti Joe Biden e quajti uraganin Helen një “stuhi historike” dhe planifikon të vizitojë zonat e prekura këtë javë./abcnews.al

“Purge Day”, Trump bën propozimin e çuditshëm për problemet e krimit në vend

By: lia rda
30 September 2024 at 22:37

Donald Trump ka propozuar një zgjidhje të çuditshme për problemet e krimit në vend, të cilat janë krahasuar me serinë e famshme të filmave horror “The Purge”.

Gjatë një mitingu në Pensilvani, Trump përmendi incidente të grabitjeve gjatë ditës që ndodhën në bizneset lokale. Ai tha se hajdutëve “duhet t’u jepet” një mësim dhe sugjeroi një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për ta bërë këtë.

“Nëse do të kishit një ditë vërtet brutale. Një orë e vështirë, dua të them shumë e vështirë, do të ndalonte menjëherë,” tha kandidati republikan për president.

Ai theksoi se arsyeja e rritjes së krimit është se policia “nuk lejohet të bëjë punën e saj” sepse nënpresidentja e SHBA Kamala Harris dhe “e majta liberale nuk do t’i lejojë ata”.

Pas fjalimit, shumë sugjeruan se propozimet e Trump bazoheshin në komplotin e filmit “The Purge”./abcnews.al

Numri i të vdekurve nga Uragani Helen shkon në 120, dy milionë shtëpi pa energji elektrike

By: lia rda
30 September 2024 at 22:15

Ekipet e shpëtimit në Karolinën Veriore perëndimore po përpiqen të arrijnë njerëzit që ende janë të zhdukur, tre ditë pasi uragani Helen shkatërroi Shtetet e Bashkuara juglindore. Numri i viktimave të stuhisë në gjashtë shtete u rrit në 120 dhe miliona njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pa qasje në internet.

Në qarkun malor të goditur rëndë të Bumcombe në Karolinën e Veriut, ku ndodhet qyteti i Asheville, 35 njerëz u vranë, tha drejtuesi lokal këtë të hënë. Furnizimet e ujit dhe ushqimit u dërguan me helikopterë dhe aeroplanë për banorët e zonave që mbetën të izoluara për shkak të përmbytjeve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, parashikoi se numri i të vdekurve do të rritej pasi ekipet e shpëtimit iu afruan zonave të prera nga rrugët e shembura, infrastruktura e dëmtuar dhe përmbytjet e rënda.

Ndërsa, më shumë se dy milionë shtëpi dhe biznese në Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe e Jugut mbetën pa energji elektrike.

Zyrtarët paralajmërojnë se rindërtimi dhe rikuperimi nga dëmet e mëdha pronësore pas uraganit do të jetë i vështirë dhe do të marrë shumë kohë./abcnews.al

Yesterday — 30 September 2024Main stream

SHBA/41 milionë të rinj me të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale 2024

By: lia rda
30 September 2024 at 21:51

Vetëm këtë vit, rreth 8 milionë të rinj mbushin moshën 18 vjeçare, duke fituar të drejtën për të votuar.

Në tërësi, janë 41 milionë amerikanë nën moshën 27 vjeçare, të lindur në periudhën 1997-2012 që mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

41 milionë të rinj amerikanë nga 18 deri në 27 vjeç kanë të drejtë vote në zgjedhjet e nëntorit.

Analistët thonë se vota e tyre mund të jetë përcaktuese në zgjedhjet presidenciale, jo për shkak të moshës, por për shkak të asaj që ata janë.

“Pjesa e re e popullsisë do të ketë më shumë larmi racore sesa popullsia e vjetër, e lindur pas Luftës së Dytë Botërore”, thotë William Frey nga Instituti Brookings.

“Pra, gati gjysma e tyre, të rinjtë e lindur në periudhën 1997-2012 janë me ngjyrë – rreth një e pesta e tyre identifikohen si pjesë e LGBTQ-së. Pra, po flasim për një brez vërtet të larmishën, jo vetëm sa i përket identitetit, por sa i përket prejardhjes, përvojave dhe pikëpamjeve të tyre”, thotë Alberto Medina nga Universiteti Tufts.

Historikisht, të rinjtë dalin më pak për të votuar krahasuar me votuesit më të moshuar. Por, ky brez i ri është më aktiv në politikë, krahasuar me brezat e tjerë në këtë moshë.

“Një nga ngjarjet e mëdha në ciklet e fundit zgjedhore ishte në fakt një rritje e madhe e pjesëmarrjes në votime të të rinjve. Mendohet se 39% e tyre votuan më 2016 dhe 50% më 2020”, thotë Alberto Medina nga Universiteti Tufts.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet për Kongres që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit, të rinjtë e sotëm ishin më aktivë krahasuar me pjesëmarrjen në votime të brezave të mëparshëm në zgjedhje të njejta.

Në zgjedhjet për Kongres më 2022, për herë të parë personat e lindur në periudhën 1997 – 2012 përbënin të gjitha grupmoshat nga 18-24 vjeç.

Mbi 28% e tyre votuan në këto zgjedhje. Kjo është përqindja më e lartë e pjesëmarrjes, krahasuar me brezat e kaluar në moshën e njejtë.

28% e votuesve të rinj me të drejtë vote votuan më 2018.

Më shumë se dyfishi i pjesëmarrjes së të rinjve gjatë zgjedhjeve për Kongres më 2014, kur 13% e votuesve nga 18-29 vjeç dolën në zgjedhje. 23% morën pjesë më 2022.

Analistët thonë se votuesit motivohen nga çështjet që i prekin drejtpërdrejt, si sulmet me armë në shkolla dhe ekonomia.

“Po flasim për një brez të rinjsh që ka përqafuar fuqinë e tij, dëshirën për ndryshim, gjë që e ka bërë mirë përmes kutisë së votimit”, thotë Alberto Medina nga Universiteti Tufts.

Në zgjedhjet për Kongres më 2022, të rinjtë në përgjithësi mbështetën më shumë kandidatët demokratë. Të dhënat tregojnë se gratë e reja votuan më shumë për demokratët sesa burrat e rinj.

“Nëse Kamala Harris i bind ata që të votojnë, ata mund ta mbështesin atë më shumë sesa Joe Bidenin”, thotë William Freey nga Instituti Brookings.

Analistët thonë se pa votat e të rinjve, republikanët do ta kishin të lehtë në zgjedhjet për Kongres më 2022.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, sondazhet e fundit tregojnë se Nënpresidentja Kamala Harris gëzon mbështetje më të madhe tek votuesit e rinj./voa

“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi”, Llabani: Në 26 vite, asnjë politikan nuk është dorëzuar në polici

By: lia rda
30 September 2024 at 21:30

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se arrestimi i Ervin Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas.

Ajo ka theksuar se në 26 vite nuk ka pasur një politikan që të dorëzohet vetë në polici.

Sipas Llabanit, nëse Salianji do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë.

“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas. Që do të jenë jo vetëm protesta e opozitës që do të jenë deri diku të pakontrolluara siç e ka deklaruar deri diku dhe kreu i opozitës shqiptare zoti Berisha sot. Unë nuk kam parë deri tani që në 26 vite një politikan të shkojë dhe të dorëzohet në polici. Nuk kam parë deri tani që një politikan përkundër një procesi që kishte 6 vite që zhvillohej, vazhdonte dhe zvarritej, edhe jam e bindur që këtu ka konsensus midis dy palëve politike.

Në një vit e ca ka qene vetë Salianji që ka shtyrë procesin si duhet. Nëse do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë. Nuk e di, nëse ky skenar, apo ky pakt mes dy palëve politike PS-PD, qëlloi pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve”, tha gazetarja./abcnews.al

Një mijë turistë britanikë u sëmurën pas një udhëtimi në Cape Verde

By: lia rda
30 September 2024 at 19:44

Një grup prej rreth 1,000 turistësh britanikë po padit agjencinë e udhëtimeve Tui pasi ata u infektuan me një virus në stomak gjatë pushimeve në Cape Verde.

Gjithsej 926 turistë që ishin me pushime në atë destinacion u infektuan me viruse të stomakut si shigella dhe salmonela gjatë tre viteve, dhe disa nuk ishin në gjendje të dilnin nga dhomat e tyre për ditë të tëra për shkak të pasojave të sëmundjes, raportoi Guardian.

Jetinder Paul, avokat i specializuar për sëmundje të rënda gjatë qëndrimit jashtë vendit, i cili përfaqëson të dëmtuarit, tha se numri i tyre është jashtëzakonisht shqetësues.

“Këto shifra tregojnë se këto nuk janë raste të izoluara. Vazhdojmë të presim një numër të madh njerëzish me eksperienca të ngjashme, gjë që tregon një pasqyrë shqetësuese të sëmundjes që nuk tregon shenja ndalimi”, tha ai, duke shtuar se sëmundje të tilla të stomakut mund të shkaktojnë probleme afatgjata shëndetësore, madje edhe vdekje.

Sipas tij, pikërisht për shkak të seriozitetit të situatës, duhet të përcaktohen shkaqet që kanë çuar në fenomene të tilla./abcnews.al

SHBA po dërgon disa mijëra trupa të tjera për të mbrojtur Izraelin

By: lia rda
30 September 2024 at 19:14

SHBA-ja po dërgon disa mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të forcuar sigurinë dhe për të qenë gati për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se SHBA do të dërgojë skuadrilje të shumta avionësh luftarakë, duke përfshirë F-15 Strike Eagles, F-16, A-10 dhe F-22.

Kjo u vendos pas sulmeve ajrore të fundit izraelite në Liban dhe vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, që përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës në Lindjen e Mesme, këtë herë midis Izraelit dhe organizatës shiite pro-iraniane.

Në vend që aeroplanët të dërgohen për të zëvendësuar ato ekzistuese, të dy do të qëndrojnë në rajon për të dyfishuar forcën ajrore.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Lloyd Austin njoftoi gjithashtu se ai po vendoste përkohësisht grupin sulmues të aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln dhe skuadriljet e lidhura me to në rajon.

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se avionët nuk janë ende atje për të ndihmuar me evakuimet, por për të mbrojtur forcat amerikane./abcnews.al

SHBA/ Të martën debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për nënpresident

By: lia rda
30 September 2024 at 17:44

Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të martën në debatin e kandidatëve për nënpresident, një mundësi që secili prej tyre të forcojë mesazhet e fushatës për votuesit, disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Debati do zhvillohet në rrjetin CBS News, në Nju Jork dhe do të zgjasë 90 minuta. Ky do të jetë debati i tretë i zgjedhjeve presideciale, pas përballjeve të kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump në 27 qershor dhe atij mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit në 10 shtator.

Ndërsa po afron fundi i fushatës zgjedhore për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, senatori republikan JD Vance dhe guvernatori demokrat Tim Walz do të zhvillojnë të martën debatin e parë dhe të vetëm të kandidatëve për nënpresident, i cili pritet të jetë edhe përballja e fundit për garën presidenciale të 2024.

Debati në Nju Jork do të zhvillohet në një kohë që zgjedhjet janë 5 javë larg, në disa shtete kanë nisur votimet e hershme dhe anketimet tregojnë se gara është tepër e ngushtë.

Ligjvënësi republikan Tom Emmer ka ndihmuar senatorin Vance që të përgatitet për debatin.

“Ai mund të flasë për përmirësimin e ekonomisë gjatë drejtimit të Trumpit dhe se si e shkatërroi atë Harrisi dhe Bideni. Mund të flasë se si ai ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll në kufi dhe ata e shkatërruan. Dhe sapo ta kuptojë që Tim Walzi do të përpiqet të anashkalojë çështjet, ai (Vance) do ta mbajë atë përgjegjës”, tha zoti Emmer.

Guvernatori i Minesotës po ashtu është përpjekur të forcojë aftësitë e tij debatuese. Mesazhi i tij shpesh përqëndrohet tek rëndësia jetike që mund të kenë votimet e 5 nëntorit. E drejta për riprodhim pritet të jetë një nga pikat e forta që ai do të godasë zotin Vance, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin e Cikagos, Mark Hansen.

“ Ndaj zotit Vance duhet të ushtrohet trysni për të folur nëse zoti Trump si President do të nënshkruajë ndalim të abortit në nivel kombëtar, apo se deri në cilën fazë të shtatzënisë do lejohet aborti”, thotë ai.

Historikisht, debatet e kandidatëve për nënpresident nuk kanë patur ndikim të madh, por këtë herë mund të jetë ndryshe, thotë autori i librave dhe eksperti për debatet presidenciale, Alan Schroeder.

“Edhe pse ata janë kandidatë për nënpresident, gjithsesi, në njëfarë mënyre ata do të japin qëndrimet përmbyllëse. Do të jetë hera e fundit që do të shohim kundërshtarët përballë njëri-tjetrit dhe hera e fundit që gjithësecili të bëjë një krahasim mes tyre”, thotë zoti Schroeder.

Si zoti Vance dhe zoti Walz u vunë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, pasi kishin qenë realitivisht të panjohur në skenën kombëtare dhe të dy i drejtohen debatit të së martës me sfidat e ndërsjellëta.

Sfida më e madhe për zotin Vance është rritja e përkrahjes.

Një anketë e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC tregon se rreth gjysma e votuesve të regjistruar kanë një pikëpamje jo të favorshme për senatorin e Ohajos, nga 40 për qind që ndanin këtë mendim në muajin korrik.

“Ai ka mungesë të mbështetjes. Dhe ka një lloj prirjeje për të fyer një pjesë të opinionit që do të duhet ta kthejë në favor të tij, thotë eksperti Schroeder. “Po ashtu, ai duhet të bëjë një punë më të mire në pikëpamje të komunikimit publik me votuesit”, shton ai.

Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demorkat është shumë larg votuesve të zakonshëm.

Zoti Schroeder thotë se ndërsa kandidati Vance shpreson të rifitojë terren pas paraqitjes së lëkundur të zotit Donald Trump në debatin me zonjën Kamala Harris, përparësia kryesore për zotin Walz është thjesht të mos bëjë dëm.

“Trysnia ndaj tij është që të ketë një paraqitje të njejtë me atë të zonjës Harris. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë”, thotë zoti Schroeder.

Megjithëse pak besojnë se kjo përballje mes kandidatëve për nënpresident do të ketë të njëjtën peshë si debati i vetëm midis zotit Trump dhe zonjës Harris, në një garë presidenciale kaq të ngushtë, ku çdo moment viral, i cili do të përhapej me shpejtësi në internet, do të mund të mund të ndryshonte garën./voa

Dhuna në Kuvend, përjashtohet Flamur Noka/ Spiropali mbyll seancën

By: lia rda
30 September 2024 at 17:25

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin e PD, Flamur Nokën. Më pas, ajo ka mbyllur seancën parlamentare mes tensioneve të krijuara në Kuvend.

“Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca, ju lutem dilni jashtë.

Seanca mbyllet këtu. Shihemi në seancën e radhës. Ju kujtoj deputetë, që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja. Seanca mbyllet, për seancën e radhës do të njoftoheni.”, tha Spiropali./abcnews.al

PD, “zi” dhe flakë në Kuvend për Salianjin/ Braçe: Mesazhi më i poshtër për qytetarët, s’ka kuptim të mos ndëshkohen

By: lia rda
30 September 2024 at 17:19

Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar në Kuvend, ku deputetët e opozitën kanë djegur karriget e veta jashtë sallës,  fjalën e ka marrë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka thënë se vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund t’i jepet qytetarëve.

Sipas Braçes, deputetët që ndodhen jashtë sallës duhet të ndëshkohen.

“Goditja në atë farë mënyrë rrezikon jetë. Dhe marrja e jetës në këtë vend është bërë e shpeshtë, vecanërisht kur përfshihet politika. Është marrë jeta në mes të bulevardit. Vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund ti jepet qytetarëve

Ç’kuptim ka qe të mos ndëshkohen ata që ndodhen jashtë kësaj salle në këto momente”, u shpreh ndër të tjera Braçe./abcnews.al

Ndahet nga jeta këngëtari dhe aktori i njohur amerikan Kris Kristofferson

By: lia rda
30 September 2024 at 16:33

Aktori dhe këngëtari amerikan, Kris Kristofferson ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Kris Kristofferson vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Hawaii”, tha familja përmes një postimi në Facebook.

Kristofferson, i lindur në Teksas në vitin 1936, ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së tij muzikore dhe kinematografike.

Ai ishte një frymëzim për muzikantin Bob Dylan dhe njihet edhe për rolet e tij në filmat “A Star Is Born” (1976) me Barbra Streisand dhe “Pat Garrett and Billy the Kid” nga Sam Peckinpaugh./abcnews.al

Ruanda kufizon praninë e njerëzve në funerale për shkak të përhapjes së virusit

By: lia rda
30 September 2024 at 16:14

Autoritetet në Ruandë kanë kufizuar numrin e pjesëmarrësve në funeralet e viktimave të virusit Marburg në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes ngjitëse, raporton BBC.

Deri më tani, tetë persona kanë vdekur nga sëmundja në Ruandë, ndërsa 26 janë raportuar të infektuar. Shumica e rasteve të raportuara janë në kryeqytetin Kigali.

Kjo është hera e parë që Marburg është regjistruar në Ruandë.

Në udhëzimet e reja për të ndaluar përhapjen e Marburgut, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se jo më shumë se 50 persona mund të marrin pjesë në funeralin e një personi që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Virusi Marburg, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 90 për qind, është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me lakuriqët e natës dhe nga njeriu te njeriu përmes kontaktit me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar dhe sipërfaqeve dhe materialeve të kontaminuara.

Simptomat fillestare fillojnë papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe lodhje dhe dhimbje muskulore. Pas kësaj, pacientët fillojnë të kenë gjakderdhje të madhe nga disa pjesë të trupit. Vdekja ndodh rreth tetë ose nëntë ditë pas simptomave fillestare./abcnews.al

Shkrirja e akullnajave/ Zvicra dhe Italia në proces të ripërcaktimit të një pjese të kufirit

By: lia rda
30 September 2024 at 15:59

Zvicra dhe Italia janë në proces të ripërcaktimit të një pjese të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Një pjesë e zonës së prekur shtrihet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë dhe është afër një numri vendpushimesh të njohura të skive, raporton BBC.

Pjesë të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga linjat e kreshtave akullnajore ose zonat nën dëborë të përhershme, por shkrirja e akullnajave kanë bërë që këto vija kufitare natyrore të zhvendosen, duke bërë që të dy vendet të përpiqen të ripërcaktojnë kufirin.

Pas hartimit të marrëveshjes së përgatitur nga komisioni i përbashkët zvicerano-italian në maj 2023, Zvicra miratoi zyrtarisht marrëveshjen për ndryshimin e vijës kufitare të premten, ndërsa Italia ende nuk e ka bërë këtë./abcnews.al

Portugalia shënon rekord turistësh të huaj gjatë sezonit të verës

By: lia rda
30 September 2024 at 15:35

Numri i turistëve të huaj që vizituan Portugalinë u rrit me 5.3 për qind, duke arritur një rekord prej 2.3 milionë të mbërritur në gusht, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE), të publikuara këtë të hënë.

Sezoni veror i këtij viti është më i ngarkuari në historinë e Portugalisë për sa i përket numrit të turistëve të huaj që vizituan vendin, tha INE, raportoi Reuters.

Turistët nga Spanja fqinje përbënin pjesën më të madhe të të ardhurve totale, të ndjekur nga vizitorët nga Franca, Britania dhe SHBA.

Në tetë muajt e parë të vitit 2024, ardhjet u rritën me 6,7 për qind krahasuar me një vit më parë në 13,1 milionë turistë.

Turizmi ka qenë një shtytës kryesor i ekonomisë së Portugalisë dhe vitin e kaluar numri i vizitorëve të huaj në Portugali arriti një rekord prej më shumë se 18 milionë mysafirësh.

Megjithatë, bumi i turizmit ka çuar gjithashtu në një rritje të pronave me qira për pushime, duke përkeqësuar presionin e tregut që ka shkaktuar protesta nga vendasit në Lisbonë dhe qytete të tjera që luftojnë për të përballuar një vend për të jetuar.

Shpenzimet për turizmin, prej gati 44 miliardë eurosh, përbënin 16.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vitit të kaluar, duke gjeneruar rreth gjysmën e rritjes ekonomike prej 2.3 për qind, sipas të dhënave të INA të publikuara në fillim të shtatorit./abcnews.al

Putin urdhëroi rekrutimin e 133,000 personave për shërbimin ushtarak tetor-dhjetor 2024

By: lia rda
30 September 2024 at 15:16

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutimin e 133,000 personave për shërbimin ushtarak në periudhën tetor-dhjetor 2024. Rregullorja është publikuar në portalin e informacionit ligjor.

 “Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarë të Federatës Ruse nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe janë subjekt i rekrutimit për shërbimin ushtarak do të rekrutohen për shërbimin ushtarak”, thuhet në dokument.

Me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.

Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.

“Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarë të Federatës Ruse nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe janë subjekt i rekrutimit për shërbimin ushtarak do të rekrutohen për shërbimin ushtarak”, thuhet në dokument.

Po ashtu, me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.

Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.

Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se rekrutët nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në shërbimin ushtarak në rajonet e reja të Federatës Ruse.

Sipas tij, afati i shërbimit ushtarak nuk do të ndryshojë dhe do të jetë 12 muaj, kurse dërgimi i rekrutëve nga pikat e grumbullimit është planifikuar nga 15 tetori.

Gjatë fushatës pranverore të rekrutimit të këtij viti, sipas dekretit të Presidentit të Rusisë, 150,000 rekrutë u thirrën për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë rekrutimit të vjeshtës së kaluar janë dërguar për shërbim ushtarak 130 mijë persona.

Nga 1 janari 2024 hynë në fuqi ndryshimet në sistemin e shërbimit ushtarak për rekrutimin deri në moshën 30 vjeç./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet në Austri/ E djathta ekstreme merr shumicën e votave, parashikimet pas mbylljes së votimeve

By: lia rda
29 September 2024 at 18:25

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë së Austrisë (FPO) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura këtë të diel, pasi fitoi 29.1 për qind të votave, duke i dhënë asaj mundësinë për të formuar një koalicion qeverisës për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, treguan projeksionet.

Në vendin e dytë është Partia Popullore Austriake e kancelarit austriak Karl Nehammer, e cila fitoi 26.2 për qind të votave, ndërsa socialdemokratët morën 20.4 për qind të votave, sipas një projeksioni të bazuar në një sondazh Foresight për transmetuesin ORF.

Ndërsa, NEOS-New Austria ka marrë 8.8% të votave dhe Të Gjelbrit 8.6%.

Votimet janë mbyllur në orën 17:00, shkruan Reuters.

Presidenti i FPO-së Herbert Kickl nuk zbuloi se çfarë hapash mund të ndërmarrë për të siguruar që partia e tij të udhëheqë qeverinë, duke thënë se partitë e tjera austriake nuk duan të bashkëpunojnë me FPO-në./abcnews.al

Danimarka do të investojë rreth 630 milionë dollarë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës

By: lia rda
29 September 2024 at 17:46

Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi këtë të diel se ka lidhur një marrëveshje me Ukrainën për investime në industrinë e mbrojtjes të vendit me vlerë 628 milionë dollarë.

Marrëveshja për synimet për të vazhduar bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes ukrainase u nënshkrua nga ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, homologu i tij ukrainas Rustem Umerov dhe ministri i Industrisë Strategjike Herman Smetanin.

Sipas deklaratës, fondet daneze do të ndihmojnë armët dhe pajisjet ukrainase për të arritur në front.

Fondet nga asetet e ngrira ruse do të përdoren pjesërisht për këto financa, dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga qeveria daneze.

“Kjo forcon aftësinë e Ukrainës për të prodhuar pikërisht armët që i nevojiten”, tha ministri danez./abcnews.al

❌
❌