Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 22:32

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zgjatur mandatin e një misioni policor shumëkombësh në Haiti për një vit tjetër, ndërsa kombi i Karaibeve lufton për të frenuar një rritje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë së bandave.

Rezoluta, e miratuar unanimisht të hënën, shprehu “shqetësim të thellë për situatën në Haiti duke përfshirë dhunën, aktivitetet kriminale dhe zhvendosjen masive”.

Kombet e Bashkuara zgjatën misionin e policisë të drejtuar nga Kenia, i cili po kërkon të ndihmojë Policinë Kombëtare të Haitit për të rimarrë kontrollin e zonave nën kontrollin e bandave, deri më 2 tetor 2025.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi OKB-ja raportoi se të paktën 3,661 njerëz ishin vrarë në Haiti në gjysmën e parë të vitit 2024 mes dhunës “të pakuptimtë” të bandave që ka përfshirë vendin.

Udhëheqësit haitianë paralajmëruan javën e kaluar se ata “nuk janë afër fitimit” të betejës kundër grupeve të armatosura, të cilat prej muajsh kanë kryer sulme dhe rrëmbime në të gjithë kryeqytetin Port-au-Prince dhe në pjesë të tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave appeared first on Euronews Albania.

Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 22:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.

Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”.

Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani dhe nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

“Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Tani duhet të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë para Ramsteinit”, shtoi ai, duke iu referuar takimit të planifikuar për 12 tetor.

Në fushëbetejë, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se nuk pati dëme pasi “valët” e dronëve sulmues u shkatërruan gjatë një alarmi pesë orësh ajror në qytet, që filloi rreth orës 1 të mëngjesit më 30 shtator.

Ky ishte sulmi i dhjetë ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Alibali për aksionin e opozitës: Ja sa qytetarë duhet të dalin që të bjerë qeveria

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 21:47

Analisti Neritan Alibali ishte i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin për të diskutuar lidhur me vazhdimësinë e aksionit opozitar të Partisë Demokratike, e cila po i kërkon mazhorancës të krijojë qeveri teknike.

Ky aksion opozitar është thirrur pak ditë pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg deputetin Ervin Salianji, me akuzën “Kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Sipas analistit Alibali që protesta e 7 Tetorit, por edhe aksionet opozitare që PD ka thirrur, të kenë suskese dhe të arrihet një mosbindje civile, do duhet që të paktën të protestonin 500 mijë qytetarë në Tiranë.

“Mosbindja civile ka në themel një element, t’i mbushi burgjet me mish, me protestues dhe ta detyrojë qeverinë që pasi të mbushi burgjet, të hap kampet e stadiumet ku të fusin të ndaluarit. Pra kërkon një masë shumë të madhe njerëzish që me koshiencën e tyre të shkelin ligjin dhe të vetëpenalizohen. Sot çdo depuetet është vetëpenalizuar, ka marrë karrigen dhe e ka çuar për t’a djegur në oborr. Pritet që nga vetë deputetët që u vetëpenalizuan, të ndodhë me popullin opozitar, të mbushi rrugët dhe të vetëpenalizohet dhe detyron qeverinë të rrëzohet. Por a është e zonja opozita që të nxjerrë 500 mijë njerëz për dy javë në Tiranë. Dhe ka një element tjetër, sot kemi hyrë ne sezon elektoral dhe çdo veprim, sjell pasoja në elektorat,”-u shpreh Alibali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alibali për aksionin e opozitës: Ja sa qytetarë duhet të dalin që të bjerë qeveria appeared first on Euronews Albania.

Protesta e PD në 7 Tetor, Paloka: S’është njësoj si me Bashën, duam qeveri teknike

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 21:14

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Noë me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth skenarëve të mundshëm për aksionin opozitar që pritet në javët në vazhdim.

Paloka bëri të ditur se protesta e thirrur në datën 7 Tetor, marrë shkas edhe nga dënimi me një vit burg i depuettit Ervin Salianji me akuzën”kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”, nuk do të jetë thjesht një aksion simbolik, por një mosbindje civile për të ushtruar një lloj “presioni” ndaj qeverisë.

Deputeti demokrat tha se këto protesta janë organizuar më herët nga Parta Demokratike dhe nuk do të jenë njëlloj me protestat e thirrura nga ish-kryetari Lulzim Basha, por në thelb do të jenë akti i fundit që sipas tyre do të detyrojë kryeministrin Rama të krijojë qeveri teknike.

“Deputetët bëjnë akte simbolike, qytetarëve ju takon të bëjnë pak më shumë. Deputetët donin të jepnin një mesazh, në datë 7 janë thirrur qytetarët të thonë fjalën e tyre. Dhe unë mendoj që mesazhi i qytetarëve nuk  do të jetë thjesht simbolik, si do të jetë do ta shohim. Aktete e deputetëve janë simbolike, të yqtetarëve nuk jan ëthjesht simbolike. Ne tashmë kemi përcaktuar një qëllim, që nuk u përcaktua as sot, as ditën kur u burgos Ervin Salianji. Pavarësisht se ishte ky akt i fudnit i Ramës që shte shkëndija që ndezi këtë zjarr të fudit. Praktikisht ne e kishim vendosur që ne do të nisnim aksionin tonë, me një objektiv, krijimin e qeverisë teknike dhe ky objektiv është përcaktuar prej kohësh. Në funksion të këtij ovjektivi po përgatiteshim dhe ky akt thjesht përshpejtoi fillimin e këtij aksioni që kishim paralajmëruar. Nuk duhet të ndodhi ajo që ka ndodhur deri dje me protestat e bashës që nisën dhe nuk dinte se ku do të dilte. Kanë qenë masive dhe problemi ishte gjithmonë ky, nuk dinim çfarë kërkonim. Të krijohet situata që qeveria të detyrohet të pranojë qeverinë teknike,” –u shpreh Paloka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e PD në 7 Tetor, Paloka: S’është njësoj si me Bashën, duam qeveri teknike appeared first on Euronews Albania.

“150 mijë $ për këdo që mbaron punë”, detaje të reja mbi atentatin e dytë ndaj Trump

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 20:29

Pak ditë pas një atentati të dytë të dështuar ndaj ish-presidentit, Donld Trump, personi i akuzuar që thuthet se kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të republikanit, thuhet se kishte organizuar muaj më parë një plan për ekzekutimin e republikanit.

I akuzuari Ryan Wesley Routh u paraqit në gjykatën federale në West Palm Beach disa ditë pasi u paraqit aktakuza me pesë pika, që lidhej me përpjekjen e dytë për të vrarë Trump.

Prokurorët kanë thënë se Routh kishte shkruar për planet e tij për ta vrarë Trump se e përshkruante planin e tij si një “përpjekje të dështuar për vrasjen e Donald Trump” dhe ofronte 150.000 dollarë për këdo që mund ta “mbaronte punën”.

Ky shënim ishte në një kuti që Routh raportohet se e kishte dorëzuar në shtëpinë e një dëshmitari të paidentifikuar, disa muaj para arrestimit të tij.

Përpjekja e tij për  të vrarë ish-presidentin u pengua kur një anëtar i Shërbimit Sekret vuri re tytën e pushkës e Routh që dilte përtej gardhit të fushës së golfit, ku po luante Trump.

Një agjent qëlloi në drejtim të Routhit, i cili u largua me shpejtësi dhe pastaj u arrestua pranë vendit të ngjarjes, atje ku la pas një kamerë digjitale, një çantë shpine, një pushkë dhe një qese plastike me ushqime.

Zyrtarët kanë thënë se Routh nuk qëlloi asnjë plumb dhe nuk e kishte Trump në rrezen e shikimit të tij.

Fillimisht, Routh u akuzua vetëm për vepra penale që lidheshin me armët, përpara se prokurorët të ngrinin akuza të tjera më serioze.

Akuzat e tjera përfshijnë posedimin e paligjshëm të armës, pavarësisht se ai kishte disa dënime penale, duke përfshirë dy akuza për posedim të mallrave të vjedhura në vitin 2002 në Karolinën e Veriut.

Ai gjithashtu akuzohet për posedimin e një arme me numrin serik të fshirë, në kundërshtim me ligjin federal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “150 mijë $ për këdo që mbaron punë”, detaje të reja mbi atentatin e dytë ndaj Trump appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në Kuvend, Boçi flet për skenarin e opozitës në protestën e 7 tetorit

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 20:13

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për të zbuluar skenarin e opozitës për protestën e datës 7 Tetor.

Kjo protest është thirrur nga ky subject politik pas marrjes së vendimit për deputetin, Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apëlit për akuzën “Kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Përmes mosbindjes civile, Boçi u shpreh se shihet si një aksion simbolik me një format jo të zakonshëm të protestave, ku sipas tij nuk do të artikulohet problem me protestuesit, por do të ketë një lëvizje të qytetarëve në forma dhe mënyra që do të përcaktohen në ditët në vijim.

“Të gjitha protestat janë qytetare, pavarësisht shkallë së agravimit, dikush e quan dhunë, dikush duf. Qytetarët do shprehin të gjithë atë që është grumbulluar falë asaj arrogance, falë keqqeverisjes, sigurisë së jetës, arsimit, etj.” –u shpreh Boçi.

Më tej, i pyetur për mënyrën se si komunikon deputeti Salianji përmes statuseve në Facebook, Boçi nuk dha detaje.

“Ka postuar në Facebook. Do hyjmë tek rregullat e institucionet e vuajtjes së dënimit, do duhet të kishte një sallë ku secili në një kohë të caktuar të hyjë në rrjetin e tij dhe të mbajë qëndrimin e tij pa hyrë në komunikim, sepse janë të kufizuara. Komunikimi i Salianjit nuk do të ndërpritet, ka forma dhë mënyra për ta realizuar sepse nuk është thjeshrt Salianji ai që duhet ta shkeli ligjin, që të përdorë Facebook-un aty brenda. Ka mënyra të tjera alterantive, të mos hyjmë në gjëra kaq të thjeshta, me kurjozitete të vogla të tipit gossip,”-përfundoi demokrati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarri në Kuvend, Boçi flet për skenarin e opozitës në protestën e 7 tetorit appeared first on Euronews Albania.

Zjarri i opozitës në Kuvend, Peleshi: Manifestim i dhunës, kalon çdo veprim radikal

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 19:33

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi shprehur qëndrimin e tij përmes një psotimi në rrjetin e tij social në Facebook për aksionin e sotëm të opozitës me djegien e karrigeve para ambjenteve të Kuvendit.

Sipas Peleshit, ky akt nuk përfaqëson një aksion të thjeshtë nga opozita, por tregon qartësisht një manifestim të dhunës që kalon ëdo limit.

Aksioni i sotëm i opozitës vjen pak ditë pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg deputetin, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”, akt për të cilin Partia Demokratike ka thirrur edhe një protestë n ë datën 7 Tetor.

Reagimi i plotë i Niko Peleshit:

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarri i opozitës në Kuvend, Peleshi: Manifestim i dhunës, kalon çdo veprim radikal appeared first on Euronews Albania.

Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut dhe qytetarë gjermanë

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 19:22

Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore.

Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin A321 të forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane.

“Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend.

“Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin (e qytetarëve), por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”.

Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”.

Hezbollahu – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike – filloi sulme ndërkufitare ndaj trupave izraelite një ditë pas sulmit të paprecedentë të aleatit të tij palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.

Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut dhe qytetarë gjermanë appeared first on Euronews Albania.

Sarandë|Babai përplas aksidentalisht të bijën 3-vjeçare, transportohet drejt Traumës

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 18:51

Një vajzë 3 vjeçare, e aksidentuar, është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbasdite në fshatin Borsh.

Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh me mjetin e tij Benz me targë AB045GT, duke bërë manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditje me makinë ka pësuar goditje në organet e brendëshme dhe në mushkri, por jashtë rrezikut për jetën.

Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë babai i vajzës, do të ndiqet në gjendje të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sarandë|Babai përplas aksidentalisht të bijën 3-vjeçare, transportohet drejt Traumës appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja: 50 mijë italianë bëjnë dhëmbët në Shqipëri, 1 në 3 prej tyre ka probleme

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 18:47

Gazetarja Alba Kepi ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania për të diskutuar rreth turimit dentar në Shqipëri dhe një videoja që ka qarkulluar në mediat italiane, lidhur me problemet që hstetasit italianë kanë pasi kurojnë dhëmbët në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejt gazetarja solli në vëmendje një studim nga Shoqata e Stomatologëve, ku pasqyrohej përmes shifrave se në vitin 2023  200 mijë shtetas italianë kanë kuruar dhëmbët e tyre në 7 shtete, jashtë Italisë, ku mes tyre numrin më të lartë e kishte Shqipëria.

Nga këta 50 mijë pacientë që kishin ardhur në Shqipëri, prej të cilëve ishte arritur një xhiro vjetore biznesi prej 2300 milion euroish, sipas studimeve, një në tre prej tyre shfaqte problem pasi kthehej në Itali.

“Jo vetëm deklarata e mjekut, por edhe mjaft deklarata të stomatologëve sinjalizojnë mjaft problematika për pacientët e kuruar në Shqipëri, që më pas kthehen në Itali. Unë dua të jap disa të dhëna me atë çka po ndodh me turizmin dentar. Në vitin 2023, të mbledhura ng Shoqata e Stomatologëve, rezulton se janë 200 mijë italianë që kanë kuruar dhëmbët në 7 vende jashtë Italisë, mes të cilave kryesorja është Shqipëria, me numrin më të madh të pacientëve. Në vitin 2023 janë kuruar rreth 50 mijë italianë. Me një xhiro biznesi rreth 300 mln euro në vit. Brenda këtyre studimeve, por edhe nga një Kongres i mbajtur në Rimini, kanë konfirmuar se 1 në 3 italianë të kuruar në Shqipëri shfaqin probleme. Kjo është mjaft e evidentueshme, mjafton të marrësh avionin në Bari dhe sheh se ka kartela që tregojnë se si kurohen dhëmbët në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit je e rrethuar nga një fluks i madh njerëzish të cilët prezantojnë klinika të ndryshme dentare që presin pacientët për ti kuruar dhëmbët në klinat dentare shqiptare,” –tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja: 50 mijë italianë bëjnë dhëmbët në Shqipëri, 1 në 3 prej tyre ka probleme appeared first on Euronews Albania.

“E paaftë mendërisht”, ish-presidenti, Trump nënçmon rivalen Kamala Harris

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 18:22

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën përsëriti se rivalja e tij demokrate, Kamala Harris është “jo mirë mendërisht”.

Sipas CNN, pavarësisht kritikave nga shumë republikanë që kërkojnë kujdes në bërjen e komenteve të tilla, Trump ka mbajtur një model deklaratash nënçmuese për Harris gjatë gjithë fushatës së tij.

Gjatë një mitingu në Pensilvani, Trump deklaroi: “Joe Biden ka probleme mendore. Është e trishtueshme, por duke parë Kamala Harris, sinqerisht, besoj se ajo ka lindur në atë mënyrë.”

Vërejtjet kanë shkaktuar shqetësim nga disa prej mbështetësve të Trump.

Senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i shquar i ish-presidentit, u shpreh në një program të CNN se megjithëse nuk e konsideron Harrisin me probleme mendore, ai e përshkroi atë si një “liberale të çmendur”.

Graham i bëri thirrje Trump që të zhvendosë fokusin e tij në çështje kyçe si ekonomia, imigracioni, inflacioni dhe politika e jashtme, në vend që të bëjë komente përçmuese për rivalin e tij.

Të shtunën, Trump kishte bërë komente të ngjashme gjatë një fjalimi në Wisconsin, duke pohuar se Harris është “e paaftë mendërisht” dhe “e dëmtuar mendërisht”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “E paaftë mendërisht”, ish-presidenti, Trump nënçmon rivalen Kamala Harris appeared first on Euronews Albania.

Kaos në Parlament, flet Dash Sula: Çfarë faji ka bërë Salianji, është hakmarrje

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:48

Mes toneve të larta, deputetit i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka bërë thirrje gjithë qytetarëve dhe dashamirësve për t’ju bashkuar protestës së datës 7 Tetor që ky subjekt politika ka thirrur.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se kjo protest dhe aksione të tjera do të jenë një shenjë e mosbindjes civile, pas vendieve që ata i kanë quajtur të padrejta, lidhur me vendosjen në arrest shtëpie të kryetarit Sali Berisha dhe dënimit me një vit burg për nënryetarin e grupit parlamentar të Pd, Ervin Salianji.

Në fjalën e tij Sula tha se nëse nuk reagohet në këtë formë atëherë rreziku që një tjetër koleg i opozitës të dënohet padrejtësisht, ashtu si deputeti Salianji, është shumë i madh.

Më herët në nisjen e sancës së sotme plenare opozityarët kanë hedhur objekete drejt kryeparlamentares Spiropali dhe kanë djegur karriget e tyre në ambjentet përpara derës së Parlamentit.

“Sot ne jemi të vendosur nga i pari tek i fudnit, duke lënë ndasitë, që çdo qytetarë, sot i ftoj që si sot një javë në orën 18:00 të jemi në Tiranë. Pika e fundit që derdhi gotën ishte burgimi për Ervin Salinjin, që po vuan dënim për një vepër penale të një kallëzimi që nuk ekziston. Këta kanë bërë një hakmarrje primitive, duke filluar nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj e gjthë mazhoranca. Vendimin e GJK për zonjën Xhaçka nuk e ekzekutuan, kurse opozita vendosi që Salianji pavarësisht dënimit jo të drejtë të shkojë në burg. Ky është ndryshimi ynë, dhe jo propaganda që bën Rama dhe mazhoranca. Ne respektojmë të gjitha vendimet e GJK, pavarësisht se një pjesë e sistemit të drejtësisë janë kamzhikë të kësaj qeverie për të dënuar opozitën. Jam ibindur që qysh nga sot, do kemi përsëri kolegë tanë që do t’i çojnë para drejtësisë, do ti fabrikojnë prova për ti arrestuar. S’duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar duhet të nisi sot,” –u shpreh Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaos në Parlament, flet Dash Sula: Çfarë faji ka bërë Salianji, është hakmarrje appeared first on Euronews Albania.

Parlamenti në flakë! Bardhi: Do na kenë përballë, nuk na mbyllin dot gojën

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:30

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të djegin karriget e tyre përpara ambjenteve të Parlamentit në shenjë proteste, pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të deputetit, Ervin Salianji.

Ky aksion i opozitës vjen pas thirrjes së tyre për mosbindje civile dhe organizimin e një proteste në 7 Tetor kundër qeverisë.

Fillimisht, në nisjes së seancës deputetët e opozitës kanë hedhur sende drejt kryeparlamentares e më pas kanë vijuar me nxjerrjen e karrigeve jashtë sallës, ku dhe më pas u kanë vendosur flakën.

Në një pronocim të shkurtër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ky aksion i tyre është një kundërpërgjigje ndaj 2 vendimeve të padrejta për dy aktorë të rëndësishëm të këtij subjekti,  arrestit të shtëpisë për Sali Berishën dhe burgosjes së Ervin Salianjit.

“Meqënëse Edi Rama i ka vënë flakën Parlamentit, ne po i vendosim flakën karrigeve tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona, jemi për mbrojtjen e interest publik, që është shndërruar në rrezik për cilindo që denoncon lidhjet e Edi Ramës me krimine organizuar. E provoi kryetari i Partisë Demokratike, që është prej një viti në arrest shtëpie, për shkak se ka vendosur që të përballet me regjimin e Edi Ramës. I dyti ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Pd, denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe po e vuan dënimin prej 3 ditësh. Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona, sepse nuk jemi për veten tonë por për qytetarët. Jo djegien e mandatave e bëri kush e bëri, neve do na kenë përbllë në çdo moment me regjimin kriminal të Edi Ramës dhe kujtdo që do t’i mbyllë gojën të vërtetës,” –u shpreh Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti në flakë! Bardhi: Do na kenë përballë, nuk na mbyllin dot gojën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet në Lindjen e Mesme, 67% e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 17:08

Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, kjo sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në përditësimin e fundit të raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tha se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm.

“Kjo analizë… tregon se dy të tretat e totalit të strukturave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme”, tha UNOSAT.

“Totali prej 66 përqind të ndërtesave të dëmtuara në Rripin e Gazës përfshin gjithsej 163.778 struktura”, thuhet tutje në vlerësimin e UNOSAT-it.

Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme.

UNOSAT dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së raportuan gjithashtu se rreth 68 përqind e fushave të kulturave të përhershme në Gazë treguan një “rënie të ndjeshme në shëndetin dhe dendësinë” e tyre në shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet në Lindjen e Mesme, 67% e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta appeared first on Euronews Albania.

Alcaraz triumfon drejt gjysmëfinales së tenisit, përballet me rusin Medvedev

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:54

Carlos Alcaraz është kualifikuar në gjysmëfinalen e Pekinit, ku do të përballet me rusin Medvedev për një vend në finalen e madhe të tenisit.

Spanjolli zhvilloi një paraqitje pozitive në duelin ndaj Kaçanov, të cilin e fitoi në shifrat 2-0.

21-vjecari arriti të triumfojë në të dyja setet, ku tek i pari hasi jo pak vështirësi, i mbyllur në rezultatin 7-5, ndërsa tek i dyti 6-2.

Paralelisht luhet dhe sfida tjetër mes Medvedev dhe italianit Copolli, ku fitues u shpall rusi, që është dhe një ndër pretendentët për fitimin e trofeut.

Seti i parë u fitua lehtësisht nga Medvedev 2-6 dhe seti i dytë ose ai final 4-6 në favor të tij. Gjysmëfinalja e do që dyshja të përballet me njëri-tjetrin, duel i cili pritet me shumë interes dhe luhet paraditen e 1 tetorit.

Dyshja që renditen mes 10 më të mirëve të botës së tenisit janë përballur 7 herë më herët së bashku ku spanjolli numëron 5 fitore dhe 2 në favor të Medvedev.

Kur vjen puna te trofetë rusi ka fituar 5 më tepër, konkretisht 20 kundrejt 15 të Alcaraz, që është shumë më i ri në moshë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alcaraz triumfon drejt gjysmëfinales së tenisit, përballet me rusin Medvedev appeared first on Euronews Albania.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, ja sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:37

30 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare  të përkthimit.

Kjo ditë përkon me festën e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës i cili konsiderohet mbrojtës i përkthyesve.

Në kuadër të Ditës Botërore të Përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit këtë të hënë zhvilloi aktivitetin “Përkthimi, urë lidhëse ndërmjet kulturave”, ku morën pjesë përkthyes e shkrimtarë.

I pranishëm ishte dhe kryetari i shoqatës së përkthimit në vendin tonë Rexhep Hida, i cili u shpreh se pavarësisht ndotjes së gjuhës shqipe, shtëpitë botuese nuk e kanë lejuar htrembërimin e saj.

“Gjatë këtyre 30 viteve mund të them se janë vërejtur dy prirje, një prirje për ta ndotur gjuhën shqipe me fjalë të huaja të panevojshme dhe një prirje tjetër për ta mbrojtur atë me vendosmëri të paprekur. Shtëpitë botuese nuk e kanë lejuar që në fillim shtrembërimin e gjuhës shqipe apo ndotjen me fjalë të huaja. Nuk ka qenë nevoja për ndonjë kontroll të veçantë,”-u shpreh Hida.

Ndërsa përkthyesit e veprave të ndryshme u shprehën se gjuha luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve.

“As fjalë për fjalë, as lirisht por saktësisht. Ti do ta përkthesh atë si duhet në shqip atë që ka thënë ai. Ti duhet të jesh besnik, pa u kuptuar që je besnikë,” –u shpreh shkrimtarja Diana Çuli.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për t’i bërë homazhe punës së profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, ja sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe appeared first on Euronews Albania.

Pojskë| Ekspozitë për të burgosurat, 60 gra të dënuara pjesë e aktivitetit kulutror

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:28

Mbi 60 gra që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës në Pogradec janë bërë pjesë e një aktiviteti përmes një ekspozite fotografike me disa prej monumenteve natyrore dhe veshjeve tradicionale të zonave përreth institucionit të vuajtjes së dënimit.

Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e këtyre grave me sitet turistike, por edhe me socializimin e tyre teksa vuajnë dënimin.

Interesant ishte fakti se të gjithë gratë që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës shfaqën dëshirën që të tilla aktivitete duhet të mbahen sa më shumë, pasi i largon disi nga momentet e vështira që po kalojnë.

Të gjitha paraburgosurat dhe të dënuarat në këtë institucion shfaqen interes të lartë për tu njohur me ekspozitën ashtu siç apeluan që aktivitete të tilla informuese dhe pse jo argëtuese të jenë më të shpeshta.

Drejtoresha e institucionet tregon se synimi i këtyre aktiviteteve është që gratë të mos ndihen si në burg. Ajo premton se në bashkëpunim edhe me Muzeun e Pogradecit do të organizohen aktivitete të tjera, deri tek mbrëmjet poetike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pojskë| Ekspozitë për të burgosurat, 60 gra të dënuara pjesë e aktivitetit kulutror appeared first on Euronews Albania.

Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:17

Disa mijëra persona në Portugali kanë protestuar kundër emigracionit të pakontrolluar, në një tubim të thirrur nga partia ekstremiste CHEGA.

Demonstruesit marshuan përgjatë kryeqytetit Lisbonë me flamurin kombëtar portugez dhe me banera me parullat “Të dëbohen emigrantët që kryejnë krime”.

Kryetari i partisë CHEGA, André Ventura deklaroi se ata që vinin në Portugali për të punuar dhe kontribuuar ishin të mirëpritur.

“Emigracioni nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, por edhe nga ai i një drame që u diskutua në rrugët tona, drama e strehimit. Nëse ne lejojmë 15 për qind të të huajve të hyjnë në vend, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm shtëpi për këdo. Nuk ka kuptim të shtiremi se streha të tilla ka dhe ato nuk do ndërtohen për një vit,” –tha kryetar i ekstremistëve, André Ventura.

Tensione u verifikuan kur pjesëmarrësit në tubim iu afruan lagjeve të klasës punëtore, me një prani të theksuar emigrantësh.

Disa prej tyre u përleshën me aktivistë pro-emigracionit, që thonë se Portugalia duhet t’u hapë dyert të huajve.

Numri i të huajve që jetojnë në Portugali u rrit me mbi 33 për qind vitin e kaluar, duke shkuar mbi 1 milion. Kjo shifër, sipas Agjencisë për Integrimin, Migracionin dhe Azilin, përbën një të dhjetën e popullsisë totale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime appeared first on Euronews Albania.

Rritet vala e emigrimeve në Liban, sulmet e vazhdueshme largojnë 100 mijë banorë

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:44

Rreth 100,000 shtetas sirianë dhe libanezë janë larguar nga Libani në Siri mes  sulmeve të vazhdueshme izraelite, tha komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

“Numri i njerëzve që kanë kaluar në Siri nga Libani duke ikur nga sulmet ajrore izraelite – shtetas libanezë dhe sirianë – ka arritur në 100,000. Ikja e tyre vazhdon,” shkroi Filippo Grandi në X.

Që nga 23 shtatori, Izraeli ka nisur sulme masive ajrore kundër atyre që i quan objektivat e Hezbollahut në të gjithë Libanin, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke plagosur mbi 2700 të tjerë.

Disa komandantë të Hezbollahut u vranë në sulmet ajrore, duke përfshirë liderin e tij Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë afro 41,600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet vala e emigrimeve në Liban, sulmet e vazhdueshme largojnë 100 mijë banorë appeared first on Euronews Albania.

Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 15:32

Dy persona humbën jetën në një zjarr që u përhap në zonat e banuara në Corinthia, provincën qendrore të Greqisë.

Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i bashksië së provincës bëri të ditur se dy burra, të moshës 35 dhe 40 vjeç, vdiqën ndërsa po udhëtonin për të ndihmuar në shpëtimin e bagëtive nga zjarri.

Fronti i zjarrit ishte shtrirë në 30 kilometra (18.6 milje) në katër drejtime kryesore, shtoi ai.

Disa shtëpi në fshatin Ano Loutra tashmë janë rrafshuar nga flakët, teksa forcat e zjarrëfikëses kanë lëshuar një urdhër evakuimi për më shumë vendbanime në rajon.

Qindra zjarrfikës të ndihmuar nga mjetet tokësore dhe ajrore, si dhe vullnetarë, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra appeared first on Euronews Albania.

❌
❌