Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Tensionet në Kuvend, kryeministri Rama nxjerr videon: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në BE dhe zjarrvënies për në gropën e shkuar

By: I K
30 September 2024 at 22:58

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e zjarrit në oborrin e Kuvendit, ku deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, në seancën e sotme parlamentare, e cila u shoqërua me tensione.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në Evropën e bashkuar dhe zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”.

 

 

The post Tensionet në Kuvend, kryeministri Rama nxjerr videon: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në BE dhe zjarrvënies për në gropën e shkuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Me 0 pikë në grupin e Shqipërisë, Ukraina publikon listën për ndeshjet vendimtare në Ligën e Kombeve

By: I K
30 September 2024 at 22:51

Ukraina është skuadra e cila mbyll me 0 pikë grupin e Ligës së Kombeve në të cilën gjendet edhe Shqipëria. E mundur nga kuqezinjtë dhe nga Çekia, përfaqësuesja ukrainase rrezikon seriozisht të bëhet kandidatja kryesore për rënien në Ligën C në këtë turne, ndaj dy ndeshjet e radhës kundër Gjeorgjisë dhe Çekisë janë vendimtare për të.

shqiperi ukraine

Trajneri Rebrov, gjithnjë e më shumë i kritikuar pas këtyre rezultateve, ka grumbulluar 26 futbollistë për ndeshjet në fjalë, duke qenë i ndërgjegjshëm që nuk i lejohen më hapa fals.

Në listë kthehet Dovbik, i cili mungoi në sfidat e shtatorit për shkak dëmtimi, teksa nuk do të jetë Malinovski i cili do të qëndrojë gjatë larg fushave të lojës. Jashtë listës janë lënë emra si Jarmolenko, Zinçenko apo Sidorçuk

LISTA E UKRAINËS

Portierë: Georgi Bushçan, Anatoli Trubin, Andrij Lunin.

Mbrojtës: Mikola Matvijenko, Jukhim Konoplia, Valeri Bondar, Oleksandr Timçik, Vitali Mikolenko, Ilia Zabarnji, Maksim Talovierov, Bogdan Mikhailiçenko.

Mesfushorë: Mikola Shaparenko, Volodimir Brazhko, Oleksandr Pikhalionok, Vladislav Kabaiev, Taras Stepanenko, Georgi Sudakov, Mikhailo Mudrik, Viktor Tsigankov, Oleksi Gutsuliak, Oleksandr Zubkov, Dmitro Kriskiv.

Sulmues: Artem Dovbik, Roman Jaremçuk, Vladislav Vanat.

PANORAMASPORT.AL

The post Me 0 pikë në grupin e Shqipërisë, Ukraina publikon listën për ndeshjet vendimtare në Ligën e Kombeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kanë vlera anti inflamatore dhe fuqizojnë organizmin, mësoni vlerat e çajit me lëkura portokalli

By: I K
30 September 2024 at 22:42

Nëse zakoni i përditshëm është që të hash tulin e portokallit dhe të hedhësh lëkurat e saj mos e bëni më!

 

Sipas të dhënave lëkura e një portokalli ka dy herë më shumë vitaminë C se sa tuli.

Gjithashtu tek ajo gjenden nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Flavonoidët që gjenden tek lëkura kanë vlera anti kancerogjene dhe anti inflamatore.

Ndonëse lëkura e këtyre agrumeve është e thartë, kjo nuk duhet t’ju pengojë për ta ngrënë atë.

Lëkurat e Portokallit janë përdorur për mijëra vjet nga mjekësia popullore për mbajtjen e organizmit shëndetshëm.

Lëkurat e portokalleve janë fantastike në formën e çajit.

Përfitimet Shëndetësore nga Çaji i Lëkurave të Portokallit  

Çaji i lëkurave të portokallit është i pasur me vitaminë C, ai përmban një sasi të konsiderueshme pektine e cila ndihmon në uljen e kolesterolit.

Ky çaj fantastik është një agjent i fuqishëm anti inflamator, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të insulinës, fuqizon sistemin imunitar dhe shëron një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Lëkura e portokallit shërbejnë si një agjent i fuqishëm anti inflamator që ndihmon në lehtësimin e artritit apo dhimbjes së kyçeve. 

Gjithashtu çaji nga lëkurat e portokalleve ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak duke ndihmuar personat që vuajnë nga diabeti.

Ky çaj ka veti fantastike në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Nëse konsumohet i ngrohtë, çaji i lëkurave të portokalli ndihmon jashtëzakonisht në lehtësimin e simptomave të gripit, virozave dhe të ftohtit.

Falë vitaminës C, lëkurat e portokalleve përshpjetojnë rigjallërimin e organizmit të drobitur nga i ftohti.

Çaji i Lëkurave të Portokallit në Shtëpi  

Përbërësit  

  • Një lugë gjelle me lëkura të thata portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.
  • Dy lugë gjelle me lëkura të freskëta portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.

Përgatitja

Hidhni lëkurat e thata ose të njoma sipas masës më sipër në një ibrik sipas masës më sipër dhe lërini të zjejnë.

Pasi i hiqni nga zjarri lërini rreth një orë në mënyrë që lëkurat e portokallit të lëshojnë gjithë vlerat e tyre.

Përdorni një kullesë kuzhine në momentin që hidhni çajin në filxhan.

Sipas preferencës mund t’i shtoni një lugë mjaltë.

Ky çaj mund të konsumohet i ngrohtë dhe i ftohtë./AgroWeb.org

The post Kanë vlera anti inflamatore dhe fuqizojnë organizmin, mësoni vlerat e çajit me lëkura portokalli appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VOA: Shqipëria dorëzon në UNESCO kërkesën për përfshirjen e Lumit Vjosa në pasuritë natyrore botërore

By: I K
30 September 2024 at 22:30

Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”.

vjosa

Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm.

Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria shqiptare në mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjecare të organizatave shqipatre dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.

Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumabro tha se dosja përmbante një punë të mirëkoordinuar të autoriteteve shqiptare me ekspertët e UNESCO dhe Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës e cila shkon paralelisht me miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Vizitorëve të Vjosës,.

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore.

Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.

Në pjesën fudnore lumi Vjosa vijon të rrezikohet nga ndërtimet në funskion të turizmit masiv.

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare në prill të ëktij viti që të përfshijë Deltën e e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv./VOA

The post VOA: Shqipëria dorëzon në UNESCO kërkesën për përfshirjen e Lumit Vjosa në pasuritë natyrore botërore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk di të ndalet, shënon gol që vlen fitoren në Champions

By: I K
30 September 2024 at 22:17

Al Nasër ka mposhtur me rezultatin 2 me 1 Al Rajan në kuadër të Champions. Golin e dytë për Al Nasër, që pati dhe vlerë fitoren, e shënoi i zakonshmi Kristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo

Portugezi tregon sërish se nuk di të ndalet. Kujtojmë ndërkohë se ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Champions.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh për Al Nasër, pasi tundi rrjetën Sadio Mane. Në 45 minutat e dyta dyfishoi shifrat Ronaldo, teksa goli i miqve ngushtoi shifrat dhe pati vlerë vetëm për statistikë.

Goli i Kristiano Ronaldos: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk di të ndalet, shënon gol që vlen fitoren në Champions appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kush digjet nga zjarri i karrikeve në Parlament?

By: I K
30 September 2024 at 22:10

Nga ERGYS MËRTIRI

Djegia e karrikeve në oborrin e parlamentit përftoi një imazh që na sjell në mendje një klip të Pink Floyd, Another brick in the wall, ku fëmijët rebelohen ndaj mësuesve dhe i venë flakën shkollës. Në fakt, shpërthimi i indinjatës rebele i shfryrë në objekte materiale si karriket është tipar i të vegjëlve, të pafuqishmëve, dhe mbi të gjitha, i atyre që nuk iu dëgjohet zëri. Pafuqia e kësaj opozite për tu dëgjuar e për të qenë bindëse, tregon dëbësinë e saj të vërtetë, e cila nuk vjen nga zullumet, pa fund, të kësaj qeverie, por ekskluzivisht nga zullumet e veta po aq të shëmtuara, ndonëse joaq të mëdha.

Gjithsesi, një opozitë dhunon karrike, pasi ës’ka ç’i bën maxhorancës, nuk bën gjë tjetër vetëm se demonstron infantilitetin e saj politik, çfarë e bën atë të ngjajë, jo më thjesht e dobët dhe e paaftë, e gjithashtu edhe agresive apo histerike, por tashmë edhe banale e qesharake.

Dhuna e një formacioni politik ndaj një formacioni tjetër ka kuptim vetëm kur ajo ushtrohet nga organizata parapolitike guerrile që rrokin armët për të marrë pushtetin. Dhuna e shprehur ndaj karrikeve është thjesht demonstrim i banalitetit politik që e shndërron skenën politike në komedi.

Çdo opozitë do të ishte e interesuar për një klimë reflektimi publik, në mënyrë që njerëzit të shohin qartë problemet e qeverisë. Forca e saj është tek faktet, argumentet, arsyeja. Nëpërmjet tyre opozita lufton gjithmonë për të afruar elektoratin gri, pa të cilin nuk mund të fitojë kurrë. Opozita shqiptare sot bën krejt të kundërtën. Ajo ofron spektakle pirrotaktike me tym e flakë duke shkatërruar imazhin e saj tek elektorati gri, çfarë tregon qartë se ajo nuk ka në fokus garën me qeverinë.

Në fakt ajo realisht nuk po luan për të fituar. Përkundrazi, veprimet e saj tregojnë se ajo synon vetëm të mbajnë shtrënguar rreth vetes një kategori të ngushtë militantësh, në mënyrë që të garantojë jetëgjatësinë e vet në opozitë. Këtë e bën sepse ajo e di që nuk mund të fitojë, dhe ajo çfarë i duhet në këto kushte është të mbijetojë. Ajo nuk po punon për zgjedhje, por po punon që, pikë së pari, asnjë opozitë e re alternative të mos lindë nga këto zgjedhje, dhe së dyti, të sigurojë pushtetin brenda partisë pas humbjes në zgjedhje.

E gjithë kjo tregon se opozita nuk është më opozitë, pasi ajo ka pushuar së qeni një alternativë ndaj pushtetit. Ajo nuk po lufton për të rrëzuar qeverinë, por për të rrëzuar këdo që sfidon Sali Berishën për të pasur monopol mbi opozitën.

Në thelb lufta e tyre është një luftë kundër kohës, kundër arsyes, kundër ligjeve të natyrës që kushtëzojnë çdo qenie të gjallë. Të mbetur 34 vjet në të njëjtën fizionomi, të njëjtën mënyrë të të bërit politikë, të njëjtën retorikë, të njëjtët njerëz me një histori të shpifur korrupsioni e arrogance, ata nuk mund të ofrojnë më gjë në politikën shqiptare. Natyrshëm njerëzit kërkojnë ndryshim, transformim, reformim, çfarë ata nuk mund ta ofrojnë. Në këto kushte, e vetmja mënyrë që ata kanë për të mbetur gjallë është të moslejojnë asgjë të re të lindë, me shpresën se coftina e tyre do të jetë e vetmja gjë që mund të mbushë vakumin e mungesës së një alternative.

Për këtë arsye, zjarri i sotëm në parlament, nuk ka për qëllim të djegë Edi Ramën, e as të mbrojë Salianjin. Ai zjarr ka për qëllim të djegë truallin opozitar për të moslejuar të mbijë diçka e re. Qëllimi i këtij aksioni si dhe e protestës së rradhës është të prodhojë spektaklin e një konflikti fals, në mënyrë që ta mbajë debatin politik në termat e foltores. Polarizimi dhe tensionimi i skenës politike nuk lejon vëmendje për aktorë të tjerë e për diskure opozitare alternative. Vëmendja mbetet në dialektikën Rama-Berisha, si e vetmja dialektikë në treg.

Duhet thënë këtu se e gjithë kjo nuk mund të bëhet pa lojën e Edi Ramës, i cili po ia ofron Berishës mundësinë që të zgjasë agoninë e tij. Të dyja palët mbajnë veten në lojë, duke zgjedhur për kundërshtar njëri-tjetrin dhe duke polarizuar betejën e shtirur midis tyre në mënyrë që të përjashtojnë çdo aktor tjetër.

Në këto kushte, gjithka do të ishte fare e lehtë po të mos kishte një faktor të rëndësishëm në mes: SPAK-u. Ai është problem që në fakt të dyja palët nuk e shmangin dot, dhe i cili po ua prish lojën dhe gjumin Ramës dhe Berishës. Qendrueshmëria e tij dhe thellimi i goditjeve ndaj të paprekshmëve të politikës shqiptare, mbetet e vetmja rrugëdalje nga pengmarrja që kjo politikë i ka bërë vendit për dekada me rradhë.

 

The post Kush digjet nga zjarri i karrikeve në Parlament? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Ndihmojnë në rigjenerim dhe forcim, ja vajrat më të mirë për hidratimin e plotë të flokëve

By: I K
30 September 2024 at 21:57

Nëse keni flokë dëmtuar nga tharsja, pjastra, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme e vetmja gjë që mund të bëni është kujdesi maksimal.

 

Për këtë ju duhet si gjithnjë të ktheni sytë nga produktet natyrale që shpesh gjenden jo më larg se kuzhina juaj.

Ekspertët rekomandojnë vajrat vegjetalë për hidratim dhe shëndet të plotë.

Vaji i susamit

Megjithëse mund të mos e keni dëgjusr shpesh, vaji i susamit është një mrekulli përsa i përket shëndetit të flokëve dhe jo vetëm.

Përmban shumë yndyrë dhe kjo e bën perfekt për të hidratuar mirë si skalpin e kokës duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e zbokthit, por edhe për të rigjeneruar fijet e dëmtuara të flokëve.

Këtë vaj të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale, mjafton ta masazhoni mbi kokë 1-2 orë para se të laheni dhe më pas të vazhdoni me procesin e larjes së flokëve si zakonisht.

Vaji i farës së linit

Një vaj shumë i pasur me omega-3 që ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar.

Fara gjithashtu përmban edhe vitaminë E, proteina dhe minerale të shumta të cilat e bëjnë një kurë të mirfilltë për çdo lloj floku.

Mjafton të lyeni pjesën e dëmtuar të flokëve me të ose të gjithë kokën para dushit të paktën dy herë në javë dhe pak nga pak do të shikoni ndryshime.

Vaji i bajames

Si për lëkurën ashtu dhe për flokët vaji i bajames është një mënyrë e mirë për të hidratuar flokët e thatë e të djegur.

Ky vaj i ndihmon flokët të kenë një pamje më të shkëlqyeshme dhe t’i ndjeni ata më të butë.

Mjafton ta përdorni disa herë në javë në formën e maskës siç shpjeguam më sipër e më pas t’i lani flokët si zakonisht.

Nëse keni vërtete flokë shumë të thatë mund ta vendosni në maja edhe pasi i thani flokët tuaj në sasi të vogla.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është perfekt për të kuruar jo vetëm flokët tuaj, por edhe problemet dermatolpgjike që mund të keni me to.

Këtu futen problemet me skalpin, zbokthin, rënia e flokëve apo kruarja e kokës.

Përtej aromës së mirë ai funksionon si një hidratues natyral që depërton thellë në përbërjen e flokëve.

Lyeni pjesët problematike me këtë vaj lërebi të veprojë për 1 orë e më pas lani flokët si zakonisht./AgroWeb.org

The post Ndihmojnë në rigjenerim dhe forcim, ja vajrat më të mirë për hidratimin e plotë të flokëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Krijuan kaos në Kuvend duke bllokuar seancën plenare dhe duke djegur karriget, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

By: I K
30 September 2024 at 21:41

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët krijuan kaos gjatë seancës së sotme në Kuvend, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.

Konkretisht PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Deputetët e opozitës nisën aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.

Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.

Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë, por seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës.

The post Krijuan kaos në Kuvend duke bllokuar seancën plenare dhe duke djegur karriget, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Muçi titullar, Beshiktash rikthehet mes pretendentëve për titull në Turqi

By: I K
30 September 2024 at 21:31

Beshiktash ka fituar 0-3 në transfertën e Kajserispor ku Muçi dhe Rashica luajtën si titullarë. 3 pikë që vlejnë për ta dërguar në vendin e tretë, teksa vetëm 3 të tjera e ndajnë nga kryesuesit e Gallatasarait.

Ernest Muci Besiktas

Beshiktash ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur, kështu mund të thuhet se pas javës së 7-të është pretendent për titullin kampion. Lajm i mirë është rikthimi i Muçit si titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të.

Rashica dhe pse u aktivizua si mbrojtës në krah, asistoi një gol në minutën e 90-të. Beshiktash e ka nisur mjaft mirë këtë sezon me trajnerin Van Bronkhorst në krye.

Golat e ndeshjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

The post VIDEO/ Muçi titullar, Beshiktash rikthehet mes pretendentëve për titull në Turqi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tensionet në Kuvend/ Gazment Bardhi plagoset në këmbë dhe përfundon në spital! Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar pas tensioneve në seancën plenare

By: I K
30 September 2024 at 21:18

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka njoftuar se Gazment Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.

Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

The post Tensionet në Kuvend/ Gazment Bardhi plagoset në këmbë dhe përfundon në spital! Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar pas tensioneve në seancën plenare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Historike te Italia, Spaleti fton Maldinin për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve

By: I K
30 September 2024 at 21:01

Një tjetër Maldini do të veshë fanellën e përfaqësues italiane të futbollit. Pas Çezare dhe Paolo, radhën e ka pinjolli tjetër i kësaj familjeje futbollistike, Daniel, i cili me paraqitjet te Monza, ka fituar ftesën nga trajneri Luçiano Spaleti.

maldini

Djali i Paolos dhe nipi i Çezares, ndoshta nuk ka një karrierë aq të suksesshme sa dy paraardhësit e tij, por Spaleti e sheh si një element të vlefshëm që mund t’u bëjë punë të kaltërve në fazën ofensive. Një ftesë në listën e madhe të Daniel, e ka konfirmuar vetë Spaleti sot duke folur para mediave.

“Pisili dhe Maldini? Këto dy emra janë në listën e madhe, i kemi përfshirë dhe na bëhet qejfi që janë forca të reja që mund të vijnë te ne dhe japin një kontribut që të rregullojmë gjërat pasi nuk kemi bërë një Europian të madh”, tha sot Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

The post Historike te Italia, Spaleti fton Maldinin për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjidhjet më të mira natyrale kundër infeksioneve

By: I K
30 September 2024 at 20:44

Rënia e temperaturave në këto ditë dimri dhe njerëzit që kolliten e tështijnë gjatë gjithë ditës tregojnë se kemi hyrë në stinën e virozave.

 

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga këto viroza kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nëse plani juaj për të mos u sëmurë këtë periudhë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme i minimizon shanset për t’u sëmurur. AgroWeb.org sjell për ju disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të jeni në formë e të shëndetshëm.

Çaji bimor i ngrohtë

Të gjithë llojet e çajërave në fakt, që nga ai i malit, çaji i zi apo jeshil, përmbajnë një antioksidant të njohur si katekin. Ky antioksidant i fuqishëm mendohet të ketë veti speciale kundër gripit.

Të duhet më arsye për të konsumuar çaj? Studime të tjera sugjerojnë se katekina forcon imunitetin dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Farat e lulediellit jo vetëm për të shtyrë kohën

Ndoshta nuk e dinit por farat e lulediellit, të cilat më shumë se për të kaluar kohën nuk i keni dhënë vlerësim tjetër, janë burim i shkëlqyer i vitaminës E.

Vitamina E vepron si antioksidant që mbron muret e qelizave nga dëmtimi. Një grusht i vogël me fare luledielli përmban 30% të sasisë ditore që duhet të merret me vitaminë E.

Për një zgjedhje më të shëndetshme zgjidhni ato që janë të pjekura dhe jo të skuqura në vaj.

Vitamina E është tejet e rëndësishme për shëndetin e mushkërive tona.

Një studim i vitit 2003 në Skoci tregoi se njerëzit që kishin një dietë të pasur me vitaminë C dhe E i kishin mushkëritë më të forta. Ju duhanpirës merrni shembull!

Konsumoni Agrume

Studimet sugjerojnë se marrja e vitaminës C në hapat e para të gripit mund ta ulë zgjatjen e sëmundjes për të paktën një ditë, e cila duket si një jetë kur je duke vuajtur në shtrat.

Konsumimi i sa më shumë agrumeve, qofshin këto portokalle, mandarina, limona, është një burim i shkëlqyer me vitaminë C.

Dhe mos u shqetësoni nëse mendoni se e keni tepruar me vitaminë C. Çdo gjë që trupi juaj nuk e përdor, thjesht nxirret jashtë nga sistemi.

Hudhra jo vetëm për syrin e keq

Po, po hudhra. Ndoshta nuk i duroni dot për shkak të erës së tyre të fortë, por ne ju këshillojmë ta rimendoni pasi përveç syrit të keq hudhrat mbajnë larg dhe gripin.

Hudhrat përmbajnë alicin, një përbërë sulfurik që prodhon antioksidantë të fuqishëm kur dekompozohet.

Sipas një studimi në revistën “Teoritë e Avancuara” njerëzit që morën suplemente hudhrash për 12 javë nga nëntori në shkurt i zuri më pak gripi nga ato që morën ilaçe qetësuese.

Dhe nga ata që u sëmurën, ata që kishin konsumuar hudhra rekuperuan shumë më shpejt. Hudhrat përmbajnë sasinë më të madhe të antioksidantëve veçanërisht kur konsumohen të pagatuara.

Nëse prapë era nuk ju bind, zgjidhja është tek ekstraktet e hudhrës në formë kapsule.

Speci i kuq për ekstra Vitaminë C

Ashtu si agrumet, speci i kuq është shumë i pasur me vitaminë C.

Vetëm një spec i kuq ka 150 miligramë të lëndës ushqyese, që ështe gati sa dyfishi që rekomandohet për femrat që të kosnumojnë në një ditë.

Për ta krahasuar, një portokalle e madhe përshembull ka vetëm 100 miligramë.

Por sigurisht që vetëm kaq nuk është e mjaftueshme pasi nëse jeni të sëmurë duhet të merrni gjatë ditës 400 deri në 500 miligram.

Qumështi për imunitet të fortë

Trupi jonë ka nevojë puer Vitaminë D për të pasur kocka të forta, për të na mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe sigurisht për të mbështetur sistemin tonë imunitar.

Pjesa më e madhe e kësaj Vitaminës prodhohet kur rrezet e diellit ndërveprojnë me qelizat e lëkurës.

Por kjo vitaminë gjendet dhe tek ushqime si qumështi, lëngu i portokallit dhe drithërat që konsumojmë në mëngjes.

Marrja e dozës së duhur me vitaminë D mund t’iu mbrojë nga gripi.

Një studim i vitit 2009 nga Spitali i Masaçusets në SHBA tregon se niveli i ulët i vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve në aparatin e frymëmarrjes.

Omega 3 për mbrojtje në shumë fronte

Salmoni dhe peshku ton janë shumë të pasur me acidet yndyrore Omega-3 që  largonë inflamacionet e rrezikshme në trup.

Inflamacionet kronike e pengojnë sistemin imunitar që të funksionojë si duhet dhe mund të kontribuojë në zënien e e gripit apo të ftohurit.

Omega-3 e sulmon të ftohtin në më shumë se në një front. Një studim ka treguar se pjesëmarrësit që morën produkte me Omega-3 për tre muaj kishin sistem më të fuqishëm imunitar dhe më pak probleme shëndeti.

Kos sepse bakteret janë edhe të mira

Ne shpesh i shohim bakteret si një gjë e keqe, por shumë nga këto mikro organizma janë të domosdoshme për shëndetin.

Të ushyerit me ushqim probiotik, siç është kosi, është një mënyrë e mirë për të marrë bakteret e mira, të cilat promovojnë shëndetin e sistemit tretës.

Në traktin tonë gastrointenstinal jetojnë më shumë 190 trilion baktere, ndaj dhe është e rëndësishme që bakteret e mira të jenë më të shumta në numër se të këqijat.

Përfitimet nga bakteret e mira shkojnë përtej aparatit tonë tretës. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve probiotike ul rrezikun e infeksioneve në aparatin tretës më shumë se një ilaç qetësues./AgroWeb.org/

The post Zgjidhjet më të mira natyrale kundër infeksioneve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

‘Stomatologjia’ në Universitetin Luarasi, pedagogia Gerila Tafaj: Degë tepër e rëndësishme dhe interesante. Çfarë është ekspertiza e periodontologjisë

By: I K
30 September 2024 at 20:30

Pedagogia e brendshme në Universitetin Luarasi dhe njëkohësisht eksperte e periodontologjisë, Gerila Tafaj, e ftuar në Podcastin EduVision tha se stomatologjia, që është një degë që mund të zgjidhet për studim në Universitetin Luarasi është degë mjaft e rëndësishme dhe tejet interesante.

Luarasi1-3-770x433

Ajo tha se çdo maturant që ka pasion stomatologjinë, mund të zgjedhë Universitetin Luarasi, pasi studentët e këtij universiteti bëjnë praktika në laboratore e klinika.

Pedagogia Tafaj dha detaje edhe për degën e periodontologjisë, për të cilën është specializuar. Ajo tha se periodontologjia është një fushë që merret me problemet e mishrave të dhëmbëve.

Pedagogia e brendshme në Universitetin Luarasi dhe ekspertja e periodontologjisë Gerila Tafaj: Kam një eksperiencë tepër të mirë me Universitetin Luarasi. Mendova të jap mësim në Laurasi, meqë ka qenë universiteti i parë privat në tregun shqiptar. Ndihem shumë mirë pranë kolegëve, ka kolegë që kanë mbaruar universitetin në Shqipëri, por ka nga ata që kanë mbaruar shkollimin edhe jashtë vendit. Unë jam specializuar për periodontologji. Periodontologjia është një fushë që merret me problemet që kanë të bëjnë me mishrat e dhëmbëve. Një ekspert i periodontologjisë mundohet që të mbajë dhëmbin brenda folesë së vet. Periodontologjia synon të evitojë rënien e dhëmbit.

Bëhet fillimisht një grafi dhe diagnoza i jepet pacientit. Pacienti duhet të bindet që të bëjë disa gjëra dhe në shtëpi, që të lajë dhëmbët etj. Dhëmbët duhet të lahen pas çdo vakti dhe pacienti duhet të jetë para pasqyrës, duhet ta shikojë veten kur lan dhëmbët. Të rriturit duhet 2-3 minuta të lajnë dhëmbët, ndërsa fëmijëve duhet t’ju vendosim një muzikë që ta marrë me qejf larjen e dhëmbëve.

Fëmijëve iu bën dhe masazhe tek mishrat. Infeksioni i dhëmbit mund të sjellë probleme shëndetësore të ndryshme. Pacientit duhet t’i ndërtojmë një prognozë, jo vetëm të bëjmë pastrim gurëzash, që është më minimalja dhe e rëndomta. Pacientët që nuk bëjnë vizita tek dentisti janë më të rrezikuar të kenë probleme me dhëmbët.

Ne përpos dijes teorike, punojmë edhe në praktikë, në klinika të ndryshme. Nëse dikush dëshiron të bëhet ekspert në periodontologji, do bëjë një master ose trajtim 2-3 vite në një universitet europian, sepse në Shqipëri për momentin nuk e kemi këtë specializim.

Luarasi e ka për herë të parë këtë degë. Studentët e stomatologjisë në Luarasi bëjnë praktika të shpeshta në klinikë dhe laboratore. Stomatologjia është një degë tepër e rëndësishme se ka të bëjë me shëndetin dhe gjithashtu mjaft interesante.

 

The post ‘Stomatologjia’ në Universitetin Luarasi, pedagogia Gerila Tafaj: Degë tepër e rëndësishme dhe interesante. Çfarë është ekspertiza e periodontologjisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ZYRTARE/ 500 milionë euro klauzola e re, Barcelona rinovon kontratën me talentin 17-vjeçar

By: I K
30 September 2024 at 20:21

Barcelona ka informuar përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshjen me Mark Bernal për rinovimin e kontratës. Aktualisht kontrata e tij përfundon në vitin 2026, ndërsa nga atëherë kur përfundon statusi i tij si lojtar i U-19, kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.

Bernal

Barça “blindon” talentin 17-vjeçar me një klauzolë 500 milionë euro për ta prishur kontratën. Kujtojmë se Bernal po kalon një dëmtim të rëndë, që e ka detyruar ta mbyllë sezonin.

Klubi megjithatë e sheh talentin si pjesë të rëndësishme në të ardhmen. Për këtë dhe nuk ka humbur kohë në marrëveshjen e re me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ 500 milionë euro klauzola e re, Barcelona rinovon kontratën me talentin 17-vjeçar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Deputetët e opozitës dogjën karriget në formë proteste jashtë Kuvendit, reagon kryeministri Rama: Ne përpiqemi të ndërtojmë, ndërsa ata shkatërrojnë…

By: I K
30 September 2024 at 20:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet e sotme në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Parlamentit.

Kreu i qeverisë në fjalën që mbajti në aktivitetin “Deputeti që duam” publikoi një foto nga zjarri në oborrin e Kuvendit, që sic tha ai u ndez me karriget e deputetëve në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Teksa foli për ndikimin e politikës në shoqëri, kryeministri u shpreh se ‘ne perpiqem te ndertojme, ndersa ata shkatërrojnë’.

“Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja më dërgoi dikush këtë fotografi. Ky është një zjarr. Një zjarri i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i cojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykata.

Pse e solla këtu këtë imazh? E solla sepse dua të them pak fjalë për politikën, e cila prej shumë kohësh në Shqipëri dhe vende të zhvilluara kalon ditë jo të mira në perceptim publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa jashtëzakonisht të mëdha. Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e piste, si diçka që më e mira është të mos ngatërrohesh është foshnjarak. Është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh vetëm sesa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me te. Në rast se ti i kthen kurrizin dhe refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Cdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish lidhet me politikën dhe vendimet e saj”, tha Rama.

“Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para”, u shpreh me tej kryeministri.

The post Deputetët e opozitës dogjën karriget në formë proteste jashtë Kuvendit, reagon kryeministri Rama: Ne përpiqemi të ndërtojmë, ndërsa ata shkatërrojnë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Albano Bogdo tregon arsyen pse refuzoi të ishte pjesë e BBV: Më ftuan atë vit që ishte Luizi, por…

By: I K
30 September 2024 at 19:59

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka treguar së fundmi arsyet se pse refuzoi të ishte pjesë e Big Brother Vip Albania.

Në një intervistë, Albano tha se e kanë ftuar për të qenë pjesë e kastit të BBV 2, në edicionin ku ishte edhe Luiz Ejlli, i cili arriti të merrte çmimin e madh.

Aktori tha se fillimisht e pranoi ftesën, por i duhej të prishte kontratën me spektaklin e humorit,  “Klanifornia”, e cila siç tha Albano, do t’i kushtonte më shumë sesa çmimi i madh, dhe në këtë situatë refuzoi ftesën për në BBV.

“Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë”, tha ai në “Robi plaket kur don vet’”.

The post Albano Bogdo tregon arsyen pse refuzoi të ishte pjesë e BBV: Më ftuan atë vit që ishte Luizi, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

‘London School of Economics’ shpallet Universiteti më i mirë në Britaninë e Madhe. Shkolla Ekonomike e Londrës bashkëpunim me Universitetin ‘Luarasi’, ofrojnë diplomën e përbashkët në tre degë

By: I K
30 September 2024 at 19:54

Për herë të parë, London School of Economics (LSE) ka marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme vjetore si Universiteti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Renditja është publikuar në gazetën londineze Times. London School Economics “rrëzon” kështu nga froni Universitetin e Oxfordit i cili në rendin e tre ka pësuar rënie me tre vende, ndërsa Cambridge i katërti, vlerësime këto më të ultat që janë regjistruar ndonjëherë. Në vendin e tyre renditet Universiteti St.Andrews.

luarasi lse

Renditja e universiteteve në Britaninë e Madhe bazohet në perspektivat e të diplomuarve, kënaqësinë e studentëve me mësimdhënien, cilësinë e kërkimit dhe standardet e për t’u bërë pjesë.

I themeluar në 1895, London School of Economics është vlerësuar gjithashtu si Universiteti i Vitit 2025 nga The Times dhe The Sunday Times. Universiteti i Sheffield ishte nënkampion për këtë çmim. Shkolla ekonomike e Londrës u rendit në vend të parë për shkak të rezultateve të përmirësuara për perspektivat e diplomimit, kënaqësisë së studentëve dhe cilësisë së mësimdhënies, sipas The Times dhe The Sunday Times Good University Guide.

Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE) është një universitet kërkimor publik në Londër, Angli, dhe një institucion anëtar i Universitetit të Londrës. Shkolla është e specializuar në shkencat sociale.

Bashkëpunimi/ Luarasi dhe LSE ofrojnë diplomën e përbashkët në tre degë

Kujtojmë se Universiteti Luarasi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi për një diplomë të përbashkët me “London School of Economics”. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministria e Arsimit e ka miratuar këtë diplomë të përbashkët mes Universitetit Luarasi dhe Shkollës prestigjioze britanike, “London School of Economy”, në tre programe të përbashkëta të studimit në degët: “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”, “Bachelor’s in Finance”, “Bachelor’s in Business Administration”.

Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.

Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”. Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.

University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne.

Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën.

The post ‘London School of Economics’ shpallet Universiteti më i mirë në Britaninë e Madhe. Shkolla Ekonomike e Londrës bashkëpunim me Universitetin ‘Luarasi’, ofrojnë diplomën e përbashkët në tre degë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Djegia e karrigeve në Kuvend/ Berisha: Nisi beteja që do ndalet me fitoren e opozitës! Flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi…

By: I K
30 September 2024 at 19:52

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar skenat e kaosit dhe tensionet në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Kuvendit si shenjë protestë ndaj burgosjes së Ervin Salianjit.

sali berisha]

Në fjalën e tij nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh se “flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi projektet anti shqiptare të Ramës”.

Sali Berisha tha se sot nisi beteja dhe do të ndalet deri në fitoren e opozitës.

“Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se “Ervin Salianji u burgos sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë”.

“Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafies dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.

Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.

Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.

Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

 

The post Djegia e karrigeve në Kuvend/ Berisha: Nisi beteja që do ndalet me fitoren e opozitës! Flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shifër marramendëse, zbulohet shuma që duhet të paguajë Mançester Junajtid nëse shkarkon Erik Ten Hag

By: I K
30 September 2024 at 19:45

Aventura e Erik Ten Hag te Mançester Junajtid duket se është shumë pranë fundit. Edhe pse drejtuesit e klubit shprehën besimin te trajneri dhe i rinovuan një tjetër vit kontratën në fillimin e sezonit, rezultat nuk po vijnë dhe tashmë trysnia e tifozëve po bëhet e papërballueshme.

ten hag

Por për të bërë realitet dëshirën e tifozëve të cilët nuk e duan më holandezin në drejtim, klubi duhet të bëhet gati për një shpenzim kolosal. Sipas “Goal”, zgjatja e kontratës së Ten Hag gjatë verës do të rëndojë ndjeshëm arkat e klubit nëse mbyllin para kohe marrëveshjen me teknikun.

Totali që Mançester Junajtid duhet të paguajë do të jetë 17,5 milionë paund, shifër e cila do të ishte vetëm 10 milionë paund nëse nuk do të ishte firmosur ai rinovim gjatë verës. Një shumë jashtëzakonisht e lartë për Mançester Junajtid që ka filluar të regjistrojë humbje financiare vit pas viti dhe nëse i paguan këtë shifër Ten Hag si dëmshpërblim, duhet t’ia shtojë shpenzimit që do të bëjë për të afruar një tjetër trajner të ri cilësor.

PANORAMASPORT.AL

The post Shifër marramendëse, zbulohet shuma që duhet të paguajë Mançester Junajtid nëse shkarkon Erik Ten Hag appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

By: I K
30 September 2024 at 19:30

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

kuvendi tensione zjarr

Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.

Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre.

“Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Megjithatë, Bardhi mohoi që djegia simbolike e karrigeve do të shoqërohej me djegie të mandateve, duke theksuar se ata “nuk shmangen nga beteja”.

Opozita e ndërmori aksionin e vet pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit, i cili konsiderohet nga përfaqësuesit e opozitës si i dënuar politik.

Edhe nënkryetari i PD, Flamur Noka deklaroi se aksioni i tyre është pasojë e luftës që kryeministri Edi Rama i ka shpallur opozitës, duke paralajmëruar skena të ngjashme edhe në seancat e ardhshme.

“Edi Rama nuk mund të likujdojë opozitën, opozita është sot në ballë të aksionit. Nuk do të kemi kompromis me mafian dhe krimin, ne jemi në betejë,” tha Noka, duke artikuluar si kërkesë të opozitës krijimin e një qeverie teknike.

Seanca plenare e së hënës zgjati vetëm 20 minuta, ku kryetarja Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar nga mbarimi i mandatit të Salianjit dhe njoftimin e saj të KQZ.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd,” tha Spiropali, e cila paralajmëroi edhe masa ndëshkimore ndaj deputetëve për shkelje të rregullores./BIRN

The post BIRN: Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌