Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Deklaratat pas protestës/ Diplomatët, si gardisti që fiku zjarrin e karrigeve

By: user 4
1 October 2024 at 16:37

Disa minuta pasi Flamur Noka dhe Blendi Nallbati ndezën në flakë karriget në oborrin e parlamentit, nga dera u pa të dilte me nxitim një gardist që mbante në dorë një fikëse zjarri. Me shpejtësi, para se ta ndalonin deputetët e opozitës, ai lëshoi shkumën nga fikësja e zjarrit dhe arriti t’i zbusë flakët e protestës. Disa minuta më pas, deputetët e opozitës u larguan dhe të tjerë gardistë u panë me fikëse zjarri dhe kova me ujë për të shuar flakët.

Pak a shumë, me të njëjtën detyrë që iu ishte ngarkuar gardistëve dhe që ata e ekzekutuan sipas parimit “urdhri nuk diskutohet, por zbatohet”, një ditë më pas u shfaqën edhe diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.

Me disa reagime publike ndërkombëtarët dolën kundër protestës se opozitës që dogji karriget e parlamentit dhe që ka lëshuar sinjale se do të tregojë forcën në 7 tetor përballë dhunës së mazhorancës.

Për ta bërë sa më skenike deklaratën, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, italiani Silvio Gonzato shkoi vetë në oborrin e parlamentit, pikërisht aty ku punonjësi i gardës kishte fikur flakët e karrigeve me kovën me ujë në dorë.

“Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë” tha ambasadori i BE-së.

Në prononcimin e tij, Gonzato u bëri thirrje palëve t’i kthehen dialogut dhe që të ndalohet “përshkallëzimi i situatës dhe të shmangen sulmet personale dhe verbale”.

Pak më vonë, të njëjtin pozicion e mori edhe ambasada amerikane kur u shpreh shqetësimi për forcën e dhunën në Parlament ditën e djeshme, teksa apelohet për dialog mes palëve.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Shqetësimit për karriget e djegura në shenjë proteste të opozitës, iu shtua edhe ambasada britanike. Me një mesazh në rrjetet sociale, diplomatët britanikë kërkuan dialog konstruktiv dhe paqe në parlament.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të përfshihen në dialog konstruktiv dhe në procese paqësore parlamentare. Ambasada britanike dënon aktivitetin që kërkon të minojë këto principe dhe mbetet e angazhuar të ndihmojë njerëzit dhe demokracinë në Shqipëri” thuhet në deklaratën e shkurtër për mediat.

Lexo edhe: Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriket e djegura

Asnjë nga ambasadat nuk kishte reaguar më parë për burgosjen e Ervin Salianjit. Të mbetur peng të narrativës se reforma në drejtësi është një histori suksesi, diplomatët e huaj nuk kishin si të flisnin kur prokuroria dhe gjykatat e asaj që e quajnë drejtësia e re, ekzekutuan një hakmarrje të pastër politike, që pati si pikënisje denoncimin e trafikantëve të drogës.

Por duket se tashmë është tepër vonë. E njëjta opozitë ka përtypur arrestimin dhe izolimin e kreut të saj Berishës, ka parë arrestimin dhe burgosjen e një prej të paktëve kandidatëve fitues në zgjedhjet lokale Belerit dhe për më tepër po shikon se si përndiqet dhe kërcënohet me SPAK, sa herë tenton të ngrejë zërin për pakënaqësitë që ka ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha nuk e pranoi kërkesën e ambasadave, por bëri dallimin mes burokratëve të diplomacisë dhe popujve që ata përfaqësojnë, të cilët heshtën pas arrestimit të Salianjit.

“PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE. Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit” u shpreh Berisha. (konferenca e plotë KETU)

Njësoj edhe deputeti Tomorr Alizoti, në një prononcim vuri në dukje se reagimet e ambasadave kundër protestave nuk ndodhin në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian.

“Me gjithë respektin, e bën ambasadori i BE këtë deklaratë kur digjet Athina apo Parisi? Jemi ne më të civilizuar se ata? Këtu është djegur liria e shqiptarëve. Opozita nuk duhet të merret me retorikë. Duhet të trembë pushtetin”, tha ai.

Alizoti u shpreh se opozita duhet të mbroje interesat e kombit dhe se dënimi i Salianjit ishte një padrejtësi për të cilën opozita duhet të mbushë rrugët.

“Të dënosh Salianjin e të lesh gjithë njerëzit që kanë harxhuar 500 mijë apo 1 milion dollarë, kjo është një çështje shqiptare. Shqiptarët duhet të mbushin rrugët. Demokracia dhe opozita duhet të radikalizohen. Le të fusin të gjithë deputetët e PD brenda, më mirë jemi atje. Sot Salianji është i madh dhe deputetët e PD të vegjël”, u shpreh Alizoti.

Pak kohë për të mos rënë dakort me ambasadat i është dashur edhe një grupimi tjetër të Partisë Demokratike, që pati dilema fillimisht për të ndjekur Berishën në opozitë kundër Ramës. Gazment Bardhi nuk ngurroi t’u jepte përgjigje diplomatëve të BE dhe të SHBA duke kundërshtuar fjalë për fjalë deklaratat e tyre.

“Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën. Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë. Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar” shprehet ai ndër të tjera në një status në rrjetet sociale.

Kundërshtimi në bllok ndaj qëndrimit që mbajtën ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE për protestën e opozitës është shenjë e një faze tjetër të ndërgjegjësimit, atë që nëse ka realisht përballje me Ramën, s’mund të ketë flirt me ata që e ndihmojnë të qëndrojë në pushtet, dhe këta nuk janë vetëm diplomatë të huaj./Lapsi.al

The post Deklaratat pas protestës/ Diplomatët, si gardisti që fiku zjarrin e karrigeve appeared first on Lapsi.al.

Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë

1 October 2024 at 13:51

Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi […]

The post Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë appeared first on Reporter.al.

Tomorr Alizoti: A flet ambasadori i BE kur digjet Athina apo Parisi?

By: user 4
1 October 2024 at 12:43

Tomor Alizoti ka reaguar pas komenteve të ambasadorit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, i cili tha se dhuna dhe pamjet e djeshme nuk janë normale dhe se dhuna nuk është zgjidhje.

Deputeti demokrat deklaroi se opozita duhet të radikalizohet për të trembur pushtetin, pasi është djegur liria e shqiptarëve.

“Me gjithë respektin, e bën ambasadori i BE këtë deklaratë kur digjet Athina apo Parisi? Jemi ne më të civilizuar se ata? Këtu është djegur liria e shqiptarëve. Opozita nuk duhet të merret me retorikë. Duhet të trembë pushtetin”, u shpreh ai.

Alizoti u shpreh ndër të tjera se opozita duhet të mbroje interesat e kombit shqiptar. “Nesër mund të hyjë kushdo në burg, edhe ju”, tha ai.

“Pse nuk ka një gjyq ndaj njerëzve në pushtet, por ndaj atyre që e humbin pushtetin. Të dënosh Salianjin e të lesh gjithë njerëzit që kanë harxhuar 500 mijë apo 1 milion dollarë, kjo është një çështje shqiptare.

Shqiptarët duhet të mbushin rrugët. Demokracia dhe opozita duhet të radikalizohen. Le të fusin të gjithë deputetët e PD brenda, më mirë jemi atje. Sot Salianji është i madh dhe deputetët e PD të vegjël”, u shpreh ai.

The post Tomorr Alizoti: A flet ambasadori i BE kur digjet Athina apo Parisi? appeared first on Lapsi.al.

Ambasadori i BE-së për kaosin e djeshëm në Kuvend: Veprim i gabuar i deputetëve të PD. Pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur

By: lindita
1 October 2024 at 10:46

Ambasadori i BE-së Gonzato ka reaguar pas kaosi të djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë. “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin. Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë…

Source

Heshti për dënimin e Salianjit, ambasadori i BE reagon për zjarrin në Kuvend: Për të ardhur keq!

1 October 2024 at 11:03

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranës, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet e shkaktuar ditën e djeshme në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët dogjën edhe një pjesë të karrigeve. Gonzato deklaron se nuk është kjo mënyra për të shprehur mendimin dhe pakënaqësitë, pasi sipas tij, dhuna nuk duhet […]

The post Heshti për dënimin e Salianjit, ambasadori i BE reagon për zjarrin në Kuvend: Për të ardhur keq! appeared first on BoldNews.al.

Mesazhi i ambasadorit të BE: Shqipërisë i duhet të konsolidojë reformën në drejtësi

By: Mirgen
30 September 2024 at 22:15

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së. Ai i bëri këto komente në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës […]

The post Mesazhi i ambasadorit të BE: Shqipërisë i duhet të konsolidojë reformën në drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi

By: M C
30 September 2024 at 19:27

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës ku deklaroi se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi, por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale.

The post Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

BE e thotë hapur se ligji për investitorët strategjikë është korruptiv

By: Oldi
28 September 2024 at 13:32

Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, ambasadori Silvio Gonzato, i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja […]

The post BE e thotë hapur se ligji për investitorët strategjikë është korruptiv appeared first on BoldNews.al.

“Rishikoni ligjin për investitorët strategjikë”- Ambasadori Silvio Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesat që duhet të kapërcejë Shqipëria para se të hyjë në BE

28 September 2024 at 12:09
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo krimi i organizuar, para se të hyjë në BE. Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në

Sytë mbi Komisionin “Xhafaj”

27 September 2024 at 16:27

Diplomacia perëndimore i dha disa mesazhe shumë të prera shumicës socialiste gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, nevojën për të respektuar pa diskutime vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, shoqëruar këto me disa leksione elementare mbi shtetin e së drejtës dhe parimin […]

The post Sytë mbi Komisionin “Xhafaj” appeared first on Reporter.al.

Gonzato: BE bazohet në merita, me Shqipërinë jemi të kënaqur ndërsa RMV le t’i përmbushë kushtet dhe pastaj fillon negociatat

27 September 2024 at 12:58

“Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Tirana po bëhet kryeqytet rajonal. Për mendimin tim, ai zë vendin e Beogradit. Çfarëdo që të themi për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai është sigurisht një njeri me vizion”, tha Gonzato.

“Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka një plan B të Bashkimit Europian. Dëshira për integrim europian është shumëpartiake”, theksoi ambasadori.

I pyetur nga BGNES nëse ai është i shqetësuar për politikën e qeverisë maqedonase, e cila po përpiqet të diskreditojë Korridorin 8, Gonzato u përgjigj se projekti është një prioritet kryesor për BE-në në rajon.

“Nga infrastruktura (nga Deti i Zi bullgar deri në portin shqiptar të Durrësit) ka një përfitim të madh si për ekonominë ashtu edhe për sigurinë, si pjesë e strategjisë së NATO-s”, tha ai.

Diplomati raportoi progres të madh në administratën shtetërore shqiptare dhe bashkëpunimin me Brukselin dhe bëri thirrje për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit.

The post Gonzato: BE bazohet në merita, me Shqipërinë jemi të kënaqur ndërsa RMV le t’i përmbushë kushtet dhe pastaj fillon negociatat appeared first on Telegrafi.

Gonzato kritikon Kuvendin për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

26 September 2024 at 17:28

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato kritikoi Kuvendin e Shqipërisë për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasi me votat e shumicës socialiste u rrëzuan në dy raste vendimet e kësaj gjykate për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndaj së cilës ka indicie për papajtueshmëri të mandatit pasi bashkëshorti i saj […]

The post Gonzato kritikon Kuvendin për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

Gonzato ‘shuplakë’ Kuvendit: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion

By: user7
26 September 2024 at 12:01

Paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një tryezë për drejtësinë me përfaqësitë diplomatike. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato shprehu tre mesazhe gjatë fjalës së tij para të pranishmëve.

Mesazhi i parë i ambasadorit lidhej me rëndësinë e parlamentit dhe dialogut mes palëve politike, ku tha se kanë një rol kyç për kontekstin e hyrjes në BE.

Më tej Gonzato u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ky institucion dhe kjo sipas tij është thelbësore në një shtet demokratik. Ai shprehu po ashtu mbështetjen e BE për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në union.

FJALA E GONZATOS:

Mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve. Kam tre mesazhe:

1. Mesazhi i parë është të theksoj rëndësinë e parlamentit gjithashtu institucioneve të përvarur në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike të hyrjes në BE dhe punohet shumë për të hapur negociatat që ka të bëjë me funksionimin institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, por edhe të tjera. Ky parlament ka një rol kyç, për të luajtur duke filluar me komitetin e BE që do të rishikojë pozicionin e negociatave, të cilat do ti paraqiten Këshillit Evropian. Negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në stadardet në të gjithë këto fusha Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe është në funksionim të institucioneve demokratike.

2. Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociatat e suksesshme në hyrje në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale. Shpresoj që në parlament integrimi në BE të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. Parlamenti është qendra për të pasur dialogun konstruktiv duke përfshirë edhe çështjen e integrimit në BE por edhe të miratojë legjislacione dhe ndryshimet ligjore.

Sic u përmend edhe në raportin e fundit është e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe instituicioneve të pavarura. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave. Këto reforma duhet të shoqërohen me luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

3. Mesazhi im i tretë është që BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ambasadori.

The post Gonzato ‘shuplakë’ Kuvendit: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion appeared first on Lapsi.al.

Integrimi në BE| Ambasadori i BE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

26 September 2024 at 11:50

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, se në një shtet demokratik është shumë e rëndësishme që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetutese duhen respektuar në një shtet demokratik”,-tha ai.

Gonzato tha gjithashtu se negociatat e suksesshme kërkojnë bashkëpunim, Ndaj BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.

Mesazhi im i fundit është që Bashkimi Europian të vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën e tyre drejt BE-së. Shumë institucione janë këtu që lidhen me sistemet. Kur vijmë te parlamenti ne kemi një program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien dhe transparencën për të ngritur transparencën e integrimit Europian dhe për të forcuar dialogun ndërparlamentar.

Meqënëse Shqipëria do të bëjë një hap tjetër të rëndësishëm drejt integrimit në BE dua t’ju them se gjithë kontributet tuaja do jenë thelbësore për të garantuar se Shqipëria do jetë gati për tu bashkuar në Bashkimin Europian. Parlamenti do të vazhdojë rolin e tij qendror duke forcuar dialogun politik dhe duke kontribuar në fuqizimin e institucioneve shtetërore”,-tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi në BE| Ambasadori i BE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen appeared first on Euronews Albania.

Ambasadori i BE: Pa institucione të pavarura të drejtësisë s’ka drejtësi të pavarur! Llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto

26 September 2024 at 07:20
Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi në Tiranë se nuk mund të bëhen dallime midis pavarësisë së drejtësisë dhe statusit të institucioneve administrative të saj. “Pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë. Ato janë

Ndërkombëtarët angazhohen në komisionin anti-korrupsion të mazhorancës

6 September 2024 at 16:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi të premten përmes një mesazhi në platformën X se do të angazhohej në mbështetje të komisionit të posaçëm anti-korrupsion, të ngritur nga mazhoranca në parlament. “Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA […]

The post Ndërkombëtarët angazhohen në komisionin anti-korrupsion të mazhorancës appeared first on Reporter.al.

❌
❌