Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 21:48

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.

Mes rreshtave, duke e quajtur si “Policia e Narkoshtetit”, për Nokën kjo strukturë tashmë do të ketë në krye të saj një person të zgjedhur drejtpërdrejt “nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizuar, Ergys Agasi”.

Deklarata e plotë:

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizaur emrëon drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I përzgjedhur drejtpërdrejt nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizaur, Ergys Agasi. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.”

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita appeared first on Euronews Albania.

Partitë e reja në 2025-ën/ Malaj: Janë të pranueshëm, por vështirë të votohen

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 21:26

Nora Malaj, pedagoge e Psikologjisë së Edukimit ishte e ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, aty ku këtë të mërkurë u diskutua rreth pëlqyeshmërisë së partive të reja dhe strategjisë që do duhet të përdorin për t’a kthyer këtë plëqyeshmëri në votë reale.

Sipas Malaj, pëlqyeshmëri dhe votimi nuk mund të ecin gjithmonë në të njëjtin kah, çka do të thotë se jo dosmdoshmërisht pëlqyeshmëria e përkthyer në shifra sipas sondazheve mund të përkthehet në votë për këto subjekete të reja.

Pedagogia më tej tha se elementi kyç që do duhet që partitë e reja të adaptojnë në qasjen e tyre ndaj elektoratit është një retorikë e re në paraqitjen e platformës së tyre, e ndryshme nga retorika që kanë përdorur partitë e vjetra.

“Shifrat e vjetar në situatën e re na tregojnë një qasje që në aspektin psiko-emocional dhe politik lexohet horizonit pritjeje. Mendimi dhe votimi në poltik nuk ecin në një drejtim , këtë e kam provuar në 27 vitet e mia të politikës. Mund të jesh shumë e vlerësuar por kur vjen pun apër të votuar ka tjetër mekanizëm votimi. Jemi përballë skalionit politik që ka 30 vjet që nuk ka prodhuar politikë por a mbajtur pushtet. Jemi në një zonë 60% gri që nuk ka votuar dhe ka nevojë për tu tërhequr. Kemi një 48% të partive të reja që ka hyrë me retorikën nga shoqëria civile dhe do të shfaqet në skaletën politike, por nuik e di do prodhojë politikë apo pushtet-mbajtje. Sot këto shifra janë shumë të vërteta sepse një elektorat gri me 60% që kërkon elektorat tjetër, pra lidership tjetër, nuk kërkon lidershipin e vjetër. Në të gjithë këtë qasje ajo çfarë lexohet është që populli nuk e ka vrarë shpresën. Por jemi në një popullatë që në konservatorizmin e saj i pëlqen kryetari i familjes dhe si e tillë që të bindin gjithë këta duhet të kenë një mekanizëm të një structure të një partie që punon me të gjithë kapilarët e saj. E dyta platforma që do të paraqesin të jetë me një retorikë të ndryshme nga politika reale, që na ka lodhur. Në leximin e parë janë të pranueshëm , por për tu votuar janë një pikëpyetje shumë e madhe. Një pjesë e tyre e kanë provuar të votohen dhe nëse do vazhdojnë me të njëjtën retorikë unë lë prapë shumë pikëpyetje,” –u shpreh Malaj.

Duke ju referuar rezultatit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021, do duhet që çdo parti e re në zgjedhjet e vitit që vjen  të marrë  minimalisht 17 mijë vota të vlefshme për t’u konsideruar pjesë e garës.

Nisur nga një sondazh për majin e vitit 2024 rezulton se pëlqyeshmëria për partitë e reja janë këto:

Adriatik Lapaj me 40,8%

Agron Shehaj me 30,2%

Arlind Qorri me 23,8%

Endri Shabani me 19,6%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Partitë e reja në 2025-ën/ Malaj: Janë të pranueshëm, por vështirë të votohen appeared first on Euronews Albania.

Vokshi ngre alarmin për partitë e reja: Sfidë e madhe, mund të shuhen

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 21:05

Publicisti Indrit Vokshi ishte i ftuar në emisionin Barometri në Euroneës Albana për të disktuar rreth sfidave që i presin liderët e rinj në zgjedhjet e vitit 2025, duke nënkuptuar kështu përkthimin e pëlqyeshmërisë në sondazhe në vota reale.

Sipas Vokshit, liderët e vjetër, Rama, Berisha, Meta e Basha kanë krijuar konjukturat e tyre për të strukturuar dhe menaxhuar votat, pra atë pjesë të elektroatit që shprehen se kanë pëlqyeshmëri ndaj tyre ta përkthejnë në votë ndaj subjektit të tyre poltik.

“Duke qenë se zhgënjimi është shumë i madh do ketë nevojë për hyrje të reja. Nga na tjetër këta liderët e vjetër kanë konsumuar pushtet dhe vetë figurën e tyre, e duke qenë se jetojmë në një rend ndërveprues do shkojmë drejt rendit të Evropës sepse nuk jemi një ishull i vetmuar. Sot Shqipëria është më e hapur dhe do të ndikojë edhe kjo. Sigurisht që zhgënjimi për liderët e vjetër do përkthehet diku tjetër. Kurse lidderët e rinj kanë një sfidë përpara, këtë pëlqyeshmërinë që e kanë në raport televiziv me ta, ta përkthejnë në votë reale, Ndryshimi i të rinjve nga të vjetrit është se nuk kanë menaxhim të  votës, që këta të tjerët e kanë sepse kanë parti që merren me menaxhimin e votës,” –tha Vokshi.

Sa i takon sfidës që do të kenë të rinjtë, Lapaj, Shehaj, Qori e Shabani, publicisti tha se do të jetë shumë e vështirë që këtë pëlqyeshmër të cilën e kanë arritur përmes kontaktit nga mediat me publikun ta kthejnë në votë reale.

Sipas tij rreziku që këto parti të shuhen, duke sjellë në vëmendje rastin e partisë së Kreshnik Spahiut në vitin 2013 ku arriti të merrte vetëm 10 mijë vota, është shumë i madh.

“Katër të rinjtë nuk kanë struktura solide. Është sfidë shumë e madhë për ta dhe këta mund të shuhen. Nqs e mbani mned ju, ka pasur parrti në vitin 2013, e kemi dhe këtu Kreshnik Spahiun, i cili doli me një bujë shumë të madhe në media dhe mori vetëm 10 mijë vota sepse nuk kishte strukturë të menaxhimit të votes” –u shpreh Vokshi.

Duke ju referuar rezultatit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021, do duhet që çdo parti e re në zgjedhjet e vitit që vjen  të marrë  minimalisht 17 mijë vota të vlefshme për t’u konsideruar pjesë e garës.

Nisur nga një sondazh për majin e vitit 2024 rezulton se pëlqyeshmëria për partitë e reja janë këto:

Adriatik Lapaj me 40,8%

Agron Shehaj me 30,2%

Arlind Qorri me 23,8%

Endri Shabani me 19,6%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vokshi ngre alarmin për partitë e reja: Sfidë e madhe, mund të shuhen appeared first on Euronews Albania.

A do e kthejnë liderët e rinj pëlqyeshmërinë në vota? Çeka: Terren i vështirë për ta

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 20:49

Duke ju referuar rezultatit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021, do duhet që çdo parti e re në zgjedhjet e vitit që vjen  të marrë  minimalisht 17 mijë vota të vlefshme për t’u konsideruar pjesë e garës.

Nisur nga një sondazh nga Euronews Albania për majin e vitit 2024, rezulton se pëlqyeshmëria për partitë e reja janë këto:

Adriatik Lapaj me 40,8%

Agron Shehaj me 30,2%

Arlind Qorri me 23,8%

Endri Shabani me 19,6%

Për të kuptuar terrenin që do të fitojnë këto lëvizje apo parti të reja në zgjedhjet e vitit që vjen, i ftuar në emisionin Barometri në Euroneës Albania, Blendi Çeka nga Data Centrum u shpreh se liderët e rinj i pret një betejë e vështirë.

Kjo sepse, sipas Çekës, do duhet të testohet në zgjedhjet e vitit 2025 nëse pëlqyeshmëria sipas sondazheve kthehet në votë reale.

“Jo rastësiht liderët janë ndarë në dy pjesë. Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë vërtetuar që kanë një korrespodencë t plotë me pëlqyeshmërinë me votat që kanë marrë. Pse, sepse kanë testuar me dekada. Kurse liderët e rinjë duhet ta provojnë. Pyetja është se sa realisht  këtë pëlqyeshmëri do e kthejnë në votë. Është një test për ta, terren i vështirë, në një kulturë politike që ka një eksperincë të mëparshme. Sa subjekte të arrijnë që ta kthejnë këtë pëlqyeshmëri në votë reale,” – u shpreh Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do e kthejnë liderët e rinj pëlqyeshmërinë në vota? Çeka: Terren i vështirë për ta appeared first on Euronews Albania.

Skandali i P Diddy-t, reperi përballet me 120 akuza të tjera për abuzim seksual

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 20:28

Shkon në 120 numri i njerëzve që akuzojnë reperin e njohur P Diddy për ngacmim seksual.

Një prej të akuzuesve, pretendon se është abuzuar seksualisht nga producenti Sean Combs, kur ai ishte vetëm 9 vjeç.

Tony Buzbee, avokati që përfaqëson palën e akuzuesve deklaroi se 60 prej tyre janë meshkuj dhe 60 janë femra, 25 prej të cilëve ishin fëmijë në kohën që janë abuzuar.

Akuzat kundër Combs mbulojnë një periudhë 31 vjeçare, konkretisht nga viti 1991 deri në 2024.

“Ky lloj sulmi seksual, abuzimi seksual, shfrytëzimi seksual nuk duhet të ndodhë kurrë në Shtetet e Bashkuara apo kudo tjetër”, tha Buzbee në një konferencë shtypi.

Combs, i njohur gjithashtu si P Diddy dhe Puff Daddy, është në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.

Avokatët e Combs ofruan një paketë garancie prej 50 milion dollarësh në këmbim që ai të vendosej në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në Florida me monitorim GPS dhe kufizime të rrepta për vizitorët. Megjithatë, deri më tani, kërkesat e ekipit të tij ligjor për lirim me kusht janë refuzuar.

Combs, i cili ka fituar tre Grammy, themeloi Bad Boy Records në 1993 dhe është një nga drejtuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës në hip-hop.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali i P Diddy-t, reperi përballet me 120 akuza të tjera për abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollah në Liban

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 20:14

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah brenda Libanit.

Forcat izraelite e nisën mëngjesin e së martës një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në jug të Libanit, duke i përshkallëzuar edhe më shumë tensionet.

Në një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne jemi në kulmin e një lufte të vështirë kundër Boshtit të së Keqes së Iranit, i cili dëshiron të na shkatërrojë”.

“Kjo nuk do të ndodhë, sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar, dhe me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë së bashku”, tha Netanyahu.

Hezbollah tha se luftëtarët e saj janë duke luftuar kundër forcave izraelite brenda Libanit të mërkurën.

Kjo ishte hera e parë që ky grup raporton për luftime prej se forcat izraelite kaluan matanë kufirit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollah në Liban appeared first on Euronews Albania.

“Akti i rëndë, minon demokracinë”, reagon Çupi pasi u përjashtua 40 ditë nga Kuvendi

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:53

Pasi Sekretariati i Etikës ka vendsour të përjashtojë nga seancat pleanre dhe komisionet parlamentare 24 deputetë të opozitës, pas incidentit të ndodhur përpara ambienteve të Kuvendit, me djegien e karrigeve, ka reaguar deputetja Dhurata Çupi përmes një postimi në Facebook.

Çupi, e cila sipas vendimittë Sekretariatit të Etikës është përjashtuar 40 ditë nga jeta parlamenyare,  ka shkruar se dënimi “pa ligj” i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë.

Deklarata e plotë:

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Akti i rëndë, minon demokracinë”, reagon Çupi pasi u përjashtua 40 ditë nga Kuvendi appeared first on Euronews Albania.

Qeveria emëron Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve (Emri)

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:38

Pas bojkotit të jetës parlamentare nga deputetët e opozitës, mazhoranca ka vijuar me miratimin e disa vendimeve.

Një prej tyre është emërimi i drejtorit të ri të Përgjithshmë të Tatimeve, i cili mësohet të jetë Ilir Binaj.

Binaj ka zëvendësuar kështu Ceno Klosin.

VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria emëron Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet fillimi i mandatit të ri të Komisionit Evropian, zbardhet arsyeja

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:24

Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian (KE) do të zhvillohet nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që të shtyhet fillimi i mandatit të ri të këtij komisioni.

Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.

Ky vendim i PE-së e bën të pamundur zbatimin e planit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandatin e dytë ta nisë më 1 nëntor, pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian.

Tani, data më e mundshme për nisjen e punës së Komisionit Evropian flitet të jetë 1 dhjetori i këtij viti.

Edhe kjo datë është e mundshme vetëm me kusht që asnjë nga kandidatët të mos refuzohet nga komitetet përkatëse i PE-së.

Shumë diplomatë dhe parlamentarë në Bruksel edhe më herët ishin shprehur se data 1 nëntor për nisjen e mandatit të ri të KE-së, që e ka përmendur Von der Leyen, ka qenë joreale dhe se ajo e kishte përmendur këtë datë “për të bërë presion” ndaj Parlamentit Evropian.

Kur të gjithë kandidatët ta marrin pëlqimin e komisioneve parlamentare, atëherë Parlamenti Evropian voton në një seancë plenare për tërë Komisionin Evropian.

Në rast se ndonjë nga kandidatët nuk e merr pëlqimin, atëherë vendi nga i cili vjen duhet ta dërgojë një kandidat tjetër, i cili prapë duhet të kalojë tërë procedurën e miratimit.

Kjo do të shkaktonte vonesa të reja. Prandaj edhe 1 dhjetori si datë për nisjen e mandatit duket mjaft ambicioz, por jo edhe i pamundur./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet fillimi i mandatit të ri të Komisionit Evropian, zbardhet arsyeja appeared first on Euronews Albania.

Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:58

Pasi Sekretariati i Etikës ka vendsour të përjashtojë nga seancat pleanre dhe komisionet parlamentare deputetin Gazment Bardhi dhe 23 kolegëte tjerë të opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar përmes një postimi në X.

Duke sjellë në vëmendje dënimet me burg ndaj kolegëve të tij të Partisë Demokratike, Bardhi është shprehur se përjashtimi me 60 ditë nga Kuvendi tregon një gjest të ulët e frikacak të kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë:

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.”

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr.

Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi appeared first on Euronews Albania.

“Nuk dihet ku janë 600 persona”-policja shqiptare flet për uraganin Helene

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:52

Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me uragnin Helene në SHBA kaloi mbi 130 në të gjithë juglindjen e Amerikës, autoritetet po nxitojnë të lëshojnë furnizimet me ajër, të rivendosin energjinë dhe të pastrojnë rrugët pas shirave masive, që i lanë njerëzit të bllokuar dhe pa strehë.

Stuhia duket se ka shkaktuar dëmin e saj më të madh në Karolina, ku zyrtarët thanë se më shumë se 80 njerëz janë gjetur të vdekur.

Më shumë se 95,000 shtëpi dhe biznese të Qarkut Buncombe nuk kishin energji të hënën pasdite, sipas gjurmuesit të shërbimeve Find Energy.

Për të diskutuar rreth pasojave të uraganit dhe mënyrës se si qeveria po punon për të rimëkëmbur vendin, në emisionin “People” ishte në një lidhje të drejtpërdrejt nga Florida, një police shqiptare.

Erida Caudill tha se në vetëm 4 ditë pas përfundimit të uraganit të tmerrshëm autoritetet po punojnë për të kontaktuar me qytetarët dhe po i ndihmojnë ata përmes furnizimit nga ajri me ushqime.

Sipas saj, 600 persona ende nuk janë gjetur dhe po vijon puna për të rikthyer komunikimi me ta, pavarësisht se në shumë qytete nuk ka drita dhe mungojnë valët telefonike.

“Gjëja e mirë për urganaet është që e shikojmë që po vjen, ndryshe nga një tërmet ose tornado. Ka shumë masa që merren nga policia, shkollat, shëndetësia. Ato zona që janë të parashikuara që do preken bëhen parlajmërime dhe evakuohen. Nuk kam dëgjuar që ka impaktuar ndonjë shqiptar, sepse kanë kaluar vetëm 4 ditë. Duhen vite që ky dëm të rregullohet që njerëzit të stabilizohen. Ende janë 600 persona që nuk i kemi gjetur, nuk ka kontakt. Nuk ka drita, nuk ka valë telefoni, as komunikim. Në këto zona nuk ka shqipatër, por sido që të jetë nuk do të thotë që s’ka ndonjë shqiptar aty. Pashë disa video ku njerëzit thonin në media se pë rata që kanë nevoja, qeveria po dërgon gjëra me drn. Ndërkohë që masat e tjera po merren nga ajri, me helikopter,” –u shpreh shqiptarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk dihet ku janë 600 persona”-policja shqiptare flet për uraganin Helene appeared first on Euronews Albania.

Dogjën karriget në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton 24 deputetët e opozitës

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:31

Pas kallëzimit nga Policia e Shtetit për 24 deputetët e opozitës lidhur me inicidentin e djegies së karrigeve, përpara ambienteve të Parlamentit, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

1 of 2

Lista e deputeteve që u dërguan në SPAK nga policia dhe vepra penale për të cilën akuzohen:

1 – Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

3- Bledion Nallbati  39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

4-  Dhurata Çupi, 51 vjeçe,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

6 – Xhelal Mëziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

7- Lefter Gështënja., 52 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

9- Ina Zhupa, 37 vjeçe,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

10 – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

11 – Dashnor Sula, 59 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

12 – Luan Baçi, 61 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës’

13 – Lodovik Hasani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

14 – Asllan Dogjani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

15 – Elidon Bushati, 51 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

16 – Erisa Xhixho, 39 vjeçe,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

18 – Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

19- Edmond Spaho, 66 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

20 – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës

21- Vangjel Dule, 56 vjeç,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës

22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;  për veprën penale Shkatërrimi i pronës

23 -Isuf Çelaj – 60 vjeç – për veprën penale Shkatërrimi i pronës

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dogjën karriget në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton 24 deputetët e opozitës appeared first on Euronews Albania.

Protestë masive kundër reformës së pensioneve në Francë

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:14

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit francez Paris dhe qyteteve të tjera të martën për të kërkuar shfuqizimin e reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Krahas kësaj edhe paga më të larta dhe përmirësime të standardeve të tyre të jetesës.

Franca me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç.

Duke u mbledhur në sheshin Denfert-Rochereau, qytetarët marshuan drejt sheshit Bastille, duke shprehur mosmiratimin e tyre për politikat e reja të qeverisë që anojnë nga e djathta ekstreme.

“Ne denoncojmë mënyrën se si Macron injoroi votimin demokratik që u zhvillua në qershor. Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, kushtet po përkeqësohen vit pas viti”, tha Ramon Villa, sekretar i Federatës Sociale të Shëndetit Jugor.

Demonstruesit theksuan nevojën për të konsideruar rritjen e pagave, shfuqizimin e reformave të pensioneve dhe financimin më të mirë të shërbimeve publike.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, të tjerë bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe Liban ndërsa ushtria izraelite vazhdoi të bombardonte civilët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestë masive kundër reformës së pensioneve në Francë appeared first on Euronews Albania.

Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e parë femër

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:04

Claudia Sheinbaum u betua si presidentja e parë femër e Meksikës të martën, duke filluar zyrtarisht mandatin e saj gjashtëvjeçar.

Sheinbaum theksoi fitoren e saj si një moment historik, që vjen 70 vjet pasi gratë fituan të drejtën e votës në Meksikë.

“Unë nuk arrij vetëm”, ​​por me “të gjitha gratë e Meksikës”, tha ajo para turmës në sheshin kryesor të kryeqytetit. “Jo racizmit, jo klasizmit dhe jo marksizmit”, shtoi ajo.

Mijëra simpatizantë dhe besnik të partisë Morena bllokuan sheshin.

“Unë jam një nënë, gjyshe, shkencëtare dhe një grua besimtare, dhe që nga sot, me vullnetin e popullit të Meksikës, presidentja kushtetuese e Shteteve të Bashkuara të Meksikës,” tha ajo në fjalimin e saj inaugurues.

Sheinbaum renditi premtimet e administratës së saj, në të cilat ajo u zotua të vazhdojë të rrisë pagën minimale, të përmirësojë pensionet dhe të reduktojë gradualisht javën e punës nga 48 në 40 orë.

Ajo premtoi gjithashtu të nxisë integrimin ekonomik në Amerikën e Veriut përmes Marrëveshjes trepalëshe Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe të shfrytëzojë mundësi të tilla si afrimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e parë femër appeared first on Euronews Albania.

Izraelitja për sulmin iranian: U fshehëm 2 orë në bunker, çdo 10 min pati shpërthime

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:51

Një ditë më parë Irani ka sulmuar me rreth 200 raketa balistike Izraelin.

Ky sulm ndj Izraelit, një ditë para Vitit të Ri hebraik pati dëme të shumta, është parë si një kundërpërgjigje ndaj këtij shtetit disa ditë pas vrasjes së liderit të Hezbollah.

Për të diskutuar rreth kësaj, e ftuar në emisionin “People” ishte Jessica Cohen, izraelitja nga Tel Avivi e cila rrëfeu këtë të mërkurë gjithë ngjarjen që përjetoi gjatë 24 orëve të fundit.

Ajo u shpreh se sigurisht kaloi një moment shumë të vështirë, ku ju desh të qëndronte brenda një bunkeri për dy orë, teksa raketat balistike vërshonin drejt qyetit.

“U treguam shumë të kujdësshëm pasi është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e forcave izraelite. Raketat synonin të godisnin Jerusalemin përfshirë vendet e shenjta. Ata vunë në shënjestër edhe zonën e shejët të izarelit përfshirë pastaj edhe popullësinë e Jerusalemit. Kjo tregon kush janë ata që sulmojnë, njerëz që nuk duan t’ja dinë për civilët. Neve na paralajmëruan përmes telefonit dhe pak më vonë rreth 30 sekonda më vonë alarmi  ran ë gjithë qytetin. Pas çdo  10 minutash dëgjoheshin shpërthime, ato nuk mabronin, ishte një natë krtike. Kalua një orë e gjysëm brenda bunkerit,” – u shpreh izraelitja.

Jessica tha se ju desh të strehonte me shumë shpejtësi fëmijet dhe para se të largohej nga shtëpia mori me vete ujë dhe ushqim në rast se nuk do të mund të dilte prej bunkerit, ku pavarësisht se sistemet izraelite mund të rrëzonin raketat, rreziku që të prekeshin nga copëzat që binin ishte shumë i madh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraelitja për sulmin iranian: U fshehëm 2 orë në bunker, çdo 10 min pati shpërthime appeared first on Euronews Albania.

Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR për sigurinë në Kosovë

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:33

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Beograd.

Ky takim u zhvillua për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha në një komunikatë se Mojsilloviç tha në takim me Ulutashin se gjendja e sigurisë në Kosovë “është ende e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, gjë që kryesisht kontribuohet nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese” të Kosovës.

Mojsilloviç pretendoi se vendimet e autoriteteve kosovare “në fund synojnë ndryshimin e strukturës etnike” në veri të Kosovës.

Serbia është e pakënaqur nga vendimet e muajve të fundit të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare i cilësojnë ato si të jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese, ndërsa Beogradi i ka dënuar si “veprime kriminale” dhe përpjekje “për përndjekjen e serbëve” të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR për sigurinë në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:22

Vlerat historike, ndërtimore dhe traditat e pasura të Gjirokastrës po shërbejnë si pika të forta bashkëpunimi midis qytetit të gurtë dhe shqiptarëve jashtë kufijve.

Krahas vizitave turistike në aktivitetet kulturore, në panairet e traditës që po zhvillohen në Gjirokastër spikat pjesëmarja e shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

 “Jemi disa artizanë që vijmë nga Kosova, Maqedonia e Veriut,  prezantohemi me lloje të ndryshme të  artizanatit, pra me produkte të lëkurës, me  qëndisje të ndryshme, me instrumenta burimore tradicionalë,me çanta të qëndisura,me dorë dhe me gjësende  të tjera artizanale,” –shprehet një burrë.

“Është hera e parë që erdha, u kënaqa shumë mirë, i kam disa kolegë të tjerë artizanë që vijnë çdo vit,” –thotë një grua.

Tashmë qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat mirëpresin një numër në rritje vizitorësh nga hapësira mbarëshqiptare, të cilët zënë një numër të konsiderueshëm midis turistëve që vizitojnë Jugun e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Tokat me qira lënë pa naftë fermerët e Maliqit, zbardhet shkaku

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:15

Fermerët që zotërojnë sipërfaqe të mëdha tokë në fushën e Maliqit, po përballen me një problem që nuk e kanë hasur ndër vite.

Shumica prej tyre tokat i kanë marrë me qira, pa bërë kontratë noteriale dhe për këtë arsye ata nuk përfitojnë naftë falas.

Ata tregojnë se paratë për të paguar kontratat e qirave dhe taksat janë kosto të shtuara.

Dy prej fermërëve që njihen si superpotenciale në fshatin Sovjan të Maliqit kanë mbjellë më shumë se 80 ha tokë me kultura të ndryshme bujqësore.

Por për këto toka, ata nuk kanë përfituar naftë pa akcizë, pasi lëndën djegëse e përfitojnë fermerët që kanë dokumentat e tokës.

Fermerët kërkojnë një zgjidhje nga bashkia e Maliqit, për zgjidhjen e kësaj situate.

Problemin e pranon edhe kryetarin i bashkisë Maliq, por zgjidhjen më shumë se tek institucioni që ai drejton e sheh tek ministria e bujqësisë.

Ne fushën e Maliqit ka më shumë se 130 fermerë potenciale e superpotencialë të cilët kanë në përdorim një sipërfaqe më të madhe se 4200 hektarë.

Shumica prej tyre nuk kanë përfituar naftë pa akcizë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tokat me qira lënë pa naftë fermerët e Maliqit, zbardhet shkaku appeared first on Euronews Albania.

“Mirë që kam fëmijët”- E moshuara tregon çfarë mund të blejë me rritjen e pensionit

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:04

Duke nisur që nga muaji tetor pensionet janë indeskuar me 4.1% sipas vendimit të fundit të qeverisë, që dmth pensionet urbane do të kenë një rritje me rreth 700 lekë.

Por çfarë mund të blej një pensionit me 700 lekë?

Shoqëruan nënë Nafijen për të në tregun e fruta perimeve, për të parë se cfarë produkesh mund të shpenzojë me atë shumë.

Nëna Nafija ka 6 fëmijë, 5 janë në emigrim, ndërkohë njëri prej djemve jeton me të. Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Me 700 lekë të reja ne morëm domate, djath, kastraveca, vezë dhe dardhë.

Këto ushqime, për nëna Nafijen mund të dalin vetëm për disa vakte.

Fatmirësisht, janë fëmijët që i dërgojnë para, duke ndihmuar me blerjen e ilaceve dhe të gjitha pagesat që duhen bërë.

Janë rreth 800 mijë pensionistë në të gjithë vendin që kanë përfituar rritje të pensioneve.

Disa prej tyre kanë pasur një rrije me 400 lekë.

Shumë prej tyre e cilësonin fyese të dilnin të para kamerës dhe të tregonin ushqimet që mund të blinin me atë rritje.

Edhe në Gjirokastër këtë vjeshtë çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Blerësit, kryesisht pensionistët, ankohen se nuk kanë të ardhura ti blejnë, ndërsa shitësit e justifikojnë rritjen e çmimeve si pasojë e mallrave të importit që kanë kosto më të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mirë që kam fëmijët”- E moshuara tregon çfarë mund të blejë me rritjen e pensionit appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër|Të moshuarit ankohen për çmimet e larta: Nuk blihet gjë me këto pensione

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 16:49

Çmimet e larta kryesisht të produkteve ushqimore dhe prodhimeve bujqësore po rëndojnë në xhepat e banorëve në Gjirokastër.

Konsumatorët që frekuentojnë tregun e fruta-perimeve ankohen se çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar rritje.

“ Ne e kemi të vështirë që me të ardhurat ekonomike të përballojmë këto çmime të kripura”, shprehen shumica e blerësve.

“Nuk e di si janë çmimet, ndryshojnë çmimet përditë. Me se t’i blejmë me pensione qesharake, por mirë pensionisti edhe pesë lekë ti japësh nuk është keq,”-thotë një pensioniste.

Vetë tregëtarët pohojnë se çmimet e produkteve ushqimore nuk kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Ata i justifikojnë çmime e rritura me tarifat e larta të importit të prodhimeve bujqësore që vijnë kryesisht nga jashtë.

“Çmimet jo njësoj janë, as i kemi rritur, as i kemi ulur. Epo ndonjë mall që del i ri edhe ka çmim të lartë 100 lekë ose 200 lekë më shumë, domatja ka qenë shumë e shtrenjtë,”- u shpreh një shitës.

Rritja e çmimeve po ndikon negativisht në buxhetin e familjeve gjirokastrite duke rritur shpenzimet për produktet e konsumit të përditshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër|Të moshuarit ankohen për çmimet e larta: Nuk blihet gjë me këto pensione appeared first on Euronews Albania.

❌
❌