Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO)

By: V K
3 October 2024 at 10:33

Socialistët kanë arritur që të futen të gjithë në Kuvend, ku kanë nisur seancën plenare, edhe pse në sallë nuk ndodhet asnjë deputet i opozitës, ashtu siç e preferon kryeministri Edi Rama, një Kuvend pas opozitës.

Ndërkohë, deputetët e PD-së, pasi nuk arritën që të ndalonin futjen e kolegëve socialistë në Kuvend, kryen një akt simbolik në oborrin e Kuvendit.

Ata sollën aty katër manekina me veshje burgu dhe fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, Fatmkir Xhafajt dhe vëllait trafikant të drogës së tij Geron alias Agron Xhafaj.

Ka qenë Flamur Noka, ai i cili i ka lyer me benzinë dhe më pas iu vuri zjarrin.

 




The post Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

By: V K
3 October 2024 at 10:14

Mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste, pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive, duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO)

By: V K
3 October 2024 at 09:51

Këtë të enjte, ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS. Deputetët e opozitës, kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka, është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini.

Përplasja:

Flamur Noka: “Ik Frrok, hajde tani, ik”!

Frrok Gjini: “Mos më prek më dorë”!

Flamur Noka:Ik Frrok, nuk hyn”.

Frrok Gjini:Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament”.

Flamur Noka:Frrok hajde me mua të flasim”.

Frrok Gjini:S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.
“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.

“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.

Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj, për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.

The post Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

By: V K
3 October 2024 at 09:37

Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka folur sërish për tensionet e të hënës në Kuvend, ku drejt saj deputeti Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges.

Në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, Spiropali tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë.

Do ta mbaj ca kohë në zyrë, tha Spiropali, më pas do ta çoj në shtëpi, ndërsa theksoi se “e ruajti fati dhe paaftësi e goditësit për të qëlluar në shenj”.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami.

Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër?

Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.

The post U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit appeared first on Albeu.com.

Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim

By: V K
3 October 2024 at 09:27

Gjatë natës së kaluar në Tiranë, është grabitur një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.

Policia raporton se dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

The post Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim appeared first on Albeu.com.

Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda

By: V K
3 October 2024 at 09:04

Këtë të enjte, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, por deputetët Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe të tjerë kanë mbërritur në shkallët e Parlamentit dhe kanë tentuar të hyjnë, por punonjësit e Gardës janë bërë gardh dhe kanë bllokuar dyert.

The post Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda appeared first on Albeu.com.

A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla

By: V K
3 October 2024 at 08:45

Më 28 korrik, kryeministri Edi Rama, komunikoi një sërë ndryshimesh të papritura në qeveri, ku një prej “surprizave” ishte Taulant Balla që u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm, për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën.

I ftuar në Klan News, ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, u pyet pikërisht për këtë lëvizje “surprizë” të Ramës dhe nëse e ai e dinte përpara se Rama të shpallte lëvizjet. Balla e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë.

Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energjitë e mira maksimale. Tani kam përsipër një detyrë, për shkak të intensitetit me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie”, – u shpreh Balla.

I pyetur se pse e larguan kur po punonte mirë, Balla e shmangu sërish: “Këtu më thoni që nuk keni kohë kur unë flisja për pensionet dhe pastaj doni të merreni me thashetheme. Ua dhashë përgjigjen. Faleminderit”, – e mbylli Balla këtë çështje.

Pakënaqësinë për këtë temë e tregoi edhe kur u pyet për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit.

“I uroj suksese. S’ kam asnjë koment”, – tha Balla prerë.

Largimin si drejtues politik i qarkut të Fierit për t’i dhënë detyrën e koordinatorit për diasporën, Balla tha se e sheh me përgjegjësi.

“Ka qenë nder i madh për mua që te jen drejtues politik në 2 nga 3 qarqet më të mëdha të vendit, ku përjashtohet këtu Tirana dhe të kem pasur në këto dy qarqe rezultate tepër të mira për Partinë Socialiste”, – tha Balla

The post A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla appeared first on Albeu.com.

Transformohet struktura e familjes, 343 mijë beqarë në Shqipëri nga mosha 25-59-vjeç, ja kush dominon

By: V K
3 October 2024 at 08:13

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete.

Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023.

Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë.

Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej.

Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë.

Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status.

Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./Monitor

The post Transformohet struktura e familjes, 343 mijë beqarë në Shqipëri nga mosha 25-59-vjeç, ja kush dominon appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 3 Tetor 2024/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja

By: V K
3 October 2024 at 07:51

Sot, më 3 Tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan, blihet me 88.7 lekë dhe shitet 90.1 lekë.

Euro, sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë.

Paundi britanik, sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet sot në blerje me 104.7 lekë, në shitje me 106 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë dhe në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor 3 Tetor 2024/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja appeared first on Albeu.com.

Tensione dhe kaos në Kuvend/ Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot

By: V K
3 October 2024 at 07:37

Në seancën e sotme në Kuvend, pritet të ketë  tensione. Ashtu si edhe të hënën, deputetët e opozitës kanë “premtuar” një seancë jo normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Etikës për dënimin e deputeteve të PD, në lidhje me kaosin dhe dhunën që përfundoi me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit.

Sekretariati vendosi që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati, të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.

Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë.

Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendimi hyn në fuqi prej ditës së sotme, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, tha Sekretariati i Etikës.

Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda Kuvendit jashtë tij.

The post Tensione dhe kaos në Kuvend/ Opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 3 Tetor 2024, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
3 October 2024 at 07:27

Moti në vendin tonë, parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët, do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 24°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

The post Parashikimi i motit 3 Tetor 2024, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO)

By: V K
2 October 2024 at 15:39

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mbledhja nisi me tensione, pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë”, u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.



The post Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Biseda në “SKY” për 100 mijë € te Gaz Bardhi është fals, dy firmat e oficerëve u morën copy-paste tek dosja “Metamorfoza” (PROVAT)

By: V K
2 October 2024 at 15:35

Dy fotografi të mbërritura në telefonin e Gazmend Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, ku jepej tabloja e një bisede të zhvilluar me kodet e biznesmenit Ervis Martinaj dhe një kodi tjetër të pretenduar se është përdorur në shkurt 2021 nga i ndjeri Erigers Mihasi, rezultojnë të jetë të falsifikuara.

Lajmi për retushimin e përmbajtjes së bisedës dhe stampimit të firmave të dy oficerëve të BKH-së Joni Keta dhe Ermal Hasa, është konfirmuar për “Ora News” nga një burim i sigurt në SPAK, i cili ka monitoruar rastin.

Krahasimet e kryera me sy të lirë të dy fotove që personazhi i paidentifikuar që paraqitet me nofkën “Mbreti Zog”, ia dërgoi kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kanë rezultuar se nuk janë akte të prokurorisë SPAK, por dyshohet shumë se janë prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike.

Burimet sqaruar për gazetarin Elton Qyno se proces-verbalet origjinale të bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, në anën e djathtë të tyre kanë numra rendorë, detaj ky që mungon në dy fletët e dërguara me fotografi deputetit të PD, Gazmend Bardhi.

Ky është versioni i dokumentit origjinal të prodhuara nga prokuroria e posaçme SPAK.

Ndërsa ky është versioni i falsifikuar që i është dërguar pak ditë më parë deputetit Bardhi.

Nga verifikimet e kryera, SPAK ka zbuluar se përmbajtja e pasqyruar në fund të proceverbalit të dërguar Gazmend Bardhit me tekst:

“…Këqyrja mbyllet këtu, procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje…. OFICERI POLICISË GJYQËSORE Joni KETA Ermal HASA…”,- është marrë copy-paste nga procesverbali origjinal që mban Nr.561 i cili ndodhet në dosjen “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor.

Edhe dy firmat e tjera të shënuara në fotografinë e parë të dërguar nga “Mbreti Zog” tek telefoni i Gazmend Bardhit, janë marrë përmes skanimit me programe kompjuterike. Këto dy firma rezultojnë të jenë hedhur nga dy oficerët tek proces-verbalet e sekuestrimit të provave shkresore, gjatë fazës së hetimit të dosjes “Metamorfoza”.

Ndërkohë, përmbajtja e bisedës dhe kodeve “SKY” që pasqyrohen në proces-verbalin Nr.561 të SPAK, është e gjitha e ndryshme me përmbajtjen e bisedës dhe kodeve të dërguara, deputetit Bardhi.

Për këtë situatë, SPAK është vënë në lëvizje nga deputeti i PD Gazmend Bardhi, i cili ka depozituar informacionin duke kërkuar nisjen e hetimeve për këtë rast intimidues dhe shantazhues ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.


The post Biseda në “SKY” për 100 mijë € te Gaz Bardhi është fals, dy firmat e oficerëve u morën copy-paste tek dosja “Metamorfoza” (PROVAT) appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën

By: V K
2 October 2024 at 14:49

Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021 në qarkun e Korçës.

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit Partia Demokratike.

 

The post Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit

By: V K
2 October 2024 at 14:12

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është emëruar Ilir Proda. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka kaluar këto etapa verifikimi.

Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit, pas një konkurrimi ku morën pjesë mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie.

Gjithashtu, Ministri i Brendshëm u shpreh lidhur me një episod kur Ilir Prodës, i cili ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, SPAK i kishte sekuestruar telefonin, pas dyshimeve, se një operacion kundër bandave në Elbasan ishte dekonspiruar.

“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin”, tha Hoxha në reagimin e tij.

The post SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit appeared first on Albeu.com.

Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt, thirret në SPAK Gazment Bardhi: Denoncoi kërcënimet

By: V K
2 October 2024 at 13:33

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme, lidhur me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë Speciale për shantazh.

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Pak ditë pas denoncimit dhe kallëzimit, SPAK është vënë në lëvizje, ndërsa pritet që sot kreu i deputetëve demokratë të japë sqarime.

The post Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt, thirret në SPAK Gazment Bardhi: Denoncoi kërcënimet appeared first on Albeu.com.

GJKKO ndan çështjen për Vangjush Dakon/ Shpall moskompetencën për 5 prej të pandehurve, zbardhet kërkesa e të akuzuarve (EMRAT)

By: V K
2 October 2024 at 12:20

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencë për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako.

Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mbeten në GJKKO ish kryebashkiaku Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Vangjush Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve

The post GJKKO ndan çështjen për Vangjush Dakon/ Shpall moskompetencën për 5 prej të pandehurve, zbardhet kërkesa e të akuzuarve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Pritet sot emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emra të rinj edhe për drejtuesit në qarqe

By: V K
2 October 2024 at 11:56

Në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Ministrave dhe pritet emërimi i Ilir Prodës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nesër pritet ceremonia e marrjes së detyrës.

Raportohet se pas emërimit të Prodës, do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit.

The post Pritet sot emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emra të rinj edhe për drejtuesit në qarqe appeared first on Albeu.com.

Kanë kaluar 11 vite pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik

By: V K
3 October 2024 at 10:08

Plot 11 vite pas aksidentit të rëndë që pësoi, Michael Schumacher, është shfaqur për herë të parë në publik. Sipas mediave të huaja, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, mori pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina-Maria.

Schumacher pësoi lëndime që ia ndryshuan jetën gjatë një aksidenti në ski në vitin 2013 dhe që prej asaj kohe familja ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij.

Por tani thuhet se ai ishte i pranishëm për të parë vajzën e tij të lidhte martesën me bashkëshortin e saj Ian Bethke, sipas The Mirror.

Schumacher tregon kujdes gjatë gjithë kohës pas aksidentit të tij në Alpet Franceze më shumë se një dekadë më parë, pasi kishte goditur kokën në një shkëmb, pavarësisht se kishte veshur një helmetë ndërsa bënte ski me djalin e tij Mick.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur privatësinë e ikonës së sëmurë të F1, të gjithë të ftuarve u kërkua të linin celularët e tyre në hyrje për të parandaluar çdo foto të paautorizuar të 55-vjeçarit.

Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Grenoble, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale përpara se të vendosej në koma të shkaktuar nga mjekësia për disa muaj.

55-vjeçari më vonë u kthye në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës në shtator 2014, ku për të është kujdesur nga gruaja e tij Corinna dhe ekipi i tyre i profesionistëve mjekësorë që atëherë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gina Schumacher (@gina_schumacher)

The post Kanë kaluar 11 vite pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik appeared first on Albeu.com.

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 73 deputetë të PS, ja akuzat

By: V K
2 October 2024 at 11:18

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme 73 deputetë të Partisë Socialiste, duke i akuzuar se penguan ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”,- thuhet në njoftim e Grupit të PD-së, për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

Grupi i PD-së shprehet se “duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal”.

Sipas PD, mosekzekutimi i vendimit të Kushtetueses për Xhaçkën, është bërë pa shkaqe të përligjura.

Njoftimi i plotë i Grupit të PD-së:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal

Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. …4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”.

Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale.


The post Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 73 deputetë të PS, ja akuzat appeared first on Albeu.com.

❌
❌