Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille – Real Madrid

2 October 2024 at 23:56

Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit. 

Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0. 

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille. 

 

𝑴𝒂𝒏 𝒐𝒇 𝑻𝒉𝒆 𝑴𝒂𝒕𝒄𝒉 🏆@ChampionsLeague #LOSCRMA pic.twitter.com/IxXz6O4uag

— LOSC (@losclive) October 2, 2024

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes. 

Ai fitoi penalltin që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë. 

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, nuk është gjë e vogël./Telegrafi/     

The post Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille – Real Madrid appeared first on Telegrafi.

Conceicao i Juventusit ‘riktheu’ Messin në ‘Champions’ – goli i tij ishte ndër më të bukurit deri tani 

2 October 2024 at 23:43

Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i RB Leipzig në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-2.  

Benjamin Sesko shënoi dy herë, ndërsa për Juventusin shënoi dy herë Dusan Vlahovic. 

Kur rezultati ishte 2-2, në skenë doli Francsico Conceicao i cili shënoi një nga golat më të bukur deri më tani në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve. 

Portugezi mori një top jashtë zonës, ndërsa me një lëvizje meastrale kaloi dy mbrojtës për të gjetur rrjetën për 3-2. 

 

Francisco Coincecao what a GOAALLL 🤯

This kid is special 🔥pic.twitter.com/5C0CCNRafT

— fan (@NoodleHairCR7) October 2, 2024

Një momemt që na kujton Leo Messin që ka bërë histori në Ligën e Kampionëve. 

Me këtë gol Juventusi mori tri pikë dhe vazhdon me dy fitore në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Conceicao i Juventusit ‘riktheu’ Messin në ‘Champions’ – goli i tij ishte ndër më të bukurit deri tani  appeared first on Telegrafi.

Karton të kuq, penallti dhe pesë gola – Juventusi me dhjetë veta fiton ndaj Leipzig

2 October 2024 at 23:04

Juventusi ka marr fitore të madhe në udhëtim te RB Leipzig me rezultat 3-2 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së Ligës së Kampionëve.

Për italianët nisi keq takimin, pasi që Thiago Motta u desh të bënte dy ndërrime shkaku i lëndimeve, kur Bremer dhe Nicolas Gonzalez dolën nga loja. 

Në minutën e 30-të u zhbllokua ndeshje, kur Benjamin Sesko pranoi bukur një top në zonë nga Lois Openda, për të shënuar për 1-0. 

Zonja e Vjetër e nisi furishëm pjesën e dytë, kur Teun Koppmainers gjuajti bukur, por shtylla ndali festën e holandezit. 

Image

Por mënjëhërë në minutën e 50-të, Dusan Vlahovic arriti të shënojë gol të bukur për 1-1 me një goditje të saktë brenda zonës. 

Pas pak minutash sërish lajm i keq për Juventusin, kur portieri Michele di Gregorio preku një top me dorë jashtë zonë dhe pas rishikimit të VAR ai dali jashtë me karton të kuq. 

RB Leipzig fitoi penallti në minutën e 64-të, ku Benjamin Sesko shënoi për 2-1. 

Image

Por Juventusi ishte në formë të mirë, duke mos mbetur pas, ku me një gol të bukur të Vlahovic barzoi shifrat në 2-2. 

Gjermanët kishin disa raste për të marr epërsinë, por nuk ia dolën, pasi në një rast shtylla dhe në njër ast tjetër Mattia Perin ndali gjuajtjet e tyre. 

Në minutën e 83-të, Juventusi mori epërsinë për herë të parë në ndeshje, ku Francsico Conceicao me një solo aksion shënoi gol të bukur për 3-2. 

Image

Gjyqtari i ndeshjes që kishte mjafte episode sot, vendosi për nëntë minuta lojë shtesë, ndërsa në minutën e katër të shtesës Sesko kishte rast për të barazuar, por gjuajtja e Sesko shkoi në duart e Perin. 

Gjermanët tentuan edhe në minutat e mbetura, por nuk ia dolën të shënonin, duke bërë që Juventusi të marr fitoren e dytë në Ligën e  Kampionëve./Telegrafi/   

Standings provided by Sofascore

The post Karton të kuq, penallti dhe pesë gola – Juventusi me dhjetë veta fiton ndaj Leipzig appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Rikthimi në “Camp Nou” me një superyll – Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025

2 October 2024 at 19:38

Erling Haaland është emëruar si objektivi numër një i Barcelonës dhe ata shpresojnë të nënshkruajë me të në verën e vitit 2025, shkruan mediumi Sport. 

Ky medium nënvizon se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një superyll për të shënuar rikthimin e klubit në “Spotify Camp Nou” gjatë vitit të ardhshëm. 

Erling Haaland i përshtatet shumë mirë këtij hapi, veçanërisht nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit nga Man City. 

Neymar është përmendur gjithashtu si një opsion, por Haaland përfaqëson një lojtar që është i ri dhe do t’i shërbejë klubit për shumë vite në vazhdim. 

Megjithatë, nënshkrimi i Haaland nuk do të jetë i lehtë për Barcelonën edhe nëse ka para për ta realizuar transferimin.  

Manchester City tashmë është në bisedime për të vazhduar kontratën me norvegjezin pasi ai shënoi 101 gola për ta në vetëm 107 paraqitje për kampionët e Anglisë. /Telegrafi/  

The post Rikthimi në “Camp Nou” me një superyll – Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Berat Gjimshiti shënon në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi i jep epërsinë Atalantas

2 October 2024 at 19:14

Atalanta po luan si mysafir i Shkahtar Donetsk në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Italianët kaluan shumë shpejtë në epërsi në këtë ndeshje dhe atë në rastin e parë serioz. 

Një harkim në zonë i Ademola Lookman gjeti Berat Gjimshitin i cili nga afër gjeti rrjetën për 1-0. 

Mbrojtësi po del të jetë një nga lojtarët kryesor të Atalantas edhe këtë sezon. 

 

21′ Berat Djimsiti scores!

Shakhtar Donetsk 0-1 Atalanta pic.twitter.com/uMRdQSpeBi

— 𝗙𝗼𝗼𝘁 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗮𝗹. (@_FootCentral) October 2, 2024

Përveç paraqitjes fantastike në fazën e mbrojtjes, Gjimshiti po tregon se di të bëjë gjerë të mëdha edhe në sulm. /Telegrafi/ 

The post Berat Gjimshiti shënon në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi i jep epërsinë Atalantas appeared first on Telegrafi.

Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim

2 October 2024 at 18:05

Juventusi do të jetë pa Arkadiusz Milik edhe për pak kohë pasi ai iu nënshtrua një operacioni për të pastruar një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë. 

Polaku u detyrua të humbasë turneun EURO 2024 për shkak të problemit në gju që pati në qershor. 

Ai duhej të rikthehej së shpejti, por një deklaratë nga klubi këtë pasdite konfirmoi se ky rikthim do të vonohet. 

Qendërsulmuesi iu nënshtrua qepjes artroskopike të mbetjes së meniskut medial të gjurit të tij të majtë, njoftoi Juventusi përmes faqes së tyre zyrtare. 

 

Medical Update | Arkadiusz Milik ⤵

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 2, 2024

Koha e rikuperimit të lojtarit do të përcaktohet pas kontrolleve të mëtejshme klinike. 

Ai u krye në klinikën Villa Stuart në Romë dhe mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë, por Milik tani ka të ngjarë të mos jetë plotësisht në formë deri në vitin 2025. 

Ai ka bërë 75 paraqitje për Bianconerët, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë dy asistime. /Telegrafi/  

The post Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

2 October 2024 at 00:10

Barcelona iu kthye fitoreve të martën ndaj Young Boys – e para e tyre në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj AS Monacos dy javë më parë. 

Ishte një mbrëmje shumë e kënaqshme për katalanasit, megjithëse trajneri Hansi Flick nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen. 

“Duhet t’i nisim ndeshjet pak më fort dhe të bëjmë pasime më të ngushta, por u përmirësua me kalimin e minutave”, deklaroi ai. 

Flick ishte i prirur të mos veçonte ndonjë lojtar, megjithëse ai komentoi kapitenin e tij për këtë mbrëmje, Raphinhan.  

“Raphinha luajti shumë mirë, por nuk mund të flasim vetëm për një lojtar. Është e rëndësishme të luash si ekip. Ai mund të luajë mirë vetëm nëse e bëjnë edhe shokët e tij të skuadrës”, nënvizoi Flick. 

 

Hansi Flick: “The players will have two days off now.” pic.twitter.com/ufaF1gKBOJ

— barcacentre (@barcacentre) October 1, 2024

Më në fund, Flick konfirmoi se skuadra e tij e Barcelonës do të shpërblehej për paraqitjet e tyre të forta kundër Young Boys. 

“Ata i meritojnë dy ditë pushim”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/  

The post Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys appeared first on Telegrafi.

Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

1 October 2024 at 23:46

Borussia Dortmund mposhti Celticun me rezultat  7-1 në “Signal Iduna Park” në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.  

Tifozët e klubit gjerman kanë varur në tribunën e tyre një pankartë të madhe me shkrimin “UEFA MAFIA”.  

Poshtë kishte një mbishkrim më të vogël ku shkruhej: “Juve nuk iu intereson sporti, iu intereson vetëm paraja”, dhe sipër tij ishte adresa e internetit “www.nein-zur-cl-reform.de”. 

Nëse e hapni, do të gjeni Deklaratën e Përbashkët për reformën e garave të UEFA-s, për të cilën kanë rënë dakord 20 grupe tifozësh të klubeve evropiane.  

“Për kë tjetër është ky futboll? Një reformë gjithëpërfshirëse e garave të UEFA-s do të hyjë në fuqi për sezonin 2024/2025, e ndjekur nga një rritje e ndjeshme e numrit të ndeshjeve”. 

“Përveç ngarkesës më të madhe për lojtarët dhe tifozët, kjo do të shoqërohet veçanërisht me një rritje të të ardhurave, gjë që do të forcojë strukturat ekzistuese në futbollin evropian të klubeve dhe do të përkeqësojë disbalancën brenda ligave kombëtare”. 

“U bëjmë thirrje përgjegjësve që të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme për futbollin pan-evropian për të siguruar gara të ndershme dhe emocionuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në këtë adresë. 


1. FC Köln: Südkurve Köln
Bayer Leverkusen: Ultras Leverkusen, Nordkurve 12
Borussia Dortmund: Südtribüne Dortmund
Brøndby IF: Sydsiden Brøndby
BSC Young Boys: Ostkurve Bern
FC Bayern Munich: Südkurve Munich
FC Luzern: USL
FC St. Pauli: Ultrà Sankt Pauli
FC Zurich: Zürcher Südkurve
Hannover 96: Ultraszene Hannover 96
Hertha BSC: Harlekins Berlin ’98
Linzer ASK: Landstrassler
Malmö FF: Supras Malmö
SC Freiburg: Corrillo Ultras, Synthesia Ultras 79
SK Rapid: Tornados Rapid, Ultras Rapid
VfB Stuttgart: Commando Cannstatt 1997
Werder Bremen: Wanderers Bremen


/Telegrafi/

The post Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

1 October 2024 at 23:26

Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.  

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Victor Boniface në fillimin e pjesës së dytë. 

Por ajo që bie në sy ishte paraqitja shumë e mirë e të dy portierëve në këtë takim. 

 

Heimsieg! 💫#B04Milan 1:0 | #UCL | #Bayer04 pic.twitter.com/eJjl3IMH8N

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) October 1, 2024

Mike Maignan u vlerësua me notën 8.5, ndërsa Lucas Hardecky me notën 8.1. 

Granit Xhaka luajti 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.2. 

Notat e lojtarëve të Bayer Leverkusen dhe Milan 

/Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Barcelona me thjeshtësi kalon Young Boysin, merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve 

1 October 2024 at 22:58

Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Young Boys me rezultat 5-0 në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja nisi shumë mirë për katalanasit që arritën të shënonin që në minutën e 8-të më Robert Lewandowskin që përfitoi nga një asistim i Raphinas (1-0). 

Në minutën e 34-të, Raphinha ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar për 2-0. 

Pas ka minutash, ishte Inigo Martinez i cili gjeti rrjetën për 3-0 pas asistimit të Pedrit. 

Image

Me të filluar pjesa e dytë, Martinez tani asistoi te Lewandowski që shënoi për 4-0. 

Goli i pestë në ndeshje erdhi nga Mohamed Camara  që shënoi në portën e tij për 5-0. 

Image

Barcelona mori fitoren e parë në Ligën e  Kampionëve të këtij sezoni. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

The post Barcelona me thjeshtësi kalon Young Boysin, merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve  appeared first on Telegrafi.

Ndeshje me raste, por vendos vetëm një gol – Bayer Leverkusen lë Milanin pa fitore

1 October 2024 at 22:54

Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses.  

Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit. 

Image

Milani kërkoi penallti në minutën e 81-të, pasi Tammy Abraham u rrëzuan në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu. 

Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend. 

Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0. 

Image

Në minutat në vazhdim Milani mori iniciativë, por një goditje e Alvaro Moratas u ndal në shtyllë dhe nga topi i kthyer spanjolli gjuajti jashtë. 

Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Ndeshje me raste, por vendos vetëm një gol – Bayer Leverkusen lë Milanin pa fitore appeared first on Telegrafi.

Rrahmani, Krasniqi dhe Laçi dalin me një pikë ndaj Stuttgartit si mysafir  

1 October 2024 at 20:40

Sparta Praga ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Stuttgart në kuadër të ndeshjes për rrethin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve pas barazimi 1-1. 

Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ermal Krasniqi dhe Endri Tuci ishin në bankë. 

Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë, kur realizoi Enzo Millot.  

Image

Shifrat u barazuan në 1-1 në minutën e 32-të, përmes Kaan Karinen me një gol të bukur nga një goditje dënimi. 

Në pjesën e dytë Stuttgarti dominoi plotësisht, por pa shënuar golin e dytë.  

Rrahmani dhe Laçi u zëvendësuan në minutën e 70-të dhe nuk kishin ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend.  

Image

Ermal Krasniqi u aktivizua në minutën e 81-të te Sparta Praga, ndërsa Indrit Tuci qëndroi në stol. /Telegrafi/  

The post Rrahmani, Krasniqi dhe Laçi dalin me një pikë ndaj Stuttgartit si mysafir   appeared first on Telegrafi.

Barcelona pritet të konfirmojë nënshkrimin e ri të mërkurën

1 October 2024 at 17:40

Ish-portieri i Polonisë dhe Juventusit, Wojciech Szczesny, pritet të nënshkruajë me Barcelonën këtë javë dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në Montjuic këtë sezon.  

34-vjeçari mbërriti në kryeqytetin katalanas të hënën në mëngjes dhe besohet se tashmë i ka kaluar testet mjekësore. 

Szczesny nuk do të jetë pjesë e formacionit të Barcelonës me Young Boys të martën mbrëma, por do të jetë në tribunë.  

Pas lëndimit të Marc-Andre ter Stegen, që do të mbetet jashtë për tetë muaj, Blaugranat kanë vendosur t’i japin Inaki Penas konkurrencë në portë për pjesën tjetër të sezonit.  

Një marrëveshje me Szczesny u konfirmua javën e kaluar, MD beson se nënshkrimi i tij do të konfirmohet nga Barcelona të mërkurën. 

E njëjta media foli gjithashtu me ish-trajnerin e tij të portierëve Jacek RutkoWski, i cili shpjegoi se Szczesny ka të ngjarë të ketë nevojë për tre deri në katër javë për të rritur shpejtësinë.  

Barcelona në këto javë luan me Sevillan, pastaj kundër Bayern Munich dhe Real Madrid. 

Pyetja e madhe në kryeqytetin katalanas ka qenë nëse Barcelona do t’ia dorëzojë rolin titullar Szczesnyt, apo do të qëndrojë me Penan.  

Ndërsa portieri polak ka pranuar se ai duhet të konkurrojë për vendin e tij me 25-vjeçarin, kishte raporte se Pena i ishte thënë se do të ruante vendin e titullit.  

Kjo ishte fakti që trajneri Hansi Flick tha të mërkurën se asnjë lojtari nuk mund të garantohej pozicioni i tij në skuadër. /Telegrafi/  

The post Barcelona pritet të konfirmojë nënshkrimin e ri të mërkurën appeared first on Telegrafi.

Me çfarë dënime rrezikojnë të përballen Interi dhe Milani pas arrestimeve ultrasve të tyre

1 October 2024 at 00:01

Si Milani ashtu edhe Interi mund të përballen me gjoba të konsiderueshme dhe në rastin më të keq, mund të goditen edhe me skualifikim nga Seria A, në varësi të një hetimi të FIGC pas arrestimeve të disa ultrasve të lidhur me dy klubet të hënën në mëngjes. 

Të hënën në mëngjes U konfirmua se 19 persona, përfshirë disa ultras të Interit dhe Milanit, janë arrestuar. Sipas La Gazzetta dello Sport, 16 janë burgosur dhe tre të tjerë janë në arrest shtëpiak.  

Hetimi filloi në fillim të shtatorit, pas vrasjes së Antonio Bellocco, një anëtar drejtues i grupit Curva Nord të Interit, që rezultoi me arrestimin e shokut të tij ultras të Nerazzurëve, Andrea Beretta.  

Disa nga krimet e supozuara përfshijnë zhvatjen e biletave dhe shitjet e pijeve, si dhe raste të tjera të krimit të organizuar dhe metodave të lidhura me mafien në dhe përreth “San Siros”.  

Sipas përditësimeve nga La Repubblica dhe Calciomercato.com, prokurori i FIGC, Giuseppe Chine ka kërkuar akses në disa prej dokumenteve që çuan në arrestimin e ultrasve nga zyra e prokurorisë federale të Milanos.  

Raportet e mëposhtme sugjerojnë se FIGC dëshiron të shqyrtojë çdo përfshirje të mundshme nga Milani ose Interi, të cilat mund të bien nën juridiksionin e organit drejtues.  

Ligjet e federatës italiane thonë se asnjë anëtar apo ekzekutiv nuk lejohet të ketë ndonjë formë marrëdhënieje me grupet që nuk kanë një marrëveshje formale ose marrëdhënie para-ekzistuese me klubin.  

Nëse Milani ose Interi zbulohet se kanë ndonjë marrëveshje ose marrëveshje me grupe të paautorizuara, ata do të përballen me një gjobë prej 20,000 euro, ndërsa në skenari më ekstrem, mund të përballen me skualifikimin nga liga, edhe pse kjo mund të vijë edhe në formën e një pezullimi. /Telegrafi/  

The post Me çfarë dënime rrezikojnë të përballen Interi dhe Milani pas arrestimeve ultrasve të tyre appeared first on Telegrafi.

“Do të doja ta takoja” – Enrique flet për Artetan dhe raportin me të

30 September 2024 at 23:39

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar Arsenalin si “një nga skuadrat më të mira në Evropë” përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Emirates të martën. 

Enrique lavdëroi stilin e Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje. 

“Me topin, ata janë afër nivelit të lartë evropian… pa top, ata janë një nga ekipet më të mira në botë”, deklaroi Enrique. 

Trajneri i PSG-së lavdëroi gjithashtu trajnerin e Topçinjve, Mikel Artetan, ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona. 

“Mikel është një nga trajnerët më të mirë në treg… një trajner i madh dhe një person i madh”, deklaroi spanjolli. 

Enrique shprehu dëshirën e tij për të takuar Artetën, qoftë edhe shkurtimisht, para ndeshjes së së martës. 

“Do të doja të flisja me të, që ta përshëndes… do të jetë kënaqësi”, deklaroi Enrique. 

Arsenali kërkon fitoren e parë të Ligës së Kampionëve pasi barazoi 0-0 me Atalantën. /Telegrafi/  

The post “Do të doja ta takoja” – Enrique flet për Artetan dhe raportin me të appeared first on Telegrafi.

Barcelona e bën prioritet transferimin e tij, PSG po ashtu e do me çdo kush – Greenwood është kthyer në hit në Ligue 1

30 September 2024 at 23:17

Barcelona do të bëjë një ofertë gjatë verës për Mason Greenwood – por përballet me një luftë të madhe për sulmuesin anglez pasi edhe PSG e pëlqen tej mase. 

Greenwood ka shijuar një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij në Marseille, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje për skuadrën franceze. 

Skautët nga Nou Camp kanë parë katër nga ndeshjet e Greenwood deri më tani. 

Dhe SunSport e kupton se ata janë të përgatitur të ofrojnë deri në 70 milionë euro për ish- yllin e Manchester United, të cilin ata po e ndiqnin edhe sezonin e kaluar. 

Barcelona e di se Greenwood mund të luajë në La Liga pasi ka impresionuar atje sezonin e kaluar ndërsa ishte i huazuar te Getafe.  

Dhe tani ata e kanë bërë blerjen e 22-vjeçarit si një nga prioritetet e tyre për verën që po vjen. 

Por fillimi mbresëlënës i sezonit të Greenwood ka rënë në sy edhe të Paris Saint-Germain, të cilët po ashtu e duan lojtarin.  

Edhe PSG ka dërguar skautët për të parë ish-reprezentuesin anglez dhe nuk do të kishin probleme të përballeshin me Barcelonën nëse klubet përfshiheshin në një luftë ofertash./Telegrafi/  

The post Barcelona e bën prioritet transferimin e tij, PSG po ashtu e do me çdo kush – Greenwood është kthyer në hit në Ligue 1 appeared first on Telegrafi.

Julian Alvarez zgjedh tre mbrojtësit më të mirë që ka luajtur kundër, lë jashtë një yll të Ligës Premier

30 September 2024 at 19:54

Julian Alvarez ka zbuluar tre mbrojtësit më të mirë me të cilët është përballur në karrierën e tij, duke lënë jashtë disa emra të mëdhenj.  

Sulmuesi argjentinas kaloi dy sezone në Ligën Premier me Manchester Cityn, ku fitoi tituj radhazi dhe shënoi 36 gola në 103 paraqitje. 

Këtë verë, Alvarez bëri një lëvizje duke kaluar te Atletico Madrid dhe duke iu bashkuar skuadrës së Diego Simeone në një transferim me vlerë 98 milionë euro.  

Gjatë kohës së tij në Angli, ai luajti kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në botë. 

Në një intervistë të fundit me ESPN UK, 24-vjeçari e quajti Virgil van Dijk të Liverpoolit, së bashku me shokët e skuadrës së Argjentinës, Cristian Romero dhe Lisandro Martinezin, si mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur. 

“Van Dijk sepse është shumë i fortë. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë”, deklaroi fillimisht Alvarez.  

“‘Cuti’ Romero dhe ‘Licha’ Martinez… ‘Cuti’ sepse ai është shumë agresiv dhe një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Dhe ‘Licha’ gjithashtu. Të dy janë shumë të ngjashëm në mbrojtjen e tyre agresive”, deklaroi Alaverz. 

Alvarez nuk përmendi Ëilliam Saliba të Arsenalit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë sot. /Telegrafi/  

The post Julian Alvarez zgjedh tre mbrojtësit më të mirë që ka luajtur kundër, lë jashtë një yll të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit

30 September 2024 at 19:40

Më herët gjatë ditës u raportua se kishte një ‘ zënkë të madhe’ midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1. 

Dembele u hoq nga skuadra e parisienëve në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Arsenalin të martën më 1 tetor. 

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur për këtë gjë, duke thënë se nuk ka zënka të ëmdha, por vetëm një vendim për një lojtar që duhet të respektojë rregullat në ekip. 

“Unë nuk do të bëj një sagë prej saj [pas përjashtimit të Ousmane Dembele nga skuadra për t’u përballur me Arsenalin]… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit”. 

“Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles”. 

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Neëcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barcelonës në shtëpi”. 

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, deklaroi trajneri i Paris Saint-Germain. /Telegrafi/  

The post “Nuk kam luftuar me Dembelen, ai nuk respekton rregullat e ekipit” – Enrique tregon arsyet e lënies jashtë të francezit appeared first on Telegrafi.

“Kampionati Evropian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë” – Duka flet edhe njëherë për organizmin me Serbinë

30 September 2024 at 17:51

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për emisionin “AS” në Radio Televizionin e Kosovës ku kreu i futbollit shqiptar komentoi kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një event sportiv dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë në shtatorin e vitit 2025 ishte një çështje tjetër që Presidenti Duka foli në emisionin sportiv “AS”, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndësishme që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e Evropës.

Gjithashtu, kreu i Federatës u ndal edhe te performanca e Kombëtares në Nations League dhe shtoi se dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në transfertë janë kyçe për renditjen përfundimtare.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 – Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një Federatë tjetër, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo Shqiptare, Serbe, Turke dhe e Belgjikës.

Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv.

A keni biseduar me Federata të tjera për të bërë të mundur organizimin e Europianit apo vetëm me Federatën Serbe të futbollit? – Gara për aplikimin hapet për 55 Federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë. Ne padyshim që kemi biseduar qoftë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim.

Mendimi që mund të bëheshin në vitin 2027 nuk të bën fitues, pasi duhet të kesh diçka në momentin që t’i aplikon në një kompeticion të tillë. Të vetmit që kishin aplikuar ishin Belgjika, Turqia e Serbia dhe ne ose mund të vazhdonin garën të vetëm ose mund të bashkoheshim për të qenë më kompetitiv për ta mundësuar organizimin e Europianit.

Si i keni pritur reagimet për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027? – Është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb.

Padyshim që i ka ngarkesat emocionale në mes, padyshim që historia nuk mund të harrohet dhe as nuk mund të amnistohet nga ne, por gjithsesi mesazhi i solidaritetit dhe bashkëpunimit nëpërmjet futbollit mendoj që është i rëndësishëm. Ne duhet të shohim përpara që të jetojmë në paqe për vete dhe për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Nuk dua të nënvlerësoj në asnjë moment komentet emocionale, që për dikë janë më objektive dhe për dikë janë për të fituar benefite mediatike. Mendoj që është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pikërisht për këtë ne jemi këtu.

Si është pritur nga politika në Shqipëri ky bashkëpunim? – Deri tani ne jemi dy Federatat e vetme që kemi plotësuar kriteret dhe dokumentacionin për të vazhduar garën për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 2027. Nga momenti që ne kemi aplikuar dhe deri më sot është bërë një punë voluminoze, shumë e madhe dhe jo vetëm nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare, bashkitë e qyteteve ku ne kemi aplikuar për të organizuar kampionatin.

Gjithashtu, nga aeroporti i Tiranës, nga struktura e hotelerisë, sepse janë të gjithë këto bashkë që plotësojnë dosjen dhe do të shqyrtohet për të qenë e pranueshme për të organizuar apo jo. Unë do të doja t’i falënderoj shumë ato që kanë bashkëpunuar me ne, sepse puna me të vërtetë ka qenë shumë voluminoze nga të gjithë institucionet shqiptare, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Ministria e Brendshme, nga Ministra e Transportit, nga bashkitë, aeroporti dhe të gjithë të tjerët. Kanë bërë të gjithë këtë volum pune sepse dëshirojnë që të kemi një kompeticion kaq shumë të rëndësishëm në Shqipëri.

Keni diskutuar me Presidentin e FFK, Agim Ademi, për këtë bashkëpunim? – Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Agim Ademin, por marrëdhëniet e mia kryesore janë me futbollin e Kosovës dhe çdo gjë të mirë që mund të bëhet në futbollin e Kosovës. Përveç marrëdhënieve miqësore, Agim Ademin e mbështes në të gjitha lëvizjet për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Diskutimi i parë jo vetëm në këtë rast, që padyshim është një çështje sensitive ka qenë me Federatën e Kosovës me Agim Ademin, gjithashtu edhe me Federatën e Maqedonisë së Veriut, pastaj kemi vazhduar më tej.

Më janë përgjigjur që nuk mund të jemi pjesë e projektit për arsye të kushteve, padyshim që ato pastaj nuk mund të vendosin për vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne kemi mesazhe shumë të mira nëpërmjet futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Ne kemi futbollistë nga Serbia që luajnë në Shqipëri dhe trajnerë që bëjnë futboll, jo politikë. Në marrëdhëniet e futbollit ne jemi korrektë më të gjithë ato që luajnë futboll dhe që duan të mirën dhe progresin e futbollit. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit, është mirë që të marrim mesazhet pozitive që janë edhe objektivat kryesore të futbollit. Futbolli është një lojë, argëtim dhe emocion, por mesazhi kryesor është fryma e skuadrës, solidariteti dhe bashkëpunimi.

Mbledhja e KE së UEFA-s në Tiranë – Është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Ne e dimë që shtete shumë më të zhvilluara se ne si Gjermania, Franca, Italia, Spanja gjithmonë tentojnë dhe kanë organizuar evente të rëndësishme sepse promovojnë futbollin e vendit dhe vendin në përgjithësi. Të gjithë aktivitetet që bëhen në Shqipëri janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh vetëm si një ngjarje pozitive. Dua t’i falënderoj ato që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri dhe të gjithë ato që kanë punuar për Shqipërinë që të jetë në hartën e Europës.

Performanca e Kombëtares shqiptare në Nations League? – Nations League është një kompeticion specifik, pasi fillon dhe mbaron shpejt, zgjat vetëm 3 muaj. Janë 6 ndeshje në një grup të balancuar. Mendoj që e kemi filluar mirë, fituam me Ukrainën dhe jo me të njëjtin rezultat në Shqipëri me Gjeorgjinë. Gjithsesi mbetet grup i balancuar.

Kompeticioni i Nations League është vërtetë shumë i rëndësishëm për ato që të ofron. Nëpërmjet Nations League mund të sigurosh një vend në play-off për Kupën e Botës, nëse renditemi në vendin e parë ngjitemi në Ligën A. Pra, është kompeticion i rëndësishëm, vendi i dytë luan play-off për t’u ngjitur më lart, ndërsa vendi i tretë luan play-out për grupin C dhe vendi i fundit mbetet jashtë. Ne duhet ta luftojmë deri në fund, i kemi të gjitha mundësitë për të fituar që të jemi të parët në grup. Jemi të përgjegjshëm për kundërshtarët që janë vërtetë për t’u respektuar. Kemi dy transferta tani në Çeki dhe Gjeorgji, mendoj që janë kryqëzim, pika kyçe për të ardhmen apo për përfundimin e Nations League.

Kualifikimi në Botëror është objektivi madhor, është i realizueshëm por shumë i vështirë. Duhet të presim dhe shortin e 13 dhjetorit. Uroj që të kemi një short të mirë, të kemi skuadrën në formën e duhur dhe të vazhdojmë objektivin dhe ëndrrën tonë.

The post “Kampionati Evropian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë” – Duka flet edhe njëherë për organizmin me Serbinë appeared first on Telegrafi.

“Tani ata shpenzojnë një miliard” – Evra tregon për Man Utd se si refuzuan për të nënshkruar me Ronaldon dhe Bale

30 September 2024 at 17:35

Ish- ylli i Manchester United, Patrice Evra ka zbuluar se ish-klubi i tij refuzoi një kërkesë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale pak para se Sir Alex Ferguson të tërhiqej.  

Trajneri skocez e kishte siguruar gjithashtu mbrojtësin e majtë se ai nuk do të largohej nga klubi vetëm disa javë përpara se të shpalleshin planet e tij për t’u tërhequr. 

Djajtë e Kuq nuk kanë fituar ende një titull në Ligës Premier që kur Ferguson u largua nga klubi në vitin 2013, me klubin që ka një të madhe që atëherë dhe trajnerë të shumtë që përpiqen të shpëtojnë anijen që po fundoset në “Old Trafford”. 

Erik ten Hag është i fundit që po përpiqet të bëjë edhe një herë pretendentë për titull. 

“Ishte vërtet e trishtueshme të dëgjoja që Ferguson po largohej. Dy javë para përfundimit të ligës, mbaj mend që Ferguson erdhi tek unë dhe më tha: “Patrice, shoh në shtyp që thonë se do të largohem, por më besoni, do të jem këtu edhe 10 vjet”. 

“Ai më tha se ne duhet të fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve dhe (se ai) ka nevojë për dy lojtarë që të kthehet, njëri ishte Cristiano Ronaldo, pastaj Gareth Bale. Ishte diçka si 200 milionë funte për t’i rikthyer ata dy lojtarë në klub në atë kohë dhe Man United, bordi apo çfarëdo tjetër, nuk ishin dakord me këtë dhe tani mund të shihni që shpenzojmë 1 miliard dhe asgjë”, deklaroi Evra.  

Man Utd humbi në shtëpi me rezultat 3-0 ndaj Tottenham në ndeshjen e fundit të Ligës Premier. /Telegrafi/  

The post “Tani ata shpenzojnë një miliard” – Evra tregon për Man Utd se si refuzuan për të nënshkruar me Ronaldon dhe Bale appeared first on Telegrafi.

❌
❌