Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

I vuri flakën gruas, si Bledar Trëndafili tentoi të hynte në spital! E ëma e 31-vjeçares tregon kërcënimet

By: Ela
5 October 2024 at 15:28

Mamaja e Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, ka treguar se si mori fund arratisja e dhëndrit të saj. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Ana tregoi se Bledar Trëndafili kishte shkuar tek banesa e motrës së tij ditën që u vendos në […]

The post I vuri flakën gruas, si Bledar Trëndafili tentoi të hynte në spital! E ëma e 31-vjeçares tregon kërcënimet appeared first on BoldNews.al.

Xhaferri thirrje studentëve: Paralizoni Universitetin dhe mbushni sheshet

By: Ela
5 October 2024 at 15:15

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri shprehet se “studentët dhe të rinjtë janë barriera e fundit përballë autokracisë”. Zhvatja nga qiratë, mosrespektimi i paktit për Universitetin dhe eksodi biblik i të rinjve, sipas Xhaferrit janë arsye të forta se përse në 7 Tetor të rinjtë duhet të jenë në vijën e parë […]

The post Xhaferri thirrje studentëve: Paralizoni Universitetin dhe mbushni sheshet appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Enea Thomallarit/ Hoxha: SPAK duart me “gjak”, dështoi për të ndërhyrë tek autorët

By: Ela
5 October 2024 at 14:55

Sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën tragjikisht 29 vjeçari, Enea Thomaraj në Elbasan. Hoxha është shprehur se Enea Thomaraj është dëshmori i lidhjes së drejtësisë dhe politikës me krimin. “Ai mund të jetë vrarë nga tritoli i vendosur nga duar banditësh por porositësit […]

The post Vrasja e Enea Thomallarit/ Hoxha: SPAK duart me “gjak”, dështoi për të ndërhyrë tek autorët appeared first on BoldNews.al.

Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai

By: Ela
5 October 2024 at 14:45

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga […]

The post Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai appeared first on BoldNews.al.

Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë

By: Ela
5 October 2024 at 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe bashkëpunojnë me personat që gjenden në listë të zezë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se Serbisë po ashtu duhet t’i kushtëzohen […]

The post Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Vlorë, PD: Papërgjegjshmëri e bashkisë së rilindur, Prokuroria të hetojë

By: Ela
5 October 2024 at 14:27

Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar pas përmbytjeve katasrofike të qytetit bregdetar. Kreu i saj, Atird Hoxha tha se përmbytjet e fundit sollën pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre. Kjo sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë së kryebashkiakut Ermal Dredha. Hoxha shprehet se kjo qeveri ka treguar se nuk […]

The post Përmbytjet në Vlorë, PD: Papërgjegjshmëri e bashkisë së rilindur, Prokuroria të hetojë appeared first on BoldNews.al.

‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:56

Reperi i njohur ‘P Diddy‘ ka dalë fuqishëm kundër akuzave të fundit për abuzim seksual, duke i hedhur poshtë ato si ‘kategorisht të rreme’ dhe duke mohuar çdo akuzë që i është bërë.

Reperi dhe producenti 54-vjeçar i muzikës po përballet me sfida të reja ligjore, pasi avokati Tony Buzbee njoftoi se deri në 120 individë po përgatiten të ngrenë padi kundër Combs, duke pretenduar forma të ndryshme shfrytëzimi dhe abuzimi.

Akuzat e reja vijnë ndërsa Diddy mbahet në burg, në pritje të gjykimit për akuza të veçanta për trafikim seksual dhe shantazh, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.

 Në përgjigje të pretendimeve të fundit, avokatja e tij Erica Ëolff lëshoi një deklaratë në emër të tij, duke mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme.

‘Siç ka theksuar ekipi ligjor i Combs, ai nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është bërë një cirk i pamatur mediatik. Combs në mënyrë prerazi dhe kategorikisht mohon si të rremë dhe shpifës çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit’ thuhej në deklaratë.

Buzbee, i cili drejton këto padi, planifikon t’i paraqesë ato gjatë muajit të ardhshëm. Akuzat përfshijnë një periudhë prej më shumë se dy dekadash, nga fillimi i viteve 2000 deri në vitet 2010, dhe përfshijnë burra dhe gra që ishin midis moshës 9 dhe 38 vjeç kur ndodhën incidentet e supozuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni”

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:51

‘Opera për tre grosh’, një kryevepër e autorit të njohur gjerman Bertolt Breçt u shfaq premierë në skenen e teatrit ‘Migjeni’.

Nën regjinë e regjisorit Kuniaki Ida, kjo vepër e shkruar 100 vite me parë, solli një realitet të sotshëm ku paraja sundon botën dhe shoqëria drejtohet nga kriminelë dhe njerëz të korruptuar.

Një vepër që sfidon normat sociale dhe ngre pyetje thelbësore, duke e ftuar spektatorin të zbulojë përgjigjet gjatë shfaqjes.

Për regjisorin japonez, bashkëpunimi me shqiptarët është nder me të suksesshmit pasi sipas tij, ne si komb i ndiejmë me shumë gjerat.

“Kam punuar me aktorë të ndryshëm në të gjithë boten, port e punoje me aktorët shqiptarë ishte ndjesi e re dhe e bukur. Me intereson shume ndjeshmëria që ka kjo vepër këtu, pasi vuira re se shqiptarët janë shumë bujarë e besnikë, kjo është e mrekullueshme. Një karakteristikë që bota po e zbulon tani se kush janë shqiptarët.” –thotë regjisori Kuniaki Ida.

Opera “Për tre grosh” do vijojë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër me natën finale të 5 tetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni” appeared first on Euronews Albania.

U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:44

“Shumë e vështirë është vetëm për mungesë të fëmijëve asgjë tjetër… ”

Ky është Bardhyl Zabzuni, 74 vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.

I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakfrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshurave.

“Unë kam gati dy vite që jetoj këtu, më solli vëllai. Kam qenë i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vëllain në Greqi e mori për një jetë më të mirë, iku me mori dhe kalamajt e ngela vetëm,” –thotë Bardhyli.

 “Nevojë kam shumë dhe kur shoh kalamaj që vijnë nxierr mallin e tyre…” –shprehet më tej i moshuari.

Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.

Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.

“Unë këtu kam gjet një familje, lash një familje atje dhe e gjeta këtu. Personeli është shumë i respektueshëm ,na trajtojnë sikur jemi ne prinderit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumë e vështirë por sa erdha ketu u rehatu shpirti, jam më ndryshe,” –tregon Bardhyli.

Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil appeared first on Euronews Albania.

Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:31

Bebet e lindura përmes fertilizimitin invitro (IVF), mund të kenë një rrezik më të lartë për të zhvilluar defekte të zemrës në krahasim me ato të konceptuara në mënyrë natyrale.

Në këtë përfundim ka dalë një studimi i publikuar në “European Heart Journal”, ku thotë se foshnjat e konceptuara përmes teknologjisë së riprodhimit të asistuar, përfshirë IVF dhe procedura të tjera mund të kenë një rrezik 36% më të lartë për defekte të zemrës.

Ky studim përfshiu analizimin e të dhënave nga mbi 7.7 milionë lindje të gjalla në katër vende nordike Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi, gjatë një periudhe 30-vjeçare.

Studiuesit krahasuan bebet e lindura përmes teknologjisë së riprodhimit të asistuar me ato të konceptuara natyrshëm dhe zbuluan se foshnjat e lindura përmes riprodhimit të asistuar kishin një rrezik prej 1.84% për defekte të zemrës, krahasuar me 1.15% te foshnjat e lindura natyrshëm.

Përveç kësaj, rreziku ishte më i lartë kur bëhej fjalë për lindje të shumëfishta, me një rrezik prej 2.47%.

Ky studim nënvizon rëndësinë e vëmendjes së shtuar për foshnjat e lindura përmes trajtimeve të fertilitetit, duke theksuar nevojën për kontrolle të hershme për defekte të mundshme të zemrës.

Ndërhyrjet e hershme mund të ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve shëndetësore për këta fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë appeared first on Euronews Albania.

“Ndryshimet e motit kanë shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanërisht fëmijët

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:22

Ashtu si shtatori, edhe muaji tetor ka nisur me mot të paqëndrushëm.

Mjekët pediatër thonë se pas çdo episodi me ndryshime të mëdha të motit numri i pacientëve të vegjël rritet.

Ndryshimi i temperatuarve në ekstremet e tyre duke na bërë të përjetojmë brenda një dite disa stinë ndikon negativisht në shëndet e veçanërisht tek të vegjlit.

“Shtimi i virozave ka rritur interesin e prindërve për vaksinën e gripit, për të cilën mjekët thonë se është e rekomandueshme për të shmangur format e rënda të sëmundjes,” –thotë mjekia pediatre Sonila Brati.

Sipas burimeve zyrtare të ISHP, përgjatë muajit tetor do të nis edhe aplikimi i vaksinës kundër gripit në grupet e riskut.

Të parët do të vaksinohen mjekët në të gjitha sistemet, mëusesit, të moshuarit të sëmurët kronik, fëmijët nën 5 vjeç dhe personat që janë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ndryshimet e motit kanë shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanërisht fëmijët appeared first on Euronews Albania.

Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:10

Bankat e gjakut vihen çdo ditë në vështirësi për të siguruar grupet e rralla të gjakut në rastet e aksidenteve, ku mjekët e kërkojnë në mënyrë të menjëhershme.

Sipas ekspertëve dhurime më të ulta janë nga qytetarët me grup gjaku  ab -, b-, a- dhe 0-, të cilët përbëjnë vetëm 5 % të totalit të njësive të gjakut të dhuruara.

“Ne duhet të kemi rreth 100 njësi gjak në ditë për të plotësuar nevojat , ndonjëherë kemi vështirësi në grupet e rralla janë në përqidje shumë të ulta në të gjithë popullatën dhuruese, dhe do të kemi shumë pak 0 negativ  që është edhe grupi që u jep të gjithëve pacientëve dhe që ne kemi më tepër vështirësi,” –tha Viola Konomi, Drejtore e Mbledhjes e Përpunimit të Gjakut.

Nevojat për gjak janë gjithmonë në rritje edhe për shkak të sëmundshëmrisë së shtuar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.  Por aktualisht dhurimet vullnetare janë në nivelin e  25%.

“Ne ende jemi në shifra shumë të ulta përsa i përket dhurimeve vullnetare. Dhurimet zënë 75 % familjare  dhe 25 % janë vullnetare. Në rastin kur ka një aksident spitalet dhe banka e gjakut vihen në vështrësi për të gjetur grup të rrallë gjaku në atë moment,” –tha më tej Konomi.

Gjendur në këto kushte ekspertët kërkojën ndërgjegjësimin e popullatës për të rritur dhurimet vullnetare dhe ky ndërgjegjësim duhet të fillojë që në shkollë me kurrikula të veçanta për vlerën e dhurimit të gjakut për pacientët ne nevojë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla appeared first on Euronews Albania.

Ekstremi logjik anti-plakjes

5 October 2024 at 12:35

Nga Yasmin Tayag* – Po ndodh diçka e çuditshme në Instagramin tim. Përvec VIP-ave me fytyrë perfekte edhe miqtë e mi nisën të dukeshin po aq bukur. Ata janë në mesin e të 30-ave, por fytyra e tyre duket e butë dhe pa rudha, si të jenë një dekadë më të rinj. A është grim? Serume? Suplemente? Gjumi? Kur i pyeta se si ia kanë arritur, m’u përgjigjën: “Baby botox”.

Ashtu si botoxi normal, “baby botox” injektohet në muskujt paralitikë. Ndryshimi është se botoxi bebe është proaktiv dhe nëse injektohet në rini dhe më pas ripërsëritet për disa muaj, mund të parandalojë rrudhat. Quhet “bebe” sepse gjatë procesit përdoren doza më të vogla se botoxi normal, duke ndikuar në një efekt më natyral dhe jo efekt ngrirës si botoxi. Por edhe sepse njerëzit e bëjnë shumë herët, jo bebe, por adoleshentë.

Baby botox nuk është procedurë e re. Si një studente kolegji në 2008-n, kam punuar si asistente e një mjeku që ishte specializuar në injektime kozmetike. Ndonjëherë, pacientë të moshës së mesme sillnin vajzat e tyre, që ishin në moshën time, për baby botox. Thjesht tani është përhapur më shumë. Numri i 20-e ca vjeçarëve që bëjnë botox dhe injektime të ngjashme është rritur me 71% nga 2019-a në 2022-shin. Procedura është e pranuar në rrethin e 20 dhe 30 e ca vjeçarëve që kanë pak para mënjanë.

 Tani që jam 37 kam parë disa krisje në fytyrën time, linja të të qeshurës dhe qeska poshtë syve që më bëjnë të dukem dyfish më e lodhur. Ndoshta rutina ime me kremra nuk ka qenë mjaftueshëm.

Qëllimi i baby botox është i njëjtë me atë të çdo produkti tjetër të fytyrës: të ngadalësojë plakjen. Egjiptianët e lashtë përdornin bimët “magjike” si fenugreek dhe ladanum për të trajtuar rrudhat. Në vitin 500 para Krishtit, gratë kineze përdornin vaj çaji dhe pluhur orizi për të fshehur vijat e tyre. Tani të gjitha llojet e pafundme të kremrave, serumeve, maskave etj ekzistojnë për të njëjtin qëllim.

Njerëzit janë të fiksuar me kujdesin e lëkurës dhe po e nisin shumë më herët. Është epoka e “adoleshentëve të Sephora-s”, fëmijë që janë të fiksuar me produktet që përdorin mamatë e tyre. Baby botox është kulmimi i këtyre impulseve.

Çdo fytyrë që lëviz krijon rrudha. Ato që njihen si rrudha dinamike shfaqen vetëm kur fytyra lëviz, por me shumë përsëritje, ato nisin të bëhen statike, të dukshme dhe kur fytyra nuk lëviz. Që kur botoxi u miratua si trajtim në vitin 1989, është përdorur për rrudhat dinamike, bën pak për ato statike.

Në kontrast, baby botox i parandalon rrudha statike nga shfaqja. Edhe pse nuk ka studime për efektin afatgjatë të saj, procedura ka pasur sukses. “Nëse nis të bësh botox herët, ndalon daljen e rrudhave”, thotë Raman Madan, dermatolog në New York. Pas një dekade, fytyra duket e tkurrur dhe e butë si në fillim.

Sigurisht ka një klecckë. Baby botox qëndron vetëm 3 muaj. Nëse nuk bën injektime të reja efekti zbehet dhe muskujt rikthehen në lëvizje duke tentuar të krijojnë rrudha. Për të arrirë qëlllimin që do, duhet përkushtim.

Jo se injektimet me baby botox i lejon dikujt të mos plaket kurrë. Nuk mund të parandalojë dëmtimin e diellit apo të ruajë elasticitetin e lëkurës ose ta rrisë pas rënies së kolagjenit. Edhe pse ka rezultuar të jetë mjaft i sigurt, një rrezik i mundshëm është se, gjatë shumë dekadave të përdorimit, muskujt e fytyrës mund të atrofizohen, gjë që mund të çojë në një pamje më të moshuar, tha Madan. Herë pas here, fytyra, e vendosur për t’u emocionuar, rekruton muskuj të tjerë për të kompensuar ata të imobilizuarit, të cilët mund të çojnë në rrudha në zona të papritura, të tilla si “vijat e lepurit” rreth hundës. Shkathtësia e kujtdo që është duke injektuar botox bën të gjithë ndryshimin; teknikët me përvojë duhet të jenë në gjendje të parashikojnë lëvizjen e ardhshme. Por përsëri, pacientët e ndërpresin trajtimin me rrezikun e tyre: Fytyrat fillojnë të rrudhen sapo efektet zbehen.

Shkëlqimi i baby botox është nxitur nga rrjetet sociale dhe të famshmit, që përveç se reklamojnë botoxin, zvogëlojnë dhe stigmën përreth saj. Shumë gra dhe vajza me të cilat kam komunikuar, më thanë se “Shtëpiaket e dëshëpëruara” i bindën të nisnin botoxin.

Pavarësisht nga të metat e trajtimit, një person që fillon botoxin në moshën 25-vjeçare dhe e mban atë, mund të duket ende në atë moshë një dekadë më vonë. Në 10 vjet të tjera, ata mund të duken dukshëm të rinj për moshën e tyre. Edhe nëse ndalen në atë pikë, ata plaken me një vonesë 20-vjeçare. “A do të dukesh 20 kur të jesh 60? Jo, por patjetër që do të dukeni më të rinj, tha Madan.

Botoxi bebe është kulmi i anti-plakjes. Obsesioni për të qëndruar i ri i konsumon të rriturit dhe të rinjtë njësoj, dhe kurrë më parë mjete të tilla efektive kundër plakjes nuk kanë qenë kaq tërheqëse ose të arritshme. “Zvarritja e kujdesit personal në demografinë më të re nxitet nga kompanitë sipërmarrëse, prindërit e fiksuar pas kujdesit të lëkurës dhe ndikuesit e bukurisë TikTok”, shkroi Elise Hu në The Atlantic. Është e pritshme që baby Botox po bëhet më i popullarizuar në mesin e të rinjve.

Pothuajse të gjithë pacientët me baby botox me të cilët fola thanë se planifikonin të vazhdonin pafundësisht, duke u mrekulluar me aftësinë e tij për t’i bërë ata të duken “tërheqës”. Megjithatë, ata gjithashtu pranuan se ndiheshin të detyruar në pritje të moshës. Për shumë njerëz, veçanërisht gratë, ndërmarrja e hapave kundër plakjes ndihet si një detyrë.

Teksa baby Botox përhapet, po ndryshon atë që do të thotë të plakesh. Të dukesh “mirë për moshën tënde” tashmë ka ndryshuar me përmirësimet në kujdesin e lëkurës dhe stilin e jetesës. Përpara se të mësoja për regjimet e botoksit të miqve të mi, mendova se dukesha mirë deri në fund të të 30-ave. Tani nuk jam aq e sigurt. Dikur mjaftonte të kishe një pamje rinore, por norma po ecën drejt pamjes sikur nuk je plakur fare.

Baby botox mund të zgjasë pamjen e rinisë, por ndoshta të dukesh i ri përgjithmonë nuk do të jetë aq bukur sa duket. Pavarësisht se si ndryshojnë normat, të dukesh i ri mund të të çojë vetëm kaq larg. Kur isha 21 vjeç, një person shumë më i vjetër më tha se mund të kisha një karrierë si spikere lajmesh – por vetëm nëse fytyra ime do të merrte një pamje më serioze. Duke u parë në pasqyrë tani, një pjesë e imja mendon se më në fund po arrij atje.

*The Atlantic

The post Ekstremi logjik anti-plakjes appeared first on Gazeta Si.

A mundet Izraeli i vetëm të shkatërrojë Iranin?

5 October 2024 at 12:32

Kur u pyet nëse do të mbështeste një sulm izraelit mbi infrastrukturën nukleare të Iranit, presidenti amerikan Joe Biden ishte i qartë: Përgjigja është jo.

Megjithatë, disa ekspertë në Izrael kanë debatuar nëse forcat e saj ajrore duhet të kryejnë një sulm të tillë si hakmarrje për breshërinë e 180 raketave balistike që Teherani lëshoi ​​në Izrael këtë javë.

Por pa mbështetjen e SHBA-së, një sulm ajror i vetëm izraelit mbi objektet bërthamore të Iranit do të ishte shumë i rrezikshëm dhe në rastin më të mirë do të vononte në vend që të shkatërronte programin e tyre, sipas analistëve.

Pse do të ishte i vështirë sulmi izraelit?

Arsyeja e parë është distanca. Janë më shumë se 1.000 milje nga Izraeli në bazën nukleare të Iranit dhe për të arritur atje, avionët izraelitë duhet të kalojnë mbi hapësirën ajrore sovrane të Arabisë Sauditë, Jordanisë, Irakut dhe potencialisht Turqisë.

Tjetra është karburanti. Të fluturosh dhe të kthehesh në Izrael do të kërkonte të gjithë kapacitetin ajror të Izraelit dhe do të linte pak ose aspak hapësirë ​​gabimi, sipas një raporti nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA.

E treta është mbrojtja ajrore e Iranit. Zona nukleare e vendit është e mbrojtur shumë mirë dhe bombarduesit izraelitë duhet të kenë mbrojtje dhe ushtarë ekstra. Kjo do të kërkonte 100 avionë, aq sa 1 /3  e flotës totale të Izraelit me 340 avionë.

Sa të mbrojtura janë infrastrukturat nukleare të Iranit?

Shkatërrimi i fasiliteteve bërthamore të Iranit do të ishte sfida më e madhe e Izraelit.

Centrali në qendrën e Natanz është thellë në tokë dhe centrali i dytë më i madh në Fordow është brena një mali. Shkatërrimi i tyre kërkon armë që mund të penetrojnë në dhjetëra metra gurë e beton para shpërthimit.

Izraeli ka bomba që mund të plasin një bunker, si GBU-31 mbi 900 kg, që hodhi në Beirut javën e shkuar e vraun kreun e Hezbollahut Hassan Nasrallah. Por raportoi se aty hodhi 80 bomba dhe ato nuk janë mjaftueshëm për të goditur infrastrukturën e Iranit.

Ekspertët thonë se ka vetëm një armë që mund të bëjë punën dhe është GBU-57A/B. Bomba gjigande me precizion është 6 metra e gjatë dhe peshon rreth 14 mijë kg dhe mund të depërtojë deri 60 m në tokë para se të shpërthejë, sipas ushtrisë amerikane.

 GBU-57

A ka prodhuar vetë Izraeli bomba të këtij niveli?

Është e paqartë nëse Izraeli ka kapacitete të tilla. Disa ish-zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se do ia ofrojë Uashingtoni. 

Ehud Eilam, një ish-studiues në ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit tha se edhe nëse Izraeli do ta prodhonte GBU-57B/A, avionët e saj bombardues F-15, F-16 dhe F-35 nuk do e mbanin dot.

Për më tepër, nuk ka asnjë shans që ”Izraeli do të jetë në gjendje të blejë një bombardues strategjik amerikan, siç është B-2 Spirit, që nevojitet për të hedhur një bombë të tillë”, tha Eilam.

Në teori, Izraeli në vend të kësaj mund të përdorë një nga aeroplanët e tij të shumtë të transportit C-130J Hercules për të hedhur një bombë GBU-57 nga dyert e ngarkesave, një procedurë e ngathët e njohur si “rënie në ramp”. Por ajo nuk është krijuar për këtë lloj shpërndarjeje.

B-12
C-130J Hercules

A ka opsione Izraeli?

Avionët e Izraelit mund të çaktivizojnë sitet nukleare duke bombarduar hyrjet e tyre të ajrit dhe sistemet e tjera suportuese. Kjo mund të ndërpresë centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit, por nuk do t’i shkatërrojë plotësisht.

Sabotimi është mundësia fundore. Në vitin 2021, një problem energjetik, shkaktuar nga një shpërthim i planifikuar ndërpreu energjinë brenda Natanz. Në vitin 2010, SHBA dhe Izraeli goditën sistemin nukleare të Iranit me anë të një virusi në kompjuter. Sulmi nuk doli me sukses.

Në fund të fundit, shkalla e forcës që kërkohet për të dëmtuar seriozisht objektet kryesore të Iranit “do të kërkonte mbështetje të gjerë të SHBA-së, nëse jo përfshirje të drejtpërdrejtë”, shkruan Darya Dolzikova dhe Matthew Savill nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara në një studim të fundit. Edhe kjo gjithashtu “nuk do të garantonte shkatërrim total”.

The post A mundet Izraeli i vetëm të shkatërrojë Iranin? appeared first on Gazeta Si.

Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri

By: Ela
5 October 2024 at 13:48

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për kultivim të bimëve narkotike, është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri. 33-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dedaj, në njësinë administrative Qelëz. I riu u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë. “Në vijim të […]

The post Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

51-vjeçari në Fier i jep fund jetës me fotoksinë

By: Ela
5 October 2024 at 13:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Shtetasi F. N. u paraqit në spitalin rajonal të Fierit rreth orës 17:00 ditën e djeshme, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. “Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në spitalin rajonal […]

The post 51-vjeçari në Fier i jep fund jetës me fotoksinë appeared first on BoldNews.al.

Komision dhe kokainë, USA-BE, i thonë PJO Xhafës(Geronit) e Ramës(Olsit)!!

By: Ela
5 October 2024 at 13:34

Nga Basir Çollaku Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, refuzuan të ulen në tryezën e Fatmir Xhafës, në komisionin parlamentar kundër korrupsionit, por pranuan shkëmbim opoinionesh. Ndërsa Këshilli i Lartë i prokurorisë, mandatoi dy anëtarë si ekspertë pjesëmarrës. Gjatë mbledhjes informale, […]

The post Komision dhe kokainë, USA-BE, i thonë PJO Xhafës(Geronit) e Ramës(Olsit)!! appeared first on BoldNews.al.

Lajmi që i shpëtoi turistit të fundit në Tiranë!

By: Ela
5 October 2024 at 13:22

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka reaguar në lidhje me nderimin që BE i bëri shkrimit investigativ të gazetares Ola Xama sa i përket korrupsionit në vend dhe veçanërisht në bashkinë Tiranë. Zhulali thekson se BE funksionon me dy standarte pasi në njërën anë nderon shkrimet anti korrupsion ndaj Veliajt dhe në […]

The post Lajmi që i shpëtoi turistit të fundit në Tiranë! appeared first on BoldNews.al.

“Maskarenjtë e Shqipërisë”, Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit

By: Ela
5 October 2024 at 13:03

Kreydemokrati Sali Berisha ka postuar këngën e cila do të jetë shoqëruesja e protestës së 7 tetorit në Tiranë nga opozita e bashkuar. Muzika është një riinterpretim i poezisë së famshme të poezisë, ‘Maskarenjt’ të Ali Asllanit. Berisha e shoqëron videon me mbishkrimin: “Maskarenjtë e Shqipërisë”! Opozita do të mbajë të hënë një protestë, ndyshe […]

The post “Maskarenjtë e Shqipërisë”, Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit appeared first on BoldNews.al.

The Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet në burg

By: Ela
5 October 2024 at 12:56

1 në 50 shqiptarë që ndodhen në Britani, qëndron pas hekurave. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga The Telegraph, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend. Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Artikulli i plotë i […]

The post The Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet në burg appeared first on BoldNews.al.

❌
❌