Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

Pogradec| Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 20:46

Në vazhdim të hetimeve për ngjarjen tragjike të ditës së djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku u gjet i pajetë shtetasi Florant Palla, 40 vjeç, grupi hetimor ka arritur të lokalizojë drejtuesin e automjetit që u largua nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, Gentjan Capo, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, është shoqëruar në Komisarjatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij.

Ai përballet me akuzat për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Automjeti i tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të analizohen për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec| Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arrestohet 38-vjeçari (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Nga “Xhafaj 1” te “Xhafaj 2”/Ish-Prokurori zbulon ndryshimet e rëndësishme

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 20:36

Ish-prokurori Eugen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, ku ndau mendimet e tij mbi dështimin e Komisionit Xhafaj, një strukturë që është kritikuar për refuzimin e saj nga disa institucione të rëndësishme të drejtësisë.

Gjatë diskutimit, Beçi theksoi se ka ndryshime thelbësore mes Komisionit Xhafaj 1 dhe atij të tanishëm, sidomos në mënyrën se si trajtohet reforma në drejtësi.

Beçi  sqaroi se Komisioni Xhafaj 2 u refuzua për shkak se në të parin u trajtuan kryesisht çështje që lidhen me procesin e vetingut.

Sipas tij, ky fokus i ngushtë e bëri të pamundur adresimin e tre shtyllave kryesore që janë thelbësore për një reformë të suksesshme në drejtësi: transparenca, efikasiteti dhe profesionalizmi.

Ai nënvizoi se këto aspekte janë jetike për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që të jetë i besueshëm për qytetarët, por edhe i efektshëm për vetë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit.

“Duhet të bëjmë krahasimin. Për këtë që flasim sot do duhet ta quajmë Komisioni Xhafaj 2. Të bëjmë një krahasim teknik. Pse ka një diferencim bardhëezi në qënderimet e institucioneve në vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe me institucionet e vitit 2024. Komisioni Xhafaj që kishte nisur pa marrë pushtetin Partia Socialiste, rakorduan në 2014, të gjitha institucionet e drejtësisë ishin të pavarura dhe çuan ekspertë në Komisionin Xhafaj 1. Çfarë ka ndodhur nga Xhfaja 1 tek Xhafaj 2? Të gjitha shoqatata dhanë mendime për reformën në drejtësi, për projektine zotit Xhafaj dhe për atë studim për defektet e sistemit të drejtësisë, të gjitha përfunduan në një veting. Xhafaj 2 është krijuar për të rregulluar disa gabime, atë çka nuk e preku refroma e parë, që e kishin mendjen vetëm tek vetingu, nuk u morën me 3 shtylla. Efikasiteti ka të bëjë me rritjen e investimeve që të shtohen sallat e gjyqit. Transparenca dhe profesionalizmi, ka të bëjë me krijimin e sallave për çdo gjyqtar, shpejtësinë e gjykimit, rritjen e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve, që një prokuror ose gjyqtar të mos ketë 600 dosje në dorë,” –sqaroi ish-prokurori.

The post Nga “Xhafaj 1” te “Xhafaj 2”/Ish-Prokurori zbulon ndryshimet e rëndësishme appeared first on Euronews Albania.

F1, Newey shpjegon pse zgjodhi Aston Martin në vend të Ferrari-t

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 20:02

Disa javë pas prezantimit te Aston Martin, Adrian Newey i kthehet edhe një herë sagës në kërkim të tij dhe refuzimin e ofertës së Ferrari-t për tu bashkuar me Lewis Hamilton në vitin 2025.

Në vazhdim të njoftimit në muajin Maj për largimin e tij nga Red Bull, spekullimet u shtuan aq shumë saqë përcaktuan edhe të ardhmen e dizenjatorit të njohur.

Një kandidat i fortë për shërbimet e tij ishte Ferrari që propozonte bashkimin e Newey-t me Hamilton.

Vetë Hamilton do të deklaronte se ishte një “privilegj” të punonte me Newey-n dhe ai ishte i paduruar për të nisur aventurën e re.

Me kalimin e javëve, opsioni Ferrari filloi të ftohej dhe ish skuadrat e Newey-t si Williams dhe McLaren shtuan insistimin për t’ja rrëmbyer rivalëve të Aston Martin.

Në prezantimin si Partner në Menaxhimin Teknik përkrah Lawrence Stroll në vitin 2025, Newey u pyet se sa seriozisht e kishte vlerësuar mundësinë e firmës te Ferrari përpara se të zgjidhte skuadrën me seli në Silverstone.

Duke ju referuar arësyeve që e shtynë, Newey citoi nevojën për një “sfidë të re”. Ai tregoi se kishte diskutuar gjatë me bashkëshorten për vendimin e fundit të karrierës dhe se zgjedhja e tij ishte e natyrshme.

Me Lawrence Stroll njihej prej kohësh dhe zakonisht kalonin orë sëbashku në palestër, sidomos në garat aziatike.

Anglezi legjendar u shpreh i lumtur për interesimin e skuadrave ndaj tij por pasioni, përkushtimi dhe entuziazmi i Lawrence dukeshin qartë në këmbënguljen e tij.

Atë cka më shumë se dy dekada më parë e bënin Frank Williams, Ron Dennis, Eddie Jordan apo dhe të tjerë, tani e realizon vetëm Lawrence Stroll që mbetet pronari unik i një skuadre në Formula 1, aktiv në pistë.

Newey do të fillojë punë në rolin e ri te Aston Martin në datën 1 Mars të vitit 2025.

The post F1, Newey shpjegon pse zgjodhi Aston Martin në vend të Ferrari-t appeared first on Euronews Albania.

Shijak| Përfshihet nga flakët zyra në Komisariatin e Policisë, detajet e para

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 19:37

Zyra e  ndihmës/specialistit të rendit në Komisariatin e Policisë Shijak ka marë flakë rreth orës 18;30, këtë të shtunë.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor  dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore   po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shijak| Përfshihet nga flakët zyra në Komisariatin e Policisë, detajet e para appeared first on Euronews Albania.

Roli i Kinës në Ballkanin Perëndimor: Si e shfrytëzon mungesën e vëmendjes së BE-së

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 19:06

Në një të kaluar të afërt, Shqipëria u shndërrua në një shtet të përplasjeve ideologjike brenda kampit komunist, duke kaluar nga një shtet nën lupën e Bashkimit Sovjetik në një partner të Kinës gjatë viteve ’60.

Pas ftohjes me Kinën në fund të viteve ’70, prania e saj në rajon u zvogëlua, por në dekadën e fundit, Kina ka intensifikuar interesin e saj në Ballkan përmes nismës “Një Brez, një Rrugë”.

Ky shtet ka shfrytëzuar mundësitë që ofron Ballkani për të zgjeruar influencën e saj, veçanërisht përmes investimeve strategjike në infrastrukturë.

Vendet e Ballkanit, duke mos qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ofrojnë mundësi për investime që nuk janë të kufizuara nga standardet e BE-së.

Serbia, si përfituesja kryesore e investimeve kineze në rajon, ka arritur të shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozitat e saj ndërkombëtare.

Futja e Kinës në rajon ka ndihmuar për të plotësuar boshllëqet që ka lënë Bashkimi Evropian, duke ofruar financim për projekte që vendet e Ballkanit dëshironin.

Vonesat në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mungesa e transparencës mund të çojnë në probleme të mëtejshme për politikat e BE-së.

Tensionet midis Kinës dhe Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, po e shndërrojnë Ballkanin në një fushëbetejë gjeopolitike, ku vendet e rajonit duhet të ndjekin një “politikë të diferencuar” për të balancuar marrëdhëniet e tyre ekonomike me orientimin strategjik pro-perëndimor.

Në këtë kontekst, ekspertët rekomandojnë që Bashkimi Evropian duhet të rishikojë dhe sqarojë ofertat e tij për rajonin, duke u siguruar që të mos e lërë hapësirën për ndikime të tjera që mund të dëmtojnë aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrim evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Roli i Kinës në Ballkanin Perëndimor: Si e shfrytëzon mungesën e vëmendjes së BE-së appeared first on Euronews Albania.

Kriza humanitare në Liban, zyrtari i OKB : Sistemi shëndetësor është në kolaps

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:53

Kriza humanitare në Liban po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa sulmet ajrore izraelite zgjerohen gjeografikisht dhe përqendrohen gjithnjë e më shumë në infrastrukturën shëndetësore dhe civile.

Të paktën 77 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në detyrë që nga tetori 2023, me gati një të tretën e këtyre viktimave duke humbur jetën brenda një periudhe 24-orëshe nga 2 deri më 3 tetor, sipas raportimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Imran Riza, zëvendës koordinatori humanitar i OKB-së për Libanin, shprehu shqetësim për një “rritje alarmante të sulmeve” ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ai theksoi se “sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit,” duke nënkuptuar se përpjekjet për të ofruar ndihmë dhe kujdes shëndetësor po bëhen gjithnjë e më të vështira në këtë kontekst të tensionuar.

Situata në Liban, sipas Riza-s, kërkon një vëmendje të menjëhershme ndërkombëtare për të ndihmuar në lehtësimin e krizës dhe mbrojtjen e jetëve të atyre që ofrojnë ndihmë në mes të dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza humanitare në Liban, zyrtari i OKB : Sistemi shëndetësor është në kolaps appeared first on Euronews Albania.

Vijojnë evakuimet masive nga Libani, shkak tensionet ushtarake

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:43

Koreja e Jugut ka evakuuar gati 100 qytetarë të saj nga Libani të shtunën, ndërsa dy avionë australianë pritet të mbërrijnë në Bejrut për të ndihmuar qytetarët australianë në mes të sulmeve të intensifikuara ushtarake izraelite.

Sipas Yonhap News, 96 koreano-jugorë u kthyen me një aeroplan ushtarak, ndërsa një shtetas libanez, i lidhur me një qytetar të Koresë së Jugut, gjithashtu u evakua.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.

Mediat australiane raportuan se rreth 500 qytetarë australianë do të evakuoheshin, me dy fluturime çarter që do të transportonin ata dhe familjet e tyre nga Beiruti në Qipro.

Indonezia gjithashtu evakuoi 65 qytetarë, me 20 prej tyre që arritën në Aman, Jordani, dhe grupi i katërt që mbërriti në Damask, Siri.

Përveç kësaj, Malajzia njoftoi evakuimin e pesë qytetarëve të saj, ndërsa Kina kishte evakuuar 80 shtetas dhe anëtarë të familjeve të tyre nga Libani, duke mbërritur në portin e Qipros në Limasol.

Situata e tensionuar në Liban po nxit evakuime të shumta nga vende të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vijojnë evakuimet masive nga Libani, shkak tensionet ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:27

Andrew Mallon në Virxhinia, SHBA, po i jep jetë trungjeve të vjetra të pemëve, duke i shndërruar ato në skulptura mahnitëse me ndihmën e motosharrës së tij.

Deri tani, ai ka krijuar mbi 150 skulptura, shumica e të cilave janë vendosur në parqe dhe oborre private në pjesën veriore të Virxhinias.

Mallon shpreh qëllimin e tij për të gjallëruar hapësirat dhe për t’u dhënë njerëzve pak magji. “Pas çdo projekti, ndjej ndikimin që ka në lagje dhe komunitet. Ato sjellin gëzim për njerëzit!”, thotë ai.

Andrew filloi të punonte me drurin në vitin 2012, duke gdhendur figura të vogla nga lapsa të vjetër.

Më pas, ai kaloi në krijimin e skulpturave më të mëdha, duke investuar në motosharrën e tij të parë. “Gdhendja me motosharrë është si operacion në tru. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm”, shpjegon ai.

Sot, Mallon punon me 10 motosharra dhe mjete të tjera, duke bërë 90% të punës me motosharrë elektrike.

Në vitin 2016, ai themeloi “AM Sculptures”, dhe pasioni i tij u shndërrua në një biznes fitimprurës, me skulptura që kushtojnë nga 3000 deri në 5000 dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps appeared first on Euronews Albania.

La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:13

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një skraparli i apasionuar pas natyrës dhe rritjes së shpendëve, ndau historinë e tij inspiruese.

Pas gjashtë vitesh përkushtim në fermën e tij me rosakë, ai reflektonon mbi jetën e tij.

I larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, Ardiani kaloi disa vite të vështira në Itali, duke u përballur me pengesat gjuhësore dhe racizmin.

Pas një viti pune në një lavazho makinash në Bari, ai u transferua në Torino, ku ndjeu gjithmonë një distancim nga italianët atje.

Në bisedë me gazetarin Flori Gjini, ai tregoi për pasionin e tij të veçantë për rritjen e kafshëve, duke zbuluar se ka vendosur emra politikanësh për derrat e tij.

“Kafshëve u vendos emra. Derrave u kam vendosur emrat e politikanëve. Të fundit për shembull thera Monikën. I vendosa emrat e të gjitëve Salës, Likes, Edit. Monikën e lashë të fundit se më vinte keq, ishte më e bukura. Unë vetë nuk merrem me politikë, s’më pëlqen fare sepse këta janë të njëtët njerëz.Nuk ka drejtësi,” -tha Bakiu me humor.

Megjithatë, për Ardianin, jetë me rosakët në Skrapar është vendimi më i mirë, duke e bërë atë të ndjehet më i lumtur se kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve appeared first on Euronews Albania.

Skraparliu: U riktheva nga Italia për rosakët, më i lumtur se kurrë

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:00

Ardian Bakiu, i ftuar në emisionin RealPeople këtë të shtunë, ndau historinë e tij frymëzuese për dashurinë ndaj natyrës dhe pasionin për rritjen e rosakëve.

Pas gjashtë vjetësh përkushtim në fermën e tij, Ardiani reflekton për rrugëtimin e tij.

Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, ai përjetoi vështirësi të shumta në Itali, nga pengesat gjuhësore te racizmi. Fillimisht punoi në një lavazho makinash në Bari, përpara se të transferohej në Torino me vëllain e tij, ku vazhdoi të ndiente distancimin nga qytetarët italianë.

Kur gazetari Flori Gjini e pyeti nëse do të zgjidhte mes jetës së vështirë në Itali dhe fermës së rosakëve në Shqipëri, Ardiani shprehu me vendosmëri preferencën për të qëndruar në vendin e tij, pavarësisht sfidave ekonomike.

Pasioni i tij për natyrën dhe shpendët duket se e mbush me energji dhe motivim, duke e bërë atë të ndjehet i lidhur më fort me tokën e tij.

“Nuk më vjen keq , hiç fare. Jam shumë qetë. Më mirë këtu, sesa tek restoranti që isha në Itali. Nëse këtu do ketë pak ekonomi dhe të eci vendi, s’ka të paguar me asgjë,” –tha Ardiani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skraparliu: U riktheva nga Italia për rosakët, më i lumtur se kurrë appeared first on Euronews Albania.

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 17:24

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron për transmetuesin France Inter.

“Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai.

Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Në shtator, Britania njoftoi për pezullimin e eksporteve të armëve për Izraelin, duke u thirrur në “rreziqe reale” se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është gabim, përfshirë edhe për sigurinë e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon në “urrejtje”.

Ai po ashtu foli edhe për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në Liban. Ai tha se ky përshkallëzim është “prioritet”.

“Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”, tha ai.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 17:18

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, aty ku demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump po vazhdojnë fushatën intensive.

Dy rivalët po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël.

Sondazhet tregojnë se nënpresidentja Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, Trump u zotua t’i mbronte gratë, për të cilat tha se janë më të varfra, me më shumë probleme shëndetësore dhe më pak të sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnë më shumë para për ushqimet dhe gjithçka tjetër se sa shpenzonin katër vjet më parë. Janë më të stresuara, më të dëshpëruara dhe të pakënaqura se sa ishin katër vjet më parë. Unë do t’i rregulloj të gjitha këto probleme”, u premtoi Trump grave amerikane.

Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse republikani renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra.

Ai emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit.

Më shumë se njëzet shtete kanë vënë kufizime për abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2022, mes tyre edhe Xhorxhia.

Nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra.

Përpjekjet për të shtuar mbështetjen për zonjën Harris mes burrave përfshijnë edhe një reklamë nga “Projekti Linkoln” që është kundër zotit Trump.

Reklama thotë se Harris është më e mira për klasën e mesme dhe u kërkon burrave të votojnë për të.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune, kurse Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive.

Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, ka të ngjarë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë appeared first on Euronews Albania.

Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 17:03

Disa mijëra njerëz po ecin nëpër qytetin e Parisit, duke treguar solidaritet me popullin palestinez.

Ata po i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë luftën e tij ndaj Gazës, por njerëzit janë gjithashtu këtu për libanezët ndërsa ato sulme ndaj vendit të tyre nga Izraeli përshkallëzohen.

“Ekziston një komunitet shumë i madh libanez në Francë dhe Libani ka lidhje historike këtu,” – tha kryeministri i Francës në fillim të kësaj jave, ndërsa ai iu drejtua parlamentit dhe bëri thirrje për qetësi.

“Shumë njerëz këtu thonë se janë të frustruar që konflikti ka vazhduar për gati një vit dhe mendojnë se komuniteti ndërkombëtar thjesht nuk po bën asgjë. Ata mendojnë se Franca nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe njerëzit që po vuajnë vërtet,” -tha Macron më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët appeared first on Euronews Albania.

SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 16:48

Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi të premten se administrata e presidentit Biden nuk do të ripërtërijë një program të përkohshëm për mbërritjen e emigrantëve me sponsorizim nga shtetasit amerikanë.

Programi ofronte mundësinë që emigrantët të hynin në SHBA për arsye humanitare ose nëse hyrja e tyre ishte e konsideruar si përfitim publik.

Ky program, i cili u krijua për të ofruar një rrugë ligjore për emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, filloi në tetor të vitit 2022 dhe do të skadojë në javët e ardhshme.

Rreth 530,000 emigrantë nga këto vende kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes rrugëve ajrore dhe kanë përfituar një qëndrim dyvjeçar.

Ndërsa administrata Biden e nisi këtë program për të ulur kalimet e paligjshme në kufirin me Meksikën, numri i emigrantëve që kalonin ilegalisht kufirin arriti në nivele rekord gjatë administratës së tij, por ka rënë së fundmi për shkak të kufizimeve të reja.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Naree Ketudat, vendimi për të mos e ripërtëritur programin bazohet në përcaktimet e bëra në fillim të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 16:38

Në një paraqitje të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden tha të premten se Izraeli nuk ka vendosur ende si do t’i përgjigjet sulmeve me raketa nga Teherani, duke kërkuar që kryeministri izraelit të shqyrtojë objektiva të tjerë përveç rezervave iraniane të naftës.

Sipas presidentit Biden, Izraeli po shqyrton mundësitë për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me raketa të kësaj jave, por ende nuk ka marrë një vendim për reagimin e tij.

Ai theksoi se sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk mbështeten nga administrata e tij.

Analistët vlerësojnë se një sulm ndaj industrisë iraniane të naftës do të kishte pak ndikim në furnizimin global, por një hakmarrje nga Teherani, si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, mund të kishte pasoja të rënda për tregjet e energjisë.

Presidenti Biden, që ka përballur sfida për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar, kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mungesën e përgjigjeve ndaj thirrjeve për armëpushim.

Ai shprehu se asnjë administratë amerikane nuk e ka mbështetur Izraelin më shumë se ajo e tij.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë, asnjë. Dhe unë mendoj se Netanyahu duhet ta mbajë mend këtë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Presidenti Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 16:18

Bosnja dhe Herzegovina do të mbajë zgjedhjet e saj lokale të programuara për ditën e  dielë.

Zgjedhësit do të votojnë për 143 kryetarë dhe 3,200 anëtarë të këshillave në dy entitetet e vendit: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBIH) dhe Republika Srpska (RS), si dhe në Distriktin Brčko, i cili ka status të veçantë.

Peisazhi zgjedhor karakterizohet nga partitë boshnjake që formojnë aleanca të ndryshme, ndërsa partitë serbe dhe kroate priren të bashkohen rreth një kandidati ose aleance të vetme.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (CIK), një total prej 110 partish, 58 aleancash, 76 kandidatëve të pavarur dhe 43 përfaqësuesish të pakicave po konkurrojnë për votat e rreth 3.4 milion votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet shënojnë një dominim të partive boshnjake, duke sjellë një numër të madh kandidatësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ajrore në Liban| Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit të lartë

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 16:09

Hamasi njoftoi të shtunën në mëngjes se një komandant i lartë nga krahu i tij ushtarak, Brigadat al-Qassam, është vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Beddawi në Libanin verior.

Saeed Ali, i cili mendohej të ishte një figurë kyçe në Brigadat al-Qassam, u vra së bashku me gruan e tij, Shaimaa Khalil Azzam, dhe dy vajzat e tyre, Zeinab dhe Fatime, sipas informacioneve nga një korrespondent i Anadolu.

Në një deklaratë, Hamasi e dënoi sulmin, duke thënë se “rezidenca e Saeed Ali u shënjestrua, duke çuar në martirizimin e tij dhe të familjes së tij”. Ata shtuan se “udhëheqja e Izraelit do të paguajë për vendimet e tyre kriminale kundër popullit tonë”.

Ky incident pason vrasjen e Fatah Sharifit, një tjetër lider i Hamasit në Liban, i cili u vra në një sulm ajror të ngjashëm më herët gjatë javës në kampin Burj al-Shemali në jug të Libanit. Situata vazhdon të jetë e tensionuar në rajon, me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ajrore në Liban| Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit të lartë appeared first on Euronews Albania.

‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:56

Reperi i njohur ‘P Diddy‘ ka dalë fuqishëm kundër akuzave të fundit për abuzim seksual, duke i hedhur poshtë ato si ‘kategorisht të rreme’ dhe duke mohuar çdo akuzë që i është bërë.

Reperi dhe producenti 54-vjeçar i muzikës po përballet me sfida të reja ligjore, pasi avokati Tony Buzbee njoftoi se deri në 120 individë po përgatiten të ngrenë padi kundër Combs, duke pretenduar forma të ndryshme shfrytëzimi dhe abuzimi.

Akuzat e reja vijnë ndërsa Diddy mbahet në burg, në pritje të gjykimit për akuza të veçanta për trafikim seksual dhe shantazh, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.

 Në përgjigje të pretendimeve të fundit, avokatja e tij Erica Ëolff lëshoi një deklaratë në emër të tij, duke mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme.

‘Siç ka theksuar ekipi ligjor i Combs, ai nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është bërë një cirk i pamatur mediatik. Combs në mënyrë prerazi dhe kategorikisht mohon si të rremë dhe shpifës çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit’ thuhej në deklaratë.

Buzbee, i cili drejton këto padi, planifikon t’i paraqesë ato gjatë muajit të ardhshëm. Akuzat përfshijnë një periudhë prej më shumë se dy dekadash, nga fillimi i viteve 2000 deri në vitet 2010, dhe përfshijnë burra dhe gra që ishin midis moshës 9 dhe 38 vjeç kur ndodhën incidentet e supozuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni”

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:51

‘Opera për tre grosh’, një kryevepër e autorit të njohur gjerman Bertolt Breçt u shfaq premierë në skenen e teatrit ‘Migjeni’.

Nën regjinë e regjisorit Kuniaki Ida, kjo vepër e shkruar 100 vite me parë, solli një realitet të sotshëm ku paraja sundon botën dhe shoqëria drejtohet nga kriminelë dhe njerëz të korruptuar.

Një vepër që sfidon normat sociale dhe ngre pyetje thelbësore, duke e ftuar spektatorin të zbulojë përgjigjet gjatë shfaqjes.

Për regjisorin japonez, bashkëpunimi me shqiptarët është nder me të suksesshmit pasi sipas tij, ne si komb i ndiejmë me shumë gjerat.

“Kam punuar me aktorë të ndryshëm në të gjithë boten, port e punoje me aktorët shqiptarë ishte ndjesi e re dhe e bukur. Me intereson shume ndjeshmëria që ka kjo vepër këtu, pasi vuira re se shqiptarët janë shumë bujarë e besnikë, kjo është e mrekullueshme. Një karakteristikë që bota po e zbulon tani se kush janë shqiptarët.” –thotë regjisori Kuniaki Ida.

Opera “Për tre grosh” do vijojë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër me natën finale të 5 tetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni” appeared first on Euronews Albania.

U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:44

“Shumë e vështirë është vetëm për mungesë të fëmijëve asgjë tjetër… ”

Ky është Bardhyl Zabzuni, 74 vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.

I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakfrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshurave.

“Unë kam gati dy vite që jetoj këtu, më solli vëllai. Kam qenë i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vëllain në Greqi e mori për një jetë më të mirë, iku me mori dhe kalamajt e ngela vetëm,” –thotë Bardhyli.

 “Nevojë kam shumë dhe kur shoh kalamaj që vijnë nxierr mallin e tyre…” –shprehet më tej i moshuari.

Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.

Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.

“Unë këtu kam gjet një familje, lash një familje atje dhe e gjeta këtu. Personeli është shumë i respektueshëm ,na trajtojnë sikur jemi ne prinderit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumë e vështirë por sa erdha ketu u rehatu shpirti, jam më ndryshe,” –tregon Bardhyli.

Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil appeared first on Euronews Albania.

❌
❌