❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Buzhala paralajmĂ«ron padi pĂ«r “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal SveçlĂ«n

7 October 2024 at 21:17

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nënstacionit policor në veri, pretendoi se derisa po shikonin shpronësimin e perimetrit të sigurisë të stacionit policor, kanë parë se pronarë të parcelës figuronin biznesmeni serb i sanksionuari nga SHBA-ja Zvonko Veselinoviqi e biznesmenët kosovarë Bujar Musa e Akan Ismaili (ky i fundit ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe gazetari Berat Buzhala.

E ky i fundit, Berat Buzhala nĂ« emisionin “Debat Plus”  u shpreh se nĂ« platformĂ«n E-Kosova vĂ«rtetohet se “nuk ka pronĂ«â€ nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s.

“Krejt çka kam nĂ« emĂ«r timin Ă«shtĂ« nĂ« PrishtinĂ«. NĂ« Çabiq kam pronĂ«si bashkĂ«si familjare”, vijoi Buzhala.

“Sot kam angazhuar Besnik BerishĂ«n, avokatin tim. Brenda javĂ«s do tĂ« dorĂ«zohet padia. Nuk Ă«shtĂ« kĂ«si premtimi qĂ« thuhet e s’bahet kurrĂ«. Ka me pas padi pĂ«r Xhelalin”, deklaroi Berat Buzhala pas deklarimeve tĂ« ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla.

Buzhala u shpreh se ministri Sveçla Ă«shtĂ« “sherr-budallĂ«â€, pas deklarimeve tĂ« tij.

Gazetari tha se statusi i tij “Rreth gurthyesit dhe jo vetĂ«m”, ka qenĂ« njĂ« status si pĂ«rgjigje ndaj ish-presidentit Haxhim Thaçi.

“Jam shtyrĂ« me ish-presidentin, e jo me Xhelal SveçlĂ«n”.

Buzhala deklaroi se “kurrĂ« nuk ka pasur tokĂ« as nĂ« veri por as nuk ka qenĂ« nĂ« ortak”. Ai pĂ«rmendi edhe disa prej aferave tĂ« publikuara nga Nacionale pĂ«r akterĂ«t politik, tĂ« fundit qoftĂ« atĂ« pĂ«r rezervat shtetĂ«rore por edhe bisedat e Mimoza Kusari-Lilat dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiqit.

“Kjo temĂ« u pĂ«rmend nga Gani Geci nĂ« 2009. U nis njĂ« gurthyes nĂ« veri. Bujar Musa dhe Akan Ismaili e kanĂ« themeluar IPKO-n nĂ« KosovĂ«. Aksionar minor tek IPKO. Kur Albright dhe Obrien kanĂ« blerĂ« tokĂ« nĂ« veri, pjesĂ«n e gurthyesit 2008, 5 % e tokes nĂ« veri me ARBK-nĂ« kam largu, dhe nuk kam dashur tĂ« marrĂ« token. Nuk kam kurrĂ« hiq. NĂ« gusht tĂ« 2009. As nuk kam jap pare as nuk kam marrĂ«. Nuk ka prone nĂ« veri dhe kurrĂ« nuk kam qenĂ« ortak me Veselinoviqin. KurrĂ« se kam takuar Veselinoviqin. Kjo Ă«shtĂ« tema sikur vrasjet e LDK-sĂ«, herĂ« e pĂ«rmendet nga njĂ«ra anĂ« herĂ« tjetra. Aktualisht po e pĂ«rdorĂ« LĂ«vizja VetĂ«vendosje. Edhe zgjedhjet e kaluara e kanĂ« pĂ«rmendur. JanĂ« nga tuten se kanĂ« me iu dalĂ« pĂ«rgjimet tjera me Milan Radoiçiq. Nuk ka fol Berati me Millanin, ka fol Mimoza. Ka mundĂ«si qĂ« dalin edhe biseda tĂ« tjera. KanĂ« folur edhe tema qoftĂ« rryma nĂ« veri, ligjin pĂ«r veteran, pagĂ«n minimale. Berat Buzhala e ka pru temĂ«n e rezervave shtetĂ«rore. Ka pru temĂ«n e Milan Radoiçiqit dhe Mimoza Kusari Lilat. Hekuran Murati ka qenĂ« drejtor i financave nĂ« kompani tim”, vijoi Buzhala.

The post Buzhala paralajmĂ«ron padi pĂ«r “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal SveçlĂ«n appeared first on Telegrafi.

Anulohet greva e punĂ«torĂ«ve teknikĂ« tĂ« spitalit ‘Isa Grezda’ nĂ« GjakovĂ«

7 October 2024 at 21:00

Federata Sindikale e PunĂ«torĂ«ve tĂ« Sektorit Privat tĂ« KosovĂ«s njofton se kanĂ« anuluar grevĂ«n e punĂ«torĂ«ve teknikĂ« tĂ« spitalit ‘Isa Grezda’ nĂ« GjakovĂ« e paralajmĂ«ruar pĂ«r nesĂ«r (e martĂ«) pĂ«r shkak tĂ« vonesĂ«s sĂ« pagave pĂ«r dy ditĂ«.

“Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisĂ« kanĂ« garantuer se pagat e kĂ«tyre punĂ«torĂ«ve do tĂ« jenĂ« nĂ« llogaritĂ« e punĂ«torĂ«ve nesĂ«r mĂ« sĂ« largu deri nĂ« orĂ«n 12:00 dhe duke u bazuar ne kĂ«tĂ«, greva pezullohet deri pasaneser, pastaj do tĂ« veprohet konform situatĂ«s sĂ« krijuar”, tuhet nĂ« njoftimin e kryetari tĂ« FederatĂ«s Sindikale tĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Sektorit Privat tĂ« KosovĂ«s, Jusuf Azemi.

The post Anulohet greva e punĂ«torĂ«ve teknikĂ« tĂ« spitalit ‘Isa Grezda’ nĂ« GjakovĂ« appeared first on Telegrafi.

Protesta e opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«, rrezikohet jeta e policit – molotovi i shpĂ«rthen te kĂ«mbĂ«t

7 October 2024 at 19:52

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.

Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës./A2 CNN

The post Protesta e opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«, rrezikohet jeta e policit – molotovi i shpĂ«rthen te kĂ«mbĂ«t appeared first on Telegrafi.

Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit

7 October 2024 at 19:49

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në Girona të Spanjës këtë të hënë. Mediat iberike raportojnë se të shtunën rreth orës 19:00, shqiptari ende i paidentifikuar, u la para derës së spitalit Blanes në qytetin verilindor spanjoll, me një plagë në kokë të shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.

Policia spanjolle ka nisur njĂ« hetim pĂ«r vrasje, teksa bĂ«het me dije se kanĂ« qenĂ« tĂ« paktĂ«n tre persona nĂ« njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« zi qĂ« e kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« ndjerin nĂ« derĂ«n kryesore tĂ« spitalit Blanes.

Divizioni i Hetimit Kriminal i rajonit të Gironas kanë nisur të analizojnë kamerat e spitalit dhe ato pranë zonës që mund të kenë regjistruar mjetin, i cili sipas disa informacioneve kishte targa të huaja.

Një nga hipotezat që hetuesit po shqyrtojnë është se mund të jetë një ngjarje e lidhur me trafikun e drogës. Sakaq, trupi i viktimës do të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, ElCaso.com raporton se 24 orë pasi shqiptari u braktis në derën e spitalit, një burrë që pretendon të ketë lidhje me ngjarjen është dorëzuar në stacionin e policisë në Lloret de Mar.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar njĂ« person, i cili Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« komisariat, por pĂ«r momentin nuk dihet se çfarĂ« roli ka luajtur ai nĂ« vrasjen e shqiptarit, ose nĂ«se ka qenĂ« njĂ« nga tre personat nĂ« automjetin tip “Audi”.

AgjentĂ«t nga DIC e Girona kanĂ« shkuar nĂ« stacionin e policisĂ« Lloret de Mar pĂ«r ta marrĂ« atĂ« nĂ« pyetje, duke pritur qĂ« roli i tij tĂ« sqarohet dhe t’i dorĂ«zohet, nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme gjykatĂ«s.

Mossos d’Esquadra dyshon se kjo vrasje lidhet edhe njĂ« herĂ« me trafikun e drogĂ«s, njĂ« biznes i rrezikshĂ«m, i cili e ka kthyer rajonin e KatalonjĂ«s nĂ« prodhuesin mĂ« tĂ« madh tĂ« kanabisit, qĂ« eksportohet nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n dhe gjeneron miliona euro pĂ«rfitime.

The post Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit appeared first on Telegrafi.

Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi

7 October 2024 at 19:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe për komunitetin kulturor, për vdekjen e akademikut dhe piktorit të njohur Tahir Emra.

Tahir Emra, një emër i njohur në artin dhe kulturën e Kosovës, ka lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe kulturore.

Presidentja Osmani e vlerësoi lart veprën e tij artistike, e cila është ekspozuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke e cilësuar si një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit, ndërsa inkurajoi që ata të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.

Ajo e cilësoi Tahir Emrën si një figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi.

“I pĂ«rhershĂ«m qoftĂ« kujtimi pĂ«r akademik Tahir EmrĂ«n,” pĂ«rfundoi mesazhin e saj Presidentja Osmani./Telegrafi/

The post Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi appeared first on Telegrafi.

AUV asgjëson gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë

7 October 2024 at 19:14

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane.

AUV përmes një postimi në Facebook ka thënë se një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë.

“Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet pĂ«r parandalimin dhe çrrĂ«njosjen e sĂ«mundjes se tuberkulozit tĂ« kafshĂ«t e llojit gjedhe. NĂ« dy raste tĂ« dyshimta pas matjeve kutane kanĂ« rezultuar pozitiv nĂ« sĂ«mundjen infektive tuberkuloz”.

“NjĂ« rast tek njĂ« kafshĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fshatin LubishtĂ« dhe pesĂ« krerĂ« gjedhe kanĂ« rezultuar pozitiv nĂ« njĂ« fermĂ« ne fshatin BeguncĂ«. Duke u bazuar nĂ« Ligjin e VeterinarisĂ« dhe udhĂ«zimin Administrativ pĂ«r luftimin dhe çrrĂ«njosjen e sĂ«mundjes se tuberkulozit, brucelozĂ«s dhe leukozĂ«s tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim pĂ«r asgjĂ«simin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« kafshĂ«ve pĂ«r tĂ« penguar pĂ«rhapjen e sĂ«mundjes”, thuhet nĂ« njoftimin e AUV-it./Telegrafi/

The post AUV asgjëson gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë appeared first on Telegrafi.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

7 October 2024 at 17:11

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kanë vendosur pika kontrolli të automjeteve brenda komunës së Leposaviqit.

“KĂ«to pĂ«rpjekje janĂ« pjesĂ« e misionit tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« KFOR-it pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjitha komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e zakonshĂ«m tĂ« KFOR-it.

Tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij  për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./Telegrafi/

The post Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq appeared first on Telegrafi.

Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët e Prishtinës

6 October 2024 at 23:35

Rreziku nga kafshimi prej qenve endacakë është shqetësues. Kështu po konsiderojnë asamblistët e opozitës në Komunën e Prishtinës.

Edhe një rast i sulmit nga qentë endacakë u regjistrua të shtunën në oborrin e QKUK-së. Kësaj radhe ishte drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ai i cili kishte pësuar lëndime të konsiderueshme trupore. Këtë e ka bërë të ditur asamblistja nga radhët e PDK-së, Kumrije Shabani, e cila në rrjetet sociale shfaqi imazhet e lëndimit që ka pësuar neurologu. Ajo kërkoi nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të ndërmarrë masa të menjëhershme për t`i mbrojtur qytetarët nga ky rrezik.

Alarmante po e konsideron gjendjen edhe Gëzim Sveçla, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e opozitës.

“Sulmi ndaj drejtorit tĂ« NeurologjisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nĂ« vazhdĂ«n e sulmeve tĂ« shumta qĂ« kanĂ« ndodhur sidomos nĂ« atĂ« hapĂ«sirĂ«. Kjo pastaj pĂ«r neve Ă«shtĂ« shumĂ« problematike nĂ«se bazohemi nĂ« deklaratĂ«n e z.Rama dhĂ«nĂ« para 2-3 netĂ«ve nĂ« njĂ« medium publik ku thotĂ« se me qĂ«llim nuk i kemi larguar qentĂ« nga sheshi dhe nga QKUK-ja, do tĂ« thotĂ« se kjo Ă«shtĂ« skandaloze njĂ« veprim i tillĂ« nĂ«se me tĂ« vĂ«rtetĂ« ka ndodh, me nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyrĂ« Ă«shtĂ« si kurthĂ« ndaj qytetarĂ«ve. Do tĂ« thotĂ« pĂ«r inati ndaj QeverisĂ« qendrore nĂ« raporte politike, viktimat janĂ« qytetarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« rast ishte drejtori i njĂ« Klinike tĂ« QKUK-sĂ«â€, tha Sveçla.

Për zgjidhjen e problemit, kreu i Prishtinës tha se është duke u punuar vazhdimisht, por ai ka një kërkesë për QKUK-në.

“Jemi duke punuar mĂ« shumĂ« se Qeveria, mĂ« shumĂ« se çdo komunĂ« tjetĂ«r pĂ«r sanimin e problemit me qentĂ« endacak edhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsyeje tĂ« gjitha kĂ«to raste, sidomos rastet qĂ« po ndodhin nĂ« QKUK, i lus menaxhmetin e QKUK-sĂ« ta mbajnĂ« mĂ« pastĂ«r hapĂ«sirĂ«n e QKUK-sĂ« sepse normal papastĂ«rtia josh apo sjell qentĂ« endacak. Kemi ofruar tĂ« ju dĂ«rgojmĂ« edhe kontejner mirĂ«po kanĂ« thĂ«nĂ« se nĂ«se ne kemi mĂ« shumĂ« kontenjer, paguajmĂ« mĂ« shumĂ«. Do tĂ« thotĂ« duhet kemi njĂ« kooperim mĂ« tĂ« mirĂ«fillt mes DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike dhe QKUK-sĂ« dhe kĂ«tĂ« e ka ofruar drejtori i ynĂ«, por duhet normal qĂ« QKUK-ja tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa shtesĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kushteve aty edhe pĂ«r mbylljen e territorit tĂ« QKUK-sĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« sanimi tĂ« jetĂ« i pĂ«rhershĂ«m e jo vetĂ«m i pĂ«rkohshĂ«m sepse ju e dini qĂ« masat mĂ« tĂ« mĂ«dha deri mĂ« tani nĂ« historinĂ« e PrishtinĂ«s faktikisht apo tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« duke i ndĂ«rmarrĂ« Komuna e PrishtinĂ«s”, tha Rama.

Gjendja me qentë endacakë në kryeqytet, sipas Sveçlës, është më e rëndë sesa ka qenë prej kur Rama mori detyrën.

“E kur kĂ«saj i shtojmĂ« edhe faktin qĂ« pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, nĂ« planifikimin buxhetor janĂ« tĂ« ndara vetĂ«m 500 mijĂ« euro, atĂ«herĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« nuk shohim se kjo gjendje do tĂ« rregullohet sĂ« shpejti. Siç e dini z.Rama, gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore ka premtuar qĂ« brenda vitit do ta rregullojĂ« çështjen e qenve endacak, e kjo çështje jo qĂ« nuk Ă«shtĂ« rregulluar, por tani Ă«shtĂ« duke u vĂ«shtirĂ«suar shumĂ« e mĂ« shumĂ« sidomos nĂ«se e shtojmĂ« faktin qĂ« po shkojmĂ« nĂ« sezonin e dimrit, kur sulmet e qenve endacak janĂ« mĂ« tĂ« shumta pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« ushqimit. JanĂ« marrĂ« disa veprime, tĂ« cilat kanĂ« rezultuar tĂ« dĂ«shtuara siç ishin pikat ushqyese ose procesi i adoptimit tĂ« qenve, e tĂ« gjitha kĂ«to nuk kanĂ« ndikuar qĂ« gjendja tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet. Me tĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« shqetĂ«suese edhe alarmante edhe qasja e pushtetit lokal nĂ« raport me kĂ«tĂ« problem por edhe gjendja momentale nĂ« tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« kryeqyteti”, tha Sveçla.

Për këtë çështja Rama pajtohet se buxheti i ndarë prej 500 mijë eurosh nuk është i mjaftueshëm, por se i bëri thirrje nivelit qendror që të merret më seriozisht, pasi sipas tij, nuk ka ndarë asnjë buxhet për këtë çështje.

“Normal qĂ« nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme. Po them, neve na duhet ndihma e nivelit qendror. Niveli qendror, pĂ«rkundĂ«r faktit qĂ« i ka buxhetuar para mĂ« shumĂ« se dy viteve 9 milionĂ« e gjysmĂ« e nuk e ka nda asnjĂ« centĂ« pĂ«r trajtimin e qenve endacak. Vazhdon, pra tĂ« mos jetĂ« bashkĂ«punues nĂ« kĂ«tĂ« çështje, prandaj e lus publikisht qĂ« niveli qendror tĂ« zgjohet nga gjumi dhe tĂ« merret me seriozitetin mĂ« tĂ« madh rreth kĂ«saj çështje. OJQ-tĂ« qĂ« kanĂ« nxjerrĂ« statistika qĂ« ka rreth 3500 deri nĂ« 4000 mijĂ« qen endacak nĂ« PrishtinĂ« dhe ne i kemi investuar rreth 2 milionĂ« e mĂ« shumĂ« deri mĂ« tani. QentĂ« normal qĂ« vijnĂ« edhe prej komunave tjera dhe pa ndihmĂ«n e nivelit qendror dhe komunave tjera qĂ« nuk munden me i pĂ«rballu kĂ«to kosto, normal qĂ« problemi do tĂ« vazhdojĂ«. Prandaj i lus publikisht QeverinĂ« qĂ« tĂ« merret me seriozitetin mĂ« tĂ« madh“, tha Rama.

Rast i njëjtë i sulmit nga qentë endacakë kishte ndodhur edhe para një muaji kur në oborrin e QKUK-së kishte pësuar një kardiolog nga Peja, të cilit i ishin shkaktuar lëndime serioze trupore.

The post Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët e Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 6 October 2024Main stream

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

6 October 2024 at 22:48

Pas ngjarjes tragjike në Liqenin e Badocit, ku tri persona humbën jetën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për familjarët dhe bëri thirrje për kujdes në trafik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kufizimeve të shpejtësisë.

Megjithatë, kjo thirrje u kritikua nga Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Tahiri shprehu mendimin se qeveria dhe ministrat përgjegjës nuk duhet të reagojnë vetëm pasi ndodhin fatkeqësi tragjike. Ai nënvizoi se fokusi nuk duhet të jetë vetëm në masat ndëshkuese, por në investime më të gjera në teknologji moderne që mund të ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.

Sipas Tahirit, disa nga hapat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar sigurinë rrugore përfshijnë:

-Vendosjen e kamerave inteligjente që monitorojnë shpejtësinë.

-Instalimin e tabelave me mesazhe të ndryshueshme që informojnë drejtuesit për rreziqet dhe kufijtë e shpejtësisë.

-Përdorimin e sistemeve që rregullojnë semaforët bazuar në rrjedhën e trafikut.

-Vendosjen e radarëve dhe tabelave që tregojnë shpejtësinë në kohë reale.

-Montimin e kamerave në semaforë për të monitoruar dhe kapur shkelësit që kalojnë në të kuqe.

Ai kritikoi qeverinë për mungesën e investimeve në këto teknologji, duke theksuar se këto masa do të ishin më efektive për të ruajtur jetën e qytetarëve dhe për të ulur numrin e aksidenteve fatale./Telegrafi/

The post Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve appeared first on Telegrafi.

Gjykimi në mungesë, standard i ri e lehtësim për gjykimin e krimeve të luftës

6 October 2024 at 22:33

Çedomir Aksiq Ă«shtĂ« i akuzuari i parĂ« ndaj tĂ« cilit nisi gjykimi pa prezencĂ«n e tij. Gjykimi ndaj tij bĂ«het pĂ«r akuzat pĂ«r krime lufte tĂ« kryera gjatĂ« periudhĂ«s janar-maj tĂ« vitit 1999 nĂ« KosovĂ« nisi njĂ« vit mĂ« parĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar mĂ« pas edhe me ngritjen e aktakuzave tĂ« tjera nĂ« mungesĂ« pĂ«r krime lufte.

Ndryshimet ligjore sipas dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka kanë vendosur një standard të ri në sistemin e drejtësisë, por se edhe më tutje vazhdon të jetë sfidues.

“Gjykimi nĂ« mungesĂ« jo vetĂ«m nĂ« rendin tonĂ«, po nĂ« sistemin tonĂ« prokurorial dhe gjyqĂ«sor, Ă«shtĂ« sfidĂ« nĂ« tĂ« gjitha vendet gjithandej, sepse flasim pĂ«r njĂ« standard tĂ« ri, njĂ« institut qĂ« nĂ«nkupton raste tĂ« veçanta, kufizuara me kushte tĂ« caktuara qĂ« i pandehuri mund tĂ« gjykohet nĂ« mungesĂ« tij, qĂ« reflekton pastaj me sfidĂ«n nĂ« lidhje me drejtat procedurale qĂ« i ka personi i pandehur”, ka deklaruar Puka pĂ«r Tv Dukagjinin.

Problematike gjykimin në mungesë e sheh edhe profesoresha Gjylbehare Murati, e cila thotë më sfiduese do të jetë zbatimi i aktgjykimeve.

“Duhet tĂ« kemi parasysh tre standarde. NjĂ«ra prej tyre e para Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« njoftohet i akuzuari. E dyta Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues ligjor qĂ« ka me ofru njĂ« pĂ«rfaqĂ«sim efektiv dhe e treta, rasti ka me pas mundĂ«si pĂ«r rigjykim”, deklaroi Murati.

Ndërkohë që Puka thotë se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë bërë vetëm për të lehtësuar hetimin e gjykimin e krimeve të luftës.

“Nuk pĂ«rcakton ligji te ne mundĂ«sinĂ« e gjykimit nĂ« mungesĂ« pĂ«r veprat e asaj natyre, pra pĂ«r terrorizmin sepse edhe kur Ă«shtĂ« plotĂ«su, ndryshu kodi i procedurĂ«s, fryma, nĂ«se bĂ«jmĂ« njĂ« interpretim autentik, po themi ka qenĂ« pĂ«r krimet e luftĂ«s, ka qenĂ« pĂ«r krimet kundĂ«r njerĂ«zimit dhe nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktu pĂ«r raste tĂ« tilla, edhe pse kĂ«to janĂ« vepra shumĂ« tĂ« rĂ«nda, vepra kundĂ«r rendit Kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, siç Ă«shtĂ« terrorizmi Ă«shtĂ« dashtĂ« tĂ« pĂ«rcaktohet”, ka deklaruar Puka.

Ngritja e aktakuzës e zhvillimi i gjykimeve pa prezencë të të akuzuarit u mundësua pas ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.

Ndryshimet e të cilit hynë në fuqi në shkurt të 2023. Që nga viti i kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dhjetëra aktakuza në mungesë për krime lufte e krime kundër njerëzimit e përdhunime seksuale të kryera gjatë luftës.

The post Gjykimi në mungesë, standard i ri e lehtësim për gjykimin e krimeve të luftës appeared first on Telegrafi.

Goditet për vdekje me shishe qelqi 65-vjeçari në Sarandë

6 October 2024 at 22:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel

The post Goditet për vdekje me shishe qelqi 65-vjeçari në Sarandë appeared first on Telegrafi.

Efektivja e policisë në Shqipëri përplas me makinë për vdekje këmbësorin

6 October 2024 at 22:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë një 43 vjeçare, e cila sipas informacionit të policisë është efektive e policisë, ka përplasur me makinë një këmbësor 51 vjeçar.

Personi me inicialet V.H. u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Punonjësia e policisë, Florinda Zvangu, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë shqiptare

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistĂ«t e AMP (rajoni LezhĂ«-Shkoder), kanĂ« kryer tĂ« gjitha veprimet nĂ« vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dhe arrestuar pĂ«r veprĂ«n penale  “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme./Euronews Albania

The post Efektivja e policisë në Shqipëri përplas me makinë për vdekje këmbësorin appeared first on Telegrafi.

Tragjedia në Badoc, Kurti: Qytetarët të dekurajojnë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë

6 October 2024 at 18:44

Tre persona të moshës së re, vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti. Me veturën që udhëtonin, ata kanë rënë në liqenin e Badocit.

Mesazhe ngushëllimi kanë shprehur krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike.

Kryeministri Albin Kurti pasi ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes me shpejtësinë.

“Vdekje tragjike e tre tĂ« rinjve mbrĂ«mĂ« rreth mesnatĂ«s. NgushĂ«llime tĂ« sinqerta familjeve, shokĂ«ve dhe shoqeve tĂ« tyre. NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« ndajmĂ« dhimbjen dhe pikĂ«llimin me ta”.

“I lus qytetarĂ«t qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes e t’i respektojnĂ« rregullat e komunikacionit si dhe tĂ« dekurajojnĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« praktikojnĂ« tejkalimin e shpejtĂ«sisĂ« sĂ« lejuar apo afirmojnĂ« vozitjen tepĂ«r tĂ« shpejtĂ«â€, ka shkruar tutje Kurti nĂ« Facebook./Telegrafi/

The post Tragjedia në Badoc, Kurti: Qytetarët të dekurajojnë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Laguna e Kune Vainit bëhet atraksion për të huajt, problem mushkonjat

6 October 2024 at 18:24

Vetëm 8 kilometra larg Lezhës, Laguna e Kune Vainit, tërheq vizitorë gjatë gjithë muajve të vitit.

Natyra, laguna dhe shpendët ujorë, historia e zonës dhe kulinaria tërheqin më së shumti turistët vendas dhe të huaj, të cilët thonë se po përballen me një problem kryesor në këtë zonë, mushkonjat.

Këto, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta që kanë shoqëruar vendin këtë vit.

“Vij pĂ«r here tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, kam qĂ«ndruar nĂ« TiranĂ« dhe po qĂ«ndroj edhe nĂ« LezhĂ«, nĂ« LagunĂ«n e Kune Vainit. ËshtĂ« njĂ« natyrĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se shumĂ« e bukur, por janĂ« dy problematika, mushkonjat janĂ« shumĂ« bezdi, edhe hedhja e mbeturinave”, thotĂ« njĂ« turiste gjermane.

“ËshtĂ« njĂ« vend shumĂ« i bukur, por realisht mushkonjat janĂ« shumĂ« problem”, shprehet njĂ« tjetĂ«r turist gjerman.

Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen adresuar Tv Klan, thotë se është kryer procesi i dezinsektimit, por ky proces është larvicid, pra lufton larvat e mushkonjave dhe synon minimizimin e mushkonjave jo zhdukjen e tyre, uljen e bezdisë së pickimit për popullatën rezidente ose të përkohshme siç është popullata në periudhën e turizmit si dhe minimizim të transmetimit të sëmundjeve infektive që transmetohen nga vektori mushkonjë.

Por në asnjë rast, Ministria nuk thotë se kur është kryer për herë të fundit procesi i dezisnektimit në këtë zonë dhe a do të kryhet sërish brenda muajit Tetor.

Proces i cili nis në muajin maj dhe përfundon në muajin tetor.

The post Laguna e Kune Vainit bëhet atraksion për të huajt, problem mushkonjat appeared first on Telegrafi.

Koliqi ka probleme me rrymën e si pasojë e saj edhe me ujin

5 October 2024 at 23:53

Në mjediset e Gollakut problemet me energjinë elektrike janë evidente si pasojë e infrastrukturës energjetike të vjetruar dhe shtimit të objekteve të banimit nga banorët e këtyre anëve, edhe pse shumica nga ata nuk janë rezidentë në pronat e tyre.

Familja Hajzeri nga fshati Koliç është një prej familjeve që shpeshherë duhet ta përgatisë ushqimin, pa drita e me gaz, në mungesë të energjisë elektrike. Si pasojë e kësaj ata mbeten edhe pa ujë të pijshëm.

“Shpesh tri ditĂ« nuk shkon pa u ndal rryma edhe gjithĂ« ditĂ«n mbesim pa ujĂ« dhe pa rrymĂ«, qe me plin duhet m e pĂ«rgatit darkĂ«n se skena edhe veç e provojmĂ« edhe mbesim deri nesĂ«r qashtu”, thotĂ« zonja e shtĂ«pisĂ«.

Banorët thonë se edhe ku ka energji elektrike, ajo nuk është stabile, reduktimet janë të paplanifikuara, ndërsa ngrohjen e bëjnë më dru.

“Po rrezikohen artikujt, po ka nĂ« lagjen tonĂ« qĂ« iu kanĂ« prishtĂ« tona artikujt çka i ka pasĂ«, shkaku i rrymĂ«s edhe me iu thanĂ« atyre diçka ata s’besojnĂ«, as nuk dalin me shikua, me t’i kompensua ma s’vejnĂ« nĂ« ren, ajo hiq po çka t’i bĂ«sh, prapĂ« i ligu duhet me durua s’ka ça bĂ«n”, thotĂ« pĂ«r RTK-nĂ« Imer Hajzeri, banor i fshatit Koliç.

Problemi me energjinë është i kamotshëm, ndërsa banori Egzon Zeqiri thotë se me këtë lloj rryme nuk mund të ketë zhvillimin rural.

“NĂ« pagesa gjithmonĂ« jemi tĂ« rregullt, e bĂ«jmĂ« pagesĂ«n ndoshta edhe mĂ« herĂ«t vetĂ«m mos tĂ« kemi problem me energjinĂ« elektrike, por i kemi bĂ«rĂ« dhe disa kĂ«rkesa prej disa viteve ndoshta 10 deri 15 vjet, gjithmonĂ« i kemi pĂ«rgjigjet negative”, tha Zeqiri.

Interesi për ngritje dhe zhvillim të fshatit për banorët rezidentë dhe ata që dëshirojnë të kthehen në fshatin Koliç të Gollakut të Prishtinës veniten si pasojë e sfidave me energji elektrike.

The post Koliqi ka probleme me rrymën e si pasojë e saj edhe me ujin appeared first on Telegrafi.

“Propozimi u diskutua me RamĂ«n gjatĂ« njĂ« kafeje nĂ« Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump pĂ«r Sazanin

5 October 2024 at 23:33

TĂ« ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratĂ« nga shtetet e Gjirit, “superçifti” Jared Kushner dhe Ivanka Trump, planifikon tĂ« zhvillojĂ« resorte ultraluksoze nĂ« ShqipĂ«ri.

KĂ«shtu e nis Wall Street Journal artikullin e saj dedikuar planeve pĂ«r investimin nĂ« ishullin e Sazanit, i cili planifikohet tĂ« kthehet nĂ« njĂ« “tempull” qĂ« do tĂ« ofrojĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« komoditetit pĂ«r vizitorĂ«t dhe turistĂ«t.

“Kushner u magjeps nga bukuritĂ« e ShqipĂ«risĂ«â€

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke lundruar me miqtë përgjatë plazheve të virgjëra të Adriatikut në Shqipëri, shkruan Wall Street Journal (WJS).

Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri grek 2,200-vjeçar, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u mahnitën kaq shumë nga një vizitë në këtë ish-ishull ushtarak, saqë menduan se do të ishte destinacioni perfekt për një hotel luksoz.

Ky udhëtim ishte kaq shumë mbresëlënës, sa që kur Kushner u takua me kryeministrin Rama disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, i bëri një propozim.

GjatĂ« kafesĂ« me Kushner, ai mĂ« tregoi sa ishte magjepsur nga bukuritĂ« e ShqipĂ«risĂ«â€, theksoi kryeministri Rama, njĂ« kryetar shteti dy metra i gjatĂ«, nĂ« njĂ« intervistĂ«.

“Ai mĂ« pyeti nĂ«se mund te shikonte ndonjĂ« mundĂ«si pĂ«r investime potenciale”, tha Kushner duke pranuar bekimin e kryeministrit.

Kushner, 43 vjeç, tani është në punë e sipër me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për klientelë ultraluksoze. Ai po negocion detajet me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishulli ushtarak që vizitoi, një bazë e përdorur nga nëndetëset ish-sovjetikë, ku bunkerët dhe tunelet e braktisur janë të shpërndara nëpër kodrat shkëmbore.

Një sërë resortesh luksoze janë planifikuar të ndërtohen në një gadishull aty pranë ku lopët dhe delet kullotin nëpër plazhet mahnitëse dhe duna të aksesueshme vetëm nga një shteg i thyer.

Kjo tokë është e mbrojtur sipas legjislacionit për ruajtjen e mjedisit. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për aq kohë sa janë të paktën me pesë yje.

Rregullat e lojĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«t e familjeve tĂ« kandidatĂ«ve qĂ« garojnĂ« pĂ«r poste tĂ« larta Ă«shtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« hije—tĂ« shmangin pĂ«rfshirjen e tyre nĂ« marrĂ«veshje me lidhje politike qĂ« mund tĂ« nxisin debat.

Kushner është duke u përfshirë në to.

Lidhjet politike dhe paratë arabe
Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u mbështetur në lidhjet gjeopolitike në një shkallë që rrallë shihet për një person kaq të afërt me një kandidat kryesor presidencial, në një vlerë që arrin në miliarda dollarë.

Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur shumicën e parave në fondin e tij të kapitalit privat prej 3.1 miliardë dollarësh nga vendet e Lindjes së Mesme, duke u bërë shënjestër kritikash nga anëtarë të të dyja partive në Kongres.

Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa prej tyre janë kandidatë për poste në qeveri nëse Trump fiton këtë nëntor.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar pasuri të paluajtshme në tokë publike pa pasur nevojë të kalojë nëpër gara konkurruese, gjë që u kritikua nga politikanët opozitarë në të dyja shtetet.

Në fund të fundit, Kushner u kthye në rrënjët e tij të pasurive të paluajtshme, por në një vend të paparashikuar: Ballkanin Perëndimor.

NĂ« Serbi, njĂ« dispozitĂ« qĂ« parashikon ndĂ«rtimin e njĂ« memoriali qĂ« qeveria thotĂ« se do t’u kushtohet viktimave tĂ« agresionit tĂ« NATO-s”—nĂ« njĂ« vend qĂ« aleanca e bombardoi nĂ« 1999—ka ngjallur debat pĂ«r nacionalistĂ«t serbĂ« dhe ish-zyrtarĂ«t amerikanĂ«, pĂ«rfshirĂ« gjeneralin Wesley Clark, komandantin ushtarak tĂ« NATO-s gjatĂ« luftĂ«s nĂ« Ballkan.

Mbledhja e fondeve nga Kushner dhe marrëveshjet për prona me palë të huaja po ngjallin dyshime se ai dhe anëtarë të tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë nga forcimi i marrëdhënieve me liderë botërorë dhe kompani që kërkojnë ndikim tek një president i ardhshëm.

Grumbullimi i fondeve dhe marrĂ«veshjet pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme tĂ« Kushner “i japin qeverive tĂ« huaja hapĂ«sirĂ« pĂ«r ndikim mbi familjen Trump,” tha Senatori Ron Wyden, njĂ« demokrat, nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar Affinity mĂ« 24 Shtator. “InvestitorĂ«t e Affinity mund tĂ« mos jenĂ« tĂ« motivuar nga hapĂ«sirat tregtare, por nga mundĂ«sia pĂ«r tĂ« kanalizuar para nga qeveritĂ« e huaja pĂ«r anĂ«tarĂ«t e familjes sĂ« Presidentit Trump, konkretisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump.”

Kushner beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjeve rreth letrĂ«s sĂ« Wyden, Kushner tha se “Affinity do tĂ« gjykohet nga njĂ« matĂ«s—fitimet e investitorĂ«ve”.

Ai beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.

Përveç kësaj, ai kishte një aleat me lidhje brenda. Grenell, i cili si dërguar i Trump-it për Ballkanin ishte afër presidentit serb, kishte kohë që kishte vënë syrin mbi truallin e dy ndërtesave të godinës së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të Beogradit, të cilën qeveria kishte kërkuar ta rizhvillonte.

Por situata ishte e komplikuar. Trualli ishte bombarduar nga NATO nĂ« 1999 gjatĂ« njĂ« pĂ«rpjekjeje pĂ«r tĂ« ndalur fushatĂ«n e spastrimit etnik tĂ« presidentit jugosllav Slobodan MiloĆĄević nĂ« KosovĂ«. Trualli ka ngelur me dy godina nĂ« gjendje tĂ« degraduar, pothuajse tĂ« paprekura.

Grenell, i etur pĂ«r tĂ« sjellĂ« investime amerikane nĂ« rajon, e thirri Kushner-in disa muaj pas largimit tĂ« Trump-it nga zyra pĂ«r t’a bindur pĂ«r kĂ«tĂ« truall nĂ« Beograd.

NĂ« fund, Grennell ia doli t’a bindte Kushner. Kushner dĂ«rgoi njĂ« punonjĂ«s qĂ« mbeti i mahnitur nga gjallĂ«ria e Beogradit, tha Kushner dhe ai u bind edhe mĂ« shumĂ« pasi foli me zhvilluesin legjendar nga EBA Mohamed Alabbar, njĂ« investitor i madh nĂ« Beograd.

NĂ« maj, Serbia tha se ra dakord pĂ«r njĂ« marrveshje qiraje afatgjatĂ« pĂ«r truallin me Kushner, i cili do tĂ« zhvillonte njĂ« kompleks me njĂ« vlerĂ« prej 500 milion dollarĂ« i cili pĂ«rfshinte hotel luksoz, apartamente dhe dyqane nĂ« tre kulla. Si pjesĂ« e marrĂ«veshjes, Kushner do tĂ« ndĂ«rtojĂ« gjithashtu njĂ« kompleks pĂ«rkujtimor tĂ« administruar nga shteti, qĂ« qeveria tha nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp se do t’i kushtohet viktimave tĂ« “agresionit tĂ« NATO-s.”

Shumica e shteteve në Evropën Juglindore në përgjithësi luftojnë për të tërhequr investime të huaja, dhe investitorë amerikanë të pasurive të paluajtshme, që janë praktikisht të paktë në numër.

Vendet, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë ndër më të varfrat në Evropë.

Investitorët kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin në këto vende, një problem i përhershëm që ka tërhequr kritika nga shumë administrata amerikane.

Apartamentet luksoze përdoren shpesh si mjete për pastrim parash nga blerësit.

MegjithatĂ«, Kushner pa njĂ« mundĂ«si investimi. Çmimet e apartamenteve po rriten nĂ« Serbi, ndĂ«rkohĂ« qĂ« turistĂ«t janĂ« dyndur sĂ« fundmi nĂ« plazhet me kosto tĂ« ulĂ«t tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Zhvilluesit pionierë në Malin e Zi fqinj kanë tërhequr me sukses një turmë të apasionuar pas jahteve.

Kjo lloj qasjeje ka shkaktuar debat. Clark, Wyden dhe amerikanĂ« tĂ« tjerĂ« e kanĂ« kritikuar idenĂ« qĂ« njĂ« amerikan do tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« memorial pĂ«r ata qĂ« u vranĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund spastrimit etnik. NacionalistĂ«t nĂ« qeverinĂ« serbe e kanĂ« sulmuar planin sepse praktikisht dorĂ«zon atĂ« qĂ« ata e konsiderojnĂ« njĂ« vend tĂ« shenjtĂ« te njĂ« zhvillues nga vendi qĂ« ndihmoi nĂ« bombardim.

“Kur makineritĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« futen nĂ« sheshin e ndĂ«rtimit, do tĂ« ketĂ« protesta,” tha Aleksandar Jovanović Ćuta, njĂ« anĂ«tar i parlamentit dhe bashkĂ«themelues i grupit aktivist Ecological Uprising (Kryengritje Ekologjike). Qeveria serbe tha se marrĂ«veshja do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« tĂ«rheqjen e mĂ« shumĂ« investimeve tĂ« huaja nĂ« vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po zhvilloheshin, Kushner i kishte hedhur sytë nga bregu shqiptar.

Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë në Davos me Ramën, kryeministrin shqiptar , ai u fokusua në dy vende ideale 
 Sazanin, një ishull malor 3 milje i gjatë ku shkëmbi i bardhë takohet me një det të kaltër dhe truallin privat në Gadishullin e Zvërnecit, një shtrirje mahnitëse plazhesh ku flamingot e bardhë mblidhen aty pranë.

Kushner parashikon t’i kthejĂ« tĂ« dy vendet nĂ« njĂ« parajsĂ« luksoze.

Duke punuar me Ivanka Trump për projektin, ai i prezantoi planet qeverisë shqiptare për një sërë resorte dhe vila të shpërndara në dunat dhe pyjet e gadishullit të Zvërnecit.

Në fund të fundit, ata shpresojnë për mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh, vetëm pak minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Sazani do të ishte më ekskluziv, një kompleks prej disa qindra vilash të izoluara të ndërtuara në kodra, të menaxhuara nga marka e hoteleve luksoze Aman.

”Ishte ideja e Ivanka Trump pĂ«r tĂ« sjellĂ« Aman nĂ« projekt”, tha Kushner.

”Marka ndĂ«rkombĂ«tare operon resorte ultra-ekskluzive me dhoma qĂ« fillojnĂ« me mbi 1 000 dollarĂ« nĂ« natĂ«. Vlad Doronin, njĂ« miliarder me origjinĂ« sovjetike qĂ« drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por pĂ«rfundimisht nĂ«nshkroi pasi dĂ«rgoi dikĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«zhguar vendndodhjen, tha Kushner.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës. Ai e quan Kushnerin mik të Shqipërisë.

Muaj pasi Kushner zbuloi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë me pesë yje.

Qeveria tha se ligji nuk kishte qĂ«llim tĂ« favorizonte Kushnerin por turizmin nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, megjithatĂ« politikanĂ«t e opozitĂ«s dhe aktivistĂ«t e mjedisit kritikuan legjislacionin dhe thanĂ« se ”njĂ« marrĂ«veshje me Kushnerin synon tĂ« fitojĂ« mbĂ«shtetje nga Trump”.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe pĂ«rshtaten me vizionin e tij pĂ«r t’a zhvilluar e bregdetin si njĂ« destinacion tĂ« turizmit elitar duke kapĂ«rcyer turizmin masiv me tĂ« ardhura mesatare.

“NĂ«se ky plan ecĂ«n sipas objektivave, ai do tĂ« jetĂ« njĂ« xhevahir nĂ« kurorĂ«n e Mesdheut”, thekson Rama./Balkanweb

The post “Propozimi u diskutua me RamĂ«n gjatĂ« njĂ« kafeje nĂ« Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump pĂ«r Sazanin appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

ShtatĂ« persona tĂ« lĂ«nduar nga njĂ« aksident nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ« – PrishtinĂ«

5 October 2024 at 22:50

Shtatë persona janë lënduar nga një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orĂ«s 18:00, nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ«-PrishtinĂ«, ka ndodhur njĂ« aksident zingjiror ku janĂ« tĂ« pĂ«rfshira tri automjete. Si pasojĂ« e aksidentit shtatĂ« persona kanĂ« kĂ«rkuar tretman mjekĂ«sor nĂ« EmegjencĂ«n e Spitalit Rajonal nĂ« MitrovicĂ« dhe sipas informatave lĂ«ndimet janĂ« tĂ« lehta.

NjĂ«sitĂ« policore tĂ« trafikut janĂ« duke u marrĂ« me hetimin e rrethanave tĂ« rastit”, tha ai.

The post ShtatĂ« persona tĂ« lĂ«nduar nga njĂ« aksident nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ« – PrishtinĂ« appeared first on Telegrafi.

​NdĂ«rron jetĂ« vĂ«llai i Jakup Krasniqit

5 October 2024 at 22:38
Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë sot.

Familja e tij ka njoftuar nĂ« rrjete sociale se ceremonia e varrimit tĂ« tĂ« ndjerit do tĂ« bĂ«het nesĂ«r nĂ« varrezat e lagjes “Llokme” nĂ« Negroc – ora 17:00.

Nuk dihet nëse në varrim do të merr pjesë Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

The post ​NdĂ«rron jetĂ« vĂ«llai i Jakup Krasniqit appeared first on Telegrafi.

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

5 October 2024 at 22:22

Kërkesat e Serbisë për serbët e Kosovës janë kontradiktore. Analistët në Beograd vlerësojnë se masat e Serbisë në lidhje me Kosovën nuk kanë asgjë të mirë për serbët.

Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën asgjë nuk kanë sjellë e as qe kanë hasur në një jehonë më serioze në skenën ndërkombëtare. Kështu vlerësojnë ekspertet për marrëdhënie ndërkombëtare ne Beograd.

”Mendoj se Serbia Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« kryqĂ«zimi, ku duhet tĂ« qasĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« zgjidhur çështjen e KosovĂ«s. Ajo Ă«shtĂ« tashmĂ« e shkruar e definuar nĂ« marrĂ«veshjen e fundit tĂ« Brukselit dhe nĂ« AgjendĂ«n e Ohrit. Tani, problemi Ă«shtĂ« nĂ« politikĂ«n serbe, e cila e pranon kĂ«tĂ« agjendĂ« tĂ« Ohrit, pastaj thotĂ« se nuk e pranon dhe kĂ«shtu ne ndodhemi nĂ« njĂ« errĂ«sirĂ« totale”, thotĂ« pĂ«r RTK-nĂ« Sreqko Gjukiq, nga Forumi pĂ«r MarrĂ«dhĂ«nie NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« LĂ«vizjes Evropiane nĂ« Serbi.

Me miratimin e masave, Beogradi zyrtar ka kërkuar zgjedhje lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në polici dhe sistemin gjyqësor, si dhe tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu. Këto kërkesa, siç theksoi presidenti i Serbisë, janë kushte për përparimin në procesin e dialogut.

Megjithatë, diplomati Gjukiq nënvizon se vendimet e mëparshme të Beogradit, siç është tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, janë kontradiktore dhe kanë përjetuar një debakël.

”Thjesht ka ardhur momenti pĂ«r sa i pĂ«rket KosovĂ«s kur gjĂ«rat po pastrohen plotĂ«sisht. NjĂ« politikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ndjekur vazhdimisht me ndryshime tĂ« shumta pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 vjet pas luftĂ«s nĂ« KosovĂ« ka pĂ«rjetuar fiasko dhe fundin e saj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njĂ« politikĂ« e re ende nuk Ă«shtĂ« inauguruar”, tha Gjukiq.

Sipas tij, Beogradi ka pasur një sërë veprimesh të gabuara, pas të cilave serbët në Kosovë mbeten në pasiguri, mes konflikteve politike dhe problemeve ekonomike.

The post Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara appeared first on Telegrafi.

Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje

5 October 2024 at 20:29

Profesori amerikan Daniel Serwer ka bërë një analizë të gjatë rreth qëndrimeve të mundshme të SHBA-së ndaj Ballkanit pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke theksuar se pikëpamjet e Kamala Harris për rajonin mbeten të panjohura.

Ai parashikon që as Harris, as Trump nuk do të flasin për Ballkanin deri pas zgjedhjeve të nëntorit dhe se do të kalojë kohë para se administrata e re të përqendrohet në këtë rajon.

Sipas Serwer, Harris ka kaluar një karrierë duke ndjekur penalisht kriminelë dhe duke mbrojtur të drejtat e barabarta, çka mund të sugjerojë një qëndrim të ashpër ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit.

Ndërsa Trump, i cilësuar nga Serwer si një supremacist i bardhë dhe i korruptuar, tentoi të ndante Kosovën gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe mund të përpiqet ta bëjë sërish këtë nëse rizgjidhet, përmes njerëzve të tij si Richard Grenell.

Ai gjithashtu thekson se Serbia ka ndikim mbi Trump përmes marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve të mundshme që Jared Kushner ka kërkuar në Serbi.

“PikĂ«pamjet e Harris-it pĂ«r Ballkanin janĂ« tĂ« panjohura. Por ajo ka kaluar njĂ« karrierĂ« duke ndjekur penalisht kriminelĂ«t dhe duke mbrojtur tĂ« drejtat e barabarta. Kjo me gjasĂ« tregon diçka pĂ«r qĂ«ndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit. Trump Ă«shtĂ« njĂ« supremacist i bardhĂ« i korruptuar qĂ« tentoi tĂ« ndante KosovĂ«n ndĂ«rsa ishte nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. NĂ«se zgjidhet, ai pa dyshim do tĂ« fuqizojĂ« Grenellin ose dikĂ« tĂ« ngjashĂ«m pĂ«r tĂ« tentuar sĂ«rish me planin nĂ« KosovĂ« dhe BosnjĂ«. Serbia ka ndikim mbi Trump. Jared Kushner ka kĂ«rkuar mundĂ«si investimi atje”, shkroi Serwer.

Në periudhën e tanishme, Serwer propozon disa hapa për të korrigjuar gabimet e administratës Biden, të cilat kanë çuar në dështime diplomatike në Ballkan. Ai sugjeron bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të forcuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Konsultohuni me Kryeministrin e KosovĂ«s, Albin Kurti, pĂ«r njĂ« plan tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«rtej çdo dyshimi sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« vendit tĂ« tij. Kjo duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« ndalimin e intimidimit nga Beogradi ndaj serbĂ«ve qĂ« i bashkohen institucioneve tĂ« sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe njohje mĂ« tĂ« gjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”.

Ndër të tjera, ai rekomandon mbështetjen për një Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por me kushte dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

“VetĂ« komunat duhet tĂ« formojnĂ« kĂ«tĂ« Asociacion nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n e KosovĂ«s. Kushtet duhet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rmbushjen nga Beogradi tĂ« detyrimeve tĂ« tij sipas marrĂ«veshjes nĂ« tĂ« cilĂ«n Prishtina ra dakord pĂ«r Asociacionin”.

Ai thekson nevojën për transparencë dhe përgjegjësi nga Serbia për incidentet e fundit, përfshirë rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe sulmet ndaj KFOR-it.

Serwer kritikon gjithashtu përfshirjen e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje që kundërshtoi vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe sugjeron që SHBA të ngrejë akuza kriminale kundër liderëve serbë dhe kroatë që promovojnë ndarjen etnike në Bosnje.

Ai paralajmĂ«ron se presidenti serb Aleksandar Vuçiq Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar ndaj idesĂ« sĂ« “botĂ«s serbe” dhe ka arritur kontrollin mbi Malin e Zi, ndĂ«rsa nĂ« Bosnje dhe KosovĂ« ai mund tĂ« ketĂ« sukses vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« ndarjeje de facto.

Serwer e përmbyll me një thirrje që SHBA dhe BE të veprojnë në harmoni për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Serbi, duke theksuar se një qasje e bazuar vetëm në përkëdhelje ka dështuar./Telegrafi/

The post Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje appeared first on Telegrafi.

❌
❌