Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

7 October 2024 at 21:00

Policia ka shmangur përplasjen me protestuesit te Parlamenti duke përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Parlamenti ishte destinaconin i radhës i ndjekur nga protestuesit e thirrura nga PD, pas Kryeministrisë, selisë së PS, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë Tiranë ku u hodhën vazhdimisht fishekzjarre dhe molotov në drejtim të efektivëve të policisë dhe institucioneve.

Forcat e FNSH dhe Shqiponjat, që kishin blinduar më herët hyrjen e Parlamentit, kanë përdorur gazin lotsjellës duke shpërndarë militantët e PD të mbledhur para tij për të shmangur kështu të njëjtin skenar edhe në këtë institucion.

Policia e Shtetit bëri me dije se si pasojë e sulmeve me molotov dhe lëndë plasëse kanë mbetur të dëmtuar 10 efektivë të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur dhe dy protestues, babë e bir.

Policia ka bërë thirrje për ndalimin e akteve të dhunshme dhe njofton se ka marrë masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia i shpërndan me gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, FNSH blindon godinën

7 October 2024 at 20:24

Protestuesit e opozitës kanë marshuar drejt Parlamentit, që mesa duket është institucion i radhës ku do të hidhet molotov nga militantët e PD.

Forcat FNSH dhe ato Shqiponja kanë krijuar kordon para Parlamentit me qëllim mbrojtjen e institucionit nga ndonjë sulm i dhunshëm.

Më herët bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, FNSH blindon godinën appeared first on Euronews Albania.

Hidhet gaz lotsjellës te bashkia, policët në gjendje të rënduar

7 October 2024 at 20:03

Protesta e opozitës, rreth 2 orë pas nisjes së saj është përqendruar para bashkisë Tiranë ku edhe ka degraduar në dhunë mes policisë dhe militantëve të PD.

Në drejtim të kordonit të policisë janë hedhur vazhdimisht bomba molotov, madje në një moment një efektiv policie ka hedhur mes protestuesve një bombë molotov të pashpërthyer që vetë këta të fundit e kishin hedhur drejt tij.

Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, ndërkohë që disa prej tyre janë lënduar edhe vetë nga sasia e madhe e gazit të përdorur duke shfaqur proleme me frymëmarrjen dhe shikimin.

Më herët bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hidhet gaz lotsjellës te bashkia, policët në gjendje të rënduar appeared first on Euronews Albania.

Tensione në protestë, Policia: Janë lënduar 10 efektivë nga molotovët dhe mjetet e tjera

7 October 2024 at 20:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Shtetit ka njoftuar se nga protesta janë lënduar 10 efektivë të policisë, si pasojë e mjeteve të përdorura, gjatë marshimit.

Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike drejt forcave policore, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta  ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

The post Tensione në protestë, Policia: Janë lënduar 10 efektivë nga molotovët dhe mjetet e tjera appeared first on Gazeta Si.

Protesta, Associated Press dhe Washington Post: Opozita shqiptare kërkon qeveri teknike para zgjedhjeve të ardhshme

7 October 2024 at 20:18

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet teknik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit. Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javëve të fundit, pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësojnë si të motivuar politikisht.

Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me një vit më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim për dyshime për korrupsion.

Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk do të ketë fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti është djegur para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska ​​kundër gazit, kanë zënë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës./AP

Edhe “Washington Post” ka shkruar për protestën e opozitës që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.

“Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht”, raporton WP.

The post Protesta, Associated Press dhe Washington Post: Opozita shqiptare kërkon qeveri teknike para zgjedhjeve të ardhshme appeared first on Gazeta Si.

Policia fshihet pas Xhamisë së Namazgjasë dhe u hedh gaz lotsjellës qytetarëve

By: Ela
7 October 2024 at 21:14

Policia e Ramës ka provokuar qytetarët duke hedhur sërish gaz lotsjellës në Rrugën e Elbasanit, aty ku prezenca e protestuesve ka qenë shumë e paktë. Mesa duket kjo ka qenë një lëvizje e qëllimtë e Policisë për të mos lejuar protestuesit të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit. Gazi lotsjellës është hedhur nga efektivët e policisë […]

The post Policia fshihet pas Xhamisë së Namazgjasë dhe u hedh gaz lotsjellës qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët protestuesi

By: Ela
7 October 2024 at 20:59

Gjatë hedhjes së molotovëve drejt selisë së Partisë Socialiste, një protestues është përfshirë nga flakët për disa sekonda, por u shpëtua menjëherë. Në fotot e siguruara nga mosbindja civile e opozitës, protestuesi shfaqet teksa ndodhet shumë pranë një prej bombave molotov të hedhura në hyrjen e selisë rozë.

The post Përfshihet nga flakët protestuesi appeared first on BoldNews.al.

Sulmi i policisë/ Dëmtohet koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu

By: Ela
7 October 2024 at 20:45

Gazi lotsjellës është hedhur lumë tek bashkia e Tiranës nga policia dhe ka dëmtuar dhjetëra qytetarë. Mes tyre është dëmtuar rëndë edhe koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu. Balliu është shoqëruar nga qytetarët dhe simpatizantë të PD-së duke marrë ndihmën e parë. Më pas është dërguar në selinë e PD-së, ku sipas komunikimit me të, […]

The post Sulmi i policisë/ Dëmtohet koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit shkelmojnë rrethimin e kullës “Eye of Tirana” të Armand Lilos

By: Ela
7 October 2024 at 20:42

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre edhe para kullës së ngritur në zemër të kryeqytetit nga biznesmeni Armand Lilo, një prej ndërtuesve pranë qeverisë dhe sidomos kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lilo po ashtu ka edhe një lidhje të ngushtë me socialistin Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës Agron (Geron) Xhafaj. Disa […]

The post Protestuesit shkelmojnë rrethimin e kullës “Eye of Tirana” të Armand Lilos appeared first on BoldNews.al.

‘Make Albania free again’, ‘Error, democracy not found’, mesazhet në pankartat e protesuesve të PD-së

7 October 2024 at 18:56

Nga Gazeta ‘SI’ – “Make Albania Free Again” shkruhet në një ndër qindra pankartat e protestuesve të Partisë Demokratike, të cilët po marshojnë momentalisht në kryeqytet.

Në tubimin që sapo ka nisur, qytetarët kanë zgjedhur të marrin me vete pankarta me mesazhe për lirimin e kreut demokrat, Sali Berisha si edhe deputetit Ervin Salianji.

Një thënie e Remark është përzgjedhur po ashtu për protestim “A je gjallë apo vetëm merr frymë”. Një nga qytetarët është fotografuar me një pankartë që shkkruan: “Edi Rama me dy qeveri: një në burg, një në kryeministri”.

Gjatë marshimit qytetarët kanë zgjedhur të brohorasin ‘sloganin’ e përhershëm, ku kërkohet largimi i kryeministrit “Rama ik!”.

The post ‘Make Albania free again’, ‘Error, democracy not found’, mesazhet në pankartat e protesuesve të PD-së appeared first on Gazeta Si.

Associated Press: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

By: Ela
7 October 2024 at 19:46

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet teknik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit. Partia Demokratike […]

The post Associated Press: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Washington Post: Opozita akuzon qeverinë e majtë për uzurpim të pushteteve

By: Ela
7 October 2024 at 19:35

Opozita shqiptare po zhvillon një protestë antiqeveritare për të kërkuar qeveri teknike përpara zgjedhjeve, shkruan prestigjiozja Washington Post. “Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë […]

The post Protesta/ Washington Post: Opozita akuzon qeverinë e majtë për uzurpim të pushteteve appeared first on BoldNews.al.

Protesta kombëtare e opozitës, ‘Zëri i Amerikës’ transmeton pamjet live

By: Ela
7 October 2024 at 19:16

Zëri i Amerikës po transmeton live protestën kombëtare të thirrur nga opozita. Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së PD për të marrë pjesë në këtë protestë dhe kanë mbushur plot rrugët e Tiranës. Ndërkohë media publike amerikane, sjell pamjet e sheshit të mbushur plot me qytetarë të revoltuar nga keqqeverisja e Edi Ramës.

The post Protesta kombëtare e opozitës, ‘Zëri i Amerikës’ transmeton pamjet live appeared first on BoldNews.al.

Përshkallëzohet protesta, shpërthime te Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës

7 October 2024 at 19:51

Turma e protestuesve të opozitës pasi u shpërndanë nga forcat e FNSH me gaz lotsjellës nga selia e PS u drejtuan drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë hedhur mjete shpërthyese dhe bomba molotov në drejtim të Ministrisë së Brendshme aty ku forcat e policisë ishin më të pakta, dhe me efektivë të thjeshtë të policisë pa skafandra apo mjete mbrojtëse.

Bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

 

 

The post Përshkallëzohet protesta, shpërthime te Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit largohen nga selia e PS

7 October 2024 at 19:41

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para selisë së PS.

Protestuesit e opozitës, pas goditjes me molotov të Kryeministrisë, u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë zhvendosjes së tyre, ata i vunë flakën një stacioni autobusi dhe disa kazanëve të plehrave.

Ashtu sikurse edhe Kryeministria, selia e PS u bë objekt i goditjeve masive me lëndë piroteknike dhe molotov.

Më tej turma e protestuesve, pas u shpërndanë nga forcat e FNSH me gaz lotsjellës u drejtuan drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

 

The post Policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit largohen nga selia e PS appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit e PD hyjnë në mes të makinave te “Myslym Shyri”, paralizohet trafiku

7 October 2024 at 19:27

Protesta e PD që po mbahet prej më shumë se 1 ore në Tiranë është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit.

Protesta nisi me tensione të forta para Kryeministrisë ku deputetë të PD dhe protestues u përplasën dhunshëm më kordonin e policisë dhe hodhën molotov e fishekzjarrë në drejtim të tyre.

Më tej një pjesë e protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka e të tjerë kanë marshuar në rrugën Myslym Shyri, një rrugë ku nuk ishte bllokuar qarkullimi i automjeteve nga ana e policisë, duke shkaktuar kaos në trafik.

Drejtuesve të mjeteve u është bërë thirrje nga ana e policisë që të mos dalin nga automjetet dhe të mos përballen me protestuesit, në mënyrë që të shmangen konfrontimet e mundshme me ta.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit e PD hyjnë në mes të makinave te “Myslym Shyri”, paralizohet trafiku appeared first on Euronews Albania.

Tensione në protestën e PD, molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, digjet pema

7 October 2024 at 19:06

Ka nisur përplasja e protestuesve të opozitës me policinë para Kryeministrisë.

Ishin deputetët e Partisë Demokratike që nisën konfrontimin me forcat e rendit që kanë krijuar kordonin para Kryeministrisë.

Më tej qytetarët kanë vijuar përplasjen duke hedhur sende të forta, molotov dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit të policisë.

Njëra nga pemët e mëdha para Kryeministrisë është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve me fikëse zjarri për të vënë situatën nën kontroll.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tensione në protestën e PD, molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, digjet pema appeared first on Euronews Albania.

Tensione në protestën e PD-së/ Molotov dhe gurë drejt institucioneve. Policia largon protestuesit me gaz lotsjellës (pamjet)

7 October 2024 at 18:14

Nga Gazeta ‘SI’ – Protesta e njoftuar nga opozita ka nisur rreth 3 orë më parë në disa zona të kryeqytetit dhe kanë qenë të shumta incidentet midis protestueve dhe forcave policore.

Vazhdon plot tension protesta e opozitës 3 orë pas nisjes. Qytetarët po marshojnë drejt zonave qendrore të Tiranës dhe gjatë rrugës së tyre kanë shkaktuar dëme të shumta. Protestuesit kanë shkatërruar ekranet me reklama në rrugët e qytetit, kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë prishur objekte të tjera publike.

Gjatë marshimit, demokratët ndaluan në të gjitha instituicionet qendrore të vendit, nga kryeministria, selia socialiste, bashkia Tiranë dhe blloku i godinave ministrore. Ata shprehën revoltat e tyre duke hedhur molotovë dhe duke u përplasur me forcat policore. Këta të fundit kanë hedhur sasi të mëdha të gazit lotsjellës.

Ndërkohë policia njoftoi se nga këto përplasje janë plagosur 10 efektivë.

Protestuesit në bashkinë e Tiranës

Demokratët janë përballur me gaz lotsjellës gjatë rrethimit të godinës së bashkisë së Tiranës. Në drejtim të tyre është hedhur edhe ujë me piper, me qëllim shpërndarjen e tyre.

Raportohet se një efektiv policie është lënduar nga një molotov.

Protestuesit në selinë e PS-së

Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria në drejtim të Partisë Socialiste, ku kanë hedhur gurë dhe molotovë. Si pasojë, fasada e selisë socialiste është përfshirë nga flakët. Policia i është përgjigjur atyre me gaz lotsjellës që ka rrezikuar edhe punonjësit e medias.

Protesta po udhëhiqet nga demokratët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Protestuesit përballë kryeministrisë

Protestuesit kanë hedhur pak çaste më parë molotov dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë dhe forcave policore. Nga mjetet e përdorura, një pemë pranë godinës së kryeministrisë ka marrë flakë.

Fillimisht qytetarët janë mbledhur pranë selisë së PD-së, bashkisë së Tiranës, ndërsa grupe të tjera janë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty raportohet se ka pasur dhe një incident, ku protestuesit kanë djegur një gomë. Debate ka pasur edhe midis protestuesve e forcave policore, si edhe me drejtuesit e mjeteve të rastësishme.

Pjesë e protestës janë bërë edhe studentët të cilët marshojnë me pankartën “Pakti për vdekjen e Universitetit”.

Tirana është “blinduar” nga forcat policore, në pritje të zhvillimit të protestës.

The post Tensione në protestën e PD-së/ Molotov dhe gurë drejt institucioneve. Policia largon protestuesit me gaz lotsjellës (pamjet) appeared first on Gazeta Si.

Protesta/ Pensionisti vjen me biçikletë nga Vlora: Qeveri e poshtër, jam pa bukë në shtëpi

By: Ela
7 October 2024 at 18:20

Një pensionist ka ardhur me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës. Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të “rrëzojnë kriminelin Rama pas Vlora nuk e […]

The post Protesta/ Pensionisti vjen me biçikletë nga Vlora: Qeveri e poshtër, jam pa bukë në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Shoferi në gjendje të dehur përplas me makinë dy këmbësorë, plagoset shqiptari/ PAMJE

By: Ela
7 October 2024 at 17:55

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Kretë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shqiptar. Shoferi, në gjendje të dehur, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani. Të plagosur kanë mbetur një 37-vjeçar […]

The post Shoferi në gjendje të dehur përplas me makinë dy këmbësorë, plagoset shqiptari/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

❌
❌