Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Gazment Bardhi i përgjigjet ministrit të Brendshëm: Ushtar i Ergys Agasit. Kriminel!

By: user 6
8 October 2024 at 00:07

Pas protestës së opozitës kanë qenë disa reagime politike. Nga mazhoranca ishte ministri i Brejdshëm Ervin Hoxha që vizitoi policët e lënduar në spital. Ai nuk i kurseu shigjetimet për opozitën.

“Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme. U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte)” – u shpreh ministri i Brendshëm.

“Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme. Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese” – shtoi ai.

Ministrit të Brendshëm iu përgjigj kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi që ka publikuar edhe disa pamje nga protesta.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!” – shkroi Bardhi në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

The post Gazment Bardhi i përgjigjet ministrit të Brendshëm: Ushtar i Ergys Agasit. Kriminel! appeared first on Lapsi.al.

PAMJE TE RENDA/ Lëndohet nga molotovi në protestë, babai i aktores shqiptare

By: user 6
7 October 2024 at 23:17

Një protestues ka pësuar djegie të rënda nga molotovi i hedhur në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Protestuesi ka marrë djegie të rënda në pjesën e krahut, dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai është babai i aktores shqiptare Juli Emiri.

Sipas protestuesve që ndodheshin aty, ai është plagosur pasi është hedhur një molotov, dhe një efektiv i policisë e ka marrë dhe ua ka hedhur sërish protestuesve.

Nuk mund të thuhet se sa e vërtetë është kjo, megjithatë pamjet tregojnë lëndimin e rëndë të tij.

The post PAMJE TE RENDA/ Lëndohet nga molotovi në protestë, babai i aktores shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa barazpeshë forcash

By: user 6
7 October 2024 at 21:55

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News 24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Lubonja theksoi se protesta e sotme ishte e drejtë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur barazpeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur barazpeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike” – tha Lubonja. /BW

The post Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa barazpeshë forcash appeared first on Lapsi.al.

3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta: Noka: Ky ishte hapi i parë

By: user 6
7 October 2024 at 21:37

Në mbyllje të protestës së opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Noka tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëe, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.

Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen.

Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira. Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.

Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë.

Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë” – tha Noka. /LAPSI.al

The post 3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta: Noka: Ky ishte hapi i parë appeared first on Lapsi.al.

ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë

By: user 6
7 October 2024 at 20:56

Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”. ©Teksti më lart është i ANSA. Përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

The post ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë appeared first on Lapsi.al.

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

By: user 6
7 October 2024 at 20:35

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime. Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve. /VOA

The post Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare appeared first on Lapsi.al.

Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

By: user 6
7 October 2024 at 20:30

Forcat opozitare në Shqipëri mbajtën këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zhvilluar protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, dënim të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht. Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm duke e akuzar për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me 1 vit burg, më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim i dyshuar për korrupsion. Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk pati fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti u dogj para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska kundër gazit, zunë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. © Shkrimi më lart është i Associated Press, LAPSI.al

The post Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike appeared first on Lapsi.al.

Policia e shtetit: 10 efektivë janë lënduar nga molotovët në protestë

By: user 6
7 October 2024 at 20:26

Para pak çastesh ka reaguar policia e shtetit mbi protestën e opozitës. “Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia. LAPSI.al

The post Policia e shtetit: 10 efektivë janë lënduar nga molotovët në protestë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kujtoi se gjeti punë në Moskë, përfundon në frontin e luftës në Ukrainë

By: user 6
6 October 2024 at 22:25

Për tetë muaj, 32-vjeçari Azad Yousuf Kumar nga Pulwama e Kashmirit, u përpoq me dëshpërim të braktiste ushtrinë ruse dhe të kthehej në shtëpinë e tij. Ai thotë se u mashtrua nga një reklamë në internet për një punë si ndihmës sigurie në Moskë.

Ai nënshkroi një kontratë në rusisht që nuk ishte e përkthyer në gjuhën e tij. Zoti Kumar thotë se tre ditë pasi mbërriti në Moskë me gjashtë shtetas të tjerë indianë, ata u dërguan në një vend të panjohur, iu dhanë uniforma dhe iu nënshtruan trajnimit ushtarak.

“U lëndova gjatë javës së parë të stërvitjes dhe u shtrova në spital. Pas shërimit, kërkova të gjej miqtë dhe bashkëkombësit e mi dhe mësova se ishin dërguar në zonat e luftës së bashku me disa egjiptianë dhe nepalezë.”

Kumar tregon se gjatë angazhimit me forcat ruse, ai hapi llogore dhe ndërtoi bunkerë në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës, duke punuar për ditë të tëra pa ushqime dhe ujë të mjaftueshëm.

“Nuk kam fjalë që mund ta përshkruajnë vuajtjen time. Motivi ynë i vetëm ishte të qëndronim gjallë dhe të ktheheshim në shtëpi.”

Në Kashmir, familjen e Kumarit e kaploi frika pasi mësoi për peripecitë dhe rreziqet me të cilat po përballej. Ata i kërkuan ndihmë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe parlamentit.

Kryeministri indian Narenda Modi thuhet se e ngriti këtë çështje gjatë takimit në Moskë me Presidentin Vladimir Putin.

“Modi zhvilloi dy vizita dhe ndihmoi në kthimin e tij. Ne kërkuam vazhdimisht ndihmën e autoriteteve për kthimin e tyre. Pas një pritje të gjatë, fatmirësisht janë kthyer shumica e atyre që u mashtruan. Tani jemi të lumtur”, thotë nëna Raja Begum.

Kumar thotë se arriti të mbijetonte pasi refuzoi të mësonte të fliste rusisht, ndërsa ata që e mësuan gjuhën u dërguan me forcat ruse në vijën e parë të frontit.

Kumar dhe 34 të tjerë u kthyen në vendin e tyre. Por ai thotë se atje ndodhen edhe shumë indianë të tjerë që u mashtruan si ai ndërsa i kërkon qeverisë të ndihmojë për kthimin e tyre në atdhe. /VOA

The post Kujtoi se gjeti punë në Moskë, përfundon në frontin e luftës në Ukrainë appeared first on Lapsi.al.

Përplasi për vdekje këmbësorin në Kurbin, arrestohet efektivja e policisë

By: user 6
6 October 2024 at 21:42

Në aksin rrugor Laç – Autostradë, shtetasja Florinda Zvangu, 43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin Vath Hyra, 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi për vdekje këmbësorin në Kurbin, arrestohet efektivja e policisë appeared first on Lapsi.al.

Historia e çuditshme e ishullit danez/ Si e pushtuan rusët atë që sot është “veshi” i NATO-s në Balltik

By: user 6
6 October 2024 at 21:38

Me plazhe të gjatë e të bardhë, shtigje të pafundme të biçikletave, por edhe me disa kulla të çuditshme, të pajisura me antena dhe radarë, të cilat dëshmojnë për një të kaluar në të cilën ishulli idilik i Bornholmit nuk ka qenë vetëm një destinacion turistik për rreth 700 mijë gjermanë dhe skandinavë në vit.

Në mes të Detit Baltik, 160 kilometra nga Kopenhaga dhe vetëm 30 kilometra nga bregu suedez, në fund të Luftës së Dytë Botërore, Bornholm kaloi 1 vit nën pushtimin sovjetik dhe rrezikoi të përfundonte në anën “e gabuar” të botës. Gjatë Luftës së Ftohtë ky ishull përfaqësonte “veshin e NATO-s” në Lindje. Edhe sot, pas shpërthimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ai luan një rol të rëndësishëm strategjik. Kjo është historia e këtij ishulli, pak më shumë se dyfishi i madhësisë së Elbës, i cili e ka gjetur veten në qendër të skenës ndërkombëtare për 80 vjet.

Në shtator 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Danimarka u deklarua neutrale. Në dhjetor Hitleri vendosi të pushtonte vendin, një plan që u vu në veprim më 9 prill 1940 me Operacionin Weserübung. Pas disa orë luftimesh, ushtria daneze kapitulloi dhe Danimarka u shndërrua efektivisht në një protektorat gjerman. Vetëm në gusht 1943, Berlini vendosi të pushtonte vendin ushtarakisht.

La strana storia dell'isola della Danimarca che fu a un passo dal diventare sovietica, e cosa c’entra la guerra di oggi

Pas rënies së Berlinit më 30 prill 1945, për Danimarkën shpërtheu një garë mes aleatëve. Kushdo që kishte mbërritur i pari besonte se do ta kishte pasur të lehtë ta mbante vendin nën sferën e tij të ndikimit. Mbrëmjen e 4 majit, BBC njoftoi se forcat britanike kishin çliruar Danimarkën kontinentale. Një fat tjetër do t’u kishte ndodhur ishujve: Grenlanda u çlirua nga amerikanët, ndërsa Bornholm përfundoi përsëri nën bomba.

Bornholmi ishte me interes për sovjetikët për të paktën 3 arsye: kishte disa të burgosur rusë në burgjet e ishullit; një flotë e vogël nëndetësesh ishte vendosur në port; dhe mbi të gjitha, vendqëndrimet e armëve me rreze të gjatë që Bornholm kishte në dispozicion do ta lejonin atë të kontrollonte lehtësisht ujërat përreth, dhe rrjedhimisht Balltikun.

Ishin sovjetikët ata që mbërritën të parët në ishull. Megjithatë pati një problem të vogël: komandanti i garnizonit gjerman në Bornholm, kapiteni detar Gerhard von Kamptz, kishte marrë urdhra të sakta. Ai mund të dorëzohej, por vetëm para aleatëve perëndimorë. Për këtë arsye gjermanët dërguan disa telegrame në Kopenhagë, duke kërkuar që të paktën një ushtar britanik të transferohej në Bornholm. Askush nuk shkoi.

Prania gjermane në ishull ato ditë ishte masive. “Midis 5 dhe 6 majit, më shumë se 10 000 ushtarë dhe refugjatë gjermanë të arratisur arritën në portin e Nexø”,- thotë Jakob Seerup, drejtor i Muzeut Bornholms. “Për ishullin ky ishte një fluks i madh. Mjafton të thuhet se gjatë pjesës tjetër të okupimit, nga viti 1940 deri në vitin 1945, Bornholmi u pushtua nga vetëm një numër i ulët trupash gjermane, nga 500 deri në 1000 ushtarë”.

Midis 7 dhe 8 majit, avionët sovjetikë bombarduan pamëshirshëm Rønne dhe Nexø, dy qytetet kryesore të ishullit. Në Nexø nuk mbeti asnjë shtëpi e vetme, ndërsa në Rønne vetëm 400 shtëpi nga 3400 u shpëtuan. Gjatë sulmit, i cili shkaktoi dhjetëra viktima civile, radios daneze nuk iu lejua të raportonte bombardimet për të mos prishur festimet e çlirimit.

“Një numër kaq i ulët i viktimave është i mrekullueshëm”, – vazhdon Seerup, “sepse sulmi erdhi krejtësisht në befasi. Askush nuk e priste dhe sirenat e sulmit ajror nuk ishin aktivizuar”. Kur trupat sovjetike zbarkuan në ishull më 9 maj, garnizoni gjerman u dorëzua pas një lufte të shkurtër.

La strana storia dell'isola della Danimarca che fu a un passo dal diventare sovietica, e cosa c’entra la guerra di oggi

Duke kalimit nëpër Gjermani, Ushtria e Kuqe kishte lënë pas saj një gjurmë të gjatë vrasjesh dhe përdhunimesh ndaj për këtë arsye edhe popullsia e Bornholmit i priti me dyshim rreth 8000 ushtarët sovjetikë. Bashkëjetesa nuk nisi mirë. “Po vjedhin gjithçka si kriminelë”, – tha guvernatori i ishullit një javë pas fillimit të pushtimit. Gjenerali Aleksandër Yakushov, kreu i forcave të Stalinit në ishull, mori shpejt hapa për t’i mbajtur ushtarët të ndarë nga vendasit. Në fakt, rusët nuk e mësuan kurrë gjuhën daneze, përveç atyre pak fjalëve që u duheshin për të blerë ose shkëmbyer alkool.

Pushtimi zgjati për muaj të tërë. Disa familje, nga frika se rusët kishin ndërmend të qëndronin, vendosën të largoheshin nga ishulli. Shqetësimet u nxitën edhe nga zgjedhja e disa oficerëve sovjetikë që morën edhe gratë dhe fëmijët e tyre. Situata krijoi gjithashtu shumë shqetësime në komunitetin ndërkombëtar.

Por pse rusët qëndruan në Bornholm? Në fillim, gjenerali Yakushov tha se prania sovjetike ishte për të siguruar që gjermanët të largoheshin nga territori. Megjithatë, pas disa muajsh nuk kishte më asnjë gjurmë të ushtarëve gjermanë dhe duhej një justifikim tjetër. Korotkoff, një gjeneral tjetër, shpjegoi më pas se Bornholmi ishte gjeografikisht prapa vijës së okupimit sovjetik dhe se ushtria do të qëndronte “derisa të zgjidheshin çështjet në lidhje me luftën në Gjermani”.

La strana storia dell'isola della Danimarca che fu a un passo dal diventare sovietica, e cosa c’entra la guerra di oggi

Projekti ishte mjaft i qartë: të përdorej pushtimi i Bornholmit në tryezën e negociatave për të zhvendosur ekuilibrat e rinj të Evropës në anën e tyre. Politikanët danezë, britanikë dhe amerikanë filluan të dyshonin se sovjetikët nuk do të tërhiqeshin pa një ndërhyrje diplomatike dhe ndoshta edhe ushtarake.

Megjithatë në prill 1946, 11 muaj pas pushtimit, forcat sovjetike u larguan paqësisht nga ishulli. Stalini pranoi t’ua dorëzonte kontrollin e Grenlandës dhe Islandës, anglo-amerikanëve, duke e mbajtur Balltikun brenda sferës së tij të ndikimit. Danimarka hyri efektivisht në bllokun perëndimor, por në këmbim të një premtimi: asnjë ushtar i huaj nuk do të shkelte në Bornholm. Ishulli mbeti i vetmi territor që rusët e lanë pa luftuar.

La strana storia di Bornholm, l’isola della Danimarca che poteva diventare sovietica. E cosa c’entra la guerra di oggi

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Danimarka kishte 4 stacione dëgjimi në Hjørring, Gedser, Løgumkloster dhe Kopenhagë. Por tashmë në vitin 1946 ishte e qartë se situata ndërkombëtare kishte ndryshuar. Kërcënimet ndaj vendit nuk vinin më nga Jugu, por nga Lindja, dhe mbrojtja duhej të përshtatej.

Për këtë arsye, një komision qeveritar rekomandoi një marrëveshje sekrete me inteligjencën amerikane për të monitoruar lëvizjet në lindje të Perdes së Hekurt. Dhe cili vend më i mirë për të spiunuar sovjetikët sesa Bornholmi, pika më lindore e Danimarkës? Në vitin 1948 u ndërtua stacioni i parë rudimentar spiun në qendër të ishullit, duke përdorur pajisje gjermane të kohës së luftës.

Në fillim të viteve 1950, Danimarka ishte futur tashmë fort në bllokun perëndimor, por Bornholm mbeti një vend kufitar, politikisht në perëndim, por gjeografikisht në lindje. Konfirmimi erdhi mëngjesin e 5 marsit 1953, kur në orën 10.53 një aeroplan Mig-15 u ul në aeroportin Rønne. Piloti, një oficer i ri polak, u dorëzua tek autoritetet daneze, duke deklaruar se nuk dëshiron të jetojë më nën regjimin sovjetik.

Ishte hera e parë që një avion reaktiv i ndërtuar në Rusi përfundonte i paprekur në duart e Perëndimit dhe zyrtarët danezë dhe britanikë nuk e humbën rastin ta shqyrtojnë me kujdes. Hera e parë, por jo e fundit. Më 20 maj 1953 një tjetër MiG polak zbarkoi në Bornholm. Më 25 shtator 1956 një tjetër…

La strana storia di Bornholm, l’isola della Danimarca che poteva diventare sovietica. E cosa c’entra la guerra di oggi

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Lindjes dhe Perëndimit i bindi autoritetet daneze të investojnë në stacionet e dëgjimit në Bornholm. Në vitin 1958, Inteligjenca mori përsipër menaxhimin e farit Dueodde, në skajin juglindor të ishullit. Tre vjet më vonë, pranë farit u ndërtua kulla e parë e antenave, së cilës në vitin 1964 iu shtuan edhe 3 kate të pajisura me antena. Ndërtesa të tjera banimi pranë farit u përdorën për spiunazh, ndërsa një strukturë ad hoc u ndërtua në vitet 1970.

Pasi mbyllën stacionin Aakikerby, tani është nga Dueodde që danezët përgjojnë sinjalet që vijnë nga stacionet e radarit dhe kullat e kontrollit të vendosura prapa Perdes së Hekurt. Inteligjenca daneze regjistron bisedat, mesazhet e dërguara nëpërmjet telegrafit dhe komunikimeve të koduara. Të gjitha informacionet u shpërndaheshin vendeve të tjera të NATO-s dhe shërbenin për të kuptuar qëllimet e sovjetikëve dhe potencialin e tyre luftarak.

Sistemi provoi dobinë e tij në vitin 1968, kur stacioni Dueodde regjistroi lëvizjet e trupave të Paktit të Varshavës drejt kufijve të Çekosllovakisë. Në korrik, inteligjenca daneze njoftoi se një ndërhyrje ushtarake për t’i dhënë fund Pranverës së Pragës konsiderohej shumë e mundshme. Një parashikim i saktë. Natën midis 20 dhe 21 gusht 1968, tanket sovjetike hynë në Çekosllovaki.

La strana storia dell'isola della Danimarca che fu a un passo dal diventare sovietica, e cosa c’entra la guerra di oggi

Në vend të kullës së vjetër, në vitin 1986 u ndërtua një e re, 70 metra e lartë dhe e pajisur me radarë dhe pajisje dëgjimi novatore. E çmontuar dhe shitur në vitin 2012, sot kulla strehon Muzeun e Luftës së Ftohtë, i cili rindërton historinë e ishullit në gjysmën e dytë të shekullit të XX përmes artefakteve dhe filmave të luftës.

A ka mbaruar gjithçka? Jo. Shfaqja e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe më pas shpërthimi i luftës përfaqësoi një kthim në të kaluarën për Bornholmin. I injoruar për vite, interesi nisi të zgjohej duke filluar nga viti 2014, me aneksimin e Krimesë dhe shpërthimin e luftës në Donbass.

Skenari ka ndryshuar dhe Bornholm e gjen veten sërish në qendër të skenës ndërkombëtare. Në vitin 2017 qeveria njoftoi ndërtimin e një stacioni të ri spiunazhi 85 metra të lartë pranë Østermarie. Objektivi i deklaruar është të përgjohen komunikimet ruse: “Struktura do të forcojë aftësinë tonë për të kuptuar synimet e Rusisë ndaj Danimarkës dhe zonave fqinje”, – thotë Lars Findsen, kreu i inteligjencës daneze. Një vit më pas, NATO njoftoi përmirësimin e një radari ushtarak në Bornholm, i aftë për të monitoruar hapësirën ajrore të Balltikut me një rreze prej 470 kilometrash.

Më pas erdhi viti 2022. Në prag të pushtimit të Ukrainës, Rusia i kujtoi Danimarkës marrëveshjen e vjetër të vitit 1946, sipas së cilës trupat e huaja nuk mund të vendoseshin në Bornholm. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u përgjigj me vendosmëri. Danimarka, tha ajo, është anëtare e NATO-s dhe do të bëjë gjithçka që e sheh të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj. Jo vetëm kaq: “Rusia nuk duhet të ndërhyjë në diskutimet në lidhje me praninë e ushtarëve amerikanë në tokën e Bornholmit”, – shtoi ajo.

Në fakt, duke filluar nga pranvera e 2022, stërvitjet e përbashkëta në ishull janë intensifikuar.
Më 17 qershor 2022, Danimarka raportoi shkeljen e ujërave të saj territoriale nga një korvetë ruse në veri të ishullit të vogël Christiansø, në brigjet e Bornholm.

“Rusia shkel edhe një herë rregullat ndërkombëtare duke mos respektuar kufijtë”, – denoncoi ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod. “Ambasadorit rus i është komunikuar në mënyrë shumë të qartë se ky lloj veprimi është krejtësisht i papranueshëm. Metodat e bullizmit nuk funksionojnë kundër Danimarkës. Ne nuk do të pranojmë provokime të tilla”.

La strana storia di Bornholm, l’isola della Danimarca che poteva diventare sovietica. E cosa c’entra la guerra di oggi

Në të njëjtën kohë, dy avionë luftarakë F-16 u dërguan në Bornholm. Dhe janë pikërisht këta avionë që vunë re për herë të parë, më 26 shtator 2022, flluska gjigante gazi që dilnin në sipërfaqen e ujërave në veri-lindje të ishullit. Historia ka të bëjë me shpërthimin e një seksioni të Nord Stream 2, tubacioni i gazit i ndërtuar për të transportuar gaz nga Rusia përmes Balltikut. Një mister që duket se ka gjetur zgjidhje në gusht të këtij viti, kur Gjermania lëshoi një urdhër arresti për një zhytës ukrainas të akuzuar si një nga autorët e sabotimit. ©Corriere, LAPSI.al

The post Historia e çuditshme e ishullit danez/ Si e pushtuan rusët atë që sot është “veshi” i NATO-s në Balltik appeared first on Lapsi.al.

U godit me shishe qelqi, humb jetën 65-vjeçari në Sarandë

By: user 6
6 October 2024 at 21:16

Një lajm i rëndë vjen nga fshati Gjashtë në Sarandë. Gjatë ditës së sotme, për motive të dobëta, një person i identifikuar si Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur shishe qelqi, Gëzim Bizionin rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
Admir Beqiri

Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post U godit me shishe qelqi, humb jetën 65-vjeçari në Sarandë appeared first on Lapsi.al.

Berisha ashpërson tonet para protestës: Nesër Rama nuk do gjejë dot vrimën e miut

By: user 6
6 October 2024 at 20:18

Kreu i PD-së Sali Berisha përdori tone të ashpra mbrëmjen e së dielës në tubimin që u mbajt poshtë banesës së tij. Ai tha se protesta që nis pasditen e së hënës do të jetë nisja e mosbindjes civile. 

“23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë” – e nisi Berisha.

Më pas ai bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë një qëndrim më armiqësor, më çnjerëzor, më antishqiptar se sa qëndrimi i kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, rilindjes së drogës dhe krimit, hajnisë, narko-institucioneve, narko-policisë, narko-drejtësisë që vërsulen si qen të tërbuar kundër popullit opozitar.

Vërsulen të tmerruar për krimet që kanë kryer, për vjedhjet që kanë bërë kundër popullit fisnik opozitar, kundër popullit atdhetar opozitar. Janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë” – tha ndër të tjera Berisha.

Kreu i PD-së tha se ajo që do të nisë mbrëmjen e së hënës nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

“Beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë” – tha ai.

Nuk i kurseu shigjetimet edhe për ata që mbrojnë Ramën në TV.

“Ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë. Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës. Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton. Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbëtorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë” – tha Berisha.

“Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë. Vrimë miu nuk do të gjesh ti, as bashkë-kriminelët e tu. Ne sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al

The post Berisha ashpërson tonet para protestës: Nesër Rama nuk do gjejë dot vrimën e miut appeared first on Lapsi.al.

Si do të dukej e paimagjinueshmja, një luftë bërthamore në Evropë

By: user 6
6 October 2024 at 20:03

Me ndryshimin e fundit të rrezikshëm të politikës bërthamore të Rusisë, presidenti Vladimir Putin sugjeroi më 25 shtator se Kremlini mund t’i përdorë armët bërthamore kundër cilitdo shtet që e sulmon Rusinë, nëse ai shtet mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Nëse Rusia do ta ndërmerrte një sulm masiv bërthamor ndaj Ukrainës apo Evropës Perëndimore, kontinenti nuk është se do të mund të bënte shumë për ta ndalur atë.

Pavel Podvig, hulumtues i lartë në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Hulumtime të Çarmatimit (UNIDIR), konsiderohet gjerësisht të jetë eksperti kryesor perëndimor në botë për armët bërthamore të Rusisë. Ai tha se nuk ka indikacione se një katastrofë e tillë është afër që të bëhet realitet, por përshkruan rrethanat e zymta të një sulmi potencial bërthamor ndaj Evropës.

“Nëse do të kishte një lloj lëshimi masiv – apo lëshim të disa raketave [ruse] – do të ishte pothuajse e pamundur të garantohej që të gjitha do të rrëzoheshin”, u shpreh ai.

Vendi ku ndodhet sistemi i mbrojtjes raketore balistike të NATO-s, Aegis Ashore, në jug të Rumanisë. Një sistem i dytë Aegis u shfaq në internet në veri të Polonisë në korrik të vitit 2024.

Llogaritjet e brendshme të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) raportohet se parashikojnë që në rast të një sulmi të plotë nga Rusia, blloku ushtarak ka “më pak se 5 për qind” të mbrojtjeve të nevojshme ajrore.

Rusia besohet se ka rreth 1700 koka bërthamore brenda më shumë se 500 raketave që mund të lëshohen brenda minutave nga bazat, lëshuesit mobilë, nëndetëset dhe aeroplanët luftarakë. Shtetet e Bashkuara me gjasë do të ishin objektivi kryesor, por shumë prej këtyre raketave dihet se janë të menduara për përdorim kundër Evropës.

Por, nëse breshëritë e raketave janë pothuajse të pandalshme, çfarë duhet të bëjnë civilët në rast të një sulmi bërthamor?

Disa kryeqytete evropiane kanë vendstrehime bërthamore të kohës së Luftës së Ftohtë, të cilat po rinovohen heshtazi. Kievi së fundi rihapi një bunker bërthamor dhe e bëri sërish të përdorshëm.

Një punëtor duke pastruar hyrjen në strehimoren Folimanka në Pragë, më 14 shtator.

Në Pragë, disa bunkerë të Luftës së Ftohtë kanë përjetuar një rritje të interesimit nga banorët, që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022. Bunkerët “janë ende funksionalë, që nga rënia e komunizmit, dhe mund të aktivizohen sipas nevojës”, konfirmoi Jan Mikes, shef i departamentit për menaxhim krizash në qarkun Praga 2, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Një zëdhënëse e Shërbimit të Zjarrfikësve të Republikës Çeke tha për REL-in se, nga viti 2023, institucioni ka nisur të përditësojë “kërkesat për sistemin e vendstrehimit dhe për vetë vendstrehimet”, pa dhënë më shumë hollësi.

Një derë hidraulike në stacionin e metrosë Dejvicka, që është projektuar për të mbyllur një pjesë të rrjetit nëntokësor të Pragës në rast të një sulmi bërthamor. Dera është pjesë e “Sistemit të Mbrojtjes së Metrosë” të qytetit të epokës së Luftës së Ftohtë.

Në Luginën e Ahrit, afër Bonit, në Gjermani, drejtoresha e një vendstrehimi kundër bombave bërthamore, i cili tani funksionon si muze, raportoi për një shtim të vizitorëve së voni.

“Interesimi është rritur, veçanërisht nga të rinjtë, për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Heike Hollunder në një prononcim për REL-in. “A mund të përdoret bunkeri sërish? A ka bunker bërthamor për Qeverinë në Berlin? Këto janë pyetjet kryesore që bëhen”.

Por, këto masa drastike sigurie janë ndoshta të kota. Podvid thotë se një sulm bërthamor rus do të linte shumë pak kohë për të ikur drejt një vendstrehimi të fortë. Nga lëshimi deri te goditja e një objektivi në Evropën Qendrore, sipas llogaritjeve të Podvigut, “do të kalonin rreth 10 minuta”.

Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet satelitësh, të aftë për të vërejtur menjëherë tymin e lëshimit të një rakete, por ai sistem me gjasë do të ishte i padobishëm për vendet që ndodhen afër Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha llojet e sistemeve paralajmëruese – satelitët e gjëra të tilla. Por, unë dyshoj se ky informacion mund të ndahet aq shpejt apo fare me aleatët e SHBA-së në shtetet evropiane”, ka thënë Podvig.

Një fotografi nga arkivi e një rakete ruse Topol-M, në një mjet lëshues mobil.

Simulimet e asaj që mund të bëjnë armët moderne bërthamore nëpër qytete ofrojnë një pasqyrë të frikshme. Një raketë e vetme ruse Topol-M do të shpërthente në një top zjarri me gjerësi prej një kilometri, i cili do të digjte çdo gjë të gjallë që do të prekte. Brenda një rrezeje prej 7 kilometrash, civilë të panumërt do të vdisnin nga djegiet e rënda dhe do të shtypeshin nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga vala e goditjes. Pastaj do të vinte rrezatimi, i cili do të prekte vendin e shpërthimit dhe do të helmonte ujin dhe ajrin.

Historiani ushtarak britanik, Basil Liddel Hart, ishte dëshmitar i një loje lufte më 1955, në të cilën NATO-ja ushtroi skenarin e një lufte të plotë bërthamore me Bashkimin Sovjetik. NATO-ja fitoi ballafaqimin, por pasi ra pluhuri hipotetik, pothuajse çdo gjë e çmuar e botës perëndimore u kthye në rrënoja. Hart më vonë do ta përshkruante përvojën si “tejet neveritëse”.

Fitorja, shkroi ai, “e kishte humbur kuptimin”.

Udhëheqësi sovjetik, Nikita Khrushchev, raportohet të ketë thënë se pas luftës së plotë, “të gjallët do t’ua kishin lakmi të vdekurve”.

Një vajzë duke eksploruar një strehimore bërthamore në Kiev më 26 shtator. Strehimorja e kohës së Luftës së Ftohtë u rinovua dhe u hap për publikun në fund të vitit të kaluar.

Podvig nga UNIDIR është i kujdesshëm me zbulimin e llogaritjeve të veta.

“Unë, thjesht, përpiqem të mos mendoj për të, sepse i di disa skenarë katastrofikë që janë tejet të këqij”, tha ai.

Sikurse në kulmin e Luftës së Ftohtë, të vetmit parandalues seriozë sot janë shkatërrimi i ditur që sigurojnë rezervat prej qindra raketash bërthamore të Perëndimit, bashkë me një politikë kontroverse të lëshimit me paralajmërim.

Kjo politikë u mundëson Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin sulme hakmarrëse, nëse vërehen raketa që vjen, para rënies në tokën amerikane. Ajo do të parandalonte shkatërrimin e armëve bërthamore të Amerikës, por lë hapur mundësinë e një gabimi që mund t’i japë fund civilizimit.

Stacioni amerikan i radarit në det, SBX-1, i krijuar për gjurmimin e raketave ndërkontinentale balistike në ardhje, duke u transportuar me anije më 2006.

Me gjithë rritjen e vazhdueshme të tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, Podvig tha se një apokalips bërthamor mbetet vetëm një mundësi e largët.

“Unë besoj se para se të vinte puna deri aty, deri te mundësia e vërtetë, ne do të shohim goxha hapa të tjerë përshkallëzues”, u shpreh ai.

Përveç retorikës specifike, Podvig ka parashikuar se “ne do të shihnim disa lëvizje armësh dhe gjëra të tilla”.

Ai tha se është i sigurt se mbetet “shumë e pagjasë që kjo do të ndodhte krejt papritur”. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

The post Si do të dukej e paimagjinueshmja, një luftë bërthamore në Evropë appeared first on Lapsi.al.

A do të hyjë në politikë? Argita Malltezi: Nuk e kam vendosur ende

By: user 6
6 October 2024 at 19:46

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” në Euronews Albania ku e pyetur nga Mirela Milori nëse e mendon të futet në politik, ajo tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë për të hyrë në politik.

Ajo tha se edhe në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por siç u shpreh ajo tha se dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

“Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”,- tha Argita Malltezi.

The post A do të hyjë në politikë? Argita Malltezi: Nuk e kam vendosur ende appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Itali/ Shqiptari rreh partneren ukrainase dhe plagos djalin e saj

By: user 6
6 October 2024 at 19:36

Rreh partneren dhe më pas qëllon djalin e saj 18-vjeçar, i cili ndërhyri për ta mbrojtur. Ngjarja ndodhi në Novate Milanese, një komunë jashtë qytetit italian. Ngjarja ndodhi fillimisht brenda dhe më pas jashtë shtëpisë së tyre rreth orës 3.40 të mëngjesit të kësaj të diele. I riu me origjinë ukrainase është goditur në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Autori është një 45-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë nga karabinierët. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për tentativë vrasje, posedim të paautorizuar të armës së zjarrit dhe marrje të mallrave të vjedhur.

Kur u mor në pyetje, ai pranoi se e kishte rrahur gruan (një 39-vjeçare ukrainase) dhe se i riu e kishte sulmuar. Gjatë konfrontimit fizik dyshohet se ai ka nxjerrë armën e mbajtur pa leje dhe ka qëlluar mbi të riun me një plumb mes qafës dhe klavikulës. Djali mbërriti në gjendje shumë të rëndë në spital. Ai është shtruar në terapi intensive, në kushte të qëndrueshme.

Arma e përdorur nga 45-vjeçari u zbulua se ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, prandaj edhe sulmuesi është përgjegjës për marrjen e mallrave të vjedhura. Gjatë kontrollit të shtëpisë hetuesit kanë gjetur një gëzhojë të përputhshme me armën dhe 40 gëzhoja të tjera, të gjitha të të njëjtit kalibër. I gjithë materiali është sekuestruar. ©LAPSI.al

The post E rëndë në Itali/ Shqiptari rreh partneren ukrainase dhe plagos djalin e saj appeared first on Lapsi.al.

Nesër protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, blindohen rrugët dhe institucionet

By: user 6
6 October 2024 at 18:54

Nga ora 18:00 e së dielës policia e shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar për protestën kombëtare të lajmëruar nga opozita ditën e hënë. Gatishmëria do të zgjasë deri në një urdhër të dytë ndërsa prej ditësh uniformat blu kanë nisur hartimin e planit të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e tubimit kombëtar të opozitës.

Për këtë kryepolici i ri Ilir Proda ka thirrur në një mbledhje pasditen e së dielës drejtuesit e policisë së Tiranës dhe shefat e komisariateve. Ndërkohë informacion u është kërkuar edhe drejtorive në qarqe mbi organizimet, numrin e personave që pritet të marrin pjesë në tubim dhe identifikimin e individëve që mund të përbëjnë rrezik për cenimin e sigurisë publike.

Burime bëjnë me dije se policia ka siguruar informacione në rrugë operative mbi akset që pritet të bllokohen, ku sipas të dhënëve mund të digjen edhe goma automjetesh apo kazanët e mbeturinave në shenjë simbolike.

Kryeministria, parlamenti dhe bashkia e Tiranës po ashtu do të jenë të mbuluara me shërbime policie dhe forca speciale. Nga ana tjetër plani i masave parashikon grupe shërbimesh rendi dhe forca speciale të lëvizshme në varësi të problematikave që do të shfaqen ose për devijimin e qarkullimit rrugor. Mjetet ujëhedhëse dhe pajisjet e tjera për shpërndarjen e turmave po ashtu pritet të dislokohen në disa zona për shkak se protesta nuk ka një axhendë të qartë. Ndërkohë në një njoftim zyrtar policia e shtetit i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjet në kryqëzimet hyrëse në Tiranë por dhe ato brenda kryeqytetit.

Ndërkohë uniformat blu apelojnë organizatorët, drejtuesit, pjesëmarrësit në tubim dhe përfaqësuesit të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i Pallatit me Shigjeta. /Euronews Albania

The post Nesër protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, blindohen rrugët dhe institucionet appeared first on Lapsi.al.

WSJ: Kushner ia kërkoi Sazanin, Ramës duke pire kafe në Davos

By: user 6
6 October 2024 at 18:37

Gazeta e njohur amerikane Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull të gjatë projekteve të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri, ku ata planifikojnë të zhvillojnë një kompleks turistik luksoz në ishullin e Sazanit. 

Në artikull theksohet se ideja për këtë projekt i lindi dhëndrit të Donald Trump pasi kaloi një javë duke shijuar plazhet e bukura të Shqipërisë. WSJ shkruan se Kushner i paraqiti propozimin kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë një takimi në Davos.

Sipas medias amerikane kryeministri Rama është optimist për këtë projekt, duke nënvizuar potencialin e Shqipërisë për të rritur turizmin dhe për të tërhequr investime të huaja. Nuk lihen pa përmendur megjithatë edhe lehtësirat që qeveritë në Tiranë dhe Beograd i kanë bërë familjes, Trump me këto projekte. Më poshtë vjen shkrimi i plotë…

Aventura e shkëlqyer e Jared dhe Ivanka

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke shijuar plazhet e Shqipërisë. Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar të Butrintit, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u “fiksuan” nga vizita në ishullin e vetëm të Shqipërisë. Aq shumë e deshën, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për të ndërtuar një hotel luksoz.

Udhëtimi në Shqipëri, u la aq shumë përshtypje, saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i bëri një propozim. Gjatë një kafeje, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i hipnotizuar nga bukuritë e Shqipërisë”. Këto detaje i ndau kryeministri Edi Rama, i cili shtoi: “Kushner më pyeti nëse do të kishte mundësi që të investonte në Shqipëri”.

Rama dha bekimin e tij—dhe më shumë.

Kushner, 43 vjeç, tani po punon për një projekt që do të kushtojë 1 miliard dollarë. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, e cila më parë shërbente si një bazë për nëndetëset sovjetike. Ishulli është i mbrojtur ekologjikisht. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën pesë yje.

Jared and Ivanka's Excellent Adventure - WSJ

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u anuar në lidhjet gjeopolitike. Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh. Kjo lëvizje ka ngjallur kritika nga republikanët dhe demokratët në Kongres.

LEXO EDHE: A gënjeu Rama për investimin e dhëndrit të Trump?

Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa janë pretendentë për poste të larta qeveritare nëse Trump fiton këtë nëntor.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar biznesin e tij me prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankande. Në Serbi, ai po ndërton mbi një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s. Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave me vendet e tjera, po nxisin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë.

Por për Kushner nuk është kështu.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet e vendeve se ku dua të investoj, apo se kam qenë shumë skrupuloz duke e bërë plane. Kam mësuar gjatë kohës sime në qeveri se nëse e kaloj kohën time duke u përpjekur të jetoj në një mënyrë që zbut shqetësimet e kaq shumë njerëzve që nuk i respektoj, të cilët janë të motivuar nga politikat partiake, atëherë thjesht do paralizohesha”.

LEXO EDHE: Projekti i Sazanit/ Dhëndri i Trump akuzohet për korrupsion

I pyetur se nëse Trump rikthehet në detyrë, a do ketë komplikime, Kushner u shfaq edhe vetë i paqartë: “Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë gjykim mbi mua sot sesa një vit më parë”.

Por, ai gjithashtu tha nuk po distancohet nga fushata presidenciale. Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal si këshilltar. “Jam aty për të ndihmuar dhe këshilluar Trump dhe ekipin e tij!”. Ai gjithashtu pranon çdo thirrje për të dëshmuar nga senatorët dhe kongresmenët. Por shton se nuk e ka në plan të rikthehet në qeveri. Të njëjtën gjë ka thënë edhe vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar një kapitull tjetër në jetën e tyre. Çifti dhe tre fëmijët e tyre – 8, 10 dhe 13 vjeç – u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarësh në Indian Creek Island, një fshat hiper-ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht tre duzina shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një fushe golfi. Tom Brady dhe Jeff Bezos janë fqinjët e çiftit.

Jared and Ivanka's Excellent Adventure - WSJ

Familja i kalon fundjavat kryesisht jashtë, duke bërë ski dhe shëtitje me varkë në gjirin që rrethon shtëpinë e tyre. Sa i përket karrierës, ndryshe nga i shoqi, Ivanka Trump zgjodhi që të mbante një profil më të ulët biznesi sesa bëri para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimit të hotelit Trump. Ajo nuk është e përfshirë shumë as me Affinity, e cila është në pronësi të plotë të Kushner-it.

Stafi dhe këshilltarët e Affinity përfshijnë Richard Grenell, i cili mbante poste në administratën Trump, duke përfshirë atë të ambasadorit në Gjermani dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kevin Hassett, ish-këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. Lista përmban gjithashtu ish-zyrtarin e lartë të sigurisë kombëtare të Lindjes së Mesme, Miguel Correa.

Edhe Kushner pasi la Shtëpinë e Bardhë iu rikthyer dashurisë së parë; investimit në pasuritë e paluajtshme, duke nisur nga Ballkani Perëndimor. Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët janë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë. Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta larg një aeroporti të ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Marrëveshja me Serbinë

Grenell, i cili si i dërguari i Trumpit për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte kohë që kishte parë objektin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë. Por ishte e ndërlikuar.

Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, i telefonoi Kushnerit disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta “shiste” idenë e tij.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit. Në maj, Serbia tha se ra dakord për të dhënë godinën me qira për investimet e Kushner, i cili do “hedhë” 500 milionë dollarë. 

Si kusht për rizhvillimin e një vendi në Beograd që NATO bombardoi në 1999, Affinity do të duhej të ndërtonte një memorial për ato që qeveria serbe i quan viktima të agresionit të aleancës euro-atlantike. Ky inkuadrim ka ngjallur polemika.

Clark, Wyden dhe amerikanë të tjerë kanë kritikuar idenë. Nacionalistët në qeverinë serbe e kanë kundërshtuan planin, sepse e konsiderojnë godinën një “vend të shenjtë”. Por është e vendosur! Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin mirë, Kushner po vështronte bregdetin shqiptar. Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, ai zhvilloi pamjet e tij në dy pika ideale. Zgjodhi Sazanin – një ishull malor dhe një tokë private në gadishullin e Zvërnecit, aty ku dynden flamingot.

Jared and Ivanka's Excellent Adventure - WSJ

Sazani do të jetë më ekskluziv. Ishte ideja e Ivanka Trump për të futur “Aman”. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të kushtojnë mbi 1000 dollarë nata. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen e ishullit. E kontantuar nga media amerikane, zëdhënsëja e Aman nuk pranoi që të komentonte lidhur me planet e ndërtimit.

LEXO EDHE: “New York Times”: Pakënaqësi për projektet e familjes Trump në Shqipëri

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës i projektit që në fillim. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Muaj pasi Kushner prezantoi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë pesë yje ose më lart. Qeveria ka thënë se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe avokatët e mjedisit kanë sulmuar legjislacionin dhe pretendojnë se një marrëveshje me Kushnerin ka për qëllim të fitojë favorin e Trump.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë fare me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përputhen me vizionin e tij për të ndërtuar bregdetin si një destinacion turistik i nivelit të lartë – duke u përmbajtur mbi tërheqjen masive të tij me të ardhura mesatare. “Nëse ky investim ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”, shtoi Rama. /Wall Street Journal, LAPSI.al

The post WSJ: Kushner ia kërkoi Sazanin, Ramës duke pire kafe në Davos appeared first on Lapsi.al.

Trump kthehet për të bërë fushatë në vendin ku iu bë atentat

By: user 6
6 October 2024 at 17:57

Donald Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i shpëtoi një atentati në korrik, duke mbajtur një tubim të madh përpara një turme masive, në një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Fjalët e para të ish-presidentit dhe kandidatit republikan ishin “siç po thoja”, për të krijuar përshtypjen se po vazhdonte aty ku ishte ndërprerë më 13 korrik, kur një person i armatosur u përpoq ta vriste dhe e goditi në vesh.

Ekipi i fushatës të zotit Trump kishte bërë përpjekjet maksimale për ta vënë theksin tek simbolika e kthimit të ish-presidentit në Butler, në mkë moment kritik kur kanë mbetur vetëm 30 ditë para ditë së zgjedhjeve dhe ndërkohë votimet e hershme janë hapur në disa shtete në garën mes tij dhe rivales demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Në tubim ishte i pranishëm edhe miliarderi Elon Musk, i cili foli për herë të parë në një aktivitet fushate të zotit Trump. “Ne kemi luftuar së bashku. Ne kemi qëndruar së bashku. Kemi ecur përpara së bashku,” tha zoti Trump. “Dhe pikërisht këtu në Pensilvani, ne u gjakosëm së bashku. Derdhëm gjak”, tha ai.

Ish-Presidentit Trump i duhet të rrisë pjesëmarrjen e votuesve në bastionet konservatore si qarku Butler, një komunitet kryesisht i bardhë, rural dhe periferik, për të shtuar gjasat për fitore në shtetin e Pensilvanisë në nëntor.

Edhe demokratja Harris ka bërë fushatë intensive në Pensilvani, si pjesë përpjekjeve për të bërë për vete shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve.

Duke qëndruar pas xhamit mbrojtës që tani përdoret kur ai mban tubime fushate në ambjente të hapura, zoti Trump e quajti “një përbindësh të tmerrshëm” dhe tha se ai nuk ia doli falë “dorës së fatit dhe hirit të Zotit”.

Masat shtesë të sigurisë ishin të dukshme, me forca të armatosura të rendit të veshur me uniforma kamuflazhi në çati.

Një nga të ftuarit më të shumëpritur të tubimit ishte zoti Musk, i cili e prezantoi zotin Trump duke thënë se ai kishte “shpëtuar fjalën e lirë”.

“Presidenti Trump duhet të fitojë për të mbrojtur Kushtetutën. Ai duhet të fitojë për të ruajtur demokracinë në Amerikë”, tha zoti Musk, i cili shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e ish-presidentit pas atentatit.

Më herët të shtunën, kandidati republikan për nënpresident, senatori nga Ohajos, JD Vance, u ngjit në skenë dhe reflektoi mbi ngjarjet e asaj dite, ndërsa kritikoi demokratët se e kanë quajtur zotin Trump “një kërcënim për demokracinë”, duke thënë se kjo lloj gjuhe është “provokuese”.

“I dëgjuat të shtënat. E patë gjakun. Të gjithë kishim frikë se mund të ndodhte më e keqja. Por ju e dinit se gjithçka do të ishte në rregull kur Presidenti Trump ngriti grushtin lart në ajër dhe bërtiti: “Luftoni, luftoni!“, tha zoti Vance. “Ajo që ndodhi ishte një mrekulli e vërtetë.”

Kamala Harris viziton Karolinën e Veriut

Ndërkohë kandidatja demokrate Kamala Harris vizitoi të shtunën Karolinën e Veriut, një tjetër shtet kritik, dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme federale për pasojat uraganit Helene që ka shkaktuar pasoja shkatërrimtare në këtë zonë fatkeqësie natyrore.

Nënpresidentja ishte në Charlotte një ditë pas një vizite në Karolinën e Veriut nga zoti Trump, i cili ka akuzuar qeverinë federale për masa të pamjaftueshme në përgjigjen ndaj katastrofës.

Zonja Harris premtoi se ndihma federale do të vazhdojë pa ndërprerje.

Më herët gjatë javës, ajo vizitoi Xhorxhian, ku ndihmoi në shpërndarjen e ushqimeve, vizitoi zonat e dëmtuara dhe ngushëlloi familjet e goditura rëndë nga stuhia. Mbi 200 vetë kanë humbur jetën nga uragani Helene.

Kandidati për nënpresident Tim Walz po bën fushatë në shtetin e tij të Minesotës.

Kandidatja demokrate planifikon disa intervista me mediat këtë javë, një gjë që nuk e ka bërë shpesh, dhe do ta vërë theksin tek mobilizimi për pjesëmarrje në zgjedhje. /VOA

The post Trump kthehet për të bërë fushatë në vendin ku iu bë atentat appeared first on Lapsi.al.

Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga

By: user 6
4 October 2024 at 23:09

Një anije me një ngarkesë prej 4 tonë kοkainë u kap nga autoritetet spanjolle 130 milje në veri-lindje të Lanzarote në Ishujt Kanarie. Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë kryesore të shtypit iberik. 10 persona u arrestuan, mes të cilëve kapiteni i anijes dhe disa marinarë nga ekuipazhi. Anija “Ras” mbante flamurin e Tanzanisë. Mes të arrestuarve janë 7 shtetas turq, 2 nga Azerbajxhani dhe 1 holandez.

Anija e ngarkesave po monitorohej nga Qendra për Analizën Detare dhe Operacionet mbi Trafikimin e Drogës me seli në Lisbonë. Hetuesit e panë të dyshimtë faktin se anija e mallrave po kryente një lundrim joekonomik. Ajo ishte nisur nga Turqia, lundroi përmes Mesdheut në Oqeanin Atlantik, pastaj në Sierra Leone dhe Guinea Bissau, pa ngarkuar ose shkarkuar asnjë mall të deklaruar.

Pas kryerjes së këtyre manovrave të çrregullta, kjo anije ndryshoi drejtimin e saj drejt Gadishullit Iberik. Lënda e paligjshme ishte e fshehur në një ndarje të veçantë që fillimisht e vështirësoi gjetjen. Operacioni përfundoi këtë të premte me mbërritjen e anijes së ndaluar në port për shkarkimin e drogës dhe vënien para drejtësisë të të arrestuarve. ©LAPSI.al

The post Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga appeared first on Lapsi.al.

❌
❌