Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Kosova heq kufizimin ndaj mallrave serbe, BE shpreson për zhbllokimin e CEFTA-s

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 14:47

Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar  si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA , vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.

BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.

Burime diplomatike në BE thanë  se Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuar dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.

Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova heq kufizimin ndaj mallrave serbe, BE shpreson për zhbllokimin e CEFTA-s appeared first on Euronews Albania.

SHBA| Uragani Helene “nervozon” grerëzat, mjekët të shqetësuar nga pickimet e tyre

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 14:24
Grumbuj grerëzash, të nxitura nga përmbytjet pas uraganit Helene, kanë alarmuar zyrtarët e shëndetësisë amerikane, të cilët kanë filluar grumbullimin e medikamenteve kundër alergjive.

Përveç shkatërrimit të shtëpive, shiu dhe përmbytjet kanë dëmtuar foletë e grerëzave dhe bletëve.

Kërkimet për të mbijetuar pas stuhisë më të rëndë që ka goditur SHBA-në që nga Uragani Katrina, kanë hyrë në javën e dytë.

Të paktën 215 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa komunitetet nga Bregu i Gjirit deri në Malet Appalachian po përpiqen të rikuperohen.

Summer Tonizzo nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Karolinës së Veriut, po punojnë për të siguruar medikamente si Benadryl dhe EpiPens për ata që mund të preken nga pickimet.

Ajo theksoi se është normale që grerëzat të jenë më agresive pas një uragani.

Infermierja Tarren Pruitt nga West Jefferson, Karolina e Veriut, ka vënë re një rritje të numrit të grerëzave dhe raporte për punëtorët që janë pickuar pas uraganit.

Chris Hayes nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut sqaroi se grerëzat priren të bëhen më agresive në këtë periudhë të vitit, duke u përballur me kushte të vështira për mbijetesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA| Uragani Helene “nervozon” grerëzat, mjekët të shqetësuar nga pickimet e tyre appeared first on Euronews Albania.

Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumenta identifikimi false, arrestohet malazezi

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 14:01

Një shtetas malazez është arrestuar në sportelin dalës të areoportit të Rinasit, pasi gjatë kontrolleve ai kisjhte paraqitur një pasaportë të dyshuar të falsifikuar.

Gjatë kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, shtetasit me iniciale I. V., 42 vjeç, iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër, italian.

Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42 vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumenta identifikimi false, arrestohet malazezi appeared first on Euronews Albania.

Turqi| Arkeologët zbulojnë fortesën 1600-vjeçare të ushtarisë romake

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 13:51

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një strukture ushtarake romake 1600-vjeçare gjatë gërmimeve në qytetin antik të Hasankeyf, në Turqinë juglindore.

Zbulimi u bë në Hasankeyf, një nga vendbanimet më të vjetra të njerëzimit, gjatë një pune të vazhdueshme arkeologjike të udhëhequr nga Zekai Erdal, një historian arti.

Gërmimet, të cilat filluan në vitin 1984, kanë zbuluar më parë artefakte kulturore nga periudha të ndryshme, duke përfshirë qytetërimin e lashtë Mesopotamian Asirian, Perandorinë Bizantine, Perandorinë Osmane dhe epoka republikane.

Zbulimi i këtij viti është veçanërisht domethënës pasi konfirmon të dhënat historike që përmendin një strukturë ushtarake romake të vonë në Hasankeyf, e cila nuk ishte vendosur fizikisht deri më tani.

“Burimet historike përmendën një strukturë dhe fortesë ushtarake romake të vonë në Hasankeyf, por asnjë gjurmë nuk ishte gjetur në kërkimet e mëparshme,” tha Erdal për Anadolu. “Ne kemi zbuluar mbetjet e një strukture që daton në shekullin e katërt, që besohet se është ndërtuar gjatë mbretërimit të (perandorit romak) Konstandinit II.”

Ai tha se ekipi e identifikoi strukturën nëpërmjet krahasimeve të përmasave të gurëve dhe teknikave të ndërtimit me pallate dhe ndërtesa të tjera të mëdha nga e njëjta periudhë, në konsultim me ekspertë të arkitekturës romake.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqi| Arkeologët zbulojnë fortesën 1600-vjeçare të ushtarisë romake appeared first on Euronews Albania.

Liban| Mjekët largohen nga sulmet izarelite, OBSH lajmëron për rrezik nga sëmundjet

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 13:40

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martën se ka rrezik për shpërthimin e sëmundjeve në Liban.

Kjo për shkak të kushteve në strehimoret e mbipopulluara të njerëzve të zhvendosur dhe mbylljes së spitaleve, pasi mjekët janë duke ikur nga sulmet izraelite.

“Ne po përballemi me një gjendje kur rreziku për shpërthimin e sëmundjeve është shumë më i lartë, si për shembull, diarreja, hepatiti A dhe një numër sëmundjesh të parandalueshme përmes vaksinimit”, tha në një konferencë për media Ian Clarke, zyrtar i OBSH-së në Liban.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar tashmë se sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe deri tani pesë spitale në vend janë mbyllur dhe katër të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liban| Mjekët largohen nga sulmet izarelite, OBSH lajmëron për rrezik nga sëmundjet appeared first on Euronews Albania.

“Rruga si vjen kokaina” Artan Hoxha: Si u përdorën polumbarët tanë për trafik droge

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 13:20

Saimir Kushova, polumbari nga Saranda që u arrestua e më pas u lirua drejt garancisë pasurore për mbytjen e një turisteje angleze 29-vjeçare, është arrestuar në Norvegji, në një port në veri të vendit.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Kushova dyshohet se, së bashku me një grup prej 6 shqiptarësh, është i përfshirë në një operacion për ngarkimin e rreth 150 kilogramëve kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën e fundme të një anijeje.

Kjo metodë, e njohur si “pastrami i parazitëve,” u përdor për të transportuar drogën që kishte ardhur nga Brazili.

Për realizimin e këtij operacioni, Kushova dhe një 33-vjeçare kishin investuar rreth 35 mijë korona në blerjen e pajisjeve dhe veshjeve të zhytjes, të cilat ishin të nevojshme për t’u përballuar me temperaturat e ulëta të ujërave.

“Kjo është një ngjarje që shfaq një problematikë tjetër. Në 19 shtator 2022, gjatë një ekspedite polumbarësh në gjirin e Sarandës, Saimir Kushova dhe miqtë e tij kishin ngritur një zyrë dhe organizonin guida. Atë ditë humbi një turiste, dhe Saimir Kushova u arrestua. Ai është një 47-vjeçar që ka një karrierë në radhët e strukturave shtetërore dhe është një polumbar profesionist. Është një njeri i trajnuar për atë punë. Policia në atë kohë e arrestoi dhe gjykata e liroi kundrejt një garancie pasurore prej 15 milionë lekësh të vjetra, duke e detyruar të shfaqej çdo të hënë për verifikim. Pas 47 ditësh, ai u zhduk dhe nuk ishte në Shqipëri. Nga shtatori 2022, kur ndodhi ngjarja, ai u kap në 13 ose 14 prill 2023. Këtë herë u kap në një port në veri të Norvegjisë, me 6 persona shqiptarë, pasi kishin nxjerrë nga një anije një sasi prej 150 kg kokainë. Në atë kohë u tha se u kapën 6 polumbarë, por ishin ata 6 miq të tij; operacioni kishte qenë në monitorim dhe ata u kapën. Saimir Kushova kishte qenë bashkë me një shtetase shqiptare, 33 vjeçare; këta dy ishin polumbarët, të tjerët jo. Ata ishin thirrur nga Shqipëria për një metodë që njihet si “pastrami i parazitëve”. Në trupat e anijeve vendoset lëndë narkotike nën ujë dhe zakonisht është e vështirë për ta zbuluar. Ajo vendoset ose me pajisje me magnet ose në zgavra. Droga që kishte ardhur nga Brazili ishte vendosur atje dhe u duheshin polumbarë sepse ujërat e detit ishin shumë të ftohta. Grupi i Saimir Kushovës shkoi në një market dhe bleu pajisje për zhytje norvegjeze, pastaj shkoi natën në anije, u fut në thellësi 9 metra, mori 150 kg dhe i zbarkoi jashtë anijes. Në momentin e ngarkesës, ata u futën në një autoveturë, por policia ndërhyri dhe bëri arrestimin e tyre. Gjatë hetimit, doli se ata kishin qenë në Francë, në Spanjë, dhe dyshimet janë se janë përdorur për të njëjtën gjë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rruga si vjen kokaina” Artan Hoxha: Si u përdorën polumbarët tanë për trafik droge appeared first on Euronews Albania.

Laureatët e çmimit Nobel në Fizikë, kush janë dy shkenctarët amerikanë

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 12:06

Çmimi Nobel në Fizikë për këtë vit ju dha dy shkencëtareve John J. Hopfield dhe Geoffrey E. Hinton  për “për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale”.

Hopfield krijoi një strukturë që mund të ruajë dhe rindërtojë informacionin.

Hinton nga ana tjetër shpiku një metodë që mund të zbulojë në mënyrë të pavarur vetitë në të dhëna, e cila është bërë e rëndësishme për rrjetet e mëdha nervore tani në përdorim.

Që prej vitit 1901 e deri më tani janë dhënë 118 çmime Nobel në Fizikë, ku laureati më i ri në moshë ishte 25 vjeçari, Lawrence Bragg, kurse më i vjetri ishte 96 vjeçari, Arthur Ashkin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Laureatët e çmimit Nobel në Fizikë, kush janë dy shkenctarët amerikanë appeared first on Euronews Albania.

Debate në Komisionin për Sterilizimin, deputetët e PS braktisin mbledhjen

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 11:53

Në mbledhjen e së martës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, u shfaqën debate të ashpra mes deputetëve nga dy kampet politike, si dhe midis kryetares së komisionit, Albana Vokshi, dhe nënkryetarit, Plarent Ndreca.

Atmosfera në komision u përkeqësua kur deputetët e PD-së filluan të pengonin nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca, duke e lënë atë pa mundësi për të shprehur pikëpamjet e tij.

Pamjet nga mbledhja treguan se deputetët e PD-së krijuan një zhurmë të madhe mbi tavolina, duke i mohuar fjalën Ndrecës dhe duke e bërë të pamundur zhvillimin e diskutimeve.

Pasi debatet u shtuan, deputetët e Partisë Socialiste vendosën të largoheshin nga mbledhja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Debate në Komisionin për Sterilizimin, deputetët e PS braktisin mbledhjen appeared first on Euronews Albania.

“Shoku im më i ngushtë”, Kim Jong Un uron për ditëlindje aleatin e tij Putin

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 11:42

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, për ditëlindjen e tij të 72-të, duke e quajtur atë “shokun e tij më të ngushtë”.

Kim shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të ngrihen në një nivel të ri.

Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Moskës janë thelluar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një zhvillim që ka shqetësuar Perëndimin.

Në një deklaratë të ndarë, Kim njoftoi se vendi i tij do të përshpejtojë hapat për t’u bërë një superfuqi ushtarake me armë bërthamore.

Sipas Yonhap News, duke cituar median shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA, Kim vlerësoi marrëdhëniet mes të dy vendeve si “të pathyeshme dhe të përjetshme”, që nga vizita e Putinit në Phenian në qershor.

Ai theksoi se takimet dhe lidhjet miqësore do të kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e miqësisë DPRK-Rusi.

Marrëdhënia midis Koresë së Veriut dhe Rusisë ka një histori të gjatë, duke u mbështetur që në kohën e Stalinit dhe Kim Il-sung, gjyshit të Kim Jong Un.

Bashkimi Sovjetik e ndihmoi Korenë e Veriut me armë dhe teknologji në ditët e para, dhe Pheniani shpesh ka preferuar ndihmën ruse përballë asaj kineze, për të cilën nuk ka besim të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shoku im më i ngushtë”, Kim Jong Un uron për ditëlindje aleatin e tij Putin appeared first on Euronews Albania.

Djegia e depos së naftës në Krime, autoritetet evakuojnë mijëra njerëz

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 11:29

Mbi 1000 njerëz u evakuuan nga zonat përreth objektit më të madh të depozitimit të karburantit në Gadishullin e Krimesë, një ditë pas një sulmi me dron ukrainas që ndezi një zjarr masiv, sipas autoriteteve lokale.

Një dron ukrainas goditi depon më të madhe të karburantit në Feodosia, një qytet me afro 70,000 banorë në Detin e Zi, duke rezultuar në një zjarr që kërkoi evakuimin e qindra njerëzve.

Një kanal rus në Telegram postoi video të zjarrit, i cili pasoi disa shpërthime, si dhe një shenjë rrugore për fshatin Berehove, afër Feodosia.

“Për të garantuar sigurinë e atyre që jetonin afër incidentit, 1,047 njerëz u zhvendosën në objektet e akomodimit të përkohshëm,” tha Igor Tkachenko, kreu i administratës së qytetit, në Telegram. Ai theksoi se përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë ende në vazhdim, dhe të gjitha shërbimet e përfshira janë në kontakt të vazhdueshëm me shtabin operativ.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur viktima, ndërsa në qytet është shpallur një emergjencë teknologjike e shkallës lokale. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se forcat e tij kishin shënjestruar me sukses depon e karburantit në Feodosia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Djegia e depos së naftës në Krime, autoritetet evakuojnë mijëra njerëz appeared first on Euronews Albania.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës falenderon publikisht Ramën për rritjen e pagës

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 11:08

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë rreth një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka vazhduar axhendën e tij duke zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive.

Gjatë takimit, kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri e falënderoi publikisht Ramën për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive dhe për VKM-në që ndihmon zonat rurale me vështirësi, duke e quajtur këto arritje të rëndësishme.

“Dëgjova me vëmendje të gjitha shqetësimet. Në takimin e parë që kemi bërë në Shkodër, unë dua të falenderoj, po një falenderim bio sepse VKM-ja që është bërë për të ndihmuar zonat rurale me shumë vështirësi  ka thjeshtuar procedurën. Për një muaj kam arritur të kem deri në 20 kërkesa, kryesisht nga diaspora. Ky është një falenderim shumë i përzemërt, po edhe për pagat, të cilat u rritën. Në fillim isha skeptik sepse ndoshta nuk kishte buxhet, por edhe kjo ka qenë një arritje falë këtij takimi,” –tha kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës falenderon publikisht Ramën për rritjen e pagës appeared first on Euronews Albania.

“Përmbytja e Vlorës, si Bosnja e Dubai”, Rama: Ka ndryshuar moti

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 10:49

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë pas një periudhe rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sot, ai ka vijuar axhendën e tij me një takim me kryetarët e bashkive në kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Rama diskutoi për situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës, duke e përshkruar atë si një problem të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë.

Ai e krahasoi situatën në Vlorë me kushtet e vështira atmosferike që po përjetojnë disa vende në Evropë, si Austria dhe Bosnja, duke theksuar se përmbytjet atje janë rezultat i një kombinimi faktorësh të natyrshëm dhe organizimit të dobët.

Gjithashtu, ai e vuri në dukje se edhe në vende si Dubai, ku infrastruktura është e zhvilluar, shpesh ndodhin probleme të ngjashme kur përballen me mot të keq.

Rama theksoi se analizat tendencioze që kanë shoqëruar përmbytjet në Vlorë duhet të kuptohen në kontekstin e këtyre situatave të jashtëzakonshme.

Ai nënvizoi se, pavarësisht përpjekjeve për të menaxhuar situatat emergjente, infrastruktura shpesh nuk është në gjendje të përballojë intensitetin e motit ekstrem, duke kërkuar një qasje më të integruar dhe efektive për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes dhe menaxhimit të emergjencave.

“Janë 4 pika me një rëndësi shumë të veçantë, dhe do ta filloj nga emergjencat, sepse tani është fakt se në periudhën e vjeshtës, dimrit dhe pranverës ka përmbytje, dhe natyra e këtyre problemeve ndryshon çdo vit. E kemi parë të gjithë çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, si dhe në Bosnjë, ku humbën jetën shumë persona. Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej analizave tendencioze dhe popullore që u bëhen përmbytjeve, dhe ai është ndryshimi në formacionin e reshjeve. Para disa kohësh, përmbytja në Dubai ishte spektakolare, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi reshjesh e barabartë me 4 muaj shi në Londër.

Në këto situata, nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret apo për përmbytjet. Duke u ndalur te përmbytjet, është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë në organizimin e strukturës, aftësimin dhe stërvitjen e të gjithë atyre që duhet të jenë gati për të dalë në terren në momentin e parë. Kur është faza e goditjes, nuk ka çfarë bën askush, dhe është e domosdoshme që pjesë e këtij dialogu të jetë edhe efikasiteti i koordinimit me strukturat e qeverisjes qendrore.

Në sferën e emergjencave civile, Italia është ekselente; e keni parë edhe vetë çfarë ka ndodhur atje. Arsyeja pse e sjell rastin e Italisë është sepse ka një rrjet personash të gatshëm, që nuk janë persona të punësuar në institucione, por janë rezervistë në të gjithë territorin, dhe kjo kërkon vëmendje të posaçme. Të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash, dhe ajo që ndodh, për shembull në Korçë dhe Shkodër, është interesante. Prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca, por ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA, pa arritur të aktivizojë 70% të forcave aktive. Prefektura e Shkodrës ka angazhimet më të larta të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete nga ato të deklaruara, duke kërkuar mbështetje nga FA vetëm në raste specifike.

Ajo që është shumë domethënëse është se rezultati në Korçë, pavarësisht shpenzimit të madh të energjive, ka qenë më i dobët se në Shkodër. Kjo do të thotë se është e mundur, por kërkon vetëm trajnim dhe stërvitje për këtë punë,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përmbytja e Vlorës, si Bosnja e Dubai”, Rama: Ka ndryshuar moti appeared first on Euronews Albania.

Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 10:12

Një tjetër deputet është parë në mbientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e kësaj të marte.

Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

“Nuk e di pse jam thirrur…” –ka thënë fillimisht deputeti pasi është pyetur për arsyen e paraqitjes në SPAK.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ligjvënësi socialist po pyetet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e 2021.

Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Deputeti demokrat tha në atë kohë në një deklaratë për mediat, se në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasish që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synuan të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja appeared first on Euronews Albania.

“Do përdor pa ngurim armët bërthamore”, Kim Yong Un kërcënon SHBA dhe Korenë e Jugut

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 09:53

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara.

Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.

Kim ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut.

“Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do përdor pa ngurim armët bërthamore”, Kim Yong Un kërcënon SHBA dhe Korenë e Jugut appeared first on Euronews Albania.

EMRAT| Vranë kushëririn me thikë dhe e braktisën në rrugë, dorëzohen 2 shqiptarët

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 09:26

Një 28-vjeçar shqiptar është goditur me thikë për vdekje në Greqi nga dy kushërinjt e tij, të cilët pasi e sulmuan, e lanë të shtrirë për tokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore, e panë 28 vjeçarin Denis Loka, të përgjakur në tokë.

28-vjeçari  u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Një video e kamerave të sigurisë ka kapur momentin e sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçares, 17-vjeçares dhe 19-vjeçares.

Pas një ore dy vëllezërit,  Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandër Loka, 19 vjeç janë paraqitur në Komisarjatin e Kipselit, ku kanë pretenduar se 17 vjeçari kishte kryer krimin.

Siç pretendonin dy vëllezërit kanë pretenduar se 28-vjeçari po i dhunonte, pa u bërë dije më shumë për rastin.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRAT| Vranë kushëririn me thikë dhe e braktisën në rrugë, dorëzohen 2 shqiptarët appeared first on Euronews Albania.

Elbasan| Vodhën dy automjete, arrestohet një shtetas, në kërkim tjetri

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 09:04

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga në shtetas dhe ka shpallur nëkërkim një tjetër, pasi dyshohet se kanë vjedhur dy automjete.

Sipas njoftimit nga Policia bëhet me dije se është arrestuar shtetasi F.B., 26 vjeç dhe po vijon pun për kapjen e autorit tjetër, shtetasit L. P., 35 vjeç, të dy këta banues në Elbasan.

Të 2 autorët, kanë precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje/prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç.

Gjithashtu, shtetasit F. B. dhe L. P. dyshohen autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, të një automjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit I. M., 78 vjeç.

Automjeti tip “Benz” i vjedhur, u gjet në lagjen “Shënkoll” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan| Vodhën dy automjete, arrestohet një shtetas, në kërkim tjetri appeared first on Euronews Albania.

Kriza në Lindjen e Mesme| Putin planifikon takim me homologun e tij iranian

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 08:50
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka në plan të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian, gjatë kësaj jave, mes shqetësimeve në rritje se kriza në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.
Agjencitë ruse të lajmeve citojnë një këshilltar të presidentit Putin, i cili njoftoi se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Përveç kësaj, zyrtari i lartë rus ka theksuar se Putin do të diskutojë gjithashtu me Pezeshkianin në samitin BRICS që do të mbahet në Kazan, më 22-24 tetor.

Deri tani, nuk janë dhënë shumë hollësi për takimet, por është e qartë që Putin nuk ka planifikuar një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me përshkallëzimin e situatës në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza në Lindjen e Mesme| Putin planifikon takim me homologun e tij iranian appeared first on Euronews Albania.

“Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid”, Erdogan kërcënon Izraelin

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 08:40

Izraeli do të paguajë përfundimisht çmimin për gjenocidin që po ndodh në Gaza për një vit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Nuk duhet harruar se Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid që po vazhdon prej një viti”, tha Erdogan të hënën në X.

Duke theksuar nevojën për veprim kolektiv kundër Izraelit, ai tha: “Ashtu si aleanca e përbashkët e njerëzimit ndaloi Hitlerin, (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve do të ndalet në të njëjtën mënyrë.”

“Ata që vdesin në Gaza, Palestinë dhe Liban këto ditë nuk janë vetëm gra, fëmijë, foshnja dhe civilë të pafajshëm, por edhe njerëzimi dhe sistemi ndërkombëtar.”

Ai nënvizoi se dhjetëra mijëra individë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza brenda një viti dhe shumë institucione në Gaza, përfshirë spitalet dhe shkollat, janë shkatërruar.

“Shumë gazetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ambasadorë të paqes nuk janë më mes nesh,” tha Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu shprehu ngushëllime për popullin palestinez dhe libanez për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve nga qeveria izraelite që nga 7 tetori.

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër qeverisë izraelite, pavarësisht nga kostoja, dhe do t’i bëjmë thirrje botës që t’i bashkohet këtij qëndrimi të nderuar”, shtoi Erdogan.

Izraeli ka vazhduar luftën e tij të pamëshirshme ndaj Gazës pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Që atëherë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, janë vrarë rreth 42,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 97,100 të tjerë janë plagosur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid”, Erdogan kërcënon Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Ministrat shqiptarë bojkotojnë vizitën e kryeministrit serb në Shkup

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 08:32

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ishte për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Ceremonia e pritjes është bojkotuar nga ministrat shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Mediat shqiptare në RMV raportojnë se Mickoski e priti Vuçeviçin vetëm me ministrat maqedonas, pa praninë e zyrtarëve shqiptarë.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga koalicioni i partive shqiptare që përfaqësohen në qeveri.

Koalicioni i partive shqiptare në qeveri, i njohur si “VLEN”, përfaqësohet me gjashtë ministra, njëri prej të cilëve mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministrat shqiptarë bojkotojnë vizitën e kryeministrit serb në Shkup appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç takohet me kancelarin gjerman Scholz në Hamburg, zbardhen diskutimet

By: Fia Nelaj
8 October 2024 at 08:19

Vuçiç u takua me kancelarin gjerman Scholz në Hamburg. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se patën një bisedë të gjatë, të hapur dhe domethënëse.

“Biseduam për shumë tema, për rrugën e Serbisë në BE, situatën në Kosovë dhe Metohi, dhe arritëm marrëveshje të rëndësishme për tema të shumta botërore.

Ne theksuam rëndësinë e bashkëpunimit tonë dhe se pa kompanitë e tyre, vështirë se do të kishim arritur këtë vlerësim investimi, për të cilin mikpritësit gjermanë dhe bundeskanzler na uruan.

Temë ishte edhe si u bëmë pjesë e një nisme globale, pra e një aleance globale për burimet minerale, e cila përfshin një numër në rritje të vendeve. Sot mora pjesë edhe në një drekë pune me dhjetë liderë nga vende të ndryshme, me të cilët diskutova se si të ndryshojmë të ardhmen tonë ekonomike dhe të arrijmë rezultate më të mira.

Gjermania është fuqia ekonomike dominuese e BE-së dhe motori i zhvillimit të saj, dhe për Serbinë është partneri numër një ekonomik, tregtar dhe çdo partner tjetër. Gjermania mendon disa vite përpara dhe neve na takon të mos vonojmë.’ -tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha gjithashtu se pret që autoritetet e Prishtinës, përkundër tërheqjes së vendimit për ndalimin e importit të produkteve serbe përmes pikëkalimit Merdar, “të bëjnë çmos për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve.”

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do të bëjnë të pamundurën për ta ndalur atë? – Po. Ai tani do të shpikë skanerë, kështu që do t’i presë 22 muaj dhe vazhdimisht do të sajojë diçka të tillë. Ai e di se kur gjërat ndodhin sipas rregullave, me respektimin e lirive themelore të mbështetura nga BE-ja dhe bota e qytetëruar, atëherë Serbia, si ekonomia dominuese në Ballkanin Perëndimor, mund të realizojë interesat e saj,” tha Vuçiç në Hamburg.

Ai shtoi se nuk ka besim në dëshirën e Prishtinës për të zbatuar Brukselin “ose ndonjë marrëveshje tjetër.”

“Pres që në ditën e tretë të ndalojnë dikë për diçka, që ditën e katërt të mbyllin të gjithë kalimin, që ditën e pestë të thonë se kanë gjetur dy plumba që do t’i vendosin vetë dhe pastaj do të thonë se tani po mbyllen për 11 muajt e ardhshëm derisa të gjejnë skanerët dhe truket e ngjashme. Kjo nuk do të ndryshojë, sepse unë i njoh mirë ata,” tha Vuçiç, i cili mori pjesë në një konferencë mbi qëndrueshmërinë në Hamburg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç takohet me kancelarin gjerman Scholz në Hamburg, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌