Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

“Qytetarët ishin ftuar për të reaguar”, Bardhi: Edi Rama i ka vënë duart në fyt çdo kujt!

By: M C
8 October 2024 at 21:54

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se qytetarët shqiptarë e ndjejnë edhe në shqetësimet e tyre që nuk gjejnë pasqyrim në mediat kryesore kombëtare. Në një intervistë në emisionin “A Show” në SYRI TV, Bardhi gjithashtu u përqendrua në vlerësimin e protestës së fundit të opozitës, duke theksuar se qytetarët e ftuar për të reaguar treguan rezistencë të fuqishme përballë sjelljes disproporcionale të policisë.

Sipas Bardhit, marshimi drejt Tiranës nuk ishte një protestë e zakonshme kombëtare, por një ftesë për qytetarët që të shprehnin pakënaqësitë e tyre. Ai vlerësoi pjesëmarrjen dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve, duke theksuar se kjo protestë ishte një sukses, pasi tregoi se ka qytetarë që nuk janë të gatshëm të pranojnë dhunën dhe arbitraritetin e qeverisë së Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Qytetarët shqiptarë e ndjejnë edhe në shqetësimet e tyre që nuk gjejnë pasqyrim në mediat kryesore kombëtare. Për fat të keq, përfshirë dhe televizionet kombëtare, këto media janë përfshirë prej vitesh tashmë, por veçanërisht në periudhën e fundit, në një fushatë dezinformimi dhe përdorimi nga qeveria, për të shpërndarë në mënyrë mediatike propagandën e Edi Ramës. Kjo dëmton interesin publik, dëmton të vërtetën dhe, sigurisht, përcjell imazhin apo informacionin e gabuar tek qytetarët. Besoj e keni parë këtë edhe me protestën e fundit, ku u sajuan histori nga më të ndryshmet, të shpërndara nga zyra e propagandës së Edi Ramës dhe të pasqyruara si ngjarje të vërteta në pjesën dërrmuese të mediave në vend.

Unë gjykoj se ajo që ne kishim shpallur, marshimi drejt Tiranës, nuk ishte një protestë kombëtare, pra qytetarët ishin ftuar për të reaguar, ndryshe nga protestat që jemi mësuar të shohim të organizuara nga Partia Demokratike, ku qytetarët marrin pjesë dhe, me pjesëmarrjen e tyre, shprehin pakënaqësitë. Në këtë rast, ne publikisht kishim shpjeguar se çfarë do të ndodhte atë ditë dhe se çfarë qytetarët ishin ftuar të reagonin atë ditë në Tiranë. Në këtë kuptim, qoftë pjesëmarrja masive e qytetarëve, qoftë rezistenca e tyre përballë sjelljes disproporcionale të policisë, tregoi që po, në këtë vend ka qytetarë që nuk janë të gatshëm as ta falin lirinë, as t’i nënshtrohen dhunës dhe arbitraritetit të një shteti personal që ka ndërtuar Edi Rama.

Ata janë aty për të reaguar sa herë Shqipëria ka nevojë për ta, dhe në këndvështrimin tim, ky ishte një sukses i asaj që ndodhi dje. Qytetarët reaguan dhe iu përgjigjën ftesës së Partisë Demokratike. Nuk ka pasur asnjë reagim publik nga asnjë prej ambasadave të vendeve mike që janë në Shqipëri. Edi Rama i ka vënë duart në fyt çdo kujt që ka vendosur të jetojë në këtë vend, dhe fakti që qytetarët marrin guximin për t’ia hequr me forcë duart nga fyti, që është ky reagim, që mund të ishte dhe më i ashpër, nuk nënkupton se është dhunë.

The post “Qytetarët ishin ftuar për të reaguar”, Bardhi: Edi Rama i ka vënë duart në fyt çdo kujt! appeared first on Albeu.com.

Përplasen tre makina në Berat, një person dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
8 October 2024 at 21:29

Një aksident masiv është shënuar ditën e sotme në Berat. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Ka qenë një makinë tip “Opel” që ka goditur një makinë që ka qenë në semafor dhe më pas kjo ka goditur një tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

The post Përplasen tre makina në Berat, një person dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Qytetarët të tregojnë kujdes!

By: M C
8 October 2024 at 21:11

Në orët në vijim, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se po koordinon me autoritetet vendore për të marrë masat e nevojshme në rast emergjence.

Autoritetet po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë për çdo rast nevoje.

The post Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Qytetarët të tregojnë kujdes! appeared first on Albeu.com.

E trishtë në Korçë, gjendet pa shenja jete brenda një kamioni një 55-vjeçar

By: M C
8 October 2024 at 20:44

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

The post E trishtë në Korçë, gjendet pa shenja jete brenda një kamioni një 55-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë së Lirisë? Depoziton në Kuvend nismën ligjore

By: M C
8 October 2024 at 20:13

Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon angazhimet politike dhe partiake. Mësohet se Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore.

Bëhet me dije se Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra. Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”.

Kryemadhi e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë.

The post Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë së Lirisë? Depoziton në Kuvend nismën ligjore appeared first on Albeu.com.

Kafja e mëngjesit na përmirëson kujtesën

By: M C
8 October 2024 at 20:02

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru. Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze.

The post Kafja e mëngjesit na përmirëson kujtesën appeared first on Albeu.com.

Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë

By: M C
8 October 2024 at 19:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme te protestuesit e arrestuar nga policia.

Berisha kërkoi lirimin e protestuesve dhe i siguroi se PD është pranë tyre në çdo moment.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.
Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.
I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.

Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.
Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!

Por sonte, në emër tuaj, unë dua t’u përcjell një përshëndetje vëllazërore të gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve, të rejave, të moshuarve që firmosën dje në cunamin e mosbindjes civile, fillimin e betejës së madhe të fitores sonë.

Në emër tuaj, dua t’u them se ata kanë ardhur shumë herë në Tiranë, por asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë si mbrëmë në Tiranë.
Ju gra dhe burra, të rinj dhe të reja, adoleshentë, pensionistë, inauguruat mbrëmë misionin e ri më të rëndësishëm, më fisnik të jetës suaj.

Ju nuk erdhët mbrëmë në Tiranë për festë, miting elektoral, ju nuk erdhën mbrëmë në Tiranë për protestë.
Jo, secili prej jush mbrëmë i njoftuar siç e do rregulli, erdhët jo për protestë, për mosbindje civile. Pra, erdhët për betejë.
Ju mbrëmë, pa asnjë detyrim nga askush, iu përgjigjët thirrjes së ndërgjegjes suaj dhe erdhët për betejë. Ju në fakt mbrëmë zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen, më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite.

Ju, duke tejkaluar cdo parashikim erdhët mbrëmë për t’u ndeshur me regjimin, pavarësisht nga pasojat që kjo ndeshje mund të kishte sepse ky regjim i kishte shpallur luftë opozitës. Është një armik i egër i popullit opozitar.

Ju e dini mirë se të përballeni me Edi Ramën, i cili Kushtetutën e ka shndërruar në Olta Xhaçkë, parlamentin e ka shndëërruar në Spirogjokë, qeverinë e ka zëvendësuar me Lubi Ballukun apo Tao Taon, ligjet e vendit i ka zëvendësuar me Irenën me 5 mbiemra, xhelatë të sigurimit dhe Altinë të pyetjes 1 milion euro, nuk është e lehtë, por ju erdhët sepse keni vetëdijen e plotë se Edi Rama nuk fiton, por grabit zgjedhjet.
Ju erdhët se jeni të bindur se Edi Rama me serial killerat e tij, me bandat e tij, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve, me industrinë e blerjes së votës dhe të drejtës së saj, me partinë shtet kontrollon votën tuaj dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.

Ju jeni të bindur se pa votën e lirë nuk ka kurrë rotacion, por pushtet autoritar që nuk ikën për dekada.
Ju dolët në shesh të mejdanit kundër diktaturës me një nga 77 format e mosbindjes civile.
Sepse ju e keni të qartë se burgosja politike është akt i diktaturave, se me burgosjen e udhëheqjes politike në vit elektoral, lidhet vendimi i Edi Ramës për një mandat të katërt.

Ju erdhët në shesh të betejës sepse e dini se kontrolli i drejtësisë është tipar i diktaturës së bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve siç ishte dje në ideologjinë komuniste.
Ju dolët dje në shesh të mejdanit sepse ju nuk pranoni vendosjen e diktaturës së bandave, në të cilën narkodiktatori kontrollon me dorë të hekurt qeverinë, parlamentin, presidentin, shërbimin e fshehtë, drejtësinë dhe i ndërsen ata si vegla kundër opoziëts për të shtypur atë, për t’i vjedhur asaj votën, për të vjedhur dhe pasuruar veten dhe sojin e tij.

The post Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë appeared first on Albeu.com.

Izraeli fillon operacionet tokësore në Libanin jugperëndimor

By: M C
8 October 2024 at 19:19

Ushtria izraelite tha të martën se filloi operacionet tokësore në Libanin jugperëndimor, duke zgjeruar ndërhyrjet e saj në një zonë të re, një vit pasi shkëmbimet e zjarrit filluan me grupin e armatosur Hezbollah dhe mes lutjeve të Kombeve të Bashkuara për një zgjidhje diplomatike.

Tensionet rajonale të nxitura një vit më parë nga sulmi i Hamasit, grupit të armatosur palestinez në jug të Izraelit, kanë çuar në një varg operacionesh izraelite nga toka dhe ajri mbi Libanin dhe sulme të drejtpërdrejta nga Irani mbi objektivat ushtarake izraelite.

Irani paralajmëroi Izraelin të martën kundër çdo sulmi ndaj Republikës Islamike, një javë pasi Teherani lëshoi një breshëri raketash mbi të, duke vënë Lindjen e Mesme në buzë të luftës gjithëpërfshirëse.

“Çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të përballet me hakmarrje”, tha ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Ministri i Jashtëm iranian do të vizitojë Arabinë Saudite dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme duke filluar nga e marta, për të diskutuar çështjet rajonale dhe për të punuar në ndalimin e “krimeve” të Izraelit në Gaza dhe Liban, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Shtetet Arabe të Gjirit, shumica prej tyre eksportues të mëdhenj të energjisë si Irani, janë përpjekur ta sigurojnë Teheranin për neutralitetin e tyre në konfliktin Iran-Izrael, i thanë burimet agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar.

“Dialogu ynë vazhdon në lidhje me zhvillimet në rajon për të parandaluar krimet e paturpshme të regjimit sionist në Liban, në vazhdimësi të krimeve në Gaza”, tha ministri Araghchi në një video të transmetuar nga media shtetërore.

“Duke filluar nga sot unë do të nis një udhëtim në rajon, në Riad dhe kryeqytete të tjera në rajon dhe e do të përpiqemi të kemi një lëvizje kolektive të vendeve të rajonit… për t’u dhënë fund sulmeve brutale në Liban”, shtoi ai.

Në Liban, ushtria izraelite rriti trysninë mbi Hezbollahun e mbështetur nga Irani, duke thënë se po kryente “operacione të kufizuara” në jugperëndim të Libanit.

Ushtria izraelite goditi periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe tha se vrau një drejtues të lartë të Hezbollahut, përgjegjës për buxhetin dhe logjistikën e grupit.

Nëse konfirmohet, vdekja e Suhail Hussein Husseinit do të ishte më e fundit në një varg vrasjesh nga Izraeli të udhëheqësve dhe komandantëve të Hezbollahut dhe aleatit të tij Hamasit.

Në goditjen më të madhe ndaj Hezbollahut në dekada, Izraeli vrau udhëheqësin e tij Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit në fund të muajit të kaluar.

Bashkërenduesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Libanin dhe shefi i misionit paqeruajtës të OKB-së në vend thanë të martën se thirrjet e përsëritura për përmbajtje “kaluan pa u vënë re” përgjatë vitit që kur filloi shkëmbimi i zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Sot, një vit më vonë, shkëmbimet pothuajse të përditshme të zjarrit janë përshkallëzuar në një fushatë të pandërprerë ushtarake, ndikimi humanitar i së cilës është asgjë më pak se katastrofik”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët./REL

The post Izraeli fillon operacionet tokësore në Libanin jugperëndimor appeared first on Albeu.com.

Al Pacino konfirmon lajmet për ndarjen me partneren 30-vjeçare

By: M C
8 October 2024 at 18:59

Aktori i njohur Al Pacino ka konfirmuar lajmet që është ndarë nga partnerja 30-vjeçare, me të cilën ka edhe një djalë.

Ai është shprehur se tashmë me ish-partneren, Noor Alfalah është ndarë, por që kanë një raport të mirë miqësor.

Një zëdhënës i yllit shtoi: “Al dhe Noor kanë qenë miq shumë të mirë prej vitesh dhe tani ata janë prindër të Romanit”.

Më pas Al Pacino ka shprehur mendimin e tij për martesën. “Për mua është një hyrje në trenin e dhimbjes. Gjithçka është një biletë për në trenin e dhimbjes. Do shkosh apo jo? Jo, do të qëndroj këtu. Unë zgjedh të qëndroj në stacion, nuk hipi ”, tha ai.

The post Al Pacino konfirmon lajmet për ndarjen me partneren 30-vjeçare appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre, babai dhe djali në gjendje të keqe

By: M C
8 October 2024 at 18:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre.

Ndërkohë babai dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

Gjithashtu ngjarjen e ka konfirmuar Policia e Tetovës, të cilët bëjnë të ditur se denoncimi është bërë rreth orës 14:00.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga Policia e Tetovës.

The post E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre, babai dhe djali në gjendje të keqe appeared first on Albeu.com.

Nëna shfaqi komplikacione pas humbjes së foshnjës në bark, zbulohen detaje nga rasti tragjik, çfarë deklaruan familjarët

By: M C
8 October 2024 at 18:25

Një 37-vjeçare ndërroi jetë tragjikisht së bashku me foshnjën e saj pas komplikacioneve të rënda që ajo pësoi.

Raportohet se lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje familjarët e 37 vjeçares, të cilët nuk kanë shfaqur pretendime ndaj mjekëve dhe kanë deklaruar se ka qenë një fatkeqësi.

Sipas tyre 37-vjeçarja e ka humbur fëmijën në bark. Ata treguan se ajo ka shkuar të shtunën në maternitet ku edhe ka lindur të vdekur foshnjën dhe më pas ka shfaqur komplikacione.

Për këtë arsye ajo është dërguar në QSUT ku edhe ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. Një ditë më pas, familjarët kanë kryer edhe ceremoninë mortore.

The post Nëna shfaqi komplikacione pas humbjes së foshnjës në bark, zbulohen detaje nga rasti tragjik, çfarë deklaruan familjarët appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Rama i jep një post të rëndësishëm Mark Markut? Reagon kryeministri: Lajm i rremë!

By: M C
8 October 2024 at 18:05

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të rremë lajmin se do ta vendosë pedagogun Mark Marku, në krye të reformës për transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve dhe medias.

Reagimi:

LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka me shumicë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona.

The post FOTO/ Rama i jep një post të rëndësishëm Mark Markut? Reagon kryeministri: Lajm i rremë! appeared first on Albeu.com.

Tentuan të ngjiteshin në malet e Himalajeve, vdesin pesë alpinistët rusë

By: M C
8 October 2024 at 18:01

Pesë anëtarë të një grupi alpinizmi rus, të cilët u zhdukën gjatë përpjekjes për t’u ngjitur në malin Dhaulagiri, janë gjetur të vdekur, tha të martën për CNN ambasada e Rusisë në Nepal.

Hetimet fillestare sugjeruan se grupi i alpinistëve të rusë vdiq “si rezultat i rënies në një humnerë”.

Zyrtarët shtuan se ishin në kontakt me anëtarët e tjerë të ekspeditës dhe po vlerësonin mundësinë e nxjerrjes së trupave nga mali për identifikim dhe riatdhesim.

Dhaulagiri – që përkthehet nga Sanskritishtja do të thotë “Mali i Bardhë” – është maja e shtatë më e lartë në botë, dhe qëndron 8,167 metrambi nivelin e detit, në Himalajet në Nepalin qendror.

Shkalla e vdekshmërisë së Dhaulagir është pak më shumë se 16%, duke e bërë atë një nga malet më të vështirë për t’u ngjitur.

Kontakti u humb me anëtarët e grupit pasi ata u nisën për në majën e malit të dielën më 6 tetor, sipas njoftimit të federatës.

The post Tentuan të ngjiteshin në malet e Himalajeve, vdesin pesë alpinistët rusë appeared first on Albeu.com.

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkia, opozita s’lejon Erion Veliajn të flasë

By: M C
8 October 2024 at 17:43

Me tensione dhe përplasje është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë. burime për media bëjnë me dije se opozita ka krijuar zhurmë në mbledhje.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka tentuar disa herë të mbajë fjalën, por kanë ndërhyrë opozitarët duke mos e lejuar që të vazhdonte.

Veliaj në mbledhje ka përmendur edhe protestën e opozitës, duke thënë se edhe pse ata shkatërrojë, Partia Socialiste do t’i rindërtojë të gjitha sërish.

“Nuk e bllokoni dot Tiranën. Ju doni të bllokoni edhe shkollat e reja, edhe kreditë e buta. Ju bjerini, shkatërrojini, por ne do t’i ndërtojmë sërish më të bukura se ishin”, ka thënë Veliaj.

The post Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkia, opozita s’lejon Erion Veliajn të flasë appeared first on Albeu.com.

Harris: Irani është kundërshtari më i madh i SHBA-së

By: M C
8 October 2024 at 17:17

Kamala Harris e konsideron Iranin si kundërshtarin më të madh të SHBA-së dhe se sigurimi që Teherani të mos bëhet kurrë një fuqi bërthamore është një nga prioritetet e saj më të larta. Gjithashtu Harris tha se Irani ka gjak amerikan në duart e tij.

“Irani ka gjak amerikan në duart e tij. Në rregull? Ky sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike. Çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani të mos arrijë kurrë aftësinë për të qenë një fuqi bërthamore ky është një nga prioritetet e mia më të larta,” tha Kamala.

E pyetur nëse ajo do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse ka prova që Irani po ndërton një armë bërthamore, Harris nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes.

“Nuk do të flas për hipoteza në këtë moment”, tha ajo.

The post Harris: Irani është kundërshtari më i madh i SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

By: M C
8 October 2024 at 17:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve pas lindjes. Ndërkohë, foshnja e saj kishte ndërruar jetë pak para vdekjes së nënës.

Mësohet se gruaja kishte lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, por për shkak të komplikacioneve ishte zhvendosur në QSUT, aty ku dhe humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.

Newsbomb mëson se gruaja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.

The post Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

By: M C
8 October 2024 at 17:02

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një nga makinat më pas ka devijuar nga korsia e rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i një prej mjeteve i cili është nisur drejt spitalit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

The post Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me dy vite shërbim prove Avni Bashukajn

By: M C
8 October 2024 at 16:44

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë me dy vite shërbim prove Avni Bashukajn, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Gjithashtu GJKKO ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me një vit burg dhe e ka zëvendësuar atë me dy vite shërbim prove, me kusht që Bashukajn të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Avni Bashukaj, datë 10.09.2024”, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319 i K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 55, datë 08.10.2024 vendosi: Miratimin e marrëveshjes “Mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit”, mbi procedimin penal nr. 46, të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme, me datë 10.09.2024, nënshkruar nga prokurori i çështjes, i pandehuri Avni Bashukaj dhe mbrojtësi i tij av. Pranvera Doçi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).

Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 10.616 (dhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë dhe ato të gjykimit, i ngarkohen të pandehurit. Në referim të nenit 406/f, pika 1, të KPr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet ankim.

The post I akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me dy vite shërbim prove Avni Bashukajn appeared first on Albeu.com.

Kishin thirrur Urgjencën, por ndihma i është refuzuar/ Lindi foshnjën në makinë, pasi protesta kishte bllokuar rrugën

By: M C
8 October 2024 at 16:42

Ne tentativë për të sulmuar protestën e opozitës, propaganda e qeverisë solli si histori për opinion publik, rastin e një nëne të re, e cila sipas medieve por qeveritare, lindi në makinë për shkak se protesta i kishte bllokuar rrugë.

Shfrytëzimi i këtij rasti shkoi deri në ekstrem, ku në një kohë rekord pamjet e nënës së re u shpërndanë në mënyrë të koordinuar thuajse në të gjitha mediet, një pjesë e të cilave refuzuan transmetimin pasi konfirmuan historinë e sajuar nga propaganda qeveritare, duke shfrytëzuar rastin e lindjes së një nëne të re, ende pa mbërritur në Spital.

Syri Tv u interesua pranë spitalit të Traumës dhe Spitalit Mbretëresha Geraldinë për të mësuar më shumë prej rastit, por këto institucione u treguan hermetike, ndërkohë që ministria Albana Koçiu, vijonte propagandën me rastin.

Pas refuzimit nga dy spitale, gazetarët e Syri Tv arritën të flisnin me nënën e re, e cila së bashku me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë dhe po marrin kujdesin e duhur nga stafi mjekësor.

E reja ka rrëfyer jashtë kamerave, se ndërsa kishte ndjerë shenjat e para të lindjes ka telefonuar Urgjencën Kombëtare, që ti dërgonin autoambulancë për ti ardhur në ndihmë, por ndihma i është refuzuar.

Zgjidhja e operatorit telefonik të Urgjencës Kombëtare ishte që e reja të ikte me makinën e saj në spital, pasi do të shkonte më shpejtë, duke parashikuar që rrugët kishin trafik të rënduar për shkak se kishte një protestë pesë kilometra larg itinerarit që do të përshkruante autoambulanca.

Urgjenca Kombëtare ndodhet pranë Spitalit të Traumës, ku gjithashtu është edhe një prej stacioneve të qëndrimit të autoambulancave, ndërkohë nëna e re që kërkonte ndihmë banonte në zonën e Fushës së Aviacionit, që në linjë ajrore por edhe rrugore janë në më pak se 1 km, dhe shumë kilometra larg vendit ku mbahej protesta.

Ndërsa propaganda nxitoi që të akuzonte protestën për lindjen në makinë, duket se mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore është arsyeja kryesore.

Nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, kemi mësuar se sot me nënën e re ka kërkuar që të zhvillojë një takim dhe regjistrim propagandistik edhe ministrja Albana Koçiu, por kjo kërkesë është refuzuar nga ana e familjarëve që duket se nuk kanë pranuar përdorimin e një prej momenteve më të lumtura të jetës së tyre.

“Më kanë kërkuar që në mëngjes që të të flas për mediat, por i kam refuzuar për shkak se në momentin që unë kisha nevojë për ndihmë as Ambulanca por as policia nuk ishin aty e nuk më dhanë ndihmë”- u shpreh jashtë kamerave nëna e re.

Për hir të transparencës, Syri Tv kontaktoi edhe me urgjencën Kombëtare për të marrë informacion se cila ishte arsyeja që iu refuzua ndihma e parë nënës së re, por deri në këtë moment nuk kemi një përgjigje. /Syri Tv

The post Kishin thirrur Urgjencën, por ndihma i është refuzuar/ Lindi foshnjën në makinë, pasi protesta kishte bllokuar rrugën appeared first on Albeu.com.

Bie nga biçikleta, 67-vjeçarja nga Maliqi përfundon në spital

By: M C
8 October 2024 at 16:22

Një 67-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moritë të Maliqit. Sipas policisë, shtetasja R. Ch., 67 vjeçe, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

“Rreth orës 12:55, në fshatin Koritë, Maliq, shtetasja R. Ch., 67 vjeçe, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

67-vjeçarja po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

The post Bie nga biçikleta, 67-vjeçarja nga Maliqi përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

❌
❌