Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Griezmann këshillohet të ndjekë shembullin e Zidane dhe të rikthehet nga pensionimi tek Franca

8 October 2024 at 15:43

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është këshilluar që ta ndjekë shembullin e Zinedien Zidanes dhe të anulojë vendimin e tij për pensionim nga kombëtarja e Francës.

Griezmann i cili ka 137 paraqitje për ‘Gjelat’, vendosi që t’i jap fund karrierës me kombëtaren muajin e kaluar.

Pasi bëri debutimin e tij në vitin 2014, Griezmann u bë pjesë e pandashme e ekipit të Didier Deschamps duke luajtur një rol kyç në triumfin e Botërorit 2018 dhe kualifikimin në finalen e Katarit katër vite më vonë.

Sipas një raportimi të ri nga Romain Molina, Griezmann mund ta konsiderojë rikthimin nga pensionimi në të ardhmen, duke ndjekur hapat e Zidanes.

Molina shtoi se Griezmann po pret që paraqitjet e Francës të marrin kahje të gabuar para se potencialisht të marrë vendimin për rikthim.

33-vjeçari thuhet se mbeti i zemëruar për faktin se Deschamps e bëri kapiten Kylian Mbappen pas pensionimit të Hugo Lloris, pasi u ndje se rëndësia e tij në ekip ishte minuar.

Zidane u pensionua nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të Francës në Euro 2004, para se të bënte rikthimin një vit më vonë.

Ai menjëherë u emërua kapiten i Francës dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së Botërorit 2006 të cilën e humbën në penallti ndaj Italisë me rezultat 5-3./Telegrafi/

The post Griezmann këshillohet të ndjekë shembullin e Zidane dhe të rikthehet nga pensionimi tek Franca appeared first on Telegrafi.

Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

8 October 2024 at 12:43

Lionel Messi më herët kishte treguar se kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier teksa në zgjedhjet e tij bëjnë pjesë dy lojtarë të Manchester United dhe një i Manchester Cityt.

Messi ende po vazhdon të shkëlqejë duke shënuar gola dhe duke bërë asistime për Inter Miamin, ekip të cilin e udhëhoqi së fundmi drejt trofeut të dytë.

Ai u transferua në MLS nga Paris Saint-Germaini, aty ku lëvizi si lojtar i lirë pas largimit të dhimbshëm nga Barcelona.

Ndonëse ai nuk ka luajtur asnjëherë në Angli, duket se ishte tifoz i madh i lojës që bëhet atje ndërsa në të kaluarën kishte përzgjedhur tre lojtarët më të mirë.

Në një intervistë në vitin 2012, Messi kishte përmendur Sergio Agueron, Wayne Rooney dhe Robin Van Persie si tre lojtarët më të mirë në elitën e futbollit anglez.

“Ka shumë lojtarë me kualitet në Ligën Premier si Kun Aguero, i cili është miku im. Mua me të vërtetë më pëlqen se si ai luan. Rooney dhe Van Persie po luajnë shumë mirë, ata janë lojtarë të mëdhenj”, kishte thënë Messi.

Aguero i cili ka luajtur së bashku me Messin tek kombëtarja e Argjentinës numëron 260 gola të shënuar me fanellën e Man Cityt teksa ka fituar pesë herë Ligën Premier.

Njësoj si Aguero, edhe Rooney ka fituar pesë tituj të Ligës Premier me ‘Djajtë e Kuq’ duke shënuar 253 gola gjatë këtij procesi./Telegrafi/

The post Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Një ‘festival gabimesh’ – dy lojtarë në Gjermani shkaktuan penallti qesharake pas veprimeve të tyre amatore

8 October 2024 at 11:25

Raundi i tetë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman ka përfunduar gjatë këtij vikendi. Kjo ligë rrallëherë dhuron diçka për t’u diskutuar, por gjatë kësaj jave dy incidente qesharake kanë ndodhur.

Bëhet fjalë për një incident gjatë ndeshjes mes Magdeburgut dhe Greuther Furth. Teksa po luhej minuta e 13-të, një moment absurd për futbollin profesionist ndodhi.

Mbrojtësi i Greuther Furthit, Gideon Jung, vendosi që ta kap topin me duart e tij pas pasimit nga portieri i tij Nauel Holl.

Ky ishte një gabim amator nga ana e tij pasi topi ishte në lojë dhe gjyqtari me plotë të drejtë vendosi të akordojë penallti.

Ekipi i Magdeburgut dështoi që ta shënojë penalltinë fillimisht pasi portieri e priti, por nga topi i kthyer realizuan.

Context: Clueless penalty conceded by Greuther Fürth player Gideon Jung against FC Magdeburg.
It wasn’t the only silly penalty conceded in the game https://t.co/hJwjheSef6 pic.twitter.com/13PyWrlaRq

— Context footy (@ContextFooty_) October 7, 2024

Sidoqoftë, kjo nuk ishte drama e vetme në këtë ndeshje. Duke iu afruar përfundimit të pjesës së parë, një incident pothuajse i ngjashëm ndodhi në anën tjetër të fushës.

Një lojtar i Magdeburgut e kapi topin pas një faulli që u shkaktua tek bashkëlojtari i tij, por pa pritur fishkëllimën e gjyqtarit për ndalimin e lojës.

Kjo bëri që gjyqtari të dhurojë penallti dhe jo gjuajtje të lirë e cila me shumë besim u realizua në gol nga reprezentuesi amerikan Julian Green./Telegrafi/

The post Një ‘festival gabimesh’ – dy lojtarë në Gjermani shkaktuan penallti qesharake pas veprimeve të tyre amatore appeared first on Telegrafi.

Tetë klubet angleze të cilat përkrahën Ligën Premier në betejën ligjore ndaj Man Cityt

8 October 2024 at 09:50

Tetë klube dolën në mbështetje të Ligës Premier në betejën e tyre ligjore me Manchester Cityn mbi rregullat e Transaksionit me Partitë e Asociuara (ATP).

Gjatë muajit qershor u raportua se City kishte nisur një veprim ligjor të paprecedentë ndaj Ligës Premier, në një përpjekje për të ndaluar rregullat e APT-së të cilat u sollën në vitin 2021.

Këto rregulla ishin vendosur pas marrjes në pronësi të Newcastle Unitedit nga pronarët arab dhe ishin të dizajnuara për të mbajtur ‘gjallë’ shpirtin garues të Ligës Premier dhe të ndalojnë klubet që të fryjnë marrëveshjet tregtare me bizneset e lidhura me pronarët e tyre.

Sidoqoftë, City të cilët janë në pronësi të grupit të Abu Dhabi United, kanë argumentuar se rregullat janë ‘të paligjshme’ dhe si dëshmi kishin përgatitur një dokument prej 165 faqesh para seancës dëgjimore.

Siç ka raportuar mbrëmë Daily Mail, City ka marrë një ‘fitore të madhe’ pasi paneli ishte i të njëjtit mendim me ta se rregullat ishin ‘të paligjshme’.

Ata gjithashtu vendosën që Liga Premier nuk kishte të drejtë në bllokimin e dy marrëveshjeve tregtare të Cityt, duke përfshirë një kontratë të re me sponsorin Etihad Airways.

Ekipet kundërshtare si Arsenal, Manchester United dhe Liverpool që të gjitha u rreshtuan në përkrahje të Ligës Premier, njësoj siç kanë bërë edhe West Ham, Brentford, Bournemouth, Fulham dhe Wolves.

Ani pse një numër i pretendimeve që u bën nga ana e Cityt u hodhën poshtë nga paneli, ata në fund triumfuan në këtë rast me shtatë argumentet e tyre kryesore./Telegrafi/

The post Tetë klubet angleze të cilat përkrahën Ligën Premier në betejën ligjore ndaj Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

7 October 2024 at 15:17

Politika e transferimeve të Real Madridit gjatë viteve të fundit ka bërë që ata të kenë objektiv lojtarë më të rinj në moshë.

Emra si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior që të gjithë u transferuan për shuma të mëdha parash, por që të gjithë të rinj në moshë dhe duke u përmirësuar vazhdimisht në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë shumë kur është e nevojshme dhe për dikë si Cole Palmer i cili mund të jetë një objektiv në vitin 2025 në rast largimi të Rodrygos.

Sidoqoftë, legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka pranuar se ai mund ta shoh gjigantin spanjoll duke bërë një ofertë për yllin e Chelseat.

“Jam i sigurt se ka lojtarë të tjerë tek të cilët do të shpenzonin. Chelsea pagoi 40 milionë për Palmer, por nëse Real Madridi troket në derë verën e ardhshme dhe ai është ende në nivelin që po e shfaq, nuk do të isha i befasuar nëse marrin një ofertë prej 150 milionë eurosh për të”, ka thënë Souness.

Nuk ka asnjë dyshim se Palmer do ta përmirësonte ekipin e Real Madridit, por do të jetë e vështirë t’ i shohim ata duke bërë një ofertë për nënshkrimin e tij në një të ardhme të afërt.

Kjo pasi edhe në rast largimi eventual të Rodrygos, ata tashmë kanë në radhët e tyre Arda Guler që mund ta zëvendësojë pa problem brazilianin./Telegrafi/

The post Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat appeared first on Telegrafi.

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

7 October 2024 at 13:56

Një ekspert i gjuhës së trupit ka zbuluar detaje nga debati i tensionuar mes Erik Ten Hag dhe Ruud Van Nistelrooy gjatë barazimit 0-0 të Manchester United ndaj Aston Villas.

Dyshja u panë duke shkëmbyer disa fjalë teksa ndeshja ishte duke u zhvilluar në ‘Villa Park’.

Rezultatet e dobëta gjithashtu kanë ndihmuar që të rriten edhe më shuëm thashethemet për pozitën e holandezit në ‘Old Trafford’.

Tetë pikët e Unitedit pas shtatë xhirove të para në ligë janë statistika më e dobët e tyre në një sezon të Ligës Premier që nga viti 1989.

Një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Unitedit në rast shkarkimi të Ten Hag është po ashtu edhe Van Nistelrooy që momentalisht është asistent i tij.

🎥 Erik Ten Hag & Ruud Van Nistelrooy seen having an heated conversation about an issue while Rene Hake watches on during Manchester United draw vs Aston Villa on Sunday. pic.twitter.com/lrzjcONV4Y

— UTDQuarters (@UTDQuarters) October 7, 2024

Duke folur për sjelljen e përgjithshme të Ten Hag, eksperti i gjuhës së trupit Darren Stanton ka treguar vëzhgimet e tij rreth teknikut të ‘Djajve të Kuq’.

“Ai është definitivisht një person i cili po përpiqet të dalë nga mjerimi i tij, ose po pret që të shpëtohet, nëse kjo ka kuptim. Ai duket sikur një njeri i thyer, sikur e ka humbur të gjithë besimin në vete dhe aftësinë për t’u rikthyer”, ka thënë Stanton.

“Në izolim, sytë e tij janë pika kryesore ku mund ta vëreni zemërimin e brendshëm ani pse ai po mundohet të fshehë ndjenjat e tij”.

“Ai është në këtë pozicion sepse beson se nuk po dëgjohet dhe se njerëzit nuk po bëjnë atë që iu është thënë”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy appeared first on Telegrafi.

Franco Foda jep versionin e tij për përjashtimin e tre futbollistëve nga grumbullimi

7 October 2024 at 12:57

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për media për t’u deklaruar rreth dy ndeshjeve që Kosova do t’i luajë gjatë ditëve në vijim në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë më datë 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros (15 tetor).

Një ndër temat që bëri bujë të madhe së fundmi në lidhje me kombëtaren e Kosovës, ishte përjashtimi i tre futbollistëve nga grumbullimi i kaluar për duelin ndaj Qipros.

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija që të tre nuk kishin udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Qipro për shkak se kishin thyer rregulloren e brendshme të kombëtares.

Pati shumë dilema se a ishte trajneri apo vet FFK-ja ajo që mori vendimin për përjashtimin e tyre, por Foda tani i ka shuar të gjitha zërat duke dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.

“Këtë vendim e kanë marrë së bashku trajneri me federatën dhe rrjedhimisht për lojën ndaj Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda shkurtimisht.

Pas kërkimfaljes që kanë bërë të tre lojtarët, ata tashmë janë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet ndaj Litaunisë dhe Qipros./Telegrafi/

The post Franco Foda jep versionin e tij për përjashtimin e tre futbollistëve nga grumbullimi appeared first on Telegrafi.

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

7 October 2024 at 11:16

Manchester United ka vendosur se kush do të jetë zgjedhja e parë për të zëvendësuar Erik Ten Hag sipas raportimeve të fundit.

Presioni mbi supet e teknikut holandez po vazhdon të rritet sidomos pas barazimit ndaj Aston Villës në vikend, me klubin që tashmë po kalon fillimin më të dobët të sezonit në Ligën Premier që nga viti 1992.

Ndonëse rezultatet nuk përkojnë aspak me atë që deklaron Ten Hag, ai prapë se prapë mbetet i sigurt për raportet e mira me bordin e klubit.

Si do që të jetë, gazetari Samuel Luckhurst ka raportuar se hierarkia ka vendosur për Thomas Tuchel si kandidatin e tyre të preferuar për të marrë drejtimin e skuadrës në rast shkarkimi të Ten Hag.

‘Djajtë e Kuq’ kishin mbajtur bisedime me Tuchel edhe gjatë verës së kaluar pas largimit të tij nga Bayern Munich, por ishte thënë se ai ka refuzuar këtë rol për shkak të shqetësimeve për fuqinë e tij brenda klubit.

Unitedi më pas eventualisht u pajtua për një kontratë të re me Ten Hag, e cila u nënshkrua pasi ai e udhëhoqi klubin drejt triumfit në FA Cup.

Në rast se Tuchel merr drejtimin e United, atëherë kjo nuk do të ishte eksperienca e tij e parë në Angli pasi paraprakisht ai kishte drejtuar Chelsean, klub me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

The post Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti appeared first on Telegrafi.

Fonseca shpjegon arsyen pse e zëvendësoi Pulisicin pasi shënoi një super gol ndaj Fiorentinës

7 October 2024 at 10:35

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka shpjeguar arsyen pse ai e zëvendësoi Christian Pulisicin pasi shënoi një super gol.

Reprezentuesi amerikan e gjeti golin e katërt në Serie A teksa realizoi një super gol në minutën e 60-të në takimin ndaj Fiorentinës.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, Pulisic u zëvendësua nga Fonseca i cili në vend të tij e inkuadroi Samuel Chukwueze. Pas zëvendësimit, ai u pa i mërzitur nga vendimi që mori trajneri.

Pas përfundimit të ndeshjes, shumë pyetje u ngritën rreth vendimit të Fonsecës për ta zëvendësuar lojtarin më të mirë të skuadrës në fushë kur ndeshja ishte e tensionuar.

Sidoqoftë, ai arsyetoi veten duke thënë se ishte një vendim i cili u mor për ta mbrojtur Pulisicin nga një lëndim serioz.

“Ishte më shumë një masë mbrojtëse me Pulisic i cili pati një problem gjatë javës. Chukwueze u fut mirë duke krijuar raste për gol”, tha shkurtimisht Fonseca.

‘Rossonerët’ të cilët pësuan humbjen e dytë këtë sezon në Serie A, do të rikthehen sërish në aksion pas pushimit me kombëtare ndaj Udineses më 19 tetor./Telegrafi/

The post Fonseca shpjegon arsyen pse e zëvendësoi Pulisicin pasi shënoi një super gol ndaj Fiorentinës appeared first on Telegrafi.

PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

7 October 2024 at 08:26

Paris Saint-Germaini është lidhur me një numër portierësh në Ligën Premier për verën e ardhshme dhe duket se një lëvizje e madhe do të ndodhë.

Ekipi i Luis Enriques momentalisht gjendet në pozitën e dytë në Ligue 1, dy pikë mbrapa liderit Monaco.

PSG-ja ka fituar tre titujt e fundit në Francë dhe do të synojë që këtë ta bëjë për herë të katërt radhazi në fund të sezonit.

Gjiganti francez megjithatë nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve ani pse drejtuesit e klubit kanë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të fundit për ta përforcuar ekipin.

Në repartin e portës, Luis Enrique ka në dispozicion Gianluigi Donnarumman, Matvey Safonov dhe Arnau Tenas. Sidoqoftë, duket se ata po planifikojnë një lëvizje të mundshme për portierin e Cityt, Ederson për ta përforcuar ekipin.

Mediumi spanjoll Fichajes, ka bërë me dije se PSG-ja i është bashkuar klubeve nga Arabia Saudite duke përfshirë Al Nassr dhe Al Ahli në mesin e ekipeve që po synojnë nënshkrimin me Ederson.

Ai ka qenë pjesë e Man Cityt që nga viti 2017, pasi u transferua në ‘Etihad Stadium’ nga Benfica për 35 milionë euro.

Ani pse një shumë e madhe parash për një portier atë kohë, braziliani ka dëshmuar vlerën e tij gjatë këtyre viteve duke u bërë numri një i portës nën urdhrat e Pep Guardiolës./Telegrafi/

The post PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

6 October 2024 at 23:53

Tregu i lojtarëve të lirë është një ndaj të cilit Barcelona i ka kushtuar vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit, sidomos pas vështirësive financiare nëpër të cilat kanë kaluar.

Emra si Andreas Christensen dhe Inigo Martinez u transferuan me këtë metodë dhe në 2025 janë disa lojtarë të njohur kontratat e të cilëve do të skadojnë.

Njëri ndër ta është edhe Leroy Sane, i cili ka humbur minutat e tij tek Bayern Munich gjatë 12 muajve të fundit.

Mediumi katalunas Sport, ka raportuar se se ai pritet të injorojë ofertat për rinovimin e kontratës me gjigantin gjerman gjë e cila do ta lë derën e hapur për të që të largohet si lojtar i lirë.

Siç thuhet tutje në raport, Barcelona janë të vëmendshëm ndaj situatës së reprezentuesit gjerman.

Ai mund të luajë në dy krahët e sulmit ani pse me shumë gjasë tek Barça do të aktivizohej në krahun e majtë, duke marrë parasysh se Lamine Yamal është i padiskutueshëm në të djathtin.

Duke qenë se do të transferohej falas si dhe përvojën e konsiderueshme që ka mbi supe, Sane do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për blaugranasit./Telegrafi/

The post Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit appeared first on Telegrafi.

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

6 October 2024 at 23:03

Inter Miamit po i lejohet që të thyejë një rregull të rreptë të MLS për shkak të ndikimit të madh të Lionel Messit.

Të renditur të fundit në Konferencën Lindore kur ai iu bashkua ekipit të David Beckham, Messi tashmë ka udhëhequr Inter Miamin drejt dy trofeve duke shënuar 30 gola në 32 ndeshje.

Të besuarit e Tata Martinos janë një ndër ekipet favorite për të triumfuar në fund në Kupën e MLS.

Por jashtë fushës, transferimi i tetë herë fituesit të Topit të Artë ka gjeneruar një nivel të paprecedentë të suksesit në aspektin komercial dhe atë të marketingut.

Që prej ardhjes së Messit, ekipi me bazë në Florida ka nënshkruar 11 marrëveshje multi milionëshe, duke përfshirë Royal Caribbean, Chase dhe Audi.

Bashkëpronari Jorge Mas ka thënë se të ardhurat e klubit janë katërfishuar në 200 milionë euro për çdo vit pas transferimit të Messit.

Shitjet e fanellave, veçanërisht ato ‘Messi 10’, kanë prekur kulmin dhe klubi duket se do të lejohet të marrë një veprim të paprecedentë sa i përket fanellave.

Zakonisht në MLS, klubet marrin vendimet për fanellat e tyre, duke lansuar një fanellë si vendas ose mysafir.

Inter gjithashtu një ndër ekipet pakta që kanë Adidasin si logon e tretë në fanellën e tyre, diçka që e shohim rrallë në futboll./Telegrafi/

The post Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit appeared first on Telegrafi.

Milani pëson disfatë ndaj Fiorentinës – De Gea protagonist kryesor me dy penallti të pritura

6 October 2024 at 22:43

Milan ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit italian.

Në minutën e 20-të Fiorentina fitoi një penallti të cilën e humbi Moise Kean pasi Mike Maignan e ndali atë me sukses.

Sidoqoftë kjo nuk i zmbrapsi vendasit, të cilët ia dolën të kalojnë në epërsi me anë të Yacine Adlit në minutën e 35-të i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.

Edhe Milani fitoi një penallti në minutën e 44-të të cilën dështoi ta realizojë Theo Hernandez pasi David De Gea e ndali atë.

‘Rossonerët’ dështuan sërish nga pika e bardhë kur në minutën e 56-të Tammy Abraham mori përsipër ekzekutimin e saj, por që edhe kësaj radhe De Gea u tregua vendimtar duke e pritur atë.

David de Gea has TWO penalty saves vs. Milan.

UNREAL 🧤 pic.twitter.com/aqhYXSB5gv

— B/R Football (@brfootball) October 6, 2024

Pas disa tentimeve të dështuara, Milani ia doli të barazojë shifrat në minutën e 60-të me anë të Christian Pulisic i cili realizoi për 1-1 pas asistimit të Rafael Leaos.

Fiorentina e gjeti sërish golin, kësaj radhe me Albert Gudmundsson që realizoi për 2-1 në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas javës së shtatë Milani shkon në kuotën e 11 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Fiorentina renditet në pozitën e 11-të me 10 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Milani pëson disfatë ndaj Fiorentinës – De Gea protagonist kryesor me dy penallti të pritura appeared first on Telegrafi.

PSG-ja nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim tek Nice

6 October 2024 at 22:40

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Nice në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.

Mohamed-Ali Cho në minutën e 13-të rrezikoi i pari për vendasit por gjuajtjen e tij të mirë me kokë e priti për mrekulli Donnarumma.

PSG-ja në anën tjetër rastin e parë serioz në këtë takim e pati në minutën e 37-të kur Nuno Mendes rrezikoi seriozisht portën e vendasve, por portieri Bulka bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 39-të përmes Ali Abdi që realizoi për 1-0 falë një devijimi nga lojtarët kundërshtar.

Mysafirët e gjetën golin e barazimit në pjesën e dytë përmes Nuno Mendes i cili u asistua nga Ousmane Dembele në minutën e 52-të për rezultatin 1-1.

Një rast të mirë shënimi e pati Marquinhos vetëm dy minuta më vonë në të 54-tën, por gjuajtja e tij me kokë u ndal nga shtylla e djathtë e portës.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë ndryshim të rezultatit dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së shtatë PSG-ja numëron 17 pikë të grumbulluara dhe mban pozitën e dytë në tabelë pas liderit Monaco, ndërsa Nice ka nëntë pikë dhe mban pozitën e nëntë në renditje./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post PSG-ja nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim tek Nice appeared first on Telegrafi.

Mediat franceze po e akuzojnë Mbappen për prishje të imazhit tek kombëtarja

6 October 2024 at 22:17

Mosmarrëveshja për vendimin që Kylian Mbappe të mos ftohet tek kombëtarja e Francës për ndeshjet e tetorit ka vazhduar të bëjë bujë.

Kapiteni i ‘Gjelave’ u rikthye në formacionin startues të Real Madridit gjatë fitores me rezultat 2-0 ndaj Villarrealit në La Liga.

Sidoqoftë, ky vendim i Ancelottit mendohet se ka zemëruar Didier Deschamps të cilit iu kërkua të mos e ftojë atë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Deschamps ka konfirmuar se ka biseduar me Mbappen dhe dyshja kishin arritur marrëveshje që ai të mbetet në Madridi si pjesë e rikuperimit nga lëndimi muskulor.

Mbappe nuk ishte direkt i lënduar por sinjalet që u dhanë ishin se ai ka nevojë për pushim dhe Deschamps u pajtua për këtë.

Ish-reprezentuesi francez Patrice Evra ka kritikuar këtë vendim që mori përzgjedhësi francez, duke thënë se Deschamps po e trajton Real Madridin më ndryshe se Paris Saint-Germainin.

Krahas komenteve të Evras, mediumi francez L’Equipe ka peshuar mbi këtë çështje, duke thënë se Mbappe ‘po e dëmton imazhin e tij dhe po e vendos trajnerin në një pozicion të vështirë’.

Mbappe nuk do të bëjë ndonjë lëvizje të vonë për t’iu bashkuar ekipit të Deschamps të cilët do të ballafaqohen me Izraelin në Budapest më datë 10 tetor./Telegrafi/

The post Mediat franceze po e akuzojnë Mbappen për prishje të imazhit tek kombëtarja appeared first on Telegrafi.

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

6 October 2024 at 20:45

Sparta Praga pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Slavia Prahës në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit çek.

Kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore për ekipin e yllit kosovar pas humbjes ndaj Sigma Olomouc dhe barazimit ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e realizoi Albion Rrahmani në minutën e 65-të.

Rrahmani me t’u futur në lojë në minutën e 63-të duke zëvendësuar Ermal Krasniqin, ia doli ta gjejë rrugën e rrjetës për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

⚽ Albion Rrahmani překonává gólmana Slavie a snižuje! Skóre je nyní 2:1. 👀 #chanceliga pic.twitter.com/SpGRNLmVOU

— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) October 6, 2024

Ky ishte goli i dytë 24-vjeçarit në katër paraqitje deri më tani në Superligën e Çekisë teksa ka edhe një asistim.

Si çdo derbi tjetër në botë, edhe ky u përcoll me tensione të shumta ku gjyqtari u detyrua të shpërndajë nga një karton të kuq për të dyja ekipet./Telegrafi/

The post Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek appeared first on Telegrafi.

Arne Slot ka përzgjedhur lojtarin i cili do të transferohet si zëvendësues i Salah

6 October 2024 at 20:20

Liverpooli raportohet se ka identifikuar zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah i cili pritet që të largohet nga klubi në fund të sezonit.

‘Të Kuqtë’ kanë shijuar një start të shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot teksa momentalisht qëndrojnë në krye të Ligës Premier me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.

Në Ligën e Kampionëve, Liverpooli gjithashtu ka treguar formë të mirë duke fituar dy ndeshjet që i kanë zhvilluar deri më tani ndaj Milanit dhe Bolognës.

Me të ardhmen e Salah në ajër, Liverpooli tashmë ka identifikuar një zëvendësues të tij duke marrë aprovimin edhe nga trajneri.

Siç ka raportuar mediumi gjerman BILD, ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi është përzgjedhur si zëvendësuesi afatgjatë i Salahut.

Është bërë me dije se Liverpooli është i gatshëm që të paguajë deri në 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se Adeyemi është transferuar tek Dortmundi në vitin 2022 nga Red Bull Salzburgu.

Që prej atëherë, 22-vjeçari ka shënuar 19 gola në 74 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin teksa së fundmi realizoi het-trik në Ligën e Kampionëve ndaj Celticut./Telegrafi/

The post Arne Slot ka përzgjedhur lojtarin i cili do të transferohet si zëvendësues i Salah appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

6 October 2024 at 18:52

Real Madridi është vënë në kërkim të opsioneve për të përforcuar fazën defanzive pas lëndimit të Daniel Carvajal dhe tashmë kanë tre emra në mendje për ta bërë këtë.

Castello Lukeba (Leipzig), Jorrel Hato (Ajax) dhe Vitor Reis (Palmeiras) janë tre emrat që po diskutohen në zyret e ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa secili prej tyre do të sillte karakteristika të ndryshme në skuadër.

Në moshën 21-vjeçare, Castello Lukeba është një mbrojtës premtues nga Leipzigu. Me një prapavijë solide dhe me një aftësi për të lexuar lojën, Lukeba është bërë tejet i rëndësishëm për mbrojtjen e ekipit gjerman.

Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në vitin 2028, por mosha e tij dhe potenciali për t’u zhvilluar në të ardhmen, e bën një opsion interesant për Real Madridin.

Foto: Castello Lukeba

Në anën tjetër, 18-vjeçari Jorrel Hato është një tjetër qendërmbrojtës në agjendën e klubit spanjoll.

I riu nga Ajaxi tashmë ka kapur syrin e disa ekipeve evropiane për shkak të pjekurisë së tij dhe aftësive në fushë. Aftësia e tij për të ndërprerë aksionet dhe shpejtësia me topin në këmbë e bëjnë të dalluar në kampionatin holandez.

Ani pse vlera e tij në treg është relativisht e ulët prej 30 milionë eurosh, talenti që ka është i jashtëzakonshëm.

Foto: Jorrel Hato

Dhe i fundit, mbrojtësi brazilian Vitor Reis tashmë ka dëshmuar vlerat e tij tek Palmeirasi. Reis njihet për fuqinë e tij fizike dhe aftësinë për të kontribuar në mbrojtje dhe në lojën në ajër.

Me një vlerë prej 10 milionë eurosh në treg dhe me një kontratë deri në vitin 2028, Vitor është një tjetër opsion i mundshëm për Real Madridin për ta përforcuar mbrojtjen.

Duke marrë parasysh raportet e mira që ka Reali me klubin brazilian pas transferimit të Endrick, atëherë do të ishte e lehtë që të negociohej edhe për transferimin e tij./Telegrafi/

Foto: Vitor Reis

The post Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit appeared first on Telegrafi.

Arbnor Muja kontribuon me gol në fitoren e Samsunsporit

6 October 2024 at 18:32

Samsunspor ka arritur fitore me rezultat 3-1 ndaj Adana Demirsporit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit turk.

Kontribut në këtë fitore të Samsunsporit dha edhe sulmuesi shqiptar Arbnor Muja i cili arriti të shënojë gol.

Muja shënoi në minutën e 58-të për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Marius Mouandilmadji.

Ky ishte goli i dytë i 25-vjeçarit në Superligën e Turqisë këtë sezon teksa ka edhe një asistim.

⚽ 58′ GOOOOOOL: AAAAAARRRRBBBBNNNOOOOORRRRRRRR MMMMUUUJJJJAAAAAAA

Adana Demirspor 1 – 1 Samsunspor#ADSvSAM pic.twitter.com/muafiOqUy8

— Samsunspor 🇹🇷 (@Samsunspor) October 6, 2024

Kujtojmë që përkundër formës së tij të mirë Muja nuk ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

Për këtë arsye Mujën do ta shohim në aksion sërish pas përfundimit të pauzës me kombëtare, aty ku Samsunspori do të ketë një punë të vështirë në udhëtim tek Fenerbahce./Telegrafi/

The post Arbnor Muja kontribuon me gol në fitoren e Samsunsporit appeared first on Telegrafi.

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

5 October 2024 at 23:51

Fitorja e Liverpoolit në udhëtim tek Crystal Palace bëri që trajneri Arne Slot të arrijë diçka që asnjë trajner i mëparshëm i Liverpoolit nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Kjo fitore ishte e nënta për Slot në krye të Liverpoolit, një shifër që asnjë trajner më parë nuk e kishte arritur në krye të klubit gjatë 10 ndeshjeve të para, sipas OptaJoe.

Humbja e vetme e teknikut holandez është disfata befasuese në shtëpi ndaj Nottingham Forest në shtator, por që atëherë, rezultatet kanë qenë perfektë si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Nëse e krahasojmë këtë me paraardhësit e Slot, Jurgen Klopp gjatë 10 ndeshjeve të para fitoi gjashtë ndeshje, barazoi tri dhe humbi një.

9 – Arne Slot is the first Liverpool manager to win as many as nine of his first 10 games in charge of the club. Machine. pic.twitter.com/uDqxzYg4XA

— OptaJoe (@OptaJoe) October 5, 2024

Nëse shkojmë edhe më prapa në arkivë, edhe legjenda Bob Paisley i fitoi gjashtë ndeshje, i humbi tri dhe barazoi një në 10 takimet e tij të para në krye të Liverpoolit gjatë sezonit 1974/1975.

Disa statistika të tjera gjithashtu mahnitën tifozët e Liverpoolit, pasi tashëm ata janë bërë klubi i vetëm në Angli që nuk ka pësuar gol në pjesën e parë të një ndeshjeje.

Për më shumë, Slot është bërë vetëm njëri prej tre trajnerëve që ka fituar katër ndeshjet e para në udhëtim në krye të një ekipi në Ligën Premier.

Ai i është bashkuar një liste të trajnerëve si Luis Felipe Scolari, John Gregory dhe Bobby Gould./Telegrafi/

The post Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit appeared first on Telegrafi.

❌
❌