Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Vetura godet një motoçiklist në Gjakovë, i njëjti pëson lëndime trupore

9 October 2024 at 10:48

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë.

Si pasojë një motoçiklist është goditur nga një veturë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Me datë 08.10.2024 rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në media u raportua se personi që ka goditur motoçiklistin është zëvendësministri Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Mediat raportuan se i njëjti kishte qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin. /Telegrafi/

The post Vetura godet një motoçiklist në Gjakovë, i njëjti pëson lëndime trupore appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

8 October 2024 at 12:23

Policia e Kosovës, respektivisht Njësit i Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryen bastisje.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur për Telegrafin se janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.

Ai tutje ka shtuar se pas përfundimit të aksionit do të ketë informacione për detaje tjera.

Telegrafi ka raportuar më herët se këto bastisje po kryhen lidhur me ambalazhimin e ujit. /Telegrafi/

 

 

The post Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale appeared first on Telegrafi.

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

8 October 2024 at 11:22

Tri nxënëse të klasave 6 deri në 9 në komunën e Gjakovës, kanë qenë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit, si pasojë e një loje të rrezikshme që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” tash e një kohë.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi ishte ajo që raportoi këto raste në Policinë e Kosovës.

Kumonva-Baçi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ardhur deri tek pranimi i informatave për këtë fenomen.

“Të premten kam pranuar një informatë jozyrtare nga një prind që ka qenë e shqetësuar për një vetëlëndim që ka dyshuar në vajzën e saj. Të shtunën i kam lajmëruar drejtorët e shkollave që nga e hëna të fillojnë kontrollin nëpër klasa me prezencë të psikologëve dhe kujdestarëve të klasave”, tha Kumonva-Baçi.

Drejtoresha shtoi se dje ka informuar Policinë e Kosovës, dhe se kanë rezultuar tri raste, dy që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe një tash së fundmi.

“Dje e kam informuar policinë dhe i kam treguar se munden me na dalë raste se për shkak se kam dyshime që ka filluar edhe tek ne kjo lloj sfide që po përdoret në shtetet e tjera. Sot më informoi policia që dje kanë rezultuar tre raste, dy nga to kanë qenë të mëhershme sipas ekzaminimeve të shenjave, e i treti rast diku muajin e kaluar. Bëhet fjalë për sfidën në TikTok”, tha ajo.

Mes tjerash drejtoresha Kumonva-Baçi bëri të ditur se drejtorët e të gjitha shkollave sot kanë filluar kontrollet dhe se ka kërkuar nga ta që të mbajnë takime me prindërit menjëherë dhe në rast se hasin në ndonjë shenj te ndonjë vajzë të lajmërojnë menjëherë policinë.

“Të tria rastet kanë ndodhur në qytet dhe janë të ciklit 6-9 që i bie shkollat e mesme të ulëta. Këto vetë-lëndohen në duar tek venat”, tha Kumonva-Baçi.

Nga Prokuroria Themelore e Gjakovës në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje”

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është iniciuar rast shtytje në vetëvrasje. Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rasti nuk mundë të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti është raportuar më 07.10.2024, rreth orës 10:30.

Policia njofton se nxënëset janë të mitura dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër, më 30.05.2024, janë raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “Tiktok”. /Telegrafi/

The post Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit appeared first on Telegrafi.

Lahu: Gratë e Podujevës, shembull i suksesit dhe fuqizimit ekonomik

8 October 2024 at 09:56

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka theksuar rëndësinë e projekteve si EREA, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e rolit të grave në shoqëri.

Sipas saj, ky projekt ka ndihmuar jo vetëm në ndërgjegjësimin për rëndësinë e grave, por ka ndikuar edhe në fuqizimin e tyre dhe përparimin e barazisë gjinore.

“Projekti EREA ka qenë një nga ato iniciativa që kanë lënë gjurmë. Ai ka rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e grave në shoqërinë tonë dhe ka ndihmuar në fuqizimin e tyre, duke çuar përpara barazinë gjinore. Ky projekt është pritur mirë nga të gjithë,” theksoi Lahu.

Ajo vlerësoi qasjen miqësore të Komunës së Podujevës ndaj grave në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin e biznesit dhe bujqësisë.

Lahu përmendi rregulloren komunale për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, e cila favorizon gratë në rastet kur kushtet janë të barabarta me aplikantët tjerë.

“Përmes rregullores për subvencione në bujqësi, Komuna u jep përparësi grave kur kushtet janë të barabarta. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për të mbështetur gratë e zonës sonë dhe për t’i inkurajuar ato të marrin pjesë aktive në zhvillimin ekonomik,” tha ajo.

Lahu gjithashtu vuri në pah platformën e re “Agrotregu”, e cila lehtëson lidhjen e grave me tregun, duke i mundësuar atyre të shesin produktet e tyre jo vetëm në tregun lokal, por edhe jashtë vendit.

Duke folur për rolin e grave në ekonominë e komunës, Lahu tha: “Komuna e Podujevës është e njohur për gratë e saj të jashtëzakonshme, të cilat shquhen në çdo fushë. Meqenëse një pjesë e madhe e territorit është tokë bujqësore, gratë tona kanë mundësinë të zhvillojnë aktivitete të rëndësishme ekonomike në sektorin e bujqësisë.”

Me këto masa dhe iniciativa, Komuna e Podujevës është e përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta për gratë dhe t’i mbështesë ato në rrugën e tyre drejt suksesit ekonomik dhe pavarësisë. /Telegrafi/

The post Lahu: Gratë e Podujevës, shembull i suksesit dhe fuqizimit ekonomik appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

7 October 2024 at 14:53

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit tw Qeverisw sw Kosovws pwr rritje tw pensioneve.

Deputetja e LDK-se, Bajrami thekson se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë siç ka shkruar ajo me ble vota, ‘është skemë e korrupsionit publik’.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.

Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshëm sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

The post Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota appeared first on Telegrafi.

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro – ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

7 October 2024 at 14:47

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind. Kjo u bë e ditur në një konferencë të mbajtur të hënën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky ndryshim prek të gjitha kategoritë e skemave pensionale të moshës, duke përfshirë pensionet bazike dhe ato kontributpaguese.

Sipas të dhënave të prezantuara në konferencë, pensioni bazik i moshës do të rritet nga 100 në 120 euro.

Pensioni për kategorinë e kontributpaguesve I do të rritet nga 182 në 218.40 euro, ndërsa për kategorinë kontributpagues II, nga 198 në 237.60 euro.

Kategoritë tjera si kontributpagues III dhe IV do të përfitojnë gjithashtu rritje përkatësisht nga 214 në 256.80 euro dhe nga 265 në 318 euro.

Murati theksoi rëndësinë e kësaj rritjeje për përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve, duke shtuar se impakti buxhetor i kësaj rritjeje është rreth 100 milionë euro, ndërsa përfshirja e skemave të luftës do të zbatohet nga janari i vitit 2025.

“Ky ndryshim prek 304,016 përfitues dhe është rezultat i politikave të mirëmenaxhuara dhe rritjes së të hyrave,” tha Murati.

Rritja vlen për të gjithë pensionmarrësit e kategorive si: pensionet bazike të moshës, kontributpagues të plotë dhe parcial, pensionet për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, si dhe pensionet e punëtorëve të Trepçës.

Kategoritë e luftës, përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët, do të përfitojnë nga kjo rritje prej janarit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

 

The post Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro – ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind appeared first on Telegrafi.

Osmani udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të Procesit Bërdo-Brione

7 October 2024 at 13:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit, në kuadër të Procesit të Bërdo-Brione.

Ky forum, që mbledh liderët e rajonit, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe nga Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Milanoviq dhe Natasha Pirc Musar, vendet bashkëthemeluese të këtij procesi.

Gjatë takimit, Osmani pritet të mbajë një fjalim në sesionin kryesor të liderëve, ku do të theksojë përkushtimin e Kosovës për integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon.

Takimi vjetor do të fokusohet kryesisht në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në këtë union.

Osmani gjithashtu do të realizojë takime dypalëshe me liderë të tjerë të pranishëm në këtë samit, duke përforcuar bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në BE dhe NATO. /Telegrafi/

The post Osmani udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të Procesit Bërdo-Brione appeared first on Telegrafi.

​Kadrijaj: Kjo mazhornacë e ka humbur shumicën parlamentare

7 October 2024 at 13:41

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se kjo mazhornacë veç se e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kadriaj tha se po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi të njëjtit, nuk arrijnë të sigurojnë as shumicën e thjeshtë.

“Po shihet se kjo mazhornacë veç e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës…Po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën e thjeshtë me të cilën janë mburrur. Ndërsa u fol për komisionet parlamentare dhe kërkesat janë bërë për komisione parlamentare, u dashtë për shkak të procedurës së shkurt dhe afatit kohor të shkurtër të tërhiqen kërkesat e reja. Por, në fakt çdo komision hetimor e ka bllokuar kjo mazhorancë”, tha Kadrijaj.

Kadriaj ka thënë se kjo mazhorancë nuk i është përgjigje as pyetjeve parlamentare të parashtruara para disa muajve, duke shtuar se kanë të bëjnë me një qeveri jo transparente dhe arrogante.

“Do të shihet që edhe nëpër seanca tjera nuk do ta kenë shumicën e thjeshtë për shkak të largimit të deputeteve, por edhe atyre deputetëve që janë pjesë e Vetëvendosjes nuk arrin të grumbullojnë për kalimin e këtyre projektligjeve dhe në fakt kemi grumbullim të pikave të shumta, dhe nuk mund të kalojmë në një seancë të re, ku është dashtë të debatohet qoftë me deklarata jashtë rendit të ditës, apo me pyetje parlamentare, në fakt duhet të detyrohemi t’i tërheqim edhe pyetjet parlamentare sepse kjo mazhornacë nuk iu ka përgjigje, dhe kemi pyetje parlamentare të parashtruara ndoshta para gjashtë, shtatë muaji që nuk kemi marrë përgjigje. Kemi të bëjmë me një qeveri jo transparente, me një qeveri arrogante që është sjelle në mënyrë arrogante duke menduar se ka shumicën absolute dhe në fakt jemi pa rezultate”, ka shtuar Kadrijaj./KP/

The post ​Kadrijaj: Kjo mazhornacë e ka humbur shumicën parlamentare appeared first on Telegrafi.

​Kusari-Lila: LVV-ja vazhdon të ketë shumicën parlamentare në Kuvend

7 October 2024 at 13:38

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e konsideron të domosdoshme miratimin e 54 projektligjeve që janë në mes të dy leximeve para përfundimit të kësaj legjislature.

Ajo theksoi se mazhoranca nuk e ka humbur shumicën parlamentare, përkundër largimit nga Lëvizja Vetëvendosje të dy deputetëve, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Sipas saj, sfidë e mazhorancës është mospjesëmarrja në votime e deputetëve dhe prezenca fizike e tyre në sallë.

“Zyrtarisht Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka 54 deputetë dhe 8 deputetë janë nga grupi parlamentar multietinik që i bie 62 deputetë. Ne zakonisht kur kemi pasur mungesë të kuorumit ka ardhur për shkak të mospjesëmarrjes në votim për çështje të caktuara të deputetëve që kanë qenë në sallë apo për mungesën fizike.

Nuk parashohim diçka më dramatike javët në vijim, unë uroj që në nivelin e njëjtë të hyjmë në një periudhë më dinamike para përmbylljes së sesionit vjeshtor. Është e domosdoshme që diku 54 projektligje që janë në mes të dy leximeve të përmbyllen në këtë legjislaturë”, tha ajo.

Ajo shtoi se në bazë të informacioneve dy deputetët e larguar nga LVV-ja mund të marrin pjesë në votime në projektligje më të rëndësishme.

“Sipas informatave që kam ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuara sikurse deri tani do të marrin pjesë në votim. Tash mbetet të shihet”, theksoi ajo.

Këto komente Kusari-Lila i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në lidhje me masat e sigurisë ndaj mallrave serbe, Kusari-Lila tha se është e domosdoshme krijimi i mekanizmave të sigurisë para heqjes së këtyre masave.

“Deri sa të krijohen mekanizmat e sigurisë. Gjegjësisht gjatë gjithë kësaj kohe është komunikuar për vendosjen e një mekanizmi të sigurisë për vendosjen e dërgesave te kufiri verior, ne mund të themi se Kosova e ka mbajtur këtë masë në fuqi.

Në momentin kur ka garanci për vendosjen e masave të sigurisë atëherë mund të hiqet kjo masë. S’ka qenë për çështje ekonomike por për çështje të sigurisë. Pjesë e ngritjes së kushteve për ngritje të sigurisë janë edhe skenerët”, deklaroi Kusari-Lila./kp/

The post ​Kusari-Lila: LVV-ja vazhdon të ketë shumicën parlamentare në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen

7 October 2024 at 12:42

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar situatën politike pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke theksuar se qeveria aktuale po humbet shumicën parlamentare dhe nuk po arrin të menaxhojë sfidat.

Sipas tij, kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për miratimin e ligjeve dhe funksionimin e Kuvendit.

“Do të jetë e vështirë të miratohen ligje. Ne si parti opozitare jemi në funksion të interesit qytetar, por si duket shumica parlamentare është humbur dhe problemet vazhdojnë,” deklaroi Gashi.

Ai konfirmoi se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në interes të vendit.

“Jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse dhe kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar,” shtoi ai.

Gashi gjithashtu adresoi shqetësime për mënyrën se si qeveria po trajton mediat, duke kritikuar fyerjet dhe sharjet e drejtuara ndaj tyre.

“Mendoj që është qasje e gabuar gjeniralizimi i sharjes dhe fyerjes ndaj mediave. Është e dënueshme, e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë,” theksoi ai.

Sa i përket marrëveshjes CEFTA, Gashi u shpreh se çështja është delikate dhe kërkon trajtim serioz për të mbrojtur interesat e Kosovës.

“Kosova ka të drejtat dhe obligimet e veta, por gjithsesi duhet të trajtohet si e barabartë. Duhet të mbrohet maksimalisht interesi i Kosovës dhe të ruhet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare,” tha Gashi, duke kritikuar qeverinë për mungesë strategjie në këtë drejtim.

Në fund, ai nënvizoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve dhe qytetarëve u takon të vendosin për të ardhmen e qeverisjes. /Telegrafi/

The post Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen appeared first on Telegrafi.

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

7 October 2024 at 12:37

Masa e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare,  është ndryshuar  së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burimet e saja.

Sipas të njëjta burimeve thuhet se masa është ndryshuar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar.

Lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se për këtë gjë është kompetente Qeveria e Kosovës.

“Besoj që organi kompetent për këtë është Qeveria, nuk kisha dasht  të komentoj më tutje”, tha ajo.

Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar. /Telegrafi/

The post Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila appeared first on Telegrafi.

Barazia gjinore në listat zgjedhore, DnV kërkon nga subjektet politike të përdorin modelin “zebër”

7 October 2024 at 11:31

Më 1 shtator ka filluar periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025.

Siç njofton Demokracia në Veprim, subjektet politike kanë në dispozicion 102 ditë për të dorëzuar këto lista dhe për të siguruar kandidatët më të mirë për zgjedhje sa më konkurruese.

Shumica e subjekteve politike, në mënyrë deklarative, janë shprehur “pro” përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimmarrje, duke e cilësuar këtë si parakusht të forcimit të legjitimitetit të tyre.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, u shënua për herë të parë një përmbysje e raportit mes deputeteve gra të zgjedhura, ku nga 43 deputete, 34 prej tyre u zgjedhën falë votës meritore.

Megjithatë, përkundër ligjit aktual që garanton një përfaqësim prej 30% për gjininë më pak të përfaqësuar, DnV inkurajon subjektet politike të ambiciojnë më shumë dhe të krijojnë lista sipas modelit “zebër”, i cili siguron renditje të barabartë mes grave dhe burrave.

“Ky model do të garantonte një përfaqësim më të drejtë gjinor dhe do të siguronte që gratë të kenë një mundësi më të madhe për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës,” theksohet në njoftim.

“Modeli ‘zebër’ duhet parë si masë afirmative dhe praktike për të siguruar përfshirjen e grave, pa komprometuar vlerën e votës së barabartë,” shtohet më tej.

DnV inkurajon forumet e grave brenda partive politike dhe liderët e tyre që të angazhohen në promovimin e këtij procesi dhe të përbrendësojnë vlerat e barazisë gjinore.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale që ne të gjithë duhet ta promovojmë,” përfundon njoftimi, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të individëve për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/

The post Barazia gjinore në listat zgjedhore, DnV kërkon nga subjektet politike të përdorin modelin “zebër” appeared first on Telegrafi.

Nga 1 janari një biletë për gjithë transportin urban në Prishtinë, komuna nënshkruan kontratë me 24 operatorë privatë

7 October 2024 at 10:41

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontrata me 24 operatorë privatë të transportit publik në kryeqytet.

Përmes kësaj kontrate, këta operatorë obligohen që të blejnë autobusë të rinj brenda një viti, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po bënë shumë ndryshime në kryeqytet në të mirë të qytetarëve.

Rama tutje ka bërë të ditur se kjo kontratë do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Sot është një ditë që shënon një transformim të kryeqytetit, ne po e ndërlidhim transportin privat. Sektori privat që ka funksionuar me kontrata 1-vjeçare tani e tutje do t’i kenë 8-vjecare.

Me këtë kontratë qytetarët do të kenë vetëm një biletë që vlenë për të gjithë transportin urban. I kemi 24 kompani që do e nënshkruajnë kontratën me ta. Me kontrata 8-vjeçare secili prej jush keni me pas mundësi të bleni autobusë të rinj, ndoshta edhe elektrik”, ka deklaruar Rama. /Telegrafi/

The post Nga 1 janari një biletë për gjithë transportin urban në Prishtinë, komuna nënshkruan kontratë me 24 operatorë privatë appeared first on Telegrafi.

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

7 October 2024 at 10:09

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”.

Sipas njoftimit për media, IPK ka bërë të ditur se kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë  të kanë qenë në detyrë.

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Tutje në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/

 

The post Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra appeared first on Telegrafi.

“S’ka not, por takime me jetën e egër” – ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

7 October 2024 at 08:51

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me eksplorimin e bukurive të Kosovës dhe promovimin e tyre.

Ai gjatë ditës së djeshme së bashku me një grup prej disa personave kanë ngjitur majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë të cilën e ka quajtur si të mahnitshme.

“Ecje fantastike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.

Në videon e publikuar ambasadori shihet teksa takon një hardhucë.

“Përshëndetje Kosovë. Sapo arritëm në majën e Kobilicës. Ishte një ngjitje e vështirë, por ne jemi një grup i mrekullueshëm. Ne kemi qenë me fat me motin deri tani” shprehet ambasadori.

Kujtojmë se para disa javëve Rohde ishte ngjitur në majën e Gjeravicës, ku kishte provuar të gatuante edhe fli. /Telegrafi/

Fantastic hike with amazing company yesterday! 😎
No swim this time, but we had close encounters with wildlife 🦎 and a refreshing rain shower 🌧.
Missed it? Join my next public hike on Saturday, 19 October – stay tuned for details! pic.twitter.com/3VxuKqcMj3

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 6, 2024

 

The post “S’ka not, por takime me jetën e egër” – ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë appeared first on Telegrafi.

Sot protestohet para Kuvendit në mbështetje për punëtoret teknike që janë në grevë

7 October 2024 at 08:14

Sot, në ora 12:00, para Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të zhvillohet një protestë në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë që prej tri javësh.

Organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, protesta synon të sjellë vëmendje mbi kërkesat e punëtoreve për paga dhe kushte më të dinjitetshme pune.

Sipas njoftimit të Kolektivit, punëtoret janë duke përballuar vështirësi të shumta gjatë grevës.

“Ato për tri javë rresht janë duke qëndruar në të ftohtë, në shi e pa mbështetje… për të kërkuar rrogë dhe kushte të dinjitetshme pune,” theksohet në deklaratë.

Aktualisht, pagat e tyre janë vetëm 275 euro, ndërsa ekziston rreziku që për muajin shtator të mos marrin fare pagë dhe të humbasin vendin e punës.

Në njoftim, po ashtu, ngrihet shqetësimi për kompaninë Shcafberger, e cila ka injoruar kërkesat e punëtoreve, duke krijuar pasiguri për të ardhmen e tyre, sidomos me përfundimin e kontratës së kompanisë me Kuvendin në fillim të nëntorit.

“Përkeqësimi i kushteve klimatike dhe përfundimi i kontratës paraqet rrezik të drejtpërdrejt për to,” thotë Kolektivi.

Protesta synon të mobilizojë publikun për të mos lejuar që “revolta e tyre të shuhet” dhe për të garantuar që punëtoret të mos mbesin me paga të ulëta apo të përjashtohen nga puna.

“Rezistenca e tyre është edhe lufta jonë,” thuhet në fund të njoftimit, duke bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje të vazhdueshme. /Telegrafi/

The post Sot protestohet para Kuvendit në mbështetje për punëtoret teknike që janë në grevë appeared first on Telegrafi.

AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind

6 October 2024 at 14:53

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqetësimin mbi efektet e Ligjit të ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar, dhe rritjen e ndjeshme të faturave për pronat komerciale.

Në një deklaratë për Telegrafin, Ibrahimi theksoi se ky ligj do të ketë pasoja të rënda për bizneset, pasi rritja e normave tatimore mund të arrijë deri në 300%.

“E kemi kalkuluar vlerën minimale të faturës së tatimit në pronë dhe diferenca mes vlerës së faturës së këtij viti dhe asaj të vitit të ardhshëm është jashtëzakonisht e madhe” tha Ibrahimi.

Ai theksoi se Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë ligj për shkak të rritjes së konsiderueshme të faturave, e cila është bërë nga Ministria e Financave pa asnjë konsultim me komunat.

Ibrahimi paralajmëroi se kjo rritje do të përballë bizneset me një barrë të madhe financiare, duke rrezikuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Kjo do ketë pasoja në biznese sepse me normën minimale të tatimit në pronë mund të ngritët më shumë se 200% apo të dyfishohen faturat për biznese dhe nëse kjo normë do jetë më e madhe, që e lejon ligji, atëherë faturat mund edhe të ngritën për 300% apo trefishohen por mund edhe të katërshifohen,” theksoi ai.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga niveli qendror që të fillojë me amandamentimin e këtij ligji në mënyrë që të diskutohet me komunat dhe të merret parasysh mirëqenia e qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind appeared first on Telegrafi.

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar – njëri ende jo

6 October 2024 at 14:43

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë me tre të rinj ka rënë në Liqenin e Badovcit.

Sipas informatave ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur autoritetet janë njoftuar se një veturë kishte rënë në liqen.

Njësitë e emergjencës, përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të të rinjve pas ndërhyrjes së ekipeve të zhytësve të FSK-së.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se dy nga viktimat tashmë janë identifikuar, ndërsa njëri ende mbetet i paidentifikuar.

“Dy viktima janë identifikuar, ndërkaq njëri ende jo. Të rinjtë kanë qenë rreth moshës 20 vjeç,” ka thënë Gashi.

E shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka treguar se vetura ishte zhytur në thellësinë e liqenit dhe përpjekjet për ta tërhequr nuk ishin të lehta.

“Me ndihmën e peshkatarëve dhe më pas të FSK-së, u arrit të gjendet vendndodhja e veturës dhe të nxirren trupat e viktimave,” ka deklaruar Gashi.

Ai bëri të ditur se dy trupa janë tërhequr nga uji, ndërkaq trupi i viktimës së tretë është gjetur brenda veturës.

Vdekjen e viktimave e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti,

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në këtë tragjedi. /Telegrafi/

The post Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar – njëri ende jo appeared first on Telegrafi.

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

6 October 2024 at 14:28

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë kanë zbuluar dhe parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar të një mauneje.

Subjekti importues kishte paraqitur një ngarkesë për zhdoganim, e cila u përzgjodh për kontroll të hollësishëm bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës.

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollit, në prani të inspektorëve fito-sanitarë, u identifikuan disa produkte të skaduara, përfshirë produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira të gomuar, biskota dhe erëza.

Mallrat e skaduara ishin të fshehura brenda ngarkesës dhe u konfiskuan menjëherë, ndërsa subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas legjislacionit përkatës.

“Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit” thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta, duke garantuar që çdo ngarkesë që hyn në vend të plotësojë standardet më të larta. /Telegrafi/

 

 

The post Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, shpërndahen ndihmat ushqimore

6 October 2024 at 12:17

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët.

Ministria e Mbrojtjes njofton se po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë. Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet. /TCH/

The post Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, shpërndahen ndihmat ushqimore appeared first on Telegrafi.

❌
❌