PRISHTINĂ, 9 tetor/ATSH/ Tre tĂ« akuzuar pĂ«r rastin e sulmit nĂ« BanjskĂ«, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviq, u deklaruan tĂ« pafajshĂ«m para organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt të mërkurën seanca përgatitore për rastin e këtij sulmi, në të cilën të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, u deklaruan lidhur me fajësinë.
Seanca nisi me leximin e emrave të të akuzuarve që ndodheshin në sallën e gjyqit, ndërkohë që prokurori lexoi aktakuzën.
MĂ« 11 shtator, Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ngriti aktakuzĂ« kundĂ«r 45 personave, tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r terrorizĂ«m, financim tĂ« terrorizmit dhe vepra tĂ« tjera tĂ« rĂ«nda penale, por vetĂ«m tre prej tyre â Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq â janĂ« nĂ« dispozicion tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.
Pas seancës së sotme, mbrojtja i ka 30 ditë kohë për të apeluar aktakuzën.
Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq u arrestuan pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, më 23 shtator të vitit të kaluar.
Atë ditë, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit më pas u vranë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur ndodhen në Serbi.
Seanca pĂ«rgatitore ishte paraparĂ« tĂ« mbahej mĂ« 25 shtator, por avokatĂ«t e tĂ« arrestuarve kĂ«rkuan shtyrje me arsyetimin se kishin marrĂ« aktakuzĂ«n me vonesĂ« dhe se u nevojitej kohĂ« pĂ«r tâu pĂ«rgatitur.
Prokuroria, në anën tjetër, kërkoi që gjykimi të fillojë edhe për të akuzuarit që janë në arrati, gjë që u kundërshtua nga avokatët, duke theksuar se një gjë e tillë nuk e parashihet me ligjet e Kosovës.
NĂ« fund, gjyqtari i rastit, Arben Hoti, tha se do tĂ« kĂ«rkojĂ« njĂ« opinion juridik nga Gjykata Supreme pĂ«r interpretimin e ligjit, kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r gjykimin nĂ« mungesĂ«, dhe konstatoi se ka kushte pĂ«r tâi gjykuar ata qĂ« ndodhen nĂ« paraburgim nĂ« KosovĂ«.
Gjykata Supreme konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar kërkesën për këtë çështje, më 30 shtator, dhe se lënda po shqyrtohet.
Zyrtarë të saj theksuan se nuk ka ndonjë afat brenda të cilit Gjykata Supreme e Kosovës duhet të japë mendimin e saj juridik.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska, ndër të tjera, për vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
MĂ« herĂ«t, prokurori i rastit, Naim Abazi, ka thĂ«nĂ« se tĂ« akuzuarit kanĂ« pasur role tĂ« ndryshme brenda grupit kriminal â nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe pastrimi i parave.
NĂ« aktakuzĂ« thuhet se ky grup, pĂ«rmes pĂ«rdorimit tĂ« dhunĂ«s me armatim tĂ« rĂ«ndĂ«, ka tentuar âta shkĂ«pusĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« territorit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, respektivisht komunat e banuara me shumicĂ« serbe, dhe kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« territorit tâia bashkojĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«â.
Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiq, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.
Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.
Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.
Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.
Hetime tĂ« sulmit nĂ« BanjskĂ« po bĂ«n edhe Prokuroria e LartĂ« Publike nĂ« Beograd, e cila e ngarkon Radoiçiqin me tri vepra penale â nĂ« mesin e tĂ« cilave janĂ«: janĂ« prodhimi i paautorizuar, posedimi, mbajtja dhe trafikimi i armĂ«ve tĂ« zjarrit dhe lĂ«ndĂ«ve shpĂ«rthyese, si dhe vepra tĂ« rĂ«nda kundĂ«r sigurisĂ« publike. TĂ« dyshuarit e tjerĂ« janĂ« persona tĂ« panjohur (NN).
Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ekzistojnë informacione të inteligjencës se të njëjtat grupe vazhdojnë të stërviten në territorin e Serbisë dhe rreth kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /rel/
The post Tre të akuzuar për rastin e sulmit në Banjskë deklarohen të pafajshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.