Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Shkarkimi i Loina Priftit, emërohet drejtoresha e re e “Identitek”

By: user 5
8 October 2024 at 23:59

Pas shkarkimit të Loina Priftit nga drejtimi i kompanisë së prodhimit të ID dhe pasaportave biometrike, “IdentiTek”, mësohet se kush është emri i ri që pritet të emërohet nga Ministri i Brendshëm. Mësohet se ajo është Freskida Halilaj, 32-vjeçarja me një përvojë në fushën e telekomunikacionit. Siç raportoi ekskluzivisht Lapsi.al më herët, shkarkimi i Loina Priftit erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë. ©LAPSI.al

The post Shkarkimi i Loina Priftit, emërohet drejtoresha e re e “Identitek” appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet drejtoresha e “IdentiTek”

By: user 5
8 October 2024 at 20:56

Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

Lapsi.al mëson se “super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bashkë me të janë larguar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.

Pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe siç mëson Lapsi.al nga burime të sigurta, janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend. 

Loina Prifti ishte deri para një viti një e re anonime në Gjermani, ku siç u tha punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ajo u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe u katapultua pa zhurmë në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Madje për të nuk pati as edhe një ceremoni prezantimi asokohe kur nisi transferimi i kompanisë nga koncensionari te shteti shqiptar. Dhe siç ndodh rëndomë me katapultime të tilla prej Rilindjes, makutëria i shtyn shpesh drejtuesit në abuzim me detyrën.

Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh. E po kështu krijoi një klimë të lartë mosbesimi e presioni ndaj punonjësve e furnitorëve. Burimi i Lapsi.al tregon se në disa raste, Loina Prifti ka lejuar futjen e personave të paautorizuar në ambiente rreptësisht të ndaluara të kompanisë duke shkelur ligjin.

E po kështu njerëzit e rinj që ajo solli në kompani ishin përmes konkurseve fiktive dhe emërimeve nepotike kryesisht të lidhur me klane të ndryshme në Durrës, qytet prej nga vinte Prifti. Drejtoresha e IT, Sara Zalla është ndërkohë nusja e kushëririt të parë të Loina Priftit. Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Si këto ka plot emërime të tjera nepotike në postet kyçe të kompanisë sikundër është edhe Drejtori i Operacioneve. 

Veç kësaj Loina Prifti shpërbleu veten me një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, si dhe është denoncuar shpesh për tendera të dyshimtë, mes tyre edhe ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Megjithatë raporti i plotë i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme pritet të hedhë më shumë dritë mbi abuzimet e Loina Priftit dhe vartësve të saj në kompaninë “IdentiTek”. Me rëndësi themelore është të mësohet nëse ka cënim të të dhënave sensitive e biometrike që ruan kjo kompani apo jo? Kujtojmë që muaj më parë plasi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, skandal që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. 

Nuk dihet gjithashtu nëse për këtë rast ka apo jo një hetim nga institucionet e drejtësisë në vend. Çudi s’do të ishte që abuzimet të fashiten apo mbyllen vetëm me shkarkimin e saj, ashtu siç kemi parë shpesh me zyrtarë të tjerë të qeverisë “Rama”. ©LAPSI.al

The post I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet drejtoresha e “IdentiTek” appeared first on Lapsi.al.

Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë Lirisë? Depozitohet nisma në Kuvend

By: user 5
8 October 2024 at 19:15

Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon angazhimet politike dhe partiake. Mësohet se Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore. Bëhet me dije se Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra. Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”. Kryemadhi e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë.

The post Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë Lirisë? Depozitohet nisma në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën

By: user 5
8 October 2024 at 00:23

Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.

Lapsi.al mëson se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.

Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.

Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës. ©LAPSI.al

The post Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur!

By: user 5
7 October 2024 at 23:44

Krahas fotos propagandistike të vizitës në spital të policëve të plagosur në protesë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë edhe një deklaratë që konkurron denjësisht me ato të Elisa Spiropalit apo çdo nafije tjetër në oborrin e Ramës. Hoxha fyen protestuesit duke i quajtur si “turmë e çoroditur” e të nxitur politikisht. Tallet gjithashtu edhe me mosbindjen civile, e cila sipas tij fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi. Më poshtë deklarata e plotë e tij.

Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian. Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).

Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktikave më të mira demokratike.

Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.

Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.

The post Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur! appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Shfaqet Helena e Ramës: Protesta pengoi turistët të iknin në Rinas, unë nuk mora dot autobusin (VIDEO)

By: user 5
7 October 2024 at 21:55

Helena e Ramës ka dalë sërish në Instagram për të dhënë arsye përse protesta e sotme e opozitës ishte gabim. Mes të tjerash ajo thotë se është penguar nga protesta për të marrë autobusin, por edhe turistët kanë humbur fluturimet në Rinas. Shiheni më poshtë për zbavitje rrëfimin e plotë të Helenës së spiropalizuar, studentes që fatkeqësisht keqpërdoret si karikaturë e partisë shtet. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

The post Shfaqet Helena e Ramës: Protesta pengoi turistët të iknin në Rinas, unë nuk mora dot autobusin (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës, shihni live ç’po ndodh në Tiranë (VIDEO)

By: user 5
7 October 2024 at 19:25

Opozita ka nisur protestën e saj kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Kërkesa kryesore e opozitës është krijimi i një qeverie teknike që do të drejtojë vendin në prag të zgjedhjeve të pranverës. Në videon më poshtë shihni zhvillimet live.

The post Protesta e opozitës, shihni live ç’po ndodh në Tiranë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

“Lironi Shqipërinë nga mafia”, protestuesit mblidhen poshtë zyrës së Ramës

By: user 5
7 October 2024 at 18:54

Protestuesit e opozitës janë grumbulluar për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

“Lironi Shqipërinë nga mafia”, ishte një banderolë e madhe që mbanin disa protestues të nisur nga selia e PD.

Një tjetër mesazh që lexohet në pankarta është “Je gjallë apo vetëm merr frymë”. Protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku nuk janë parashikuar fjalime, por janë bërë thirrje për mosbindje civile.

The post “Lironi Shqipërinë nga mafia”, protestuesit mblidhen poshtë zyrës së Ramës appeared first on Lapsi.al.

Protesta, pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën

By: user 5
7 October 2024 at 18:45

Ka nisur protesta e opozitës në bulevard. Një pensionistët ka udhëtuar me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës. Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha në Syri Tv se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të rrëzojnë Ramën.

“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time. Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu,” tha i moshuari për mediat.

The post Protesta, pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën appeared first on Lapsi.al.

Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO)

By: user 5
7 October 2024 at 18:41

Ka nisur protesta e opozitës. Mbi 1000 efektivë policie ndodhen në terren, të cilët janë vendosur në pozicionet kyçe të cilat synohen nga protestuesit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, kordoni policor ka rrethuar godinën e Kryeministrisë e cila është blinduar e gjitha. Ndërkohë protestuesit janë grumbulluar dhe pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë.

The post Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

“Pakti për vdekjen e universitetit”, edhe studentët në protestën e opozitës (FOTO)

By: user 5
7 October 2024 at 18:10

Kanë nisur grumbullimet para Kryeministrisë për protestën që pritet të startojë pas pak minutash. Të parët në shesh kanë mbërritur studentë me banderolë në dorë, e cila e mban mesazhin: Pakti për vdekjen e universitetit! Kujtojmë që pas protestave studentore të vitit 2018, Rama doli me një platformë të re publike të quajtur “Pakti për Universitetin”, e cila u tret rrugës dhe sot jemi para faktit që auditorët kanë më pak studentë dhe mungojnë kushtet dinjitoze për të studiuar. Rama e shuajti protestën studentore me të gjitha mjetet që pushteti kishte në dispozicon. Mbetet për t’u parë nëse kësaj radhe do të krijohet apo jo një masë kritike studentore njësoj si 6 vite më parë.

 

The post “Pakti për vdekjen e universitetit”, edhe studentët në protestën e opozitës (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Korrupsioni i ngritur në sistem, FBI iu bën trajnim prokurorëve të SPAK

By: user 5
7 October 2024 at 17:58

FBI ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, në fundjavë, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

‘Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’, shkruhet në llogarinë në Facebook të Ambasadës Amerikane.

The post Korrupsioni i ngritur në sistem, FBI iu bën trajnim prokurorëve të SPAK appeared first on Lapsi.al.

Protesta, policia rrethon zyrën e Veliajt

By: user 5
7 October 2024 at 17:54

Rreth një orë para nisjes së protestës së opozitës, policia veç Kryeministrisë është pozicionuar edhe në Bashkinë e Tiranës, duke e rrethuar godinën.

Bashkia, prej muajsh, është kthyer në një vend ku opozita ka protestuar thuajse çdo javë për largimin e kryetarit Erion Veliaj dhe sot duket se policia ka informacione se protestuesit do të zhvendosen edhe aty.

Në protestën e kësaj së hëne është bërë e ditur se nuk do të ketë fjalime, ndërsa një natë më parë Belind Këlliçi u shpreh se “qytetarët le të bëjnë ç’ti dojë kokrra e qejfit”.

The post Protesta, policia rrethon zyrën e Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Rama shton një ministri të re

By: user 5
5 October 2024 at 14:31

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave.Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Si dhe krijimi i një organi këshillimor pranë kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon përmirësimin e veprimtarisë kërkimore në vend. Në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të Agjencive të Inovacionit.

Ministri i shkencës do të ketë për detyrë hartimin e strategjisë në këtë sektor si dhe të përcaktojë fushat prioritare të kërkimit shkencor; teksa në ndihmë të tij do të jetë këshilli me 19 anëtarë i drejtuar nga kryeministri, me bashkëpunimin edhe të ministrit të bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes, energjisë, mjedisit, inovacionit. Teksa për përzgjedhjen e anëtarëve të universiteteve në këtë bord, është vendosur kusht që të jenë personalitete të njohur akademikë. Mirëpo kompetencat e tyre do të ndryshojnë në krahasim me ligjin për arsimin e lartë, ku gëzonin autonomi universitare në veprimtarinë shkencore.

“Fushat, drejtimet, vëllimi i punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimore-shkencore përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë”, thotë ligji i arsimit të lartë, ndërsa me projektligjin e ri parashikohet që përgjegjësia t’i kalojë ministrisë, Akademisë se Shkencave dhe këshillit shkencor. Pra, pritet të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikbërëse.

Nëse do të ketë kërkesë për krijimin e institucioneve të veçanta për kërkimin shkencor veç universiteteve, Akademisë së Shkencave, parqeve teknologjike apo qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, vendimin e merr ministri përgjegjës i cili jep lejen përkatëse. Ministri për shkencën do të ketë fuqi edhe për pezullimin apo mbylljen e tyre, kur vihen re nga monitorimi mospërmbushje të kritereve e ka vlerësim negativ. Ndër të tjera, do të krijohet edhe regjistri kombëtar i institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, brenda dy viteve nga miratimi i ligjit.

The post Rama shton një ministri të re appeared first on Lapsi.al.

Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i penduar në gjyq

By: user 5
5 October 2024 at 13:12

Gjykata ka lënë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45-vjeçari ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në lagjen 1 të Korçës.

Mësohet se Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.

“Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt.”

45-vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që për asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët, thotë ai.

“Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditën që ka ndodhur ngjarja kam shkuar për t’i kërkuar të me lejonte të takoja fëmijët”, tha ai.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që ta bindte që të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së gruas Melisës, krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën, për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

The post Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i penduar në gjyq appeared first on Lapsi.al.

Nuk ka ende parti, por nis fushatën, Basha shfaqet në Lezhë

By: user 5
5 October 2024 at 12:50

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim Lezhë për përgatitjen e ekipit të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se politika është shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.

Sipas tij, kjo do të jetë dhe kontrata e demokratëve euroatlantikë me shqiptarët për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen

Postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë! Në Lezhë, me drejtues të Demokratëve Euroatlantikë, për përgatitjen e ekipit tonë të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit.

Ne besojmë te politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.

Me këtë bindje do lidhim kontratën tonë me shqiptarët, për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen!

The post Nuk ka ende parti, por nis fushatën, Basha shfaqet në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Prishtinë/ Polici qëllon me armë nga pakujdesia nënën e tij

By: user 5
5 October 2024 at 12:39

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

The post E rëndë në Prishtinë/ Polici qëllon me armë nga pakujdesia nënën e tij appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet, kryetari i Vlorës: Do ketë kompensim për dëmet

By: user 5
5 October 2024 at 12:15

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha flet për situatën. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara.

“Ne jemi të gjithë në terren. Prezenca e të gjitha strukturave ka qenë prezentë kudo munden. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarët për mosreagim, por reagimi ka qenë maksimal nga të gjitha strukturat. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon, por i kemi marrë me prioritete. Tek “Albano dhe Romina” është rast që përsëritet sa herë ka reshje. Dje ka rënë 180 mm shi. Këto prurje reshje për vetëm 3 orë”, u shpreh Dredha.

55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuara me bashkëpunim me shtabin e emergjencave, shkruan A2.

“Janë 55 banorë që janë evakuuar në të dy konviktet e shkollës mjekësore. Janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, por kjo nuk mjafton, sepse po bëjmë një database të qartë me informacionet që kemi për të marrë masat. Më pas për suportin dhe kompensimin e dëmeve”, theksoi Dredha.

Bizneset nuk janë pjesë e paketës, tha Dredha, por po punohet për heqjen e ujit.

Sipas tij “hidrovori është në kapacitet të plotë janë investime të vjetra, por duhet parë mundësia e zëvendësimit të pompave”.

The post Përmbytjet, kryetari i Vlorës: Do ketë kompensim për dëmet appeared first on Lapsi.al.

Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran

By: user 5
5 October 2024 at 12:12

Izraeli nuk i ka dhënë garancitë e kërkuara administratës Biden, se nuk do të godasë zonat bërthamore në Iran, në raprezaljen e paralajmëruar për sulmin raketor të pak ditëve më parë. Këte e tha një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për CNN.

Sipas tij, është vështirë të thuhet nëse Netanjahu do të përdorë 1 vjetorin e sulmeve të Hamas kundër Izraelit, më 7 tetor, për tu hakmarrë.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur pro kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj breshërisë së raketave të lëshuara nga Teherani më herët gjatë javës, por presidenti Biden, ka thanë se nuk do të mbështetësin shënjestrimin e zonave bërthamore.

Ndërsa bota mban frymën pezull në pritje të një përshkallëzimi të konfliktit me Iranin, Izraeli vijon pa u ndalur ofensivën në Liban.

Për herë të parë një sulm goditi qytetin verior të Tripolit të shtunën, kryeqyteti Bejrut është kthyer në një zonë lufte me bombardime të vazhdueshme, ndërsa trupat izraelite vijojnë inkursionin tokësor në jug të vendit.

Një burim i cituar nga Reuters tha se një zyrtar i Hamasit, bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ishte vrarë gjatë sulmit në një kamp refugjatësh palestinezë në Tripoli, qytetarët e Bejrutit u paralajmëruan 3herë të evakuoheshin nga periferitë jugore gjatë natës, kur Izraeli bombardoi infrastrukturë të Hezbollahut, siç u shpreh.

Qeveria Libaneze thotë se mbi 2 mijë persona janë vrarë gjatë vitit të fundit si pasojë e sulmeve izraelite, shumica e të cilëve dy javët e fundit. Në shënjestër janë vënë edhe ekipe e struktura mjekësore, përfshirë Kryqin e Kuq Libanez e spitale publike. Sipas autoritete mbi 1.2 milionë libanez janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. OKB e cilëson të papranueshëm, bilancin tragjik mes civilëve në këtë vend.

The post Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës

By: user 5
5 October 2024 at 09:55

Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit.

Ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

The post Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌