Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi gazetarë të pacilësuar me emër, duke deklaruar se “do t’i konsiderojë si pjesë të një strukture kriminale” pas publikimeve të detajeve nga dosja e akuzës së prokurorëve specialë kundër tij, akuzë që zbardh marrëdhënie kontroverse të bizneseve të ndryshme me atë vetë dhe të afërm të tij. Asociacioni i Gazetarëve të […]

The post Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij appeared first on Reporter.al.

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

Ndodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa […]

The post Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon appeared first on Reporter.al.

Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

Deri në vitin 2017, Kina ishte, mes shumë gjërash të tjera, gjigandi ndërkombëtar në përdorimin e materialeve të riciklueshme, të tilla si plastika, letra apo metalet. Nga e gjithë bota, anijet e ngarkuara me mbetje mbërrinin në Kinë ku, teorikisht, proceset e përpunimit të tyre kushtojnë më lirë për shkak të krahut të lirë të […]

The post Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën appeared first on Reporter.al.

Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për […]

The post Qeveria rikthen sërish importin e plehrave appeared first on Reporter.al.

Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare

Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë […]

The post Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash […]

The post Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën appeared first on Reporter.al.

Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën

Vangjel Tavo ka gjasa do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, por në qytezën e vogël bregdetare ku pritet të ketë zyrat për tre vitet e ardhshme, dukshëm ai ka humbur thellë. Ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie po i afrohet fundit në orët e para të […]

The post Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën appeared first on Reporter.al.

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

Në të djathtë të rrugës kryesore, sapo kalon fshatin Nivicë në Njësinë Administrative Lukovë të  Bashkisë së Himarës, një tabelë të sinjalizon ekzistencën e një gjiri dhe plazhi në një segment bregdeti, që përndryshe është shumë i thepisur dhe i papërshtatshëm për plazh. Vizitori gjithsesi do të zhgënjehet, siç është zhgënjyer përgjatë njëzet viteve të […]

The post Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën appeared first on Reporter.al.

‘Vijnë, marrin e ikin’: Por fshatrat e lumit të Vlorës japin vota të sigurta për socialistët

“Punë është bërë. Është bërë ujësjellësi para nja dy vjetësh. Kushtoi një milion euro,” thotë Maksim Mehmetaj, babai i tre fëmijëve, ndërsa pas një suspense disa sekondëshe me një tonalitet të paluhatshëm, pa të lënë mundësinë të dallosh ndonjë dozë ironie apo ankese, të thotë: “Problemi është se nuk ka ujë”. Bashkëshortja e tij shton […]

The post ‘Vijnë, marrin e ikin’: Por fshatrat e lumit të Vlorës japin vota të sigurta për socialistët appeared first on Reporter.al.

Bomba për tragetin e konkurrencës i shpërtheu në dorë, thotë policia

Policia e Shtetit njoftoi të hënën se ka arrestuar një 35 vjeçar me inicialet E.M., i cili dyshohet si bashkëpunëtor në tentativën e Armandi Nelajt, një biznesmen në Sarandë, për të bombarduar një traget linje, tentativë që përfundoi me vdekjen e Nelajt. Sipas policisë, arsyeja se pse Nelaj po planifikonte të hidhte në erë tragetin […]

The post Bomba për tragetin e konkurrencës i shpërtheu në dorë, thotë policia appeared first on Reporter.al.

❌