Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Kina liron pastorin amerikan David Lin pas 18 vitesh

By: armand
16 September 2024 at 18:50

Lirimi i Lin erdhi pak pas një takimi të këshilltarit amerikan të sigurisë Jake Sullivan me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi Kina ka liruar dje një pastor amerikan që mbante në vend prej vitit 2006, njoftonte departamenti amerikan i shtetit. David Lin, 68 vjeç nga Kalifornia është “kthyer në SHBA dhe është takuar me […]

The post Kina liron pastorin amerikan David Lin pas 18 vitesh appeared first on BoldNews.al.

Kina ‘korrupton’ akademikët çekë, para dhe udhëtime për raporte në favor të saj

16 September 2024 at 16:21

Shërbimi i Sigurisë Informative të Çekisë (BIS) ka paralajmëruar se Kina përbën një kërcënim thelbësor për stabilitetin euro-atlantik, duke përdorur kanale të ndryshme, përfshirë LinkedIn, për të nxitur propaganda pozitive në favor të Pekinit.

Në raportin më të fundit, BIS zbuloi se Kina po shënjestron akademikët në vend për shkrime dhe raporte me një qasje pozitive për Kinën. Përmes LinkedIn, shërbimet e inteligjencës kineze përdorin “profile falso të punonjësve nga kompani konsulence ose rekrutim burimesh njerëzore” fiktive, kryesisht të vendosura në Singapor ose Hong Kong, për të kontaktuar akademikët çekë.

Akademikëve u ofrohen stimuj financiarë dhe incientivë të ndryshëm në këmbim të këtyre raporteve dhe kërkimeve që përputhen me interesat politike të Kinës. Ajo që fillon si një mundësi profesionale legjitime shpesh çon në përfshirje më të thellë dhe shpërndarjen e të dhënave sensitive, të cilat nuk janë publike.

“Këto studime zakonisht shërbejnë si një hap paraprak drejt bashkëpunimit të mëtejshëm, duke përfshirë ofrimin e informacioneve specifike”, thuhet në raport.

Pasi vendoset kontakti fillestar, akademikët më pas ftohen në udhëtime me të gjitha shpenzimet e paguara nga kompanitë fiktive në Kinë, për të forcuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një ndjenjë përkushtimi ndaj interesave kineze.

Raporti i BIS gjithashtu thekson synimin afatgjatë gjeopolitik të Kinës për t’u pozicionuar si superfuqia ekonomike më e rëndësishme dhe për të krijuar një kundërpeshë efektive ndaj vendeve të G7-ës.

Duke depërtuar në rrethe akademike dhe profesionale, Kina jo vetëm kërkon informacione të drejtpërdrejta, por edhe synon të minojë parimet e demokracisë dhe tregjeve të lira, thelbësore për civilizimin euro-atlantik.

Agjencia e inteligjencës gjithashtu ngriti alarmin për rreziqet e pajisjeve si telefonat, orët inteligjente të dorës, por dhe automjetet elektrike, përbëjnë rrezik për divulgim të të dhënave personale. Sipas BIS, këto pajisje mund të shfrytëzohen nga aktorë shtetërorë kinezë. Agjencia nuk përmend në mënyrë eksplicite pajisjet kineze, por ngre paralajmërimin kundër produkteve nga vendet regjimet politike dhe legjislacioni i të cilave rrisin mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave nga fuqia shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Kina ‘korrupton’ akademikët çekë, para dhe udhëtime për raporte në favor të saj appeared first on Euronews Albania.

Durrës/ Përplasen dy makina dhe përfundojnë në oborrin e një banese

By: user 11
16 September 2024 at 10:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

Sipas burimeve pranë Policisë së Durrësit, ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në po të njëjtin vend, ku makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e banesave të zonës, ngjarje këto të cilat mund të kishin rezultuar edhe me pasoja fatale.

Sakaq rruga në zonën ku ka ndodhur aksidenti, nuk është e lejuar të përshkohet me shpejtësi të lartë, pasi bëhet fjalë për rrugica lagjesh, ndërkohë që duket se pakujdesia e drejtuesve të mjeteve është e lartë.

Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit nga banorët e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

The post Durrës/ Përplasen dy makina dhe përfundojnë në oborrin e një banese appeared first on Lapsi.al.

Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vjet

16 September 2024 at 08:14

Një tajfun i fuqishëm “ka zbarkuar” në tokë pranë qendrës financiare kineze të Shangait.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tajfuni Bebinca goditi rreth orës 7:30 me orën lokale të hënën në zonën bregdetare të Lingang New City në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Mijëra banorë në zonën metropolitane të Shangait janë evakuuar, ndërsa të gjitha fluturimet në dy aeroportet kryesore të qytetit janë ndalur.

🌪🌧Typhoon Bebinca
🌪🌧 Shanghai and its neighboring regions are gearing up for a significant weather event as Typhoon Bebinca approaches, expected to make landfall between Shanghai Pudong and Zhoushan, Zhejiang Province, by midday on September 16. This typhoon, the 13th of the… pic.twitter.com/7SLhRw1Lea

— 24/7WeatherPhenomenaObserver (@24weather24) September 15, 2024

Tajfuni Bebinca është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas mediave shtetërore kineze.

🚨Typhoon Bebinca made land fall in #Shanghai this morning. Bebinca is the strongest #typhoon 🌀 to make landfall in Shanghai in 75 years‼
Stay Safe!#TyphoonBebinca @InvestShanghai @ShLetsMeet pic.twitter.com/eK8EhD6qes

— Record GBA (@RecordGBA) September 16, 2024

Është e rrallë që Shangai të goditet drejtpërdrejt nga tajfunët e fortë, të cilët tentojnë “të zbresin” më tej në jug të Kinës.

🚨🇨🇳 | TYPOON BEBINCA HITS SHANGHAI, CHINA

– Strongest typhoon to hit #Shanghai since 1949
– Gusts reach 30-43.5 m/s in eastern Shanghai
– Center of typhoon located in the city#Bebinca | #Typhoonbebcina | #China pic.twitter.com/aJnIwDYbtZ

— Weather monitor (@Weathermonitors) September 16, 2024

Autoritetet kanë lëshuar një alarm të kuq, niveli më i lartë, pasi është regjistruar shpejtësia e erës deri në 151 km/h.

Shërbimet e trenave janë anuluar, autostradat janë mbyllur dhe 25 milionë banorët e Shangait janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë. /Telegrafi/

The post Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vjet appeared first on Telegrafi.

Mungesë ekuilibri në programet e shkëmbimit të studentëve kinezë dhe atyre amerikanë

15 September 2024 at 23:55
Me fillimin e vitit të ri shkollor, disa studentë po zgjedhin të studiojnë jashtë vendit për të fituar përvojë në një kulturë të re. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Michaelson, disa studentë amerikanë po studiojnë në Kinë, por ky numër është shumë më i vogël se ai i studentëve kinezë që ndjekin
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Uashingtoni dhe Pekini zhvillojnë bisedime mbi tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe çështje të tjera

15 September 2024 at 21:38
Udhëheqës ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u takuan në Pekin për bisedime rutinë, që rifilluan në janar pas një pezullimi gati dy vjeçar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimet përfunduan të dielën dhe zyrtarët diskutuan çështje si Tajvani, lufta Rusi-Ukrainë dhe incidentet në Detin e Kinës Jugore. Michael Chase,
Before yesterdayMain stream

Përplasen dy makina në Berat, shkak dyshohet lagështira në rrugë

14 September 2024 at 17:54

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune ë lagjen “Dëshmorët e Kombit, përballë Varrezave të Dëshmorëve, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se makinat e përfshira në aksident janë një automjet tip “Mitsubishi” me targa “AA 020 CT” dhe një automjet tip “Mercedes Benz” me targa “AB 753 KY”, të […]

The post Përplasen dy makina në Berat, shkak dyshohet lagështira në rrugë appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm i biznesmenit Kristian Boçi

By: user 6
13 September 2024 at 23:17

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit ishte biznesmeni Kristian Boçi i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak të jetë bërë lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Mediat raportojnë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të SPAK iu sekuestruan atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij pasuri të shumta në vlerën e trreth 50 milionë eurove. Dyshohet se ato janë vënë me anë të aktiviteteve të paligjshme dhe më pas janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Aksidenti i frikshëm i biznesmenit Kristian Boçi appeared first on Lapsi.al.

Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga viti 1950

By: rom ario
13 September 2024 at 21:24

Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e saj të daljes në pension për herë të parë që nga vitet 1950, pasi vendi përballet me një popullsi të plakur dhe një buxhet pensioni në rënie.

Sipas mediave të huaja, organi më i lartë legjislativ miratoi të premten propozimet për të rritur moshën ligjore të pensionit nga 50 në 55-vjeç për gratë në punët me jakë blu dhe nga 55 në 58-vjeç për gratë në punët me jakë të bardhë.

Burrat do të kenë një rritje nga 60 në 63-vjeç. Moshat aktuale të daljes në pension në Kinë janë ndër më të ulëtat në botë.

Sipas planit të miratuar të premten, ndryshimi do të fillojë nga 1 janari 2025, me rritjen e moshave përkatëse të pensionit, çdo disa muaj gjatë 15 viteve të ardhshme, thanë media shtetërore kineze.

Dalja në pension para moshës ligjore nuk do të lejohet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, megjithëse njerëzit mund të vonojnë daljen në pension jo më shumë se tre vjet.

Duke filluar nga viti 2030, punonjësit do të duhet të bëjnë edhe më shumë kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore për të përfituar pensione. Deri në vitin 2039, ata do të duhet të paguajnë 20 vjet kontribute për të përfituar pensione.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga viti 1950 appeared first on Euronews Albania.

Kina rrit moshën e pensionimit për herë të parë në 50 vite

By: fra nc
13 September 2024 at 15:15

Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi shteti po përballet me plakje të popullsisë dhe vështirësi në sigurim të buxhetit për pensione.

Institucioni kryesor legjislativ ka miratuar të premten propozimet për të rritur moshën e pensionimit prej 50 në 55 për gratë që kryejnë punë fizike dhe prej 55 në 58 për gratë që kryejnë punë nëpër zyre.

Mosha e pensionimit të burrave do të rritet prej 60 në 63.

Mosha aktuale e pensionimit në Kinë është ndër më të ulëtat në botë.

Sipas një plani të miratuar të premten, ndryshimet do të nisin së zbatuari më 1 janar 2025, me synim që mosha e pensionimit të rritet për disa muaj përgjatë 15 vjetëve të ardhshëm, ka thënë media shtetërore kineze.

Duke nisur prej vitit 2030, punëtorët do të duhet të ndajnë më shumë kontribute për sistemin e sigurisë shoqërore, në mënyrë që të sigurojnë pensionet.

Akademia e Shkencave Shoqërore në Kinë, pati thënë më 2019 se, fondi kryesor shtetëror për pensionet, do të mbetet pa para deri më 2035, vlerësim i bërë para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e cila e ka goditur rëndë ekonominë e Kinës.

Agjencia shtetërore, Xinhua, ka thënë se plani për rritje të moshës së pensionimit është bazuar në “vlerësimet e kryera për jetëgjatësinë, situatën shëndetësore, strukturën e popullsisë, nivelin e edukimit dhe fuqinë punëtore në Kinë”.

Shumë banorë janë shprehur të pakënaqur me ndryshimet e reja.

Popullsia e Kinës është zvogëluar më 2023, për të dytin vit me radhë, kryesisht për shkak të uljes së shkallës së natalitetit.

Ndërkohë, mosha mesatare e një banori të Kinës është rritur në 78.2 vjet, kanë thënë zyrtarët më herët gjatë vitit.

The post Kina rrit moshën e pensionimit për herë të parë në 50 vite appeared first on Euronews Albania.

Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga 1978

By: So Nila
13 September 2024 at 13:55

Për herë të parë që nga viti 1978, Kina ka rritur moshën e daljes në pension për shkak të problemit demografik me të cilin po përballet.

Legjislatura më e lartë e Kinës miratoi të premten një plan zyrtar për të filluar rritjen graduale të moshës ligjore të pensionit nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe ta përfundojë atë në vitin 2040, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Qëllimi përfundimtar i planit 15-vjeçar është rritja e moshës së pensionit me tre vjet për burrat (në 63), me pesë vjet për gratë që punojnë në fabrika nga 50 në 55 dhe me tre vjet për gratë që punojnë si punonjëse zyre nga 55 vjeç deri në 58 vjet.

Reformat janë “të vonuara dhe shumë të mirëpritura”, tha për CNBC Erica Tay, drejtore e kërkimit makroekonomik në Maybank Investment Banking Group.

Kina po përballet me një fuqi punëtore në tkurrje dhe mungesa të buxhetit të pensioneve që mund të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë.

/abcnews.al

Çfarë duhet të dini para se të blini një automjet të përdorur elektrik?

13 September 2024 at 13:42

Shitësit e paskrupullt mund të falsifikojnë kilometrazhin e një veture elektrike në mënyrë që të fshehin gjendjen aktuale të baterisë dhe të rrisin vlerën e automjetit.

Popullariteti i automjeteve elektrike po rritet vazhdimisht në mbarë botën, gjë që reflektohet edhe në tregun e automobilave të përdorura, pasi gjithnjë e më shumë shoferë janë të interesuar për të blerë një makinë të tillë.

Matas Bouzelis, ekspert në kompaninë e të dhënave të veturave carVertical, thotë se shitësit e pandershëm mund të ndryshojnë kilometrazhin e një veture elektrike në mënyrë që të fshehin gjendjen reale të baterisë dhe të rrisin vlerën e automjetit.

Çfarë duhet të kenë parasysh blerësit kur blejnë një veturë elektrike të përdorur?

Modelet Tesla dominojnë tregun e automjeteve elektrike të përdorura. Vlera e automjeteve elektrike më të shtrenjta zvogëlohet më shpejt, kështu që blerësit shpesh zgjedhin vetura që janë disa vjeçare dhe tashmë kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të vlerës së tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shoferët që marrin me qira një automjet elektrik dhe duan të shmangin pagesat e larta mujore.

Tesla Model 3 është automjeti elektrik i kontrolluar më shpesh në platformën carVertical (16.1 për qind e të gjitha kontrolleve të automjeteve elektrike), dhe njihet për amortizimin e ulët dhe popullaritetin e lartë në tregun e makinave të përdorura.

Modelet e automjeteve elektrike me më shumë kontrolle janë Tesla Model S (11.84 për qind), Nissan Leaf (11.83 për qind), Audi e-tron (9.8 për qind) dhe Volkswagen e-Golf (9.5 për qind).

“Tesla ka një imazh të fortë në tregun e automjeteve elektrike dhe është e preferuara e vozitësve. Këto vetura karakterizohen nga një kombinim i shkëlqyer i paketave të sigurisë dhe teknologjisë, si dhe një distancë e gjatë drejtimi pas një karikimi të plotë”, shpjegon Bouzelis.

Jetëgjatësia e baterisë zvogëlohet me kilometrazhin

Prodhuesit e automjeteve elektrike zakonisht ofrojnë një garanci prej 8-10 vjetësh ose 160 mijë kilometra për bateritë. Sa më i lartë të jetë kilometrazhi i automjetit elektrik, aq më e keqe është gjendja e baterisë.

Megjithatë, zvogëlimi i kapacitetit të baterisë varet edhe nga mënyra se si ishte ngarkuar vetura: nëse pronari përdorte shpesh stacione të karikimit të shpejtë ose e karikonte ngadalë deri në 80 për qind, siç rekomandohet nga prodhuesit.

Automjetet elektrike me kilometrazh të falsifikuar janë një problem i madh, sepse është më e vështirë të vlerësohet gjendja e vërtetë e baterisë.

Të dhënat e disponueshme për carVertical tregojnë se 2.6 për qind e automjeteve elektrike të kontrolluara në platformë kanë ndryshuar kilometrazhin e tyre. Kilometrazhi i automjeteve hibride (4,5 për qind), si dhe i automjeteve me motorë benzinë (5,4 për qind) dhe naftë (6,2 për qind) është ndryshuar edhe më shpesh.

Sa më shumë të përdoret bateria, aq më e shkurtër është distanca që mund të kalojë automjeti elektrik.

Një veturë elektrike e vjetër nuk mund të përshkojë të njëjtën distancë si një model i sapo dalë nga fabrika.

Ndoshta për këtë arsye, disa shoferë ende shqetësohen për distancën e shkurtër dhe shmangin blerjen e një automjeti elektrik.

Mirëmbajtje më e lirë, por riparime më të shtrenjta

Megjithëse shumë blerës kanë frikë se mirëmbajtja e një automjeti elektrik mund të jetë e shtrenjtë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Automjetet elektrike në përgjithësi kanë një dizajn më të thjeshtë se makinat me motorë me djegie të brendshme, si dhe më pak pjesë lëvizëse.

Megjithatë, nëse një automjet elektrik përfshihet në një aksident të rëndë trafiku, riparimet mund të kushtojnë mijëra euro.

Nga të gjitha makinat e kontrolluara në platformën carVertical, automjetet elektrike kanë pasur vlerën mesatare më të lartë të dëmtimit prej 7023 euro. Dëmi mesatar ishte më i ulët për veturat hibride (6,793 euro) dhe benzinë (5,957 euro) dhe naftë (4,256 euro).

Krahasuar me automjetet e tjera, makinat elektrike kanë më pak gjasa të përfshihen në aksidente. 45 për qind e hibridëve, 49,1 për qind e benzinës dhe 46 për qind e veturave me naftë janë dëmtuar të paktën një herë, por ky është rasti me vetëm 35,4 për qind të automjeteve elektrike në platformën carVertical.

Buzelis thekson se kjo është për shkak të prevalencës relativisht të ulët të automjeteve elektrike – në shumicën e vendeve ato ende nuk kanë fituar popullaritet të madh, dhe mosha mesatare e tyre është dukshëm më e ulët.

Ai vë në dukje se ky studim është kryer në bazë të të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Estonia, Letonia, Polonia, Rumania, Hungaria, Franca, Ukraina, Suedia, Belgjika, Republika Çeke, Kroacia, Bullgaria, Sllovakia, Serbia, Finlanda, Sllovenia, Gjermania, Italia, Zvicra, Danimarka, Spanja, Portugalia dhe Greqia.

The post Çfarë duhet të dini para se të blini një automjet të përdorur elektrik? appeared first on Gazeta Si.

Moti i keq/ Rrëzohen disa pemë në Shkodër, zënë poshtë automjetin e parkuar (FOTO)

By: Oldi
13 September 2024 at 09:24

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht […]

The post Moti i keq/ Rrëzohen disa pemë në Shkodër, zënë poshtë automjetin e parkuar (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Lushnjë – Tiranë, lëndohet shoferi dhe dy fëmijët e mitur

By: Oldi
13 September 2024 at 08:59

Një aksident me pasojë tre të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët […]

The post Aksident në aksin Lushnjë – Tiranë, lëndohet shoferi dhe dy fëmijët e mitur appeared first on BoldNews.al.

Kina thirrje për negociata për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza

By: So Nila
13 September 2024 at 09:12

Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun tha sot se “negociatat” janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund luftërave në Rripin e Gazës dhe Ukrainë, duke iu drejtuar ushtrisë dhe zyrtarëve nga e gjithë bota që marrin pjesë në një forum në Pekin.

“Për të zgjidhur çështje të ndjeshme si kriza e Ukrainës dhe konflikti izraelito-palestinez, zgjidhja e vetme është promovimi i paqes dhe negocimi”, tha Dong gjatë Forumit të Sigurisë Xiangshan.

“Nuk ka kurrë një fitues në luftëra dhe konflikte, përballja nuk të çon askund ,” vazhdoi ai.

Forumi Xiangshan po pret më shumë se 500 delegatë nga më shumë se 90 vende dhe do të zgjasë tre ditë, sipas mediave shtetërore. Në axhendë janë marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në, siguria e Europës dhe Azisë dhe kërkesat e sigurisë së botës shumëpolare.

Midis të ftuarve është Michael Chase, ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes, disa ditë pas takimit të zyrtarëve amerikanë dhe kinezë.

/abcnews.al

Një dekadë burg për ish agjentin e CIA-s që spiunonte për Kinën

By: user 6
12 September 2024 at 20:39

Një ish punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në, i cili mori para dhe dhurata të kushtueshme në këmbim të spiunazhit për Kinën, u dënua të mërkurën me 10 vjet burg.

Alexander Yuk Ching Ma, 71 vjeç, bëri një marrëveshje me prokurorët federalë në muajin maj, të cilët ranë dakord të rekomandonin dënimin me 10 vjet burg në këmbim të pranimit të fajit për shitjen e sekreteve amerikane një qeverie të huaj.

Ai u arrestua në vitin 2020. Në një letër drejtuar gjykatësit përpara shpalljes së dënimit, i pandehuri Ma shkruante mes të tjerash se, “Shpresoj që Zoti dhe Amerika të më falin për atë që kam bërë”. Nëse nuk do të ishte arritur marrëveshja, ai do të përballej me mundësinë e burgimit të përjetshëm.

Alexander Yuk Ching Ma lindi në Hong Kong dhe u zhvendos në Honolulu në vitin 1968. Ai mori nënshtetësinë amerikane në vitin 1975 dhe u punësua në CIA në vitin 1982. Një vit më vonë u caktua me shërbim jashtë vendit dhe në vitin 1989 dha dorëheqjen. Sipas dokumenteve të gjykatës ai mbante një certifikatë sigurie të nivelit “top-sekret”.

Ma jetoi dhe punoi në Shangai të Kinës, përpara se të kthehej në Havai në vitin 2001. Me kërkesë të zbulimit kinez, ai ra dakord të organizonte një takim mes agjentëve kinezë dhe vëllait të tij më të madh, i cili gjithashtu kishte punuar për CIA-n.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gjatë një takimi treditor në një hotel në Hong Kong, vëllai i zotit Ma u dha agjentëve kinezë një sasi të madhe dokumentesh sekrete.

Prokurorët thanë se kishin video që tregonin zotin Ma duke numëruar 50,000 dollarët e pagesës. Dy vjet më vonë, Ma aplikoi për një punë si kontraktor gjuhësh me zyrën e FBI-së në Honolulu. Amerikanët e dinin se ai po bashkëpunonte me agjentët kinezë dhe e punësuan atë në vitin 2004, në mënyrë që të ndiqnin nga afër aktivitetet e tij të spiunazhit.

Gjatë gjashtë viteve në vazhdim, ai vodhi rregullisht dokumente sekrete, thanë prokurorët. Në shumë raste ai i merrte me vete dokumentat gjatë udhëtimeve në Kinë, duke u kthyer me mijëra dollarë dhe dhurata të shtrenjta, thanë prokurorët.

Në një rast kur një punonjës i zbulimit amerikan u prezantua si gjoja agjent kinez, Ma pranoi mijëra dollarë në këmbim të të dhënave sekrete nga e kaluara dhe i tha se dëshironte që të shihte suksesin e “mëmëdheut”, sipas prokurorëve amerikanë.

“Le të jetë një mesazh për këdo që mendon të bëjë të njëjtën gjë”, tha shefi i zyrës së FBI-së në Honolulu, Steven Merrill, në një deklaratë pas dënimit të zotit Ma. “Pavarësisht se sa kohë duhet ose sa kohë kalon, ju do të sillen para drejtësisë”.

Vëllai i tij nuk u ndoq kurrë penalisht pasi ai ka vdekur nga sëmundja e Alzheimerit, thuhet në dokumentet e gjykatës. /VOA

The post Një dekadë burg për ish agjentin e CIA-s që spiunonte për Kinën appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Policia u sekuestroi makinën luksoze, Hati: Keni kap kri@inelen më të fortë sot për sot, do iki të jetoj në Dubai

By: redi
12 September 2024 at 15:33

Hati dhe Jashari, personazhe të njohur në Tik-Tok, tashmë kanë probleme me ligjin. Ata janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta. Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Po ashtu u është sekuestruar edhe…

Source

Ish-agjenti i CIA-s dënohet me 10 vjet burg për spiunazh për Pekinin

By: So Nila
12 September 2024 at 09:11

Një ish-agjent i CIA-s u dënua të mërkurën me 10 vjet burg për spiunazh për Kinën, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Alexander Yak Ching Ma, 71 vjeç, u deklarua fajtor në maj për akuzën për “komplot për të mbledhur dhe shpërndarë informacion në lidhje me mbrojtjen kombëtare (SHBA)” në Kinë.

Ai u arrestua në gusht 2020 pasi pranoi te një agjent i fshehtë i FBI-së se lehtësoi dërgimin e informacionit të klasifikuar tek agjencitë kineze të spiunazhit, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ma punoi për CIA-n nga viti 1982 deri në vitin 1989, si dhe një anëtar i familjes së tij nga viti 1967 deri në 1983.

Sipas dosjeve, ai bashkëpunoi në vitin 2001 me agjencitë kineze të spiunazhit, të cilët kërkuan të takohej me të afërmin e tij, ky i fundit ka ndërruar jetë që atëherë. Gjatë një takimi në një hotel në Hong Kong, të dy dhanë informacion të klasifikuar në këmbim të 50,000 dollarëve cash.

Më në fund, në vitin 2003, Ma aplikoi për t’u bërë përkthyes në zyrën e FBI-së në Haëaii, ku ai ishte në atë kohë.

Në çdo rast, FBI-ja, “e vetëdijshme për lidhjet e Ma me spiunazhin kinez”, e punësoi atë për të monitoruar aktivitetet e tij, por gjithashtu e mbajti në një pozicion me kohë të pjesshme nga gushti 2004 deri në tetor 2012.

/abcnews.al

Tapë në timon, shoferi përplaset në një klub në SHBA. Raportohet për shumë të plagosur

By: So Nila
12 September 2024 at 09:06

Klientët e një klubi në Arizona përjetuan ankth kur papritmas panë një makinë të drejtuar nga 73-vjeçari Thomas Edward Cain të përplasej me ndërtesën.

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin e aksidentit me gjithsej 25 persona të lënduar, 10 u dërguan në spital dhe 15 morën ndihmën e parë në vendngjarje.

CCTV footage shows the dramatic moment a car crashes into the side of a busy restaurant and bar in Arizona.

Several people were injured after 73-year-old Thomas Edward Kain crashed his truck into the building.https://t.co/Av2TSbztra pic.twitter.com/wnA3KsS9n0

— Sky News (@SkyNews) September 10, 2024

“Fatmirësisht, pavarësisht nga serioziteti i ngjarjes, nuk ka pasur viktima. Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë shumë më i keq”, tha policia lokale në një deklaratë.

/abcnews.al

Japonia shpreh ‘shqetësim të madh’ për stërvitjet e planifikuara nga Kina dhe Rusia

11 September 2024 at 19:55

Tokio po shikon me “shqetësim të madh” stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara të Kinës dhe Rusisë , njoftuan mediat lokale të mërkurën.

Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Hayashi Yoshimasa tha se është e vështirë të vlerësohet qëllimi dhe qëllimet e stërvitjeve të përbashkëta të Pekinit dhe Moskës, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.

Ai shtoi se të dy vendet gjithashtu zhvilluan trajnime të përbashkëta me anije detare dhe bombardues kohët e fundit.

“Japonia i sheh stërvitjet e ardhshme si pjesë e përpjekjeve të të dy vendeve për të forcuar aleancën e tyre ushtarake,” citoi transmetuesi të thoshte Hayashi.

Të hënën, Kina tha se Rusia do të marrë pjesë në një stërvitje të ardhshme ushtarake që do të zhvillohet në Oqeanin Paqësor më vonë këtë muaj.

Deklarata e Kinës vjen disa javë pasi Japonia pretendoi se një aeroplan spiun ushtarak kinez shkeli hapësirën e saj ajrore për herë të parë, duke hyrë në hapësirën ajrore japoneze mbi ujërat e Detit të Kinës Lindore, pranë ishujve në provincën jugperëndimore të Nagasaki.

Të martën, luftanijet ruse dhe kineze filluan një stërvitje të madhe të përbashkët detare.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, 400 anije luftarake, nëndetëse dhe anije mbështetëse do të marrin pjesë në stërvitjen strategjike të komandës dhe stafit Ocean-2024.

❌
❌