Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tabela e Ligës së Kampionëve pas xhiros së parë – vërehet një detaj interesant

Ka përfunduar raundi i parë i Ligës së Kampionëve, ndaj hedhim një vështrim në tabelën me 36 skuadra dhe vërejmë rëndësinë që do të ketë diferenca e golave ​​këtë sezon.

Gara u zgjerua për edicionin 2024-25 dhe formati u transformua, kështu që skuadrat tani përballen me tetë kundërshtarë të ndryshëm – katër në shtëpi dhe katër jashtë – me të gjitha rezultatet që shkojnë në një tabelë të vetme.

Tetë të parat shkojnë direkt në raundin e 16-të, tetë të fundit eliminohen nga Evropa deri në sezonin e ardhshëm, ndërsa 16 të mesit shkojnë ballë për ballë në play-off për të arritur në fazën më tradicionale të eliminimit.

Me përfundimin e xhiros së parë, ne shohim skuadrat fituese në krye të tabelës dhe Bayern Munich është lider falë fitores 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit, një rezultat që bëri që skuadra kroate të shkarkojë tashmë trajnerin e tyre.

Celtic pason me një fitore 5-1 kundër Slovan Bratislavës dhe Bayer Leverkusen mposhti Feyenoord 4-0.

Pati disa rezultate tronditëse, pasi Barcelona humbi 2-1 nga Monaco, por u reduktua në 10 lojtarë pas vetëm 11 minutash nga kartoni i kuq i Eric Garcia.

Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka fituar, 3-1 ndaj PSV Eindhoven, pasi Interi barazoi 0-0 me Manchester Cityn, Atalanta pati të njëjtin rezultat me Arsenalin dhe Bologna kundër Shakhtar Donetsk.

Milani është në fund pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit, derisa Real Madridi triumfoi me shumë mund ndaj Stuttgartit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Tabela e Ligës së Kampionëve pas xhiros së parë – vërehet një detaj interesant appeared first on Telegrafi.

Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

By: user 2

Në ditën e parë të Champions League, Atalanta dhe Arsenal ndanë pikët me një barazim 0-0. Në stadiumin Gewiss fitoi ekuilibri, me Hyjneshën që mund të ketë më shumë keqardhje se Gunners për mundësinë e humbur në minutën e 51′ nga Retegui, i cili nga pika e bardhë u hipnotizua nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan ta zhbllokojnë ndeshjen, por pa fat. Barcelona dorëzohet në Monaco 2-1, duke luajtur me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjes. Atletico përmbys Leipzig po 2-1 e Brest triumfon ndaj Sturm Graz me të njëjtin rezultat.

ATALANTA 0-0 ARSENAL

Përfundon 0-0 mes Atalanta dhe Arsenal. Një pikë e çmuar për skuadrën bergamaske që rikthehet në Champions League dhe gjithashtu kishte mundësinë të mposhtte Gunners me një penallti. Por një super Raya i tha jo dy herë Reteguit. Leximi i formacioneve tregoi rrugën e mbrëmjes zikaltër: në kërkim të një goli më shumë se kundërshtari. Gasperini hodhi në fushë së bashku Retegui, Lookman dhe De Ketelaere, Arteta iu përgjigj me Saka, Jesus, Martinelli dhe Havertz. Atalanta kontrolloi lojën, ashtu si Gjimshiti sulmuesit e Gunners dhe rastet nuk ishin të shumta.

Kthesa mund të vinte në minutën e 50′ me Retegui që u paraqit nga pika e bardhë për penalltinë e fituar nga Ederson për faullin e Partey, por nga 11 metra sulmuesi u hipnotizua nga Raya që fillimisht bllokoi goditjen e më pas tentativën e dytë. Për Arsenal mundësia më e mirë ishte në këmbët e Martinellit, që i vetëm me portierin Carnesecchi gaboi shënjestrën.

MONACO 2-1 BARCELLONA

Humbje sensacionale për Barcelonën, që u dorëzua 2-1 në debutimin në Monaco. Praktikisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Pas dhjetë minutash lojë katalanasit mbeten në mënyrë të papritur numerikisht inferiorë, për shkak të faullit si lojtar i fundit (me pasojë përjashtimin) nga Eric Garcia. Monaco e shfrytëzoi menjëherë dhe në minutën e 16′ zhbllokuan ndeshjen falë veprimit të jashtëzakonshëm personal të Akliouche, që mposhti Ter Stegen në shtyllën e afërt. Barça rrezikoi të pësonte të dytin, por në minutën e 28′ riktheu ndeshjen në ekuilibër me golin e parë të Lamine Yamal në Champions League.

Lexo më tejVideo/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Në pjesën e dytë blaugranat u dukën më sfidues pavarësisht se kishin një lojtar më pak, por vuajtën kundërsulmet apo tranzicionet pozitive nga kundërshtarët e tyre. Në minutën e 71′ erdhi goli vendimtar i shënuar nga Ilenikhena, i cili nuk gaboi përballë ter Stegen. Champions League nuk nis mirë për Barcelonën, tre pikë të mëdha për Monacon.

ATLETICO MADRID 2-1 LEIPZIG

Fitore me përmbysje për Atletico Madrid, 2-1 në fund ndaj një Leipzig të shkëlqyer. Dush i ftohtë në fillim për vendasit, të cilët në minutën e katërt e panë veten në disavantazh 1-0. Gjermanët e nisin në mënyrën e duhur falë goditjes nga Sesko. Pas golit të pranuar, Colchoneros filluan të shtyjnë fort për të reaguar dhe Correa goditi një shtyllë të bujshme në mesin e pjesës së parë. 1-1 vonoi vetëm pak dhe në minutën e 28 Griezmann barazoi rezultatin. Spanjollët e zhvendosën inercinë në anën e tyre dhe në fund të pjesës së parë shkuan pranë përmbysjes. Skuadra e Simeone vazhdoi të marrë iniciativën edhe në pjesën e dytë e kur gjithçka sugjeronte një barazim, Colchoneros kompletuan rikthimin në minutën e 90′. Gimenez u ngrit më lart se kushdo dhe shënoi me kokë golin që vendosi ndeshjen. Atletico e nis me një fitore të rëndësishme, cilësia dhe intensiteti nuk mjaftuan për një Leipzig kurajoz.

BREST 2-1 STURM GRAZ

The post Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën appeared first on Lapsi.al.

Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik

Ish-sulmuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, ka pranuar se është alkoolist, ndërsa është akuzuar  se ka kryer një akt seksual përpara një gruaje të re në makinën e tij, ndërsa ishte i dehur me pije alkoolike. 

Ben Yedder akuzohet se ka vozitur një grua të re, të lindur në vitin 2001, në një parking nëntokësor, duke tentuar të masturbojë para saj dhe duke i prekur kofshën, raporton RMC Sport. 

Ish-sulmuesi i Sevillas dhe Monacos, tani 34 vjeç, do të dalë në gjyq për sulm seksual më 15 tetor, pasi u arrestua në fillim të këtij muaji në Cap d’Ail, afër Nices. 

Mbrojtja e tij këmbëngul se pretendimi për prekjen e kofshës së gruas “nuk është një fakt serioz” dhe ai u arrestua në gjendje të dehur mes natës të së premtes së 6 shtatorit dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Ben Yedder është i ndaluar të largohet nga rajoni Alpes-Maritimes dhe është nën mbikëqyrjen e policisë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, ku nuk mund të shkojë në asnjë bar apo klub dhe nuk lejohet t’i afrohet viktimës së tij të supozuar.  

Ai gjithashtu duhet të paraqitet në komisariat dy herë në javë deri në gjykim. 

Prokuroria Publike në Nice dhe Prokurori i Përgjithshëm kërkuan që Ben Yedder të mbahej në paraburgim deri në gjykim, megjithatë, trupi hetimor vendosi që ai të mos ishte nën mbikëqyrjen gjyqësore deri atëherë. 

Ben Yedder dyshohet se mori pjesë në një takim të “Alkoolikëve Anonim” si pjesë e rehabilitimit të tij dhe tha se shpresonte të shërohej dhe gjithashtu vizitoi një psikolog. 

Sulmuesi luajti për herë të fundit për kombëtaren franceze (19 ndeshje, tre gola) në qershor 2022. Ai ka bërë karrierë në Toulouse, Sevilla dhe Monaco, ku ka shënuar 259 gola në 513 ndeshje. 

Futbollisti me përvojë ishte dënuar më parë me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal dhe ai dhe vëllai i tij ishin akuzuar më parë për ngacmim seksual ndaj dy femrave. /Telegrafi/  

The post Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik appeared first on Telegrafi.

❌