Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin e ri për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e së enjtes pasdite me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projekt-ligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Pas argumentimit të Gjykatës Kushtetueses se afati 5 vjeçar është jo-proporcional, bëri që qeveria të ulë në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Kujtojmë se në procesin e votimit ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës ndërsa deputetët opozitar nuk morën pjesë për shkak se PD ka shpallur sot ditë zie në ndër të ish deputetit të PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

The post Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin e ri për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë appeared first on Telegrafi.

FOTOLAJM/ Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje për Gerti Bogdanin! Deputetët demokratë largohen nga salla pas nderimit

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë janë larguar nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë, pasi ditën e sotme e shpallën

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

U shua në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak! Homazhe shtetërore në nderim të Gerti Bogdanit në Kuvendin e Shqipërisë! PD shpall 19 shtatorin dite zie

VALENTINA MADANI/ Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë ditën e sotme zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kuvendi njofton se homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në sallën e seancave plenare. Për rrjedhojë seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në

PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet […]

The post PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën appeared first on Reporter.al.

Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë

Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka“, i shoqëruar me dy raporte të ndryshme të shumicës dhe pakicës parlamentare në Këshillin e Legjislacionit. Sipas dokumenteve të publikuar të mërkurën në faqen […]

The post Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë appeared first on Reporter.al.

Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive

Në një letër të paprecedentë, Begaj ngre shqetësimin për situatën e krijuar dhe vë në pikëpyetje rolin ligjor që ka luajtur Banka e Shqipërisë në licensimin e skemës së shitjes së këtyre kredive dhe mosmarrjen e masave për të ndaluar në kohë abuzimin. Apeli për reagim i drejtohet kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, […]

The post Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive appeared first on Reporter.al.

Pakti për ‘listat e kryetarëve’ ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025

Deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike bashkuan kartonët jeshilë më 26 korrik në favor të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u lënë kryetarëve monopolin e përcaktimit të listave fituese të kandidatëve për deputetë. Pas një seance maratonë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 106 vota pro, asnjë abstenim dhe dy vota […]

The post Pakti për ‘listat e kryetarëve’ ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025 appeared first on Reporter.al.

❌